65 postime4995 shikime28 qershor 2017 në 11:18 e paradites
Blendi Salaj@bsalaj
Para disa ditësh pashë në Netflix dokumentarin “What the Health” i cili flet mbi bashkëpunimin midis shoqatave të njohura kundër sëmundjeve si diabeti apo ato të zemrës dhe lobeve të mishit, pulave, bulmetit etj. Dokumentari është i prodhuar nga ai qerratai i talentuar Joaquin Phoenix, i cili, unë s’mbaj mend në është i shkarë apo gjeni, dhe ekspozon sesi Shoqata si American Cancer Society, American Diabetics Association dhe të tjera si këto, sponsorizohen me miliona dollarë çdo vit nga prodhuesit e produkteve ushqimore të provuara si shkaktarë apo mundësues të sëmundeve të cilat këto shoqata ekzistojnë të luftojnë.
Filmi shihet kollaj dhe përmban shumë informacion mbi dëmet e mishit të procesuar, dihet se është karcinogjen tashmë, por edhe produkte të tjerë si mishi i freskët (hormone, diokside, antibiotikë), veza (kolesterol), peshku (mërkur), qumështi (estrogjen lope, diokside) janë duke shkaktuar sëmundshmëri shumë të lartë. Ti duke e parë mendon vetëm, “Po mirë mo po çfarë do hamë?!” Në fund, filmi qartazi i propozon shikuesit një dietë të bazuar tek bimët, si më e mira për shëndetin dhe planetin.
Jam kurioz të dëgjoj për zgjedhjet tuaja në të ngrënë. Unë vdes për djathë dhe e dashuroj mishin, por jam i ndërgjegjshëm se një dietë me shumë mish dhe yndyrë shtazore mund të mos jetë më e mira. Dietat e bazuara në proteinë shtazore, të dobësojnë nga jashtë, thonë mjekët në këtë dokumentar, por brenda arteriereve mund të ketë probleme.
salben@salben
Nuk po e shoh fare. Eshte qartesisht i njeanshem nga njerez qe duan t’i imponojne botes bindjen e vet, ne kete rast vegjetarianizmin. Mund te kene te drejte, por gjasat jane qe mund ta kene bere qimen tra. Rrezik, po t’i hysh bimeve, edhe atyre u gjen gjera te demshme. Fundja, kjo eshte jeta. Po pive uje, pi dhe baktere. Po more rreze dielli, merr dhe ultravjollce. Por njerezit sikur e teprojne me keto trembjet kohet e fundit, edhe nga qumeshti e veza qe na kane mbajtur gjalle njerezimin. Kane nisur njerezit te shpikin nga nje frike e nga nje semundje per cdo gje.
Kthupi@Kthupi
Kur thoshte ai i madhi “edhe bar do hame” dinte c’thoshte.
Saturni@Saturni
Kete here jam plotesisht dakord me Shkaben.Jetegjatesia vazhdon te shtohet dhe plakja e popullsise eshte kthyer ne problem.Meqe gjeta rastin,dua te pyes dicka qe po gerryen perbrenda e nuk po me le te qete qe kur lexova librin (e fundit besoj) e Dan Brown-it,Inferno. Aty thuhet ajo qe dihet pak a shume:brenda nje shekulli popullsia e botes eshte rritur nga 1 ne 7 miliarde.A ka ndonje matematikan Peshku te beje llogarine sa do te jete popullsia,nese ecen me keto ritme,le te mos themi pas nje shekulli,por qofte edhe pas gjysme .
Imajtjoliberal@Imajtjoliberal
Keto semundje shkaktohen nga shtimi i sheqerit edhe overcooking ne vaj qe behet ne SH.B.A .Nje kanace Coca-cola permban ter dozen e sheqerit qe nje i rritur duhet te marr per 24 ore por sheqeri jep kenaqsi edhe ti kerkon me shum edhe ne amerik perfundojn duke pir 1 liter, ha edhe ca hamburgera me qofte e patate te skuqura ne vaj te djegur per na 10 min edhe e ka fajin mish e djathi pastaj.Sasi e sheqerit qe merr nje i rritur ne ditet tona esht shum shum her me e madhe se nje i rritur para 100 vjetesh. Kta libtardet edhe veganet me kto dokumentare jan me keq se ata qe votojn per Trumpin se jan arsyeja pse njerezit votuan per Trumpin. Dola pak nga tema ne fund por besoj se Blendi do e kuptoj. Hera e par qe komentoj btw.
Kthupi@Kthupi
Pjeri eshte i zene tani po shiko ketu:
www.worldometers.info/world-population/
Popullsia e botes po shtohet me 1.11% ne vit.
Rrofsh,nuk e shoh dot sot,neser kismet.Mire se erdhe.Mos u grind me Stalkerin,qe eshte i majte liberal.
TironciLebetit@TironciLebetit
Ne jemi cfare hame dhe ndonese eshte shume e vertete qe nje here do vdesim e rendesishme eshte qe deri ate dite te jetojme te Shendetshem.
Me pak kujdes mund te hame me shendetshem e te hajme peshk te eger e jo rezervati, te hame zarzavatet e frutat e stines dhe jo cfare na pelqen nga syri, ta blejme kaposhin e detit tek fshatari e jo tek Conadi…mishrat e procesuara te mos i blejme fare se jane teper te shijshme dhe mishi i vicit mund ta zevendesoje qoften apo hamburgerin, te skuqurat te behen me vajin e duhur e jo me te lirin, embelsirat ti konsumojme vetem per sebep.
Per fat kemi ende kontroll per fatin dhe menune tone deri diten qe do na e japin ushqimin me pilula.
Beluli-XVI@BeluliXVI
Blendo mos e vra mendjen. qe thua ti, ish presidenti i landit te Bavarise i ndjeri Strauss vizitoi Shqiperine aty nga vitet 86-87. kur erdhen nga jugu, ne Llogara, i shtruan nje dreke tradicionale, me karakter , sipas traditave te zones; qengji i pjekur ne hell etj… tavolina plot me antipasta e sallatra, por Strausi qe ishte edhe si trupmadh, ju fut pa meshire qengjit te pjekur…
nejse, dikush nga sherbimi i thote me lezet Strausit ; zoteri provoni edhe keto , duke i treguar me dore nga sallatrat, se i kemi pergatitur ashtu e keshtu… -faleminderit, tha Straus, por keto sallatrat e barishtet i ka ngrene ky me pare, duke treguar qengjin, keshtuqe une ha qengjin dhe indirekt ha edhe barishtet. keshtu e ka zgjidh natyra kete pune.
Jo per replike i dashur Belul por ka dicka.
Me 1 tetor '88, ndonje vit pasi kishte ngrene qingjin tone dhe me mendjen time, edhe ca te tjere pas tij, Shtrausi u plandos pa ndjenja gjate nje ekskursioni gjuetie. Shtrausi nuk u permend me kurre, vdiq dy dite me vone ne spital. Shkaku i vdekjes: atak kardiak, dështim koronar. Ishte vetem 73 vjec.
shiko shiko, paska qene edhe djale kasapi Strausi. prandaj ja dinte vleren mishit ai.
-Blendo, Strausi ne Llogara ka ngrene qengj Dukati , qe jane me fame ne gjithe zonen e gjithe Laberine. po thuaj ky i varfri ka pesuar atakun ne zemer nga ndonje shkak tjeter. stresi apo kushedi.
-ja shiko Helmut Kohlin ti, edhe ky gjigand, hames i madh ishte , vdiq para 1 jave gati 100 vjec.
Alba2265@Alba2265
Hidhini gropes o njerez pse duhet Te rroni nga 100 vjet Te plakur te fishkur te vyshkur te harruar qe te tallin bythen rinia me ju .live fast die young ka thene kauri ,ne koke e ne grope Te paret tane .ikni beni vend per brezin tjater ,vecse nese i prishet ndonje pune dynjase nga ikja juej atehere po ,hang around .por 99.99% e njerezve ne kete dynja rrojne kot .vitet e kotesise sime e pershkruante jeten e tij Solomoni nje nga njerezit me te mencem te kesaj dunjaje
Kthupi@Kthupi
Jo se s’ka vertetesi ne faktin qe ushqimey e procesuara te bejne dem, por ky ekstremiteti i te ngrenit te lakrave dhe jeshilleqeve vetem, sikur s’ka bithe te rrije. Nuk ka asnje prove shkencore qe tregon se vegjetarianet jane me te shendetshem se mishngrenesit. Personalisht nuk perdor shume mish te kuq, por per prodhime deti s’te fal. E di qe karkalecat dhe kallamari kane kolesterol po s’kam c’bej. Edhe peshqit jo te gjithe kane nivele te larta merkuri, toni dhe stavridhi mbahen si me shume merkur. Per bimet thone qe specat dhe kerpudhat te mos konsumohen shume se krijojne acarime ne sistemin e tretjes. Para ca kohesh po lexoja nje artikull ku thoshte qe salmoni i Alaskes mund te jete infektuar nga Japonia. Keshtu qe s’di c’te beje robi i shkrete, hidhi barkut pa c’iqt.
Peshku sa me i madh aq me shume merkur permban, sepse merr edhe merkurin e peshqve me te vegjel me te cilet ushqehet. Ndaj te vegjlit, disi me te mire. Te rezervatit nuk kane merkur por kane shume antibiotike qe marrin me ushqimin.
Lexoja qe dieta e atyre ne Okinaua, Japoni - te cilet kane perqindjen me te larte te njerezve mbi 100 vjecare - perbehej kryesisht nga bimet dhe pak peshk, e shume pak mish.
Eshte mire te mesojme nga te diturit…jeshilliqet jane te pasura e te domosdoshme POR TAVOLINA JONE DUHET TI NGJAJE NJE PIKTURE TE PIKASOS, PLOT NGJYRa… se cdo ngjyre sjell vitamina e antioksidante ne organizmin tone.
Konsumimi i tejskajshem i mishit tregon nje trashegimeri kulinare te tejkaluar the shume te thjeshte ne kufijte e Primitivizmit e Barbarise. Mongolet qe konsumojne shume mish kane jetegjatesine me te ulet ne bote tek 30 e kusur vitet.
Une sbehem dot vegjetarian dhe konsumoj shume mish ne krahasim me lokalet ku jetoj por larmine e ngjyrave ne tavoline e kam te domosdoshme…Me kan thon femrat qe vegjetarianet jane palluesit me te mire per to…mund te jete opinion i politizuar…se shumica e femrave jane vegjetariane vete ose kan ca faza vegjetarianizimi… por i mbajne shume te mire ne krevat. Keshtu qe bohuni pak vegjetariane Cuna. Quazi…Taaa Taaa
..... ......@InkuizitoriMoth
o Blend, pa maru mire muhabetin mos perdorni makine, ja nise ksaj tjetres mos hani mish, plus tema mos votoni abstenoni, e kshu me tutje.
Kur do na bish temen mos palloni?
Kthupi@Kthupi
Mund ta kem gabim une por niveli i merkurit varet me shume nga thellesia e ujerave ku notojne peshqit. Oqeani ka me shume merkur se deti psh, sepse oqeani eshte me i ndotur.
Niveli i merkurit ka te beje me perberjen gjenetike qe akumulon me shume a po me pak merkur ne organizem, ca lloje a raca peshqish akumumulojne me shume se te tjeret… Do ja kepusi ene Blendi kot ndonjehere si edhe une…
patrioti@Patrioti
Bledo je tu e bo si sula, qe ju kap zevendesi vet tu vjedh dhe foli 20minuta ne mbledhjen e qeverise per te mirat e sheges kunder celulitit.
Most-contaminated fish species[edit]
The danger level from consuming fish depends on species and size. Size is the best predictor of increased levels of accumulated mercury. Sharks, such as the mako shark, have very high levels of mercury. A study on New Jersey coastal fish indicated that one third of the sampled fish had levels of mercury above 0.5 parts per million, a level that could pose a human health concern for consumers who regularly eat this fish.[17] Another study of marketplace fish caught in waters surrounding Southern Italy showed that, undoubtedly, greater fish weight leads to additional mercury found in fish body tissues. Moreover, the concentration, measured in milligrams of mercury per kilogram of fish, steadily increases with the size of the fish. Anglerfish off the coast of Italy were found with concentrations as high as 2.2 milligrams of mercury per kilogram, higher than the recommended limit of 1 milligram of mercury per kilogram. Annually, Italy catches approximately a third of its fish from the Adriatic Sea, where these anglerfish were found.[18]
Fish that consume their prey in a certain manner may contain much higher concentrations of mercury than other species. Grass carp off the coast of China hold far less internal mercury than do bighead carp. The reason for this is that bighead carp are filter feeders, while grass carp are not. Thus, bighead carp gather more mercury by eating large amounts of small plankton, as well as sucking up sediments that collect a sizable amount of methyl mercury.[3]
Hilacak…fut ne Bold SIze por jo Species…qe e ke me pare. Nejse te mos te lodh por ka lista ushqimore pa fund te llojeve te peshqve ne te njejtin det qe pavaresisht madhesise fale Species akumulojne toksina te ndryshme e ne nivele te ndryshme. Psh ku jetoj une lejohet te hash Gaforret lokale por jo Oysters e guackat e Levrekun
Jo, jo, me fal. Sapo marrun zgjdhjet parlamentare me rezultat te papritur dhe… PPU per 10 minuta hapi dy tema te reja. Nje per makinat dhe nje per mishin.
Po ka tema politke te hapura plot. Per zgjedhje vetem politike kishim. Prape do kete.
Pjer Thomas@Pjer
Djema, jeshilliqet jane te mira, por qe edhe ta eleminosh fare mishin, sikur nuk shkon, se ja psh, trupi i njeriut ka nevoje per hekur, dhe ajo gjindet te melçia. Natyrisht edhe tek brokoli, mirpo magneziumi e fosfori, kaq te domosdoshme per trupin, gjinden tek peshqit, pra duhen ngrene te gjitha nga pak
Nje keshille, blini gazetat mjeksore ne Shqiperi.
Problemi i shtimit te popullsise Kthupo, eshte nje problem serioz, nje mine me sahat, qe shume njerez nuk e kuptojne. Duke u shtuar popullsia me kete ritem, do beje qe toka te varferohet nga brenda e jashte, e te degradohet ne ate mase, sa te shkeputet/dali jashe ligjeve te Natyres/Zotit.
Per ndonje mund te duket si e pabesueshme, por kush lexon te dhenat shkencore per token, nga institucione prestigjioze, e kupton se OKB, e organizata te tjera qe luftojne mbipopullimin, kane te drejte ne luften e tyre per ta frenuar kete mbipopullim.
Kthupi@Kthupi
C’mbipopullim o Pjer? Ka mbipopullim neper qendra te medha urbane, po jo se s’ka vend ne toke per njerezit. Ka toka te pabanuara plot neper bote qe nuk po shfrytezohen tani. Me zhvillimin e teknologjive do shfrytezohen edhe ato gradualisht, do behen pallate ne Sahara psh. Mos e vra mendjen, kismet Zotit ne s’do jemi verdalle atehere, jane probleme per t’i zgjidhur ata qe vijne pas nesh.
Theksova qe zgjedhjet tona individuale mund te permiresohen edhe kur trendi global nuk eshte ne favorin tone sic thua ti.
Shof Sardele dhe Anchovi qe jane peshqit me te shendetshem dhe me te mire dhe me te lire e prap Salmon rezervati blejne njerezit se nuk ka hala ose sepse anchovin e sardelen nuk ta pastro dyqonxhiu se eshte i lire dhe i vogel…
ç’mbipopullim o Kthupi, supermbipopullim. Planeti po shkon 12 miliard shum shpejt dhe mendohet se problemi kryesor do jete mungesa e ujtit, le te tjerat.
Mendohet se arrijme platone ke 12 max. Nga ana tjeter do kemi krijimin e homo deus. Ndryshimi klasor do te jete edhe ndryshim gjenetik. Tjeter muhabet gjithsesi.
Ne okinawa spo dine si ti sherbejne ketij brezit shekullor.
ACDC@ACDC
Cdo gje ne moderate level is fine.
E ka thene ai i pari " jam ngritur nga tavolina para se te ngopem dhe kam larguar goten e veres kur me pihej akoma".
Kalimi ne ekstrem si per ata qe behen vegane dhe ata qe hane mish vend e pa vend,nuk esht ndonje zgjuarsi e madhe,aq me teper ta relkamosh si menyre jetese per te tjeret.
Sa per ata ne Okinava,dakort por ka edhe disa fahatra afer Sofjes qe grate atje jetonin 100 vjet.
Gazeta thoshte qe dieta e tyre ishte fare normale dmth si te tjeret me mish e pa mish.
Sekretin e jetgjatesise ai e shpegonte me nivelin shume te ulet te stresit.
Aktiviteti i grave ishte shtepi dhe kishe.
Muli me L@Muni
Te ushqehesh shendetshem eshte kollaj. Pak nga te gjitha por mbi te gjitha pak!!
Ceco@Cecua
Ska dokumentar qe na ben te leme mishin. Puna eshte ku te gjejme kohen te gjurmojme gjithmone mish te eger.
Mish te fresket e bio ka sa te duash ne amrike, mjafton ti hipesh asaj makinesh qe desh na e hoqi blendi ke tema tjeter e te shkosh te gjurmosh aromen e bajgave jashte qytetit.
Ndersa ne shqiperi, dhe per mish fshati duhet miku.
Kthupi@Kthupi
Blendi, po te sjell sihariqe. Djathi te ben mire. Mos ha nje fuci ne vakt, po ha, mos e vra mendjen.
Une per vete vendosa te bej djathe vete sivjet si projekt beharor. Mullen e bleva, po pres te me vijne ato format kete jave dhe fundjaven e gjate do ta kthej shtepine ne baxho.
Djathin e kemi te shkruar ne gen. Mengjes, dreke e darke.
Fikret@Fikret
Nuk e di. Ka ca dite qe me pelqen mishi, ka ca tjera qe nuk e du
squarepusher@squarepusher
fruta, perime dhe legume. praktikisht gjithcka bimore. t’i jep natyra. bulmet, veze dhe mish nje here ne muaj, nese nuk ben dot pa to. sa me pak sheqer aq me mire.
Nga goja jote ne vesh te Perendise Moza. Dalsh Do lutemi dhe ne per ty.
Aquamarine@Aquamarine
Duhet konsideruar edhe botkuptimi filozofik i personit:
jeta eshte e shkurter, live intensely, enjoy the moment. Keta veshtire te perqafojne veganizmin.
-jeta eshte e gjate, mbaje vizionin gjithnje nga e ardhmja, mendo per ditet e keqija qe mund te vijne. Shance te rritura per veganizem.
jeta eshte enderr, a ia vlen te perqendrohesh dhe te investosh emocionalisht aq fort ne aspektet tangible (ne te ushqyerit)? E perqafojne veganizmin vetem nese shohin ndonje spiritual link, qe eshte proven efficient.
Provova sot si e inspiruar nga c’pashe dje, fillova mire me karrota, broccoli, pjeshke, shkoi dreka, nuk fokusohesha dot ne pune. Nuk qenka gje dhe kjo pune. Duhet te jesh shume e disiplinume, gje qe mua me mungon. Nuk behet Kthupi. Te pakten ha me small portions. Gjysma e se keqes. Lol.
korriku@korriku
baby steps, moza
sh. mire me small portions si fillim
Ti do te behesh vegane qe te humbesh peshe apo se te vjen gjynah per kafshen qe po ha? Po te jete per peshe harroje, portion control dhe ushtrimet funksionojne me mire se veganizmi. Pastaj jo direkt t’i presesh mishrat cold turkey, avash-avash sa te mesohet trupi.
Une s’behem vegan se me pelqejne ushqimet e detit. Deri ne vegjetarian qe ha peshk e kam limitin domethene, jo komplet vegan.
Mesdhetaret s’behen vegjetariane kollaj, mishi eshte pjese e jetes se perditshme, neper fshatra (madje dhe qytete ndonjehere) njerezit kane dhen e dhi akoma ne shtepi. Edhe ne Amerike vegjetarianet jane keta candy ass qe rriten ne qytete se te shkosh andej nga Teksasi ku blegtoria dhe bujqesia jane aktivitete te perditshme, s’ke vegjetariane.
Besoj qe po, bythepambuk. Dikush qe nuk eshte mesuar me kushte te veshtira. Kur banoja me pare me nje qytet ku binte shume bore e perdornin vendalinjte per te karakterizuar ata te ardhurit qe ankoheshin per boren.
Kthupi@Kthupi
Artikull i gjate, por nje perspektive interesante jo vetem sa I perket te ngrenit, por aspekti social gjithashtu.
S’e cova deri ne fund se ky e dashka telefonin ne prize per t’u lexu i gjithi.
Vaji i kòkosit per t’u ngrene mund te mos jete healthy, per ca gjera te tjera s’me duket keq.