Peizazhe të fjalës, blogu i dikurshëm tanimë në formën e një reviste online mbush sot 10 vjet nga postimi i parë, dhe Adrian Vehbiu ka shkruar një editorial ku përshkruan udhëtimin e faqes, sprovat dhe gëzimet e botimeve të lira online. Të kërkosh t’i japësh kohë (e bashkë me të rëndësi dhe vëmendje) një çështjeje të caktuar është praktikë e papranueshme për mediat komerciale, e pikërisht këtu, vëren Vehbiu, qëndron rëndësia e ambienteve si Peizazhet, të cilat nuk nguten “të prodhojnë lajm” (lexo klikime, ndikime, para). Vehbiu cek, vetëm pakëz dhe me elegancë, problemin e financimeve (të munguara) ndërkohë që gazetaria-tabloid stimulohet fuqishëm, si një narkotik që kërkon çdo ditë dozën. Nëse lexojmë midis rreshtave kuptojmë se cilit qëllimi i shërben media mainstream e pse faqet e pavaruar janë të rëndësishme e për rrjedhojë të pa mbështetura.
Gëzuar ditëlindjen Peizazhe
po shkon me mijere numri i ketyre portaleve
Quhet liri fjale shkabe .
Vehbiu, shkruan bukur, me pelqen, shkrimet e tij kan argumente dhe nje shije tamam intelektuali, gje qe e ve re qysh ne rreshtat e para. Mua me vjen keq qe e kam kohen e kufizuar dhe nuk marr pjese ne blogin apo revisten e tij tashme, megjithate artikujt e tij ketu tek Peshku i lexoj me endje. Do ishte mire qe Vehbiu, te merrte edhe nga Peshku ketu material dhe ti nxirrte tek forumi e revista e tij.
Me pe gje te ankohem?
Peisazhet eshte nga te paktat publikime, numerohen me gishta, qe ka ruajtur origjinalitetin fale ndihmes se pakte private e publike. Eshte si puna e Salmonit qe noton, kunder rrymes, e per kete duhet dhjame ose Fonde qe si pranojet kan qene te pakta por ka pasur. Vehbiu foli me te njejta nota tek Arian Cani, ku Intelektualet rralle cajne por njerez qe japin leke.
Por nese nje publikim on line kto dite lexoja tituj: Ku I ke recipetat Gigi…Bella i nxorre te gjitha…Rita te duket Zogu…keto te fundit ka gjasa te terheqin me shume fonde Private…fondet publike tek ne trajtojen si ca private gjene
ta gëzojë vehbiu faqen e tij! është goxha muçnaniste si linjë,por kjo është zgjedhja e tij!
shkaba shume mire e kishe, cfare veren ti quhet inflacion, inflacion i medias, inflacion i fjales
Ka nje flluske mediesh ashtu si flluska ne edukim arsimor, apo edhe flluska ne Real estate (origjinuesja e krizes se Recesionit te madh), e keshtu me rradhe.
Te jete per keta, ne vend numero tek liri-demokracia e sales akoma 
U gjet dhe dikush te bjere dakord me shkaben.there’s always someone for everyone.
Peizazhe eshte si nje enciklopedi per nga larmia e ceshtjeve qe trajton duke ruajtur gjithsesi nje bosht qendror. Shqipja e levruar eshte gjithmone ne standard sic eshte dhe formati i esese. Pa hezitim, do t’ua rekomandoja studenteve apo te gjithe atyre qe duan te mesojne si shkruhet nje ese ne shqip.
urime peizazhe!
Kur ke parasyshe inflacionin dhe coroditjen me portalet, Peizazhe eshte si nje ishull ku mund te qetesosh e freskosh mendjen.
I hedh nje sy here pas here, ndonese rralle, si per tu detoksifikuar nga blogjet e tjera.
Rigoroziteti, karakteri gjuhesor, menyra se si perdoret gjuha per te analizuar tematika te jane per tu lavderuar. Megjithate me duken nje ishull i vogel ne oqeanin e blogosferes shqiptare.
Meqe ra fjala te blogjet, kthejani ate sfondin e bardhe peshkut, kontrasti i ben mire leximit, te pakten vizualisht, peshku ka pas goxha tradite ne kete aspekt.
Dhe nuk e kuptoj pse jane largu vajzat, cupat nga peshku, kane pas qene karrem mjaft i mire per kete blog.
Ridizenjimi faqes i koheve te fundit eshte nje big plus por eshte nje site qe nuk me mban, mbase eshte per nje klase tjeter lexuesi. Megjithate mendoj se ka te beje edhe me atituden e argumentimit neper shkrimet e tij.
Ju falenderoj shume! Ne fakt Peshku eshte si “vella i madh” i PTF, sepse keni qene rrotull, kur filluam ne. Kemi dhene e kemi marre, kemi pasur keqkuptime dhe mirekuptime, por tani them se miqesia u tregua me e forte se refuzimi. Me behet qejfi edhe mua qe e keni ruajtur natyren tuaj, pa u komercializuar.
Mundet qe Muc Nano te jete pejsazhist, por e kunderta s’bo kurre vaki. Eshte pak a shume njesoj sikur te thuash qe Jeronin De Rada ka kopjuar stilin e Ismail Kadarese. lol
o leksi,fryma,fryma është muçnaniste,jo stili i vehbiut apo faqes! ajo, gjasme rishikimi i historisë,është bërë vendi ku shkarkohet doza e lartë e inferioritetit! dmth ,meqë të bërit e antishqiptarit ka qenë modë këto vite,këta gjetën rastin duke na servirur lloj lloj karagjozësh si studiues të shqiptareve. na sillnin tezat e vjetra serbo-greke,si gjetje të reja që na vërtetuakan se shqipot janë nga kaukazi,se gjuha shqipe është një përzierje turko-greko-latine,e plot karagjozllëqe të tjera. pak a shumë si puna e ljubos,që në pamje të parë duket sikur merret me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit,por thelbi i përpjekjrve të tij është ti mbushë mëndjen atyre që nuk mbushin mirë,se shqipot nuk janë vendalinj në ballkan,për rrjedhojë nuk ka kuptim as çështja shqiptare,bile as shteti shqiptar.
besoj se e kupton që,asnjëanësia ose objektiviteti i pretenduar prej tyre në shqyrtimin e fakteve,është një flluskë sorrosiste
Nuk te kundershtoj dhe as te aprovoj pasi nuk e njoh kete ceshtje ne detaje, por shpresoj qe Vehbiu ta lexoj kete qe thoni ju dhe me siguri qe do ju ktheje nje pergjigje.
Publikimi per 10 vjet i nje botimi ne shqipe dinjitoze si dhe perpjekja e qarte per te ruajtur pastertine e gjuhes Shqipe mes amullise se tallavave nga kontribuesit e Peizazheve eshte nje akt i mirefillte patriotik. Vebiu si cdo njeri mund te kete preferenca individuale qe nuk zbehin thelbesoren tek ai, punen per nje Shqipe te bukur e te paster.
Ti dhe une mund te presim qe Vehbiu te shkoje ne stadium me ne e te therrase Para Laci ndersa ai zgjedh te luaje tenis.
Nuk e kuptoj se ku hyn Lubonja ketu por problemi i Lubonjes eshte gjithollogjia e jo internacionalizmi e Soroizmi. Nese ti pret te mesosh nga Lubonja per prejardhjen e Shqiptareve apo pastertine e gjuhes Shqipe, ky eshte problemi yt.
Del-ta, kam përshtypjen që po flet “me të dëgjuar”, jo si lexues(e) i/e revistës sonë. Nëse kemi pasur një linjë editoriale në vite, kjo ka qenë përpjekja për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të shprehjes, pluralizmin në mendim dhe luftën kundër dogmës. Por janë me mijëra shkrimet origjinale të botuara, dhe vështirë se mund t’i përmbledhësh me pak etiketa. Sa për çështjet e gjuhësisë, të lutem ki parasysh se unë jam formuar profesionalisht si gjuhëtar dhe përgjithësisht e di për çfarë flas (në kuptimin që nuk mund të marr leksione nga profanë dhe të lajthitur), ndryshe nga tema të tjera, ku ndonjëherë unë dhe kolegët flasim si qytetarë të interesuar, jo si të fushës. Për fat të keq tonin, edhe gjuhësia dhe albanologjia në përgjithësi kanë përfunduar si armë në duart e demagogëve, mashtruesve ose të njerëzve që e kanë kokën bosh, prandaj ndjekin të parin që u bën qejfin, duke u thënë “ju jeni të mëdhenj, juve ju kanë ngrënë hakun,” etj. Ne e kemi kundërshtuar këtë kur ka qenë rasti, sepse kemi kundërshtuar demagogët dhe përfituesit. Dhe sa për arsyen dhe forcën për ta mbajtur këtë faqe kaq e kaq vite, si qëllim në vetvete dhe jo si mjet për të arritur ndonjë post zyrtar a rrogë, po të sjell fjalët e Buzukut: “en së dashunit së botësë sanë.” Nuk ka arsye më të lartë.
po do,le ti themi gjërat hapur. nuk po të akuzon njeri për hajdut,apo lëpirës të pushtetit! as se nuk ke njohuri për gjuhësinë! të fshehurit pas të drejtës së fjalës ,nuk e bën lexuesin të mos kuptojë ‘‘ku fle lepuri’’! unë,me ç’kam vënë re më parë(se kam goxha kohë pa e parë faqen tuaj),kam krijuar përshtypjen se mbas përpjekjes për çmitizimin e historisë,ka qëndruar gjithmonë ideja që shqipja dhe shqiptarët nuk janë vëndase! që identiteti shqiptar na qënka një fallsikim komunistësh etj! këto gjithmonë të maskuara mbas studimit shkencor të ndonjë të huaji,që nuk e paska lejuar sistemi,se dogmatizmi i djeshëm nuk ka lejuar të vërtetën,e me radhë. që mos ta zgjas,ka qënë modë etiketimi i shqiptarëve negativisht nga një pjesë e gazetarëve,shkrimtarëve,që shpresonin se kjo do ti bënte të duken të ‘‘sofistikuar’’ përpara kolegëve perëndimorë.
Jo, jo, nuk e ke të saktë. Unë jam edhe ndjekës edhe nxënës i Çabejt - ato që di për historinë e shqipes, ai m’i ka mësuar. Nuk kam mësues të tjerë. Nuk e them këtë për t’u shfajësuar, por vetëm për të treguar se ku qëndroj, ngaqë nuk është se ka ndonjë gjë tejet origjinale në ato që kam thënë në këtë temë. Çabej, meqë ra fjala, ka thënë gjithnjë se autoktonia është gjithnjë relative, dhe se të gjithë popujt kanë ardhur nga diku; shqiptarët, si popull indo-europian, kanë ardhur edhe ata nga vendi ku janë formuar gjuhët i.e. Por ky pohim është shumë i përgjithshëm, meqë edhe dyndjet i.e. nuk është se i zëvendësuan krejt popullsitë - por vetëm sa i ndryshuan. Më e lehtë është t’ia ndërrosh gjuhën një populli, se “gjakun”; edhe pse ky i fundit nuk luan në kulturë atë rol që luan gjuha. Megjithatë, besoj se ti e ke fjalën për tezën trakase të prejardhjes së shqipes; edhe ajo serioze, por më duket më pak e mbështetur se teza ilire. Ajo që kemi thënë e përsëritur, te Peizazhet është se nuk ka shumë kuptim të thuash se shqipja ka ardhur nga ilirishtja, në një kohë që ilirishtja vetë nuk njihet fare. Prandaj, më logjike do të ishte të niseshim nga shqipja dhe të shihnim pastaj se mos mund të zbërthenim, nëpërmjet saj, ndonjë enigmë të ilirishtes; duke lëvizur, si të thuash, nga e njohura tek e panjohura. Edhe këtë e ka thënë Çabej, madje e ka pasë përqafuar si parim në studimet e veta. Ka historianë të gjuhës që mendojnë se shqipja mund të shërbejë për të deshifruar edhe ato pak gjurmë të trakishtes që njihen, edhe elementin jo latin të rumanishtes - sërish një perspektivë që ka dhënë rezultate. Gjithsesi, ne nuk jemi marrë me studime të tilla në PTF, por vetëm sa i kemi prezantuar dhe popullarizuar, ndonjëherë edhe “problematizuar.”
Ky komenti i fundit, po ta zgjerosh edhe pak, vlen si artikull ne vetvete tek PPU.
Komente te tilla te kujtojne kohet e vjetra (dhe te mira) te PPU.
Ca ka ndryshu dhe si mund te permiresohet?
historia qe nga rilindasit e tehu ne shqiperi eshte perdorur si mjet per rritjen e krenarise kombetare e jo si mjet per te studiuar te verteten.ceshtja shtrohet a duam te dime te verteten apo duam ti bejme qejfin vetes me perralla per shqiptaret si populli me I vjeter dhe shqipen si mema e gjithe gjuheve ?ne kete pike ndahen shqipot moderne dhe shqipot te cileve iu ka mbetur sahati rreth vitit 1850 ne Kohen e rrapo hekalit.
Aq sa kam pase une mundesi te percjell shkrimet etj, jo rregullisht dmth:
Te peizazhet ka qene dora e forte e adminit (xhaxhait, pronarit a si te duash) qe ka ruajtur nivelin e larte dhe te paster te debatit, temave etj. Sipas meje, ka ndikuar ne mungesen e masovizimit te peizazheve (si cdo gje me vlere, zaten).
Te peshku perafersisht ka ndodhe e kunderta (cmimi i masovizimit ka qene banalizimi, pastaj natyrshem abstenimi gradual).
Jo per replike, por per bisede, mua nuk me rezulton kjo. Per dy arsye, e para peshku nuk ka qene ndonjehere “masiv” ne ate kuptim dhe nuk eshte rrekur asnjehere te masivizohet permes banalizimeve. Peshku as sot as kurre nuk ka patur tema me recetat e vipave, pushimet e rripave, cicat e kesaj apo vithet e asaj. Une e shoh si rrjedhe normale te kohers. Njerezit zgjodhen hapesirat individuale te rrjeteve sociale mbi hapesirat kolektive. Facebook won. ![]()
masivizimi do të ishtë në favor të linjës mbizotëruese! të paktën 70% kanë mëndësinë e gungaçit,zezakut,inferiorit! pak a shumë alba në versione të ndryshme ! u duket edhe modernë vetja:grinning: kësjhtu që ajo pakicë që nuk pranon të rreshtohet tek ‘‘o sa mirë me qenë nigerian’’ modern:grimacing:,nuk ka sesi ti prishë punë cilësisë që rrezatojnë shqipot modern!
faqja është e njëkohëzuar me 70%-n! aty gërmoni që të gjeni shkaktarin e rënies së cilësisë! 2-3 rrapohekalistë nuk kanë çu bëjnë!!
Jo per lajka (Like
), por ppu i viteve 2007-2013 mbetet edhe sot i paarritshem ne blogosferen shqiptare.
Ajo me masovizimin dhe banalizimin nuk ishte per te treguar dukurine (ku ti pastaj perfshin facebook etj, por nuk ka te beje), por meqe s’u futa ne detaje, te drejte e ke keqkuptimin.
Autoret e mirefillte, ose diskutuesit qe mbanin lexuesin te ngjitur pas ppu, u trolluan gjate, dhe rëndshëm. Ne syte e admineve (se s’ka mundesi ndryshe), ergo me aprovimin e tyre. Kjo nje, pastaj i vie radha sedres se lenduar te autoreve, etj, po nejse, jane detaje teper te brendshme si te thuash, qe me lehte si muhabet permbyllet me nje facebook won!
Ps, Edhe brazili won! Edhe gjermania won! Po qysh me fitu shqipnia eshte fjala 
Respekte
PPU i viteve 2007-2013 nuk ka ndonje ndryshim te madh nga ana editoriale me kete te 2017tes, por si cdo gje tjeter perdoruesit ndryshojne. 10 vjete eshte kohe e gjate.
Jam me Blendin qe FB fitoi. Gjithashtu eshte mis-karakterizim i PPU te quhet blog.
Pikerisht per kete e kisha dhe une. Nuk thashe se ka ndryshuar gje nga ana editoriale. Kane ndryshuar perdoruesit. Nuk dua ta bej nje “te vjetrit kundra te rinjve” por besoj se shihet ndryshimi ne menyren e komunikimit.
vec gjembi s’ka ndryshuar ne ppu, gjembi ishte gjembi mbeti, deshmitare materiale (a virtuale) historike e ppu-se

Peshku…pse s’beni kolazhe momentesh sic ben facebooku…do ishte shume fun t’lexonim fjalite tona me te spikatura nder vite, sidomos kur jane te shkeputura nga konteksti