Kravatat triqita

5 postime 1193 shikime 30 tetor 2016 në 02:31 e paradites
bsalaj

Po vija rrotull një dyqani veshjesh këtu në Tiranë, kur vura re disa kravata mëndafshi me motive nga mozaikët e Butrintit, dritaret e Beratit dhe të tjera tema të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, por jo vetëm. Kishte edhekravata me motive nga kohët tona, si njëra që bazohej tek i famshim “Pallati me shigjeta”, fotoja e fundit, kravata majtas. Shumë prej tyre mu dukën vërtet të bukura, dhe kishin paketimin që shpjegon nga vjen motivi i dizenjos dhe pak histori.

Zbulova se prodhuesi është kompania Triqita, për të cilën nuk kisha dëgjuar më parë, por tek triqita.com gjeta se kanë edhe të tjera produkte, gjithnjë me këtë mëndafshin me motivet e trashëgimisë.

Cecua

Bukur. Gjoba?
Peshku, o peeeeeeeshkuuuuuuu.

Vlonjat

Shume ide e bukur.

anon63896856

Vleresoj qe jane bere me dore (sipas sitit…), por me le akull koncepti i ketij biznesi. Referencat jane teper literale dhe kushedi ne ç’qytet a province te Kines jane prodhuar. Lidhja me vendet qe presupozojne te nderojne humbet; gje qe eshte per te te ardhur keq sepse ne Shqiperi ka akoma artizane, punetore te tekstilit dhe rrobaqepes te cilet do te mund ta paraqisnin me mjeshteri dhe autencitet trashegimine tone kulturore.

Aquamarine

:slight_smile: Ide e bukur per dhurate.