Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
Ngase s’jam e bukur ndoshta, e as ndonje trup modeleje nuk kam
dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se -
është në gjatësinë e krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale
Jam unë.
Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem, -
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje -
Një koshere e gëzueshme bletësh.
Them se -
është prej zjarrit që më digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale
Kjo jam unë.
Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç’gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s’munden t’i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s’dinë ta prekin…
Them vjen
prej harkut të thellë të shpinës,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit, a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë
Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund kokën,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë… Shijomëni!
Ju thashë, pra -
është në kërcitjen e takave të mia,
valëzimin e flokut,
në cipën e shndritshme të dores,
në etjen për njeriun -
Sepse jam e jashtëzakonshme,
Grua fenomenale -
Kjo jam unë.
Maya Angelou perktheu Valmira Mushi.
Femer e bukur eshte ajo me te cilen ke qef te besh muhabet dhe te ndash aktivitetet me te.
Po qelloi simpatike eshte nje plus.
muhabetin mund ta besh edhe me nje grua te shemtuar apo nje mashkull, femra e bukur ben dicka qe se bejne dot te tjeret
pershkrim , m`fal, poezi fenomenale.
Cfare shumica e meshkujve e kane te veshtire ta kuptojne
Ne fakt jo vetem meshkujt. Te qenurit présent me koshience te plote eshte e veshtire jo vetem gjate seksit por edhe ne momente te tjera te dites, vecanerisht gjate rutines.
Jam pak skeptike persa i perket artikujve te tille ‘ndergjegjesues’ pasi kane tendence te zbukurojne gjithnje propozimet qe bejne: psh permendet komponenti spiritual, por a nuk eshte e kunderta e mindfullness? Ne kuptimin qe nje eksperience spirituale te transporton dhe jo te te sjelle présent ne momentin e eksperiences sensoriale.
Pallimi, si çdo tjeter e krijuar, eshte dyfelor, ne kuptimin qe eshte dabell: pallim shpirteror dhe pallim mishtor. Gjate ampleksit ndodhin te dyja njekohesisht.
Moskuptimi i ketij dabellteti eshte injoranca e kesaj epoke ngambrapa qe e redukton pallimin vetem ne mishtor. Ose i ndan siç po propozon ti.
Nuk i ndaj per hir te te ndarit apo per te sugjeruar qe eksperienca seksuale eshte vetem mishtore. Transportimi dhe ndergjegjia e plote gjate aktit mund te jene te dy pjese te tij; une po them qe jane dy gjera te ndryshme.
thuj, thuj ndonje gje, do thush edhe ti ndonje gje.
Kurse un po te them se nuk mund te ndahet çfare eshte e pandashme, e nuk mund te jene te ndryshme çfare eshte pothuaj e njejta gje, e cila vetem mund te degradoje, siç ne fakt ka degraduar ne epoken ngambrapa ne hiperseksualitet, dhe ne sterilitet. Çfare ne realitet vihet re ne brezin e ngambrapa 90-tes qe i kane bere te gjitha, e s’kane asnje merak per nga para, ngambrapa dhe ngananash, i kane provuar te gjitha kamasutrat edhe me dhi e cjeper bashke.
Ta kam llafin, meqe ti e ke hallin tek trasportimi dhe ndergjegjsimi i plote, ne epoken ngambrapa, mesohet, edhe ne shkolle (ne disa vende me detyrim), qe per te pasur marrdhenie seksuale duhet zbatuar dy parime. 1 - consensi (dakordesia) dhe 2 - mbrojtja (antikonceptivet).
Po te jesh vertet plotesisht i ndergjegjshem, siç thash me lart qe marrdhenia eshte njesoj dhe njekohesisht trupore dhe shpirterore, duke lene menjeane piken e pare se vete gjate muhabeti, per piken e dyte prezervativa mund te shpetoje ose jo (ka diskutime per kete) nga AIDS, por s’ka prezervative ne bote te shpetoje nga AIDS shpirteror i partnerit qe me pare ka pasur marrdhenie seksuale, shpirterore dhe fizike, me dhi dhe cjeper.
Tiku njehere tjeter kur te ndjekesh cfare them osé jo xhanem (lexon ne menyren sélective por sic dhe e shpreh, bezdisesh nga niveli im). Ciao, ciao.
jo nuk bezdisem nga niveli jot, sepse pak rendesi ka niveli (e kam fjalen niveli intelektual, ne kuptimin qe besoj e perdor edhe ti), e as tipi jot nuk me bezdis, ndoshta do te gjeja tip simpatik dal vivo. Eshte tjeter gje.
Ndryshe jep pershtypje me cfare me shkruan tiku. Tipi im eshte simpatik, ke te drejte.
Jam thelbesisht paqesore dhe i shmang konfliktet me fanatizem, por me kryesisht lexoj apo degjoj tjetrin me vemendje, dhe trishtohem kur tjetri nuk ben te njejten gje me mua. Ne kete rast ti nxiton ne perfundime pa me lexuar mire. Mua s’para me intereson hic cfare thuhej per aktin seksual, por per aplikimin e ndergjegjes te plote ne nje ne moment te dhene qe per mua eshte tjeter gje nga lemshi i zbukuruar qe propozon artikulli.
Me pelqejne femrat qe kane besim ne vetvete por ne rastin ne fjale dyshoj , artistikisht aq sa marr vesh une skam ca te them , triumfatore , provokuese , seksi , ne origjinal dyshoj , dyshoj sepse nuk jam i sigurte nese audienca apo rrethi shoqeror ja ka vlenjtur .
e kuptova çfar te interesonte ty, por ti flet per nje çeshtje periferike ne raport me çfare sjell artikulli, ose me mire çfare kuptova une nga artikulli vertet lemsh i zbukuruar, qe mardhenia nuk eshte vetem fizike, por edhe shpirterore, e qe te besh me teper qef duhet te konsiderosh edhe anen shprterore, qe po ben seks edhe shpirterisht. Ti thua qe kjo eshte e veshtire te behet, si te thuash qe eshte e veshtire te behesh i ndergjegjshem nderkohe qe kryen nje akt inkoshient. Ke shume te drejte, por e verteta eshte kjo qe eshte, veshtirsia eshte gje tjeter periferike. Dhe kjo krijon pershtypjen, per mu gati sigurine mbas shume aksperincash te ngashme (e jo vetem me ty), qe ne kete menyre, duke spostuar vemendjen nga qendra ne periferi, shmanget qendra, thelbi i problemit, e verteta.
Prandaj une terhoqa ne periferi ne drejtim te kundert, duke theksuar qasjen pragmatike mjeksore, shendetsore. Keshtu, ti terhiq e un terhiq kunder, ndoshta mberrijme ne qender tek e verteta.
Ca aktivitetesh Ben ti AC/DC ? Mbase we share same passions . Psh luan tennis
ti? Lol
E verteta eshte se luaj,ndonese jo cdo jave.
Besoj se dyshon ngaqe autorja po flet ne veten e pare. Ndoshta tingellon artistike ne poezi kjo menyre te shprehuri, por nese e sheh jashte poezise, eshte deshperuese te flasi njeriu kshu ne veten e pare…duket sikur ka nje lloj kompleksi qe po i ben rezistence, ndaj dhe te lindin dyshimet tek audienca
P.S: Rasta, e kam kuptu si heretiku artikullin. Komponenti shpirteror eshte i pandashem nga ai karnal. Sexi which is not ne funksion te shprehjes se dashurise se paster per tjetrin eshte vrasje, eshte ndjenje tmerresisht e dhimbshme dhe e shemtuar. Femrat jane me receptive nga natyra ndaj e kapin me lehte kete. Prandaj e postova te kjo poezi artikullin. Nje femer e vertete, nuk i mendon kto gjera qe ka menduar autorja (respekti menjane per poezine e embel qe ka bere), sepse nuk e sheh seduksionin si triumf apo sukses. Pikerisht se nuk eshte e veshtire fare to seduce nje man (you know what I mean), nuk ka pse e lumturon kaq shume ky nderveprim qe nuk i tejkalon kufijte e lojes animale. Una vera donna per mua eshte larg ketij konceptimi.
Aquamarin,
po si nuk e ve re, edhe mbas muhabetit qe kemi bere bashke te tema tjeter per ilustrimin e poezise me bore te bardhe, qe kjo poezi eshte ilustruar me ngjyre te zeze obskurantiste fetare qe adhuron Hyjnine Gabele qe i rrjedh mut jevgu ne deje?
Blendi o tu u talle rondshem me ne, ne dy tema nje pas nje ka alternuar persosur me poezi dhe ilustrime ritmin alternativ dite-nate te bardhes dhe te zezes. Ja me ne fund edhe hakmarrja e Adminit per alabaket komentues!
Haa kisha nevoje per sqarimin tend, pika ime e dobet artet vizuale, nuk jam hic e vemendshme edhe kur perpiqem t’i interpretoj. Nje poezi per epshin dhe nje per dashurine, ke te drejte, nata me diten, eskimo me zezaken lol.
nuk eshte ndonje gabim i madh kur nuk je e vemendeshme ndaj arteve vizuale, kur mendon qe zhardin nuk eshte shpirterisht e vemendeshme gjate marrdhenies fizike fenomenale!
kjo qe ke thene eshte mjaft inteligjente, ke kap thelbin qe nuk eshte tundimi, korrupsion, etj, por eshte Narçisi, prandaj dhe dyshimet. Natyrshem nuk eshte i besueshem nje njeri qe don vetem veten e vet (kujdes se kam thene vetem, se nuk eshte gabim te duash edhe veten). Per eksperience keto lloj tipash ne fund te fundit nuk duan as veten. Psh kjo vajze a do ta doje veten kur te plaket? E pse ta doje kur nuk do te kete me forma te lakuara, hark të thellë të shpinës, përhedhje te gjoksit?
Jo thjesht per eksperience rezulton qe s’e duan veten, por edhe po te marrim vargun[quote=“bsalaj, post:1, topic:2518”]
Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
[/quote]
Kuptohet qe nuk do veten sepse me mendimet qe ka, i jep ushqim ndjenjes se zilise, lakmise, te cilat te pengojne te duash tjetrin dhe veten. Jo me kot bejne pjese tek 7 mekatet.
sakte, vetem kur citon kujdes teknologjine e Peshkut te ri, sepse duket sikur Blendi jep deklarata trans.
Aquamarine, e ke kuptuar ashtu siç dhe une dhe ashtu siç eshte synuar te kuptohet. Personalisht jam shume skeptike ndaj ketyre artkujve, se pari sepse e trajtojne shpirteroren ne menyren me banale te mundshme (ja dhe tiku i lejon vetes te beje supozime mbi jeten shpirterore te tjetrit thua se eshte muhabet qe behet per shtate pale qejf). Te qenurit prezent, perqendrimi, fokusimi ne vetvete dhe ndjenjat sensoriale nuk nenkupton transcendizmin, shpirteroren, virtualen, fantazine. Eshte nje praktike qe pervecse do disipline te hekurt, mbetet e efektshme vetem nese njeriu nuk ka asnje objektiv nepermjet saj, lere pastaj seks me te mire dhe lidhje shpirterore me te mire me partnerin dhe krijuesin hyjnor.
Eshte shume i gjate shpjegimi por ki parasysh nje gje: To let go of a situation (gje qe e ben njeriun totalisht prezent here and now dhe arrihet vetem duke shprehur dashuri te paster e te pakondicionuar) nuk eshte njelloj me to control a situation (te arrish prezencen e plote permes ushtrimit te perqendrimit dhe vullnetit per te grab momentin, eshte iluzion qe supreson emocionet).
Mindfullness nuk eshte te kontrollosh situaten. Dhe as te fshish emocionet dhe mendimet me ane te perqendrimit tjeterkund. Eshte nje praktike qe thjesht ka per objektiv te rrise prézencen ne dicka qe jemi duke bere osé duke mos bere asgje. Pak a shume sic perqendrohemi kur kemi nje pune délicate dhe te veshtire. Duke praktikuar mindfullness kete prézence e arrijme ne shume aspektete jetés, perfshire dhe seksin, gje qe ultimatisht sjell benefite nga me te ndryshmet. Kryesori nga keto mendoj qe eshte harmonia trup-mendje e cila gjithashtu sjell ne vetvete nje rrjet te mirash per ne dhe per te tjeret, partnerin, etj.
Shkurt, sado sexy te tingelloje cfare propozohet ne artikull, eshte nje mish mash konceptesh dhe praktikash.
zhardin, ta kam thene qe ti je ne periferi gjithnje, edhe ne kete rast nje qime te ndan me qendren qe po te tregon aquamarine. Por edhe per nje qime e humbet veten, nje qime ne permasa konceptuale mund te jete madhesi kozmike.
Ti nuk e arrin kurre Aquamarin kshu si je, dmth ne gjendjen qe je, duke u marre me lodra fjalesh me mindfullnes, e sterhollime teknike. Ne fakt i ben bisht muhabetit si gjithnje, rren veten ne plan te fundit.
Qe te kuptosh, ti ndoshta ndryshon diçka vetem mbas ndonje dhimbje te madhe, ndonje humbje te madhe, por jo humbje ne anglisht, humbje ne shqip.
Mindfullness e njoh mire dhe e praktikoj ne perditshmeri. Ndaj dhe i lejova vêtes te flas per te. Lodra fjalesh apo sterhollime ben ti, jo une.
na e thuj shqip se çfar ben dhe praktikon ne perditshmeri, se e mora vesh qe je nga Zadrima perderisa perdor fjale anglishte te mesuara me Mozhe.
e ke mush me komente kete teme te pallimit fenomenal, e asnje koment nuk ke bere tek tema e Luljetes qe trajtohet e njejta çeshtje, por ne menyre te sublimuar.