Foto të librave që keni në duar

86 postime 12359 shikime 18 qershor 2017 në 03:39 e paradites
bsalaj

Në këtë temë ju ftomë të postoni foto të librave që keni në duar këto kohë bashkë me një përshkrim të shkurtër (apo pak të gjatë) të subjektit e përmbajtjes së librit. Ju ftoj të na sillni imazhe të librave duke besuar biseda bëhet edhe më interesante dhe librat na kuriozojnë edhe më shumë kur i shohim.

Unë sapo kam nisur librin e fundit të përkthyer shqip nga akademiku dhe publicisti italian Claudio Magris, të titulluar “Danub”. Magrisin e kam lexuar edhe më parë, kur lexoja “Udhëtim pa mbarim”. Librat janë përshtypje udhëtimi, mbushur me vëzhgime, përshkrime, ngjarje dhe njerëz në vende të ndryshme në Europë. Udhëtimi përgjatë Danubit, nga burimi deri në Detin e Zi, është plot me fakte historike, gjurmë qytetërimesh, por edhe kronikë e së tashmes.

squarepusher

Autori eshte kilian dhe libri ka rreth 1100 faqe keshtu do pak durim, por deri tani (jam tek fq 200 qe i bie te jete thjesht hyrja) eshte mjaft interesant. Personazhet kryesore jane ne kerkim te nje personi nderkohe qe mpleksen dhe mes tyre. Perkthyer nga Bashkim Shehu

peshku

Keto dite s’po lexoj gje, por libri i fundit qe kam lexusr para disa muajsh ishte Lacci, nga Domenico Starnone. Lacci në shqip janë lidhëset e këpucëve, dhe libri eshte nje roman i shkurter mbi lidhjet qe na bashkojne e ndajne ne nje familje.

Eshte ne te njejten fryme si librat e Elena Ferrantes.

@squarepusher shume e bukur kopertina e 2666 ne shqip.

InkuizitoriMoth

un se kom lexu per te fol, por me siguri do ta ket lexu hajdar kurreshtari:

Diti_Sema

Gati 500 faqe dhe kam vetem nje fjale per momentin, Umbero Eco! Gjuha eshte kaq e pasur dhe njekohesisht e thjeshte sa leximi nuk ngec ne asnje cast. Umberto Eco eshte enciklopedi. Libri ben fjale per nje njeri me shume kulture qe pas nje aksidenti humb kujtesen e ashtuquajtur episodike dhe ndjesore. Ai kujton cdo gje qe rrjedh nga kujtesa sematike pra ajo qe perftohet me dijen, leximin, te thenit dhe asgje nga kujtesa qe krijojne emocionet. Jam ne fillim te librit ndaj s’do doja te flisja bazuar ne parathenien pa e pershkuar vete rrugetimin e sherimit te tij.

Mimoza_llastica

Po lexoj Loliten :grin:

gjergji

Nderthurje e jeteve te disa Nju Jorkezve …jam ne gjysem e po me lodh icik. Po kot s’ka fitu National Book Award, pavaresisht se ca menoj une.

Arban

Po pse nuk e poston foton, apo ke hall mos zgjosh “vullnetet e fjetura” te mesoburrave te Peshkut.

Jerry

Mua sapo më dhuruan këtë libër :grinning: Pasi shijova vëllimin e parë besoj se edhe i dyti do të jetë super.

Sabi

Ka libra qe te terheqin teksa futesh me shume ne brendesi e ka te tjere qe te terheqin qe ne faqet e para. Ky eshte I llojit te dyte!!

bsalaj

@squarepusher, po e mbaja nje dite ne dore tek Friends dhe ishte shume ftues per ta lexuar me gjithe ate volum. E shfletova pak dhe dukej shume intresant.

Arban

I parapelqyeri im. E kam lexuar pjeserisht ne shqip te revista “Aleph”, me shume se 10 vjet me pare, perkthyer nga Luan Canaj besoj, dhe pastaj ne origjinal.

Sabi

Ne fakt eshte nga Hysen Sinani ky qe kam une. Ndoshta ka edhe ndonje tjeter perkthim.

Arban

Besoj se po. Luan Canaj e ka perkthyer “Udhetim ne skaj te nates”. Nga titulli duket se Canaj duhet ta kete perkthyer me mire. Sidoqofte ishte perkthim i mire. Me ka mbetur ne mendje nje shprehje aty: “Sendet gjejne gjithmone pak kohe te plaken”. Te “Aleph” ate numer ishte edhe nje interviste e Celine.

bsalaj

Nuk e njoh perkthimin e Luan Canajt, fatkeqsisht, por edhe ky eshte mjaft i mire. Celine eshte pak i njohur ne Shqiperi, per nga pesha qe ka si shkrimtar, dhe nje kopje te romanit qe vuri @Sabi ketu une mezi e kam gjetur. E porosita dhe e prita nja dy a tri jave deri sa ma gjeten.

Arban

Canaj besoj e ka perkthyer pjeserisht, per nevojat e revistes. Celine eshte pak i njohur kudo, per shkaqe politike. Blendo, meqe e di qe ke shok Gimin, mund t’i thuash te beje nje recense edhe per kete liber.

Sabi

Edhe kjo ishte kopja e fundit qe ndodhej te libraria e rrinte ne nje cep jetime.

bsalaj

@Sabi, e paske fituar! :slight_smile:

bsalaj

Sigurisht, ne fakt kam dashur. Do t’i flas.

Arban

Rrofsh. Edhe Gimit po e beri :slight_smile:

maverick

The Grapes of Wrath - John Steinbeck

InkuizitoriMoth

BeluliXVI

Patrioti

Belulo, nga ky libri qe ke ne dore duhet te nenkuptojme nonji gjo apo eshte thjesht rastesi, apo e bo me qellim qe ti hudhesh benzine zjarrit te thashethemeve.

Habitem sa kohe keni merr jahu… mu per vete me mbrit nji email i shkurter nga nji klient dhe po shtrydh trute me ket librin me poshte
https://images-na.ssl-images-amazon.com/images/I/51F0KE94EWL.SX382_BO1,204,203,200.jpg

Saturni

Libra nuk kam ne duar,i kam ne kompjuter,po tani,po qe per libra artistike,nuk po lexoj,por po degjoj La luna e i falò - Cesare Pavese

andri

S’i bej dot foto por kete po lexoj. Material shume i rende.

Aquamarine

Libra per fat te keq jo, kam nje partiture ne duar…

Ingeborg

Duhet me patjeter foto? Po lexoj kete ketu: www.amazon.de/Christliche-Glaubenslehre-Erstausgabe-Institutio-1536/dp/3938116587
Perpos Martin Luterit ishte dhe nje tjeter reformator i Kishes se Mesjetes qe dha kontributin me te madh ne leximin korrekt te Bibles, reformatori intelektual e me vizion Johannes Calvin. Vetem me interpretimin luteran e sidomos ate kalvinist mund te kuptosh me mire besimin e krishtere. Fatkeqesisht edhe kishat protestante ashtu si dhe ajo katolike jane larguar shume nga principet e veta kalviniste. Ne kishat tona sot nuk gjen me teologji te mirefillte te krishtere por marksizem. Ne zemer kam kohe qe jam bere kalvinist.

Dranja

ka munci që ti e di më mirë se ça të duhet ty me lexu sesa gjithë awardet e botës.

bsalaj

Ky liber nuk eshte botuar ne shqip por doja t’jua rekomandoja si nje nga leximet me te mira qe kam patur fatin te bej keto dy vjetet e fundit. Hampton Sides eshte mjeshter dhe kjo histori eshte pabesueshmerisht e fuqishme, dhe e kollajte per t’u ndjekur sepse eshte shume interesante.

Nana

Nga zjarri i arsenalit te Venezias deri te beteja e Lepantos . Nga Venezia ne Konstandinopoje eshte nje emocion pas tjetrit…

Pjetermustakuqi

“The great win of Edvin Kristaqi”
(nuk i asht ba hala kopertina)

InkuizitoriMoth

Ky lloj komunikimi me rekomandime te librit qe lexon dhe te pelqen tani eshte pese me hiç. Dikur kishte kuptim sepse gjeje gjithnje ndonje person qe e kishin lexuar te njejtin liber dhe te interesuar per llojin e librave qe pelqeheshin nga shoqnia ngushte. Tani, ngambrapa vitit 90, veshtire se gjen ke lexon te njejtin liber.

maverick

in the first circle, edicioni i pacensuruar eshte fantastik.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Titulli:

Histori e shkurter e feleve te sumes

Si è a lungo disputato se Satana avesse le chiappe.[…] Ci limitiamo a dire che la tradizione di un diavolo senza chiappe spiegherebbe, secondo Desmond Morris, perché basta mostrare le natiche a Satana per ricordargli la sua debolezza e costringerlo a distogliere lo sguardo. Stratagemma utilizzato di frequente da Lutero che si riteneva incessantemente tormentato dal demonio.[…]

“…la natica della Bardot, che rispondeva perfettamente alla « qualità francese», era già conosciuta nel mondo intero. Natica insolente, imbronciata, animalesca, fece girare la testa a tutti i giovani dell’epoca, per i quali rappresentava uno dei vertici della creazione.”

“Géricault ha disegnato un’infinità di culi: massicci culi di cavalli senza testa (1813), culi di atleti e trapezisti o persino (raramente) culi di donne: nei suoi Amanti abbracciati (Giove e Alcmena), ad esempio, è molto curioso vedere la donnatorcersi per presentarci quasi per intero i glutei. Di lei non vediamo né il viso, né i seni, né il ventre, ma solo il culo e la capigliatura sciolta: una groppa di cavallo ebbra della propria bellezza. Culi e groppe giungono talvolta al mimetismo completo, come nel Cacciatore a cavallo (1812) e nell’Uomo inginocchiato che alza il braccio destro: uomo e cavallo sono di spalle, le gambe divaricate, una tesa come una molla e l’altra piegata, e, fra le due, la configurazione perfetta dell’ano, della fessura delle natiche e dei genitalia. In breve, questi ertoli nudi inarcano il culo quasi come cavalli.”

squarepusher

te fresket nga panairi i ‘gjësë së shkruar’. Skeptik per te dy zhanret gjithsesi nuk besoj se do me zhgenjejne.

Katror

Libri kryesor qe ne fakt po e lexoj prej muajsh se eshte ne 6 vellime eshte “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire” i Gibbon. Nje liber i mrekullueshem per ato qe duan te mesojne nga historia dhe ta kuptojne se ku dhe si po degradon shoqeria e sotme Perendimore.

Per t’u shplodhur pastaj lexoj te madhen Ayn Rand. “Atlas Shrugged” qe e kam lexuar edhe njehere me pare me thene te drejten. Fatkeqesisht te dy i kam ne Kindle dhe nuk sjell dot foto qe te me besoni. :stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

aliu simbolizon figuren e edvin kristaqit,no? :smile:
edvini si aliu,bashke me fbi do stopojne korrupsionin .

Albano-id

Katror

Interesant. Kam lexuar nga Martin Luther, por nuk isha interesuar me tutje. Me bere kurioz me kete aresyetimin qe kisha, vecanerisht ajo katolike eshte bere kishe marksiste, gje qe me kete pape Franciskon eshte bere vertet e urryer. Sa ndryshim ka ky nga Papa John Paul II eshte e pabesueshme. Do te shoh ne Kindle cfare mund te gjej nga Kalvin dhe patjeter qe do ta lexoj. Kohe krizash besimi. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

@Katror aqif xhemol isuf baftjar evropianist, çin sha “marksist” ti? shaj, shaj po ke per ta pa ti kur te fitojme ne, e ta shohesh veten ne autodafe!


mos ndigjo ingeborgen xhanger xhunger kalvinister, sepse protestanitizmi (calvinizmi eshte vetem nje dege) eshte marksistizuar dhe libertuar me pare dhe me teper se katoliçizmi.

Kurse fenomeni i ndryshimit midis papes John Paul II dhe pape Françiskos, eshte alternimi i zakonshem kozmik midis dy boleve djathte dhe majte qe ndodh kudo, njesoj si ne politike u alternuan dy bolet Obama dhe Trump.

Mos me thuj shko vizitohu tek psikologu, sepse u vizitova, por mbas vizites ishte psikologu qe kish nevoje per psikolog (edhe dashnore, si pirati behet pape Françesko)

Ingeborg

Ti nuk ke haber nga feja fare. Ti ke lexuar ca gjera e i ngaterron keq me njera tjetren. Vazhdo me ate relativizmin tend: te gjitha fete jane te mira, te gjitha fete jane njesoj.

InkuizitoriMoth

xhanger xhunger qe i ke haberin fese, nuk kam thene kurre qe te gjitha fete jane te mira (kurrsesi te gjitha fete jan te keqija siç thote njeriu e epokes ngambrapa) dhe as qe jane njesoj (edhe kjo eshte teze e epokes ngambrapa).

Kam thene vetem qe fete kane nje funksion te tyre historik specifik ne realizimin e planit te Providences.

korriku
Pjer

Katroro, a eshte ne shqip y libri ; " … The History of the Decline and Fall of the Roman Empire” i Gibbon…"

InkuizitoriMoth

o fiqo, a ma ke pa gjo o rono?

Fikret

Jo perzotin i Modho

InkuizitoriMoth

hiç kot t’pyta, sa per muhabet, se qe thu tina ai o Trumpo osht bo koqe fare, ka rrit taksen e sheshte 3,6% mbi te ardhurat, e kujto se ne e hame ate koqe ullini. Ik o Trump mos na çaj sumen shum!

o rono ka qene çuni i mir shum vallaj, apapapapa çër çuni, çun per s’mari, se rrunte fare per asigjo n’bot!

Arban

Me zhgenjeve i Motho, kujtova se do me dilje ne krah e do thoshe qe grupin e kishe pagezuar “O Cimo”, po me duket se do t’i ndreqesh pipzat me Pjetrin.

InkuizitoriMoth

qe ta kem mire edhe me o tyo edhe me o pjetro:

o rono ishte komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura te grupit, o çimo ishte eminenca gri i grupit.

Pjetermustakuqi

t’u lexu m’telefon “idioti” e dostojevskit ne anglisht. m’ka pjelle belaja se kam ngel t’u kalu nga libri te gugeltranslejti :stuck_out_tongue:, por asht t’u ja vlejt, siguro qe ne shqip s’do e kisha marr munimin me e lexu.

Arban

Ne po diskutojme si e ka emrin grupi, jo per postet brenda grupit.

InkuizitoriMoth

mir pra, meqe duhet te sakrifikoj nje nga te dy “o”-të, o tina me dukesh me besnik se o pjetro:

Grupi e ka emrin “o çimo”, por, per te thene te verteten tamom, zanafilla e perdorimit te “o”-se ka qene o rono.

Arban

U trego pak opportunist, po rrofsh per pergjigjen dhe vleresimin.

Pjetermustakuqi

Tani,ta thom û, grupi u pagzu ashtu ne shenje proteste, per sjelljen e tyre ne blog si cuna bordurash dhe shprehja me gallate ishte: “O Rono mer burre jahu!”

InkuizitoriMoth

ahahahaha :smiley:

InkuizitoriMoth

Fiqo, foton e ke bo vetem qe te duket zgerdhimja e Trumpit ngambrapa biblotekes. Ky eshte veprim i paligjeshem, quhet “reklame e maskuar”.

Fikret

Po ska naj gjo per te mçef

Çdo biblioteke ambicjoze duhet ti kete dy tre libra nga z.Trump sepse z.Trump esh Njish. Ose dy kopje te ‘Amerika qe meritojme’

B-O-H-I-C-A

Pytje nga salla : A i ka lexu z.Trump ato dy tre librat qe ka "shkrujt " ?

Fikret

Absolutisht.
obama ishte ai qi slexote

Po ksaj bibës si perfundim, a ia tha njeri what happened ? :joy::joy:

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

Fiqo, ka edhe Njish përsmrapi (ngambrapa):

Pjer
InkuizitoriMoth

Peter Thomas Sound Orchestra

InkuizitoriMoth

je tu lexu Gjinekologjine e Moralit?

Perendimi “e ka kopil” moralin hala pa zgjidh problemin e Kopilit.

Fikret

:grinning: i papame je

InkuizitoriMoth

se mos vetem ai, yha sa te papame ka ne peshk qe nuk shifem mo se ashtu osht i pun!

Mirejam_Tirana


[image]

InkuizitoriMoth

Psikopatia maniakale e Autorit per vizionet e tij sikur te ishte Testamenti i Kompletuar qe do shpetoje perfundimisht njerzimin eshte nje karikature qe deshmon çfare ka ne themel te shpirtit krijuesi postmodern. Ketu qendron merita madheshtore e Autorit qe tregon sheshit pa pike turpi çfare koleget e tij postmoderne e fshehin me turp, e megjithate ju del per hundesh e njejta psikopati qesharake, besimi i patundur qe vepra e tyre ka dimensione kozmike me potencial shpetimtar per njerzimin. Vazhdimisht ndesh ca muhabete e shkrime te qelbta me ankesa per mediat virtuale qe ka ul piacen cilesore e ben propagande per vulgun, indiferencen e shtepise se vet botuese dhe kritiken elitare qe nuk kupton se çfare artisti i modh osh njoni, ka ardhe Mesia dhe asnjoni nuk e paska vene re. Dashuri psikopatike per vepren e tij dhe perbuzje skicofrenike lajka-perçmim per vepren e tjetrit, kjo eshte themeli shpirteror i krijuesit postmodern. E ta do mendja qe peizazhi kulturor te jete mbush tumllas me karikatura te qelbta njerzore qe verdallosen ne shkretetiren kulturore postmoderne duke u ankuar qe nuk ja var njeri veprave te tyre qe ne fakt s’ka si te jene ndryshe veçse karikatura t’qelbta.
Karikatura e qelbur vetem karikatura te qelbta do prodhoje, s’ka ç’te prodhoje tjeter.