Kemi bërë një ndryshim teknik sot në faqen e parë: postimet atje tani do të renditen sipas një algoritmi që kombinon postimet e reja në faqe me ato që kanë pasur më shumë aktivitet dhe pëlqime gjatë ditëve të fundit.
Deri tani, postimet në faqen e parë renditeshin sipas përgjigjes së fundit (si në një forum), dhe ndryshonte shumë shpesh. Tani e tutje, renditja do jetë më stabël.
Si gjithmonë, na thoni nëse hasni probleme.
sikur te njesonit opsionet ne pamjen desktop me ate te celularit do kursente mundimin per sh. veprime me faqen
Ala se keni kuptu pse calon peshku i ri, ne versionin mobile mungon mundesia per te pare ne faqe komentet e fundit per cfaredolloj teme, ndryshe nga versioni i vjeter, ne kete menyre humbet kurioziteti per te ndjek temat dhe kesisoj edhe per te ndervepru mes komentuesve. I keni fut peshqit ne akuariume individuale me versionin e ri, prandaj ka humv interesi.
me ket faqen sapo te re, humbi seksioni komenteve edhe ne desktop view
Ky algoritmi I ri eshte qe ma nxjerr mua faqen ne desktop allasoj? Kur vij te faqja kryesore postimet dalin si te paformatuara, shtrihen nga e majta ne te djathte dhe ca numra qe rreshtuara nje nga krushka nje nga mushka, qe s’e di cfare perfaqesojne. Bera nje screenshot:
Cilin browser perdor ti… (e gjeta me duket, Internet Explorer)
E rregullova, pjesërisht…
Ejvallah!
Po, ajo ishte nga kompjuteri i punes, IE perdorim.
ka diçka qe nuk shkon. Duket sikur kane prioritet temat e mbyllura me dry, meqe jane te mbyllura. Tema e hapur (sorosjane) Trajtesë mbi kohën dhe dritën (1) ka mbetur pas shoqeve te saja (2) dhe (3) te mbyllura (trumpjane), megjithse me numur shikimesh te njejta.
Kjo nuk funksionon… Temat e para jane te bllokuara , nese nuk perditson postimet e fundit ne perputhje temat qe i bashkangjiten …humb sensin e kohes , humb interesimin… faqja pare kthehet ne VARR…