E fortë dhe e qëndrueshme... Trapin!

30 postime 2885 shikime 24 maj 2017 në 06:02 e paradites
bsalaj

Theresa May do që të zgjidhet kryeministre e Britanisë në zgjedhjet e parakohëshme që ajo vetë i provokoi për shkak të momentit të volitshëm për të, dhe si sllogan të fushatës ka zgjedhur “Strong and Stable”, e fortë dhe e qëndrueshme pra, ashtu siç ajo mendon se Britania e sotme i kërkon kryeministrat e vet. Sllogani i Theresa May tani po pompohet fort nga makineria e marketingut politik dhe ngjan se është bërë i kudonodhur. Ai përsëritet në dhjetra mënyra, në rrugë, trena, televizion e online, për tu ngulur fort në mendjet e votuesve. Deputetët konservatorë e kanë përsëriur në çdo rast të mundshëm kur marrin të flasin.

Sllogani përsëritet, përsëritet, përsëritet - që të ngulitet.

Në kritikën që i bën këtij sllogani, gazeta The Guardian shkruan se fraza “E fortë dhe e qëndrueshme” është kritikuar si një sllogan reklamues që nuk ofron stimulim për mendjen, e megjithatë, si ccdo sllogan brilant, ai është plot me kuptim. Të tremb duke të qetësuar: nënkupton se e ardhmja mund të sjellë një mungesë të tmerrshme rendi, dhe njëkohësisht ofron antidodën për këtë mungesë rendi. Në kohëra të pasigurta, sugjeron sllogai, ju duhet një dorë e fortë, jo ndonjë intelektual të lëkundur. Vini re se “e fortë” nuk do të thotë “inteligjente” apo “e drejtë”: e këtu kemi hyrë në realpolitikën që motivonte mbështetjen për diktatorët e Lindjes së Mesme (të fortët) që në vitet 80 dhe 90 mbështeteshin sepse të paktën ata i mbanin gjërat nën kontroll, larg kaosit.

Dhe vijmë tani, tek zgjatimi që po i ndodh këtij sllogani nëpër rrugët e Londrës. Prej disa ditësh, londinezët hasin slloganin në mure e trotuare, por me shtesën… my arse (prapanica ime) që është një mënyrë për ta kthyer përmbys, sicc do bëim në shqip nëse do t’i shtonim një “trapin” apo “lesh” në fund. Kjo si një përgjigje angleze, ndaj një retorike politike që disa në Britani i kujtoi fjalimet e Rajhun e tretë.

salben

nënkupton se e ardhmja mund të sjellë një mungesë të tmerrshme rendi, dhe njëkohësisht ofron antidodën për këtë mungesë rendi.

Une mendoj se ai slogan nga te djathtet eshte bere jo per te ardhmen, por per te tashmen.
Per te djathtet, rendi eshte prishur tashme, gjerat jane jashte kontrolli qe tani.
Per kete akuzonin BE-ne qe u hapte kufijte, dhe te majtet qe e mbeshtetnin BE-ne, ndaj dhe Brexit.

Dhe ky sulmi ne Mancester con shume, po shume uje ne mullirin e te djathteve britanike.
Dhe ndodhi fiks perpara zgjedhjeve, si me porosi.
Shume i dyshimte, sado e pabesueshme te te duket.

Me mijera komente britanikesh ne cdo faqe pa perjashtim reagonin pas sulmit fiks sic do te donin te djathtet te reagonin: “Ja pse duhet breksit, te mbyllim kufijte ndaj emigranteve te tjere”, etj, etj.

Madje dhe ketu ne peshk po te lexosh shqiptaret white-western-wannabe si ACDC, flet pikerisht kunder emigranteve arabe (se ai vete eshte me i mire, lol) dhe se si duhet vazhduar politika kunder tyre.

ACDC

Mund te tallesh si te duash,por e para Theresa May I kishte te fituara zgjedhjet,edhe pa u bere kjo masaker.
Keshtu qe keto konspiracite tende nuk pine uje.
Fajin e ka ai toci I opozites ne Angli qe akoma dashuron Enver Hoxhen.

Se dyti,une kur vij ne nje vend qe me jep pune dhe oportunitet te ec perpara nuk kam arsye qe te bej masaker dhe te vras te pafajshem.

Ti thua qe perbuzja i con keta njerez ketu…
Por ja qe ata qe bene sulmin ne 7/7 ishin te tere me shkolle te larte e me punera te mira.

Se treti perbuzja nga vendasit behet ndaj kushdo qe eshte i huaj,por vetem emigrantet apo bijte e emigranteve te besimit musliman hedhin veten ne ere dhe vrasin te tjeret.

Sic ta thane ata me siper,sipas kesaj llogjikes tende shqiptaret ne Greqi duhej te benin sulme terroriste.
Apo edhe polaket apo rumunet qe perbuzen ne BE duhet te marrin armet.

Jo more zoteri shikoje problemin tek feja se ajo i meson te bejne keto gjera.

bsalaj

Une e kam pare problemin dhe nuk e kam gjetur tek Feja, por tek keqperdorimi i fese. Keta ISIS-et e kamikazet nuk kane asnje lidhje me fene ne kuptimin paresor te saj, sepse jane injorante totalisht. As nuk e dine, as nuk e duan - vetem duan ta perdorin per terror. Une vete jam i krishter dhe refuzoj te pergjigjem per cdo injorant apo gjaksor qe predikon dhune, apo vret, ne emer te Krishtit. Ai nuk mund te mbaje peng besimin tim. E nese kjo vlen per mua, duhet te vleje edhe per besimtarin tjeter. Ka nje menyre: ne vend qe tu japim drite vetem ketyre vrasesve, mund tu leme vend edhe mesuesve te mire te islamit qe predikojne paqe. Ka mijera dijetare te shkeqyer islam qe cojne mesazhet e duhura: https://www.halaltube.com dhe po punojne ngushte, cdo dite, me State Dept. e shume agjenci te tjera shteterore ne ShBA dhe Britani.

Me pelqeu Papa Francesku (se ky coku merret me fene) qe tha se refuzon te flase per “dhune myslimane” pasi nuk eshte e tille. Do me duhet te flas edhe per “dhune katolike” tha Papa sepse kur hap gazeten cdo dite ne itali lexoj sesi filani vrau kunatin, e fisteku vrau gjyshen ne gjume… dhe jane te gjithe katolike keta.

InkuizitoriMoth

ACDC, nuk kam kohe tani me fol me gjate, por shkurt: edhe ti je nje variant hajdari kunderprodhues i te djathtes. Terrorizmi eshte edhe fenomen ateist-ortodoks ne kohe te carit, edhe fenomen ateist i kohes se Brigate Rosse.

salben

perbuzja nga vendasit behet ndaj kushdo qe eshte i huaj,por vetem emigrantet apo bijte e emigranteve te besimit musliman hedhin veten ne ere dhe vrasin te tjeret.

Pergjigjja vjen nga myslimanet jo sepse jane myslimane, jo sepse ua meson feja, por sepse vetem vendet myslimane vazhdojne destabilizohen nga qeverite e ketyre qe i perbuzin, dhe prej atyre destabilizimeve e bombardimeve krijohen grupet ekstremiste qe perdorin urrejtjen per sulme terrori. Elementi tjeter baze qe u duhet grupeve ekstremiste per te realizuar qellimin, eshte perbuzja, dhe ate e marrin me bollek.

Nese cfaredo qe te beje ai femije, qofte edhe te shkoje ne universitete, por prape trajtohet si “i keqi qe shkaterron vendin duke emigruar”, nga politikanet qe duan perfitime te momentit dhe nga masa injorante, madje edhe nga dava refugjatesh nga kasolllet e maleve te shqiperise, atehere ai do te perpiqet te pakten te jete i keq maksimal, jo nje i keq cfaredo.

varik

Arse = bythe!

46and2
kapo

…faji nuk eshte i kamikazit por i atyre dijetareve te islamit qe e justifikojne terrorin me propogande si puna e shkabes

varik

pse shkojne e jetojne ne vende qe i perbuzin pra? se kuptoj ca bejne aty. ata ajne edhe te zi, e ajo klime nuk ju pershtatet, ju thahet hunda per nje cike shkretetire

salben

Kane lindur aty o njeri. Te gjithe keta qe sulmojne. Nuk kane zgjedhur vete te shkojne atje. Ky eshte thelbi.

varik

edhe une kam lind ne albanistan, por sme ka pelqyer dhe kam ikur

te ikin edhe ata

maverick

po ca raihu i trete, se late nam o burre.

kjo fushata me postera ne rruget e londres doli menjehere pas botimit te manifestit te partise konservatore, sic del ne cdo fushate zgjedhjeje. Ne ate manifest, partia konservatore kishte propozuar marrjen e disa masave shtrenguese per ekonomine qe perfshinte te vjetrit ne moshe, dhe vecanarisht te vjetrin ne moshe me pare shume. Ideja ishte qe ata qe kishin pare dhe mundesi te kontribonin per nje pjese te kujdesit social qe te vjetrit ketu marrin falas kur jane te pamundur.

Pati nje reaksion jo te mire ne popullate, dhe May i ndryshoi propozimet. gazetaret dhe media filluan ta akuzonin per " Nderrim te mendies" ose U - turn.
Dhe posteri kete nenkupton. Me nje fjale, ca lesh e forte dhe stable je ti, ti e ndryshove propozimin vetem se u be 2 dite buje neper media.

qe te perifrazoj posterin, ca lesh Raihu i trete.

Po une nuk e kuptoj se pse nje gje e tille eshte me interes per shqiptaret qe jetojne jashte anglise, qe jane me shumice ketu ne kete blog. nqs. eshte sjelle per te nxjerre mesim per pordhitikanet shqiptare, ky eshte: degjoje popullin, dhe mos be si di vete. c’lidhje ka kjo me realpolitiken e diktatoreve te lindjes se mesme. ca jane keto budalliqe qe shkruani.

Ose, te pakten vereni ne 24 karat, ta dime te pakten qe eshte per te qeshur. se ky eshte artikull shume qesharak.

E ndritet me analizat e situates politike ne shqiperi, ju analistat, tani i jeni kthyer dhe anglise.

gjembi

Jam shume dakort. Nuk e ka fajin vendi por idioti.

salben

Gjembi, edhe nje here, per ty dhe per te tjeret qe sic duket e paskan te veshtire ta kuptojne, ose i bejne bisht me vetedije ketij fakti.
Ata qe kane ardhur ne ate vend per para, ata perpiqen te bejne para, jo sulme terroriste.
Sulmet i kane bere ata qe kane lindur ne ate vend e qe s’kane vendlindje tjeter prej ku te kene ardhur.

anon64581289

kur grate marrin pushtetin, ka ardh dhe fundi i muhabetit. semiramida e babilonise, kleopatra e egjyptit, teuta e ilirise, etj.
t’i kete ardh fundi anglise dhe bashke me te edhe perendimit ? besoj se ne do te vdesim perpara kesaj, por nuk e ka te gjate mendoj fundin.

TironciLebetit

Gruaja gjithnje ne pushtet ka qene, por ne guzhine teksa gatuan Lakra e i jep Cice bebit :baby_bottle:

ACDC

Cfare perrallash flet ore zoteri?
Me kete rradaken tende I bie qe shqiptaret ne Greqi te bejne namin me sulme terroriste.
Apo hispaniket ne SHBA duhet ti vene zjarrin cdo qyteti.
Apo edhe afrikanet e Afrikes.

Por cudi sulmet terroriste ne Perendim kryen nga muslimanet qe jane persekutuar shume me pak se kategorite e mesiperme.
Leri justifikimet per vrasesit e femijeve se le nam.

kapo

…po kur vendi i le idiotet, kush e ka fajin…se asnje nuk lind kriminel

ja ku i ke me flamur junior Jihads ne mes te Londres

salben

Edhe nje here, se e paske vendosur t’i besh bisht fakteve.
Te jesh i sigurt qe po te kishin hispaniket bomba Made in USA qe u vrasin femijet neper vendet latine,
prinderit e atyre femijeve hispanike te vrare do te shkonin te vrisnin femije amerikanesh neper qytetet e amerikes, dhe kauza e tyre do te terhiqte hispanike te lindur ne amerike e qe ndihen te neperkembur.

gjembi

Misogjinizmin e keni keshtu si pjese e kultures etnike, apo turkoshake? Apo thjesht trap-llek personal? Cudi qe vjen nga persona qe ketu hiqen si “intlektual mer jahu” (TM xakja).

gjembi

Mosuli qenka Londer?

TironciLebetit

Na ka infektu vizioni i Hitlerit…i Mashkullit Nicean qe kap majat e Himalajeve ndersa Gruaja Bionde me floke te kapur pas, kujdeset per Lakrat ne Guzhine dhe Bebat nen Sise. :girl:
Turkoshaket merrnin shume Gra, deri ne shtate e kush te gatunte e para, ziheshin Grate Turkoshake… per te gatu nje koqe Ve se nuk kishte vend ne guzhine keshtu qe i ndanin punet…njona pazarin, njona halen, njona guzhinen e njona kalamojte e njona burrin…ajo me me fat, kuptohet… :tongue:

Gjembo, aq kinge sa je ti atij Legenit siper duhet ti kishe thone: Une i ve Tap e ty sta jap.:no_good:

gjembi

Une te sjelle Daily Mail, ti sjell nje website pacavure qe s’e njeh njeri dhe eshte fake news kundra islamit.

bsalaj

@maverick, per korrektese, une e kam bere te qarte se analiza eshte cfare shkruan, The Guardian. Jo une, ndaj modestisht, nuk po analizoj poltiken angleze por sjell ca fakte.

Ps. Disa po e akuzojne se sllogani “strong and stable” shfaqet ne Mein Kampf. Lidhjen me Rajhun e trete e kane bere ata. Une vetem lajmeroj.

ACDC

Nuk eshte di perse e anashkaloni faktin qe Islami qe praktikohet ne keto vende eshte problemi.
Kaq skllever ju ka thyer “korrektesia politike”?
Vetem shikoni cfare ka bere Shefqet Krasniqi ne Kosove dhe shumezojeni me 1000 dhe do te kuptoni se cfare predikohet neper xhamija ne Perendim.

maverick

o blendi, nuk e di nga i cili shkrim konkretisht e ke marre, thua thjeshte nga the Guardian. Me duket se e ke marre nga ky artikull.

Nqs e ke marre nga kjo, dhe shanset jane qe do jete nje artikull i ketij, se ky i shkruan ne kete forme, ta dish se eshte tounge in cheek o burre. Ai e krahason Mayn me Kim-yong un. Supreme Leader. Eshte parodi. a kupton.
e thote ne krye te artikullit qe eshte nje political sketch. i hiperbolizon gjerat.

eshte shume kollaj ta kuptosh kur i lexon artikujt e ketij. ky keshtu shkruan. kto lloj shkrimesh jane sic jane karikaturat per artet vizive.

Eshte njesoj sikur nje karikaturist ta kishte vizatuar Mayn si nje xhirafe. Ca do thoje ti, the Guardian thote qe anglia ka per kryeminister nje kafshe, nje xhirafe?

bsalaj

@maverick i know what toungue in cheek sounds like man! Ishte kjo analize ne fakt. U nisa ta beja hyperlink por me shpetoi.

maverick

po kjo s’eshte analize. ky eshte shkrim propagandistic. The Guardian dihet qe eshte kunder Mayt. Ca do te beje ajo, dhe kushdo ne vend te saj, do i gjejne klecka (me qe ra fjala, e vetmja reference me raihun e trete eshte kjo e vendosur ne kllapa
the repetitive language of the Third Reich, says Klemperer, was above all “monotonous” and “impoverished”.)

nuk eshte analize objektive. The Guardian ka politiken e saj editoriale. Po c’ne peshku te shkoje me linjen editoriale te the Guardian, the aq me keq ta paraqese sikur shumica ne angli mendojne ashtu.

sic thashe edhe me lart, ky eshte muhabet koti, anyway. nuk e kuptoj se cfare interesi kane shqiptaret jashte anglise se ca posterash apo se ca fjalimesh mban kryeministri i anglise. apo per snobizem?