Festivali i 57 i Këngës në RTSH

322 postime 11871 shikime 11 dhjetor 2018 në 09:15 e paradites
korriku

ky festival sikur postonte kenget paraprakisht ne net per publikun por sikur s’jane ne kete faqe

STALKER

jane jane :

click ne secilin kengtar/e; pastaj “video”

korriku

ngjyre e xhaketes se Ermal Metes :heart: thuhet eshte ne mode sivjet, brown is coming back strong, ‘brown is the new black’

del-ta

po atë jevgën nga levani, atë meksikano-greken:stuck_out_tongue: që nuk e mban mend shqipen, nuk e ftuan? ishte edhe model i shumkulturalizmit,

STALKER

Nga nje degjim i shpejt dhe i percipte:

Nje kenge ndryshe :

Pjetermustakuqi

Ka dal emri i fitusit hala? Si zakon asht te meret vesh perpara.

korriku

komente mjaft te mira ka marre ne jutube

korriku

kete vit me pelqeu prape kenga e Dilan Rekes
e ndonje tjeter aty ketu

Mimoza_llastica

Nuk eshte brown lol, eshte tip burgundy. Dhe po kjo ngjyre eshte trendy sot,

korriku

true :crazy_face:

korriku
STALKER

Kjo vajza eshte violoniste në zanat (në orkestren e rtsh) dhe e ka shkruar vete kengen:

STALKER

Po ashtu, kenge sh e mirë e Eltonit:

STALKER

Sa e mirë si audio, aq e dobet si performance live :frowning:

STALKER

Pas 17 vjetesh në festival dhe sh interesante:

STALKER

Paradoksalisht, jo keq!

STALKER

Por shancet me te medha per te fituar duket se do i kete kjo (qe nuk eshte fort keq fundja) :

korriku

sikur ta dija per kete kenge, thosha prit kur te dale live

boo saksofoni vitet '80 - so outdated

korriku

punimi muzikor / orkestrimi me pelqeu mjaft ketu, por jo aq interpretimi i dilan rekes
nuk bejne dot pa kitare koti kenget e festivaleve tona

STALKER

Kenge e sterdegjuar…

Perndryshe: c’eshte lumturia? Ngazellimi i Elton Dedes ne pjano gjate performances se Eranda Libohoves (e vetmja qe funksionon 100% ne skene)

korriku

po ti prit se s’i kemi arritur akoma
po me pelqen kenga e Elona Islamajt mjaft :slight_smile: :slight_smile:
meqe e vure ne fillim

STALKER

Duhet te kihet parasysh se kengen e Lejles e ka kompozuar Adrian Hila (me i miri nder komp shqiptare keto 25 vitet e fundit )

korriku

100% performance e njejte me videoklipin, Eranda korr avantazhet e te qenit profesionist ne fushe, jo nje improvizuese

korriku

ate degjoj tani
interesant …
me pelqeu

korriku

trishtim i gjalle

STALKER

Meqe jemi tek Adrian Hila (nje nga dy-tre kompozitoret me të mirë të ketyre viteve të fundit, bashke me Alfred Kacinarin apo Endri Sinen), ja nje top5 i preferencave të mia për kenget e tij:

  1. Jetoj
  1. S’jam tribu
  1. Nata

Nuk me pelqejne fare 3 kenget e tij ne eurovision (Neser shkoj, Balada e gurit, Zemren e lamë peng)

korriku

festivali ka traditen me peshe qe i mundeson edhe sot infrastrukturen dhe kapitalin muzikor instrumental e njerezor, saqe sot s’do ish e mundur realizimi i show-ve te tille, qe megjithate vuajne nga krijimtaria dhe e vjetra.
Pasuria e tradites dhe kapitalit te trasheguar eshte e dukshme po te shohesh venien ne skene te kengeve live.

STALKER

Krahasuar me tallavo-pislleqe si Kenga Magjike, Festi i kenges ne RTSH eshte nje monument kulture qe duhet mbrojtur

STALKER

E meqe jemi tek muzika e vertete,
Top3 Alfred Kacinari :

  1. Shko (Shkupi fest)
  1. Apokalips
  1. Ante i tokes sime
korriku

te faleminderit stalkerit per te dy top-3 e kompozitoreve mesiper nga muzika e vertete

Pjetermustakuqi

Qenka Kol Keci ne kitare, bashkqytetari imi. Kitaristi me i mire ne Shqiperi dhe nder me te miret ne rajon. Nje vlersim te tille e kam te nigjume prej Qepes.
Nderkohe qe Ton Deda paska maru si kengetare.

STALKER

Po s’ka gje, eshte kompozitor dhe muzikant i mire. Ja falim per zerin

Pjetermustakuqi

Ne c’ore fillon mo? RTSH ka mbi 20 min qe po jep reklama. Ca turpiiiii! Mylleni more ket hale dhe na i kurseni ato lek qe po na zhvatni prej xhepi!

STALKER

Ishin me vonese

Amà ndodhi nje Ngjarje : Auréla Gaçe ju bashkangjit kenges «Leyla » :

STALKER

Aaaaaa, po Imbro vika nga komuniteti rom !!! Prandaj e qaka ai kete kenge

korriku

kenge aq e bukur, nga me te vecantat dhe muzike e vertete si me thene

korriku

sonte e paska jutubi te plote Naten 1 FIK 57

STALKER

Po.
Por durim deri neser sa te postohet interpretimi me Aurela Gacen
Événiment !!

korriku

Imbro duket se kengen e ka bere me zemer sic ofroi nga zemra ate dreke per pleqte tek azili

STALKER

Po ta vesh re me kujdes, ai i vogli, ne strofen e pare, dy vargje i kendon ne romançe (gjuhen rome).

Hatà !!!

korriku

e vura re une ate po mendova ishte turqisht :astonished:
paska qene ne gjuhen e tyre …

STALKER

Kengen per ate pune e ka bere Adrian Hila :wink: (qe po ashtu ka pas’ idene gjeniale tja jape per ta kenduar nje dueti, nga te cilet, njeri eshte rom)
Gjenial !

korriku

e bukur kjo
por dhe teksti me tematike rome eshte
desha te shihja aurela gacen me te dy djemte por jutube sikur s’paska asgje nga nata 2te ende

STALKER

Edhe une (ne nje moment te pare) mendova se ishte ne turqisht, por pastaj bera lidhjen me ndihmen e faktit se behej fjale per nje‘ vajze te komunitetit rom (Lejla) dhe deduktova se ai kendon ne gabelçe (thonim ne bjondat pellazgo-ilirë per romët - ju kujtohet qe kemi patur gjithmone ne fillore apo 8 vjecare ne klasë nje te tille ?).
Romançja eshte dege e gjuhes hindi (indiane), prej nga dhe jane vendosur ne Europe romet (andej nga shek XVI-XVII).

korriku

gjithnje i kishim ne klase ne bankat e fundit, se te parat, te dytat e te tretat i zinin “bjondet” e klases
Kishim dhe ne lagje ne shtepia perdhese ose ne katet e para te pallateve

(megjithate ishim ne nje lagje te pakten se sot jane te ndara gjerat)

me te ardh turp per veten, pike e zeze

STALKER

Kenga ka meriten se PER HERE TE PARE ne historine e festivalit kendohet ne nje gjuhe TJETER, vec shqipes, qe flitet ne Shqiperi (edhe Sagapor, te dua, vetem titullin e kish greqisht, ne kenge nuk kendohej asnje varg i tille )

korriku

hajde, hajde, e vertete kjo !!
Kan pas kenduar Dy vellezer arbereshe ne fillim te viteve 90, ne arberishte, por prape shqip eshte

STALKER

Kjo vajza PRAP nuk arrin te percoje mister (si ne varjantin audio). Ja performanca e saj sonte (sapo e ka postuar dikush; shikoje pa e hequr ende RTSH-ja)

korriku

po shikoja kete
cfare perpunimi e orkestrimi fantastik fare fare, edhe kori :star:

korriku

jo, nuk jane e njejta gje, jo
te pakten ka hequr saksofonin e '80es, dhe dyshja me djalin ndihmon.
me mire ta kish kenduar me mikrofon me stativ, jo te lire, se e tille kenge eshte
nejse

korriku
korriku
Kthupi

Pse m’u duk sikur stononte goxha kjo cuca? Mund te jete violiniste e zonja, po per kete lloj kenge i duhej tjeter lloj zeri.

Kthupi

Kete te Soni Malajt s’e shtyva dot deri ne fund. Nga ana vizuale mire, por s’ka ze kjo goce, kot kruhet me festivale.

STALKER

Ke nje far te drejte. Une mendoj se, me shume se stonim, behet fjale per nje far mungese zeri.
Besoj se ‘muhabeti’ ka qene pak a shume keshtu : ne intervisten e meposhtme cuca thote se eshte menduar gjate qe te vendose te marre pjese ne Fest (kjo ehste hera e pare si kengetare; si violiniste me orkestren e rtsh po, plot herë). Por meqe e ka krijim TERESISHT te sajin (tekst, muzike…), ka menduar ta provoje. Si sfide.
Nga ana tjeter, besoj se do e kishte shume te lehte t’ja jepte ta kendonte dikujt tjeter (dicka me thote se kjo eshte motra e Kamela Islamajt, nje nga zerat me te mire sot per sot), por ka dashur «per qejf » ta kendoje vete krijimin e saj (qe per mua eshte, me i miri i Festit - lënë menjanë performancen)

STALKER

Plotesisht dakort !!

STALKER

Nuk e di pse e ke postuar por ky, bashke me Kujtim Prodanin dhe Bojken Lakon, ishte nje nga 3 prurjet me te dobta te Festit (per mendimin tim, sigurisht)

STALKER

Saksofoni nuk eshte monopol i viteve 80 por nejse… . Sa per mikrofonin me stativ ke plotesisht te drejte (vajza eshte e keqkeshilluar…) :disappointed:

STALKER

«Lejla » (ose per mendimin tim, «Lejla nuk ka kohe te qajë» - titulli i vertete i fabules) sipas Marko Strazimirit dhe Imbros:

STALKER

Lejla do ta veshë si kukull,
Don të mbaje taka për tu dukur,
14 ajo pa faj
Ajo do ta mbaj

Sinó ugetllaxhi,
Siamë ugetllaxhi
I la shoqet Lejla,
Për ninulla Lejla
Do të rritet Lejla
Bashke me foshnjen Lejla

Zemra rreh për zemrat Lejla
Enderr dashurie Lejla
Nina nana Lejla
Kenga jote Lejla

II.

Pa petale neper floke
Fjale qe hidhen shkel në toke
Si nje pemë gjethen do mbajë
Lejla s’ka më kohe të qaje

I la shoqet Lejla,
Për ninulla Lejla
Do të rritet Lejla
Bashke me foshnjen Lejla

Zemra rreh për zemrat Lejla
Enderr dashurie Lejla
Nina nana Lejla
Kenga jote Lejla

korriku

eshte nje kenge qe mund te mashtroje veshin kkjo, thua?
e Kujtim Prodanit eshte hapur nje parodi, por kjo mund te “fshihet” pas pjeses melodike te korit dhe kontrollit te arrire mbi zerin.

korriku

teksti i bukur,
tematike. e forte jo shaka,
shtatzania ne adoleshtentet apo e kam gabim
(ku e gjete ti kete :slight_smile: )

STALKER

Degjova audion dhe e shkrova :slightly_smiling_face:

korriku

po fjalet ne romance?

STALKER

Jane fonetikë. Pra çik «futja katunit » :stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

Albano-id

shume pak i kam ndjekur kenget kete vit, por me pelqyen ato qe kishit vendosur ne linqe. Ana skenike binte ne sy me teper kete vit, me cilesore, si duket e kane pershtatur per eurovizion., qe nuk eshte dicka e keqe tek e fundit. Prezantuesit e zgjedhur gjithashtu me mire kete vit, ndonese nuk kane eksperiencen e batuten e gatshme te prezantuesve me eksperience.

korriku

i like it
ama e veshtire ti kapesh edhe aq, marshalla :astonished:

STALKER

Te fitoje romi pa nami te behet (nje nga rastet e rralla qe nje kenge do funksiononte sh mire edhe ne anglisht, sepse deri dhe formati i kenges (3 minuta) eshte fiks koha qe lejohet ne eurovizion

ps : mbreme nderhyrja e Aurela Gaces i vu vulen (ne sensin qe e distancoi dukshem nga prurjet e tjera). Por tvsh ende nuk e ka vene ne YouTube ate paraqitje

Albano-id

kenga e Romit kapet me degjimin e pare, mjaft e pershtatshme per eurovizion. Teksti kombinon mire me melodine dhe interpretimin, ate do mendoja dhe une. Kendimi i Erandes gjithashtu me pelqeu, e ndertuar mjaft mire dhe interpretuar shume mire.

korriku

nje cmim do i japin atij por te parin e ndajne politikat ne festivalet tona, faktori eurovizion influencon per keq ne ket pune :frowning:
kam parasysh fitueset e fundit Bote me Lindita Halimin dhe Perralle me Eneida Tarifen.

STALKER

Eranda pastaj eshte tjeter gje (pra nuk eshte më ‘punë eurovizioni’ : Eranda eshte kenaqesi per veshet. Eshte RESPEKT !

STALKER

Jo jo, nuk eshte tamam ashtu. Kane filluar ta kuptojne qe ne eurovizion fitojne kenge me tematike (dhe muzike) ndryshe : portugezi, ose ukrahinasja (masakra ne 1943), ose tashaluqja izraelite (tematika e aparences).
Tema e minoriteteve etnike do ishte nje kryeveper. Shto dimensionin social te historise se kenges (nje 14 vjecare shtatezane)

korriku

shume e kapshme me te paren, pa qene aspak banale, perkundrazi
orkestrimi pastaj e ngre ne nivele klasike

korriku

nese domunden ta nxjerrin fituese do ish arritje e vertete per instirucionin e festivatit te kenges (i cili si gjithe institucionet shqiptare sot vuan nga genjeshtra e aparences dhe tundimi ndaj korruptimit)

korriku

tema etnike do ishte kryeveper

:pray: :pray:

STALKER

Ka dicka te ngjashme me baladat folk qe sjell shpesh Bosnja ose Serbia ne eurovizion (por kjo nuk ka asgje te keqe ë?)

Albano-id

Bravo, kete me kujton, por vjen pak me rom per nga elementet.
Mbaj mend qe shqiptaret e Kosoves nuk kane pas qejf ate kenge Lane Moje, mjaft serbe dmth.
Mesazhi social i kenges eshte mjaft aktual, romet martohen e lindin ne moshe shume te re sot e kesaj dite, njof mjaft, kjo lidhet dhe me jetegjatesine e tyre relativisht te ulet.
Ti pate sjell nje film me romet e Italise mos gaboj, qe e pashe para ca kohesh.

STALKER

Ose’ kete

korriku

i shoh me pas klipet por e qarte cfare thua, ballkani me elementet e tij authentike

STALKER

Me kujtove nje çunak te ri rom bullgar (te cilet, me futjen e Bullgarise në BE jane te shumte qe zgjedhin te jetojne ne europe, sepse edhe pse flene nga 10 vete ne nje dhome, jane më pak te segregacionuar se në Bullgari a Rumani), i cili vinte ne palestren time. Duhet te kishte nja 17-18 vjec. Ishte tashme babà, sepse vinte e shoqja (tek 14-15 vjecet) bashke me nje beb në krah, per ta pritur kur dilte nga palestra.
Kujt ja thua ? Alimanit qe vazhdon ben filma me «renien e komunizmes » ?
:scream::joy:

korriku

ne aparence vjen klishe ky authenticiteti etnik i ballkanit, nje egzotizem ornamental. Por ballkani ka borxhe ndaj etnive ne pergjithesi, por romet jane entia vertet e margjinalizuar e ballkanit, etnia pa zot, sepse s’kane as shtet te tyrin ame

apo ndoshta kjo e fundit eshte gje e mire …

STALKER

Mos e ke fjalen per kete kryevpren e Ettore Scola-s ?

Albano-id

kur shpertheu moda e azilit,iku tere lagjia e romeve ketej ne france e gjermani, megjithse i rikthyen shumicen. Nje pjese megjithate jane sistemuar andej, ketej trajtohen mjaft keq.
E kisha per filmin e ri A ciambra, linkun e te cilit e solle te kinematografi e tV
filmin e ettore scholes e kam pare vetem me fragmente youtubi.

Kthupi

E degjova disa here mbreme dhe ate po mendoja: eshte kenge tipike ballkanase, nderroja fjalet ne cdo gjuhe ballkanike dhe prape funksionon. I ka ardhur frymezimi Kacinarit.

Ky Strazimiri m’u duk sikur stononte vende-vende plus qe e mbyste Imbro ne pjeset kur kendonin bashke, por kjo ndoshta ishte me qellim.

Keto 2 vitet qe vijne do lindin plot goca Lejla ne familjet rome. :smile:

Kthupi

RTSH ka nje aplikacion RTSH TANI ku mund te shihet festivali. Jane disa kanale dhe njeri nga ata po transmeton festivalin

Kthupi

Ca nga keta duhet te gjejne ndonje emer artistik se na flliqen :smile: Edhe te rruhen. Te gjithe qe kam pare deri tani kane ndonje lloj leshi ne fitire.

Albano-id

edhe kjo intron e kish mjaft ballkanike, tip bjello dugme dhe kusturica song ku rrafsha mos u vrafsha.

InkuizitoriMoth

Veprimtaria e UDB-se vazhdon ne zonen e kultures.

STALKER

Gabimi im: e ka bere Adrian Hila në fakt kengen. E korigjova.

Po, por dhe pa aplikacion, festivalin e jep drejpersedrejti https://www.rtsh.al/rtsh-live/RTSH1-HD.html

Si dhe facebooku (fest 57)

Po, Strazimiri stonoi naten e pare, në fillim. Pastaj e kapi veten.
Mbreme pastaj, me Aurela Gacen, ishte hata !!

STALKER

Si ishte kjo puna e leshit :smiley: se vertet nuk e kuptova

Kthupi

Nuk e pashe gjithe naten, por ata qe pashe, gjithe meshkujt o me mjeker, o me musteqe.

Kthupi

Ky m’u duk cik si i ngurte, dhe I shperndare, sikur nuk po e shijonte kengen po e kishte mendjen o te publiku, o te kufja ne vesh o te ndonje gje tjeter. “Banda” qe e shoqeronte po e shijonte me shume.

korriku

bravo Bosnja, Serbia e Mali i Zi, sapo i degjova
kur doli Knez- Adio (Montenegro) ne eurovizjon 2015 une mezi e kapa si kenge por me la pa mend pastaj. Me klipet me lart shoh qe kjo pune e kengeve sllavo-ballkanase ne eurovizion paska histori, dhe ata e paskan kuptuar mjaft heret e mjaft mire etniken, ndryshe nga ne.

Lejla, e cila uroj te fitoje me gjithe zemer se me pelqen vertet, do doja te paraqitej identikisht sic e pame ne FIK 57, me orkester te madhe jo me instrumentaliste, ne shqip e jo angl, dhe pa valltare a inskenime ekstra.

Albano-id

eshte moda me lesh te te rinjte sot, ke gjithandej 18 vjecare me mjeker te gjate, floke te shkurtra si Leonida i 300 spartaneve, mundesisht dhe syze djelli e atlete te bardha.

STALKER

Ku jeton ti Kthupo, se ketu tek une, burrave po u mberrin mjekra në toke
:smiley:

Serizisht !

STALKER

Ahahahaha, sa bukur e paske përshkru me kete Leoniden :smile:

Amà personalisht kam zene karar, kam mbi 15 vjet pa vene brisk në fitire. Para se të dilte moda, çoç edhe me shihnin shtrember në punë. Tani gati sa nuk me falenderojne
:smile:

STALKER

Nese fiton, sigurisht qe nuk do kete valltarë. Po të nderhyje Gaçe, do i bente nder kenges.
Në ang., kam pershtypjen se do ecte mirë, too. Do kuptohej me mirë mesazhi. Sigurisht, me strofen në ‘gabelçe’ (me patjeter !!)

korriku

kane lene jashte Elona Islamaj :frowning:

Përfundimisht këngët finaliste janë:

  1. Jonida Maliqi

  2. Artemisa Mithi & Febi Shkurti

  3. Lidia Lufi

  4. Marko & Imbro

  5. Orgesa Zaimi

  6. Bojken Lako

  7. Elton Deda

  8. Eliza Hoxha

  9. Gjergj Leka

  10. Soni Malaj

  11. Klinti Collaku

  12. Alar Band

  13. Dilan Reka

  14. Eranda Libohova

kur fillon finalja, cfare ore?

jutubi paska naten e 2te up

STALKER

Orgesa Zaimi, Bojken Lako, Gjergj Leka (komplet patetik) dhe Dilan Reka per mua jane gabimisht.

Po shpallen fitues Markon & Imbron nderojne festivalin, veten dhe Shqiperine (nuk besoj se do zgjedhin Soni Malajn, sepse mbreme, Naten e performances - qe normalisht ishte e njejte me performancen qe fituesi i supozuar do beje ne eurovizion - ajo kendoi shume keq, po shume shume ama).
Nje rrezik tjeter per Markon & Imbron mund te jete Jonida Maliqi dhe, disi me pak, Klinti Collaku. Dhe kaq.

STALKER

ps: per Eranden do me behej qejfi PO AQ sa dhe per Markon & Imbron, por me duken shancet sh te ulta. Por, ku i dihet ???

STALKER

Fillon ne ora 21, ose sic me vone (si mbreme, qe filloi me 25 minuta vonese…)

korriku

te patetiket e rreshtit te pare aty per mua hyn edhe Jonida Maliqi e cila festivalin e ka buke e djathe cdo here per arsye pa lidhje me muziken. Gjithashtu njelloj Alar Band - “krijim” jashte natyres se festivalit tone.
Soni Malaj nuk e degjokam dot, i’m sorry

Eh te fitonte Lejla qe s’ka kohe te qaje …

STALKER

YouTube ka Naten e 2 ? E ka vene rtsh apo dikush tjeter ? Dhe, te copezuar apo në bllok ?

Ps : Lejlen e nates se dyte (pra me Aurelen) e pashe ne aplikacionin RTSH TANI.
Magjí !!!

korriku

rtsh i ka vene, kenget te copetuara , megjithate tani qe i kerkoj nuk me dalin te gjitha kenget ne kete nate, vetem nje pjese, ndoshta jane ne proces e siper per t’i hedhur

rrofsh per Aurela Gacen, ja ta kerkoj

STALKER

Hajvanet, kane vene Artemisa Mithi & Febi Shkurtin. Mos eshte ‘shkelje syri’ si per te thene : kjo do jete fituesja? (eshte kenge eurovizioniste, jo fort e keqe, dhe ajo vajza ka zë - tri kushte qe e bejne te rrezikshme si konkurente)

korriku

ishalla jo,
Lejla ka nje tekst aq organik qe melodia e sjell ne drite.
te kto te tjeret vallaj s’te intereson te dish per cfare flasin tekstet e tyre

korriku

cilin rtsh pe ti, se jane disa?
rtsh 1 tashti transmeton ndeshje sporti, apo e humba une se jam vone

paske pare ritransmetimin e nates se dyte sic shihet nga programi meposhte

korriku

Programi RTSH1-HD

E Shtunë 22 Dhjetor 2018

06.45FILM HUMORISTIK – OLIO DHE STELIO-Perendimi i larget-

08.00LAJME

08.15FILM VIZATIMOR – SKUBI DU –

10.00LAJME

10.14PROGRAMI NE VAZHDIM –

10.15EMISION PER FEMIJE – “NA ISHTE NJEHERE… ” episodi 3

10.30 FILM VIZATIMOR – DINOFROZ -episodi 14

10.55 EMISIONI – HAPESIRE E BLERTE –

11.20EMISIONI – JAVA – rts

13.00LAJME

13.19 MOTI -SHQIPERI – KOSOVE – RAJON

13.20FESTIVALI I 57 I KENGES NE RTSH – nata e dyte rts

16.00LAJME

16.33PROGRAMI NE VAZHDIM-

16.35EMISIONI – AUDITOR ARSIMI – pj 1

17.25FUTBOLL BOTERORI I KLUBEVE – REAL MADRID – AL AIN – finale – direkt

19.30REPORTAZH – KUR NGRIHEJ SIPARI I FESTIVALEVE

20.00LAJME

20.45FESTIVALI I 57 I KENGES NE RTSH – nata e trete – direkt

00.00LAJME ( 10 minuta)

12.15POST FESTIVAL – direkt

01.00EMISIONI – ARTES – rts

02.00FILM ARTISTIK – UDHETIM NE HAPESIRE –

04.25 DOK -XHAXHA TONI-

05.55 REPORTAZH – KUR NGRIHEJ SIPARI I FESTIVALEVE

06.15EMISIONI – HAPESIRE E BLERTE –

06.50 FILM HUMORISTIK – OLIO DHE STELIO-ZHURMA E MADHE –

08.00LAJME

STALKER

Me ne fund !

Aurela Gaçe dhe “Leyla” : :kissing_heart:

korriku

rrofsh :slight_smile: :slight_smile:

korriku

fytyra e re e M. Strazimirit sikur sjell perpara Leylen 14-15 vjecare
aurela nuk me pelqeu me thene te drejten

STALKER

Ekzakt. Në application mund te shohesh ritransmetimet qe do. Sh praktik

STALKER

Per kenaqesine e vesheve, edhe pse nuk u zgjodh per në finale.
Tekst i shkelqyer.
Muzika, pa dyshim më e mira e Festit

korriku

really loved this song

korriku

gallate, sa papregatitur u kap drejtuesja e emisionit: aa po - tha, - se festivali mund te jape edhe mesazhe (ketu kapi piken me te ulet ajo) nuk eshte e thene te kendojme vetem per dashurine…

tashti kush ja u ka futur ne koke ketyre se festivali permbaka kryesisht vetem kenge per dashurine, ai lart e di

korriku

ndersa kjo s’e prishi terezine, she had fun and that was enough

eurovizionistet e wiwiblogut e pelqyen teper :smile:

STALKER

Kur kendojne kjo & co. unë bej gjera të tjera

korriku

po kontrolloj per festivalin live ne rtsh1, por shume reklama ket moment dhe s’di a e godita

e paskam godit, jemi ne “vale” :slight_smile:

STALKER

Filloi right now

korriku

hajd per hajer Leyla e para

STALKER

Problèm me fonine. Normalisht, duhet ta rikendojne kengen

korriku

nuk me pelqen fakti qe fonia “deshtoi” si me qene nje festival amator
nuk hoqen dore nga keto gjera, kasta e festivalit,
kur nuk pranojne dot humbjen, tregojne sa poshte mund te bien, edhe me keq
s’behet fjale ta rikendojne besoj

korriku

kantautori Gjergj Leka jo vetem patetik por edhe i mete, me kengen e tij

STALKER

Kam parë te ndodhe dhe ne Sanremo në fakt

Me e bukura eshte se tek titrat, vura ré se zerin e kishin nen ngarkim dy italiane !
:grinning:

korriku

nuk eshte e besueshme stalker sepse eshte “aksident” kaq banal e i perseritshem.
fonia dhe dritat e gjithcka kontrollohen para hapjes

oops edhe ERanda me probleme fonie me duket

Kthupi

Une nuk po ankohem ne fakt, thjesht nje observim: jo te gjitheve ju shkon mjekra. Une mbaj nje disa ditoreshe zakonisht, vetem po m’u desh te shkoj ne zyre rruhem. Ose ne ndonje dasme. :smile:

korriku

besoj eshte nje narcizist i pasherueshem qe kerkon vemendjen qe ne fakt pakerkuar e merr politika tek ne

STALKER

Prap me Eranden !! :flushed::flushed::flushed::flushed:

korriku

po pra kesaj rradhe eshte akoma me keq

STALKER

Ahahahaha Eranda e kendoi gjithe kengen PA foni !!!

korriku

pooo, pervec kompleksit qe ish ne rregull

opaa reklama

STALKER

Gomareeeeeet, I futen reklame se lane naaaaam !!!

STALKER

Normalisht, te dyja kenget duhet te rikendohen

korriku

duhet te kendohen !

Festivali ne RTSH egziston si show LIVE, kjo qe ndodhi eshte pergenjeshtrim i kesaj

STALKER

Keta në fakt, kane bere nje foni te nivelit siperior (italiane) nga festivalet e meparshme. Por o beje o mos e be !!

STALKER

Nuk po te kuptoj. Live eshte. Vetem se zeri nuk vinte stereo por mono

korriku

epo dicka kane lene pa kryer ne proces e siper, nje procedure kontrolli a verifikimi.
Po nuk u krye kjo e fundit, te na rroje mjeshteria italiane sa te duash

korriku

llafi qe se nuk e bejne dot se po deshtojne.

STALKER

Do transmetohen dy kenget ne fund

Aq me mire

korriku

shume mire
po me erdhi keq qe u detyrua Zhusti te kerkoje ndjese, t’ia kishin lene asaj :smile: ate pune

Zhusti rreth 75 vjec besoj, sikur vetem per moshen te mos ia kerkonin kete atij

STALKER

Ahahha, na ngaterroi Viktor Zhusti : ne vend qe te them “do performojne”, shkruajta “do transmetojne” :scream::joy:

Zhusti ka harruar shqipen ne emigracion. Zgjedhje shume e keqe

korriku

ai sikur eshte aktiv ne teater ende ??
por qe i merret goja, po i merret

STALKER

Vetë I tha koleges Naten e pare : ne kemi te perbashket emigracionin

squarepusher

Qenka finalja sot psheretime

STALKER

Une u kenaqa mbreme (me ato qe me pelqyen) kshu qe në terezi e kam
:stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

squarepusher

Jonida Maliqi ka probleme te theksuara te vazhdueshne me melodicitetin. Kenga patetike.

STALKER

Bloze fare

squarepusher

Tani po e ndjek. Sefte

korriku

“s’ka gje” se ben show me kostumografine

STALKER

Ahahaha
Je me fat : dy kenget e mia te prefzruara do riperseriten në fund (paten probleme fonie) : Eranda Libohova dhe Marko&Imbro

squarepusher

Edhe Eliza te njejtin problem ka. Ze ankues, pa pike emocionaliteti.

korriku

Eliza Hoxha duhet te jete kualifikuar sepse kosovare

STALKER

Shume keq eshte dhe Eliza (qe thone eshte arkitekte e zonja)

STALKER

Shih kjo ! Po si ajo jane 70% !!

korriku

epo per cfare arsye lane jashte Elona Islamaj dhe kualifikuan kete? per diversitet duhet te kete qene asgje tjeter

STALKER

Pyetje teknike : Elona Islamaj (ke me lart per te), mos eshte gje motra e Kamela Islamit ?

squarepusher

Paska kap reklama rtsh-ja :grin:

STALKER

Kane probleme te renda sonte me fonine. Por keq fare fare

squarepusher

Obobo, pseudo-rockerja Orgesa Zaimi. Fiks nga ato qe i mbushin vetes mendjen (se jane te vecanta; shih J. Maliqi dhe E. Hoxha me lart)

squarepusher

Bojkeni tmerresisht larg emocioneve qe percillte ne rinine e tij, ne po te njejtin festival me “Asgje e larget”. Humbje.

STALKER

E kam shkruar me lart : Bojkeni eshte gabimisht në finale

korriku

ne finale Bojken Lako me mire se Naten e 2te ku me duket se doli jashte kenges me shtesat e reja per formatin ‘eurovizion’

STALKER

Ky çifti eshte cik i ‘rrezikshem’ se kenga ehste goxha eurovizioniste (sidomos refreni). Perndryshe, aucun intérêt

squarepusher

Kenge eurovizioniste ishte ajo e Sonit. Kjo s’shkon larg, po ashtu si Soni ne eurovizion.

korriku

une prape jam me Dilan Reken sado kenga me se mesatare, por nuk eshte se ai pretendon te jete me shume se aq me te

squarepusher

Orkestrimet shume clichė. Si puna e kenges se ketij sopranos mashkull qe po kendon tani qe s’ia kapa emrin.

STALKER

Ka pas ca orkestrime te mira: Elton Deda, Elona Islamaj, Marko & Imro, Eranda Libohova

STALKER

Ça t’bej une ty :grinning:

squarepusher

Trendi me acarues i muzikes perfaqesuar nga Alar Band. Pa lidhje me festivalin.

STALKER

Ah degjoje kete
Eshte kenga me e mire
Por KEQ si performance

squarepusher

Kjo qe po degjoj tani filloi si interesante.

STALKER

Kjo në AUDIO (në youtube) eshte HATÀ !!!

squarepusher

E lezetshme goxha.

korriku

Alar Band e dyta nga fundi per mua, se vendi 1re nga fundi Soni Malaj

STALKER

Saksofoni ka dicka nga filmat e Lynch (Lost hightway)

squarepusher

Ne fakt une po e degjoj ne radio festivalin dhe si live qe eshte shume mire.

korriku

mire, meritueshem Lidia

dhe

ky Zhusti duhet te rrij ne pension

STALKER

Dhe thuaj SHYQYR qe ka ndryshu look. E ke me lart ne kete faqe performancen e saj dje dhe pardje

STALKER

Edhe ky çuni do me shku në Telaviv. Dhe ka fansa në salle

korriku

look-un problem cik ajo. Kshu eshte kur kenget vetemenaxhohen, krejt si pakete

STALKER

Aaaaaa !! Ahahaha në rregull je ti atehere

squarepusher

Vokal i mire ky, kenga cope cope

korriku

we can take a break with this

STALKER

Ky eshte si Anjeza Shahini, varjanti mashkull :grinning:

korriku

te doli llafi me fansat ne salle
si puna e D. Rekes

STALKER

Tani do rikendohet kenga ime e preferuar

korriku

persosur, na rrodhen lotet si s’ka bere vaki me kenge festivali

STALKER

Dhe tani, njeriu i vetem qe di te kendoje 100% “sic duhet”, mesdames et messieurs, Eranda Libohova

korriku

kenaqesi per veshet Eranda

STALKER

Po fitoi Eranda do me behet qejfi PO AQ sa per Lejlen

STALKER

Sec me thote dicka qe do fitoje Eranda

squarepusher

Leyla not my cup of tea, po mund te pelqehet goxha nga publiku. Eranda nuk me vjen shume origjinale, megjithate shume profesioniste ne kendim.

STALKER

Leyla në degjim te dyte e te trete ‘permiresohet’

korriku

isha gati ta thosha kur permende duetin rap qepare se Eranda do ish konkurente e denje me Leyla-n.
Sot mund t’i shtoj edhe Lidia Lufin me thene te drejten

korriku

ne fakt djemte e tunden fare,
Imbro kendoi ne permiresim gjithnje e me mire e me fort krahasuar me butesine e nates 1re.
te dy ne sinkron e te harmonizuar, dyshe artistike perfekte

STALKER

Lidia i shpetoi vorraxhiut - do thosh daja im :joy: (pas paraqitjes, dhe menyres vizuale te te kenduarit, dje dhe pardje )

squarepusher

Mendoj qe konsumohet shpejt, nuk ka thellesi perpos zerave dramatike. Kjo kenga me kujtoi ate kengetaren franceze qe kendon si Artiola Toska

STALKER

Imbro eshte romi
Deshe te theshe Marko

STALKER

Jallaaa, paska nje kengetare franceze qe ban kendoka si Artiola Toska ??
:flushed::joy::joy:

STALKER

Uuuuuuuuuu e gjeta

squarepusher

Prit ta gjej se nuk me kujtohet emri

korriku

jo jo, Imbro

Ai e perforcoi interpretimin pas mesimit qe mori sic duket nga Aurela Gace
Interpretimi i tij eshte pasuri
Edhe Marko shume mire shoqeroi e kendoi

squarepusher

Indila fiks sikur te kendonte Artiola Toska si timber dhe si lulka.

STALKER

Indilaaaa sapo e gjeta

squarepusher

Perfundimisht me aq sa degjova dmth nga Jonida Maliqi e lart, kjo kenga e Lidia Lufit me ndolli njefare ndjesie te mire.

STALKER

Kete e dime :stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:
Ke ndonje ide kush do shkoje ne Telaviv ?

korriku

urime, e more nje cmim, te pavarur nga Juria kryesore
dmth vazhdon je kandidat edhe per Jurine kryesore

korriku

nuk eshte gje e mire qe Festivali nuk arrin te kete integritet qe njerezit te kene nje siguri per nje grusht kengesh kandidate per cmimin e pare. Pasi gjithcka pritet te ndodhe nga festivali i kenges, sa i takon cmimit te 1re :pensive:

squarepusher

Hmm kush e ka ly rroten e qerres?! Soni mbase

squarepusher

Ka votim nga publiku kete vit apo eshte juria ajo qe vendos teresisht?

STALKER

Nuk besoj. Vjet ka fitu pa mik

korriku

shume i bukur ky dedikim per Gaqo Cakon :star:

STALKER

Inva Mula eshte realisht llacke. Ngaqe eshte udheheqese artistike, I ka dhene te drejte mn vetes te lejoje kete kaqolin, dmth te birin, te kendoje ne Naten finale

korriku

jo se eshte biri i Drejtores Artistike, por djaloshi eshte nje artist muzikant
studion diku ne France a jashte saj per arranxhime (me duket se quhen)

STALKER

Po, por ishte per gjynof

korriku

sa i takon kesaj kenge, po!
ajo kenge nuk kendohet kurre ashtu

squarepusher

Sorry rroten e qerres e paska ly Jonida.

STALKER

Po keta c’paten ?? Vjet piket u dhane per bukuri

Pikeve te jurise, u shtohen pike te tjera ?

korriku

eshte nate e gjate kjo e pikeve, te presim

STALKER

Vetem juria voton ?

korriku

s’di te them,
fakti qe ka nje Cmim nga rinia dhe nje Cmim nga gazetaret, te bejne te mendosh qe po, vetem juria kryesore ka gjasa

STALKER

Po sikur ai plakushi tha dicka në fillim (po une s’para I ve veshin

STALKER

Sigurisht që Festivali nuk do të ndryshojë mënyrën e votimit, juria profesioniste do të jetë ajo që do të votojë Këngën fituese, që do të çojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës.

STALKER

Pupupupu ! Skenar llahtar i Festit

arb

Ju mor shok te beni te cojme kompiuterin te TVSH-ja…na plakët ! :+1::+1:

korriku

kush duron keta sa te vendose Juria

STALKER

Ata kane vendosur qe cke me te, por na i mbushin vleresimet e anetareve e Jurise me performancat e cunit te Inves (qe duhet te kete ngel keq per leke)
:joy:

korriku

nuk jam kundra ashtu mund te jete, mund te jete qe ai duhet me e fillu nga diku
une s’kam asnje simpati per familjen e sopranos por djali nuk eshte pa gje fare de

korriku

e hoqen qafe edhe Eranden me duket, i rrasen cmimin e kritikes

Kthupi

Do ngeli njeri pa cmim? Apo vetem ata qe s’marrin pjese?

arb

Viktor Zhusti me pelqen e folura e tij ! Nuk e mbaja mend si aktor, e zbulova pas shume vjetesh fale prodhimit te Digitalb " Atentatet e Medha", per mua nje nga prodhimet me te bukura televizive te te gjitha kohve !

STALKER

Po ai qe thirri “o Lilo Labjaaaaa”, nuk te kujtohej?? Ai eshte

STALKER

Shpresa e fundit mbetet Lidia Lufi. Perndryshe, “ta gezojme” Joniden

arb

Nuk e mbaja mend si emer, kishte kohe qe kishte humbur ! I ndryshuar ne pamje pas shume vitesh…por veshtrimin e Jahos ka prape edhe ne fesitval !

STALKER

Eh thuaj…

Kthupi

Gjindja pa shkolle zoti hetues!

Beri nja 8 vjet ne Greqi se e kapen me heroine.

STALKER

Sopranoja e paska “qarë” organizimin artistik te Festit ! :joy:

korriku

une nuk e kam problem se nuk besoj tek festivali deri ne kete pike. Andaj ta permenda Lindita Halimin dhe Eneida Tarifen dy vitet e fundit. Sivjet do kemi Xhonida Maliki-n fashionisten, sic e percaktoi wiwiblogu eurovizionit :smile:

arb

Gallate te ndjekesh pjesen finale te festivalit pa degjuar asnje kenge, nje kenge degjon e ajo eshte fituesja ! Ne se perseri ekziston rregulli qe kenga fituese kendohet ne fund…do kendohet?

STALKER

Patjeter ! Sipas “tradites se festivalit”
:grinning:

arb

Ehhh…me mire te mos e dija kete !

STALKER

Vazhdojme festivalin me masakrimin e njeres prej 5 kengeve me te bukura shqiptare ever

korriku

this is to take a break and do smth else besides computer or tv :smile:

STALKER

Ahah ahaha u kthye komplet në maskarade !! :joy::joy::joy:

Inva, mos u kthe në france, rri në shqiperi qe ta nxjerresh ne selamet
:joy:

STALKER

Ate e benim kur kendoheshin 70% e kengeve. Tani duhet qeshur !!!

korriku

po :joy:
ja te shohim Rovena Dilon c’na thote

arb

Ca eshte kjo ? Tip pershendesim masat punonjese ? Jashte gare?

korriku

juria emer per emer zbulon vleresimet per secilen kenge

arb

Si e kishte titullin se nuk e mora vesh ? Vetem Jonida Maliqi kuptova

squarepusher

Rovena Dilo skuthja :grin:

STALKER

Ahahaha

Lamentable !

korriku

Ktheju Tokes, dedikuar patriotizmes dylekeshe o sa mire me qene shqiptar, keshtu mu duk

squarepusher

I dha 10 Lufit dhe 30 Maliqit. Kam pershtypjen se kenga e Lufit ka marre me shume 30 pikesha.

arb

ahh ok ! Nejse…me mbeti ne mendje "Globi rrotullohet "…mezi po e ndjek !

STALKER

Pikerisht ate kapa (diferencen midis 10 dhe 30)

Horre

arb

Kjo kenga fituese? Nuk guxoj te mendoj si ishin te tjerat !! Nejse, mbase gaboj ne vleresim se “Globi” eshte bastard, te hyn koke …por sigurisht qe ne festivalin evropian ka per te qene nje nga kenget demode, asgje e re …

STALKER

Kjo shurra e Maliqit ta harroje kalimin në finale në Eurosong. Dhe ka fort gjasa te dale nder 2-3 te fundit fare-fare

squarepusher

Per ne eurovizion te bejne ca te duan se eurovizioni eshte nje ‘joke’ qe shqiptaret e kane marre me seriozisht se c’duhet. Per festivalin me vjen keq per ceshtje nostalgjie.

machitewa

Eshte bere tradite te shkojne ne eurosong kenge qe nuk i pelqejne vet shqiptaret, dhe pritet te pelqehen e votohen nga te tjeret.

squarepusher

Edhe publiku ishte per kengen fituese. Publiku ka filluar te mendoje dhe ai ne terma eurovizioniste.

squarepusher

Ne te ardhmen shpresoj qe cmimi i pare te jete i ndare nga vajtja ne eurovizion. Pse te mos caktohet kjo e fundit nga vota e publikut si nje cmim me vete. Keshtu shpeton dhe festivali nga kllounizmat.

machitewa

Tashme ne kete festival “emrat” po hyjne per te shkuar ne eurovision. Thua ti se danezet e finlandezet do te plasin sapo te shohin frederik ndocin a aurela gacen a jonida maliqin, legjendat, qe bene nje vrime ne uje atje, le qe cmeriten eurovizionin duke u cjerre ne gjendje histerie.

S’ka kompozitore. Pike. Nuk po shqitet dot nga imitimi banal i kengeve te stilit te san remos, nostalgji e krimbur kahere.

Kno shqip, o burre. Kno shqip.
Merre nje kenge veriu e perpunoje ne version roku, qe i flen perfekt. Merre nje kenge labe a polifonie, shpalos kreativitetin e vlerat tua. Banu vlere e shtuar, edhe ne kapsh vendin e fundit. E jo me shku e me kthy pa e dijte cka kendove a cka perfaqesove.

machitewa
STALKER

Ahahaha, ironi e fabules : kjo goca, te ciles Joinda ja vodhi haptazi cmimin e pare, do çaka ferren se shpejti nga Shqiperia

STALKER

Hmmm, ka vite kjo ide (ose shume njerez shkruajne ne mediat sociale : pse nuk e zgjedh kengen per eurovizion Kenga Magjike ? (doemos, sepse duan tallavà).
Shembulli i Bushpepajt (edhe pse jo ideali) tregon te kunderten. Por dhe ne eurovizion, nuk eshte se ka VETEM muzike e keqe.

Morpo qofte dhe fakti qe Lidia Lufi (postimi i pare fare qe kam bere ne kete teme ka qene kenga e saj!) doli e dyta me sh pak diference, tregon se fare mire mund te kish fituar. Pra Jonida nuk u zgjodh se juria kishte shije eurovizioniste (perndryshe, Lidia nuk do dilte e dyta) por se ende ka korrupsion

Por e kam thene me lart : kur kam degju kengen fituese te Kenges Magjike te ketij viti… , jam traumatizu
:scream:

Kshu qe : VIVA IL FESTIVAL !

Kthupi

Epo Plas pra!

korriku

uaa vertet ironi e fabules :smile:

STALKER

Gjithsesi, per Lidian do degjokemi ne te ardhmen prap: e sigurt :

korriku

ne usa ka ne plan te vije,
Tekstin e ka shkruar pas nje eksperience te forte personale 2 vjecare, thote, me humbjen e te jatit

korriku

ky djali i vogel me familjen e tij eshte nje nga ata, memorie e shkelqyer e tij ne kete 9-10 minuta test me kryeqytetet e gjithe shteteve te botes, nga babai i tij, video me celular.

Kthupi

Tani degjova Maliqen dhe Artemisa Mithin. Meleqja jo keq, por sikur perpiqej ca si shume, nuk m’u duk shume organike. Plus ajo lloj kenge shume bajate si stil, laj-thaj, tipi standart i festivaleve tona, pa shume origjinalitet. E kemi bere emigracionin cope-cope, 28 vite pas akoma i kendojme.

Ajo tjetra, nuk kishte shume chemistry si me thene. Ai robi si rapper wannabe me kostum e atlete, zeri bloze, kjo tjetra me fustan balloje.

Ne fund, bravo i qofte Adrian Hiles qe mori Imbron nga “Tony Montana” dhe i besoi nje kenge si “Leyla”.

korriku

te mos ishte orkestra e madhe e festivalit te dyja me siper qe ke permendur do ishin zero.
Degjoje Marko& Imbro e bej diferencen vete. Imbro e qan me lot kengen e festivalit.
Ndersa per Tony Montana, kam rastisur pare mjaft klipe kengesh sidomos nga Kosova ku kengetare meshkuj e femra vendosen me background me avione charter, makina luksoze, helikoptere, jahte luksoze. Sic duket do jete ndonje trend i klipeve te asaj kategorie.

korriku
Albano-id

jane konjukturale, nuk behet fjale per nje gare vlerash artistike,; Jonida Maliqi eshte e vjeter ne industri, ka kendu neper festivale qe kalama, se fundmi dhe biznesmene, fashioniste, ka dyqan rrobash per vipa. Nuk besoj te jete fut ne ate festival pa kalkulime paraprake, ndaj pershtypja ime qe pazaret jo detyrimisht monetare jane bere para.
Po te vesh re dhe kengen eshte e nje shije konsensuale, pa asnje vecanti.
Juria ka nevoje per nje thyerje ne shije e common sense, po kjo veshtire se mund te ndodhe.
Juria rinore ja dha cmimin Leylas, nje kenge me vlere reale, tregues qe rinia mbetet me emancipume sot per sot.

STALKER

Sigurisht. Korupsioni nuk ka brire (dhe nuk eshte deryrimisht monetar) : sikur VETEM nje anetar jurie te koruptohet (rasti i Rovena Dilos eshte flagrant) mjafton qe të behet diferenca (literalisht në pikë)

ps: kisha krijuar nje bindje qe, lene menjane koruptimîn, juria do kish patur sy (e mbi te gjitha veshë!) per të kuptuar qe nje kenge si Leyla (sidomos tematika e saj) do kish funksionuar me se miri qofte dhe ne nje festival si Eursongu) dhe do te ishte, ne mos fituesja, nje nga dy-tre favoritet. Ose sic thua ti : edhe te rinjte deshmuan se kane me shume vesh (e sy) se Agim Krajka

InkuizitoriMoth

Korrupsioni nuk ka brire por ka penis (edhe fig-e), pra korrupsioni origjinalisht dhe themeltarisht eshte seksual, pastaj eshte dhe te tjera gjera. Ndersa korrupsioni monetar eshte kulmi i korrupsionit. Keshte seksi dhe parja jane koka dhe bishti i gjarperit Uroboru qe kafshon koken e tij. Cikli eshte i mbyllur. Ne kete menyre korrupsionit nuk ben dot asgje, vetem i ha mune, siç vertet ndodh ne çdo vend te botes, te gjithe gerthasin: Korrupsioni, Korrupsioni, nderkohe qe mbllaçiten me çimçakiz ne goje.

sica

E moren dhe Jakupin serbet.

machitewa

Nder kerkesat e para te Titos ndaj enverit, per vendosjen e marredhenjeve me jugosllavine, jorastesisht ka qene eliminimi i figures se Gjergj Fishtes (te cilin pastaj enveri e zhvarrosi e ua hodhi qeneve). Prej Fishtes i kemi Ali pashe Gucine, Oso Kuken, Jakup Ferrin, Avdi Isen…

The Highland Lute, tha :slight_smile:

“Kështu brenda natës Gjoni është bërë Gjonoviq, Gjeloshi është bërë Gjelosheviq, Gashi është bërë Gasheviq, Lekoçi është bërë Lekoçeviq, Gjoka është bërë Gjokiq, Luca është bërë Lucoviq, Luli është bërë Luliq, Kovaçi është bërë Kovaçeviq, Mehmeti është bërë Mehmedoviq, Bardhi është bërë Bardiq ose Barlloviq.Fici është bërë Ficiq, Resulbegu ësdhtë bërë Resulbegoviq, Beci është bërë Beciq, Kollari është bërë Kollareviq, Elezaga është bërë Elezagiq, Kasmi është bërë Kasmiq, Cungu është bërë Cungoviq , Bushatlia është bërë Bushatliq e Hasani është bërë Hasanoviq. Pra, identitet krejt tjetër.”

STALKER

U bera kurioz të mesoja nga “vjen” kjo Xhonida. Dhe zbulova kete, kur ishte 13 vjec. OSE siç ka komentuar dikush aty, “kur nuk ishte operuar ende, dhe nuk ishte fodulle
:joy:

korriku

pas festivalit u mbajt nje interviste me 3 fitueset dhe gazetaret e jurise se cmimit te kritikes.
ishte interesant te shihje te gjithe ata/ato te thoshin kush e kush me pare se voten ia kishin dhene Jorides.
Njera qe tregoi se voten ia dha Erandes, flloi justifikimin ndaj Jorides, pse s’ia dha kesaj te parin por i dha te dytin, dhe gati sa s’krijoi nje situate te keqe per Eranden aty.

ishte interesant opinioni i juristeve gazetare tek i thane Lidia Lufit se e pelqyen mjaft por s’mund ti jepnin asaj cmimin e tyre sepse s’e njihnin, s’dinin asgje per ket vajze, dhe s’kishin siguri nese ajo do i qendronte karrieres se kenges ne kohe, sepse s’mund ti jepnin cmimin dikujt qe do e braktiste kengen menjehere pas cmimit.
Nuk di po kriteri i te qenit pjese e industrise se muzikes, si kusht per cmimin e gazetareve, pervec absurd, ishte i cimentuar haptas.

Pjetermustakuqi

Nuk e pashe. Cudi si vijne kohrat! Dikur emocionet e ketij feztivali na mbrthenin shume dite para se te niste dhe gozhdoheshim para tv-s kur fillonte. Kenga fituese ishte motivi qe feshellehej te henen, nga ai qe shquhej per vesh, ndersa ishim te rieshtuar per gjimnastiken e mengjesit. Dhe vazhdonte te mbetej hit per gjithe vitin.
Sot, desha ta ndicja, me shume se ishte postu ketu, Ton Deda, kengtari i gjenerates time, po me ngriti nervat rtsh dhe hoqa dore.
Allishverishet jane akte te predistinuara te behen fshehurazi, kur arrine e behen publikisht, jane tregus i shkalles se larte te imoralitetit te kesaj shoqerie, qe ne fakt, nuk eshte se na duhej ky tregues, per ta kuptur nje gje te tille.

Kthupi

Ne fakt heren e pare une e mbaj mend si pjese e korit te femijeve te kjo kenga e Parashqevi Simakut:

https://youtu.be/FL-33KRAKcc

STALKER

Ahahahaha ! Pse kish vene tabele në balle ajo, ku shkruhej emri i saj ?
:stuck_out_tongue_winking_eye::grinning:

Kthupi

Jo, thjesht memoria ime e atyre viteve.

Albano-id

te pakten te kishte rujt nivelin estrogjenik te parashqevise se atyre viteve, por ne kete aspekt ishte vesh me thes nga stilistja enada atnikolla, sic e falenderoi dhe vete. Madje edhe Eranda qe eshte me e madhe ne moshe pruri nje kenge shume here me sensuale e lozonjare.
Xhoniden e maj mend kur si adoleshente e prezhvillume, magiorata, thote taliani qe ish kendonte ne festivalin e femijeve, “ne jemi femije” duke fitu cmim pas cmimi :yum:

Albano-id

kot nuk ben nje Top five te kengeve shqiptare apo te festivalit, meqe ti dhe i ke ndjek me shume

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

STALKER

Ajo mire ja beri “Mesnates”, sepse shiko c’pike te shpifura dha krijuesi i saj (Shpetim Kushta - qe ka fort mundesi e jete pjerdhur nga trutë xhanem) :smiley: )

shko tek : final

korriku

kete po thoshe me duket


interesant perkthimet e titujve ne wikin e eurovisionit, ndoshta me google translate sepse disa e qarte nevojisin pershtatje, psh. kenga e E. Islamaj: Ne kete bote kalimtare = In this transitional world :smile: :smile:

rregjistrimi i infos per FIK57 ne eurovision ndryshon karakterin ketij aktiviteti duke ia zhveshur anen kombetare, rendesine si festival kenge per shqiptare e duke e shndrruar ne subordinate te eurovisionit. Por me sa dime, deri tani Festivali i Kenges eshte yni dhe s’eshte per shitje ende. (prej nga del nevoja qe cmimi Eurovisionit te jete cmim i vecante, ndryshe nga Cmimi i 1re qe duhet te jete i yni, i kenges sone shqiptare)

kengetari quhet ‘artist’, teksti quhet ‘lyrics’ por per kengen shqip deri tani keto terma te eurovizionit nuk jane ekuivalente.

InkuizitoriMoth

korriku

jane 9 anetare jurie, 14 kenge. Piket ne dispozicion jane nga 10-20 pike nga secili anetar jurie, per 11 renditjet, filluar nga vendi i fundit deri ne te 4-tin.
Per tre vendet e para, ne dispozicion secili anetar ka 22, 25 dhe 30 pike

STALKER

E kam’pas bere para 4-5 vitesh. Me kujtohet qe i ‘zbulova’ squarepusherit ekzistencen e “Flake e bore”, të interpretuar nga Violeta Shoshi (Fest 02)

Albano-id

po e mbaj mend kete te diskutimet e lira, ku pata gjet dhe kete

arb

Po cfare " Leyla "…patetizem i gjalle, si kenge turke !Kenga e Eranda Libohova na nxorri mallin e kengeve per partine ! Lidia Lufi me “Rrefehem” 100 here me mire ! Ajo fituesja nuk shtyhet as me vaj e as me uthull …

Arban

Nga ndikimi i Peshkut, arrita te degjoj vetem nje kenge. Keta te Peshku qenkan ftof ne tajare vertet, ajo Leyla ishte turqini e vertete, edhe si shkruhet eshte turqini, se ne themi Lejla. Ku mos te te marre mallin per Festivalin e Enverit.

korriku

ketej e tutje artistet ne shqiperi duhet te bejne vetem kenge per bjonda iliro-pellazge

Arban

Artistet ne Shqiperi ka kohe qe kane filluar te bejne kenge per ameba pa identitet

sica

Po lene komandantin ne pune te vet; ju te kombit kosovar do boni gjosen ne wiki apo jo? wiki o fushbeteja moderrne e memorjes.

STALKER

por edhe po e riprovoj (dhurate per festat :stuck_out_tongue_winking_eye: )

Me nje kusht: vetem nje krijim per kompozitor (une e kam më kollaj ti dalloj në baze krijuesi). Dhe, nese nuk mund te ndaj dy kenge nga i njejti kompozitor, do i ve te dyja :

top20 subjektiv fest 1961-2018 :

  1. nga Shpetim Kushta (Mesnate, fest 10)
  1. nga Limoz Dizdari (Keputa nje gjethe dafine, fest 17)
  1. nga Tish Daija (Flake e bore, fest 02)
  1. nga Josif Minga (Si agim i kuq, fest 12)
    minuta 55:44)
  1. nga Aleksander Peçi (Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash, fest 11)
  1. nga Feim Ibrahimi (Ku po shkon o partizan, fest 9)
  1. nga Hajg Zaharjan (Atdheu im gjithe Shqiperia, Fest 15)

  1. nga Agim Prodani (E dua vendin tim , Fest 4)

  1. nga Pjeter Gaci (Te lumtur te dua, fest 3)
  1. nga Agim Krajka (Ylli partizan, Fest 7)
  1. nga Feim Ibrahimi (Krenari e brezave, Fest 20)
  1. nga Fitnete Tuda (Shi bie ne Tirane, Fest 35)
  1. nga Agim Krajka (S’e kam te lehte, Fest 10)
  1. nga Florent Boshnjaku (Suus, Fest 50)
  1. nga Kastriot Gjini (Shtegetimi - kenge ankete muzikore)
  1. nga Agim Prodani (Dashuria me e madhe, Fest 14)
  1. nga bepin Pici (Te dua o det, Fest 04)
  1. nga Josif Minga (Flladi i kengeve tona, Fest 13)
  1. nga Aleksander Lalo (Gezimin e mbajme ne zemer, Fest 13)

  1. nga Ferdinand Deda (Kenga e avjatorit)
korriku

na hape pune
nuk behet ashtu kjo gje, ke lene jashte shume te mira

STALKER

po ti bej tenden :face_with_raised_eyebrow:

STALKER

dhe nje 10she suplementare:

  1. nga Alfons Balliçi (O moj shami shpalosura, Fest 16)
  1. nga Endri Sina (Pertej kohes, Fest 2007)
  1. nga Nikolla Zoraqi (Nenave shqiptare, fest 05)
  1. nga Ferdinand Deda: (Shqiperia pershendet, Fest 10)
  1. nga Vladimir Kotani (Ne moshen e rinise, fest 24)
  1. nga David Tukici (Dy gezime ne nje dite, Fest 25)

27; nga Kujtim Laro (Njerezit e agimeve, fest 19)

  1. nga Klement Marku (Brezaret ne Jug, Fest 17)
  1. nga Hajg Zaharian (Kenget tona, Festivali i 16)
  1. nga Pjeter Gaci (Shqiponje e lire, Fest 05)

korriku

si tha ai, o kurnac, pse kaq pak-e

nejse, desha me thene o beje listen me te gjate, o vur me sh. se nje opsion per nje vend

STALKER

se harrova te pyes: te pelqeu A ciambra ?

Albano-id

film i mire, qe mbahet mend. Ka nje subjekt mjaft njerzor.

STALKER

do e shoh keto dite; shtypi i mire (e qe ja kam besen) e kish perkrahur goxha. Rrofshin pushimet e fundvitit qe kemi kohe me shume…

(dje pashe te riun e fundit te Hong Sang-soo: Grass. Cdo film i ri i tij behet gjithe e më i thjeshte, por duke u kthyer në gjithë e më dense)

InkuizitoriMoth

Eshte fare e pakuptueshme se si persone qe kane ndjekur me pasion festivalet e kenges ne RTVSH, sot i shef te diskutojne me te njejtin pasion per filma te rafinuar dhe perverse si psh Mulholland Drive.

Ka vetem dy mundesi:
ose keta jane persone qe ndjekin moden e kohes me çdo kusht, kushdoqofte ajo, vetem qe te duken, t’i mbushin mendjen vetes dhe tjetrit se ata jane.
ose te kenduarit me hipokrizi “nga s’kemi qene / ku s’kemi vajtur”, “ne ara fabrika kantiere” eshte po aq hipokrite dhe maskarallik i poshter si edhe pallimi i lesbikeve ne mullhaha drajver futja qitja penisin prej kauçuku marshalla!

Por ka rrezik qe jane te dyja mundesite bashke.

STALKER

Ky ka qene nje nga festivalet me te mire te ketyre viteve te fundit
Sikur ta krahasosh qofte dhe me kete te jo me shume se para 5 viteve…
:scream:

korriku

ca ben pershtypje tek Leyla eshte qe ajo s’eshte bere per te dhene mesazh.
Adrian Hila vetem tregon cfare sheh dhe nuk shpreh ndonje gjykim per gjestin pervecse c’ndodh me Leylan tani qe do mbaje foshnjen, dhe dashuri per te dyja qeniet.

Pa petale neper floke
Fjale qe hidhen shkel në toke
Si nje pemë gjethen do mbajë
Lejla s’ka më kohe të qaje

me ca mund te kujtoj, romet ne kenget e tyre nuk merren me gjykime, ata vetem shprehin ndjenjen dhe Ardian Hila ka bere te njejten gje me Leyla.

korriku

nje perpjekje pararendese e Adrian Hiles (e keqe, do thosha) me motive rome - Kenga magjike 2010
profili i tij wiki ne suedisht ben te mendosh qe mund te jetoje atje (???)

korriku

listat kane nje problem, ato duhet te kuptohen perndryshe pastaj jane kot. Kuptimi i tyre varet …
Mua me mori nja 2 dite kjo liste, them se e kuptova me ndihmen edhe te filmave.
Eshte nga listat qe ekspozojne me te bukuren, me emancipuesen, me avangarden, me komunisten, te vertetat me te forta te historise, tek kenga e lehte shqip. Mund te provoja une me nje liste meqe i ndjek, por eshte gjynaf te ulet niveli i kesaj. Them se askush s’do mund te bente nje me te mire. Megjithate me mungojne mjaft kenge qe e meritojne dhe nuk perfaqesohen

Aquamarine

Kenga e Jonides old fashioned. Ky stil u konsumua shpejt ne vitet 2000. Gjynah kjo goc c’e ka katranosur veten me operacionet plastike. Nese mendon se ke difekte, nuk mendon ne radhe te pare qe njerezit nuk t’i vene re aq shume difekte sa vene re rrezatimin e lumturise se brendshme. Ajo na ben te bukur.

Pjetermustakuqi

Monika Kryemadhi pas operacioneve plastike me duket si transvestit. Jo se ishte e bukur perpara, po te pakten dallohej se ishte femer.
Sado te hecje rraca humane, zor se ka me ja kalu natyres

korriku

keshtu e desha listen

1. Shpetim Kushta – “Mesnate”, Fest. 10
2. Limoz Dizdari – “ Këputa një gjethe dafine”, Fest. 17
3. Tish Daija – “Flake e bore” , Fest. 02
4. Josif Minga – “Si agim i kuq”, Fest. 12
5. Aleksander Peçi – “Mozaik tingush, mozaik ngjyrash”, Fest. 11
6. Feim Ibrahimi – “Ku po shkon o partisan”, Fest 09
7. Hajg Zaharjan – “Atdheu im gjithe Shqiperia”, Fest. 15
8. Agim Prodani – “ E dua vendin tim”, Fest. 04
9. Pjeter Gaci – “Te lumtur te dua”, Fest. 03
10. Agim Krajka – “Ylli partisan”, Fest. 07
11. Feim Ibrahimi – “Krenari e brezave” , Fest. 20
12. Fitnete Tuda – “Shi bie ne Tirane”, Fest. 35
13. Agim Krajka – “S’e kam te lehte”, Fest. 10
14. Florent Boshnjaku – “Suus”, Fest. 50
15. Kastriot Gjini – “Shtegetimi”, Anketa muzikore
16. Agim Prodani – “Dashuria me e madhe”, Fest. 14
17. Bepin Pici – “Te dua o det” , Fest. 04
18. Josif Minga – “Flladi I kengeve tona”, Fest. 13
19. Aleksander Lalo – “Gezimin e mbajme ne zemer”, Fest. 13
20. Ferdinand Deda – “Kenga e aviatorit”, Fest. ?
21. Alfons Ballici – “O moj shami shpalosura”, Fest. 16
22. Endri Sina – “Pertej kohes”, Fest. 48
23. Nikolla Zoraqi – “Nenave Shqiptare”, Fest. 05
24. Ferdinand Deda – “Shqiperia pershendet”, Fest. 10
25. Vladimir Kotani – “Ne moshen e rinise”, Fest. 24
26. David Tukiqi – “Dy gezime ne nje dite”, Fest. 25
27. Kujtim Laro – “Njerezit e agimeve”, Fest. 19
28. Klement Marku – “Brezaret ne jug”, Fest. 17
29. Hajg Zaharjan – “Kenget tona”, Fest. 16
30. Pjeter Gaci – “Shqiponje e lire”, Fest. 06

korriku