Fanari kitsch

93 postime 3691 shikime 4 nëntor 2021 në 09:15 e pasdites
InkuizitoriMoth

Seç kisha një parandjenjë - nuk jam i sigurtë, ndoshta ishte parandjenjë e sajuar aposteriori -, që diçka nuk shkonte dhe diçka e papëlqyeshme do të ndodhte. Ndoshta sepse fasada ishte në errësirë. Në fillim mendova se do ishte djegur llampa e fanarit që ndriçonte portën, pastaj rezultoi se hajdutët e kishin thyer që të ushtronin zanatin rehat në gjysëm errësirë. Profecia është evidencë që hë për hë nuk dijmë t’i japim shpjegim, përveçse mbasi ndodh.
Ajo shtyu portën - brava ishte thyer - dhe humbi në gjysëmerrësirën e korridorit nga ku ushtoi një klithmë për ndihmë në emrin tim, e cila akoma edhe sot më ushton në veshë. Tok me ulërimën e saj, një siluetë e panjohur u shfaq në derë; kujtova se e kishin vrarë, tmerr, lesht e kokës përpjetë. E kotë të bësh trimin në këto raste, i hapa rrugë siluetës njësoj si torero i shmanget demit në korridë. Hajduti doli jashtë me aq me vrull sa u rrëzua për tokë duke u ngatërruar me këmbët e veta, e mbi të ra kaladibrançe edhe kolegu i tij që hovi nga pas për të dalë jashtë. Të dy u çuan menjëherë dhe ja dhanë këmbëve me sa fuqi kishin, duke kapërxyer lehe me lule, shkurre dhe kangjella.

Hyra në korridor dhe e gjeta në këmbë gjallë e shëndoshë; nuk i kishte ndodhur gjë, hajdutët vetëm i kishin dhënë një të shtyrë për të dalë jasht. Vetëm se dukej tmerrësisht e tronditur, si edhe unë; të vjedhin shtëpinë nuk është ngjarje dosido, aq më tepër të kapësh hajdutin në flagrancë. Gjë që e eksperimentova në lëkurë sidomos më pas kur gjetëm përtokë sirtarët dhe tërë brendinë e tyre për tokë; përzjerë të brëndëshme të linjta me gjithfalloj sende e suvenire të dhuruara në vite përgjatë një jete të tërë. E kujtoj si sot ulërimën e saj dhe ndjenjën e përdhunimit të intimitetit që përcillte instalacioni artistik me sende intime të derdhura lesh e li mbi tapet. Ky ishte dëmi më i madh, mungesa e zarfit me para në sirtar nuk ishte asgjë.

-Ç’të bëjmë? Lajmërojmë policinë?

-E lajmërojmë, pa tjetër. Mirpo çe do, çdo të bëjë polici, do kapë prej zyre 7 kilometra larg dy të rinj që vrapojnë në errësirë duke kapërxyer kodra e lugina?

-Sidoqoftë ne bëjmë tonën, e siç e do zakoni në këto raste. Sa është numri i policisë, se nga tronditja nuk po më kujtohet? … Pronto, policia? … Po, na kanë vjedhur shtëpinë. … Ishin dy të rinj në moshë. … Nuk e di, nuk i pashë në fytyrë; dukeshin si ekstrakomunitarë, dy albanezë më duket. … Mirë, vijmë aty për 5 minuta, nisemi në çast.

-Hajde pra nisemi, çfar po pret?

-Jo unë nuk vij, jam albanez, dmth jam unë hajduti.

-Ha, ha, ha, ha, tani që më bëre me qesh, më iku frika.

-Të iku ty e më zuri mua.

-Ha, ha, ha. Shkojmë, hyj unë tek polici, ti prit në makinë.

Ajo hyri dhe po prisja në makinë. Karabinieria në qëndër të qytezës dukej si restorant romantik, jo si kazermë policie. Mbi portën dykanatëshe prej druri të gdhëndur në mënyrë trashanike, varej një fanar me skelet prej hekuri të farkëtuar - imitim kitsch antikiteti - që mezi ndriçonte ngaqë i sulmuar nga bimët kacavjerrëse që mbytnin tërë fasadën prej muri tulle pa suva. Ishte muzg dhe ndriçonin vetëm dritaret nga brënda me një ngrohtësi ndjellëse shtëpijake. Dukej si tallje. Një imazh të ngjashëm e kisha parë dikur në vilën e Degës së Brëndëshme të Pogradecit, përgjatë rrugës së asfaltuar buzë gjolit. Një qyteti turistik i shkon për shtat një rajon policie me fasadë romantike.

Porta u hap dhe ajo u shfaq; u nisëm.

-Hë!

-Më tregoi fotot e të gjithë ekstrakomunitarëve që ndodhen vërdallë. Midis tyre ishte edhe e jotja.

-Hë, e pastaj?

-Është ky - i thashë karabinierit. Je e sigurtë? - më pyeti. Më se e sigurtë! - ju përgjigja. Po ti më the në telefon që nuk i pashë në fytyrë, nga e di që është ky? - më pyeti përsëri. E di sepse ky është im shoq albanez - ja preva shkurt.

-Hahahaha!


(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Kaosi (në kuptimin origjinal të fjalës së lashtë greke) nuk është konfuzioni; ngatërrimi i kaosit me konfuzionin është kulmi i konfuzionit. Njeriu i jep rregull kaosit, ose më saktë duhet potencialisht t’i japë rregull (prandaj nevoja e domosdoshme për të treguar histori), kurse në të vërtetë e transformon kaosin në konfuzion absurd, gjë që arti dhe rrëfimi modern e ilustrojnë në mënyrë të përsosur.

InkuizitoriMoth

Urrejtja e shterpëzon diskursin duke e automatizuar derisa e bën të parashikueshme se çfarë do thotë njëra palë e si do pëgjigjet pala tjetër, sikur të ishin dy mekanizma automatë pa jetë. Shëmbulli më banal është rasti i propagandës ku diskursi minimalizohet si materie inorganike pa jetë; në reaksionet kimike mund të parashikohet dhe përshkruhet shkencërisht rezultati i bashkëveprimit midis dy reagentëve kimikë.
Ndërsa dashuria është e lirë, dmth e papërcaktueshme dhe e paparashikueshme, si edhe jeta. Organizmi jetësor ose materia organike është olistike: pjesa ndërlidhet me të tërën, dhe anasjelltas; reagentët organikë ndërlidhen midis tyre dhe ndryshojnë vazhdimisht ndërlidhjet midis tyre sipas kontestit. Në këtë rast shkenca nuk funksionon tërësisht, kimia është edhe alkimi.
Për diskursin midis të dashuruarve i nxirrni përfundimet vetë.

InkuizitoriMoth

Nëse rrëfeni një diskurs me seks, suksesi është 100% i garantuar, të gjithë qeshin, mandje me detyrim e përcaktim, në mënyrë të pandërgjegjshme. Por në fakt, nuk është një e qeshur e vërtetë, është një zgërdhimje që dëshmon një shqetësim të brendshëm. Njerëzimi është i obsesionuar nga seksit, të gjitha problemet dhe kokëçarjet janë të lidhura me seksin, i cili në të vërtetë është Problemi, mëkati origjinal dora vetë, Fruti i Ndaluar i Zanafillës. Prandaj modernja është një argalisje e vazhdueshme ha ha e hi hi, gjithnjë e në rritje, një zgërdhierje tragjiko-komike si maskë kloun me dhëmbët jashtë që kafshon mollën primordiale.
Në ndërgjegjsimin e kësaj situate qëndron madhështia e Frojdit.

InkuizitoriMoth

-Duket e pamundur që një diktator i egër si Hitleri të kishte pasion pikturën.

-Përkundrazi, është pothuajse rregull që të gjithë diktatorët ishin lexues të ethshëm, kishin biblioteka të mëdha personale dhe ambicie artistike: Stalini në rini këndonte çdo të dielë në korin e kishës në një mënyrë kaq frymëzuese saqë i bënte të qanin njerzit, të cilët mblidheshin në meshë vetëm për ta dëgjuar sikur të ishte koncert, përveç se bënte edhe poezi cilësore; Mao Ce Dun ishte poet dhe dinte përmëndësh numrin standard të jeroglifeve për tu quajtur intelektual i shquar kinez; Shok Enver ishte intektual i shquar freng, lexues i thekur, kishte biblioteke personale stërmadhe, ambicje për tu bërë aktor filmi (pohuar me gojë e tij).
Për Thomas Mann nuk përbënte ndonjë çudi fakti që ka afinitete selektive midis artistit dhe kriminelit, madje ata kanë të njëjtën strukturë psikologjike, mund të identifikohen si i njëjti person (eseja Vëllai im Hitler i Mann). Ka edhe autorë të tjerë që gjejnë përputhje të ngjashme, duke vënë në dyshim aksiomën disidente se intelektuali i shquar është demokrat me përkufizim e detyrim.

-Qoftë edhe kështu, por jo të gjithë diktatorë kanë qenë të tillë!

-E di, jo të gjithë diktatorët kanë qenë diktatorë të vërtetë. :joy:

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Intelektuali modern matet me Jezuin duke u përballur në mënyrë të pavetëdijshme (nëse është i vetëdijshëm nuk matet); pra që prej 2000 vjetësh asgjë e re cilësore providenciale nën këtë diell. Me kalimin e kohës, dmth me modernizimin e mëtejshëm të kulturës dhe jetës, rritet vetëm sasia e përballjes, sigurisht bashkë me aftësinë perverse për të fshehur këtë fakt të pakëndëshëm për luenërit e salloneve mondanë elitarë.
Rritje e entropisë Providenciale.

InkuizitoriMoth

Imagjinata vihet në veprim kur realiteti është i shëmtuar, për ta bërë realitetin të durueshëm.

machitewa

Vlen edhe e kunderta, sidomos ne shoqerine shqiptare.
Sadopak te bukur qe gjendet, nuk e perballojne dot, prandaj e perdorin imagjinaten per ta bere te perballueshme :slight_smile:

InkuizitoriMoth

interesant kthimi persembrapi qe i ke bere komentit tim. Komenti jot eshte nje konfirmim i te vertetes se madhe qe rendesi ka motivacioni pse behen gjerat, s’ka rendesi nese fjalet i kthen persembrapi e perseprapi. Vetem ngambrapa mos i kthe :joy:, mos puno per hesap te Marlonit :rofl:

lidhur me shembullin tend persembrapa: eshte nje personazh i Dostojevskit, vete i bukur dhe i ditur, po njesoj edhe gruaja e tij si Borebardha, dhe ky per ta bere te perballueshme situaten, shkonte me ca gra shemtaraqe, te perdala etj.

InkuizitoriMoth

edhe nje gje tjeter: paraqitja persembrapa qe i ke bere situates shqiptare, vlen edhe per situaten kosovare?

InkuizitoriMoth

Një ditë Liza arriti në një udhëkryq në rrugë dhe pa Macen Qeshire në pemë. “Cilën rrugë duhet të marr?”, pyeti. Përgjigja ishte një pyetje: “Ku doni të shkoni?”. “Nuk e di,” u përgjigj Liza. “Epo, - tha Macja Qeshire - nuk ka pikë rëndësi se ku duhet të shkoni”.
Kudo që të shkoni, midis 0 dhe ∞ do jeni” - tha i Modhi :smiley:, dhe bëri të shkonte edhe ai, por nuk shkonte dot se ashtu ishte një punë.

machitewa

Ende vlen.

InkuizitoriMoth

nje pyetje tjeter e bezdisur: vallë dy konceptet te kthyer persembrapi te dy komenteve tona percaktojne dy situatat perseprapi shqiptare dhe kosovare lidhur me imagjinaten estetike dhe realitetin estetik? Ne menyre te natyrshme pason pyetja: cilit koncept estetik përkon me situaten shqiptare dhe cili me situaten kosovare?

machitewa

Jo. Nuk e nisa me ate mendim.
Per te qene i sincerte e mendova te njejte per te dyja shoqerite.
Tash, pas insistimit tend, kur po e mendoj, kjo e kunderta (persembrapi) duhet te jete me shume e theksuar te ana kosovare.
Psh, hiq pa shku te Dostojevski, e kemi msyshin (syrin e keq). Foshnjeve u kane lyer fytyren me zgjyre per te mos u dukur te bukur…
Shoqerita e vuajtura me shekuj, se pari ndoshta skane pase rast, pastaj as sy, per te bukuren. E kam parasyshe qe e bukura mund te gjindet kudo, por duhen sy. Ndoshta sy te ushtruar.
Pastaj “e bukura si mallkim” etj. Po teme tjeter ndoshta, edhe e gjere.

InkuizitoriMoth

shiko kjo ka nje logjike perfekte brenda mendimit religjioz dhe antropologjik, nuk eshte rasti qe perfol (Dostojevskij) dhe une qe ti e ktheve persembrapi, bestytnite fetare kane kuptim, sigurisht jo pare nga bestytnite ateste qe jane ne mode. Tani ne kete rast kthimi persembrapi e ke gabim.
Qe Kosova ka me teper se Shqiperia bestytni fetare kjo eshte e vertete.

machitewa

Duke e shkru e kam dijte se do te pergjigjesh me bestytnine.
Ia dij une emrin edhe e dij cka eshte, por per diskutimin qe nisem ketu bestytnia eshte teper e ngushte.
Psh a e spjegon dot permes bestytnise faktin qe njerezit (disa dmth) nuk e perballojne dot lumturine, as te qenurit shume i pasur, te qenurit i famshem… Te tillet shpesh kane prirje drejt vetvrasjes, droges, pijes, depresionit…

(Ka edhe brenda ketyre shembujve raste me bestytni. Psh kam pase rast me pa njerez qe kur jane te lumtur i kaplon nje ndjenje e madhe frike se do tu ndodhe dicka e keqe…)

InkuizitoriMoth

Profecia është evidencë që hë për hë nuk dijmë t’i japim shpjegim, përveçse mbasi ndodh.

InkuizitoriMoth

shiko, dallimi i perversioneve te personazheve te Dostojevskit dhe pasunareve dhe intelektualeve te shquar te sotem kosovare nga bestytnite e kosovareve te dikurshem katunare injorante obskurantiste fetare fundamentaliste eshte se keta te fundit ushtronin nje ritual sakral, dmth sakrifikonin, vendosnin nje kusht, pikerisht qe te shpetonin çfar mund te shpetohej. Neqoftese nuk do te paguanin nje kusht fetar pervers, do te paguanin me kamate me nje perversion total laik si personazhet e Dostojevskit, pasunaret kosovare e te gjithe toroxhilet qe vijne verdalle duke share fete pa kuptuar gje.
Te gjitha qyteterimet e medha, edhe ai grek helen dhe romak, kryenin rituale fetare perverse ne data kalendarike te shenuara (festa fetare si psh Saturnalet romake, me te degjuara), te cilat kishin per qellim te mbanin ne kembe shoqerine, rituali sherben si nje valvule shkarkimi i tensionit ekzistencial.
Ne epoken moderne per here te pare ne histori kerkohet te mbahet ne kembe nje shoqeri pa rituale fetare (ku paguahet diçka), por nuk vihet re se shoqeria laike mbahet ne kembe duke paguar me kamate te njejtat akte perverse ne permasa totalizuese.

machitewa

A jo, nuk i patem llafet per kete lloj diskutimi. Teper i ngushte dhe banal.
Dmth ta respektoj dhe vleresoj mundin, edhe qellimin. Por jo.
N’Kosove te kishim thane: je tu vozitë shume mire, po ne drejtim te gabuar.

Respekt

InkuizitoriMoth

Llafi nxjerr llafin, dhe po te rilexosh muhabetin, e sheh qe ka nje fill te kuq qe e përçon. Per kete çeshtje nuk ka diskutim tjeter perveçse t’i behet bisht si teper i ngushte dhe banal :stuck_out_tongue:, dmth duke e bere te perjetshem dhe total perversionin dhe krimin.

machitewa

Mund te jete.
Mund edhe te duket si mosrespekt nga une, qe nuk e kam si qellim.
Po per diskutimin qe nisem, pershkak edhe te kufizimeve (ne kohe, shkrim, mjet komunikimi etj), po “detyrohemi” te shkojme direkt ne konstatime, konkludime, qe çon pastaj patjeter ne keqkuptime, qe kerkojne pastaj sqarime… Pafund dmth.

InkuizitoriMoth

jo kjo e ka nje fund, qe lidhet me nje profeci timen: Kosova do i shpalle lufte Shqiperise. :laughing:

machitewa

Do t’u pushtojme pa lufte, por jo tash sepse nuk kemi llogari :smile:

InkuizitoriMoth

-Hë mër ti, e frekuenton akoma sallonin letrar të Sinjorës?
-Shkoj ndonjëherë sa për të thënë që jom ktu ene una; vitet kalojnë, diskutimet janë po ato.
-Eh, mijëvjeçarët kalojnë dhe diskutimet janë po ato, bjeri fyellit në një brimë. E sapo e kupton këtë, e ke mbushur moshën e pensionit.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

me duhet te sqaroj poziten time per kete çeshtje, se per eksperience te hidhur rezultoj nje fundamentalist qe kerkon ta ktheje mbrapa rroten e historise ne kohen e magjise kur i lynin turinin kalamojve per te mos i mare ne sysh, ne kohen e Inkuzicionit dhe Saturnaleve romake. Kritika ime eshte kunder mendimit laik qe kujton se zgjidh problemin e botes duke treguar religjionin e bestytnite si shkaktar i te keqes dhe veten si çlirimtar nga e kaluara obskurantiste fetare (logjika dhe besimi i shok Enver, edhe sot i gjalle si kurre ne zemrat tona). E kaluara obskurantiste nuk kthehet me, fete kane deshtuar, pranej ngrefen laiket bashke me penisin e Marlonit si shpetimtare duke bere nje zallamahi qe ben te pamundur te kuptohet se çfar ka ndodh vertet, cilat jane mekanizmat qe vene ne levizje njeriun ne te perditshmen dhe ne histori, e me tej edhe shoqerine dhe boten, ne menyre qe te behet diçka e hajrit, jo sipas te kaluares, por as edhe te sotmes ku fergellojne ngado bolet e Marloni.

Per eksperience e di qe eshte fryme e harxhuar kot, megjithse bej timen si gjithmone pa u merzit.

InkuizitoriMoth

Truri njerzor, megjithse peshon vetëm 2% e trupit, përdor 25% të gjithë energjisë që trupi ka nevojë për të funksionuar në gjendje qetësie; nëse mesatarisht truri për të funksionuar ka nevojë për 2000 kalori ditore, 500 kalori i takojnë trurit.
Ky disporprocion skandaloz shpjegon logjikisht dhe energjikisht (përveç veçorisë njerzore në botën kafshore) se përse sportistët janë kategori koqe nga trutë që “nuk e vrasin mendjen fare”, dhe se nga pikpamja e bilançit energjitik sportistët bëjnë mirë që janë tillë, duke mos e vrarë trurin harxhojnë tërë enegjinë që kanë në dispozicion për të vënë lëvizje muskujt. Në këtë rast traplliku shndërrohet në zgjuarsi kursyese të energjisë. Sekreti i rezistencës fizike dhe mbijetesës në raste stërmundimi fizik të tejskajshëm (kudoqoftë, jo vetëm sportiv) është t’i thuash trurit “ik pirdhu!” siç bëjnë sportistët. Ndërsa sekreti i urtësisë shpirtërore është t’i thuash trurit: “ik pirdhu se tani më duhet energji për muskujt, e duku përsëri mbas garës!”. Ketë të dytën nuk bëjnë sportistët, siç nuk bëjnë të parën intelektualët e shquar, prandaj njerzit janë karikatura gjysmagjel: o atletë pa tru fare, o intelektualë të shquar vetëm tru e asgjë tjetër. Të dy rastet identifikohen në një të vetëm: koqe kanari.

Mirejam_Tirana

thonë që dhe satirët nuk e ushqenin fort trurin

InkuizitoriMoth

Në vitin 1984, Kampionati Botëror i Shahut u ndërpre papritur, për shkak të pamjes së dobësuar të Anatoli Karpov, një lojtar elitar rus që garonte për titullin. Pas një duzinë ndeshjesh, Karpov kishte humbur 10 kg dhe organizatorët e garës ishin të frikësuar për shëndetin e tij.
Truri i Karpovit, në një gjendje koncentrimi të vazhdueshëm, konsumonte shumë më tepër energji sesa furnizohej me ushqim.

InkuizitoriMoth

Pika kulmore e jetës sime nuk ishte kur fitova çmime letrare ose shkrova libra, por kur në natën midis datës 15 dhe 16 u largova nga këtu në Don me 70 trupa alpine, eca drejt perëndimit për të shkuar në shtëpi, arrita të shkëputem nga pozicioni im pa humbur njeri dhe arrita të nisesha nga fronti i luftës duke organizuar shkëputjen, kjo ka qenë kryevepra e jetës sime.
Mario Rigoni Stern

InkuizitoriMoth

e pabesueshme, Mario Rigoni Stern, më në fund një intelektual i përgjegjshëm lidhur me rendesine vepres se tij, mendoja se nuk ekzistonte as edhe një i tillë që shkruan libra ose bëra gjëma të tjera të ngjashme artistike. Të gjithë janë të papërgjegjshëm, dhe besojnë se janë superiorë pikërisht sepse janë të papërgjegjshëm.

InkuizitoriMoth

Dëmi më i mynxyrtë i njerzëve të dobët (shpirtërisht dhe fizikisht, e njëjta gjë është, ka një pikë ku shëndeti mendor pritet me shëndetin trupor) nuk është më tepër se nuk kanë kryqe të rezistojnë në një situatë të vështirë, të lenë në baltë, mçifen mas gaxhoit etj, gjë e kuptueshme dhe e falëshme, por sepse dobësinë e tyre e konvertojnë natyrshëm në zili dhe më pas në keqdashje. Për këtë arsye keqdashja e seksit të dobët ka (potencialisht) përmasa më të mëdha se e seksit të fortë; kur gratë e bëjnë të keqen, e bëjnë me të vërtetë duke ja kaluar ku e ku burrave; këtë ka dashur të na thotë autori me dramën Makbeth, urrejtja e popullit tonë kundër Nexhit dhe loja arketip e shahut, ku mbretëresha bën kërdinë kryq e tërthor tabelës, ndërsa mbreti rri si qofte në vend numro në prapavijë, vetëm një hap para e një hap mbrapa, një majtas e një djathtas.
Në këtë kuptim barazia në të gjitha kuptimet ndërmjet sekseve është e domosdoshme për të zhdukur të keqen nga kjo botë.

InkuizitoriMoth

Amerikont no-vax dhe yes-vax nuk e kanë kuptuar akoma që loja arketip e shahut, ku mbretëresha superaktive bën kërdinë kryq e tërthor tabelës, ndërsa mbreti impotent rri si qofte në prapavijë është lojë sexually dhe politically incorrect.

InkuizitoriMoth

Kur bëhemi të mëdhej - e aq më tepër kur bëhemi intelektualë të mëdhenj -, nuk bëjmë gjë tjetër veçse riciklojme në mënyre serioze kalamallëqet e fëmijrisë. Po të kesh kujtesë dhe aftësi për të bërë analizë analogjike, kupton se ky është mekanizmi që bën të funksionojë blogu dhe faqja personale në fejsbuk, ose në çfardo social tjetër qoftë. Intelektualët e mëdhenj - shpesh here zyrtarisht të mëdhenj, dmth me tituj shkencorë, libra të shkruar, çmime, të njohur e të nderuar etj -, i gjen bashkë në fejsbuk tu bo i dor muhabet shkencor ose letrar si dikur kalamajtë: trego njeri njëri një përrallë, e pastaj pason tjetri me një përrallë tjetër. Kam rastis në raste të tillë të ngjashëm - sigurisht të botës kulturore shqiptare katunare - muhabete në grup ku merrnin pjesë personazhe, dikur vërtet shokë fëmijnije, që i tregonin përralla njëri tjetrit si dikur ulur tek shkalla e pallatit me pantallona të shkurtëra, veçse tani në mënyrë akademike veshur me gravatë, nganjëherë duke shkruajtur nga kontinente të ndryshme. Dhe në thelb rrëfenin të njëjtat përralla, bënin të njëjtat sherre e intriga shoqnije “ho mër jau!”, “i modh je vallaj, i modh!”, “hajde njoni!”, “u bo bytha jote!” etj.

InkuizitoriMoth

-Unë e mbaj veten me shumë fat që jam bërë artist. Nuk e di se si do të kisha bërë pa artin, besoj se pa u marrë me art, e duke u bërë dikushi në shoqëri, do të kisha vdekur, i humbur në ferrin metropolitan, si shumë nga shokët e mi që nuk kanë pasur alternativë tjetër përveç krimit, drogës dhe anonimatit. Arti më ka shpëtuar nga ferri.
-Një lesh të ka shpëtuar, i ke ikur një ferri për të rënë në tjetrin, me fjalë të tjera vetëm je spostuar në Ferr.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Në epokën moderne hyjnorja është e pranueshme kur merr forma njerzore, madje pikërisht për këtë është shumë më tepër e lavnueshme se hyjnorja e dikurshme obskurantiste fetare. Fenomeni vihet re rëndom kur analizohet Tundimi i fundit i Kazantzakis dhe Ungjilli sipas Jezu Krishtit i José Saramago (që në të vërtetë duhej quajtur Ungjilli sipas José Saramagos) ku ndeshet vazhdimisht shprehja “imazh njerëzor i Jezuit”.
Ka diçka jologjike që nuk shkon në këtë rast: çfarë do të thotë “imazh njerëzor i Jezuit”, që imazhi hyjnor është çnjerëzor me përkufizim për deduksion? Problemi është se nuk duhet të jetë një imazh i rremë, si njerëzori, ashtu hyjnori; e vërteta duhet të përfshijë të dy nivelet bashkë, përndryshe të dy janë të rremë dhe çnjerëzorë, gjithashtu dhe çhyjnorë.

Mirejam_Tirana

image

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Kur nuk pranohet e vërteta frojdiste që njeriu, sidomos njeriu modern, është i obsesionuar nga seksi, mohimi i kësaj të vërtete - deri edhe në rastet më flagrante kur aludimet seksuale janë më se evidente -, është një tjetër konfirmim që i vë vulën përfundimisht obsesionit seksual.

InkuizitoriMoth

Ekzistencializmi francez është karikatura e fundit e Francës, ndërsa ekzistencializmi gjerman është karikatura e fundit e Gjermanisë, dhe të dyja së bashku, si komplementare Yin dhe Yang, janë karikatura më e fundit e mendimit bipolar evropian (bipolar në kuptimin skizofrenik, futja pordhës sa nga veriu në jug, sa nga protestantizmi në katoliçizëm).

InkuizitoriMoth

Çdo diskurs moral - ose amoral, ose kundërmoral, s’ka shumë rëndësi në këtë rast - i guruve modernë new-age, rrotullohu e vërtitu ngado, është i njëjti ligjërim që dikur priftërinjtë bënin përballë kopesë për mëkatin origjinal, kundër vrasjes dhe vetëvrasjes etj, të cilin psikanaliza e ka shndërruar, duke ruajtur thelbin, në diskurs për vdekjen, dëshirë për vdekje, vetvrasja është vrasje, dhe anasjelltas etj, (Frojdi e konsideron vetëvrasjen si një vrasje e munguar). Me kalimin e kohës dhe modave ndryshojnë vetëm termat dhe hollohet solucioni i problemeve, pra shtohet sasia në kurriz të cilësisë, gjë që krijon iluzionin e përmirsimit të situatës. Asgjë e re nën këtë diell, Perëndimi nuk është në gjendje të shpikë tjetër përtej Krishterimit, përveç mohimit të tij përmes psikologjizmave dhe shkencërizmave koach. Krijohen fe të reja çfardolloji dhe njeriu mbetet po ai, një i vetëvrarë me përkufizim e detyrim, ndërsa shoqëria perëndimore mbetet shoqëria e të vetëvrarëve që vrasin për të mos u vetëvrarë. Për më tepër tani mendësia perëndimore mbizotëron në nivel mbarëplanetar, nuk ka alternativë tjetër si dikur; gjë e bërë fare e qartë prej dukurisë Koronavirus.

(nga romani Për kë trokëllijnë këto dy bole?)

InkuizitoriMoth

Sapo rastisi të lexoj çudinë e përmendur nga Giorgio Vasari, se Leonardo kishte thënë në shtratin e vdekjes: “Sa shumë e kishte fyer Zotin dhe njerëzit, duke mos punuar në art ashtu siç duhej”. Them çudi se nuk e prisja nga Leonardo si lloji personi; bashkë me Gogolin, që i dogji shkrimet e tij të fundit, dhe Tolstoin, që mohoi deri edhe mënyrë e jetës tij dhe familjen e tij, bëhen tre gjeni që mohojnë veprën e tyre para vdekjes. Kushedi sa do jenë të tjerë të ngjashëm që kanë thënë e bërë të njëjtën gjë, e nuk dihet kurrgjë sepse kjo lloj dëshmie është e papëlqyeshme në një epokë që glorifikon artistët e mëdhenj dhe veprën e tyre, prandaj çudia asgjësohet pa lënë gjurmë si fakt i bezdisur (edhe për trashëgimtarët). Ose kur lajmi merr dhenë, interpretohet se nga fundi i jetës njeriu i modh nuk ishte mirë nga mend e kokës, ashtu i erdhi, ç’nuku bën pleqëria, etj.

InkuizitoriMoth

Grave ju kalon gjysma e jetës duke kërkuar gjërat në çantën e dorës. Ndërsa burrave ju kalon çereku i jetës duke pritur me ankth pranë proçesit të rokanisjes arkeologjike feminile: “Hë, e gjeti apo jo?”.

machitewa

Dearest Max, my last wish: Everything that I leave behind in the way of diaries, manuscripts, letters of my own and from others, drawing, etc. (whether in my bookcase, clothes cupboard, writing desk at home or at the office, or in any other place anything may have gotten and you find it) should be burned, completely and unread, as should everything written or drawn in your possession or in the possession of others whom you should ask, in my name, to do likewise. People who do not want to hand over letters to you should at least be made to promise that they themselves will burn them. Yours, Franz Kafka.

InkuizitoriMoth

Kjo është fenë pa erë intelektuali të modh, nëse donte me i djeg, i digjte vetë, nuk ja linte t’i digjte Maks Brod. Por Kafka e dinte mirë që ai nuk do t’i digjte kurrë, e kështu fena intelektuale e modhe u përhap në botë derisa arriti edhe në Peshk.

InkuizitoriMoth

per te evituar çdo keqkuptim.
Reagimi im nuk eshte kunder teje, ti bere mire qe e solle rastin e Kafkes, por kunder nje xhesti te tij qe me duket snob, ose te pakten i pakuptueshem, absurd. Njeri qe me ka bere te njohur Kafken per here te pare si lexim samzdat (ishte i ndaluar), me dha librin e me tha: “Osht shume i modh, ne fund te jetes ka dash me djeg librat e vet”. Situata ishte komplet absurde, situate kafkiane :joy:: osht njoni shume i modh sepse donte me djeg librat e tij e nuk gjente nje kapterr qe t’ja digjte, ndersa une si disident duhet te lexoja nje t’modht te ndaluar nga kapterret duke rrezikuar te me fusnin ne burg kapterret.

InkuizitoriMoth

Il pleure dans mon coeur
Comme il pleut sur la ville.
Quelle est cette languer
Qui pénètre mon coeur

O bruit doux de la pluie
Par terre et sur les toits!
Pour un couer qui s’ennuie
O le chant de la pluie!

Il pleure sans raison
Dans ce coeur qui s’écoeure.
Quoi! Nulle trahison?
Ce deuil est sans raison

C’est bien la pire peine
De ne savoir pourquoi
Sans amour et sans haine
Mon coeur a tant peine.
Paul Verlaine

idea kryesore e kësaj poezie ose autori kërkon të na thotë me këtë poezi - sipas melejezyshës -, se “mëkati origjinal” ekziston edhe kur nuk besohet në ekzistencën e tij, madje dëshmia e ekzistencës është shumë më e besueshme në këtë rast.

InkuizitoriMoth

Ka më tepër se një shekull që vjen vërdallë me llomotitje të vazhdushme teoria e fundit të artit ose e fundit të historisë së artit, quajtur ndryshe: vdekje e artit, aq sa duket që historia e artit shkon përpara vetëm në sajë të vdekjes së artit, vazhdimisht të profetizuar.
Historia e artit nuk ka për të mbaruar ndonjëherë për sa kohë vazhdohet t’i bëhet frymëmarrje artificiale një kufome.

machitewa

Kafka s’besoj qe ka pase nevoje per te tille publicitet. Por qe mundet me ndodhe nuk e perjashtoj krejtesisht.

Arsyet mund te jene te ndryshme, edhe banale edhe fisnike.

Psh, pamundesia fizike ne momentin qe i mbushet mendja qe vepra e tij duhet te digjet.
Pastaj, eshte forme e eutanazise artistike (le ta quajme). Pra, kur nuk ke zemer ta besh dot vet, i lutesh tjetrit.

InkuizitoriMoth

kesaj i thone qe s’ke takat te vrasesh veten, i lutesh san Françiskos ta beje! :smiley: Riperseris, Kafka e dinte qe Max Brod, nuk do ta bente kurre djegien sepse ishte san Françisko i letersise. Dhe nuk mendoj se Kafka e ka bere per publiçitet, s’kishte arsye sepse ishte ishte krejt i panjohur jasht salloneve mondane letrare. Se perse e ka bere, ne mund te bejme vetem hamendje, perderisa vete nuk ka sqaruar arsyet se perse. Kurse Gogol, Tolstoi dhe Leonardo kane thene se perse jane kunder vepres se vet, kane fut Zotin ne pilaf. Ndersa Kafka ishte krejt mosbesues. Ka dallim te madhi midis tyre, megjithse mekanizmi psikologjik mund te jete i njejte ne te gjitha rastet. Ndergjegja eshte Zoti nr. 2.

machitewa

Nese je njeri i ndershem, tamam rob zoti dmth, nese ne fund te jetes i kthehesh me analize vepres qe do lesh pas, konsataton se nuk ke arritur sic duhet te besh sqarimet, dhe do te fusesh hallkun ne konfuzion, ose qe dëmi do te jete me i madh sesa dobia… ketu pastaj pastaj (ndoshta) hyn zoti nr2.

Ose nese produkti nuk te ka dale ai per te cilin e kishe nisur, te vjen turp nga vetja a njerezia, te duket veper kot ose e dobet…

Ose, iluminimi i personit ne momentin e caktuar e çon ne ate nivel pjekurie qe vepra e meparshme ose idete t’i ngjajne te kota, gabuara e te demshme. Ose nuk i shkojne pershtat argumentit qe ka dashte me lene ne kete bote.

InkuizitoriMoth

ne rregull si pluralitet mundesise. Vetem se me pruralitet mundesish ne forme liste, i huazuar nga pluraliteti politk, nuk shkohet me pertej konstatimeve. Ka gjithnje nje arsye, ose nje arsye paresore ose mbizoteruese ne veprimet njerzore, sado absurde qofshin. Ndryshe ne rrahim ujet ne havan, nuk ja vlen as per te rrahur tastjeren me vazhdu muhabetin. Megjithate mire e ke, perderisa nje planet i tere rreh ujet ne havan me pluralitetin e mendimeve. Bjeri tastjeres, bjeri si i bi demokracia.

InkuizitoriMoth

un jom tu dale tani. E them kete se mos keqkuptosh sikur un nuk du me vazhdu muhabetin. Dmth nese ke ndonje gje, shkruaje, un te pergjigjem me vone se jam tu dale.

machitewa

Jo, nga arsye fisnike, tu iu permbajte asaj qe nise.
Ne Kosove themi: Cka ban i forti, i dobeti vec mundet me i çudite.

Dmth ne raport.me.Leonardon ose Kafken, na jemi te dobetit, prandaj çuditemi per mendimet e tyre ne faze te mevonshme te jetes se tyre.
Ne nje faze te tille dmth, per mendjet e Leonardos dhe Kafkes, monaliza dhe procesi mund te duken banale ose mediokre. Per neve (te dobteve ne kete rast) jane gjeniale.

Pastaj, per ta arsyetuar deri ne fund epitetin ‘te dobet’ dmth, na nuk mjaftohemi me çuditjen, por edhe i perqeshim.

InkuizitoriMoth

Nuk mund t’i kundeshtoj keto qe thu se jane te verteta, por jane te verteta te pergjithshme perzjere me ca konstatime hedhur pa adrese. Nuk marr vesh kush eshte ky “ne” qe qeka i dobet ne raport me Leonardon dhe Kafken? Kush eshte ky “ne” qe matet me Leonardon dhe Kafken? Ndoshta une jam “ne” dhe matem me ta, por ne kete muhabet as nuk jam mat e as nuk i perqesh, sepse jane ata vete qe perqeshin veten e tyre dhe ate qe kane bere, ju vjen turp per ate qe kane bere tere jeten. Ata perqeshin tere jeten e tyre, jo dobesite relative te Monalizes apo Proçesit. Ka dallim te thuash qe jeta ime nuk ka vlere qe ne djep e me vjen turp per çfar kam bere, e te thuash se duke u rritur te duket pa vlere ajo qe ke bere kalama dhe dhe ne rini, dmth Monaliza dhe Proçesi. Ti je duke holluar nje solucion acidi te koncentruar, ata jane shprehur ne menyre radikale per jeten e tyre, ti e relativizon duke thene qe eshte e natyrshme te mos pelqesh ato qe ke bere kohe me pare. Futu edhe ti ne “ne”, si puna ime e Kafkes dhe Leonardos dhe provoje acidin, qe eshte i tharet si uthulla, por ka ndryshim se edhe te djeg.

machitewa

“Ne” dmth ne vdekataret, te zakonshmit, qe nuk bejme dot monalize e proces. S’gjykojme dot me trurin e gjenive.
Por meqe e nisem me “amanetin” per te bere lanet vepren e vet jetesore… Kam pershtypjen se njerezimi, sipas edhe kohes, pra modes, nga autoret merr ato qe i shkojne per qejfi, ndersa quan çmenduri te tjerat. Psh marksi, nietzsche etj etj, shahen e lavderohen. Pastaj eshte Auguste Comte, qe per pjesen e pare te jetes krijimet ia quajme gjeniale, per pjesen e dyte e marrim per te cmendur, te rrjedhur. Apo plakushet e pjerdhur nga trute. Vetem pse na godasin e na prekin sedren, na lendojne moralin tone te rrejshem qe mund te kemi adoptuar.

Derisa ata vete i vlersojne krijimet e tyre si te deshtuara…
Mendoje per nje çast nese nje baba do te donte te linte pas evlade vrases, kriminele a te prape?! Njeh historia sa te duash shembuj qe etër me duart e tyre kane vrare te bijte, “pjellen e keqe”. Pra kane djegur krijimin e vet jetesor.

InkuizitoriMoth

ja çfar bejme “ne”, e qe ne fakt “ne” nuk duhet ta bejme, ne menyre qe ajo qe bejme “ne” te kete kuptim:

:slightly_smiling_face:

InkuizitoriMoth

Dopo la morte di Kafka, Brod ha affermato: “Franz avrebbe dovuto nominare un altro esecutore se fosse stato assolutamente e definitivamente certo di volere che qualcuno eseguisse le sue istruzioni”.

:smiley: :smiley: :smiley:

machitewa

Debati merr fund tek momenti kur autori thote me goje te vet “dua te me digjen te gjitha veprat qe kam shkruar”. Pike.
Mund te analizohen arsyet pse autori ka mberri deri ne ate bindje etj. Deklarata (e kafkes) eshte akti themelor ktu.
Po flasim per letersi, krijimtari, ide, bindje, ose edhe deluzion, iluminim, zhgenjim, arritje ne nivel tjeter te dijes… Jo per filma aksion cka beri Brod tarzani, a i dogji a jo.
Ai boti deklaroi se vepra ime meriton te digjet. Kaq mjafton.

InkuizitoriMoth

debati merr fund pa filluar kur debatuesit nisen nga premise ose aksioma te ndryshme, dhe aq me keq te kunderta. Ne kete rast debati behet o per budallallik provincial katunar qe edhe “ne” e dime se kush eshte Kafka, o per snobizem qytetar mondan si pjestar ne sallonin e Sinjores, ose per tu grind si alabaket e rrugeve. Ne gjendjen intelektuale shqiptare ne pergjithsi (edhe kosovare) dhe ne Peshk, refleks i kesaj gjendje kombetare, debati behet per tu grind. Prandaj prej kohesh nuk kam iluzione debatuese, them gjerat qe di e besoj, sepse duke i thene i percaktoj me mire idete qe kam, dhe nganjehere gjate “debatit” me vjen nje ide e re.

Pastaj vari hejbet Kafkes e kush e ka bo Kafken e kush e lexon Kafken e kush e ka bo ate qe lexon kafken, mu nuk me plasi per vepren e tij dhe çfar mendojne “ne”, jam i interesuar per fatin e artistit, ne kete rast per raportin e artistit me vdekjen.

InkuizitoriMoth

Bota ka lindur nga Kaosi dhe do vdesë nga konfuzioni.

InkuizitoriMoth

userfiles-eshop-product-3837-imageSmall-jiri-sliva-28-shades-of-kafka-50x50cm

InkuizitoriMoth

tumblr_n287fz2WL51rvrcg2o1_400

machitewa

Mire.
Po sqaroj une pozicionin tim ne kete pjese.
Une u futa ne debat per tu grind si alabaket e rrugeve.
Per te tjeret nuk e di.

InkuizitoriMoth

kurse un u futa ne debat si provincial katunar per te thone: “U bo bytha jote te me tregoje Kafken mue!”

InkuizitoriMoth

Vladimir_Borojevic_Macedonia

InkuizitoriMoth

Horkheimer (pëfaqsues kryesor i Shkolla e Frankfurtit) argumenton se shkencëtarët janë të përfshirë në aparatin shoqëror dhe prandaj kontribuojnë në riprodhimin e tij të vazhdueshëm. Kjo për shkak se niveli i arritur nga ndarja sociale e punës në fakt çon në një ndarje midis teorisë dhe praktikës dhe në dhënien e një funksioni shoqëror njohurive. Mbi këtë bazë konstituohen format tradicionale të teorisë, të cilat rropaten vetëm të përshkruajnë fakte dhe, në këtë mënyrë, të justifikojnë gjendjen ekzistuese.

-Nëse format tradicionale të teorisë justifikojnë gjendjen ekzistuese të punëve, dmth faktet, format revolucionare teorike, dmth aksionet, nuk bëjnë gjë tjetë veçse justifikojnë gjendjen e të ardhmes. Në këtë mënyrë sido të jetë ndodhemi gjithmonë në falsitet; kush e justifikon të vërtetën? - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Një makinë garash … është më e bukur se Fitorja e Samotrakës - Marineti (Manifesti i futurizmit, 1909)

Jo ore Marineti, origjina e bukurisë së dizajnit të një makine garash zanafillon tek Fitorja e Samotrakës, dmth është e njëjta gjë - i Modhi :smiley:

dafne

jo, nuk lejohet politeizem , eshte shume me e sofistikuar . Une e them , te njohesh dhe ndjesh Zotin ndodh vetem atehere kur arritmesherin e ndergjegjshmerise ne raport me boten e ke ngritur ne shkallen me te larte te vetedijesimit . ( thene shkurte , Zoti tek njeriu vie ne trajten e ndergjegjes ,(versionin e dyte ja them mases , per ju vlen i pari mendim i shkruar ))

p.s.
plotesishte i kuptushme gjesti i Kafkas dhe kam deshire ta besoj qe asisoji ishte ,ndryshe nuk do te te arsyetohej gjenialiteti i tij , ( mendimi evulon dhe transformohet neper kohe per cdo krijues ,sa qe shume here te duken femirore ajo paraprakja e qe tjeret e marrin per brilante )

InkuizitoriMoth

Jeta është një luftë për mbijetesë. Bimët kanë rrënjë që zgjerohen si poshtë ashtu edhe horizontalisht, në kërkim të substancave jetike; degët e bimëve zgjerohen drejt qiellit për të marrë sa më shumë dritë dielli. Në mbretërinë e kafshëve, midis grabitqarëve dhe gjahut është një luftë për mbijetesë; mes kafshëve (meshkuj) të së njëjtës specie, ekziston një luftë e pamëshirshme për shumëfishim. Si përputhet sa më sipër me një Krijues që krijoi gjithçka të mirë?
(tha aina qi kishte lexu Darvinin dhe ishte disident i modh kundër shok Enverit, i cili kishte lexuar edhe ai Darvinin, por nuk u bo bytha e atij ta lexojë)

Të gjitha kafshët apo organizmat vrasin vetëm për t’u ushqyer, duke plotësuar kështu hallkat e zinxhirit ushqimor - një organizim i përsosur sistematik i gjithçkaje ekzistuese që dëshmon për një harmoni që shkon përtej jetës. Kafshët nuk e humbasin pastërtinë edhe kur vrasin, ndërsa njeriu është e vetmja krijesë që vret për ushqim si kafshët, por nuk mjaftohet me kaq sepse vret edhe për kënaqësinë e vrasjes në vetvete pa funksion tjetër veçse dëshirës perverse për vdekjen. Njeriu është e vetmja kafshë e krijimit që kryen vetëvrasje dhe kërcënon të shkatërrojë planetin dhe të gjithë krijimin mbarë. Por nuk mjaftohet me kaq, sepse njeriu ndot pastërtinë e krijimit me perversitetin e tij, duke akuzuar për kriminalitetit të gjitha krijesat dhe Krijuesin, sikur të ishte ky i fundit një demiurg satanik që krijoi një botë skëterrë. Në këtë mënyrë njeriu kujton se ustifikon kriminalitetin dhe perversionin e tij: “home se të gjithë kafshët vrasin, jo vetëm unë” - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Drejtesinë e vendos Zoti, ndërsa Hakmarrjen e bën njeriu duke bërë një mut t’moth që e ha me shumë dëshirë sepse është muti i tij - i Modhi :grinning:

InkuizitoriMoth

dafne, a e perdorni ju malazezët fjalën e urtë shqipe: jo ush, po gomor?

InkuizitoriMoth

shyqyr qe Kafka nuk e ka vra veten se do ta kishit quajtur gjenial xhestin e tij. Por mos u bej merak se ka shume gjeniale qe e kane vra veten, siç duket ngaqe kane qene me gjeniale se Kafka :smiley:
Ka shume autore qe konsiderojne veprat e tyre si femijet e tyre.

dafne

Inkuzicion , te dalim pak muhabet te lire , ne zyre e kam nje ulse per masazh ne nje kend , afer saj nje llamp dhe mbi ulse dy tri libra , si snobe qe jam kam vrejte qe dhuratat qe marr ne pune i le ne pune , e koicedentalisht mes tyre nga vera e kaluar deri me sot mbi ulese e mbi librat tjere gjindet Kafka , nje detal me ka bere pershtypje, gjithescili mystafire (gjithesesi prind )qe ka ardh vizite duke deshtur te provoj ulsen ka marrur librin ne duar ka lexuar titullin dhe e ka hudhe ne tavolinen e vogel afer , te perbehem qe kurr askush as nuk e hapi kopertinen ta shof bile ne cilen gjuhe eshte shkruar ? Po te ndodhte ne vend te ati libri nje femi, te kishte qelluar te perbej prap ,qe se paku gjithesecili do ti thonte sa i mire qenke , o zemra e vogel ,jo pse e ndjejne ndoshta real vlersimin por sepse instinkti prindor vie ne shprehje ,
A e kuptojme sado pak nga ky krahasim pse vepren krijuese intelektuale nuk mund ta quajme femi ??
p.s. hajt pyet deftorja, te perbehem, cka kupton tek ne shqiptaret ne Mal te Zi ?

InkuizitoriMoth

e kuptoj çfar dua te thuash, dhe jam dakord, por un e kisha fjalen per intelektuale t’mdhenj, ja per burra e gra qe nuk kane krijuar vepra te tjera perveç kalamajve te tyre. Psh Kafka nuk ka bere kalamaj, sipas te nje fejueshme te tij ishte tip frikacaku, i kish frike grate dhe martesen. Sipas meje nuk donte te martohej e te bente femije sepse i duhej te paguante borxhet qe kishte me te atin, e urrente te atin, Kompleksi i Edipit etj. Pra ne vend qe te bente kalamaj, Kafka shkruajti libra, po te kishte kalamaj e te vinte tek ty ne zyre, as qe nuk do ta hapte “Proçesin” :stuck_out_tongue: Ne kete kuptim intelektuali i madh i don librat e tij sikur te ishin kalamajt e tij, dhe nese i djeg librat e tij eshte njesoj sikur t’i vrase kalamajt e tij. Prandaj dhe Kafka … etj, etj.

kuptoj qe ju shqiptaret ne Mal te Zi e keni perkthy Kafken nga serbishtja dhe jeni te lidh me Sali Berishen nepermjet grus se tij malazeze, por nuk arrij te kuptoj se ne ç’menyre jeni lidh me Ramen qe eshte i lidh me grekun. Pastaj Rama dhe Berisha a e kane lexuar Proçesin? A e kane vrare atin? Po shok Enver si ta fus ne kete pilaf, sepse pa shok Enver nuk mund te behet muhabet intelektual i modh?

dafne

prap dua te jap shembuj te perditeshmerise , rrethi ku sillem posedon nje intelekt qe e vlersoj , ka kohe qe kam vrejte i ri perserisin thenjet e mija te nje kohe thene ne nje moment te caktuar , kjo me shkakton irritim , vrehet qe ajo e thene atyre mund te ju sherbej por per mua ka mbetur shume e cekt sepse mendimi ka evoluar per shume grad nga atehere . Shume here me duhet te ju them , kujdes mendimi i thene eshte i thene montale nuk duhet te ju sherben si njesi matese . prandaj Kafkes i jap te drejte … leri krahasimet aman , krijimi intelektuar eshte prone private di e dine me mire se une ,atesia eshte proces percjelles ,nje mision .

InkuizitoriMoth

mire dafne si te dush, po me duket se ne kete menyre, dmth duke qene e pakenaqur nga vepra jote intelektuale, rrezikon te mos martohesh si Kafka, te djegesh veprat e tua intelektuale, e ndoshta edhe te vrasesh veten. Un per ty e kom, se po te qe per shok Enver, mire t’i behet qenit, keshtu e pesojne tiranet ne historine e demokracise.

InkuizitoriMoth

-Pyetja “përse ekziston gjëja dhe jo mosgjëja” është e Platonit!
-Jo, është e Hajdegerit!
-Jo, e Lajbnicit; një frazë ose pyetje e famëshme është në të vërtetë e atij që e ka thënë ose është përgjigjur në mënyrë më të drejtë. Kjo që sapo thashë është e imja - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

Dukuritë kulturore shfaqen njëkohësisht në disa fusha të konsideruara rëndom pa pikë lidhje midis tyre, dhe përsëriten - për herë e më shpesh e më degraduar - si “rikthim i përjetshëm i të njëjtës”. Për të folur më konkretisht, nuk është rastësi që gjëmat shoqërore dhe gurguletë mediatike bashkohore zhvillohen rreth ndasisë dikotimike real-virtual ose historik-mitik: virtual-art, politika virtuale, ekonomia virtuale, financa virtuale si Shën Graal i financës reale, Krishti mitik që vërsulet si Matrix të shpëtojë realitetin prej hapsirave të virtualitetit, gjithashtu i njëjti raport midis Skënderbeut mitik ose virtual dhe Skënderbeut real, shok Enver mitik dhe shok Enver real etj. Si dreqin na firoi kështu prej duarsh realiteti pikërisht mbasi u zgërlaq soc-realiteti që theksonte si reale vetëm dhe vetëm “këtë botë”, ndërsa “atë botë” e konsideronte iluzion fëmijnor, halucinacion, produkt kulturor i klasave sunduese me efekt drogues, etj? Si bëhet e mundur që Web-i, informacioni i iluminuar, kulmi i teknologjisë bashkohore (dhe kjo e fundit produkti më në zë i shkencës iluministe që fitoi vetëdijë dhe pushtet mbasi bëri def besimin obskurantist në “atë botë”) çaplon realen prej virtuales, tëpkë si dikur në mesjetë çaplohej “kjo botë” prej “asaj botë”? Si ndodhi që ahengu në ekonominë virtuale pasoi me katastrofën e ekonomisë reale, dhe me siguri do të pasojë edhe me katastrofën e botës mbarë nëse nuk vijnë mendtë prej botës virtuale në botën reale? Dhe e fundit: pse dreqin vijnë mendtë pikërisht atëherë kur nuk i hanë as qentë?

dafne

ta marr e mira e hajt ! ( prit se spo lene femit mu kyq, ) Inkuzicion , mos me fyej de , une veq provova te bejme muhabet mbreme , nese i gjithe intelekti qe zhvillojme neper jete na sherben per nje lidhje te celebrual po deklaroj publikisht qe hoqi dore nga te menduarit …

p.s. postimi i fundit shume me pelqej .duhet ta lexoj dhe nje here kur te gjej kohe.

InkuizitoriMoth

Kulti i progresit dhe paragjykimi iluminist që e kaluara ka qenë e errët dhe e ngrirë pa liri, ushqehet shumë prej imazhit fotografik bardhë e zi, sepse ne pa dashur ngatërrojmë imazhin e realitetit të atëhershëm - të ndriçuar nga i njëjti diell që krijon të njëjtin ylber si sot -, me cilësinë e dobët të imazheve fotografike dhe filmike të dikurshme. Sa më tepër larg në kohë, aq më tepër skadente teknologjia e imazhit, dhe aq më tepër artificiale pozimi i ngrirë para kamerës së errët, meqë dalja në resme ishte rast i rallë në jetë. Fotot e vjetra duken portrete të vdekurish, sa më të vjetra fotot, aq më personazhë inekzistentë romanesh duken personat.

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

-Jeta ime e vërtetë janë librat, pa romane nuk e di si do bëja, disa prej tyre kanë ndryshuar rrënjësisht jetën time.
-Çfarë dikur thuhej për Biblën (Librin), tani thuhet për romanet.

(nga Ditar i një fuksi )

InkuizitoriMoth

dafne, un kam gjet nje menyre tjeter me vra veten: anonimat :smiley:

InkuizitoriMoth

Nuk e di kush është më makabër: djelmoshi katolik “Pinoku” apo vashëza protestante “Liza në botën e çudirave”?

InkuizitoriMoth

Sa më moderne të jetë një vepër apo koncept, aq më shumë është jashtë kontekstit, por në asnjë mënyrë brënda tekstit. Misioni i modernes është t’i shpëtohet kontekstit me çdo kusht, duke synuar njëkohësisht mbetja brënda kontekstit (mandje të jetë vetë kontesti dora vetë, kurrëmos teksti), edhe me rrezikun e ikjes nga mendtë.

InkuizitoriMoth

Nënshtetasi ideal i regjimit totalitar nuk është nazisti i bindur apo komunisti i bindur, por individi për të cilin nuk ekziston më dallimi midis realitetit dhe trillimit, midis të vërtetës dhe falsitetit - Hannah Arendt, Origjina e totalitarizmit

Për të qenë një demokrat i bindur në parim duhet të dyshosh gjithmonë edhe për çfarë është më se evidente (de omnibus dubitandum), pra duhet të jesh i bindur se dallimi midis realitetit dhe trillimit, midis të vërtetës dhe falsitetit nuk ekziston më. Me fjalë të tjera, duhet të jesh krejt i bindur se fjalët mund t’i rrotullosh nga të duash - i Modhi :smiley:

InkuizitoriMoth

njesoj si i rrotullon bolet Marloni dhe felet Maria Schneider.

InkuizitoriMoth

Debati është i marrë fund që pa filluar kur debatuesit nisen nga premisa ose aksioma të ndryshme, dhe aq më keq edhe të kundërta, gjë që në mënyrë fatale e degradon debatin në grindje.

InkuizitoriMoth

Essere il terzo incomodo è scomodo - tha e trishtur njëra bole tjetrës, megjithse nuk pipëtinte frymë njeriu përreth.

InkuizitoriMoth

image006