Ja ç'besojnë britanikët për Krishtin dhe ringjalljen

10 postime 2136 shikime 9 prill 2017 në 05:38 e paradites
bsalaj

ComRes, një kompani këshillimi e njohur në Britani u komisionua nga një radio lokale e BBC-së për të kryer një sondazh lidhur me çfarë britanikët besojnë mbi Krishtin dhe historinë e pashkës (Ringjalljen), festa e së cilës po afron. Çereku i atyre që e konsiderojnë veten të krishterë, nuk besojnë se ringjallja ndodhi literalisht ashtu si përshkruhet. Megjithatë, sondazhi në total tregon se shumë britanikë besojnë në jetën e përtejme.

Sipas sondazhit:
17 % e të githë të pyeturve e besojnë Biblën fjalë për fjalë
31% e të Krishterëve e besojnë Biblën fjalë për fjalë. Kjo shifër ngrihet në 57% midis të Krishterëve aktivë (ata që shkojnë në një shërbesë fetare të paktën një herë në muaj)
Gjysma e të anketuareve nuk e besojnë fare historinë e ringjalljes
46% e njerëzve thanë se besojnë në jetën pas vdekjes, dhe po 46% thanë se nuk besojnë në të
20% e njerëzve jo-fetarë thonë se besojnë në jetën pas vdekjes
9% e jo-fetarëve thoneë se e besojnë ringjalljen e Krishtit, 1% e të cilëve thonë se e besojnë siç është shkruar (në Bibël)

Sondazhi mori në pyetje përmes telefonit 2010 britanikë të moshës madhore, midis 2 dhe 12 shkurtit 2017.

Burimi: BBC

Pjer

Aty ne Bibel, shume gjera jane figurativisht, te shprehura ne menyre simbolike, keshtu qe nuk eshte çudi qe dhe ringjallja te jete figurative.

Cecua

Ne pergjithesi britaniket besojne ne pound; ata qe njof une besojne ne dollar.

InkuizitoriMoth

nga ky lloj vlersimi per nje popull te tere qe as e njeh, e as mund ta njohesh dot te tere edhe sikur te jesh mbreti i Anglise, dhe sipas shprehjes shqiptare “me thuj me çin rri, e te them se kush je”, rezulton qe ti beson ne lek!

Cecua

Ysh tutje.

InkuizitoriMoth

çeço, osht i rrezikshem gomori kur ka kallom fuksi 5-leksh qe njef Frojdin dhe sa lek ju vlen lekura katunarve qe rrin tu knu n’byth rrapit ne Mashkullore.

varik

Ringjallje apo rilindje?

zeqo

Pse vetem britaniket! po belgjit psh ça besojne!

pemaa

Po Whitesnake c’mendon?

InkuizitoriMoth

çeço leku kape ket: