Nuk e diskutoj qe Herzogu eshte qelbsine si njeri, por diskutoj arsyen pse eshte qelbsine, dhe nuk e diskutoj me ty, sepse arsyeja pse eshte maskara ti nuk e pranon se kriteri percaktimit te qelbsines te duket fashiste. Pra nuk pranon as ta diskutosh sepse eshte arsye Principi, ose Aksiome, qe ti e konsideron Dogme. Nuk eshte shum problem per mu, eshte koha e tille, nuk eshte problem pse eshte shumica e tille (ne te njejtin thes edhe Godardi, Kadareja dhe Palluqe Vrapi), jo sepse nuk perben problem. Biles ky eshte Problemi, por s’kemi ç’te bejme, durim se do te arrije dita te ndryshojne kohet. Ashtu si u fen komunizmi, do vije dita te fenet ene kjo kohe bashke me idhujt e adhuruar ne mode.
Pra nga sa me siper Herzogun une se adhuroj, me sakte s’mund ta adhuroj dot, kaq me del! (ekuacioni i qelbsines). Por nga ana tjeter Herzogun e konsideroj shume me lart se Godard, dhe çdo lloj krijuesi tjeter bashkekohor dhe historik, per disa arsye:
1- Si asnje artist tjeter ka treguar me vepra se midis jetes se autorit dhe vepres nuk ka dallim, jeta dhe vepra eshte e njejta gje. E ka treguar edhe me fjale shqeto, ka deklaruar: “Une jam filmat e mij”. (per rrjedhoje e papranueshme ndarja qe ben ti, dhe rendom demokratet e mdhenj, midis vepres dhe autorit. Konkretisht ti adhuron vepren e nje qelbesire).
2-Si asnje regjizor tjeter ka sakrifikuar per te realizuar filmat e tij, superioritet absolut mbi te tjeret. Zilia, eshte kjo arsyeja e shpifjeve qe ka vene ne rrezik jeten e te tjereve, shpifje qe perserit edhe ti me te degjuar, pa arsyetuar vete dhe pa ditur gjere e gjate kontekstin e ndodhive. Sigurisht te filmosh ne xhungel, ne shkretetire, ne akujt polar, ne maje te maleve patagoneze vihet jeta ne rrezik me teper se te filmosh rrugeve te Parisit ose ne skenat prej kartoni te Hollivudit. Herzogu nuk eshte gjeneral i llojit qe ve ne rrezik jeten e ushtareve, dhe vete pi shampanje ul ne kolltuk ne Shtabin e Pergjithshem, eshte vete ushtar ne vije te pare, me ushtar se ushtaret, “Jam atlet i filmit” ka thene.
3-Ka nje arsye perse e ben kete sakrifice, qe ta beje filmin me te besueshem, dhe ja ka arrit qellimit, Herzog eshte dokumentaristi me i mire ne menyre absolute. Por jo vetem kaq, sepse njekohesisht ka ambicjen e kundert per te bere fikshen, edhe kur ben dokumentare. Dokumentaret e tij jane fikshen, dhe fikshen e tij jane dokumentare, sepse ai beson se e verteta nuk eshte realiteti, por e verteta estatike (quajtur prej tij) qe eshte me siperane se dokumenti.
3 - trajton problemin delikat te pareve per te bere film si asnje tjeter. Ka thene. “Nuk jane paret qe levizin malet, por eshte besimi qe leviz malet, dhe filmi behet me besim”. “Lerini justifikimet qe s’kemi pare per te bere film, per ate zot vidhni nje banke qe te beni nje film”. Dmth Herzog meson regjizoret e rinj te behen hajdute
.
Per keto arsye, dhe ca te tjera, une me kopetencen e Inkuizitorit t’Modh e shlyej nga fajet Herzog, dhe e deklaroj se eshte me merite te plote Krijuesi me i Modh n’Bote.