Sipas Wikipedias rreth 55% e njerezve ne Ballkan jane intolerante ndaj laktozes. Sa me ne jug te Europes te shkosh, aq me e vogel aftesia gjenetike per te tretur laktozen ne moshe te rritur. Peshqit ketu mund te me tregojne nese kane probleme me pirjen e qumeshtit apo jo. Nese ju vete nuk keni, njihni njerez te afert qe nuk e suportojne fare qumeshtin? Jam shume kurioze rreth kesaj teme.
Laktoza
me thon te drejten un jom shum kurioz nese peshqit, me teper se me qumshtin, kane problem me biberonin.
Une kete intolerancen vetem kur kam ardhur ne Amerike e kam hasur si term. As ne Greqi nuk kam pare ne supermarkete ndonje produkt qumeshti pa laktoze. Ketu shikoj edhe qumesht pa laktoze edhe ndonje cudi tjeter tip acidophilus milk apo qumesht bajamesh. Kushedi sa lodhen t’i mjelin ato te shkreta bajame.
Ne Shqiperi s’di njeri qe te kete probleme te tilla. I hedhin barkut qumesht, kos, dhalle, tarator, djathe, salce kosi, gjize e s’i gjen gje.
E njejta eksperience si e imja. Mund te mendosh se ky problem intolerance nuk ekziston ne Shqiperi, po ne fakt ne te gjitha hartat e studimeve shkencore rreth kesaj teme, Ballkani nuk qendron ne vendin e pare per tolerance. Kryesisht jane vendet skandinave.
Po qe te mos i ngaterrojme gjerat: te pish qumesht eshte tjeter gje dhe te konsumosh kos ose djathe po ashtu, pasi procesi i fermentimit e rrezon laktozen, pra produkti mund te konsumohet me kollaj.
Nuk besoj se nuk i gjen gje. Puna eshte se nuk e kane pas njohur si koncept, qe trupi i tyre s’duron dot laktozen. Psh ka njerez qe jane alergjike ndaj ushqimeve te caktuar dhe ne Shqiperi vetem ata qe fillojne teshtijne gjate pranveres kujtojne se kane alergji. Nderkohe qe ketu po te shkosh ne mjek e te besh testet te jep listen ndaj kujt je alergjike/e.
Po edhe ne Shqiperi behen testet e alergjise. Edhe te intolerances ushqimore if you need or wish.
Une nuk jam intolerante por kam ca miq shqipe qe s’guxojne te pine qumesht se…olele barku…
Pjeri eshte prova shqiptare qe hudhi barkut qumesht, kos, dhalle, tarator, djathe, salce kosi, gjize dhe s’te gjen gje.
Intolerance nga laktoza qe suportohet! Po po ,patjeter
Edhe sikur të kenë problem me qumshtin, Peshqit e kanë me atê të lopës dhe jo me atë të peshkut!
Me këto lloj pytjesh, më duket vehtja se jam tek Lopa pa bar dhe jo tek Peshku pa ujë.
P.S:i vetmi antar i familjes time që ka një intolerancë të theksuar ndaj laktozës është macja Serge! sa herë që pi mçeftas qumësht në ndonjë gotê të braktisur, dhjet bark…
A ndin o Inkuiz, një germë “o” e ndan macen time dhitse nga ai fuksi i shquar sovjetik…
Mbas moshes 3-4 muajsh me sa.di macet nuk duhet te pine qumesht…se nuk e tresin.
P.S:
Shqiptaret kane intolerance nga edukata.
A behet ne Shqiperi testi i intolerances nga edukata?
Ne fakt testi eshte i thjesht dhe mund te behet edhe ne shtepi. Per 3-4 dite nuk duhen konsumuar produkte bulmeti. Pasi je clean merret nje gote me uje dhe trazon brenda saj 50 deri 70g Milchzucker. Pastaj vetem duhet te presesh nese e ndien veten mire apo jo.
Pikerisht i thjeshte… Intoleranca ndaj laktozes nuk eshte gjithmone simptomatike.
Hallall radhet e qumeshtit.
Zakonisht ne e marrim qumeshtin dhe e bejme direkt kos, dhalle etj. Eshte e vertete qe nder shqiptare nuk ekziston kultura e pirjes se qumeshtin ne moshe te rritur. Ne familjen time (perfshire ketu edhe kusherinj) qumeshti pihej gjithmone, pervec berjes se kosit, dhe une vete nuk kam intolerance. Ne femijerine time mbaj mend qe femijeve nuk u jepeshe ndonje gote me qumesht per ta pire. Shume rralle.
Simptomat jane te ndryshme. Nuk te jep vetem dhimbje barku apo diarre. Mund te te japi edhe dhimbje koke ose te vjella.
Nuk jam kunder por sic thashe nuk ka gjithmone simtoma por edhe nese ka sic pershkruan ti pas pirjes nuk eshte e thene te jene direkte. Eshte pak me e komplikuar mendoj per shumicen me te madhe te intoleranteve. Ndoshta mbajtja ne shenim e simtomave dhe testimi nga mjeke jane menyra me e mire per te zbuluar nese je apo jo intolerant.
Në natyrë asnjë specie nuk pi qumësht kur rritet. (Po ashtu ata nuk hanë as djathë kos and so on and on)
Sikur shqipet te ishin aq koshiente per intolerancen e tyre, s’do kish mbetur njeri pa e bere e pa u kuruar.
Ca semundje nuk sherohen, edhe kur e di qe i ke.
Kam pasur nje kolege kineze qe ma jepte mua kosin qe na jepnin falas te mensa e punes. Ishte ca si freak, merrej me mjekesine kineze. Kur e pyeta pse (per kosin, jo per marrjen me mjekesine kineze), m’u gjegj: Ne kinezet jemi popull bujqesor, nuk na e duron bulmetin struktura fizike a dicka e tille. Kurse ju ballkanasit jeni blegtore, jua do trupi bulmetin. Prandaj jeni sa nje m… maloku thashe me vete, kurse ne ballkanasit jemi te gjithe trupmedhenj e shpatullgjere. Ja shiko nje shqiptar te vertete si kurreshkari p. sh., bjond me sy te kalter dy metra i gjate, sa edhe gjermanet e danezet e kane zili.
Sigurisht qe qumeshti do pihej nga barinj qe kishin zbutur kafshet andej rreth 7000 vjet pr. l. K. po pyetja qe i habit sot gjenetistet eshte se pse pikerisht ne Europe? Ne Azine qendrore psh. pihet qumesht i fermentuar, ne Kazakistan kjo pije quhet Shubat. Mendohet qe edhe kosi andej e ka origjinen, nga vendet me etni turko-mongole. Mund te thuash ndryshe qe aftesia per te pire qumesht tregon edhe nje perkatesi rracore.
Nuk di c’te te them. Qe lidhje me qumeshtin kane me shume pjeset e brendshme se ato bregdetare, merret me mend, kaq di te them, megjithese mund te dukem si filozofi N.N. Kot kerkova dhe sipas wikipedias qenkemi te nentet ne bote per pirjen e qumeshtit
Kam nje pyetje per Acquan. Degjova dy lajme jo te mira kohet e fundit: qe pirja e kafes me qumesht nuk ben mire dhe qe ajo gota e veres ne darke qe ben mire per enet e gjakut eshte nje mit. Sikur te ma konfirmonte qe keto jane “fake news” do bente mire.
Rraca afrikano-amerikane kam pare te permendet per laktoze intolerance gjithashtu.
Trashegimi gjenesh ku nuk shoh gje per t’u habitur
gjynah me perzi kafen me qumeshtin.
pirja e kafes me qumesh nuk e di, por e di mire qe ushqimi natyror ose ekologjik e konsideron kafen helm.
kurse gota e veres per enet e gjakut eshte gje e diskutushme, e padiskutueshme eshte efekti i nje gote vere mbi melcine, me kalimin e viteve shkakton ceroze.
Nuk mund te besohen studimet pro kafes e pro veres, sepse jane ne xhiro miliarda per shitjen e tyre. Ka interesa te medha me nje fjale. Parja modhe, llogarit Pjerat e botes.
As per nje frape ne vere? 
instant coffee eshte percudnim i kafes e cila mund te shtyhet vetem me qumesht 
Kafe me qumesht? Per qumshin e katunarit e kane pas ndoshta qe na beri si vica. Une s’jam nutricioniste megjithate po e jap mendimin tim
Qumshti i zbeh disi efektet e kafes, kete ka, thone qe ul edhe absorbimin e disa anti-oksidanteve qe ka kafeja e qe jane beneficial per organizmin. Ndersa alkooli mbetet alkool, se mos na merzitet Pjeri por edhe vera ka etanol i cili dihet qe eshte i demshem dhe karcinogjenik. Po ta pish ne darke do marresh edhe ca kalori ekstra t’i djegesh naten nese s’te duket e rende ajo ideja e sexit pas buke qe na u sugjerua tek tema tjeter. 
Pse qenka gjynah?
Puritanizem, radikalizme.
Rrofsh per pergjigjen, megjithese duket se ke mbetur per inerci akoma te ajo tema e trupit ne forme. Nuk e kam fjalen per shendoshjen, as per punen e qumeshtit, as te veres, por a te bem . Nejse, erdhi per shtat ajo puna e limonave qe the te ajo teme, se une e perdor shume limonin. Fillimisht i pi lengun, dhe pastaj, meqe nuk jam kapitalist, nuk i hedh si limona te shtrydhur, por i ha. Ma preu nje here hovin nje shoqe e punes, qe me tha: Nuk te ben mire, e zhduke gjithe kalciumin. Mu kujtua qe pi shume qumesht (qe ne fakt e pi me kafen instant, sic thote Square), dhe i thashe: Ska gje, se e zevendesoj me qumeshtin.
Sa per seksin, nuk jam i martuar, keshtu qe nuk e kam te garantuar cdo nate (se mos e kane te martuarit, po nejse). Po kur e kam ama, e bej para e pas buke, ndonjehere edhe gjate bukes.
Nuk kam.mbetur padashje tek tema e dietes, por ndoshta nuk e ke kuptuar qarte komentin tim: I said qe alkooli eshte i demshem edhe nje gote sikur, moreover pervec demit qe japin metabolitet e etanolit ne organizem, do kesh edhe ca kalori me shume per te djegur nese e pi ne darke.
Kafeja me qumesht nuk ka ndonje gje me te keqe sesa po te pish kafene vec e qumeshtin vec. Ndryshimi mund te qendroje tek fakti qe perzierja me qumeshtin i zbut efektet e kafes dhe disa studime thone qe jane verejtur perqendrime pak me te uleta te antioksidanteve qe ka kafeja (pra substancave beneficiale) kur kjo eshte pire bashke me qumeshtin, shto dhe kalorite ekstra. Megjithate per te marre per baze nje studim duhet studiu vete studimi, gje qe do ta kisha bere po te isha nutricioniste 
Une per vete kete kafen filter me qumesht e pi 3/4 uje, 1/4 latte.
Me limonat duhet te kesh kujdes dhembet, sepse aciditeti i demton shume. Une perdor soden e bukes per dhembet shpesh mbasi konsumoj limon se e kam aq qejf sa nuk e le dot. Ama per lekuren eshte nje mrekuli, ta ben te paster si bebe.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
tani e kapa kete se pak me pare isha perqendruar tek kafja.
Ne fakt e kisha me shume qe une pyeta a ben mire vera dhe a ben keq kafeja me qumesht, jo a ben keq vera dhe a ben mire kafeja me qumesht
Se dihen te keqijat e alkoolit, kurse kafen me qumesht nuk e pi per pune shendeti, po zakoni, domethene mjafton qe mos beje keq, pa jemi ne rregull, nuk kerkoj te me beje mire.
Ca mund te me call me freak, por une pas gjithckaje qe fus ne goje i laj dhembet (pashe emisionin e Ermalit me Robert Aliajn dhe Ermali u habit qe Bobi mbante nje furce dhembesh me vete dhe bente te njejten gje si une).
Per veren une iu referova nje studimi te nje universiteti amerikan te bere kohet e fundit, qe kishte nxjerre qe nuk kishte ndonje ndikim pozitiv per kete punen e zemres. Por tani qe po shoh ne Google, sic thote pak a shume i Mothi, ca studime nxjerrin qe madje vera ben me mire sesa mendojme ne, ca thone si ti, jo vetem qe nuk ben mire, po ben keq.
Me ka thene nje kolegu im dhe bashkeqytetari yt para ca kohesh: Prit te martohesh e kur te filloje gruaja pas ca vitesh martese, kur te te behet ajo puna: “Jo mo me dhemb koka, jo po me dhemb mesi”.
Po ja jane disa flavonoide qe kane efekte pozitive.mbi shendetin kardiovaskular qe mund te gjenden tek vera e kuqe, boronicat, rrushi i kuq, caji jeshil etc. Por konsumimi i alkoolit perdite per mua mbetet toksik, sado ta justifikojne flavonoidet.
Mban mend si ka pas thene acdc-ja…ankohej se femrat mund te denonconin burrin pse burri mund te “insistonte” kur atij i behej dhe atyre nuk u behej
nuk ma priste mendja qe acdc te ishte aq i pamposhtur…
ACDC-se i shkon me mire te konvertohet ne Islam. Nga kater grate qe do marre, besoj te pakten do gjeje nje qe t’i behet kur i behet dhe atij.
Epo mire, nje ose dy gota ne jave besoj mjaftojne.
Po ja pra c’doni me alkoholin? Pini qumesht, s’ka gje me te mire. Proteina, Kalcium, Vitamin B12 etj.

Edhe qumeshti i dhise eshte i ushqyeshem por ka nje ere qe zor se tolerohet.
Prandaj ai do ngrene si djathe. S’ka si djathi i dhise. Ndersa qumeshti i deles do ngrene si kos, kos I leshte i themi ne. To die for qe thote frengu.
Ne Serbi qumeshtin e gomarices e kane si gje te madhe. Djokovici, ai tenisti me ngjan se ka nje restorant ku bulmetrat jane me qumesht gomarice.
Mos e pyet per kos e per djathe delja dhe dhia jane
. Sidomos kosi si creamy cheese eshte. Kurse qumesht gomarice s’kam provuar kurre must be sth special.
Use kosin s’para e ha, vetem po te jete i leshte, ose i shtrydhur si salce kosi. Per djathe ama, bej therror,
. Qumeshti i gomarices eshte paksa i embel me sa mbaj mend. Eshte bere shume kohe qe s’kam provuar, por me sa mbaj mend ashtu sikur qe.
Ne Shqiperi djathi i bardhe i deles Sarandes mbahej me i miri, kurse per kackavall konkuronte ai i Gjirokastres me te Korces.
Je i sigurte qe flitet per qumesht Gomarice apo per ndonje produkt Gomari se cfare nuk bejne keta serbet?
Djathe gomarice, 25 kile qumesht per te nxjerre nje kile djathe:
Une nuk e pi fare qumeshtin, si dhe nuk i haj ushqimet qe permbajne qumesht; keshtu qe nuk kam probleme me zorret dhe diarene.
Domatja eshte me aciditet.
Epo meqe ne Ollbenja cmimi i domates eshte rritur ne stratosfere sipas informacioneve me te fundit, neu domate, neu nid fo qumesht.