Gati për ndeshjen me Spanjën!

206 postime 8138 shikime 9 tetor 2016 në 11:40 e paradites
BeluliXVI

squarepusher

testi i vertete per keto ndeshje kualifikuese. fitore!!!

Dhori

Shpresojme te luajme ne sulm
nuk kemi cfare humbim dhe publiku te jete i gjalle gjate gjithe takimit per ta mbeshtet skuadren
Spanja nuk eshte me e dikurshmja

ada

Duke u lutur! :smile_cat:

Aquamarine

Dihet cdo te thote te luash me Spanjen, keshtu qe s’ne mbetet tjeter vec t’i japim zemer cunave tane te qendrojne deri ne fund te forte dhe pa e humbur shpresen dhe te lutemi qe fati te jete me ne. Fitore!!

TironciLebetit

Cunat te luajne pa komplekse se eshte thjesht ndeshje futbolli…uroj qe argetimi i tifozerise shqiptare te vazhdoje gjer me sabah me gaz e hare e festive…festime…festime.

machitewa

Filloi Ukraine - Kosove :slight_smile:

peshkuikuq

Arbitri i ndeshjes ishte një bukëpjekës nga Holanda…Ku na i gjenjnë ne këta mo derman, leqë holandezët arbitra na kanë ndëshkuar gjithmonë…Unë besoj sonte që me autobus apo jo do marim s’paku një pikë…Forca djelmosha, forca Shqipëria! :v::v::v:

peshkuikuq

Ukrainë - Josove që sapo filloi ka rreth 1000 vetë në stadium, :trumpet: Eja mbilidhuni në firisfistun !

Tirona-4ever

Kur fillon? 15 shkronja bohuni se s’i bohet ndryshe dermoni :smile:

BeluliXVI

shorti mbase u tregua pak i ashper, por kalendari i ndeshjeve eshte bujar per ne. 2 ndeshje ne kohe te shkurter, por njera e lehte me Lihtenshtijnin ku jo vetem morrem fitoren lehtesisht, por De Bizai pati luksin te linte jashte formacionit baze 3, 4 lojtare shume te rendesishem per ndeshjen e sotme… (Agolli, Lenjani, Xhaka ndersa Abrashi luajti vetem 1 pjese)… keshtuqe sot kunder Spanjes do te kemi nje skuader te fresket.
nga ana tjeter, Spanja luajti nje ndeshje te forte 3 dite me pare ne Itali, dhe natyrisht qe sot do duan te fitojne, por nuk shoh arsye te jene te motivuar 100% sepse te gjithe konkurentet do ti presin ne shtepi ndeshjet e ardhshme dhe e kane esencialisht situaten nen kontroll per te grumbulluar piket e mjaftueshme qe u nevojiten per vendin e pare ne grup.

BeluliXVI

booo, te dhembkan syte nga keto fanellat e verdha te Kosoves…:eyeglasses: .:stuck_out_tongue:

machitewa

Vendesit zgjodhen te kaltren,

Alba2265

Duket pak I veshtire muhabeti kur edhe de biazit qe eshte pergjithesisht optimist e I inkurajon djemte qe te maten kudo e me kedo pa ndroje llafoset sikur I ka hyre lepuri ne bark :grinning:

Tirona-4ever

Shiko Belul, se rregulli i tavolines eshte qe dollibashi jep dhe link, ore, s’po themi birrat :stuck_out_tongue:

machitewa

hengreM, thuaj, or patriot :smiley:

Tirona-4ever

Albanien, se TVSH eshte mekur. Rrofsh per linkun e Kosoves.

BeluliXVI

jo mor byrazer, golin e hengri Ujkani…Bunjaki… dhe Halil Matoshi me shoke.:smiley: .:smiley: -une nje Kombetare njoh, Kombetaren e Shqipetareve !! por ama perfaqesuesja e Kosoves ka simpatine time sa here qe luan e do te luaj…:slight_smile:

machitewa

Ah, vellezerit kineze dmth :). Fair enough

BeluliXVI

po pse e kerkon te mua fair-llekun mor vlla ?! -ja, ti e pe vet : bosh stadiumi aty, askush ska shkuar ta mbeshtese Kosoven… as ti…:stuck_out_tongue:

ndersa simpatia ime per ekipin e Kosoves, kunder kujdo kundershtari qe do te luaj, eshte e sinqerte !.:slight_smile:

Fikret

gol Lenjani sot

machitewa

Belul, Ukraine nuk na njeh si shtet, ka kerkuar stadium neutral. Ndeshja luhet ne Poloni.
Polonia “per shkaqe sigurie” kishte vene kusht te jene prezent vetem 999 shikues ne stadium. Dmth vetem te ftuar ne federatat perkatese.
Perndryshe do t’i shihje kush jane Dardanet :stuck_out_tongue:

Tirona-4ever

Faleminderit por serveri … na konsideron Trumpiste. :smile:

TironciLebetit

Kur Shqipet luajne me Kombetaren luajne si Shqiptare me gjith defektet tona, ndersa kur Kosovaret luajne me ngjyre te verdhe me kujtojne ekipet Jugosllave, lojtare te talentuar por sikur si lidh gjo me njeri tjetrin. Me mire se ne luann teknikisht por nuk ishin te lid me njoni tjetrin si Jugosllav. Emer individual bojshin me klubet e huaja gjithmone por kombetarja e tyre qe me e dobet.

TironciLebetit

Ore do bojn noi gol per flamurin BLU Kosovaret apo do hane vetem petlla e do rregullojne golavarazhin e Botes?
0-3 ne fushe asnjanese.

Mimoza_llastica

Let’s go Albania. :heart_eyes:. 1-1 Kane me dal.

Alba2265

Foxsportsgo.com po e transmeton .cilesia e shkelqier.ne pothuaj ehengrem nje btw .2 raste spanja already .inshallah hoxha i mavraj ka shkruajtur ndonje nuske te mire.fusha fringo e re do bohet me mbjell patate pas ndeshjes .

Vlonjat

Di gje njeri kush e jep nga kanalet shqiptare? Kam kete boxin e shqip tv

Tirona-4ever

Mbrojtja qeka si kullojse makaronash. Po paten kte menje …

Vlonjat

Lere lere se po e jep tvsh

Alba2265

Si shpjegonet me 10 vete ne mbrojtje spanjoli eshte I lire te gjuaje.

BeluliXVI

po ta spjegoj une, po nuk e di nese do ta kuptosh…:stuck_out_tongue:
-eshte qarkullimi dhe kombinimi i shpeshte i topit si dhe levizja inteligjente pa top e futbollisteve te tjere spanjolle qe çorjenton mbrojtesit tane ku disa humbasin pozicionin dhe kundershtarin. kjo ben te mundur qe nje spanjoll te dal i lire te topi. por ky eshte edhe futbolli sublim, modern…po luajme me nje nder ekipet me te mira te Botes sot.

Alba2265

Je panevojesisht I hidhur nganjehere beluli i madherishem por sot eshte nje dite uniteti keshtu qe nuk po e ve re .:grinning:

TironciLebetit

A ka mundesi qe te pakten sot mos me I bo tifozllik Spanjes ish kampioneve te botes dhe Europes?
Forca Cuna Edhe pjesa pare pa gola mire Eshte

ada

Pse u mbush fusha me tym se kuptoj?

Tirona-4ever

Pazari i funit Fiqo. z. Trump t’na japi fitoren, nuk e shaj mo … deri ne darke.:stuck_out_tongue:

Alba2265

Teknikisht e fizikisht lart spanjollet nuk ka pas faj ganiu qe e kishte me frisked kete ndeshje .po keta gomeret qe hedhin fishekzjarre duan te perjshtojne shqiperine me zor nga aktivitetet nderkombetare a si?

Mimoza_llastica

Ca Po I Ben Spain . Boh. Menjehre e humbin topin keta merhumat tone. As 3 seconds Se mbajne dot

ada

Mos na i shaj cunat :stuck_out_tongue: Na i hoqen petllen ngelen kulac tek porta jone

Tirona-4ever

Rri o Llastice. Shume mire po lujn, ja sa te mos ta kete menjen spanja ta kapim per …

Alba2265

Nuk behen finte ne zone te rreptesise me spanjollet neper kembe.topi duhet shkelmuar sa me fort sa me larg.

Mimoza_llastica

Po Po Tirone sh mire. Lol. Nje pasim spo bejne , S’jane ne gjendje.

Tirona-4ever

Detyra eshte te mos hajn gol, pasime … mas neshjesh

Alba2265

Damn agoli nje te verdhe kot.

TironciLebetit

Memushaj e boni kaps iniesten. Beqirat Spanjoll 2 brryla per 30 seconda. Tifozlliku si shpirti

BeluliXVI

nuk e kuptoj pse eshte Lila dhe nuk eshte Abrashi apo Kukeli ?

nejse, sic e thame luajme kunder nje prej ekipeve me te mira te Botes, spanjollet jane kaq te perpunuar e te harmonizuar teknikisht me njeri-tjetrin, saqe shpesh e luajne topin automatikisht,symbullur, sepse e dine qe eshte gjithmone nje bashklojtar i tyre…

keshtuqe zborit spanjoll e dinim qe nuk i shpetonim dot… tashi pejsa e pare u mbyll 0-0, sa me shume minuta ta mbajme keshtu rezultatin edhe pjesa e dyte, do irritohen spanjollet dhe do dalin nga ritmi i tyre, do hapen. edhe ne shpresojme te krijohet ndonje shanc i arte per ne.

Tirona-4ever

Ishalla te jete dita e shoncit per Berishen thuj. (jo per ate te keqin te kuptonemi):smile:

Fikret

Amon mer se po kercasim dhomet nga sikleti si qukapiku ne Siberi

squarepusher

deri tani paskemi fat. ku tersi?

TironciLebetit

Pjesen e dyte do filloj Terrorri Spanjoll pas leximit qe na kan bo pjesen e pare. Shpresoj qe Giani te boj ndonje ndryshim taktik per te fituar kohe?

Seahorse

Aman ishalla nuk hame ndonje qofte ne minutat e fundit se nuk na e mban dot me zemra

Alba2265

Nuk I dihet pas pjeses se pare tanet kane fituar besim .

squarepusher

nuk e di po kjo ndeshje sikur s’me fut frike. ndeshja me Italine pastaj, gje tjeter

Mimoza_llastica

Si quhet ai qerosi qe luan ne mbrojtje? Pse nuk eshte ai? Ai ishte mbrojtes i mire.

BeluliXVI

problemi te kjo ndeshje eshte qe ne nuk mund te mbajme topin… e dorezojme shume shpjet ne 2, 3 sekonda, dhe kjo ben qe spanjollet te luajne shume lart ne zonen tone se nuk ndihen fare te kercenuar… nese do benim nja 2-3 aksione , dmthte krijonim disa minuta te mira ne sulm, edhe spanjollet do konsideronin lojen e tyre sulmuese… sepse keshtu si eshte tani,spanjollet mbeten neper kembet e Berishes…:smiley:

Seahorse

Sa gjynah o Berisha!

Tirona-4ever

kaq qe, e 10 berisha, kot nuk thone qe ai e ka gjithmone fajin

Vlonjat

Me vjen keq Belul por duhej te kishe permendur dhe raporti i lojatarit me topin, distanca midis lojtarit dhe topit ( max 10cm) sikurse dhe raporti i lojtarit me fushen. Une i kam thene keto gjera kaq e kaq here por siduket disave nuk iu pelqen mendja e specialistit. Kaq …kaq doja me thene.

Mimoza_llastica

C’eshte ky portier idiot kshu!! Ueeeee

Seahorse

Tani le te dalin njecike ne sulm se nuk kane cfare humbin me

Alba2265

Tanet duken te lodhur .1-0 do te jete fat I madh.

zeqo

u shpu kazani tashi😂

Tirona-4ever

Ku filloi dhe shiu, u jep dore sulmusve, mbase ndikoi dhe ne gabimin e Berishes.

Seahorse

Ueee sa e ktheva te stacioni tjeter. Maqedonia 2 - Italia 1!!!

BeluliXVI

lajm i mire ,po humbet Italia 2-1 ne Maqedoni, keshtuqe do mbetemi ne vend te dyte…:smiley:

Tirona-4ever

Pirdh i hoqen breket kta.

Mimoza_llastica

Haha :joy:. Nuk shifen me.

Alba2265

Mbahu belul miqte shendoshe.ika une se nuk kam zemer tandjek deri ne fund.

BeluliXVI

ik, ik se po te therrasin… :grinning:

Tirona-4ever

Po Lorik Cana qeka bo drink kshu

BeluliXVI

ik, ik se po te therrasin:smiley:

Aquamarine

Forca Shqiperia!! Edhe pak edhe pak mund te shpetojme pa gol…:dizzy:

Tirona-4ever

E mer Fiqo te thash qe rrena i ka z. Trump, as barazim s’na dha.

Elba

loje pa emocion kot

TironciLebetit

Keshillohet qe femrat te shkojne tek tema e Trumpit se ndonese kan gjithmone te drejte smorrin vesh nga futbolli. Please…
Forca Cuna boni nje gol per flamur

ada

I coni nje kafe atij portierit te spanjes se kot po rri, ska ca te bej i shkreti, se asnje top nuk po i vete…:slight_smile:

ada

Tersi eshte Rama qe vete ne stadium me xhupin e italise, mire ne qe na solli ters por i solli edhe italise :grinning:

Neurogenesis

Ti kopjon batutat e jetaoshqef. Sje ne facebook ketu

TironciLebetit

Amon mer I gol dum…kaq

ada

:stuck_out_tongue: He se e beri Italia golin mos qaj L)

Neurogenesis

Po rri er urte shyqyr qe spo hajme nja 4 gola te tjere rresht dashke dhe gol ti

Tirona-4ever

Te kishin lujt qe ne fillim kshu. Kot u myllen aq shume.

BeluliXVI

Ok, vetem dy fjale: mision i pamundur !!

Neurogenesis

Une qaj vetem kur qeroj qepë

TironciLebetit

Po rri mer se golin e pare te dhurum e paten pederat e Spanjes. Ndeshja qe ndertu per barazim por sduhet me bo gabim. Nuk e hongrem petllen prej presionit spanjoll.

ada

I paske syte e dobet :stuck_out_tongue:

Mimoza_llastica

Loje teper boring, pa pike emocioni. Te mbaruar mos bejne asnje pasim.

Neurogenesis

Po dakord jam po ngelen mbi 90% te kohes para portes tone. Kushdo qe te ishte do kishte çedu keshtuqe sme habiten golat qe hengrem. Ta kishim largu icik ate mut topi te kishim dal 1 me 0 po edhe 2 me 0 seshte keq se mund te kishim perfundu edhe 7 me 0.

Neurogenesis

Ngaqe nuk qaj per asnje lloj gjeje e nxjerr ndjeshmerine te qepa :wink:

ada

Mire ben pastron edhe syte me ate rast…

TironciLebetit

E kam gjetke… Kur synon Per barazim nuk mund te dhurosh. Golin mund ta kishim honger ne pjese te par por smund ta dhurosh ne pjese te dyte pa pressing.

pemaa

Kishim luajtur dhe me ekipe te tjera te medha po si kete here s’kisha pare. Spanja ekip perfekt nga te gjitha anet. Me shume s’ke c’u kerkon taneve. Objektivi real (dhe prape i veshtire) mbetet vendi i trete qe do na mundesoje nje renditje te mire ne fifa per eleminatoret e europianit.

Alba2265

Ky KM yne po thyen cdo record absurditeti.cili perfaqesues i larte shteti shkon ne stadium per te ndjekur kombetaren e vendit te tij I veshur me gear te skuadrave rivale?

BeluliXVI

kjo humbje iku dhe nuk eshte turp ne fakt sepse dizniveli mes futbollit tone dhe atij spanjoll, eshte i hatashem ! kjo humbje mund te klasifikohet poetikisht si: ‘‘kronike e nje humbje te paralajmeruar’’.

tani te mbledhim forcat edhe pas 1 muaji te fitojme patjeter ndaj Izraelit, qe eshte edhe kundershtari yne i natyrshem ne kete grup. kjo eshte detyra jone! per me tutje pastaj, cfare te sjell fati…

Albano-id

nuk me shqeteson rezultati por zhvillimi qe ka skuadra qe nuk po gjen ate skeme qe te beje futboll, luajme gjithnje ne te njejten menyre loje mbrojtese pa strukture, pa guxuar, pa presuar, me vertikalizime te shpejta qe e humbasin topin, fizikisht ne nje forme te dobet. Sot spanjes duhet tia kishim kthyer pressingun ne te njejtin monedhe qe ne mesfushe, duke i prishur lojen dhe duke rrezikuar.

Fikret

Tersi :frowning:

BeluliXVI

edhe si mund ta besh kete: edhe ti prishnim lojen spanjes, edhe presing … edhe te rrezikonim… -edhe keta do ta benin lojtaret tane qe luajne te Grozny, Bazeli, Peskara, Baku etj… - si mund te realizohet kjo perballe lojtareve te Barcelones edhe Realit te Madridit ??!

machitewa

Nese e ke humbjen te paralajmeruar, pse parkon autobusin para portes?! Cila eshte logjika?
90 minuta asnje gjuajtje ne kuadrat te portes kundershtare. Asnje pasim me shume se i pari tek i dyti (qe humb topin). Ne Shkoder :slight_smile:
Ekip me “expert italian” :smiley: :stuck_out_tongue:

Albano-id

duke mos rreshtuar mbrojtjen ne ate menyre, duke guxuar me nje skeme tjeter dhe porosi te tjera loje ndaj lojtareve, zgjedhje te tjera lojtaresh, per te kompensuar disi disnivelin teknik dhe mungesen e lojes ekipore. dukej qe dyshja e mesfushes nuk funksiononte; ne nuk kemi nje berthame te qendrueshme lojtaresh, por futbolliste te nje ekipi te pakoaliduar qe lozin nje ndeshje e zhduken, nuk arrijne ne kete menyre te lidhen e te njohin mjaftueshem levizjet e njeri tjetrit, cka sjell mungesen e krijimit te automatizmit, qe te siguron befasi dhe rrjedhshmeri ne loje.
degjova de biazin mjaft nervoz ne nje interviste ku pranonte se lojtaret tane mund vetem te benin ate qe bene sa here merrnin topin, pra justifikonte totalisht mbajtjen e topit 70 me 30 perqin

BeluliXVI

-po ja, me kete fraze ti vet i jep te drejte De Biazit si dhe argumenton totalisht ndeshjen dhe rezultatin e saj e sot ! -Spanja ka nje shkolle futbolli te veten, si dhe me e rendesishmja ka nje grup lojtaresh kryesisht nga Barcelona edhe R.M qe luajne prej vitesh me njeri tjetrin… -nuk eshte rastesi qe Kombetaret me te sukseshme prej 15 vjetesh jane Spanja dhe Gjermania, qe te dyja kane fatin qe bazen e lojtareve e marrin nga vetem disa ekipe, Spanjen e thame, dersa Gjermania nga Bajerni.

kjo ndeshja sot me kujtoi ndeshjen qe luajtem ne para 3 ditesh ne Lihtenshtijn… edhe ne atje kishiim 70-80% zoterimin e topit… vetem se sot Lihtenshtejni ishim ne.

elian

Me kete batute e mori dhe Lutfiu fjalen e tij tek Procesi Sportiv (live, para 10minutash). :smiley:

BeluliXVI

hahaha, vertet.:smiley: ? -e lexojne peshkun qeratenjte… po hajt mo ska gje, ne jemi zemergjere.:slight_smile:

Albano-id

po [quote=“BeluliXVI, post:104, topic:440”]
-po ja, me kete fraze ti vet i jep te drejte De Biazit si dhe argumenton totalisht ndeshjen dhe rezultatin e saj e sot ! -
[/quote]

po nje nga detyrat e de biazit eshte pikerisht qe te krijoje nje berthame te qendrueshme dhe skuader, se nuk ka pak po 4 vjet ne ate post.

Lev

Sapo jam kthyer nga ndeshja me Spanjen.
Ju siguroj nje gje. Spanjollet jane alien ne perdorimin e topit. Te jashtezakonshem. Kush thote qe mund te benim me shume, nuk e ka idene se kush janw spanjollet.
Pressing?
Kujt do ti besh pressing? Iniestas? David Silvas? Kujt? Ato te driblojne ne cdo situate dhe japin assist sulmuesit.
Kjo mbrojtje e ulet dhe rreshtim para 16-shes ishte e vetmja menyre. E faktikisht funksionoi se golat nuk i hengrem ne nje sulm spanjoll, por gabime individuale apo teknike individuale si goli i dyte i D. Costa.
E pare ne TV nuk e kupton kurre cfare teknike kane spanjollet!!

BeluliXVI

une mendoj se e ka bere kete De Biazi… per here te pare kemi nje skuader qe di te mbrohet taktikisht e ne menyre te disiplinuar si ekip. edhe ka marre edhe rezultate, se masa kjo eshte, rezultati.
mirepo duhet te jemi te sinqerte, kaq eshte takati… nuk mund te nxjerresh dhjam nga pleshti. pra ekipeve te tilla si Spanja ne nuk kemi cfare tu bejme.

ndersa mendoj qe te tjera difkte ka De Biasi si trajnier… edhe e kam thene edhe here te tjera. eshte tmeresisht konservator dhe defensiv , edhe me ekipe pak a shume te nivelit tone… rasti i fundit p.sh ishte ndeshja me Maqedonine ku mendoj se duhej te luante me mesfushore krijues e me natyre sulmuese.

Lev

Cast i shkeputur nga fundi i pjeses se pare. Nje top zbret pikiate afer zones ku ishte Iniesta. Ai ben dy hapa. Nderkohe dy te tonet e sulmojne.
Topi pikiate nga lart. Iniesta e stopon me qetesine me te madhe, e thith ne vend. Si zam nder kepuce e ja kalon shokut.
Ec e merru me to.

BeluliXVI

pse gezon mo ? -nuk eshte turp te mundesh nga Spanja, jooo, se ata jane maja e futbollit boteror. -dhimbjen e humbjes tende, kunder Ukraines qe nuk eshte kurresesi niveli i Spanjes edhe qe luhej ne nje stadium asnjeanes, bosh, pra jo ne fushen ukrainase , ti po tenton ta kthesh ne force duke tallur me humbjen e Kombetares se Shqiperise… kjo quhet poshtersi dhe pabesi mor ditezi !.:slight_smile:

Lev

E fundit.
Kemi bere paraqitje dinjitoze. Humbem nga nje gabim.
Spanjollet nuk e fituan kollaj.
Me mire kshu, se felliqja e Kosoves me kroatet sepse donin te luanin “ballehapur”

TironciLebetit

Jo mor trap idiot une te du se je vllau em o koqe kanari… Por mos mu zgerdhi kur ne bojm neshje mbojtese me Spanjen dhe na bien breket… Nuk marrimdot 0-0 Kjoeshte humbje… Kush do me lujt ma Mir me spanjen te heqi kepucet nga gozhda e te luj ma mir. Por mos mu zgerdhi kur humb kombetarja e Shqipeve me Gjimshitin e Aliun… Sdum zgerdhimje…po ti ske lujt futboll ne jete tande.

machitewa

Ku e pe gezimin o ditebardhe?! :slight_smile:
Nje ekip qe vjen nga kampionati evropian, per 90 minuta nuk ka dy pasime te sakta, zero gjuajtje ne porte, ne Shkoder. Viti 2016, kur “s’ka ekipe te medha e te vogla”. Apo jo?

Dhe hiqesh tip eksperti pale. Spanja ne dy vitet e fundit ka humbur loje me 4:0, Brazili me 7:0. So what? 90 minuta si vendes asnje gjuajtje ne porte, as dy pasime te sakta.
Maqedonia i beri zbor italise deri ne sekondat e fundit.

BeluliXVI

po nuk kane lidhje keto qe thua, sepse Spanja para 4 vjtesh mundi ne finale te kampionatit evropian Italine, qe eshte disa nivele me lart se Shqiperia, 4-0 edhe Italia nuk e kaloi dot mesfushen per 90 minuta. sa qe ne fund portjeri i Spanjes i lutej arbitrit te mbyllte lojen me shpejt se po turperohej Italia…

dhe mos krahaso molle me dardha. kur jep shembull Maqedoni-Itali, sepse Italia nuk eshte Spanja , luan tjeter futboll, madje te ‘‘jep terren’’ te luash, por ne fund fitojne ata.

une nuk jm ekspert, por futbolldashes. por ti mos hajde ketu me statuset Matoshit ne fb qe ngushellon veten me humbjen e Shqiperise nga Spanja, madje e quan edhe rritje te futbollit te Kosoves sepse medemek arriti te gjuante dy here ne porten e Ukraines. apo mos je vet Matoshi ti, se te ngjakan dy shkronjat e para te nickut.

p.s une nuk u gezova per humbjen e Kosoves sot.

machitewa

Te jem i sincerte, gjate gjithe komunikimit ketu sonte, nuk e kam te kjarte kete punen e gezimit per te cilen insistoni. Nese vertet e mendoni atehere eshte banale si nivel.
Nuk kane te bejne keto me topin e futbollit dhe lojen aspak. Eshte turp sepse lojtaret lene zemren ne fushe.
Nese te kam inat te natures qe mendon, kemi sa te duash tjera argumente, por jo ne futboll. Krim e korrupsion e felliqesi si ne Shqiperi si ne Kosove. Por nuk mund te me thuash qe ato qe thashe per lojen sonte, nuk qendrojne. Ti mund te thuash arsyet pse eshte ashtu, e jo pse gezohem. Mund te gezohem ne mendjen tende, por s’kam c’bej aty :wink:
Po e paraqet spanjen si nje ekip pa repart te mbrojtjes pa porte e pa portier. Per te arsyetuar nje humbje. Pa nevoje. Humb barcelona, humb reali etj. Normale.
Nuk pati as mesfushe as sulm sonte shqiperia. Vetem repart te mbrojtjes. Nuk ka 90 minutesh pa rene ndonje gabim, dhe kir s’ke reparte tjera patjeter i mbetet te gaboje mbrojtja (qe eshte fatale). Ku t’i merrte shqiperia gabimet e saj ne sulm a mesfushe?
Te jesh i bindur qe me kete lojen dhe taktiken qe beri sonte Shqiperia, cilido ekip ne vend te spanjes do te bente tre gola. Edhe lihtenshtajni. Nuk te linte opsion tjeter perveq t’i shenosh.
Nejse, tekefundit nje loje eshte, jo fundi i botes. Ja qe duam te gezohemi ndonjehere, pastaj shfryjme per humbjet.

zeqo
zeqo

pse e la me aq Spanja! vetem dy gola. kjo ja vle per ta diskutu.

Pjetermustakuqi

Loja u be e tille. Topin e kishin spaniollet. E qarkullononin dhe e qarkullonin pothuajse me nje takim deri sa dilte jashte. E mernin tanet. Berisha pas te Agolli apo Hysaj dhe ne pasin e dyte,topin e mirnin spanjollet. E qarkullonin dhe e qakullonin deri sa topi dilte jashte.
Respekte pe Mavrajn dhe Gjimshitin. Dhe Agolli nuk ishte keq. Hysaj e lliu bashke me Berishen qe pervec asaj gafe,lujti shume mire.Mesfusha inegzistente. Memushaj,Xhaka nuk shiheshin me sy. Roshi s’ra ne kontakt me topin pothuajse fare. Ti merje pike asaj Spanje,mision i pamundur.

Alba2265

Kjo eshte arritje madheshtore .dikur spanjollet na kane mundur prej 5 ne 9-0 .sonte vetem 2-0.nuku keq per nje rag tag team .

Elba

lojtare te lodhur :angry:

zeqo

Tani i pashe golat

Mimoza_llastica

Spanjollet nuk fituan kollaj? Wth. Lol. Ato mbajten topin gjithe kohes. Biles e cuditshme qe ben vec 2 goals Kur loja u be vec para portes tone. Mos mbajne topin vec 3/4 sec Une skisha pa. Loje koti. Me aq e lane vete spanjollet, 2 gola. Me ate qe I Benin topit…

Lev

Nuk fituan kollaj jo. U desh gabimi qe te shenonin.
Topin e mbajne ato sepse jane mjeshtra.
Une isha ne stadium e ti shikosh cfare i bajne topit, te iken truri.

BeluliXVI

"Te jem i sincerte, gjate gjithe komunikimit ketu sonte, nuk e kam te kjarte kete punen e gezimit per te cilen insistoni. "

-po ja mo ta qartesoj une ty “punen e gezimit”… -u fute ne kete teme , qe ne fakt u hap per ndeshjen Shqiperi-Spanje", per te folur e na lajmeruar per ndeshjen Ukraine-Kosove. -Ok, te respektuam e ndoqem dhe folem edhe per kete ndeshje…
mirepo kur mbaroj ndeshja e Kosoves, nuk te pashe me une ty ketu te na beje ndonje koment analize medemek… as une nuk komentova per humbjen e Kosoves, skisha arsye te provokoja, thjesht me erdhi keq qe humben.
…mirepo papritur ti qe u zhduke pas humbjes se Kosoves, na dole ketu me analize duke na qesendisur per humbjen e Shqiperise ndaj Spanjes, pa harruar ti vendosesh ne fund te komentit 7 nga ato kokeverdhat tallese .

-mua pra, pervec provokues e i pabese, mu duke edhe goxha i gezuar.

Pjetermustakuqi

Nuk kemi fat. Pse,do thoni ju. Ne perballje me kete Spanje, te pakten te ishim ne diten tone me te mire,mirpo, fatkeqsisht s’ishim.Mungesa e Sadikut,kondicioni jo i duhur i gjithe mesfushes dhe Hysaj ne nje dite te keqe. Perfundimisht,jam kunder filozofise se ketij traineri. Ndoshta po t’mos luanim keshtu,Spanja do na rraste 8 apo 18 gola,po ky ndalon “me ligj” cdo lloj inisiative sulmuese. Nja dy here qe guxuam, ja dolem qe edhe te rrezikojme. Spanjollet ishin te paberbalueshem,edhe kjo duhet thene,po mesfusha jone ate lloj presingu qe na ushtronin ata,ja ka dale te t’a perballoje me veprime teknike ne levizjet ne mesfushe,duke nxier jashte loje ekipin kundershtare .Mbreme mesfusha s’ishte kerkun dhe u shkermoqem.

BeluliXVI

-pikerisht…pikerisht, gabimi eshte direkt pasoje e lojes se tyre pozicionale dhe presing i forte deri te mbrojtja jone… “gabimin” te goli i pare e beri Berisha, po une them qe gabimi filloi qe te mbrojtesi ,Xhaka apo Agolli sme kujtohet mire, qe i ktheu topin Berishes se skishte ku ta conte… ja, ketu fillon problemi. madje kete gabim , duke ja kthyer topin njeri tjetrit mu ne qender te mbrojtjes, e bene 3, 4 here para golit por shpetuam paq. normale qe do vinte nje moment qe do ndeshkoheshim.

Pjetermustakuqi

faji ishte i gjithi i berishes (fajin e ka berisha si gjithmone :smiley: ). nuk ishte nen presion te atille sa ta dorzonte topin te kundershtari. kthimi i topi te ai ishte veprim normal.sidoqofte,goli atyre do t’u vinte,vec ndoshta po te rezistonim pak me shume ne pjesen e dyte,mund te viheshin nen presionin e kohes.

machitewa

Belul, une tek ndeshja shqiperi-spanje paskam permendur nje ndeshje tjeter futbolli, dhe ti e merr provokim?!
Derisa tek tema me de niro ti me pyet per ekipin e Kosoves, dhe s’pate asnje problem.
C’i ke keto standarde te pesefishta mor derebardhe?
C’te analizoja per Kosoven kur gjerat jane te kjarta. Ta thashe dje a pardje, djemte jane te te talentuar dhe te guximshem, duhet te presim si dhe dore trajneri.

Ndersa kam nderhyre per komentet tuaja rreth lojes se vdekur te shqiperise perballe spanjes. Per te pesten here po ta perseris: nje ekip qe vjen nga kampionati evropian ne France sivjet, per 90 minuta loje nuk i ka dy pasime te sakta, zero gjuajtje ne porte, si vendes ne Shkoder, pa mesfushe pa sulm.
Pjetri tha “ti merje pike asaj spanje ishte mision i pamundur”.
Po c’faj kishte spanja mor zoterinje, te mos i merje pike asaj shqiperie te pjerdhur ishte mision i pamundur. 11 hunje druri te ngulitur para portes per te ndalur topin me fat.
Do te vendosim autobusin bile mundesisht pa rrota, tha de biasi para lojes. E cka duhej te bente spanja e shkrete ne kete rast? Pervec te mbante topin dhe ta kalonte neper hunje te vendosur nga eksperti italian? :slight_smile:

Tirona-4ever

Po gabime do ndodhin perndryshe s’bo njeri gol fare. Ky komentatori amerikon kshu e komentoi, po i bojn presion gjithe kohes tha, e heret a vone albanezet do bojn nei gabim, sic dhe ndodhi. Mo i 10 qe goli i dyte, e hongrem tamom si nei ekip lagjje. Shyqyr e morrem masanej vehten, ose spanjollet s’deshen mo, se do na kishin bo shoshe. Tashi dhe vete fakti qe pretendojm me Spanjen tregon qe jena rrit shume ne futboll (kohe rilindje mo :stuck_out_tongue:).

BeluliXVI

e mire mire, ti po haperdihesh kot fare ! -nuk eshte problemi pse permende ndeshjen e Kosoves tek tema e ndeshjes se Kombetares, jo ! kete thjesht ta permenda per te te treguar radhen kronologjike te nderhyrjeve te tua meqe se kishe te qarte . dhe nderhyrjet e tua ishin gjithandej provokative , pa fshehur nje fare kenaqesie.
ndersa une sa hera ta kam permendur dhe kam folur per ekipin e Kosoves, edhe te De Niro, ku thashe vet qe jam jashte teme, nuk kam provokuar, por kam folur zeriozisht !

nejse, se sdua ta zgjase me se u be terkuze. nuk eshte nevoja te flasim me bashke.

machitewa

“gjithandej provokative” :smile:
Ti njemend qenke belul e shkuar belulit.
Edhe une mendoj se mjaft u njohem.
Tung :slight_smile:

Lizander

Se pari ti mos merr kot e mos na trego se kush jane Dardanet, se te siguroj une qe jane nje grupim i krijume per t’i sherby maskarenjve qe duan te krijojne kombin kosovar. Tifozllik per Kosoven do bojme te gjithe se gjaku qeka mo i forte se llogjika. Po me llogjike duhet me qene kunder se ajo perfaqesuese eshte nje arme kunder bashkimit kombtar. Ne gjithe keto vjet, ne nuk ishim te zotet te punojme sic duhet per bashkimin ne asnje fushe te rendesishme (ekonomi, arsim, etj). E vetmia fushe ku e arritem ishte futbolli. Tani duan te na percajne edhe ne kete fushe. A mendon se rastesisht luajme ne nje dite (biles shpesh ne nje ore)? Do mjaftonte nje kerkese nga te dy federatat qe te pakten kjo te mos ndodhte. Po duan patjeter te na ndajne. Sidomos ne Kosove, ku njerzit mund te jene te dyzuar.

Donald_theClown

Who’s your daddy ?

Pjetermustakuqi

Jo mo se golat bahen edhe per merite te kundershtarit - e tiron miku nga 30m dhe s’ka c’i ban portieri. Spanja na asfiksoi fare me presingun,s’na la me marr fryme,por nuk e godisnin porten fare,as nga distanca as nga gjysemdistanca. Donin te hynin me gjithe top ne porte dhe mund te rrezikonin te dilnin pa shenu gol. Kur te e ben nje presing te tille kundershtari,po te organizohesh me dy tre pasa te shpejta nje takimshe, mund t’i nxieresh kunderkohe gjithe ekipin,po plasa duke e thene,qe jo vetem per merite te spanjolleve,por edhe pse ne ishim dobet ne mesfushe,ata bene cfare deshen.

del-ta

mund te quhet e justifikueshme humbja ndaj spanjës,por te pakten te luftosh. hyrja ne loje me mëndësi humbësi,është vdekjeprurëse. te paktën të humbnim si sllavodonia! nqs se kundërshtari bindet që ti nuk ke për ta rrezikuar asnjëhere,ndeshja është e humbur që në fillim. nuk mund te hysh ne ring dhe ti kthesh bythën kundershtarit,se nuk i ngelet gjë veçse të ta fusë. po qe se ata ishin 100% te bindur për humbjen ,le ta linin ndeshjen aforfe! dorëzimi pa lufte është shumë acarues. kam përshtypjen që traineri ka më shumë faj sesa lojtarët.

Lizander

Dje qe shume e dhime. Nuk shkoi asgjo sic duhet. Ai shiu qe nuk po na ndahet, na eshte bo armiku numer nji. Dje duhet ta kishim aleat se supozohej te bezdiste spanjollet qe mbajne topin, po per cudi na coroditi ne. Dhe me thone te drejten e fiku komplet tifozllikun. Fajin e ka edhe TKZ qe rrite tu knu konge. Konget pervecse nuk i dine te gjithe nuk kane as nai impakt te ekipi ne ndeshje te tilla. Plus qe kur je me zemer te ngrime se po e hajme tani po e hajme pastaj, nuk o gjoja mo e lehte me knu. Dje duheshin vetem thirrje me ulerima qe perfshine gjithe stadiumin. Me mire varfer e me volum se sa konge te bukra e monotoni.
Nuk jom dakort as me zgjedhjet e Ganiut se ai Abrashi eshte i domosdoshem ne mesfushe (Kukeli po supozojme qe ishte i demtume). Lila jep shpirtin ne fushe po aq e ka aftesine, dhe mbi te gjitha nuk di te luaje ne qender. Edhe fiksimin qe ka me ate Memushajn nuk e mor vesh. Ai nuk me ka pelqy kurre mu. Nga nje lojtar organizues, une pres qe, ne nje ndeshje te tille super te veshtire, 30% te topave t’i japi te sakte. Po ai i dha te gjithe gabim. Kur hyri Basha dicka ndryshoi.
Sidoqofte rezultati 0-2 nuk eshte nai tragjedi. Ishte dicka pothuajse e paevitueshme me kete Spanje, qe eshte krejt tjeter nga Spanja e Europianit.
Belul t’u mush menia qe kisha te drejte kur thoja qe po te kishim lujte me Italine dje sot do ishim akome ne vend te pare dhe me shume gjasa me pike te plota :stuck_out_tongue:

Alba2265

Spanja ka shkolle futbolli qe I nxjerr futbollistet e klasit ne seri si simitet nga furra .ne kemi nje rag tag team me 14-15 lojtare qe mezi sa I ka mbledh Gania sa andej kendej duke i rene europes kryq e terthor.kurjane te gjithe ne forme e kundershtari ne dite te keqe marrim ndonje rexultat.nese demtohet ndonjeri prej tyre pastaj ekipi shkon si kove pusi .

Tirona-4ever

Shiko ne sportet me kundershtar gjithmone lu gabimi. Edhe ai rasti qe thu ti prej 30m, ia gje vegjen, pse e lon te lire, pse s’ia dhon kavilen ne dore etj etj. Ndryshe sportet individuale, robi ka korsine e vet e meno si me thy rekordin (bile dhe aty konkurrenca nimo). Sic e permena e tha ky komentatori amerikon, ka per t’i bo presion sa te bojn gabim. Bile permeni dhe neshjen me Francen, gabimin e bone ne minuten e 90te tha. Dmth kur ke ket diference nivelesh, kjo osht e vetmja menyre me provu shoncin, po u hape … ta bo shpelle tjetri. E shof qe ia paske vu synin pozicionit te Misterit. Icik veshtire se osht mik i km-se. :stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Misterin s’e konkuroj dot.:slight_smile: Aq takat kemi, e di,po edhe te fusesh ne fushe nje ekip te tredhur,nuk me ngjan se eshte gjeja e duhur. Me francen krijuam raste te pastra per gol dhe Memushaj qe po e kritikoj tani,ishte nder me te miret ne fushe.
Nuk kane qene ne shijet e mija dhe trainer si Murinjo dhe Kapelo,per kete arsye,hyjne ne fushe per te vjedh ndeshjen,jo per ta fitu. Kapelo kte e bani edhe te Reali,imagjino,dhe edhe pse doli kampion,e shkarkun.

Lizander

Pjetro, ajo Spanja e djeshme (po edhe ajo kunder Italise 3 dite me pare) ene Brazilin te kishte perballe do e vete para, jo mo ne. Sinqerisht dje De Biasi kishte vetem nje qellim te evitote valixhen me gola qe do ishte katastrofike per moralin dhe vetebesimin e ekipit. Humbja e djeshme na la te dhiere po krenare. Kush besote se do merrnim pike me Spanjen, thjesht nuk merr vesh nga futbolli. Po them besote, se per te shpresu, shpresonim te gjithe te nje mrekulli (une i pari qe shkoj atje ne mes te shiut).

Pjetermustakuqi

Shiu na toleroi dje Lizandro. Edhe une isha ne stadium.Ra para ndeshjes dhe gjate ndeshjes ka fillu anej nga nga min e 80,po na,u tregum te zgjut,s’kishte ca t’na bante se kishim marre me vete pelerinat. :grin:
S’e di po une vazhdoj te them se mesfusha jone nuk ishte ajo qe njohim. Nuk e kapen pothuajse asnje here nr tre te pasimeve,te pasi i dyte humnin topin. Pastaj,Spanja Spanje dakort.

machitewa

Si thua ti mor Lizander, per pordhet tua patriotike tiranase, ne te vazhdonim te luajme edha nja 30 vite neper ara e livadhe, te izoluar, derisa nanua, edi e saliu te puthen me vućićet per bashkimin kombetar?! Se qe thua ti, uefa e fifa nuk kane vetem gara nacionale, por jane klubet, motivimi i rinise etj.
A mendon ti se eshte rastesi qe spanja e italia luajne ne orar te njejte?! fifa ua ka me te futur edhe atyre. Se komploti FIFA kunder kombit pellazgjik eshte i thelle. Gianni Infantino dite e nate mendon si t’ua fuse pellazgjinjeve me orarin e ndeshjeve.

peshkuikuq

:innocent: :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: ::eggplant::alien:

Lizander

Pjetro nuk di car pjese te stadiumit ke qene ti (ndoshta ne tribune) apo sa tolerant ndaj shiut jeni ju me mustaqe te kuqe. :stuck_out_tongue: Po ne me mjeker te zeze (tek tuk) e gri (me shumice) nuk e durojme dot shiun, i cili te C5 nisi para golit te pare dhe u bo litar nga minuta e 70 e ca.

machitewa

Ore gojefelliqur, me sharje e urrejtje do bashkosh kombin?!
Merre halil matoshin bashke me beratin e futi mbrapa a ku te duash, faqezi.
Tashme 30 vite po behen qe humbin brezat e reja ne izolim te plote. Pa asnje perkrahje a stimulim, djem e vajza te talentuar me enderra te shuara, duke pritur nje dite si kjo qe te tregojne veten (tip dukati si majlinda kelmendi etj).

Me tregon ti sot mua patriotizmin ti pjella e monstrumeve tip dushan mugoshe e enver hoxhe, 100 vite nivel gabeli.

Pjetermustakuqi

Kam qene D2 , C 50. Po te vazhdonte vija e mezit te fushes i binte me kalu permidis hunes time. :stuck_out_tongue: Une kam hy ne stadium para ores 7 dhe pelerina i kemi vesh nga min e 75 e neshjes e mrapa. Po t’mos kishim pelerinat,mjaftonte per te na ba telef.Meqense ne Shkoder kemi hy nga ora 1.30 dhe shi binte, po ja, ashtu duke pikrru. Nga ora 2- 5.30,6.00 ja filloi vence,po ne ket kohe ishim neper lokale,pastaj pushoi per te fillu prap aty ku thashe.
Dhe meqe ra llafi i lokaleve, se shkodranet ankohen per KM-n se ju shau Voltanen,me ate stadium qe ju bani,ne dy neshjet me Kosoven dhe Shqiprine,biznesi aty ka xhiru minimalisht nja 1 miljon euro per secilen neshje.

del-ta

nga flamuri dukesh qe je rugovist. qartësoni njëhere a jeni per një shtet shqiptar te vetem ne ballkan apo jo,e pastaj diskutojme edhe anën sportive. se une psh kam përshtypjen qe ldk-ja eshte një parti jugosllaviste. nuk del hapur kunder bashkimit kombetar por as e perkrah. matoshi,spahiu e me radhe mbeshtesin linjen serbe te ‘‘kombit’’ kosovar’’,si mjeti më efikas per te penguar shqiptaret te behen faktor i rendesishem ne ballkan. po ashtu ,faj te madh kane edhe partite e shqiperise qe kane frike te flasin edhe sepse jane te ‘‘kapur’’ nga interesat serbo-greke,edhe sepse ketu behet propagande e madhe kunder nacionalizmit me pretekstin e integrimit.
ç’duhet bërë? e para te mos mbeshteten pdpslsi ne shqiperi dhe ldkpdk ne kosove. te behet presion per një kampionat te perbashket futbolli mbareshqiptar i cili do tju jape mundesine të luajne ne evrope edhe ekipeve shqiptare te kosoves. te heqe dore kosova nga perfaqsimi ‘‘kombetar’’ dhe te kete nje kombetare shqiptare ne gjitha sportet.
mos më thuaj që isa mustafa ka ndryshim nga dushan mugosha:-1:

peshkuikuq

Tema “Gati për ndeshje me Spanjën” duket që u përdhos…Nuk e kuptoj se përse debate të tilla nuk i bëni tek “Diskutime të lira” apo të hapet një temë tjetër për turqqelinjtë e Kosovës (jo shqiptarët) Vari hejbet me Gjilasin e Mugoshen, Thaçin Matoshin, demarkacionin…Shqipetaret e Kosoves janë mosmirnjohës, koha po e tregon, patriotizmen e kanë patur gjepur siç po duket, gerr gerr në fejsbuqe, blogje por po e tregojnë veten legena kudo e kurdo…fak

pemaa

Po si ka mundesi qe u trazuat te gjithe nga ky machitewa? kush eshte ky qe e pyet ti per bashkime kombetare a ku di une? Kosova nuk bashkohet me Shqiperine dhe pike, le te mendoje cte doje lsi-ja apo ldk-ja apo kreshnik spahiu. Ne rastin e Ballkanit ky eshte rasti i 4 ku e njejta etni eshte e ndare ne dy shtete pas rumani-moldavi, greqi-qipro, dhe bosnja. nuk i pjerdh europa politikanet e le me pak macitewen ose ne te thjeshtet.

Lizander

Pjeter kur i ke hap pelerinat ti o puna jote. Une po te thomi qe kur o bo goli shiu kish fillu. mund te shofesh edhe cadrat e hapme te fotografeve rrotull fushes.
Sa per “fitimet” e bizneseve ne Shkoder nuk e di si i bo llogarite ti po une per vete nuk harxhu 60-70 euro ate dite. Biles as ata qe kane fjete ne Shkoder nuk i kane harxhu shifra te tilla. Po edhe sikur te ishin te verteta keto shifra, stadiumi u be gje me paret e Kristaqit? JO! Nuk ia ka kush per borxh pra te shaje.

Lizander

Po ty te vuni njeri polic te temes? Mos le nom tani me keto budallalliqet per mosmirenjohje! Ndaj kujt e per cfare u dashka te qeka nje shqiptar mirenjohes ndaj nje tjetri (ne aspektin kombetar)?

machitewa

Delta, he per he mua me mjafton qe sot sheshet e Kosoves i kam te mbushura me permendore emra te zahir pajazitit, ibrahim rugoves, adem jasharit, fehmi aganit, luan haradinajt, skenderbeut, ismail qemalit, ukshin hotit, te fishtes e bogdanit, kadarese, lasgushit, bekim fehmiut e faruk begillit etj. Mundem lirisht t’i mesoj ne librat e historise ne shkolla.
Se nga e keni kete alergjine ndaj emrit Kosove e kosovar, e dini ju vete, ju qe pritet 50 vite nen diktatin e mugoshes qe sapo t’u hapen dyert se pari te kujdeseni qe te mbushnit bordellot e evropes me gocat e kushurinjeve e me faqe te zeza, pastaj t’i ktheheni patriotizmit te flakte duke zbrazur vrer kunder Kosovareve.
Kosova eshte shtet i pavarur. Se ashtu e deshi populli i saj. Pikë.

peshkuikuq

Pse bëhesh pallë o djalë, kush të përmendi me emër ?

Pjetermustakuqi

po mo ta shaje edhe vence biles,baka karshillek surrati i saj ?! qeveria investon 13 milion euro dhe ajo s’denjon me pastru venin per rreth. pikrisht pra, qe s’e bani me leket e Kristaqit dhe nuk e bani per Zahon,se jane gati me e shpall stadiumin “armik”, meqe u financu nga kjo qeveri. :smile: .
une tani thashe nje shifer sipas perceptimit tim,se per t’u drekos vallum lokal m’lokal per te gjet nje ven te lire dhe aty ku ishim ne, pame figura publike t’u prit me ju liru veni. Edhe te kafenete po plot,te “Rozafa”’,gjithe ajo hapsire dyst, aq sa dhe deputeti Paloka po priste n’kam me ju liru naj tavoline. Kjo pra eshte.
sa per shiun,muhabet kot asht ky,noshta ka klu naj re siper kokes tuj me perpara. :stuck_out_tongue:

Lizander

Qe Shiqeria e Kosova do bashkohen kete ta flejne mendjen te gjithe ata qe nuk e duan bashkimin. Sa me shpejt ta kuptojne aq me pak telashe do i hapin vetes bq qe jane kunder.
Shembujt e tu jane krejt te ndryshem. Nuk e di nese ti e ke parasysh se ku eshte Qipro gjeografikisht (sigurisht qe e ke) apo se si eshte e ndare Qipro? Nuk e di se si qenka e ndare Bosnja, se mua me duket me shume sikur ka pretendime te te tjerve ndaj saj se sa ajo per te tjeret. Kurse rasti i Moldavise nuk eshte fare si i Kosoves. Mund te kete ngjashmeri me Maqedonine por jo me Kosven.
Sidoqofte une nuk po them qe kufijte e te tjerve jane ne rregull. Po them vetem qe ky kufiri jone nuk duhet te ekzistoje.

pemaa

Qipro eshte vertete larg por dhe Rodi psh nuk eshte shume afer me “kontinentin”. Dhe qipro u shpall shtet i pavarur qe te mos kete ferkime ndermjet Greqise dhe Turqise per punen e minoritetit turk atje. Numrat jane pak a shume te njejte te minoriteteve si ne Kosove, plus gjithashtu veriu i Qipros eshte shtet paralel. Edhe Moldavia u pushtua nga BS dhe pastaj mori pavaresi si ish-republike sovjetike dhe jo pjese e Rumanise per te drejtat e minoritetit rus (edhe atje sot ka shtet paralel). Per te mos folur per Bosnjen qe eshte zyrtarisht shtet me plane paralele :D. Te gjitha keto shtete jane shtete te tipit “terhiq e mos e keput” te krijuar nga fuqite e medha te koheve perkatese, dhe pervec Qipros jugore te gjitha po deshtojne keqazi. Ndryshimi me Kosoven eshte qe nuk ka te drejte te behet pjese me shtete te tjera.
Pastaj ti mos hamendeso qe keta “bq” qe permend ti jane pak. Nese ne Shqiperi ka qene i njohur nje indiference/mospelqim rreth kosovareve, e njejta gje ka filluar te ndodhe dhe andej dhe po shtohet dita-dites. Pra kjo siguria jote rreth bashkimit me cudit. Per mua nuk behet jo vetem per arsye te jashtme, por gjithashtu sepse njerezit e tabanit nuk kane pelqim rreth njeri-tjetrit dhe kane krijuar nje rehati te tipit “secili ne te veten”.

Lizander

Pjetro, ky eshte koncepti qe keni ju per shtetin, pronen, ekonomine (qe ben 1 milion euro me kafe per 4-5 ore) dhe edukata e krye…it tuaj. Stadiumi u bo ne Shkoder se atje ishte gjys gati dhe jo se i preu barku per Shkodren. Dhe u bo pa asnje pike vizioni se te gjithe po e shofim car tmerri eshte me shku e me dale prej Shkodre kur ka ndeshje. Pa fol per hyrjet ne stadium ku vazhdimisht bohesh sardele se vidhet dhe perfundojne 6-7000 veta tu u fut ne 4 porta rrotulluse. Voltana nuk ka fare pse shem shpiat e njerzve qe i kane ndertu me sakrifica, se do Rama parking per vete dhe per oborrtaret e tij. Me qe paske qene ne D2 besoj e ke pa se me zgjat doren nga stadiumi te arriti te pallati njit. Pra problemi i ndertimeve rreth atij stadiumi eshte kudo jo vetem te shpiat qe i prishin terezine Rames.
Nejse ma ke kput shpirtin tani qe me the qe paska prit ne kome deputeti Pall-oka.

BeluliXVI

-ti pemaa po e sqaron gjeopoiltiken ne emer te Evropit, si me qene zedhenesi i komisionerit, Zoti Hann …:stuck_out_tongue:

kush te tha ty qe Greqia dhe Qipro nuk bashkohen sepse nuk do Evropa ?! - Greqia tentoi te bashkohet me Qipron ne 74-en, por nderhyri Turqia qe aneksoi direkt gjysmen e ishullit. pra greket duan te bashkohen, por e duan ta zoterojne te gjithe ishullin e Qipros dhe pengese per kete eshte Turqia, jo Evropi ! -
dhe normale qe ska si te jete pengese Evropi se keto jane shtete sovrane (sikurse Rumania me Moldavine) qe nese vendosin me vullnet te lire , referendum, te bashkohen, ska ligj nderkombetar ti pengoj !

Lizander

Une nuk i neglizhoj prandaj shqetesohem kur vijne e bejne propaganden e tyre te ndyre ketu apo gjetke. Se shpejti do fillojne te thone qe Adem Jashari e UCK-ja luftune per pavaresine e Kosoves nga Shqiperia. Bashkimi nuk pengohet nga “te jashtmit” te cilet nuk e kane mundesine e pengimit, por nga maskarenjte qe duan ofiqe e kane interesa qe mund t’i cenohen.
Sigurisht, po dole neser tu thone a do bashkohemi nuk ka kuptim se nuk i ke kriju kushtet dhe do kesh rezistence nga komuniteti nderkombtar. Por po punove urte e bute per ta bere bashkimin zyrtar nje formalitet atehere nuk te pengon dot me njeri. Po te unifikosh programin arsimor, legjislacionin, te besh politika ekonomike te perbashketa dhe sigurisht nje kampionat futbolli (me qe jemi te kjo teme), kush do te te thote pse po heq doganen ne Morine?
U bene mbledhjet e perbashketa te qeverive dhe qe dicka shume e mire ne aspektin simbolik. Po cfare rezultati dhane? Te dukshem asnje, sepse keta nuk e dune bashkimin por duan te bejne show duke dite ndjeshmerine qe ka kjo teme. Mire i ka thone Fori atij shokut grek : “Si ta merr menia ty qe tu pas 2 presidente, 2 km, 2 pale ministra keta do pranojne qe te bashkohemi?”

pemaa

Mire me dhashe nje mendim keshtu si me pika te trasha :smiley: , por nje koment pak me te gjere e kam dhene si pergjigje te komenti i Lizandrit. Dhe kur them Evropi e kam parasysh dhe Turqine, dhe Rusine (aktor kryesor ne Moldavi ne kete teme-brenda-teme). Keto shtete jane krijuar me harta ne flamur (pervec Moldavise) qe te mos kete me ndarje dhe secili te ndihet i kenaqur ne pjesen qe i bie. Dhe deshirat personale te pjeseve kryesore etnike nuk jane pyetur dhe nuk besoj do pyeten me referendum. Nese do kete ri-ndarje kufijsh, druaj se nuk do jete pa “efekte anesore”

Pjetermustakuqi

kafet dhe resorantet jane pjesa e kapshme ,mo,po shto ata qe mund te kene ardh nje dite me pare e qe kane fjet neper hotele,pazare te tjera e ku di un.pastaj, bej nje llogari te thjeshte, 12 mije veta se 4 mije po i lejme shkodrane, nga 60 euro, ja ku t’u bane 720 mije,ja qenkan shpenzu gjysma e shumes se pergjitshme qe thashe une,500,prap nuk jane pak.Nje gja asht e sigurte,kto bizneset e sherbimeve,nga sufllaqet e lart,kane punu me kapacitet maksimal dhe keto jane benefite per shkak te satdiumi qe u nderu me inisiativen personale te EDVIN KRISTAQ RAMES. :smiley:
sa per kte,qe voltana s’ka pse te shemje shpia te ndertume sekrafica (ngjit me stadiumin!!!) se dashka edi me oborrtaret me parku,kte s’po ta quj.
nuk me plasi shume per paloken(ishte i shkurter meqe ra llafi :stuck_out_tongue: ),po hajt, desha me e ilustru ne muhabetin ne dike qe njofin te gjithe .

Lizander

O Pjeter kemi koncepte te ndryshme per shpenzimet, ndoshta edhe mundesi te ndryshme, nuk e di.
Une per nje dreke (qe shumica e kane henger jashte Shkodre) dhe nje kafe nuk shpenzoj 60 euro. Dhe asnji nga ata qe njof une nuk i ka shpenzu as ne Shkoder as ne Elbasan. Tani nese ti di raste qe kane shku robt e kane ble televizor apo lavatrice ne Shkoder me qe ka bo Rama Stadium, atehere terhiqem dhe ke te drejte ti. Po nese flasim per shpenzime qejfi diten e neshjes, nuk i ka kalu njeri 20 eurot (pa fjetje).
Qe ka benefite kjo puna e stadiumit per bizneset ne Shkoder kjo s’do as men as kalem. Po edhe qe nuk fol gjithe qyteti sipas xhepit te atyne qe shesin qofte e sufllaqe duhet ta kesh parasysh.

Pjetermustakuqi

Jo mo mundesite jane zerro,po ja qe njerzit kur dalin per qef,sidomos ne shqptaret,e superojme vetveten duke shpenzu dhe pertej takatit.
Shifrat,sidoqofte jane relative ,ajo qe shpreha une si argument themelor,asht se stadiumi nuk qenka vetem nje objekt ku zhvillohet aktivtet sportiv,por edhe nje burim te ardhurash per qytetin.

Lizander

Pash Zotin thuji nanjoni ketij qe mos ta ndaje kete bluzen a xhupin me stemen e Italise. Se Spanjes u mor vesh qe s’kemi c’i bojme. Po te pakten t’i sjelli ters Italise.
Vetem te kete kujdes po erdhi me pa Shqiperine ne stadium me ekip tjeter pervec Italise, se mos e denonco Bunjaku me Vokrrin ne UEFA per perdorim te nje flamuri te nje vendi te trete. :smiling_imp:

http://www.balkanweb.com/site/fotolajm-rames-nuk-i-ndahet-zemra-nga-kombetarja-e-italise/

BeluliXVI

aha, iku prape per lesh Kosova… pak minuta ka qe filloi pjesa e dyte, 2-0 per Turqine. mbase mbetet me kaq te pakten.

machitewa

Ne fakt kosova nuk po luan aspak dobet. Me raste te mira gjate gjithe lojes, shtylle ne pjese te pare. Stili i lojes qe te kenaq syrin.
Nje ekip me djem fantastik.

Br3dharaku

Ky legeni gjerman i ruhet ndonje akuze me tendence raciste se i djeg apo po i kerkon ndjese historike Izraelit ne menyren e tij? Se ky po gjykon ne menyre skandaloze deri tani.

BeluliXVI

penallti ishte. -por kartoni i kuq ishte denim ekstrem… e shumta e verdhe jepej aty.
po puna eshte se keta tanet qe nga ai moment e humben toruan dhe jane shume te frustruar ne veprime.

Vlonjat

Aman o Bredho se dhe keta te tanet jane shqyer fare si mbrojtje. Mos ta zeme me goje sulmin pasi nuk ekziston fare. Hajt mo.

zeqo

Me mire ti hane golat qe ne fillim sesa ne min e fundit si me Serbine.

Donald_theClown

Une menoj qe Gani Delibashi te kthehet prap ne Italion dhe ta hedhim ne det, anej nga erdhi. E maroji ciklin e vet. I fut ne mbrojtje edhe me lujt kunder ekipit te Bashkim Sorres ke fusha zeze. Fuck this shit. Me mire lujten me 10 lojtare se me 11. C’mutin duhet Xhaka ne formacion ? Apo se osht vllai Granitit ?

Br3dharaku

Shiko lehtesine me te cilen e nxjerr kartonin. Eshte acaruese. Shiko tani, sapo e plasen Memushaj ne toke pak a shume sikurse rasti i penalltise. Gjeje pak se c’vendim mori kte heren e dyte, dojçi

Br3dharaku

Po ne nuk jemi Spanja te nisim lojen 0-1dhe me 10 veta. Normal qe te demoralizon

BeluliXVI

vari lesht… thashe me siper : keta e humben toruan dhe jane te shume te frustruar… urdhero ca beri Berisha tani… ne fakt me shume frike kisha se do ta bente procken Llullaku. e dhjene fare sot, jane sjelle si lojtare amatore lagjesh… gjynah.

Tirona-4ever

Te 10sha rtsh, si qerre, qeverija mos harxhoje paret me konventa leshi, po t’veje dy servera te hajrit e icik vale mo shume te shofim nei sport.

Br3dharaku

Belul, nuk mbaj mend rast te ngjashem kur jepet penallti per perplasje pa top ne cepin tjeter te fushes

BeluliXVI

po po… edhe kjo eshte penallti ne baze te rregullores sepse loja eshte ne vazhdim dhe Berisha e godet, pra ben faull, brenda zones se 16-es… atehere po dhe faull aty, do japesh edhe penallti . keshtu eshte rregullorja

machitewa

Shqiperia sonte po tregon se ka karakter te forte si ekip i madh. Gjithashtu po tregon nje futboll fantastik.

Donald_theClown

Berisha osht nji player = CHECK.
Faulli u shkaktu ne fush = Check
Topi ishte ne loje= check.
Sipas ketyne Berisha duhej te dilte me karton te zi.

Br3dharaku

Flm ajnshtajn! Tani m’thuj ku eshte nisja e lojes me topin e perplas ne toke

BeluliXVI

po pra, te gjitha keto kushte i plotesonte faulli qe beri Berisha.:slight_smile: -pse dha edhe penallti ? -sepse ishte brenda 16-es faulli… po te ishte jashte do ishte thjesht faull dhe Berisha me te kuqe.

po nejse… kjo sjellje kaq amatoreskte e ketyre sot, po me duket e dyshimte… mos erdhi koha tja fusin De Biasit…

Br3dharaku

O fmij sensitiv, t’pakten gjej naj video tjeter se ket me fuck you san diego e ke bo bajat ktu. E ke qit nja 10 here

Pjetermustakuqi
Albano-id

mire te i pari se i kuqi me rreguloren e re pas penalltise nuk jepet pasi quhet penalizim i tepert po te penalltia e dyte renia mu duk simulim i lojtarit te izraelit, dhe aq me teper nxjerrja me te kuq per Berishen edhe me e tepert, arbiter idiot.
gjithsesi lojtaret tane duhet te vene mend pasi nuk jane flexibel si skuader dhe as te disiplinuar e organizuar.

Vlonjat

Belulo po keta nuk kishin dhe ekr sot ne stadium si ters ndjelles! Mire thua ti si duket po i bejne gati gropen xhanit.

varik

Pse shqipet jepen kaq shume pas topit?

Donald_theClown

Loriki la futbollin …jo "zanotin "

zeqo

Aq e kan takatin, ça te shitme! kush ua blen!?:unamused:

Donald_theClown

Kush ua blen ? E blejne vete, kapin fitoren e Izraelit me tre gola me koeficent 2.2 ( nuk shkojne vete ke sporteli, jo, po kane njerez qe merren me ket pune) . Nuk shiten neshjet si hurmat farzeza ne Pazar te Ri. Nuk ta shpjegoj dot po nuk pate icik dijeni si bohen keto pune. Jo offense, po neshjet shiten para-mrapa. Dhe sa me e barabarte neshja, aq me fitim ka nji rezultat i papritur. Skenderbeu Korces eshte nji shembull i fresket. Nuk them se keto ishin 100%, por shenjat vishin ere i ore larg.

Pjetermustakuqi

Sot merr kuptim ma shume se kurre shprehja;u lli sporti ! :grinning:

BeluliXVI

ne fakt tersi na ndjek sa here qe ndeshjet e Kombetares tensionohen pa kuptim qe disa dite para ndeshjes. jopo sulme terroriste, jopo mijere police e masa te forta sigurie, jopo tifozet nuk lejohet te mbajne banderola nacionaliste , se medemek na denon uefa… njelloj si ne ndeshjen me Serbine ndodhi dje.

me pak fjale ja heqin ndeshjes gjithe ate bukurine dhe zbehein interesin per te… po te vesh re, dje edhe stadiumi nuk ishte plot. dhe stadiumi i Elbasanit eshte i vogel, 7 a 8 mije shikues e ka kapacitetin.

mendoj qe edhe De Biasit i erdhi fundi, (me apo pa te futme). -objektivi i Kombetares ne keto eleminatore ishte vendi i trete dhe konkurrenti kryesor i yni ishte Izraeli. well, me kete humbje te thelle nga Izraeli, si zor ta kapim vendin e trete. keshtuqe De Biasit do ti thone ne fund: na fal or shok, po se kape objektivin…

Pjetermustakuqi

Me pak fjale , na mujten cifutqe. :grinning:

Aquamarine

Shume duroi Berisha dje.

Alba2265

Nje gje e mire del nga humbja e kombetares se te pakten te bien veshet rehat nga tituj si:cfare I tha Rama de biazit ,apo fiton kombetarja ,batutat e rames me lojtaret .

machitewa

Duhej cuar direkt ne dhome gazi, thua?

Pjetermustakuqi

Please don’t comment bullshit on my page. Idiots. I did the best. That’s all.
You retarded people don’t understand nothing about football
Statusi ne fb-n e arbitrit te ndeshjes.

Aquamarine

Kush lojtari izraelit? Avash icik. Mos imagjino makabritete, per hir te dhembshurise.

machitewa

Ishte nje loje futbolli. Shqiperia ishte ne mes te Elbasanit.
Btw, kerkoj falje per shprehjen por ne Kosove thone “dhendrrit te ligsht i pengon edhe qimja n’…”.

pemaa

Izraeli ishte shume ordiner si ekip, teper i dobet. Per kete humbja eshte dy here me e hidhur. Po “fajin” le te themi e ka Mavraj qe la sulmuesin qe mbulonte ti ikte ashtu, mbase po te kishte treguar fare pak me shume kujdes ne ate rast do kishte qene krejtesisht ndeshje tjeter sepse loja u vendos nga ai karton i pare i kuq (per te mos folur pastaj per te dytin).
Kurse anesorin qe dha te kuqin e berishes dhe lejoi golin e trete ne offside duhet ta kene gjetur ne ndonje kategori amatore bavareze, nivel amator shume.

TironciLebetit

Nje kombetare mjaft konservatore nga Panuci. Ne sulm Grezda -Llullaku, Sadiku ne Stol. Andi LIila i demtuari i fundit ne rradhet tona.

TironciLebetit

Koeficenti i fitores i Spanjes 1.07, fitorja e Shqiperise kuotohet plot 41, kurse barazimi 15. Bastaxhinjte jane plotesisht kunder Shqiperise.