Flisni pra shoke, a eshte faj te thuash te verteten?

112 postime 5575 shikime 2 shkurt 2017 në 06:25 e paradites
Pjetermustakuqi

Ja pra, sic e dime te gjithe dhe sic e thashe edhe te shkrimi im i meparshem, Edvin Kristaqi vetem disa jave me pare deklaroi ne CNN se zgjedhja per president te Shteteve te Bashkuara te Donald Trump, perben rrezik per demokracine,rrezik per Ameriken e rrezik per gjithe boten mbare. Nje deklarate qe jovetem s’u mireprit nga bashkeatdhetaret e tij, por u shfrytezua per t’ju hedhur ne gryke, duke e cilesuar si te papranueshme, delirante dhe idiote.

Ja ku jemi vetem disa dite nga emrimi president i amerikes i personit ne fjale dhe cfare po ndodh? Nje vale e gjere zemerate njerzish ka shperthyer ne protesta kunder akteve te nenshkruara nga presidenti,vecanerisht kunder atij te ndalimit te hyrjes ne amerike te myslimaneve.Njerez qe kane kaluar te gjitha prcedurat aspak te kollajshme burokratike te shtetit te madh dhe kane fituar te drejten e qendrimit ne SHBA,po ju refuzohet hyrja apo qendrimi ne kete vend, vetem per shkak se i perkasin nje besimi qe presidentit s’i pelqen. Shumekush po e sheh presidentin e ri, si nje rrezik per demokracine tashme,ashtu sic e pat parapa Edvin Kristaqi.Madaleine Albright,ish sekretarja e shtetit,thoshte, se Statujen e Lirise qe kishte qendruar krahapur ne shenje mikpritje per njerezit qe vinin ne amerike,sot e shihte ne lot duke vajtuar.Duke njekur permes BBC parlamentin anglez,deputet te atij parlamenti, e quajten presidentin e amerikes fashist dhe e krahasuan me Hitlerin dhe Musolinin.

Ja pra shoke,cfar tha Edvin Kristaqi ate mbremje dimri ne kanalin e shquar ne oren me te ndjekur?! Ai parapa kush ishte Donald Tramp. Edvini Kristaqi njelloj si Kasandra,ishte i denuar qe profecia e tij te mos besohej. Sot jemi perballe te vertetes. Flisni shoke,a kishte faj qe na e tregoi ?!

InkuizitoriMoth

Pjeter, me behet qefi qe ti zbulove rendesine e shkrimit shtrire ne shtrat me pixhama, aq me teper me behet qefi qe ndikova une me shpjegime shkencore, gjithashtu shkruar me pixhama, per vleren e ketij lloj shkrimi.

zeqo

Te verteten tregoj edhe Manjani po ça i ndodhi me vone!!

ACDC

Kot nuk e kemi quajtur Lider Boteror,Edvin Ramen​:grinning::grinning::grinning:

Saturni

Pse,nuk e dinim ne kush ishte ai mut muti qe te na e tregonte Edvin Kristaq Rama.Po ai le te merret me Trapin e trapat qe ka aty permrena e ta leje politiken e madhe globale.Deri per lider Ballkani i ka kellqet.Ja,e rrezoi Gruevskin.

Pjetermustakuqi

po pregadit pranveren shqiptare ne ballkan. :stuck_out_tongue:

Saturni

Po aty pra te rrije,ne Ballkan,te mos hapet si vaji ne lakra,se edhe Dolfi prandaj e humbi luften,nga mungesa e sensit te mases.

korriku

problemi eshte, a te konformohesh me te keqen meqe ajo ka pushtet, apo te percaktohesh ne kahun e perparimit.
Gjate L2B, beme zgjedhje te sakte.
Manjani nuk njihte veten dhe u ngaterrua me kabinetin e Rames. Le te shohe opsione te tjera, nuk e ndalon kerkush.

Cecua

Ta quash te keqe eshte njecik shume; nga karrigia e nje kryeministri them, se une dhe ti, ne nje blog anonim mund te kalojme nga nje epitet ke tjetri pa problem. Ishte nje nga 2 opsionet qe do te qeveriste Ameriken per 4 vitet e ardhshme.

korriku

Liderat e BE, e sheteve evropiane jane prononcuar njelloj…

Pjetermustakuqi

Me ashper madje,se ata s’e kane kompleksin e inferiorit.

korriku

“Ta quash te keqe eshte njecik shume”

eh, shifi monstrat qe po grumbullon rreth vetes, njelloj si ftyrat e alabakeve te sales.

Dara e konformizmit ka per t’u ngushtuar me kohe, me prapesite qe do ngaterrojne ne te ardhmen.

Being upfront qysh ne nisje eshte taktika me e sakte, edhe po t’i hysh muhabetit me llogari.

kapo
ACDC

Po ata ose kane bomben atomike,ose ekonomine e fuqishme ose kane popullsi te madhe ne shtetet qe perfaqesojne.
Cfare kemi ne nga keto me siper?
Asgje!
Ne disa raste heshtja eshte flori dhe kryeministri pavaresisht se mund t kishte te drejte,sipas rradakes se tij do te bente mire te kafshonte gjuhen dhe te merrej me punet e shtetit te tij mikroskopik qe ka mbijetuar shekullin e kaluar vetem ne saje te SHBA-ve.
Nuk behet stan me lepuj dhe as shqiptaret nuk kane per te nxjerre udheheqes te sakte, qe nga koha e Gjergjit te Madh qe ishte edhe luftetar edhe diplomat kalibri.
Ai stan ate bulmet ka.
Njerez mosmirenjohes do te nxjerrin udheheqes te tille.

Liqeni

Tani, Rama i tha ato fjale mire apo keq (per mua pak tha) kur Trump ishte kanditat dhe ato fjale nuk jane asgje para atyre qe Trump degjoi nga Clinton por edhe vete nga Republikanet gjate fushates… Tani qe u zgjodh president ne Britani po behet debat i madh me fjale shume here me te renda per ti refuzuar ftesen per te vizituar vendin qe me gjasa ka pak qe te ndodhe por qe as qe nuk diskutohet qe do jene me qindra mijra neper rruge kunder tij.

Sot degjuam qe kryeprokurit i ishte deformuar keq koka nga Lu dhe eshe hedh ne sulm si skrapalli intacor. Viza i qenka hequr dhe qenka merzitur ky Palla i prokurorise… Se kuptoj se si mund te perfundojne ca njerez ne kete lloj niveli, paskan qene te trashe fare.

machitewa

Ky rame parimori ne anen tjeter eshte i marrosur pas sulltan erdoganit.

STALKER

i ka mesu Baba (e di ti cili). U ka thene: mos e çani Tra(m)pin, provojeni nje here diversionin (“Ti je i Sorosit” - i tha, kupton ti ??).
Po eci, eci, po nuk eci, nuk eci.

kapo

Edvin Kristaq Rama eshte nje "Bad hombres"

“Bad hombres”, një përzierje në anglisht e spanjisht për “burra të këqij” është një frazë e përdorur edhe më parë nga Trump gjate fushates ku premtoj se do ti hiqte shume shpejt qafe sapo te vinte ne pushtet.

"Keni një tufë burrash të këqij aty poshtë”, i ka thënë Trump presidentit Mexican Nietos, sipas ekstraktit të parë nga AP. “Nuk po bëni sa duhet për t’i ndalur. Mendoj se ushtarët tuaj kanë frikë. Tanët nuk kanë, kështu që mund t’i dërgoj aty poshtë për t’u kujdesur për këtë punë”. :smile:

korriku

jo ‘ne saj te SHBA-ve’ ne pergjithesi.
Ne saje lidershipit progresiv te SHBA

Kthupi

Nese nje personi te familjes ja lejon ligji te marre pasaporte diplomatike, pajiset edhe bashkeshorti/ja me ate lloj pasaporte? Di gje njeri si eshte legjislacioni shqiptar?

Whitesnake

Shkelmin ne fyt po qe musliman…mos shtohen pushtat islamik…Europa duhet te mesoje nga USA qe te mos shperbehet …nuk ka per te mbijetuar kurre BE pa kufij te jashtem …dhe pa ndalur invazionin Euroarabia…kur te behet muri ne kufirin Greqi- Turqi athere do ndertojme Europen te gjithe se bashku …!!!

Br3dharaku

allah, allah, po pse je kaq i inatosur o njeri?

STALKER

:joy: hajde gjeje

Kontvrana

Si fillim po sqaroj se pergjigja ime nuk ka lidhje me Edi Ramen, nuk kam as simpati dhe as atipati per te.

Te thuash “vecanerisht kunder atij te ndalimit te hyrjes ne amerike te myslimaneve” tregon ose injorance ose po perpiqesh ti hedhesh benzine flakes. Keto 7 vende jane vendosur ne listen e vendeve qe perbejne rrezik per Ameriken nga administrata e Obames. Po qe se Trump po ndalonte myslymanet ai do kishte bllokuar vizat e Pakistanezeve, Indonezjaneve, Indise, etj qe perbejne shtetet me numer me te madh myslymanesh ne bote.

Bllokimi i emigranteve nga keto 7 shtete eshte vazhdim i politikes se Obames. Cudeiterisht asnje nga ju apo nga keta qe po bertasin tani nuk u ankua apo ta quante Obamen “rrezik per boten” kur ai beri tamam te njejten gje si Trumpi kur ndaloi per 60 dite hyrjen e Irakeneve ne Amerike. Fiks i njejti urdher, me te njejtat kufizime nga dy presidente te ndryshem. Jeni hipokrite.

Po injorance eshte te shkruash “Nje vale e gjere zemerate njerzish ka shperthyer ne protesta kunder akteve te nenshkruara nga presidenti,”. Nje proteste e me pak se 1% e popullsise nuk domethene se popullsia nuk mbeshtet presidentin. Trump u zgjodh pikerisht sepse tha qe do bente keto gjera qe po ben. Pra popullsia qe e votoi i mbeshtet keto vendime.

Kushdo qe ka ardh ne Amerike e di se sa i dobet eshte procesi i shqyrtimit i identitetit te emigrantit. Une mund te dal nga Amerika sot, te hyj si Sirian me emer dhe personalitet qe kam shpikur vete, me histori perndjekjeje qe kam shpikur vete dhe jam pothuajse 100% i sigurt se do fitoj ceshtjen sepse nuk ka rregulla qe verifiokjne identitin tim, e vetmja metode do ishte marja e DNA (qe nuk behet akutalisht per te gjithe). Sidomos kur kemi te bejme me shtete ku korrupsioni mund te bleje cdo lloj dokumenti qe do. Ligji nuk eshte kunder myslimaneve eshte pro-mbrojtjes se vendit. Biles nuk eshte as pergjithmone por i perkohshem sa te vendosen rregullat e duhura per shyrtimin e identitetit te emigrantve.

Ti po qe se je kaq i indinjuar nga ky ligj, besoj se do jesh 2-3 fish me i indinjuar per ligjin qe kane vendet Arabe kunder hyrjes te cdo personi qe ka pashaporte apo vule ne pashaporte te Izraelit. Ky ligj ka vite te tera e nuk po shoh te ankohet njeri. Apo akoma me i indinjuar besoj do jesh per Kuvajtin qe nuk lejon hyrjen e personave nga keto 7 shtete por ndryshe nga Amerika e ka ligjin e perhershem jo te perkohshem. E paimagjinueshme se sa i indinjuar do jesh per kete padrejtesi qe Kuvajtjanet po u bejne myslimaneve.

Vazhdoni me keto budalleqe se prape do e fitoje pas 4 vjetesh. Se ne vend te perpiqeni te kuptoni pse popullata eshte kaq kunder liberalizmit edhe te perpiqeni te futeni ne debat pozitiv, po e beni cdo gje negative, qe nga “ska paguar puntoret, i veshi gruaja fustan te bardhe”, Thuajse keto do e bejne presidentin. Kur i kundervihesh per cdo lloj gjeje, populli krijon imunitet dhe injoron cdo kritike, qofte kjo dhe e drejte. Prandaj asnje kritike nuk i njgjit Trump, hipokrizia dhe vogelsia e liberaleve. Meruni me vogelsira meruni. brenda 10 ditesh ka futur ne shina pothuajse te gjitha premtimet qe ka dhene. Po ca njerez nuk ajne mesuar qe politikanet te mbajne premtimet dhe hutohen. Mendoje, ky po ben cdo gje per te cilen mori voten, eshte idjotesi te thuash nuk mbeshtetet nga populli, kur ky fitoi per ato premtime qe beri.

Kthupi

Jam dakort apo jo me postimin tend pak rendesi ka (ne disa gjera jam dakort, ne disa jo), por ky krahasimi me lart per mua nuk qendron. Pse dikush tjeter ka rregulla e ligje qe jane diskriminuese nuk domethene patjeter qe duhet te krahasohemi me ata. Arabia Saudite ka edhe rrahje me kamzhik ne publik, ne Dubai s’lejohet puthja ne publik, cfare duhet te beje Amerika? Te adoptoje ligje antihumane si keto qe te shkoje dhembe per dhembe? Secili vend ka civilizimin e vet, traditat dhe ligjet e veta dhe shoqeria operon ne baze te tyre, jo ne baze krahasuese me nje vend tjeter.

Alba2265

Detira e KM eshte te suguroje marredhenie Te mira me aliatet per Te ndihmuar ne mbrothesimin e kombit shqiptar e jo ti jape mend dynjase se ke duhet Te xgjedhin per president Te tyre .me aq sa e njoh une historine e shqiperise deri nashi nga perplasjet e shqiperise me fuqite e medha e humbur ka dale shqiperia .a do mbajme edvin k ramen e sakrifikojme popullin apo do heqim Edvin k ramen e shpetojme popullin ? Kjo eshte ceshtja .

Br3dharaku

tani ky km-ja jone, vec te verteten nuk e thote dot. E ka alergji apo eshte semundje profesionale si cdo politikan shqiptar e joshqiptar, kete nuk e percaktoj dot. Po lista e gjate e rrenave te tij, nuk ka fillim e sigurisht qe nuk ka as fund.
Sa per historine ne fjale, ishte gomarllek me brire nga menyra si u shpreh dhe nga fakti si kerkoi vemendje publike. Emri i tij u lakua si nje nder politikanet e huaj te paket qe u shprehen shume fort kunder njerit prej kandidateve; pikerisht per ate qe eshte ulur ne karrigen e presidentit sot dhe qe me shume gjasa, nuk do mjaftohej me 80 mije dollare per nje fotografi…

ohsnap

Rama te jape doreheqjen sepse me deklaratat e tij po rrezikon marredhenien me aleatin me te fuqishem te popullit shqiptar. I foli goja para mendjes.

Kontvrana

Dakort, por sa per sqarim. Une nuk po them te barazohemi me ta. Po perpiqem te tregoj 1) hipokrizine e te indinjuarve duke filluar nga protestuesit e deri tek OKB. Keto nuk jane ligjet e vetem Trump. Sic u permend i kishte Obama i kane dhe shume vende te tjera. Sot e gjeten te indinjohen keta. 2) Ndryshimi midis vendeve qe kane ligje kufizuese dhe ketij ligji eshte arsyeja pse eshte vendosur. Kufizimi ndaj Izraeliteve nuk eshte vendosur se perbejne rrezik, dhe eshte ligjh i perhershem. Ky ligj u vendos per te rritur sigurine perkohesisht sa te gjndet nje metode me e detajuar shqyrtimi e emigranteve. 3) Cdo shtet ka kufizime te ndryshme, shumica e botes do vize per te hyre ne BE, BE krahasohet lehtesisht me Ameriken per civilizim, pse nuk po ankohet njeri per keto kufizime. Apo disa kufizime nuk na bejen pershtypje e disa na indinjojne te cohemi ne protesta?

Patrioti

O Pjeter, je gabim ne shume e shume vende.
Kryegjatoshi nuk duhej te pozicionohej se kjo eshte ceshtje e elektoratit amerikan. Per me teper nje premier i nje vendi calaman qe gjyqtaret do ia kontrolloj dhe vendose bota. Ku shume vendime qeveritare kalojne me pare nga ambasada e US.
Zemeratat e protestat qe shikon te CNN jo domosdoshmerisht vertetojne parashikimet e premierit Nostradam. Ka dhe do kete gjithmone te pakenaqur qe dalin ne rruge e djegin kazonat… Po te pyesesh Fiqon psh, ai do di me te thone gjona te tjera.
Kshu pra sic do thoshte nje heretik qe sillet verdalle ketu verteta nuk eshte absolute.

Kthupi

Qe ka nje doze manipulimi politik ne kete situate, kjo s’do mend, por edhe qe nuk po menaxhohet sic duhet nga administrata edhe kjo eshte e vertete. Packa se vertet dicka ndoshta duhej bere, nuk duket se ishte I miremenduar si veprim, dhe ne mendimin tim eshte me shume si tour de force per te dhene pershtypjen qe “ju futem punes rendshem e s’pyesim per asnjeri”. Kjo duket qe nga menyra se si kaloi me nje urdher ekzekutiv te shkruar keq, i cili me pas duhej te rishkruhej. Si pasoje e ketij urdhri, tani ke familje amerikane ku burri punon per nje kompani nafte ne Lindjen e Mesme, iku ne janar dhe s’kthehet dot me (pra s’u menduan te gjitha skenaret se ku do aplikohet). Kjo ndoshta vjen nga natyra e tij si biznesmen i paduruar qe pret rezultate te menjehershme, nderkohe qe ekzekutivi ka ritem tjeter. Projektligjet krijohen, shtjellohen, pastaj kalojne per aprovim. Nuk mund te menaxhosh qeverisjen e nje vendit sic menaxhon nje kompani, te heqesh dike nga puna me nje fjale, apo me nje firme. Prandaj jane ato qe quhen checks and balances, qe njerezit te mos abuzojne me pushtetin dhe ka nje fare pavaresie mes roleve te secilit. Cdo projekt apo sipermarrje sado e miremenduar dhe e analizuar, deshtimin dhe suksesin ja dedikon zbatimit te planit. Po te ishte menaxhuar me mire si situate, te kalonte ne hallkat ku duhej, qofte edhe shpejt, por te respektohej procesi, nuk mendoj se do kishte kaq shume buje.

Po, keto shtete ishin ne nje liste te krijuar nga administrata Obama si vende me rrezikshmeri te larte, por Obama nuk ndaloi ardhjen e tyre krejt, thjesht u limituan rastet kur jepen viza si dhe u vune hallka te tjera ne kontrollin e individeve qe te minimizohet impakti nga terroriste qe hyjne ne SHBA me dokumenta te fallsifikuara. Ketu qendron ndryshimi, ne menyren se si po aplikohet kufizimi, ky ju vuri gersheren te gjitheve dhe ju jep mundesi kundershtareve politike te shfrytezojne situaten.

Whitesnake

RAMAZANI…shkoi ne CNN dhe prezantoi Shqiperine si vend islamik ,mbasi mori 3000 muxhahedine per ti dhene nenshtesi shqiptare , mbasi ndertoi xhamine e Erdoganit me 4 minare te parlamenti …dhe injoroi civilizimin amerikan …me sa duket dhe partia e re “” Sfida per Shqiperine “” e Gjergj Bojaxhi dhe admini jone i peshkut …po e perdorin ceshjen kundra Presidentit Trump… per te BLERE VOTA MUSLIMANESH per zgjedhje njesoj si Ramazani i kryeministrise…

kapo

Berisha: Olsi Rama trafikon kokainë. Makinën e ka gjetur prokuroria. Rama komunikon me Balilin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të këtij të fundit, Olsi Ramës. Berisha tha në Kuvend se Olsi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës, të kokainës dhe bashkëpunon me Jonën e FSHF-së.

“Edi Rama ka një vëlla, vëllai I tij quhet Olsi Rama. Olsi Rama. Qytetar shqiptaro-amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthyer për afera e trafiq, asnjë prej s’e besoi, por e vërteta është se informacionin unë e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të në Boston.

Olsi Rama me makinën e kreut të grupit të kokainës, sëbashku me një ndrikull që punon në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, Jona…Kjo makinë është gjetur nga prokuroria me vende të përshtatura për transportin e kokainë. Kushdo i ka këtu hyrje-daljet e vëllait të Kryeministrit me makinën e Gjonajt.

Për të mos thënë tjetrën: ka një komunikim konstant me këtë bandë edhe nga Kryeministri. Kreu i Kryeministrisë është edhe kreu i banditokracisë.
Edi Rama është kreu i bandave.

E ka të mbushur celularin me mesazhe të Balilit, të Dritan Dajtit, të Lul Berishës, madje duke u kryer edhe punë atyre.

Këto janë absolute të vërteta dhe mos kini merak se do të vijë shpejt dita e do të dalin në dritën e diellit. Por ju as do të skuqeni dhe as do të zverdheni.

Edi Rama ka komunikim direkt me banditët. Janë të regjistruara.

Nuk e keni dëgjuar në mënyrë të përsëritur që i vetmi politikan sot në Shqipëri që është akuzuar pulibkisht nga biznesmenë se u ka kërkuar nga 600 mijë e 1 milion euro. Por tani është në regjistrim në shiri, është regjistruar në shirit duke kërkuar shumë milionë”, tha në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha.
E kam denoncuar këtu kur i thoshte gjykatësja e Durrësit: “Ti je rrugaç” se i thoshte “unë të pres këmbët!”. A keni dëgjuar ndonjëherë ju t’i thuhet gjykatëses 30 vjet në profesion: “Unë t’i pres këmbët?!”Pse? Se duhet të mbante në burg me çdo kush një fukara që nuk paguante faturën e energjisë!

Tirondon

Produkti I Levizjes dhjetoriane demokratike ku inteligjenca si puna jote u largua nga Shqiperia dhe ja la Edi Rames qe zdi me bo shtet ! Blokmenve te rrinje orrganizata kriminale e droges dhe eskobarit Rama ! I RAMA OLEGEN PRITE SALEN SE PO VJEN !

ACDC

Tani po marr vesh qe GW Bush eshte progresiv se deri dje i keni veshur 1000 epitete fyese.

Tirondon

Lol, lol, Sala eshte karriku deri ne rronz ha,ha,ha, shpreson qe me ndihmen e aleateve anglo amerikane te rrezoje qeverine komuniste te Edvin Eskobar, ha ha,ha…

Fikret

Per ça po diskutojme sot?

46and2

si insekt…nsekt…sekt…ekt…kt…t…t…t

Whitesnake

Shtype…shtype…shtype…

ACDC

Kundeshtaret politike kane 0% mundesi te perfitojne nga kjo situate,pasi votuesit qe nuk jane dakort me urdherat egzekutive te Trumpit nuk kane votuar per te.
Kundeshtaret politike do te vazhdojne te humbin pike nese vazhdojne me anarshine dhe rremujerat qe po nxisin lart e poshte dhe ne dhunen qe po ushtojne ndaj perkrahesve te presidentit.
Kjo do ti jape Trumpit cilesine qe te duket si njeri shume me normal se demokratet anarshiste.
Do ta pesojne si ne 1972 qe i dhane Nixonit nje fitore me landslide…
Me qe ra fjala deri dje 7 senatore demokratet kane dale nga rreshti per te votuar pro kandidatit per SCOTUS.Edhe1 i duhet qe te mos kaloje ne filibuster.

Fikret

Aha e lexova.
Normale. Si mund te shprehesh tjeter a te mendosh ndryshe ne Shqiperine Komuniste? :frowning:

Tirondon

Nuk merret vesh opozita ka ngatru zyren e ankimimeve krimeve dhe spiunimeve te qytetarit dixhital duke dergu Berishen qe te mprehi shpaten per situaten shapata qe u rri ke koka …Edi Rames dhe gjithe armiqeve te shqiptareve dhe qe Eskobar se ka te gjate !

Cecua

Ti dmth nuk e ben dot dallimin midis liderit tone dhe liderave te BE, vendit tone dhe vendeve te BE?
Ai shume mire mund te fliste per vendin e tij, per bashkjetesen fetare te nje vendi ne te vertet, per bullshitin e zakonshem dmth. Por nuk kish perse sulmonte dike qe mund te influenconte te ardhmen e bashkpmbasve te tij. Kete lloj gjuhe se kemi degjuar as kundra Sales akoma. Ndonje rrafje shpatlle tek tuk, e aq.

korriku

e kuptoj kotriversialitetin e gjese ne lidhje me c’thua.
Ti flet per qendrim te llogaritur, te cilin edhe ate ta argumentova.

(ja dhe ketu lart:
kontroversialitetin)

Donald_theClown

… U mundova. Hic nuk tregojne …

Your search - kotriversialitet - did not match any documents.

Suggestions:

Make sure all words are spelled correctly.
Try different keywords.
Try more general keywords.

korriku

me cell, o njerez se late nam
Na:
kontroversialitetin
controversiality

Donald_theClown

“NA” mos je vete …Moj po nuk e bona fare me lone nam. S’po e kuptojsha sinqerisht. Edhe keshtu te sakte s’jam shume i sigurte se e mor vesh . Mjauuuuu …

( spelling bee )
Judge : Your word is SPIDER.
Contestant ( kid) : Can you use it in a sentence ?
Judge : " A spider has eight eyes "
Kid : Spider > S-P-I-I-I-I-I-I-I-I-D-E-R.

korriku

:clap: :grinning:
i hate cellphones qemolo

varik

rama eshte khar!

Vlonjat

Aaaaaaaa te lutem Zeqo! Ketu e prishe doren me kete skuthin! Kaq te thom une. Bej autokritike dhe hajde prape ne bllog.

gjembi

I love you Edi Rama! - me shkronja te medha se nuk na lejoka peshku te shkruajme te gjitha shkronjat e medha.

InkuizitoriMoth

Alt, nje heretik qe sillet verdalle ketu thote vazhdimisht se ne kete lloj temash me politike dyfelore, as qe mud te flitet per te verteten (vetem mund te genjehet duke fol per te verteten), ndersa inkuizitoriMoth thote se ndalohet te flitet per te verteten ne kesi temash, denimi eshte me autodafe.

Te flitet per te Verteten, duhet me pare te permbushen disa kushte.

Fikret

:smile: Eeeeehhh mor Stalker

According to the Huffington Post, Hillary Clinton has a 98.2 percent chance of becoming the nation’s next president. The HuffPost forecast model shows that she will likely receive 323 electoral votes and Trump will only garner 215. Major battleground states that include North Carolina, Florida, and Nevada have shown support for Clinton. She is also expected to lead in states like Pennsylvania, Michigan, and Wisconsin.

zeqo

Duhet nga ihere per te hap debat, ja psh Stalkeri te kenaq me kto linket qe sjell, pa keta nuk do kish lezet blogu :grinning:

46and2

kete huffpostin as stalkeri jone nuk e beson, nderkohe qe huffposti paska dhene 98.2% stalkeri jepte vetem 60%

Pjetermustakuqi

Shikojeni pak. Gazeta italiane online e cilson Edvin Kristaqin si kryeministrin me aktiv ne politiken e jashtme qe nga shpallja e pavarsise.
Bravo Edvin Kristaqi!

Br3dharaku

ta thote kte nje portal italian qe lajmet i merr nga agjensi maqedonse e lajmeve, duhet te jete nder i madh

jps

normalisht si gjithmone qe nuk merr vesh nga ato lexon …

Pjetermustakuqi

Ti c’ke qe merzitesh i here?! Gezoju a derbardhe,gezoju ! Gezoju qe ardhi dita qe te kemi nje lider, qe lefton per te mbrojtur interesat e shqiptareve kudo ku jane.

machitewa

Pjeter, kot lodhesh edhe ti.
Qe ta kesh te kjarte:
Dikush qe ua don te miren shqiptareve nuk behet dot kryeminister i Shqiperise. :slight_smile:

Vlonjat

Mire thua Pjeter. Lefton dite e nate lefton dhe kur lodhet lëçit permbledhjen “Tregime te moçme shqiptare”.

Pjetermustakuqi

Doni qe per inate te vjehrres te flini me mullixhine? - mire, puna juaj.

aleko

Ajo qe ka bere Rama ne prag te zgjedhjeve ne Amerike eshte jo vetem gafe dipllomatike, por nderhyrje e qellimshme per te favorizuar njerin rival (zonjen Clinton) karshi tjetrit (zotit Trump) jashte cdo norme nderkombetare te sanksionuar deri me tani. Per mua, vetem nje i marre dhe megalloman mund te beje gjera te tilla.

korriku

identik si Shkullaku per ambasadorin Lu ke folur :grinning:

Mimoza_llastica

Ca ka ndodh mor aman.sa panik behet andej nga Europa.

Donald_theClown

Edhe nje premtim tjeter i mbajtur :

"I will build a great wall and nobody builds walls better than me, believe me.And I build them very inexpensively. I will build a great, big , beautiful wall on our southern border ". said the asshole in chief.

"Parts of border wall will be transparent. There will be the physical wall and then parts of the wall that you can actually see through because it will rely on sensors and other technology.” -said his chief of Homeland Security, John Kelly.

Kjo osht pa fillu muri akoma. Me duket se do perfundoje i gjithi transparent dhe very, very inexpensively … like fucking free. Can you hear the suckers cheering …?

ohsnap

Lol, Huff Post, niveli i 55 te Fahri Balliu.Biles me keq. Nga rubrika: Te dhjefsha ne Journalizem.

kapo
                                     DO IKIN SI MINJ

“Të zëmë sheshin, të betuar që s’do të largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë e t’u tregojmë vendin që këta meritojnë”. Me këto fjalë, ish-Kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve dje të ngrihen në protestë, ndërsa tha se revolta popullore në sheshe është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund banditokracisë që po qeveris vendin. Berisha tha se vendi sot është i kërcënuar më shumë se kurrë ndonjëherë më parë në historinë e tij. Ish-Kryeministri theksoi se kur ekzekutivi është organizatë kriminale, fuqia e krimit është e pakufishme, pushteti i krimit është i pakufishëm dhe penetron në çdo skaj të territorit, në çdo institucion, në çdo qelizë të jetës së vendit.
“Beteja me banditokracinë është betejë e hapur dhe do të bëhet pëllëmbë për pëllëmbë, do të bëhet hap pas hapi, do të bëhet në çdo etapë. Vendi sot është më i kërcënuar se kurrë në tërë historinë e tij.
Zgjidhja është sheshi! Qytetarë dhe qytetare, lufta me bandat është lufta më e vështirë, por ju garantoj për një gjë. Bandat vërtet i kanë të gjitha, kanë para, kanë eksploziv, kanë armë, por s’kanë një gjë që keni ju; ata s’kanë guximin që keni ju, ata janë të parët që ja mbathin si minj. Ndaj të zëmë sheshin, të betuar që s’do të largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë që votën tuaj e shndërruan në pushtet bandash, në mbështetje të krimit, e shndërruan në krim, e shndërruan në izolim. Ndaj dhe të mblidhemi. Këtë betejë do ta fitojnë ato gra dhe burra, djem dhe vajza që do të betohen për të mos iu ndarë protestës deri në rrëzimin e këtyre. Kurrë ndonjëherë në histori, një protestë e zgjatur nuk ka dështuar dhe të jeni të sigurtë që do i shihni këta si do ja mbathin si minj, s’do të gjejnë vrimë ku të futen. Do i shihni se si do të kërkojnë azil politik në vendet përreth. Ndaj dhe thirrja ime më miqësore për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet partiake, që bie dakord se kemi të bëjmë me një bandë; të bashkohemi me guximin tonë t’u tregojmë vendin që këta meritojnë”, u shpreh Berisha.

Vlonjat

O kapo po tani qe po shohim estrade me mongolin e babes do hedhim qeverine ne? Apo i ka ardhe veza kryq komandantit dhe do rremuje si ngahera te shpetoj sumen e tij dhe te trashgimtarve te tij. Se per popllin e ka treguar me kohe e me vepra Ay qe s"e rrun fare. Perkundrazi.

kapo

Po nje rruge e dy pune o vlnjato, popullit i ka shku thika ne kocke e nuk ka se cfare te humbi vetem fiton nga keto situata :blush:

Vlonjat

Dakort dakort. Une me ty ne terezi e kemi ketej po a don populli ne memethimje te ngrihet? Se si i thone asaj fjales “hiqe shul e fute lloz”.

kapo

si tha i nderumi president; ‘What the hell do you have to lose?’

Prokuroria në sulm/ Arrestohet shefi i policisë në Tepelenë

Një tjetër shef policie është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda, për bashkëpunim me kultivuesit e drogës. Bëhet fjalë për Gani Abazin, shef i specialistëve të zonave në komisariatin e policisë së Tepelenës. Gani Abazi arrestohet për të njëjtin operacion, ku u prangos Shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegaj. Dyshohet se shefat e policisë dekonspiruan aksionet për kapjen e kanabisit dhe bashkëpunuan me trafikantët.

Vlonjat

Amen kapo amen. Do zoti peshq me te medhenj!

Donald_theClown

Te zeme sheshin. Ze leshin e ketij timit. Nuk ngrihet njeri mer Sal toci se gjysma e dijne qe alternativa eshte me mut se ate qe kane. Do hudhin i pale degjenerata dhe do e morin ne dore hajdutet e pare. Shtoji qe gjysma e asaj gjysmes tjeter e kane kap nai ven pune dhe pjesa qe ngel jane tipik shqiptare dhe jane te kenoq qe thika nuk iu ka arrit kocken. Se mos iu thyu njeri pasqyren e fuoristrades qe te kapin armet… ? E vetmja shprese eshte qe mr.Trump ta gradoje Donaldin kinez e ta boje kryeminister. T’i dergoje edhe qeverine dhe parlamentin qe knej per nja 5 vjet dhe kismet, po u bo gjo. Deri at’here fshini jarget me cicat e Bleones dhe nigjoni pordhet deputetve nga vendet e thella malore.

Vlonjat

Bleones e ia ka vu syrin DJT ta ben nën/sekretare per çeshtjet e kultures. Nuk e con ne shqp ai jo.

arb

Ju shok kerkoni pergjigjen e pyetjes: Po ai qe vodhi nuk kishte faj fare? :joy: Ehhh kohe te veshtira na presin! Ne lufte per jete a vdekje me kapitalizmin, komunizmi e komunistet vendosnin te miren e perbashket mbi ate vetjake,duke justifikuar me kete lufte anti-kapitaliste lloj lloj shkelje te drejtash personale te individit! Sot kapitalizmit i mjafton te humbas disa vende pune i ti fshin direkt keto te drejta,nuk ka nevoje per lufte!Te drejta e liri qe kokboshet qe popullojne kete bote mendojne akoma edhe sot qe jane dhurate e jo rrjedhoje e nje historie lufte qe ka kushtuar lumenj gjaku kudo ! Ja pse Trump eshte president…shpresojne qe kapitalizmi te vet-korigjohet,se ne dore te tij jemi ! Shkojne e nuk na japin vize pale…:sweat_smile:

kapo

Jemi ne 2017,dhe sipas almanakos njehere ne 10 vjete ndodhin mrekullina ne shqiperi

Donald_theClown

Hej, kije inot po jepi hakun. Bleona te pakten i ka bo me djerse ato qe ka. Nuk e di sa seriozisht e kane ket pune kto vllezrit amerikane, por sapo me tha njoni, disi i besushem knej qe kishte bo muhabet me i mik ne Dep US Shtetit ( long ster longu me i fjale) qe dun me i hy me themel asaj pune. Kane lista dhe info te sakta per gjithe bijte e sorres qe kane vjedh e plackit ate vend. Bile edhe keta qe dhane doreheqjen dhe i falenderon Kryemiserabla per ndershmeri ne dorezimin e detyres, e kane mas qafe. Te shofim. Kur ta shof me sy do ta besoj. Por jane aq shume sa duhet me iu rujt atyne se mos cohen ne protesta kunder imperializmit amerikan. One can only dream … ( Disregard the sentence before last … I’ve got kids. haha ).

Vlonjat

Hahaha Qemolo, mire thua ti. Keta skuthat hajdut jane aq shume sa ka rrezik bejne revolucion ne shqiperi. Po do zoti ( se hunshkabat sysqifteret shqiptare shikojne larg deri ne usa por jo ne shqp) vihet pak dore sa te cahet pak thesi se fillojne dhe e shqyejne vete njeri tjetrin ata.

ACDC

Cudi sot gjithe telefonuesit ne nje emision te NPR po thoshin qe kishin votuar kunder Trumpit por e perkrahnin per kete urdher egzekutiv qe nxorri per ndalimin e emigranteve nga 7 vendet muslimane.
Ne NPR qe eshte komplet liberale…

Saturni

U shqepe duke ndjekur mediat liberale.Kujdes se po te prishin.

Kthupi

Po e ben si Trampi qe thote 's’i shikoj" vetem kur shikon ndonje postim ne Twitter qe thote “CNN said so and so” ose “SNL last night was unwatchable”. :smile: Edhe Arnoldin e sheh, edhe SNL edhe CNN edhe FOX. Ngeli gjithe diten duke pare TV, ben ndonje telefonate e zihet o me Australine o me Meksiken, pastaj hedh nje firme ne nje dokument dhe aq, u be qeverisja.

ACDC

Jo more zoterinj sot mbadite duke u kthyer nga puna po degjoja NPR.
Thjesht u habita me telefonuesit prandaj e degjova emisionin.

gjembi

Cudi se dhe une e degjova dhe s’mu duk se ishin te gjithe. Ishte ndonje qe kishte humbur punen, por dhe ndonje i huaj si puna juaj qe shkonte me parimin “kalova lumin te shava kalin”.

Saturni

Dje permendi ate doktorin nga Teksasi qe kishte folur per CNN.Edhe ate do ta kete degjuar rastesisht,duke ngritur shtangen ne palester.

Saturni

I sheh qe te marre vesh kush e shan,per t’ua ciceruar ne Twitter.Pasioni i tij per Twitter i ngjan pasionit te Trapit te shqiptareve per Ipad-in,te cilin e kishte deshiruar qe ne vogeli,pa permendur pastaj Facebook-un.

gjembi

S’kishte ndonje gje te mire ne stactionet e classic rock?

Mimoza_llastica

Shume naiv ky Pjetri. Rama tha ashtu atehere se ashtu I thane te thoshte. Tani, zere se Nuk ka thene gje. Shume e vret mendjen o derebardhe,problem ta dredhi prape Rama muhabetin, ’ te verteten’ qe na paska parashikuar. Ah medet. Ju nga Shq dhe Europa Nuk ju informojne mire mediat,beni shume panik. Qetesohuni o njerez,cdo gje eshte under control.

Pjetermustakuqi

Hë mi hë,ti,naiv ! Ej, po ti pse je trampiste i here,apo je kaure? Berishistat dhe kauret jane me Trampin. Brishiste s’je,kshu i bie me qan kaure. Imagjino te jesh edhe berishist,edhe kaur si puna e ACDC,kulmi i trampizmit.:smiley: Edhe mu me pelqen Trumpi nganjihere,pse me rrejt,me kane pelqy gjithmone tipat pa nuts ne goje,qe nuk sperdridhen,por ta perplasin ate qe mendojne edhe kur kjo mund te kete kosto per ta.Edhe Edvinin prandaj e pata ba shok, dhe tani me ke ngel ne zemer dreqi.:stuck_out_tongue: Une isha me Hillarin,jo pse ishte Edvini me te - edhe per kte :smiley: - por ngaqe mendoj se me Klintonet si shqiptare jemi borxhlinj,edhe pse Hillari me pat lan shume mbresa me fjalen qe pat majt ne parlament.
Edvini vetem Endri Fuges ja nigjon fjalen.S’i jep dot kush urdhera atijt.
Meqe ra fjala,ky racizmi mes emigrantesh i ngjan atij mes zezakesh - ai me ngjyre cokollate perbuz ate me te zi se ai.

ACDC

Trumpi qeni i Putinit?

Ja reagimi i pare zyrtar i administrates se re

(CNN)The US ambassador to the United Nations offered a strong condemnation of Russia in her first appearance at the UN Security Council on Thursday, calling on Moscow to de-escalate violence in eastern Ukraine and saying that US sanctions against Moscow would remain in place until it withdraws from Crimea.

“The United States continues to condemn and call for an immediate end to the Russian occupation of Crimea,” said Nikki Haley, President Donald Trump’s envoy to the world body. “Crimea is a part of Ukraine. Our Crimea-related sanctions will remain in place until Russia returns control over the peninsula to Ukraine.”…

Kthupi

Ama me CNN merresh ti? Mos i beso se mashtrojne. Ata jane me keq se “Tema” e Mero Bazes. :smiley:

gjembi

Nderkohe menjehere pas bisedes ne telefon me Putin - qe media nuk e mbuloi sepse Trumpi, ndoshta me qellim, leshoi urdherin per refugjatet - pro-ruset rifilluan sulmet ne Ukraine.

Mimoza_llastica

Me shkrive me ate komentin per jevgjit sepse je shume I sakte. Kam nje shoqe Brown lol, e kur e mgacmoj ndonjehere i them shif t’kam gjet burre dhe gishti im drejtohet nga nje me I zi se ajo me thote - eww ate te zi sterre me gjete. :grin: iku koha e Billit dhe borxhit, boll mo. Kemi interes tjeter tani. Lol.

jps

hahahaha nderhyrja e Rames do i jepte shkelmin e fundit Trumpit … .

jps

te jesh loqe nga mendja nuk do te thote qe ti kesh loqet ne balle …

zeqo

Ja ku i paska çu paret e american taxpayers Obobumja, that’s why american people vote for Z, Trump.

ACDC

The Trump administration announced Friday that the Pentagon has reached a tentative deal with Lockheed Martin for the purchase of 90 F-35 jets at the lowest price in the program’s history – saving the government millions, officials said.

Vazhdo punen zoti President!
Mos degjo fare korin e kasandrave te se majtes!

Mirejam_Tirana

ky rrezik do haj noj dit ose ka me bo noj puç

kapo

Duan drejtësi për “21 janarin”!
Drejtësia u vendos. Ja ku e kini gardistin…, kryetar bashkie.
image