Evropës në krizë i nevojiten etër të rinj (Pjesa e tretë)

57 postime 3863 shikime 18 janar 2019 në 05:57 e pasdites
InkuizitoriMoth

Psikoanaliza na ka mësuar që të kuptojmë ndërlidhjen midis kompleksit atëror dhe besimit në Zot, na ka treguar se Zoti personal nuk është asgjë tjetër, psikologjikisht, veçse një atë i lartësuar dhe na tregon çdo ditë rastet e të rinjve që humbin besimin fetar sapo ju shëmbet autoriteti atëror.
-Freud, Një kujtim fëmijërie i Leonardo da Vinçit, 1910

… hulumtimi psikoanalitik i ushtruar mbi vetëm individin na mëson tepër intensivisht, se Zoti përfytyrohet nga secili sipas shëmbëlltyrës së atit, se marrëdhënia personale me Zotin varet nga marrëdhënia me atin e vet biologjik, lëkundet dhe transformohet me të, dhe se në fund të fundit Zoti nuk është gjë tjetër veçse një atë në nivel më të lartë.
-Freud, Totem dhe tabu: disa përputhje në jetën psikike të njerzëve të egër dhe neurotikëve / Kthimi i totemizmit tek fëmijët, 1912

Në mitin e krishterë mëkati origjinal i njeriut është pa dyshim një fyerje kundër Zotit Atë. Tani, në qoftë se Krishti çliron njerëzit nga barra e mëkatit origjinal duke sakrifikuar jetën e tij, kjo na detyron të konstatojmë se ky mëkat ishte një vrasje. Sipas ligjit të shpagimit dhëmb për dhëmb, rrënjosur thellë në ndjeshmërinë njerëzore, një vrasje mund të shlyhet vetëm me flijimin e një jetë tjetër; sakrifikimi i vetes na çon në një vrasje. Dhe në qoftë se ky vetësakrifikim i jetës çon në pajtimin me Zotin Atë, krimi për tu shlyer nuk mund të jetë tjetër përveç vrasje e atit.
Kështu, njerëzimi rrëfen qartë, nëpërmjet doktrinës së krishterë, veprën fajtore kryer në mugëtirë të kohës, pasi ajo ka gjetur tani në vdekjen sakrifikuese të Birit të vetëm shlyerjen më të plotë të këtij krimi. Pajtimi me atin është shumë më i thellë sepse, në të njëjtën kohë me këtë sakrificë, bëhet mohimi total i grave, për shkak të së cilave ndodhi rebelimi kundër atit. Por në këtë pikë edhe fataliteti psikologjik i ambivalencës pretendon të drejtat e tij. Me të njëjtin veprim që i ofron atit shlyerjen më të madhe të mundur, edhe biri arrin qëllimin e dëshirave të tij kundër atit. Bëhet ai vetë Zoti pranë, madje tamam në vend të atit. Feja e Birit zëvendësohet me atë të Atit.
-Freud, Totem dhe tabu: disa përputhje në jetën psikike të njerzëve të egër dhe neurotikëve / Kthimi i totemizmit tek fëmijët, 1912

… midis përfytyrimeve që janë formuar në një fëmijëri, të cilave zakonisht i është humbur kujtimi, asgjë nuk është më e rëndësishme, për të riun ose për të rriturin, se ajo e atit të tij. Një nevojë organike ka vënë në këtë marrëdhënie me atin një ambivalencë emotive, të cilës mund t’i njohin manifestimin më mbresëlënës në mitin grek të mbretit Edip. Fëmija duhet ta dojë dhe ta adhurojë babanë e tij, të cilin e sheh si krijesën më të fuqishme, më të mirë dhe më të mençur; në fund të fundit, vetë Zoti nuk është gjë tjetër veçse një ekzaltim i këtij përfytyrimi atëror, ashtu siç paraqitet në jetën psikike të fëmijës. Por shpejt duket aspekti tjetër i kësaj marrëdhënieje afektive. Tek ati shihet edhe qenia që në stërfuqinë e saj pengon jetën tonë instinktive, ai bëhet modeli që ne duam, jo vetëm ta imitojmë, por edhe ta heqim sysh, për të zënë vendin e tij. Tani impulsi dashuror dhe armiqësor ndaj atit vazhdojnë të ekzistojnë krah për krah, shpesh për gjithë jetën, pa mundur që njëri të asgjësojë tjetrin. Në këtë bashkëjetesë të së kundërtave qëndron karakteri i asaj që quajmë ambivalencë emotive.
-Freud, Psikologjia e gjimnazistit, 1914

… dhe Birit të Perëndisë i është dashur ta ofrojë si sakrificë jetën e tij për ta çliruar njerëzimin nga mëkati origjinal, ky mëkat, sipas ligjit të shpagimit dhëmb për dhëmb, dmth shlyerjes nëpërmjet një dënimi të barabartë me fajin, duhet të ketë qenë një vrasje, një krim i vdekjes. Dhe në qoftë se mëkati fillestar ishte një faj kundër Zotit atë, krimi më i lashtë i njerëzimit duhet të ketë qenë një atvrasje, vrasja e atij ati fillestar të hordhisë primitive njerëzore, përfytyrimi kujtimor i të cilit u shndërrua më pas në Hyjni.
-Freud, Konsiderata aktuale për luftën dhe vdekjen / Mënyra se si e konsiderojmë vdekjen, 1915

Që djalli është zgjedhur si zëvendës i një ati të dashur, tingëllon vërtet i çuditshëm, por vetëm si nisje, sepse ne dimë disa gjëra që mund të mpakin çudinë tonë. Dimë në radhë të parë se Zoti është zëvendësim i atit, ose më saktë i një ati që është lartësuar, ose akoma më tepër, është një kopje e atit, ashtu siç është parë dhe përjetuar në fëmijëri, prej individit në fëmijërinë e tij personale, dhe prej njerëzimit, në parahistorinë e tij, si ati i hordhisë primordiale. Më pas individi e sheh atin e tij në një mënyrë tjetër të ripërmasuar; megjithkëtë përfytyrimi ideor që ka në fëmijëri mbetet, dhe, duke u bashkuar me gjurmën kujtimore të atit primordial të përcjellë brez pas brezi, krijon paraqitjen individuale të Zotit. Historia sekrete e individit që psikoanaliza ka zbuluar na ka mësuar gjithashtu se kjo marrëdhënie me atin ishte ndoshta ambivalente që në zanafillë, ose së paku bëhet e tillë që herët; në të ka pa dyshim dy shtysa antagoniste emotive, jo vetëm një impuls nënshtrimi dashurie, por edhe një tendencë armiqësie dhe sfide. Sipas mendimit tonë, kjo ambivalence karakterizon gjithashtu marrëdhënien e species njerëzore me hyjninë e saj. Konflikti i pazgjidhur midis nostalgjisë së atit nga njëra anë dhe frikës e sfidës birnore kundër tij nga ana tjetër, na ka lejuar të shpjegojmë karakteristikat e rëndësishme dhe peripecitë vendimtare të feve.
-Freud, Ego dhe Es e shkrime të tjera / Një neurozë demoniake në shekullin e shtatëmbëdhjetë, 1922

… kontradiktat specifike që kanë të bëjnë me natyrën origjinale të Zotit pasqyrojnë ambivalencën që karakterizon marrëdhënien e individit me atin e tij personal. Nëse Zoti i drejtë dhe i mëshirshëm është zëvendësim i atit, nuk është për t’u habitur që edhe qëndrimi armiqësor ndaj atit, të cilin biri i tij e urren, i frikësohet dhe ankohet për të, ka gjetur shprehje në krijimin e Satanit. Kështu ati do të ishte arkeotipi individual, si i Zotit, ashtu dhe i djallit.
-Freud, Ego dhe Es e shkrime të tjera / Një neurozë demoniake në shekullin e shtatëmbëdhjetë, 1922

… për psikoanalizën Zoti është një përfytyrim i pastër i atësisë.
Përkundrazi, ne pohojmë të kundërtën. Në të vërtetë Zoti nuk është një përfytyrim i atit, por ati është një përfytyrim i Zotit. Për ne ati nuk është arkeotipi i hyjnisë, por është e vërtetë e kundërta: Zoti është arketipi i çdo atësie. Vetëm nga këndvështrimi ontogenetik, biologjik, biografik, ati përbën primum. Nga këndvështrimi ontologjik, primum është Zoti. Nëse pra, nga pikëpamja psikologjike, marrëdhënia "at-bir" që paraprin tjetrën "njeri-Zot", nën këndvështrimin ontologjik nuk është primar, por është kopje kalk e kësaj të fundit.

Viktor Frankl, Zoti në pavetëdijë


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Alba2265

Ne nje studim te udheheqesve me te fuqishem te globit (te mire e te keqinj) doli se nenat ishin prindi I tyre I forte .baballaret ishin figura te dobeta .mbaj mend artikulli idhte titulluar mother’s sons .duhet te kete njefare vertetesie se edhe dulla me shume permendte Gjylon se sa xha Halilin .

Alba2265

Bible autoritetin qeveritar e shiqon si zgjatim te autoritetit ateror ne familje .

InkuizitoriMoth

Jo vetem e permendte me teper Gjylon, por dukej qarte qe donte nenen, dhe fshihte figuren e te jatit me qellim qe te fshihte urrentjen e tij per te. Ne fakt xha Halili ishte nje figure insinjifikante, lagjia e mbante per torollak qe rrinte tu pjerdh tek votra duke lexuar Kuranin (prej ketej ateizmi radikal i shok Enver, urrejtja dyfish per hoxhen qe personifikonte Zotin Ate te krishterimit marlonesk ne Parisin revolucionar ngambrapa). Ne shtepi mbizoteronte figura e nenes, anese, gje qe me pas vendin e saj e zuri hanemja Nexhi (Korriksja e blogut).

Pak a shume e njejta gje ka ndodh me Hitlerin dhe Stalinin, me kete te fundit me keq, sepse i jati vinte i dehur ne shtepi, rrihte eger te jemen dhe kalamojt, dhe i pallonte, eros dhe thanatos (ne intimitet Stalini ka thene mbasi u bo i moth, se i vinte keq qe babai kish vdekur, se kishte per t’ja nxjerre zorret) . Prandaj Stalini ishte figure satanike me madhore e mundur :smiley:. Jepi dru kalamonit dhe palloje se bohet i modh :smiley:.

As qe duhen studimi per te verifikuar kete gje kaq evidente: artisti modern eshte produkt i nje ati mungues (fizikisht ose shpirterisht) dhe per pasoje nje nene obsesive. Nga kjo pikpamje artisti modern dhe diktatori modern jane e njejta figure satanike, artisti introverton problemin, kurse diktatori ekstroverton. Kadare introverton, shok Enver ekstroverton, rrofte Gjirikastra me hanemet e saj qe shofin Dropullin me dylbi.

Kjo eshte deshmi e epokes se Marlonit ngambrapa, identifikim me nenen (me pallimin ne menyre pesore), njekohesisht eshte deshmi per materializmin e kohes moderne: etimologjia e fjales materie vjen nga latinishtja mater=nene.

E te gjitha keto çudira e kane koken tek krishterimi qe e ka komplet te sbalancuar figuren e prindit ate-nene duke lene ne shesh te burrave vetem figuren mashkullore te Jezuit. Akoma nuk ka figure feminile ekuivalente me figuren mashkullore te Jezuit, Perendimi ja ngjesh kete Madones qe eshte hanemja qe shef me dylbi Jeruzalemin qiellor ku banon figura feminile e Shpirtit te Shenjte. Edhe Frojd kastraveci te njejtin gabim ben duke mashkullorizuar problemin, pra duke fol vazhdimisht vetem per Zotin Ate. Po nonën ku ma le o Frojd? Ku ma le Zotin Nene? Gaian ku ma le o çifut brekmut? Te ishulli i Lesbos e le? Sa per dituri natyre: Frojdi e konsideronte baben e vet nje ngordhalaq dhe nje pervers seksual (deshmi e vete tij).

Elementary my dear Watson. Ky eshte shkaku qe Perendimi eshte i destinuar te prodhoje vetem mostra, dhe qe ne jemi te rrethuar nga mostra, e vete jemi mostra. Nuk ka shpetim pa harmonizuar arketipin e Zotit si Prind, dmth si si Ate dhe Nene bashke, Qiell dhe Toke bashke, mendje dhe trup bashke, e ne politike e djathte dhe e majte bashke, meqe gjthe diten keni qef te beni terr terr terr per politike.

Pjetermustakuqi

E ngatrrume shume. :slight_smile:
Njelloj si ne mbretnite ku nana ishte e detyrume me ju drejtu te birit mbret, “Your Majesty”,ne organizimin e familjes knej ka jam une, nana i neshtohej plotesisht pushtetit te te birit, kur ky rritej e bahej adult. Edhe kur i Zoti i Shpise (mbreti) ishte gjalle, prap nje shikim venger i te birit, e bante nanen ne mos te dridhej, t’i nenshtrohej vullnetit te tij. Kur bahej Zot Shpie, pastaj ishte Mbreti.

Alba2265

Mund te thuhet se greket e lashte ishin me humane se kauret sepse gjysmat e perendive I kishin fëmra ?

Pjetermustakuqi

Ama Zeusi ishte mashkull, dhe sic shprehet rendom temeprursi, i pallonte te gjitha femrat perendi me radhe. :grinning:
Se m’u kujtu , meqe ne lashtesi nuk egzistonkesh morali kristian dhe na eshte than se mardhania homoseksuale ishte normale, a egziston ne mitologji kjo lloj mardhaniesh mes perendish?

Alba2265

Zeusi I pillte nga balli si psh Athena jo nga mbrapa :blush:

Pjetermustakuqi

Nje rast ishte ai.

InkuizitoriMoth

Temepruresi shpreh rendom ate qe ben dhe jua ben rendom marloni :smiley:. Nga e thena ne te bere, e ndan nje det i tere!:slightly_smiling_face:

Perendite ishin feminile ne epoken e matriarkatit, perendite e Tokes Meme, pra gjinia e perendive eshte karakteristike kryesore e epokes. Hebraizmi, helenizmi dhe krishterimi ne vija te pergjithshme jane fe patriarkale, fe te Atit Qiellor. Fillese e ndergjegjsimit per balancim midis gjinive ishte komunizmi (Marksi identifikonte femren me proletariatin e palluar ronshem nga kapitalisti) ose e majta sallake, prandaj Liria ne Barrikata cicejashte si simbol i rev. freng, fama e romanit Nena i Gorkit, Organizata e Gruas, sot Levizja gjinore homo-lesbo etj qe mesyjne cicejashte altaret e kishave te Jezuit mashkull. Ky eshte thelbi i revolucionit qe vazhdon dhe sot, kush nuk ka kuptuar kaqe gje eshte nje intelektual trupidh llafazan kokebosh. Kjo eshte shenja me evidente e ardhjes se kohes moderne.

Ndersa persa i perket rolit te gruas ne familjen patriarkale, ne pamje vertet gruaja eshte e neneshtruar, por duhet te jetosh vete ne familje patriarkale per te kuptuar qe mund te komandohet edhe nga poshte. Kno gjeli, po punen e bo pula! Ne shoqerite thellesisht katolike, nelle società dei mammoni, Jezui eshte figure formale, bile as formale nuk eshte, figura e vertete dhe faktike eshte Madona.
Pra me fjale te tjera ne realitet raporti mashkull-femer eshte i perçudnuar, ky eshte problemi, e jo kush ja ka fut nga poshte apo nga siper. Dihet qe ne fund te fundit siper fare eshte marloni, pavarsisht nga lloji i shoqerise apo epokes.

InkuizitoriMoth

qe ku e keni madonen paleolitike, vuan nga celuliti:

InkuizitoriMoth
Vlonjat

Mire eterit e rinj qe po i kerkojme, po nenave te reja si t’ua bejme. Se nuk mund te kerkojme te rregullojme mardhenien duke u marre vetem me njeren pale, meshkullin :grin: ( gjysmen). Femra ku eshte ne kete ekuacion mor zoteri :grin:. Cherchez la femme - ka thone ai burri me shtatin dypllomsh. Meshkujt nuk kane me çfare te ofrojne. Modeli i tyre u rrezua ( apo filloi renien) mbas revolucionit gjinor boteror. I ke pa dhe kto reklamay e fundit qi japin ne tivu? Meshkulli duke u rropat me ngul nji gozhde ne mur…kur vjen gruja me black’n’ decker dhe fap fap e mbaron punen. Edhe burri qi rri si klluf. Ky osht nji model qe po pompohet rondshem ne forme satirike. Por ke dhe plot modele burash te tjere te diluara qe po promovohen majtas e akoma me majtas. S’kemi çfare te bejme. Do presim sa te rrotullohet bota dhe te marrim prape vendin qe na takon ( ate gjysmen qe s’flet njeri). Megjithese sapo ka filluar njifare pendimi qi vjen nga veriu i evropit suedia. Kane dale llafe qe po kerkojne modele burrash me floke te verdhe, shpatull gjone, musteqe te derdhme dhe aventuriere. Si duket jane bere pishman qe bene shoqerite unisex me anim nga aneja.

InkuizitoriMoth

Keto jane vetem shenja qe tregojne se ne kete menyre nuk shkon, siç ishin shenja fillesat e kryengritjes gjinore nje shekull me pare se ne menyren patriarkale tradicionale nuk shkon. Pavarsisht se ne ç’fare menyrash perverse behet rev. seksual, ky ka vlere se tregon se diçka duhet riparuar. Po njesoj pavarsisht se ne çfare menyrash kriminale behet revolucioni proletar, ka vlere se tregon se ne shoqeri diçka duhet riparuar si barazi midis njerezish.

Pra gjithça reduktohet ne know-how, edhe shpetimi kerkon teknologji, nuk mjafton vetem te kesh deshire te besh, duhet te dish si te besh.
Trampi do me bo, por nuk di me bo, bon gomarlleqe me te medha se femen, ose me sakte ben gomarlleqe te tilla qe justifikon maskaralleqet perverse te femen. E keshtu me levizje alternative, nga gomarlleku i djathte te babes ne maskarallek te majte te memes, po pirdhet komplet shoqeria perendimore, e beshke me te i tere planeti perderisa mendesia perendimore demokratike mbizoteron kudo, ne format te ndryshme, por me rezultante anarkine.

Siç e thashe idiotsia eshte totale, psh vete psikoanaliza, pergjegjese per ideologjine e revolucionit seksual, eshte patriarkale si mendesi. Frojdi, Kristeva, psikoanalisti italian, te cilet i kam permendur ne pjeset e meparshme te temes, bile edhe Viktor Frankl psikoanalisti qe beson ne Zot :smiley:, insistojne per rikuperim te “atit”, te cilin jane vete pergjegjes qe e kane vrare, sepse rev. seksual kishte per qellim vrasjen e atit. Edhe idiotsia eshte totale sepse keta persone, jo se jane idiote, perkundrazi jane shume inteligjente si intelektuale t’mdhenj, problemi eshte se kane pasur probleme me prindit e tyre, nenen dhe baben e tyre. Vete Frojdi ka pasur intuiten gjeniale qe neuroza e njeriu ketu zanafillon. Pra duhen te autopsikoanalizohen, por asnje sqepar nuk gdhend dot bishtin e tij. Me fjale te tjera shpetimi vjen nga jasht, psikoanaliza i rru bishtin problemit.

Eshte logjike qe pendimi te vije nga veriu evropian suedia, sepse veriu protestant e filloi rev. seksual me Luterin qe shkaterroi celibatin. Veriu ka shkuar ne ekstrem, ka pare humneren, e kthehet mbrapsht. Theksoj perseri nuk kupton asgje nese nuk veshtron problemin nga pikpamja providenciale. Dhe eshte nje çmenduri e tere, sepse siç thashe, shoqeria katolike, e cila ka ruajtur celibatin, ka edhe valvulen e Madones ku shkarkon feminilitetin e ndrydhur. Nga ana tjeter … nuk vazhdoj me tej, sepse e kote te vazhdohet ne sqarimin e çmendurise. S’ka asgje per te sqaruar per te realizuar konkretisht ne çmendine.

Shkurt muhabeti njerzimi duhet te ndergjegjsohet per qenien e Zotit si prind, arkeotipin e Babes dhe Nenes nga ku rrjedh baba dhe nena biologjike personale. Kjo eshte e para fare, e pa bere kete kot me fol me tej. Vari karet çdo reforme, çdo trampi, çdo obame, çdo intelektuali t’modh, çdo krishti apo madone, kushdoqofte.

InkuizitoriMoth

Xhafa, nje komshiu im, rrinte gjithe diten ne pijetore tu u ngref si gjel deti. Nuk ishte i zoti per asgje, vetem per tu nref, edhe qyrret ja pastronte gruja. Nje dite ndigjoj kete muhabet qe bente duke u grind me gruan e tij:

-Sa here t’kom thone t’myllesh gojen, po ti hiç! Mylle gojen, jom un gjeli ktu, knoj una! Jom un gjeli, un knoj!

-Po pra, ti je gjeli, ti kno. Kno pra kno, se ti je gjeli! Ho pra kno!


@Xixa-g, m’jep i shenje qe ekzisto.

Pjetermustakuqi

Ti je nje ■■■ i ditur.

InkuizitoriMoth

:slightly_smiling_face:
pa dashur me ke bere nje levdate!

InkuizitoriMoth

image

Ky eshte nje liber i psikoanalistit freng Jean-Pierre Winter qe ka 40 vjet qe studjon demet e mungeses se atit ne familjet moderne. Disa te dhena fakte statistike domethenese nga libri:

Gjashte nga shtate te shtenat ne publik me vrastare ne shkollat USA midis 2005 dhe 2015 jane kryer nga te rinj te rritur ne familje ku ati nuk ishte i pranishem. Sipas Real Women of Canada: 85% e te rinjve te burgosur, 63% e te rinjve te vetvrare, 71% e adoleshenteve te mbetura me barre, 90% e te ikurve nga shtepia ose adoleshenteve qe flejne poshte ures, vijne nga familje ku mungon figura e atit.

machitewa

“Dum baben” :slight_smile:

InkuizitoriMoth

dum babën për ta vra, e dum nonën për ta pallu! :slightly_smiling_face:


The positive Oedipus complex refers to a child’s unconscious sexual desire for the opposite-sex parent and hatred for the same-sex parent. The negative Oedipus complex refers to a child’s unconscious sexual desire for the same-sex parent and hatred for the opposite-sex parent. Freud considered that the child’s identification with the same-sex parent is the successful outcome of the complex and that unsuccessful outcome of the complex might lead to pedophilia, and homosexuality.

InkuizitoriMoth
machitewa

U muar vesh, de.
Ama haxhi qamili, profeti i epokave. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Hala nuk u ka morr vesh qe Haxhi Qamili, njelloj si Frojdi, eshte patrialkal qe do me vra baben, nuk eshte matriarkal qe do me pallu Nenen (Shqiperi). Pra eshte gjysem profet, eshte profet i vetem njeres fele.

InkuizitoriMoth

@Alba2265, si eshte ajo konga e Kadarese qe populli i knonte Nones ne 1914 “hik mi kuçke, se na bone verem”, qe te nigjoje ene machiteva se nuk me beso mu dhe Frojdin.

Alba2265

Ne xhenet u nisme
Sosem ne xhehnem
Shqiperi moj kucke
C’na bere verem😊

Alba2265

Meqe dikush e permendi homosexuality ne greket e lashte interesant eshte se homosexualet passive perbuzeshin ndersa aktivet nderoheshin .po keshtu do te ishte interesant te elaborohej se qysh kur e tek ne kulturen e njerezimi akti seksual mori simbol in e poshterimit e sundimit .psh ne pothuaj gjithe gjuhet e botes sharja me e perdorur eshte : “te befsha ty apo ate dhe jo anasjelltas :blush:

InkuizitoriMoth

Mos e fol or burre, absolutisht nuk ka qene nderuar homoseksualizmi ne Greqine e Lashte ne menyre zyrtare, as ne Greqi e as Rome, e as ne ndonje qyteterim tjeter. Basifondet e Greqise po, e kane nderuar, biles ndoshta as basifondet. Nuk mund te ekzistoje nje qyteterim pa vlera klasike. Ky eshte nje falsitet bashkohor qe i behet historise duke e interpretuar sipas te sotmes, ngaqe sot nderohet Marloni dhe paraqitet sikur kjo ka ndodh gjithnje ne histori. Kjo qe ndodh sot, dmth zhdukja e çdo dallimi midis elitave dhe basifondeve, nihilizmi i vlerave, bile konvertimi i vlerave (sipas Niçes qe ka lexu Ardian Vehbiu me shoke), nuk ka shoqe ne histori. Tamam Fundi i Botes.

Akti seksual eshte simbol i fellliqsise, sundimit dhe poshtrimit sepse “mekati origjinal”, alias “ngrenia e frytit te ndaluar”, eshte ngrenie e palloshit te Marlonit nga Eva dhe Adami. Pranej thuhet per nje femer te perdale “ajo e ha ronshem!”. Çfar ha ronshem? Jo rastesisht ne shume gjuhe te botes organet gjenitale quhen simbolikisht me lloje te ndryshme frutash: “banane”, “rrush”, “pjeshke”, “shege”, “fik”.

Adami dhe Eva mbasi “hane frutin” nuk fshehin gojen, por fshen diçka tjeter, dhe “ate gjene tjeter” “e fshehin me gjethe fiku” (si majmuni ne foton ilustruese te shkrimit siper).

Tjeter argument: “e fsheh me gjethe fiku” ka kuptim per nje fshehje te manget, qe zbulon pikerisht sepse perpiqet te fshehe pa rezultat.

machitewa

Ishte.
Sipas kujt kjo me siper?

InkuizitoriMoth

ja po ta them une, me i Modhi :smiley: i te medhenjve, dhe me argumentet me banale:

Perse njeriu e quan turp (ka ndjenje faji) aktin seksual, pse e ben fshehtas? (nuk flas me teper se çfar ndjen me pas si ndjenje faji). Asnje krijese e natyres nuk e fsheh seksin, perveç njeriut!

Pse akti seksual eshte akti me i madh i krijimit, dhe si tille duhet te ishte akti me siperan, konsiderohet si i poshter, dhe prandaj behet ne fshehtesi?

Un mund te sjell te pakten 10 shkrimtare klasike nga me te degjuarit qe thone çfare ndjejne per aktin seksual, çfare thone themeluesit e feve dhe librat fetare per kete çeshtje, celibati 2000 vjeçar katolik, celibati 2500 vjeçar budist etj, por kjo nuk ka asnje efekt mbi ty, apo çdokend tjeter, nese ti vete nuk e ndjen sadopak kete. Asgje nuk jipet nga jasht, nese ti nuk e ke vete brenda, qofte ne gjendje te paqarte a te pergjumur.

machitewa

Po cka din celibati katolik per aktin seksual?! Ata nuk bejne seks. :stuck_out_tongue:

Eshte njesoj si te thuash, punimi i ares apo mbjellja e fares eshte felliqesi. Papa e krejt celibati jane produkt i aktit seksual, i felliqesise pra. Apo hiqni dore nga felliqesia, mos beni femije.
Me hanger haviar e mish eshte pasterti e madhe. :slight_smile: futja kot. Per ate krejt celibati katolik te cmendur pas abuzimeve seksuale me femije e me njeri tjetrin.
Kur te jep mend dhe prifti per aktin seksual!!!

InkuizitoriMoth

si nuk na the ndonje gje sipas zakonit se çfar mendon shkjau prift ortodos per marlonin?

Se mos e merr jangllesh muhabene, nuk e kam fjalen per ta pas marlonin brenda. :slightly_smiling_face:

Vlonjat

Ehhh mor tik mor tik. I ke rene pikes ( si shume here xhanem). Jemi shume po shume larg kesaj deshires ( apo konstatimit ?) tende per reformim. Pasi kaluam fazen " familje baba dhe nene" jemi ende ne periudhen " vetem baba apo vetem nene" me gjithe derivatet e saj baba/nene me njerk, dashnor(e). Ke dera sapo ka filluar te trokase trendi i ri " familje baba me baba ose baba ne katror" apo “mama dhe mama” qe rrisin femije qe nuk duan te jene as djem e as vajza!
Prandaj eshte ne krize shoqeria e me te vete kombet e shtetet. Nuk ka me hierarki vlerash, mendimi dhe respekti.

InkuizitoriMoth

Qe e kupton kete, kjo eshte ne vleren tende, dhe ka shume mundesi ne vleren e nivelit te prindeve te tu. Nuk kuptohet sa me siper pa trashegimine stergjyshore, dhe kjo eshte trashigimia me e mire dhe me kryesore qe na lejne prinderit, pasta vijne paret dhe pronat.

Kjo ka shume implikime, psh implikimin ekologjik. Nese njerzimi do te kishte ndergjegjsimin per Arkeotipin Nene, dmth per arkeotipin feminil, qe nuk perfaqson vetem nenen, gruan, motren biologjike, por edhe konceptin e Gaias, me konkretisht te Tokes Meme ose Natyres, nuk do te guxonte te trajtonte natyren, ta shfrytzonte, helmonte dhe shkallmonte, dmth ta pallonte si Marloni, siç realisht po ndodh çdo dite e me teper. Ne esence nuk ka asnje dallim midis bukurise te femres, dmth nenes, gruas, Beatriçes dhe te nje bukurise prekese te nje peizazhi tokesor. Eshte e njejta lende e shenjte po aq sa Zoti ne Qiell, biles me teper e shenjte, sepse Vepra qendron me lart se Autori. E kupton tani qe ne vrasim Atin Qiellor majtas ne politike dhe shkerdhejme Token Meme djathtas ne politike? Qe nuk ka asnje dallim midis vrasjes dhe pallimit? Qe Eros dhe Thanatos eshte e njejta gje?

Ne gjuhen shqip kemi edhe mrekulline e termave “atdhe” dhe “memedhe”. Kesmet ne vazhdim ndoshta e prek kete teme, edhe per t’i sqaruar pse machitewa eshte me dy nena, Nenen Shqiperi dhe Nanen Kosove, njeren e don me e pallue, e tjetren nuk e don me e pallue. “Familje e zgjeruar” quhet kjo ne epoken e familjes moderne, familje e Marlonit, “familje XXL” :smiley:.

machitewa

E kisha llafin qe pallimi eshte thjesht akt, thjesht si cdo akt tjeter, i ngrenies, pirjes, clodhjes, punes. Mjafton te mos mitizohet, himnizohet a demonizohet, se pastaj s’di ku ndalet kjo pune me mija perversitete, obsesione etj, si per cdo akt tjeter kur t’i çasesh me gur ne strajce.

Jepja ate natyre e mision te natyrshem qe e ka, human dhe tokesor.

InkuizitoriMoth

Jo i dashur, gjerat nuk ka vetem kuptim toksor, kane edhe kuptim qiellor, kane kuptim jo vetem fizik, por edhe metafizik. Pikerisht kete jam duke thene, gje gjerat nuk kane vetem kuptimin e Nanes, por edhe te Baces. Ti je krijim i Nanes dhe Baces tend, nuk ke lind ne laboratoret moderne te Evropit dhe Amerikes, nuk je fara e Marlonit e ngjizur ne epruvete. Na e thuaj nese nuk eshte keshtu, e un nuk lodhem kot t’i shpjegoj fares se Marlonit se çfare ligjesh dhe parimesh mbajne ne kembe boten.

Te gjitha aktet jetesore te njeriut jane thjeshte akte fizike, trupore, toksore, historike (nena), por njekohesisht edhe jothjeshte akte metafizike, shpirterore, qiellore, providenciale (baba).
Ti konsiderosh thjeshte akte toksore, atehere rezulton vetem “çun mami”, “çun mitre”, “çun epruvete”. Por ekziston edhe baba qe mbjell faren, pra duhet me qene edhe “çun babi” qe te jesh nje qenie e plote per se mbari.

Akti i ngrenies nuk eshte vetem thjeshte toksor sikur mbllaçitet derri ne korite. Akti i ngrenies eshte edhe providencial. Ky eshte kuptimi i thelle i Çorbës së Fundit, ose psh i shprehjes pop “harram paç buken” (e Kosoves). Po deshe ta shpjegoj konceptin jo vetem me fene e shkjaut dhe popullit, por edhe me Islamin, e me çfardo fe tjeter ne bote.

Perfundimisht seksi nuk ka vetem kuptim toksor te pallimit te derrit me dosen, por ka edhe kuptim shpirteror, providencial. Dhe e ka humb kete kuptim per shkak te Renies se Ademit dhe Havase, prendaj eshte demonizuar, sepse nje gje e shenjte ne origjine, e çshenjteruar vetem mund te ndryshoje shenje ne negative (demonizohet), nuk mund te azerohet dot ose te behet neutrale, ose siç thua ti te behet toksore.

Me fjale te tjera, ku te ma gjesh pallimin e derrit me dosen, njeriu ka rene me poshte se derri dhe dosa, nuk eshte i denje as te haje ne korite te derrave, as te palloje ne plevice me derrat. Njeriu ka ndyre çdo gje ne univers, e me e keqja as e ve re. Ja mjafton te lexosh komentet ne temen kryesore.

machitewa

Nuk ka asnje dallim. Hiç.
Na mundemi me qiellorizu e me e fetishizu, me e specializu e me e bontonizu deri ne perfeksion, po akti ma origjinal i ngrenies eshte pikerisht mbllaqitja e derrit ne korite. Origjina, arsyeja e aktit, eshte identike, shuarja e urise.
Edhe te pallimi, akti seksual eshte i te njejtes arsye ne origjine, si te derri e dosa, si te njerezit. Na mundemi t’i çojme ne qiell aktet tona, normal edhe na ka hije si qenie egoiste, sepse na jemi te zgjedhurit e Zotit, jemi qeniet superiore mbi toke, vetemse hala nuk e dijme percka jemi te zgjedhur e percka jemi qenie superiore, apo pak ma sakte, vetemse hala nuk e dijme percka m*tin jemi te zgjedhur (ndjese per shprehjen).

InkuizitoriMoth

nuk te marr vesh, ti hem jep pelqimin me zemer ne komentin me pare, e hem e kundeshton konceptin e pelqyer me komentin siper.

Nesje ti e din pse e ben ket, e si e ke hallin. Un di me te then vetem se edhe ti si shume vellezer shqipetare dhe kosovare, po beni modernin duke pare ngado vetem muskul, muskulin e Marlonit. Po si more paskerka ngrenia e bukes vetem kuptim te ngrenies ne korite te derrit dhe doses? Edhe ankoheni pastaj kur ju bejne sallam. E paske harruar shprehjen se “filanit i kam ngrene buken” dhe prandaj nuk mund ta bej kete gje kunder tij? Kete shprehje pop e kam ndeshur ne persone me prejardhje nga disa vende te ndryshem myslimane.
“Të zëntë buka sytë”!

machitewa

Pelqimin me zemer te jap per respekt, per mundin qe merr per te dhene sqarime. S’ka rendesi nese une pajtohem, a nese nuk me pelqen mua personalisht. Se s’di qe jemi ne gjak a tu luftu per jete a vdekje.

Ato me marlon etj, vlejne veq per interes te koncepteve tua. Jane shuuuume ma te thjeshta gjerat. Shume. Ato me besa burrnia “ta kam hanger buken une tye”, jane futja kot. Ne mundesine e pare ta ngul thiken pas shpine. :slight_smile:

InkuizitoriMoth

Pelqimi me zemer ka vetem nje funksion te caktuar: aprovimin e komentit, dhe shumica e perdorin me kete funksion, dhe eshte korrekte te perdoret ne kete menyre.

Çeshtje kjo menyre te arsyetueri duke absolutizuar gjera si vetem negative meqe ekzistojne raste - pavarsisht sa jane keto - qe jane negative? Ka edhe raste pozitive besnikerie qe nuk qellojne pas shpine! Me keto mend te tua paskan te drejte ata qe thone se mos ju beso malokeve - ku futen edhe kosovaret - se te qellojne mbas shpine ne prite. Ka pastaj qe thone qe kosovaret jane spijune te shkjaut, dhe te japin disa raste me fakte ne dore, e me keto raste, plus mend e tua, pirdhi ne te gjithe Kosoves, me gjith deshmoret e saj qe paskan qene spijune te serbit.

Psh mu me ka ndodh kohet e fundit ne pune me nje myslimon nga Afrika Veriut qe padroni i kerkonte te firmoste nje peticion kunder nje kolegu. Ai nuk pranoi kurrsesi ta firmoste me argumentin qe nuk mund te dilte kunder nje personi qe i kishte ngrene buken. Asnjeri nuk arrinte te kuptonte kete reagim, koqe te gjithe sepse ishin te postkrishtere dhe nuk e kishin kete lloj zakoni pop, kur hanin, mbllaçisin vetem sallomin e Marlonit dhe basta. Nuk e kuptonin se ç’do te thoshte te ndash buken me nje person, i bllokonte Marloni ngambrapa. Kam heq te zite e ullirit per t’i shpjeguar domethenin e ndarjes se bukes nepermjet “Darkes se Fundit” te krishtere, qe mesa duket eshte bere “Çorba e Derrit te Ngambrapafundit”. Merre me mend, as shqiptaret nuk e njohin me, perveç si forme hipokrizie per t’ja rras tjetrit sa krahu, edhe atij qe i kane ngrene buken, bile pikerisht atij.

machitewa

Ti, dhe gjithe te tjeret, iket prej ketyre burrave te mirë, te beses e te bukes, e qate detin e malet me shku me jetu te postkaurret e te marlonet.

Nuk ki nevoje me i zene bese as malokut as kosovarit. Demek jugoret e labet qenkan te gjithe tradhtare, sepse nuk jane maloke te beses?
Apo, mbahu te stereotipet.
E paske gjetur nje afrikano verior edhe tash duhet me i vra me buke ne goje gjithe perendimoret e evropianet sepse nuk jane si afrikani. Pse nuk po e merr afrikanin e veriut e me shku bashke me te me e ba jeten e lumtur sipas zakoneve te tij?

InkuizitoriMoth

Se pse kam ik un, si, qysh e tek, ti nuk e di, dhe s’ke si e di meqe nuk jam shprehur ndonjehere. Sa pa shprehur persene, deri atehere çdo supozim prej teje dhe prej kujdoqofte qe nuk di gje, behet ose me qellim fyerje ose eshte hajvanlliku i zakonshem llap e llap per gjera qe si ke as idene.

Nuk ke idene as muhabetit qe po bej, sepse evropianet dhe perendimoret i mbaj per koqe sepse nuk dine gjera qe dikur i dinin mire (meqe sot jane bere sallame moderne), gjera qe i dine primitivet e Afrikes Veriore qe jane koqe per gjera te tjera.

Un i perkas atyre qe gerthasin “o sa mire qe jam shqiptar”, sepse shoqeria shqiptare ka nje veçori te cilen e kam pervetsuar komplet: 4 fe te ndryshme, dmth 4 mendesi te ndryshme fetare, plus mendesine laike te epokes komuniste, te cilat i kam njof qe prej kalama vetem duke njof njerez, perforcuar me pas me lexime. Dmth 5 here njeri, prandaj “o sa mire me qene shqiptar”.
Gjithashtu kam pervetsuar edhe veçorite e shoqerise perendimore pa u bere sallam modern qe mban Marlonin mbi shpine ngambrapa.

Pra perfitoj ngado qe te mund, nga modernet edhe nga primitivet, pa pas paragjykime, por vetem parime. Kam vetem 4-5 parime qe i ndjek ne menyre absolute, ose paragjykime quaji po deshe.

machitewa

Nejse se ti po i merr si sulme personale etj, qe nuk eshte aspak qellimi.
Pra ti mendon se shqiptaret jane me te mirë se shoqerite perendimore?

Te pakten 100 vjet shkon shqiptari e afrikani per buke goje te shoqeria e marlonit. Shkohet nje here, dy here, ne kohe krize a lufte, por jo 100 vjet. Shkojne dhe u shesin mend si hahet buka e cka qenka akti seksual. Me mujt disi edhe sheriatin me iu dhane evropianeve, kishin pshtu.

InkuizitoriMoth

per te caktu se kush eshte me i mire, duhet rene dakord per kritere.

Por une nuk po diskutoj kush eshte me i mire, po i lavderoj shqiptaret, jo se jane me te mire se te tjere per hir te Zotit, por sepse jane ne nje pozite te privilegjuar ndaj popujve te tjere monofetare lidhur me njohjen e shume feve dhe shume mendesive gratis, pa pa pas nevoje per te studjuar fete dhe per te bere udhetime turistike, dmth per te pasur nje mendesi universale. Kush eshte burre me i mire nder shqiptare, e shfrytzon kete pozite te privilegjuar, dhe ka mundesi te behet me i mire se evropianet dhe amerikanet. Kush nuk e shfrytezon kete privilegj, rezulton dyfish koqe, sepse mbetet ne nivelin primitiv te kullotjes se dhive, nderkohe qe i duket vetja amerikan ose evropian meqe ha si derri dhe dosa sallamin ngambrapamodern te Marlonit.

Mos kujto se perandorite jane te pavdekeshme, historia tregon te kunderten. Ndersa realiteti po tregon çdo dite e me teper, se edhe nese shqiptari apo afrikani nuk i shesin dot mend evropianit dhe amerikanit, po i shet mendje kinezi. Ti dukesh i ri, e nuk e ke arrit kohen kur shqiptaret i shisnin mend kinezit. Bota ndryshon, sidomos ne epoken moderne qe mund te quhet epoke e akselerimit hiperbolik.

Por edhe te vjetrit i kane harruar keto gjera, nuk kane faj, kujtesa pengon servilizmin e momentit, lepirjen e sumes te se fortit te radhes.

machitewa

S’eshte lepirje sume te fortit.
Ama edhe t’i hash buken ne sofer te vet, edhe ta quash koqe te perdhunuar ngamrapa nga marloni, s’me duket konsistente nga ana jote.

InkuizitoriMoth

Te thash qe kam vetem 4-5 parime qe i respektoj absolutisht sepse jane parime te Zotit, dhe keto jane te panegociushme, kudo me qene, ne sofer te bukes apo ne qenef. Nuk luhet me to, sepse jane Parime te Zotit, dhe un nuk mund te luaj me Zotin.

Per punen e perdhunimit te Marlonit, kritika nuk vjen nga shqiptaret dhe afrikanet qe shesin sumen per nje cope buke qe te hiqen amerikane moderne, por nga vete amerikanet dhe evropianet. Te gjitha citimet e mija ne Peshk, qe nuk jane pak, jane me qindra, jane te gjitha amerikane dhe evropiane. Ja prit pak te sjell nje vjershe nga nje shqiptar i Afrikes se Veriut.

InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth
InkuizitoriMoth

A do me per Belulin shqiptar afrikanoverior?

machitewa

I kam pa, t’gjitha. Secilen ne kohe te vet.

Jane koka te menqura qe japin mend per shoqerite e veta. Diagnozojne problemet e veta.
Perkunder neve ktu, qe i qajme hallin kaloresit (shoqerise perendimore). As nje bisht lahute, ne dore mijera vjet, s’jemi te afte ta njohim a ta faktojme.
Pakti me Gjarperin, tha. Na kemi bese e pakt me budallakine. Edhe na nje here e japim besen.

InkuizitoriMoth

Po çfar te veta mer trap, çfar te veta mor koqe maloku qe as per te kullot dhite nuk je! Por jane probleme te tujat se Kosoven e Shqiprine e kane kriju ambasadoret e marlonit nderkohe qe ti me shoke palloje dhite ne mal!

machitewa

Po ti me 4 fe e nja 500 parime, me nivel te nolt tradite “o sa mirë me qene shqiptar”, e lute marlonin me ambasador “hajde shpetome byçen” nga greku e na serbi e nga xhaxhi e i biri, kacavjerrur per litarin e anijes me sheqer.

InkuizitoriMoth

Ne qoftese ke per qellim qe un te humb durimin, ta them se ja ke arritur ketij qellimi. Por ky nuk eshte nje qellim kushedi se çfare, eshte kollaj te deshperosh tjetrin duke fol kutrum kodra mas bregu. Ta them qe fitove ti, por çfar fitove?

Ashtu qofte qe ambasadoret na kane ndihmuar pa interes ne çaste rreziku, por kjo nuk legjitimon servilizmin e perjetshem, qenien borxhllij te perjetshem, mbylljen e gojes ne nje situate akoma me te rrezikeshme - edhe per vete ambasadoret - si sot kur rrezikohet humbja e shpirtit dhe vlerave me te domosdoshme, kurre vene ne dyshim ne histori. Biles rrezikohet edhe humbja e trupit konsideruar shenjat e kohes “o Mete çdo ambasador per vete”. Akoma nuk ke marre vesh qe tani gjithsekushi po shef interesin e vet, Merkel dhe Tremp po e gerthasin me megafon ne publik, e ti me shume shoke keni dyllos veshet. Kaq te rendesishme qekan dhite?

InkuizitoriMoth

@Alba2265, kapet ket:

– Ç’mund të shënohet nga fëmijëria dhe marrëdhëniet e tij (Frojdit) me prindërit?

– Ai (Frojdi) e adhuronte nënën e tij dhe ishte shumë i ndjeshëm ndaj poshtërimeve që i bënte asaj i jati i tij. Kishte dobësi të veçantë për nënën. Ja pse ai e kuptoi më mirë revoltën e djemve ndaj baballarëve se atë të vajzave ndaj nënave dhe etërve të tyre. Në korespondencën e tij me Wilhelm Fliess gjëndet një frazë përçmimi ndaj babait të tij të cilin ai e sheh si një „pervers seksual“ që abuzon, në një kohë kur ai ishte ende dishepull i teorisë së seduksionit.

InkuizitoriMoth

1234567890