Eksperiencat me parfumet

113 postime 8442 shikime 3 nëntor 2016 në 03:25 e pasdites
Aquamarine

Parfumi eshte aksesori I padukshem, I paharrueshem, markuesi I stilit, celesi I ringjalljes se kujtimeve, do te thoja, complementi I domosdoshem I elegances, qe na con drejt misterit…

Qe ne kohe te lashta parfumet jane perdorur ne aktivitete te ndyshme nga ceremonite religjioze deri tek ato mortore, por edhe per perdorim te perditshem ku nje arome e caktuar ishte e lidhur me statusin social e politik te individit.

Qekurse parfumet nisen te prodhoheshin komercialisht (ne Paris, ku tjeter), industria e parfumeve, gjithnje ne lulezim, vazhdimisht e ka pasuruar tregun me kombinime te llojllojshme aromash, shume prej te cilave na terheqin dhe na cojne drejt nje bote te mistershme te mbushur me ndjesi te kendshme, e cila flet jo pak edhe per personalitetin tone.

Peshqit dhe peshqet jane te lutur te flasin per eksperiencat e tyre me parfumet qe kane perdorur dhe po perdorin, shoqeruar (perferencialisht) me shpjegime te thjeshta per perberjen; cilat nota u duket se dominojne, sa gjate qendron ne lekure, si transformohet aroma me kalimin e oreve, ne cilat okazione e rekomandojne, cfare emocionesh apo ndjesish ngjall ne imagjinaten tuaj etj.

Merci.

varik

vlora

Kryesisht dua ato me jasemin te bardhe, lule portokalli, trendafil i bardhe. Jo vanilje, jo ere e rende.

Cecua

Nje le xhasmin e anik gutalit maj men qe me ka pelqy shume, jo m’lekure time kuptohet.
Vet masanej i kam shpernda palmolivet neper syrtare.

Cecua

Gerejt muvi!!!

anon63896856

Eksperienca ime e pare ka qene me parfumin “Sun, moon and stars” te Karl Lagerfeld. Ishte e nenes time dhe duke qene qe ne femijeri isha gjithnje kurioze per gjerat e te rriturve, sigurisht qe do provoja edhe kete parfumin. Ishte i mrekullueshem dhe akoma ishte i tille per mua ne moshe adulte, megjithese tani nuk e blej dot sepse s’ eshte me ne shitje.

Nder ato qe kam perdorur dhe riblere jane “Chants d’arômes” dhe “Herba Fresca” te serise Aqua Allegoria te Guerlain, “Un jardin sur le nil” dhe aktualisht “Un jardin sur le Toit” te Hermès (unisex te dy), Parisienne (notat e violetes ndjehen me te nuancuara ne vjeshte dhe dimer, ndaj dhe preferoj ta perdor vetem gjate ketyre stineve), L’eau d’Issey (e kam fiksim).

Tani, ka pak kohe qe nuk parfumosem rregullisht, duke preferuar aroma me te zbutura dhe te nuancuara. Gjate veres zbulova kete shampo te kompanise Lush e cila ka nje note te theksuar te jasmines dhe qe jo vetem mban floket bute por edhe le pas nje arome sublime. Se fundmi bleva kete produkt me baze vajrash ne parafarmacine time te preferuar( ku dhe shpesh zbuloj produkte te panjohura dhe te huaja) dhe ishte po njesoj nje surprize e mire nga ana aromatike.

varik

une mendoj qe parfumi eshte vetem per femrat, per meshkujt parfumi eshte hapi i pare drejt beqirllikut

zeqo

squarepusher

vetiver i guerlain me mbaron pune.

on a side note:

Adi

Sipas mendimit tim parfumet sikurse dhe veshja tregojne shume per karakterin e njeriut. Personalisht me kane pelqyer parfumet e Givechy dhe YSL. Parfumin e perferuar nder vite kam pasur Very Irresistible te Givenchy (fatkeqesisht u nderpre se prodhuari rreth 2012). Sot me pelqen shume La Nuit D’Home i YSL (ka tone te vecanta si bergamot, lavander dhe chedar) dhe jetegjatesi te mire. Po ashtu me ka lene pershtypje Artisan i John Varvatos dhe Terres Hermes (Varvatos eshte krejt unik dhe i paperseristshem vetem qe ka nje te keqe, jetgjatesine). Po ashtu Aqua Di Parma colognia assolutta me ra ne dore si sample dhe kam vendos ta kem ne koleksjon. Obsession i CK eshte shume i fuqishem dhe terheq teper vemendje …e perdor ralle neper takime darke. Me kane rene ne dore aroma gjenerike si One Million i Paco Rabbane apo Le male, por nuk me jane pershtatur aspak. ka te beje gjithashtu lloji lekures, karakterit, veshja,etj.

zeqo

vlora

Nese Aqua ka noi mendje te keqe une kam ngecur te Chanel Chance eau tendre( andresën ne inbox😜)

gjembi

Un jardin sur le nil

:sunglasses:

gjembi

une mendoj qe parfumi eshte vetem per femrat

Mendoj se ke te drejte. Per meshkujt quhet kolonje.

vlora

Edhe ndonje Camay neper te

gjembi

Pse jo Venus? Ndoshta ju jeni brez me i ri.

vlora

Mashkullit(hahaha) nuk i marrim aqua. Por nese na kerkon keshillim e keshillojme:) ajo la nuit e ysl edhe mua me pelqen( per mashkullin gjithmone)

vlora

Fort i lodhur venus, Camay me kremoz me luks

Cecua

Ore po per puder kembesh, mes gjishtave ca na rekomandoni?

vlora

Po ajo johnson na doli me hile, mund te perdoresh tea tree oil. Ka nje ere te forte po keshillohet. Pudren nuk e kam perdorur kurre. Nese ke skuqje acarim kremrat me te mire jane ata te pasur me oksid zinku.

InkuizitoriMoth

Al tempo di cui parliamo,l’anno 1738, nella città di Parigi, regnava un puzzo a stento immaginabile per noi moderni. Le strade puzzavano di letame, i cortili interni di orina, le trombe delle scale di legno marcio e di sterco di ratti, le cucine di cavolo andato a male e di grasso di montone; le stanze non aerate puzzavano di polvere stantia, le camere da letto di lenzuola bisunte, dell’umido dei piumini e dell’odore pungente e dolciastro di vasi da notte. Dai camini veniva puzzo di zolfo, dalle concerie veniva il puzzo di solventi, dai macelli puzzo di sangue rappreso. La gente puzzava di sudore e di vestiti non lavati; dalle bocche veniva un puzzo di denti guasti, dagli stomaci un puzzo di cipolla e dai corpi, quando non erano più tanto giovani, veniva un puzzo di formaggio vecchio e latte acido e malattie tumorali. Puzzavano i fiumi, puzzavano le piazze, puzzavano le chiese, c’era puzzo sotto i ponti e nei palazzi. Il contadino puzzava come il prete, l’apprendista come la moglie del maestro, puzzava tutta la nobiltà, perfino il re puzzava, puzzava come un animale feroce, e la regina come una vecchia capra, sia d’estate sia d’inverno. Infatti nel diciottesimo secolo non era stato ancora posto alcun limite all’azione disgregante dei batteri, e così non v’era attività umana, sia costruttiva sia distruttiva, o manifestazione di vita in ascesa o in declino, che non fosse accompagnata dal puzzo. (P. Suskind)

Historikisht e vertete.

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

varik

qe te vije era plak? apo shishja eshte e mbushur me djerset e ivankes?

Aquamarine

Edhe une first love e kam patur me nje parfum qe e perdorte mami im, D&G Feminine, i cili per mua mbetet on top, dhe asnje s’ka mundur ta zevendesoje. Tani qe nuk prodhohet me, I feel like a widow, dhe parfumet i blej me volum te vogel 25-30 ml, ngaqe i nderroj shpesh ne perpjekje per ta rigjetur veten serish me nje parfum signature sic ishte D&G Feminine. Ky eshte nje prodhim i 1999, nga ku spikasin notat florale te zambakut te ujit, jaseminit dhe miskut. Te jep ndjesine e butesise, te pastertise, te ngrohtesise, ka jetegjatesi te larte 7-8 ore dhe duket sikur lekura inhales and exhales kete arome e cila vjen si nje muzike e bute dhe me kalimin e kohes nga zemra e saj e fresket, florale kalon ne bazen e saj te embel dhe kremoze. Eshte si te thuash e qete, por zeri i degjohet, fresh and clean but sexy, dhe ne fund te dites duket gati angelic. Ky parfum i paperkufizueshem ne nuhatje te pare, i ka te gjitha karakteristikat poshte siperfaqes dhe te ben te mendosh gjate per te. Me la heartbroken si perfundim, por shpresoj qe D&G te na e risjelle sic risolli kete vit Light Blue in Capri.
Me eshte dukur interesant kete pranvere Karl Lagerfeld For Her, edhe ky pak musky ne baze, por me nje shkrirje te lezecme te trendafilit me manjolen dhe nje note metalike ne first opening. Shume i mire per perdorim te perditshem. Jetegjatesi e mire. Nuk kundermon shume (per mua ka shume rendesi qe parfumi te pershtatet me lekuren qe te duket sikur e emeton lekura dhe jo si mbivendosje e nje esence kundermuese). Me krijon imazhin e nje lovely lady ne pune te vet, qe deshiron te mbetet anonime.
Love Chloe. Arome qe e kerkon dhe e kerkon dhe nuk te mjafton, por do ta ndjesh gjithmone e me shume teksa ajo transformohet ne zemren e saj prej purple flowers, ku spikasin iris dhe lilac te ndjekura nga nje powdery base qe eshte e balancuar, krijon nje arome unike, romantike dhe nostalgjike. Ka nje element retro dhe nuk e di pse ndjej dicka si bajame, si kanelle qe e ben emocional kompozicionin. Eshte arome mirepritese dhe me duket me charm e prezence.
La Vie est Belle Lancome – vetem 1 muaj me zgjati deshira me kete. Eshte e forte, shume sweet, e gezueshme, ka nje element karakteristik si praline qe i ndan nuhatesit ne 2 grupe: ose e duan shuume, ose nuk e suportojne dot fare. Po te mos ishte aq mainstream do me kishte zgjatur me shume dashuria. Por eshte good for parties and nights out.
Hypnose Lancome — e kam perdorur para 8 vitesh, dua ta riblej prape. Ka nje ere cingeritese, qe me duket shume e mire ne winter nights. Eshte e fuqishme, por jo e ashper; me perberes vanilje por jo too sweet, as e ngrohte. Cold and sexy. Loud and polite.
Accord chic Yves Rocher – e kam marre se fundmi, interesante, me cmim te lire madje, s’kisha blere ndonjehere parfume te Yves Rocher, edhe pse gjithe kozmetiken e kam blere aty. Ka perberes rreshire, iris, incence, kombinim jo i zhurmshem, me nota klasike dhe ia vlen per perditshmeri ne dimer,

@Adi Edhe pse i fiksoj me veshtiresi emrat e aromave per meshkuj, La nuit de l’homme, me ka pelqyer shume. @squarepusher Vetiver i Guerlain, eshte shume i famshem, por une ia kam harruar eren, s’e kujtoj per qamet. Kur te kaloj serish nga parfumeria do ta rikujtoj, se po me vika cudi qe s’e mbaj mend faree. :hushed:

Aquamarine

Se ku kam lexuar njehere ne nje vitrine ne Tirane, me duket se andej nga Pazari i Ri “Parfum me mbushje, zgjat 3 dite” (keshtu thoshte me sa mbaj mend ne mos gaboj):smile_cat: dmth, supozohet qe 3 dite te mos lahet i parfumosuri?

anon63896856

Ishte si te shkruaje fjali. Ky i riu eshte me i shkurte dhe me cool… ::stuck_out_tongue:

BeluliXVI

e di ti qe ne Paris njerzit njihen te çshkalle e te çpozite jane, nga era e parfumit qe perdorin, merr vesht…

anon63896856

Jo supozohej qe i parfumosuri te parfumosej vetem dy here ne jave pasi dihej qe nje here ne jave do te lahej.

InkuizitoriMoth

Shiifni, tani qe i mbaruat te tere karikatoret e diturise dhe praktikes perdoruese duke levduar parfumet dhe duke permend marka te shquara, duhet te dale edhe esenca e parfumit, qellimi i perdorimit te tij.

Te gjitha parfumet moderne, shume here me te fuqishem se te dikurshmit, jane sintetike, dmth te prodhuar artificialisht, por bazen e kane nga substanca te xhungles tropikale me funksion per te terheq krijesa te ndryshme ne menyra te ndryshme, por me nje motivi: seksual. Gje qe del e qarte tek njeriu, te gjita pafumet jane ne funksion (potencialisht) te asaj pune, ngacmojne qendra erotike drejtperdrejt.

Kush nuk kupton, ose me sakte nuk ndjen seksualisht terheqjen ndaj parfumit, dmth ndaj te parfumosures ose parfumosurit, nuk ka kuptu asgjo nga ky muhabet.

InkuizitoriMoth
Aquamarine

According to the Bible, Three Wise Men visited the baby Jesus carrying myrrh and frankincense. Ancient Egyptians burned incense called kyphi —made of henna, myrrh, cinnamon, and juniper—as
religious offerings. They soaked aromatic wood, gum, and resins in
water and oil and used the liquid as a fragrant body lotion. The early
Egyptians also perfumed their dead and often assigned specific
fragrances to deities. Their word for perfume has been translated as
"fragrance of the gods." It is said that the Moslem prophet Mohammed
wrote, "Perfumes are foods that reawaken the spirit."
Eventually Egyptian perfumery influenced the Greeks and the Romans. For hundreds of years after the fall of Rome, perfume was primarily an Oriental art. It spread to Europe when 13th century Crusaders brought back samples from Palestine to England, France,
and Italy. Europeans discovered the healing properties of fragrance
during the 17th century. Doctors treating plague victims covered their
mouths and noses with leather pouches holding pungent cloves, cinnamon,
and spices which they thought would protect them from disease.

InkuizitoriMoth

zhardin, pse i jep zemer aquamarines qe i jep motiv fetar perdorimit te parfumit, dhe mu nuk me jep zemer qe i jap parfumit motiv erotik?

Aquamarine

Nuk e mbaja mend kete Belul…rrofsh :grin:

Aquamarine

Parfumi eshte nje lloj arti, dhe si i tille kompozohet nen motive te ndryshme, ashtu si edhe muzika, psh. Ndersa me pare parfumet ishin te rezervuara vetem per ceremonite fetare, kur Parisi demokratikisht mori ne dore freret e kesaj pune, nisen te prodhoheshin parfume qe induktonin different states of mind, I mean per motivet flet vete, i parfumosuri. :slight_smile:

vlora

Tori, mos u zi per lajke tani se s’te ka hije

zeqo

Femijet po paksohen, ketej behet fjal parfumi.

Adi

Creed Aventus gjithashtu me ka lënë mbresa, megjithëse se bashku me Tom Ford si marka I konsideroj overpriced. “From the underdogs” kam nje parfum të preferuar e e perdor përditë në punë, Guess Seductive. Është tepër i embel me nuanca patchuli dhe sandalwood…paksa seduktiv por I tolerueshem jo në nielin e obsession të CK. Ka një të mirë se mund ta përdorësh në çdo stinë por jetëgjatësi paksa të shkurtër. Sa për parfumet aqua(bazë eau) nuk ju afrohem fare

zeqo
zeqo

Tori pa dashje me doli ky komenti yt, e ka fajin peshku,

InkuizitoriMoth

Aquamarin,

sa here kam thene e sterthene qe çdo gje e kultures - ne kuptimin e gjere te fjales, dmth gjithçka - i perkiste fese, dmth na perkiste neve qe ja percillnim Ollmajtit ne hir te Tij, pastaj na e vodhet juve duke e degraduar demoNkratikisht zhardinave, kopshtijeve. Ne rastin e muhabetit tone, nuk eshte me se e qarte qe Profumi origjinen e ka prej Kopshtit Tropikal te Edenit?

Por ne nuk i kemi treguar tere sekretet e Edenit, ju njihni vetem njeren fele, tjetren fele nuk e njihni, ose e njihni pak. e ne nuk mund t’ju tregojme te gjitha, sepse ju shperdoroni diturine. Sa me teper ju beheni te pergjegjshem, aq me teper sekrete tregojme ne.

Konkretisht ju akoma nuk dini te shijoni madheshtine e eres qelbur (njesoj si andri, admini editorial i politikes se Peshkut, nuk di te shijoje artin e shemtuar, arkitekturen e neveritshme). Ne pyjet e Azise ekziston nje peme frytore 50 m e larte qe quhet durian, polenizimin e luleve te saj nuk e bejne insektet si rendom, por e bejne lakuriqet. Fruti i saj eshte quajtur “Mbret i frutit”, megjithse eren e frutit ne fjale ca e kane krahasuar me eren e neveritshme te kalbezimit te kufomes., ca me eren e kanaleve te zeza, qepe te prishura, eren e te vjellures, bajges se kafshes, e ca te tjere me eren e sqetullave te shtangisteve femen qe kerkojne te thyejne rekordet e meshkujve, eren e Zeqos etj. Per shumicen eshte ere me e tmerrshme ne bote, ne Singapore eshte e ndaluar me ligj trasporti i saj ne mjete publike. E megjithate, nje here kaperxyer paragjykimi i eres se keqe, fruti eshte aq i shijshem dhe aromemire, pa aq sa me pare dukej si ere e qelbur.

Kape ket videon:

InkuizitoriMoth

Ju keni kujtese te shkurter, e cila ndalet tek mama, kujtoni llojin e profumit te saj (e kush nuk e kujton? akoma me teper ne e kujtojme, te vuajturit nga kompleksi i Edipit). Pse nuk hidheni nje brez me tej te kujtoni profumin e gjyshes, profumin e baules se gjyshes qe vinte era trendeline? Te njejten ere fantastike - kakerdhi cjapi perzjere me urine dhie - kishte edhe djathi i Bjeshkeve te Nemura atebote!

Aty me rrini, trendelina eshte eksperienca e pare olfative e OCecos, para se te nuhaste eren e sqetullave te sinjora Bertinit ne Skele, e me pas te djathit Gorgonzola shoqeruar me dy kallepe Palmolive pertej Karaburunit.

Pa shijuar ere trendeline, nuk keni per te kuptuar kurre bukurine e arkitektures se neveriteshme.

Aquamarine

Pa dashur m’u kujtuan fjalet e Lords of Karma nga ky citim.

Lidhur me permendjen e aromave te neveritshme, po, nje shteg i tille do te na conte ne diskutimin e forcave te krijimit nga nje kendveshtrim ezoterik: Forces pozitive, pohuese, perparuese, Forces negative, rezistuese, mohuese si dhe Forces neutrale, pajtuese, perbashkuese. Keto tri forca ne Rrezen e Krijimit duken si tri vullnete/konshienca/unitete ku secila permban ne vetvete mundesite e te trijave, por ne piken e konjuksionit, secila manifeston vec principin e saj: pozitiv, negativ apo neutral. Keto forca kryejne vallezime interesante teksa jane duke vepruar, duke u ndare, larguar nga njera-tjetra, dhe me pas serish duke u bashkuar per te formuar trinitete te reja, nga te cilat origjinojne bote dhe krijime te reja. Ato perfaqesojne Logosin, Ushtrine e Fjales, brenda njesise se Jetes, e cila eshte e lire ne levizjen e saj. Cdo progres per lart, eshte rezultat i nje progresi qe me pare ka ndodhur poshte. Askush nuk mund te ngjitet Lart, pa zbritur me pare Poshte. Neveria, eshte nje nga shembujt per poshte; te duash te neveritshmen, une e perkthej te duash jeten dhe te shprehesh dashuri per Te gjallen, per Shpirtin e Gjalleses se veshur me rroba te neveritshme apo per Shpirtin Tend qe jeton kur je i rrethuar nga e neveritshmja (si per shembull kondita te veshtira jetese). Ne kete menyre tejkalon sfiden dhe ngjitesh lart i pergatitur per te zbuluar Esencen e Vertete te se Bukures*, e cila nuk ka te beje thjesht me shijen e pelqyeshme qe te sjell aroma e mire, sepse emocioni qe te sjell shija eshte i kufizuar, eshte kenaqesi, ndersa perjetimi qe te sjell njohja e se bukures, pasi ke mesuar ta kuptosh ate**, eshte emocion ekstatik, prekje e lumturise.

*konkretisht eres se mire
**ta kuptosh ate dmth te mos e shperdorosh ate

Por le te kthehem tek parfumet per nje cast, sepse dua te falenderoj peshqit per sugjerimet, pasi vec kuriozitetit per aromat, per shkak te shijes se veshtire tek parfumet, une sa mezi gjej nje qe e pelqej e me pershtatet dhe dua te orientohem me opsione, madje dhe parfumi i nenes sime ishte nje rastesi, ishte nje nder parfumet qe ajo perdorte, por qe une ate pelqeva. Flm gjithashtu peshqve per opsionet e parfumeve per meshkuj, sepse kam nevoje ta zgjeroj horizontin ne ate fushe.

InkuizitoriMoth

Aquamarine

:scream_cat: :joy_cat:

xhibi

(sic do pasqyrohet ne nje episod te Black Mirror ne vitin 2017) e ardhmja eshte arome p: ne stadet e mepasshme analoge mileti do flladezohet drejt trendaromendukjes te lekures se pasujesapunosur, parfume me kemikate revolucionare qe te bejne te mbash ere njeriu

Aquamarine

Po, fatkeqesisht ky parashikim kobzi do te ndodhte nese do t’i zhduknin te gjitha lulet ne planet, dhe bashke me lulet te gjithe shpirtrat e dlire.

xhibi

duhet kaperzyer “kobzi” pa punkomentuar qe te arrihet tek tema filozofikoestetike e tendencave njerezore per tu dukur e perceptuar nga ndryshe deri tek si dicka tjeter, qe nga fillesat e zbukurimeve me dhe e pende deri tek petkat qe kushtojne sa 1/disa dite pune dhe cdo gje midis tyre, perfshi operacione plastike larteposhtetrupit, makeuparfumeria, etj. nuk po them se jane mire a keq, thjesht qe eshte teme interestorante, pavaresisht se eshte disi skiçparfumerisht ketu

Aquamarine

Ok, duhet menduar edhe ana estetike, si njerez jemi te prirur ta duam te bukuren dhe te shfrytezojme energjite kreative drejt zbukurimit te jetes sone me menyra te ndryshme. Por sensi i mases eshte treguesi i cbalancimit si ne estetike ashtu edhe ne shpenzime qe eshte nje pike qe nuk duhet anashkaluar. Njeriu shpenzon tek gjerat qe vertet i duhen dhe ato qe mendon se e bejne te ndjehet mire. Ka njerez qe shpenzojne shume per te dale, per dreka darka, per t’u argetuar, per te pire etj. Psh personalisht keto gjera nuk para shpenzoj, as per teknologji, kam vite me radhe me te njejtin telefon e te njejtin laptop dhe sado dalin te rinj nuk e ndjej nevojen t’i nderroj. Veshjet preferoj t’i kem pak e sakte se kam provuar edhe copa te lira qe s’ia kane vlejtur fare per cilesine, Ererat dhe kremerat i kam me per zemer, se jam pak e fiksuar mbas pastertise dhe ererave te mira dhe aq sa shpenzoj per to nuk me vret. Dua te them qe cdo gje e tepruar behet ne kurriz te estetikes, operacionet plastike, makeup-i i renduar per mua jane kategori tjeter, jashte perkujdesjes normale.

xhibi

po nuk thashe se eshte mire a keq te shpenzosh a mos shpenzosh, te lyehesh a te mos lyhesh, thjesht me gervishti mendimi rastesor anash-temor per tendecat qe ne si njerez kemi patur qe prej mijevjecaresh (mbase qe ne fillim fare) per estetiken tone dhe si ato kane evoluar, perfshi ato shembujt ekstreme qe permenda, nga zbukurimi me orendi krejt natyrale si balta/dheu e pendet e deri tek gjerat kontemporane qe shpesh kushtojne aq shume, kjo e fundit jo thjesht si shume monetare, por fakti qe jemi gati te punojne 1-disa dite vetem per te poseduar dicka estetike.

paralel me kete qe mendimi tjeter per faktin qe estetika shpesh lekundet nga te dukurit “me mire” tek te dukurit me ndryshe, dmth dicka/dikush tjeter.

ketu e kisha llafin, po mbase i rrashe shume shkurt me lart, ose mbase ty te ishte zene hunda nga aroma e parfumit dhe s’kishe pasur shans ti mbaje ere ndonje koker kafeje per ta neutralizuar hunden :stuck_out_tongue:

Aquamarine

Mendoj se une e kuptova me veshtiresi, pasi dobesia ime per lulet dhe aromat, me ben t’i shikoj shume te ndara dhe larg nga perpjekjet e njeriut per t’u dukur ndryshe vizualisht, dhe tendencat per te qene sa me vanitoze.Por eshte teme tjeter, dakord. Nese deshiron to share ndonje parfum a pershtypje konkrete, me kenaqesi do ta lexoja.

Mimoza_llastica

Momentalisht perdor ; Chanel Coco Mademoiselle, Black Opium YSL n , Prada Candy. I love all of them. Kam perdor dhe Tom Ford Cafe Rose :rose: qe ishte wow. Kam nje kimistri me te gjitha keto po me Chanel do e vecoja me shume. Gjithmone marre komplimenta :stuck_out_tongue:

InkuizitoriMoth

oooo paska ardhe perseri xhibi, vjen e iken ritmikisht i varur nga hena, here batice e here zbatice, eshte njeri me hene, i paskan ardhe ato!

InkuizitoriMoth

Aquamarine

Chanel i ka te mira, i kam provuar shumicen, perfshire dhe Coco Madmoiselle, por mua s’me shkojne. Cafe Rose paska perberje interesante. I’ll try this one. :relaxed:

InkuizitoriMoth

Aquario, kape i çik kte qe tregon esencen sublimuese te teknologjise alkimike te esencave sublime:

Momo

Te preferuarit e mi nder vite: Insolence (Guerlain), For Her (Narciso Rodriguez), J’Adore (Dior), Miss Dior Cherie (Dior), Ralph (Ralph Lauren). Aktualisht kam J’Adore dhe Ralph.

Ralph eshte my signature scent, e riblej vazhdimisht prej 15 vitesh, e adhuroj, eshte i lehte, i ngrohte, frutor, floreal. Perberesit sipas Sephoras (se vete nuk di t’i dalloj kaq mire): “Apple Tree Leaves, Yellow Freesia, Italian Mandarin, Japanese Loquat, Osmanthus, Magnolia, Linden Blossom Flower, Purple Freesia, Boronia, Musk 2000, White Orris.”

Per fat te keq perdorimi i parfumit ne Kanada eshte limituar goxha nga “politikat e barazlarguara” :smiley: Nuk lejohet te perdoret neper disa shkolla, apo ne disa vende pune sepse ka disa njerez shume te ndjeshem tek te cilet parfumi ka efekte negative per shendetin…

vlora

Ne fakt kete e nuhas edhe une:) elba je ti?

Momo

Cilin nuhat? :slight_smile:

Jo nuk jam Elba.

vlora

Mungesen e parfumit.

Momo

Po pra, kam pershtypjen se eshte prej kesaj. Pastaj behet si menyre jetese, harron qe mund ta vesh kur del diku per qejfin tend, te pakten mua keshtu me ndodh :smiley:

vlora

Manjola😆
Pak a shume te njejten me trwgonte dikush ne Gjermani qe kishte vene nje buzekuq te lehte ne pune. Po ti je e martuar, pse duhet te lyhesh, i kishte thene njera.

Momo

Ahhh shyqyr qe nuk na kane “prekur” akoma tek buzekuqet, se aty nuk toleroj dot! :smiley:

vlora

:smile:mire kjo po kam vene re shikime armiqesore te te njejtes gjini kur je pak i veshur e i lyer.

Momo

Po kjo eshte lufta midis sojit, e vjeter sa vete bota :smiley: Kafshet (ne fakt meshkujt) behen copash te tregojne kush e kush ka ngjyrat me te bukura, briret me te medhenj, qimen me te shndritshme, zerin me te forte, kurse ne femrat kemi tualetin :smiley:

InkuizitoriMoth

sa me teper tualet te bejne femrat, aq me teper i vejne brinje t’mdhoja meshkujve! Kjo eshte dialektike!

Aquamarine

Per makeupin ne pune as une nuk jam shume pro goca, se mendoj qe ne perditshmeri sa me thjesht aq me rehat ndihen koleget me njeri-tjetrin. Kurse parfumi, mjafton te mos kete rreze te madhe, te mos kundermoje shume.

Per te tjerat…gjithsesi I want to think positively ne kete teme. :blush:

LOST_ON_YOU

Nuk ka si parfumet e Thierry Mugler-it. Vecanerisht Alien

anon63896856

Rrofsh aquamarine, se me solle ndermend parfumin e pare qe kam perdorur dhe kerkova pak online mos e gjej… dhe e gjeta. :slight_smile:

Aquamarine

Do ta provoj dhe une megjithese s’kam shume pervoje me blerjet online, dhe sidomos per parfumet qe s’kam blere asnjehere.

Mimoza_llastica

Them te provoj dhe kete. Ka arome te kendshme. :blush::upside_down_face:. Sot du me shku me ble dhe coco mademoiselle lotion .

Aquamarine

fascinating bottle

anon63896856

Sot hasa nje parfum interesant te cilin s’isha nisur te bleja teksa po shikoja per produkte te ndryshme tek Lush. Quhet "Imogen Rose" dhe si parfumet e tjera te markes, aromat i ka natyrale, jokomplekse per nga ana e notave siç eshte rasti tek parfumet klasike. Hapjen e ka te forte, te çon mendjen tek pudrat e vjetra qe perdornin gjyshet :smiley: , por siç thone “gjerat e mira u vijne atyre qe presin” dhe pas 20-30 minutash, vjen e embelsohet ne nje arome te bute trendafili te shoqeruar me iris dhe vetiver (ato qe dalloj une te pakten ne lekuren time). Kam nja 8 ore qe e kam vene dhe era eshte fort prezente akoma. Do t’ua sugjeroja atyre qe kerkojne aroma natyrale, apo qe duan nje per perdorim te perditshem. Cmimi 60 euro mund te duket i larte per nje parfum jokompleks dhe vetem ne 30 ml (ka edhe 30 euro per 10 ml por beni vete matematiken a ia vlen apo s’ia vlen), por nga ana tjeter ingredientet i ka ne pjesen me te madhe natyrale, çka mund ta beje me te deshirueshem.

Mimoza_llastica

Nga Lush une ble vec ato shampoo bars. Me pelqejne. I japin flokut shkelqim dhe e forcojne goxha.

Momo

Ca na bete mi goca me kete temen…sapo ri-bleva pas shume vitesh nje nga dashurite e mia te para :heart_eyes: E pranoj qe nuk eshte me i miri nga parfumet, por mua me sjell ne mendje kujtime te bukura. E ribleva pa e provuar, madje e kam akoma ne cante te pahapur :slight_smile:

Adi

Issey - Nuit… nje parfum qe nuk e harron kurre

Safete

Creed parfumi i artisteve ! Une e njoha fal gruas se Fausto Lealit frequentonim te njejtin parukier, edhe pse eshte nje linje e famshme per meshkuj pershtatet shume edhe si unisex Millesime Imperial dhe Silver Mountain jane me te preferuarit ndersa nuk me trasmetojn Original Vetiver dhe Millesime -Oud .

Aquamarine

Per ata qe preferojne unisex por me tendence femerore, me terhoqi shume Kashmir musk i Crabtree & Evelyn, orientale florale, me perberes spicy. Me pelqen shume ta ndjej si arome, por nuk di si do ndiehem po ta perdor. E kam me 2 mendje blerjen e ketij parfumi, sepse eshte pak jashte kornizave te stilit tim. E sugjeroj per muajin nentor, naten, veshje te erreta, nero blu, classy dhe modern.

Aquamarine

P.s: ou shi shi, paskeni vene ne duke ditet e voneses. Interesting :blush:

Aquamarine

Elizabeth Arden 5th avenue, klasik, floral (lilac, magnolia dhe mandarin vecoj).
Christmas gift. Me shkoka shume. :blush:

ACDC

Bleu de Chanel per meshkujt.
Kam pasur sukses te papare me kete parfum.

Aquamarine

Baccarat rouge i Maison Francis Kurkdijan ehh ca ishte ky, very special, per darke…edhe i embel edhe i kripur edhe icik afrodiziak.

Manjola_Tirana

n’evrope e preferojne cunat e LGBT-se

ACDC

Nuk e di cbehet ne Europe por ketu ne SHBA kam qene i suksesshem me kete parfum.

dafne

pershkrim fenomenal dhe te detajuar, por njé gje me bene pershtypje !
nje person qe njeh dhe perdor nje kohe te gjate kosmetiken aromatike ,nuhatja me kohe i topitet(max pas 10-15 min nuk e ndjen me ), dhe ju thuani edhe pas 8 ore nuhateni aromen ne ju .?
…sipas meje , dicka nuk korspodon ketu.

Manjola_Tirana

kte lajm e kishin gjith mediat dhe knej

gjembi

:joy: Sa i keq je.

aleko

sukses me meshkujt apo me femnat, sqaroje qe te mos prifemi kot.

dafne

jo i`nshallah! taman puna nese ka akoma njerz qe mendojne me nje arom parfemi terhjekin tjeret !

gjembi

Ti po prifeshe qe kur te takoje korentin te kishte vene ate Bleu de Chanel? :wink:

ACDC

Ti sje femer qe te prifesh…

anon63896856

Hmm… parfumin e perdor? :smiley: :stuck_out_tongue:

dafne

…rishtaz

Aquamarine

Acdc mos u tut young man se parfum i mire eshte.

Aquamarine

Elixir des merveilles nga Hermes, first spray…oo sa ere e forte spicy-woody-balsamike…c’qenka ky??? Pastaj le nje arome te kendshme, bittersweet me lekure portokalli dhe karamel, sa nuk shkeputesh dot lehte nga ajo ndjesi alegrie qe transmeton.

Aquamarine

Po ndonje gel douche, body milk & vaj te thate ose spray me argan, cfare na sugjeroni? J’adore eren e arganit, eshte shume e mire.

Aquamarine

Betty Barclay Tender Blossom, lule lule, pakez green…pranveror, asgje e re ne horizpnt. Girly.

Aquamarine
gjembi

Korenti do bleje disa nga keto :smiley:

Mi_Arkivash

Era peshk zeqo, era peshk

Aquamarine

Kur i rikthehem ksaj teme I feel sorry sa eshte zbrazur peshku nga femrat sidomos.
Sidoqofte kam ca sugjerime per ata qe na lexojne ne heshtje dhe ata qe kane mbet aktive:

Hermes – Twilly —> gati unisex, i hidhur me lezet…per femra te qeshura dhe assertive. Parfum qe ngjit.
Josephine — Rancee —> nje punim shume fin i trendafilit…lovely lady me shume klas
Reve d’Infini — Lalique ----> sic rendom i ka lalique, ere e bute, i shkon stines se dimrit, paradite, femrave te qeta, jo dinamike.
Cartier – Carat —> nuk eshte ide e keqe ne pranvere. Arome florale, e ndjeshme, me longevity te gjate dhe me silazh jo te vogel, me kujton Alien te Thierry Mugler, por dicka me e mbytur, jo aq e mprehte.

Kthupi

Ndonje sugjerim per meshkuj ke? Mbaroi parfumi dje e them te nderroj dore.

Aquamarine

Givenchy Gentlemen Only. Deri diku popullor por shume i mire. :slightly_smiling_face:

Aquamarine

Frederic Malle Olivia Giacobetti En Passant
Lilac-u me i mire qe kam ndjere. Shume klas.

Aquamarine

Bravo Hermes…ne pergjithesi parfumet e Hermes jane te ideuara me shume sofistikim edhe pse nuk kane qene ndonjehere pjese e shijes sime per parfumet i kam shijuar kur i kam perdorur kryesisht sezonalisht, gjate neteve te veres sepse jane parfume qe “dine si te bertasin”. Por me kete te fundit Un jardin sur la lagune, me ka kenaqur shume.

https://www.fragrantica.com/perfume/Herm-s/Un-Jardin-Sur-La-Lagune-53373.html

Manjola_Tirana

amamos

immagine

a Dua Lipa