Feja nuk jep më përgjigje për problemet por i shkakton ato

37 postime 2112 shikime 26 gusht 2017 në 05:09 e pasdites
machitewa

Bota është kënetë. Ne arabët jemi primitivë. Ne jemi akoma në Mesjetë dhe ju po bëni pyetje të kohëve moderne. Mos u gënjeni nga makinat e huaja apo nga Universiteti Amerikan në Kajro. Ne nuk mund të prodhojmë makina. Ne nuk mund të prodhojmë as edhe një kupë kafeje. Si qenkemi modernë atëherë? Politikanët perëndimorë po na tallin. Ju jeni intelektualë. Ju duhet t’i njhni faktet.

http://www.respublica.al/2016/05/05/intervistaadonis-feja-nuk-jep-më-përgjigje-për-problemet-por-është-shkaktare-e-tyre

Kelt

Machitewa jam aktualisht ne kosove. Eshte e dhjeta dite qe e vizitoj kosoven si turist. Neser do iki se nga java tjeter filloka bajrami. Ndoshta shkruaj dicka per pershtypjet pasi te kem pertypur kete perjetim 10 ditor ne kosove.

InkuizitoriMoth

ja dhe nje loqe tjeter intelektual i modh qe nuk di çfar flet, kujton se eshte modern, por i ka ngel sahati ne revolucioni te tetorit te vitit 1917, dmth te pakten ka mbet nje shekull ngambrapa kur kujtohej se pergjigjet per problemet i jep shkenca.

STALKER

Ne fakt, si ka ardhur puna, eshte feja qe mund të jape pergjigje për problemet. Për arsyen é thjeshte: në shek e XXI, terrorin nuk e ushtrojne fetarë (islamiste) te radikalizuar por rradikalë te… fetarizuar(islamizuar). By default (meqe ra fjala).

machitewa

Tung, Kelt,
Do ikesh sepse filloka bajrami, apo si? :stuck_out_tongue:

Paske qelluar ne periudhen e nxehte te “gurbetgjive”. Plot gjalleri, dasma (nga dasmat e shumta vera ne Kosove ngjan si nje festival gjigant :slight_smile: ), DokuFest (nese ne Prizren).
Ne fakt keto 17 vitet e fundit, “turistet” s’na kane munguar (unmik, nato, eulex…), me intereson gjithsesi rrefimi yt me pershtypjet nga Kosova dhe sidomos vendimi per te zgjedhur pikerisht Kosoven.

Cdo te mirë

machitewa

Ti flet nga italia e Ferrarit e Lamborghinit, nga evropa e CERNit e Oxfordit e Kembrixhit, ky loqja flet nga lindja e mesme e Alepos e kajros se pergjakur nga deshira per te shqyer njeri tjetrin pa asnje arsye.

Kur je ne shtratin e bute (te sinjora bertinit) te kaplon merzia e dashnia per nje cike mesjete, mbytje me gure ne mes te sheshit e skllaveri femrash :slight_smile:

Tani

Mos te ishin keto turiste ne thonjza qe permende, shqip jo e jo qe sdo flisnit po dhe kur te flisnit serbisht do merrnit leje. Prandaj me respekt me ato turiste.

varik

Feja pune m-hi

Te vetmet fe te hajrit jane aro orientale

zeqo
Ingeborg

Mund te jetosh ne shek. e 21-te e prape mund te jesh fetar. Nuk e kuptova kete punen e prodhimit te makinave dhe fese. Karl Benc-i e shpiku makinen pikerisht ne nje periudhe kur Europa ishte fetare dhe konservative. Nejse…

InkuizitoriMoth

Ka shum Itali i dashur, dhe un flas nga nje Itali qe he per he eshte akoma e fshehte meqe e panjohur. Gjithashtu nuk flas nga shtrati i ngrohte i sinjora Bertinit qe eshte vertet i ngrohte, por eshte edhe shume pis me lloj lloj njollash te lene nga hidrauliku, komshiu, mekaniku, Beti dhe prifti ne seks grup me Sinjoren, il dattore del lavoro, e kush mos. Keshtu mu nuk me kapllon asnje “merzi e dashni per nje cike mesjete, mbytje me gure ne mes te sheshit e skllaveri femrash”. Bota eshte olistike, eshte nje e tere, pra munoja i çike se ndoshte gjen lidhje eros-thanatos midis shtratit te ngrohte te Sinjores ne perendim dhe pergjakjes se seksit me gure ne lindje,

Ky loqja, meqe flet nga lindja e mesme e Alepos e Kajros se pergjakur nga deshira per te shqyer njeri tjetrin pa asnje arsye, ben mire te flase kryesisht ne kontest, sepse konflikti ne Siri nuk eshte vetem fetar, ka edhe nje komponente shum te konsiderueshme laike.

Pastaj arsyeja kryesore qe eshte nje loqe me permasa kozmike, eshte se flet per fene ne pergjithsi dhe ne menyre ahistorike. Pra ben mire te flase ne kontestin e fese ne Siri, sepse ne bote ka lloj lloj fesh, psh ekzistojne edhe Deshmuesit e Jehovait qe nuk prekin kallaçnikov me dore (ka edhe ne fete e Lindjes sekte me tipare te ngjashem me D.J.). Eshte pak me e sterholle puna, por ky nuk eshte vetem loqe, eshte edhe maskara me permasa kozmike, sepse inotin nuk e ka kunder fese, por e ka kunder Zotit.

Pa problem, kjo histori eshte e ditur, histori e intelektualit iluminist, te shndrruar ne intelektual konsomolas dhe sot ne intelektual i modh ngambrapa.

machitewa

Sha je be tu folen???!!!

Te shava eulex-in une ty, e?!

Qysh po flet bre ti shqip, pa unmik pa nato pa eulex?

machitewa

isis eshte kalifat, qe i ka rrenjet ne sheriat e kuran.
Nuk cohet libri ose feja ty me te ra kokes, cohen pasuesit e tyre. Psh nga kosova ne siri kane shku edhe imamë, dmth muslimanë te edukuar qe nga femijeria. Kam pase miq e shoke qe as mizes, sic thuhet, nuk i benin keq, njerez te urte e te mbare, u shoqeruan me imamë iu futen fesë, sot jane ne gjendje te te nxjerrin syte e te presin koken. Te tille qe i njoh personalisht.
Ndersa ti me thua “jo po nuk jane islamiste te kthyer ne radikale, po jane radikale te kthyer ne islamiste”.

machitewa

A jane pergjigje (zgjidhje) per problemet e botes Deshmitaret e Jehovait?

Tani

???
Te q… intelektin. Dukesh qe nga gjuha e folur. Me fal se populli shqiptar eshte trim dhe liridashes. Po ne fund mbetet servil dhe plot te tjera… Mos u merzit po se do te kaloj.

machitewa

Xhi ie tu thanen be taj??!!
Po a fuolet be kshtau kur ie intelligjent?! E ki qunen be nivelin kejta termau. Nauk be se nuk buon be kshtau. Nauk, uo Tani.

Pjer

Ketu e ke gabim Ingeborg, se 1 shekull perpara se te shpikej Benci, ne Angli kish filluar revolucioni industrial, dhe Europa po pesonte nje zhvillim industrial.

Pjer

Sidoqofte djema, intervista me pelqeu

Tani

Keshtu fol lale, se tamom tregon inteligjencen e krahines nga je.

InkuizitoriMoth

jo nuk jane, por jane nje argument i forte qe ekziston realisht premtimi i lashte fetar per nje bote ku armet te kthehen ne plugje per te punuar token. Feja nuk mund te realizoje dot premtimin e saj pa bashkepunim me politiken.

machitewa

E ka te sakte kontekstin, ky loqja, i drejtohet gjakut te tij, njerezve te tij ne mjerim.
(Thika ne vetvete eshte e dobishme, bile shume. Eshte edhe paqesore, mos e prek, s’leviz kurre nga vendi. Por nje femije e shkallmon veten me te. Dmth, mbaje larg prej femijes. Arabet po e shkallmojne veten me islam, s’po dijne ta perdorin, s’jane te afte. Eshte evidente. Duhet t’u hiqet nga duart, nga rruga).
Askush s’po thote qe feja eshte e keqe, nese do edhe e rrezikshme. Thjesht po te thote qe nuk eshte me zgjidhje per problemet e botes, nuk eshte pergjigje.

Nese i pate 1500 vite (islam), 2000 (krishterim) me i dhane pergjigje e zgjidhje problemeve elementare te botes, e le qe nuk pate sukses por edhe i thellove, edhe sa kohe po te duhet m’e provu e me tregu veten?!

PS.
Pse po injorohet kaq me lehtesi ajo më-ja që ka titulli i intervistes?!

InkuizitoriMoth

edhe Robin Hudi i drejtohet njerzeve te tij ne mjerim, por kjo nuk do te thote te mos jete loqe. Ta kam fjalen qe nuk mjafton ndjeshmeria per mjerimin, nevojitet edhe formula e duhur per te asgjesuar mjerimin. Edhe komunistet dhe nazistet i drejtoheshin njerzve te tyre ne mjerim, por problemi eshte se kishin formulen gabim.

Dmth hiqi femijes thiken dhe jepi prezervativen e Shkabes qe te palloje sinjora Bertinin ne shtratin e saj te ngrohte perlyer me sperme hidrauliku?

Jo loqja po thote akoma me teper ne titull, qe feja eshte shkaktare e problemeve. Njekohesisht fryma e shkrimit eshte kunder fetare, nuk e thote shqeto se feja duhet zhduk sepse nuk eshte politikisht korrekt me demokracine formale, sepse ka disa lloj demokracish.

Ate “më”- eshte loqja qe e ka injoruar, jo une qe e kam vene re mire kur kerkoj te flase ne kontest. Me fjale te tjera loqja le te thote po desh me specifikisht qe Islami, ose Krishterimi, ose DeshmitarJehovaizmi nuk jep më pergjigje, por kurrsesi jo qe Feja nuk jep me pergjigje, sepse ne kete menyre loqja, dhe loqet e mdhej intelektuale si ai, mbyllin kanalin e komunikimit me Zotin per vizione dhe revelata te reja. Historia e botes nuk eshte e mbyllur akoma, pavarsisht se çfar mendojne laike demokrate tip Fukyjama dhe fetare te çdo lloj denominacioni.

machitewa

Cila qenka kjo Feja, me F te madhe? A ke pergjigje? (Se jane te pakten nja 2-3000 fe qe thone jemi ajo e verteta, me F te madhe).

Nuk mendoj se feja e ka monopolin e kanalit te komunikimit me Zotin (tekefundit kush do ta besonte nje Zot kaq te hendikepuar ose te varur?)

InkuizitoriMoth

Menyra si ti pyet eshte provokative, dhe per me teper provokative negative, dmth ti ne thelb nuk je i interesuar te dish se cila nga keto 2-3000 fe ka monopolin e te vertetes. Ti je i bindur, dhe je ne qef te modh, qe ka 2-3000 fe te ndryshme pa monopol, pra qe asnjera nuk ka monopolin e te vertetes, biles qe e verteta nuk ekziston fare, se Niçja zotrie, se Marloni maje n’myth perjetsisht zotrie … . Pa ndryshu kete lloj komportamenti nuk ke per te kuptu gje edhe sikur te vije e verteta llokum ne goje. Zaten keshtu ka funksionuar edhe me çdo te vertete shkencore te ardhur per here te pare, njerzit vazhdonin te hanin mutin tradicional prej 2-3000 llojesh (dikur llokum) dhe nuk vinin re llokumin novator.

Nuk e them dhe nuk mund ta them kurre qe Feja ka monopolin e komunikimit me Zotin, por ka nje kanal specifik komunikimi me Zotin qe nuk mund te shkembehet me Shkencen ose me Artin (siç behet ne epoken ngambrapa). Si Shkenca, ashtu dhe Arti kane kanalin e tyre specifik te komunikimit me Zotin, ne te cilin Feja nuk duhet te fuse hundet, ashtu siç nuk duhet te fusin hundet Shkenca dhe Arti ne kanalin e sumes se Fese, siç ndodh rendom ne epoken ngambrapa.

machitewa

Nejse, njeher desha te editoj shkrimin tim dhe te te sqaroj qe me pyetjen nuk po te sfidoj aspak as fare fare s’ka te beje me provokim. Perkundrazi te pyeta direkt sepse mendoj personalisht se ke predispozitat me serioze ketu per te dhene nje pergjigje a mendim per temen e ngritur.
Por llogarita se s’do ta marresh “armiqesore” pyetjen time (menyren) dhe e lashe ashtu.

Gjithsesi te kerkoj falje.

machitewa

Pyetja konsiston pikerisht ne ate qe mbetet nga Feja nese ia heq 2-3000 llojet?

InkuizitoriMoth

Nuk eshte nevoja te me kerkosh falje, un te mbaj nga pak ketu qe arrin te me kuptosh deri diku, dhe kjo sepse ke simpati per mu. Dhe per kete te falenderoj.

Un te kuptoj shum mire llojin e provokimit tend, eshte krejt legjitim per situaten tejet e turbullt, nuk ke cilin beson, prandaj asnje problem nga ana ime.

Me keqardhje mund te them se nuk eshte Peshku vendi per te deshmuar te verteten, edhe kaq sa them shum kam bere. Por te siguroj se ekziston, ka shprese dmth. Me teper nuk mund te them dot se eshte kunderproduktive.

InkuizitoriMoth

Mund te shtoj se duhet bere dallim midis fese dhe fetarise. Feja ka lindur per shkak te nje deshtimi historik, nuk eshte e parashikuar ne krijimin origjinal, ashtu si nuk ishte parashikuar maskaralliku zanafillor i pershkruar ne menyra te ndryshme nga te gjitha llojet e feve dhe mitologjive.

Si shembel konkret: feja eshte si nje paterice qe sherben nje personi qe ka thyer kemben. Me tu sheruar kemba e thyer, paterica hidhet.

Konkretish per problemin fetar: feja ne Fund te Historise zhduket natyrshem pa dhune dhe mbetet perjetsisht natyrshem Fetaria qe eshte nje e vetme dhe e parashikuar ne krijimin origjinal.

Kjo eshte nje e dhene policore per te kuptuar se cila nga keto 2-3000 lloj fesh eshte e verteta: eshte ajo qe punon strategjikisht qe te zhduke edhe veteveten, dmth fene ne pergjithsi, pra sakrifikon veten per te lene natyrshem Fetarine Universale Origjinale.

machitewa

“Xheneti është atdheu ynë. Në xhenet ka alkol! kush pin alkol knej s’ka me pi alkol anej, kush ban harame knej nuk ka per t’bo harame në xhenet. Në xhenet secili i ka nga 1000 sherbëtorë, në xhenet secili i ka nga 2 hyri, e për shehidin nuk po u tregoj sesa hyri i takojnë se kam frig se po ma braktisni ligjeraten përgjysmë e nisi për Siri”"

STALKER

Ka mes tyre nga ata qe kanë shkuar të luftojne në Siri ?

machitewa

Po, dy tashme te vrare atje. Rrethi i tyre ketu ende nuk mund ta besoje se si ata djem te urte arriten te shnderrohen deri ne ate mase.

P.s. nuk e kam pas besuar rrefimin ne televizionet gjermane te fqinjeve gjermane te atentatoreve te 11 shtatorit, me lote ne sy rrefenin se sa te sjellshem e te respektueshem ishin.
Sot e besoj plotesisht

Aquamarine

Magnifique ky koment. :star2:

STALKER

Pikerisht pikerisht. I ngjashem me profilin e terroristeve te Barcelones. Ai qe shtypi 16 vete (dhe plagosi njeqind të tjere) ishte 17 vjec. Radikalizimin dhe islamizimin (nese do guxonim të flisnim për nje gje të tille) e perjetoi në pak muaj.
Edhe nje here: nuk janë islamiste të radikalizuar (do shume me teper kohe nje proces i tille) por radikale të islamizuar (flas për ate të dy qe shkuan në Siri)

toni-shkoder

na e thui ma qarte qa mendon per islamin radikal?

toni-shkoder

ti qenkei marum naqe