Ikona e Rock-ut Tom Petty, ndahet nga jeta

18 postime 1778 shikime 3 tetor 2017 në 07:17 e paradites
TironciLebetit

Ikona e Rokut, Tom Petty ndahet nga jeta ne moshen 66 vjecare mbas nje sulmi ne zemer. Tom Petty ne 40 vjetorin te tij me grupin The Heartbreakers, arriti te shiste 80 milion disqe gjate jetes se tij.

Degjoni 5 nga sukseset e jetes se tij.

  1. “I Won’t Back Down”
  1. “Free Fallin”
  1. “American Girl”
  1. “Stop Draggin’ My Heart Around”
  1. “You Wreck Me”
Pjetermustakuqi

me aq sa kam pa m’kyt dynja,muzika asht e vetmja magji e vertete e ksaj bote,kishte than.

korriku

edhe kjo teme, me origjine nga pacensura…
Ok. Bukur. :guitar:

kapo

In a world of Kardashians, Thank God there is a Stevie Nicks & Tom Petty

vlora

Aman mos e perktheni sulm ne zemer se kur lexojme ‘sulm’ tmerrohemi

TironciLebetit

Ke te drejte, duhet te jemi me te ndjeshem e te perdorim shprehje si Zemra e tij Pushoji se rrahuri ose Pesoji arrest kardiak.

Nderkohe Mediat ketej lane shume pershtypje te keqe ne konkurencen e tyre per shikueshmerine dhe e deklaruan te Ndjerin te Vdekur 5-6 ore para se vertet te ndahej nga Jeta.

bradland

66 vjec , une mendoj qe pas te 60 - ve njeriut nuk ka cfare i duhet me jeta , ca te rrosh kot , nuk e di por kur mendoni ju , ca moshe fillon robi me more viagra ?

TironciLebetit

Viagra marrin edhe Adoleshentet edhe porno staret Brad.

Hugh Hefner e merrte 80 vjec ndonese nuk ja keshillonte Doktori por jetoji gjer 94 vjec me gjithe efektet anesore.

InkuizitoriMoth

ne t’somes shkoft edhe ky, aty po na rref!

gjembi

Ashtu e perkthen Google translate.

TironciLebetit

Me pare perdorej fjala Infarkt apo Infarkt i Miokardit ne gjuhen Shqipe por mediat Shqiptare kane kohe qe e kane zevendesuar me Sulm ne Zemer, ndoshta per ta Shqiperuar.

pemaa

Sic ka thone dhe Tomi: "S’keni pse jetoni si rrefugjate"

pemaa

je shume i perpikte kur vdesin keta rrokstaret

Fikret

Ja kshu adoleshent si Dave Grohli te kjo vidjo nihem kur kno Tom Petty ne makine.
Americana vdiq, rrofte Amerikana

Pjetermustakuqi

Sulm ne zemer(tru) e kane fut kosovaret dhe eshte me e drejte,pamvarsisht se neve na vret veshin. Jemi msu me “atak”.

TironciLebetit

Me Kalimin e kohes Do mesohet edhe Veshi por si te mesohemi me faktin qe ktij te shkretit pa vdek akoma i vershuan njerezit ne Amazon e I-Tunes duke i degjuar e blere sukseset se u hap lajmi qe na la.

Pjetermustakuqi

E lexova. Nje media e kishte pergenjeshtru,po nuk kishte harru me shtu,se nuk e zen e nesermja.:rage:

TironciLebetit

Ce pyt mo ne gare kush do e japi lajmin i pari kur do vdiste fakiri.