Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

54 postime 3610 shikime 26 shkurt 2018 në 04:41 e pasdites
TironciLebetit

Kaposh si thote Kumandari, boj si them une por mos bo si boj une…

kapo

“Ky është fundi i Tiranës. Me 170 kullat që po ngrihen në qendër, Tirana që ne njohim po merr fund. Në vend të saj do ketë vetëm trafik, vetëm beton, vetëm kulla, vetëm makina, vetëm smog dhe një grup njerëzish që do bëhen edhe më të pasur. Ata vetë jetojnë në Rolling Hills, por kullat janë për ju.
Ky, është gjithashtu dhe fundi i z. Veliaj. Ai vërtet është i ri, kjo do të thotë që nuk do e ketë luksin të vdesë si Berisha apo dhe si Rama, i pandëshkuar. Ai do jetë gjallë kur qoftë dhe pas 20 vitesh një ndërgjegje shoqërore do të ngrihet dhe gishtat e akuzës do ti ketë në sy. Mjafton të kujtojmë fundin e Crax-it, një socialist e ish-Kryeministër , një socialist e ish-Kryeministër italian që vdiq në mërgim e i kërkuar për burg.”
…shyqyr qe u dorzuan komistat me ne fund,perfundimisht paskan hekur dore nga kumandanti keta ,i qenkan qepur ketij dobicit te fiqve per burge :yum:

anon64581289

do jete rekord bote po i ngriten aq kulla dhe meritojne te marrin bile nga nje çmim special. s’marr vesh pse je kundra ti. aq me teper qe s’ke per te shku ndonjehere te jetosh atje. leri mor shok ata atje te bejne ç’te duan. jetojme pra ne demokraci.

po s’ju pelqejne kullat mos t’i votojne, te zgjedhin te tjere dhe mbaron çeshtja kullave.

taksa baneses qe do te vene, do ta ndaloje kete shfrenim ne ndertim mendoj. se njerzit s’do kene pare te paguajne apartamentet bosh. s’do kene kujt t’ja shesin, do te sjelle medomosdo krize ne kete sektor. ata qe kane leke te presin nja dy vjet, se per dhjete mije euro do t’i kene 100 metrat katror atje.

Vlonjat

E pashe debatin te emisioni “po jo po jo po jo dhe nuk e di” . Zhapikut i doli boja dhe hipokrizia sheshit. Nje zhurmues i ndyre qe bente zamallahi me vetedije. Fjalor ordiner dhe me cilesime te papershtatshme kundrejt gazetareve. Gjuha teper e varfer dhe sigurisht ne nje linje si shoku edi me theks te spikatur dialektor. Nuk e kuptova pse ishte aq i acaruar me gazetaret. Biles ata ishin ku therret qameti. Ajo goca e monitorit, shoqja e PtH-it tone, bente zevzeken si byth turtulli. Kishte marr vetem nje satistike dhe rrotullo nga rrotullo veç ne ate brime i binte. Bile dhe ate nuk e kish kuptuar siç duhet se nja dy here doli bllof. Ay tjetri rakipllari fliste aty me llogje kafeneje dhe vetem hakorja aty nga fundi sikur e kapi pak gafil zhapikun me ate foton per nje leje te dhene pa kerkese nga pronari. Ndersa qerosi me shume i interesuar per te pare oren para kameras dhe te tundte shkopin sesa te mbante nje fare rregulli ne komunikim. Me beri pershtypje se si asnjeri nga gazetaret nuk solli ne kujtese te lal erit vdekjen tragjike te Ardit Gjoklajt.
Gjithesesi prape nuk e kuptova mire se pse i dalluari i bashkise ishte aq i acaruar duke pas parasysh ne keto tre vjet ka bere pune konkrete ne Tirane.

bulkthi

eshte teknike PR, me sulm qe ne fillim …

merita e tij eshte qe e kontrolloi biseden dhe e moderoi vete shfaqjen. Fevzo i thosh Fevziut, qe kur eshte celur Opinion Erjoni fshinte qurrat me menge. Keta nuk kane respekt per veten, se kane interesa.

espana

Thelle-thelle Erioni nuk i do ato kulla sepse jane pazare te pastra te ideatorit te tyre Edi Rama. Por nuk ka bythe qe ti mos i firmosi se Rama nuk e kanidon me si kryetar bashkie. Dhe ketu hapet perseri debati sa demokratike jane ne vendim marrje partite politike ne Shqiperi.
Sa per kullat Tirana eshte nje nga qytetet me numrin me te larte te banoreve per km katror. Shtoji dhe to dhe do te kesh nje trafik, ndotje e zhumre te padurueshme.

TironciLebetit

Sme duket qe jan dorezuar njerezit se denoncuari krimet e Kumandarit:

Kthupi

Ka ndonje hobi ky Artan Hoxha? I pelqen gjuetia, alpinizmi a ndonje sport tjeter?

kapo

Pse u shpërfytyrua mbrëmë korrieri i drogës në media

Artan Hoxha u skuq në fytyrë dhe humbi ekuilibrin në momentin kur ish-Kryeministri Berisha i kujtoi historinë tragjike të Landit të Mirasit, I vrarë vetëm pak ditë pasi Hoxha vizitoi disa parcela të mbjella me kanabis ku e shoqëroi në mirëbesim I njohuri me emrin Landi I MIrasit.

Menjëherë pas daljes së asaj kronike Landi i Mirasit u gjet i vrarë. Ky person në asnjë moment nuk shfaqej në parcel, atëhere ku e morën vesh trafikantët e kanabisit se në atë parcel gazetarin e kishte dëerguar pikërisht landi i MIrasit?

Historia se si ai është vrarë lidhet direkt me gazetarin Artan Hoxha. Ky shfaq veten në plantacionet e drogës. Takohet me dëshmitarë që në mirëbesim e dërgonin në plantacionet e drogës dhe më pas ka ndodhur vrasja e dëshmitarit.

Kjo është historia tragjike e Landit të Mirasit, ish-trafikantit, qe ka denoncuar tek gazetari Artan Hoxha, rrjetin e trafikut.

Ai njihej ndryshe edhe si Jani Kollçinaku, i njohur nga policia si shitës droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë mëngjesin e 19 dhjetorit 2015 në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.

Vrasja e tij ka ndodhur disa javë pasi kishte shoqëruar në plantacionet e trafikut të drogës gazetarin Artan Hoxha. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zones, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë.

“Eshtë prerë në besë nga Artan Hoxha, duke u dekonspiruar publikisht prej tij, me zë e me figurë. Pas kësaj ai është vrarë”, thotë burimi. Gazetari Hoxha vërtetë ka dhënë fakte interesante për trafikun e drogës, por gjithmonë ato fakte kanë qenë një lojë e ish-ministrit të drogës, Saimir Tahiri, të cilit Hoxha i shërben me zell deri edhe duke çuar në vrasje dëshmitarët që e besojnë nga ajo që ai shfaq në televizion me leje të padronëve, por jo nga ajo që është në të vërtetë një spiun në shërbim të krerëve të trafikut.

TironciLebetit
Pjer

ku eshte Gaia, kjo eshte teme tamam per te

aleko

Po si te mos jesh i acaruar me ata/ato felliqesira gazetaresh, qe jo vetem jane dashakeqes por edhe te paditur biles te trashe. Ralle shoh te tilla debate sidomos tek Fejziu, pasi ai gjithmone i ben personazhet qe te zihen midis tyre, por kesaj radhe e ndoqa deri ne fund dhe konkluzioni im eshte qe kryetari i bashkise doli fitimtar ndaj kazanit mediatik. Pervec fjales “kulle” me konotacion negativ, gazetaret e pranishem, apo me mire te them trutharet e pranishem nuk diten te artikulojne asnje argument se pse nuk duhen ndertuar kullat, apo pse nuk duhet bere nje teater i ri modern. Ndersa Veliaj ishte shume i kthjellet dhe argumentues ne ato qe thoshte.

Ndersa ky qe ka bere kete shkrimin me siguri absolute duhet te jete ndonje provincial, qe te mos perdor fjalen katnar.

aleko

Ik o kapo aman se je me keq se agjentet e UDB-se. Kerkon me zor te sjellesh frymen e keqe te sali birishes. Iku koha e tij, shif per ndonje padron tjeter per sa kohe nuk te ka ikur nuhatja e servilit.

espana

Se ku doli fitimtar vetem ti mund te dish??? Ai doli ashtu sic eshte nje realitet si te gjithe politikanet shqiptare, arrogant, prepotent, mashturues dhe te paafte ti ktheje fjalen Rames. Aspak sic do ta heq veten ai si njeri dashamires e te drejte. Faji ka dhe paneli qe duket qe nuk desh ta sulmonte por kur pronari i TV ne fjale nderton kulla keto gjera jane te kuptushme.

TironciLebetit

Paneli ishte i papregatitur e sidomos ajo femra gazetare e monitorit ndoshta. Gazetaret kujtuan se do ta hanin Lali Eri qurravecin por ne perpjekje per mbijetese Lali Eri ju kthyeu e i kafshoji e i boni te duken te PA-AFTE. Heres tjeter mund tja kthejne reston Lali Erit, por po te shikosh me gjakftohtesi Lali Eri i suprizoji e i boni te duken keq kesaj rradhe. Shif thelbin e argumentit, Lali Eri nuk eshte Engjell por Perbindshem, por nuk merren me argumentin e lali Erit, po kur su morren gazetaret e panelit cer pret.

aleko

Po si te mos jesh arogant me ate biben e revistes "monitor?, nje tru shpelare, kastravece, kryenece , por edhe e lige. E pe Artan Hoxhen? Pothuajse nuk foli fare se e pa se cfare funderinash kerkonin te “gjykonin” Velian. Nuk eshte se kam ndonje respekt per kete te fundit, por ne nje debat jane argumentat ato kane rendesi dhe une akoma edhe sot nuk e di pse nuk duhet ndertuar nje teater kombetar i ri modern dhe pse nuk duhen ndertuar kullat ne qender te Tiranes? Se mos me thuash qe teatri aktual ka vlera arkitekturore apo historike !

espana

Per teatrin jam qe te prishet nje ore e me pare, e pse jo te ndertohet nje moderne qe te kete dhe parkim nentoke e 2-3 salla qe te kete sa me shume shfaqe, pse jo te kete dhe 1 kinema qe te nxjerre sa me shume lek. Ama per ata kullen shemtire mbas hotel Tiranes nuk jam or ti. Ska aspak lidhej me ambientin dhe do te ngelet si nje kunje. Si Rama dhe Veliaj do hyjne ne histori si autoret e shemtires qe do ti ngel vendit mot e jete. Thjeshte se do te ndertohet nga firma Geci qe financon PS.

aleko

atehere, qe te kuptohemi, une nuk diskutoj ne menyre selektive, pra kulla etek 15 kateshi psh. Jo, une diskutoj a ja vlen te investohet ne kulla ne Tirane apo jo? Cilat jane avantazhet, dizavantazhet, cfare perfiton apo humbet Tirana etj, etj. dhe ne kete konteks une them qe kullat do te jene nje e mire e shtuar e Tiranes, mbas gjithe atyre plageve qe i ka krijuar vitet e tranzicionit post diktatorial.

Vlonjat

Kullat nuk kane asgje te keqe. Perkundrazi per nje vend si shqp ( tirana ne nje shkalle me te vogel) qe nuk ka shume toke ne dispozicion jane nje zgjidhje mese e llogjikshme. Problemi eshte te planifikimi, kush i nderton ato, si merret leja, a perfshihen banoret rreth kulles ne nje seance degjimore dhe a merret parasysh mendimi i tyre? Sepse si e thoshte dhe zhapiku ne menyre propagandistike qyteti eshte i qytetareve qe jetojne aty perdite. Personalisht do te me interesonte te dija a ka bashkia zona qe nuk mund te ndertohet me. A ka ndonje plan per te ruajtur ndertesat e vjetra te qytetit ( pavaresisht deshires se trashgimtarit per ta shembur) duke i blere ato ose duke i financuar per ti mirembajtur. Tirana aq sa moderne duhet te jete po aq dhe identiteti i saj duhet ruajtur. Nuk jam ekspert per ceshtjet e urbanizmit por me duket shume e lehte ne shqiperi te prishesh ndertesa 80-100 vjecare pa asnje lloj problemi.

kapo

Njeriu me i interesuar qe Erjon Veliaj te jete sa me prezent e sa me shpesh ne TV , eshte vete Edi Rama,sepse Rama si sadist profesionist dhe i pandreqshem qe eshte, kenaqet kur populli sheh Veliajn ne TV ne ket gjendje, qe pastaj ta krahasojne me Ramen dhe te dalin ne perfundimin se e keqja ne kete vend s’paska fund.

TironciLebetit

Patrioto kullat per Tiranen nuk jane te mira se krijojne kongjestion jo ne hapesire por ne fushen e sherbimeve e qarkullimit. Vertet Kullat duken sikur kursejne toke se njerezit rrijne mbi njerin tjetrin kur flejne por gjate dites ndosin ambientin e papergatitur per kete rritje popullsie. Nderkohe nuk i kuptoj pse i drejtohen Velias te beje nderhyrje drastike. Une nuk besoj se Lali Eri ka tagrin ligjor te ndaloje individet te ndertojne ne shtepite e tyre kur te tjeret jane lejuar te ndertojne nderkohe. Kullat kane per te krijuar edhe probleme ne real estate sepse do kete superprodhim apartamentesh te shtrenjte e vetem ndertuesit e pare qe arrijne te hedhin apartamentet shpejt ne treg mund te marrin parate mbrapsh, te tjeret do kene stok. Nderkohe pallatet e kohes se Dulles po zhvleresohen dita dites.

bulkthi

Ky eshte plani i Edi Rames, te rrise aq shume cmimin e tokes dhe jeteses ne qender, qe ti zboje te gjithe nga qendra. Por ai harron se nuk ka fuqi blerese dhe se qendra do te shpopullohet sic jane down towns ne Detroit, Cleveland apo St. Louise, do fusja edhe Chicagon qe pas ores 12 te nates eshte e frikshme, por diten eshte ok.

bulkthi

Strategjia e erionit ishte ta zhvendoste biseden, nga mungesa e transparences, ne ate nese duhen apo jo te ndertohen kulla. E kishte sajuar Blendi kete, me porosi.

TironciLebetit

Jo me me master plane anti-shqiptare e anti-patriotike. Tiranen po e shkaterrojne dita dites vendalinjte qe po lene shtepite tu rrenohen qe ti bejne pallate dhe nuk eshte faji i tyre sepse i kane shtepite ngjitur me pallate tashme. Tirana eshte nje qytet i pashendtshem per te jetuar por terheq para. Po ben nje miniSingapor ne rregull …ndryshe do bejme kryeqytet Korcen qe ka ruajtur traditen qytetare. Nuk ka Lali Eri ti boj dermon sepse nuk mund te me ndalosh mua te bej pallat qe ketej e tutje ne truallin tim po aq te larte sa komshiu im. Levizja e Lali Erit qe pezulloji per nja 2-3 vjet lejet e ndertimit ishte jo-kushtetuese dhe dyshuese qe ndaloji ndertime qe tu pastronte stoku klientelist i pallateve te mbetura.

Vlonjat

Ke te drejte per mbipopullim por nga ana tjeter dhe sherbimet perqendrohen dhe investimet behen me nikoqirllek. U kthye para ca ditesh nje shok nga Tirana. I kam bere te gjitha punet me tha ne kembe. Kam ecur ne Tirane ato tre dite me tha sa per dy vjet ne kanada. Nuk mu desh makina fare, bile as autobuzi. Dmth patrioto me pak trafik makinash me shume qarkullim kembesor. Tani do kete dhe ndonje qe do dale me 12 te nates me makine te blej nje shishe uje se s’mund te pije nga çezma por keto jane raste te rralla.

TironciLebetit

Shqiptar Canadaje ecen se eshte ne good shape. shqiptari shqipnise o merret fryma kur mgjit shkallet e eshte I pashendetshem

aleko

Ju flisni si e oma zeqos maje thanes. Tirana eshte nje katraure dhe i piko catia gjithanej. Duhen para, para , fonde per te mirembajtur nje qytet qe e kane shkateruar ne mbi 25 vjet demokraci. A e di ti qe tubacionet e ujit te pijshem por dhe te atij te zi jane komplet te amortizuara? A e di ti qe ka mungesa ne shkolla e kopeshte sepse tirana shtohet me banore cdo dite? A e di ti se ka zona te tera, sidomos ne periferi ku eshte ndertuar si kerpurdhat mbas shiut dhe duhen fonde per rruget e brendeshme, kanalizimet, ndricimin, sinjalistiken etj? Kullat jo vetem qe jane domosdoshmeri ne kushtet e mungeses se tokes dhe shtimit galopant te popullsise, por do te rrisin punesimin, gjallerojne ekonomine dhe ne fund te fundit materializojne edhe nje pjese te fondeve qe u krijuan nga shitja e kanabisit. Leku eshte forcuar karshi monedhave te tjera dhe kjo gje nuk eshte e mire per nje ekonomi si e jona. Prandaj tepricat e eurove apo te valutave te tjera duhen investuar ne te mire te ekonomise dhe punesimit. Por per kete duhet edhe joshur nga pak. Hajde se qeveria po vepron me mend ne koke dhe me patriotizem. Lerini nostalgjite se nuk kemi lluksin per to. Jemi te mjere, te dhjere , te politizuar ndaj na duhet besim i cili vjen me gjallerimin e ekonomise dhe jo me pordhet e aktoreve te teatri kombetar, apo te gazetareve injorante.

TironciLebetit

Kur ske tubacione per mootin e atyre qe jane kullat nuk rregullojne situate me extra moot. Une sjam nostalgjik sepse kjo eshte e ardhmja, pallatet e shpresoj qe te behemi si Malaysia a Singapore

Vlonjat

Berbero mos shaj zeqon se nuk osht ktu. Sa per ato tubacionet e rruget e kanalizimet e trotuaret e shkollat e me e te thash ben mire me i kap ata b…q…at aty e me zhdep ne dru. Tu marresh pasurite e vilat qi kane e ti shesesh per popllin. Mos harro ene ate bunkerin m’surrel me xham 170k euro

espana

Nuk diskutoj fare ne menyre selektive. Une jam per ndertimin e kullave ne bulevardin e ri te Tiranes. Ne nje zone qe ka kanalizime te ujrave te zeza, tubacione uji dhe rrjet ujesjellsi. Une nuk jame per kulle ne nje shtepi private qe zhvillone vetem nje prone dhe rreth e qark saj te kete qerpic. Ndertimi i kullave ne kete menyre do ta asfiksonte Tiranen. Vet e thua qe qyteti nuk ka shkolla, spitale, cerdhe e kopeshte. Pse nuk flet njeri per spitale te reja, kopshte e qendra shendetesore te reja por flasin vetem per kulla.

gjembi

Dhe nje premtim tjeter i mbajtur!

Pjer

mendoj se pallatet shumkateshe ne mes te tiranes, jane me teper se mjaftueshem, dhe eshte e rendesishme te investohet ne industrine e prodhimit agro-kultural dhe infrastrukture.

Yeriho

Industrine e prodhimit agro-kultural dhe infrastrukturen, por edhe industrine e prodhimit lokal si qoftja ose birra.

gjembi

Nuk mendon se agro-kultural perfshin qoftet? Agro, pavaresisht se per bujqesine, besoj se perfshin dhe blegtorine. Dhe kultura sigurisht i referohet kultures se qofteve.

Yeriho

Sinktetik, i perzgjedh me art fjalet.

gjembi

Pjer mora vesh lajmin e hidhur per nenen tuaj. Ngushellimet e mia te sinqerta ty, familjes tende dhe vellait ne Gjermani.

Pjer

flm gjembi, po si e morre vesh, mund te me shkruash edhe tek posta ketu,

Pjer

nuk e di a e thua me ironi apo jo, por nje nga shkaqet qe miliona perendimore te europes veriore, shkojne ne turqi, maroko, greqi, spanje, azi, eshte se duan te kthehen tek aroma e shkelqyer e qofteve dhe produkteve te zgares, qe gjejne neper rruget e ketyre vendeve, pikerisht ajo qe mungon kendej ne perendim,

gjembi

Po per byrek a shkojne?

Pjer

gjembo, nuk krahasohen byreqet e shkelqyera te shqiperise, me byreqet kendej, qe nuk kane asigjo mrena, veç vaj :no_mouth:

InkuizitoriMoth

thuhet kshu:

… asigjo mrena, veç ynyre

Pjer

i modho, naiher me ynyr, kuptohet edhe gjalpi, dhe ku ta gjesh nje byrek te tille ne perendim, mirpo s’ka, gjen veç me vaj, peta me vaj :sleepy:

InkuizitoriMoth

kuptohet qe je katunar konviktor qe nuk ha pyke; nuk thuhet “gjalpe” si lapt, thuhet “tlyn”. Ta mush gojen!

Alba2265

une sapo e mesova duke lexuar keto komente .Nena t’ju kete lene uraten Pjer e ti rroni ju te gjithe.

Kthupi

Ngushellime Pjer, te rroni e ta kujtoni.

Pjer

flm, me vone do bej nje tregim per te, peripecite e varrimit e te ç’regjistrimit,

InkuizitoriMoth

Po te me degjosh mu, he per he lene fare kete lloj tregimi, shkruj per ndonje gje tjeter.

urbantelescope
Pjetermustakuqi

ja @Pjer, iku nana, kot, nuk ja ka vlejt sherri me vllain per Te, sa inatin ta nxori edhe ktu.
me plakun, me mikun edhe te smurin kot sa turperohesh, pat than njani knej.
ngushllime!

Pjer

u bo 2 muj qe s’kam shkrujt gjo i dashur,
ti vete a i pe dy librat e mi qe dolen tani ne treg,
" Te dites, qe jeton vendi im " dhe
" Fafin e kane vizionet e (pa)qarta "

Arban

Urime per librat dhe ngushellime per nenen, z. Pjer.

Pjer

flm Arban, mund ti shohesh ne bibloteken e qytetit ku jeton

Arban

Nuk jam ne Shqiperi he per he, i nderuar, por kur te kthehem patjeter.