Dule e akuzon për grabitje pronash. Rama, krenar për kombin shqiptar

33 postime 2431 shikime 3 nëntor 2016 në 04:15 e pasdites
bsalaj

Sot në Kuvend, Kryeministri Rama e ka akuzuar kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule se po përpiqet të pengojë integrimin, ndërsa i ka quajtur pa kuptim deklaratat e politikanëve grekë. Tonet, që janë ashpërsuar sot, midis kryeministrit dhe fqinjëve vijnë si pasojë e prishjes së 18 objekteve në Himarë, të cilat Dule i quan selektive në dëm të minoritetit grek, ndërsa Rama i konsideron asgjë, krahasuar me mbi 9000 objektet që janë prishur e do prishen.

Por Dule e akuzon Kryeministrin se po lejon grabitjen e qëllimshme të pronave të komunitetit minoritar grek në Himarë. Duke vepruar me paligjshmëri, e duke i kujtuar “sarajet e Qeparoit”, një hotel ndërtuar nga të afëm të Koço Kokëdhimës në breg të detit, mbi të cilat vazhdimisht ka patur akuza për shkelje dhe mosveprim të shtetit. Por këto akuza kryeministri nuk i pranon, duke thënë se ata në Himarë janë shqiptarë, dhe jo grekë, e duke cituar në mbyllje Petro Markon nga “Retë dhe Gurët”, mbi këngët e vajit, shqipe të krahinës.

Debati i sotëm në kuvend, i ngjashëm me ata nëpër forume online, ka marrë formën krahasuese kur kryeministri pranuar ndihmën e familjeve greke ndaj emigrantëve shqiptarë, por duke theksuar, se edhe ne, u kemi dhënë bukë pas luftës Italo-greke. “Pse duhet të mërziten fqinjët tanë kur unë them se në një periudhë të caktuar në Athinë flitej shqip? Kur mua nuk më vjen keq fare kur thuhet se në Himarë flitet greqisht. Këto nuk do ta bëjnë kurrë Athinën një qytet shqiptar dhe as Himarën kurrë një qytet grek. Iku koha kur na ndërronin emrin. Në Himarë do këndohet shqip”, ka thënë Rama.

Top Channel ka një kronikë këtu.

varik

nuk i ka Hi Mare ky dulja
rame se shikoj dot me sy, por tregon se ka koqe me keta koqet greke

kapo

Alba2265

Edi tu befsha na thuej sa fronte pune ke krijuar, sa kompani te huaja serioze po ndertojne fabrika ne shqiperi ne saje te charmit tende e gjuhes tende te ergjende si lider i padiskutueshem i shqiptareve dhe i ballkanit e mos na caj bythen me shashka nacionaliste.

aleko

Per fatin tone te keq, ky kryeminister, te cilit i dhame besimin e ndryshimit per mire, po kopjon sali beun ne cdo aspekt te drejtimit te shtetit. Problemi nuk qendron vetem tek prishja e objektit/objekteve sic i meshon fort kryeministri, por tek trualli/toka qe shpronesohet/shtetezohet. Nuk ka shume vlere godina/objekti por trualli. Objekti amortizohet, mund te rezohet, e mund te rindertohet prape, por toka eshte e perjeteshme dhe ajo perben vleren e vertete te pasurise prone private. Mirpo me cfare cmimi kjo qeveri i shperblen pronaret ne rastet e shpronesimeve te trojeve? Ato jane qesharake jo me shume se 1/5 e vleres se tregut. Dhe kjo eshte per mua grabitja qe ju ben kjo qeveri pronareve autoktone. Biles kjo qeveri ne krahasim me ate te sali beut i ka ulur rreth 30-40% cmimet e trojeve kur shpronesohen. Nga ana tjeter, grabitja e dyte e bashkuar edhe me perbuzje qeveritare e poshterim per ter shpronesuarit, ndodh me vonesat ne dhenjen e lekeve te shpronesimit. Ndonese me ligj keto para ose kompensime financiare duhet te jepen mbas daljes se VKM per shpronesim por perpara prishjes dhe marrjes se truallit, qeveria Rama i vonon me muaj te tere, njesoj sic bente sali beu me firmat ndertuese te rrugeve qe i financonin punimet me parate e tyre. Por ndersa sali beu kete kreditim indirekt te portofolit qeveritar e merte nga bizneset, ky socialist, pra Rama e merr nga populli i thjeshte, te cilet jo vetem ngelin pa shtepi, por nuk mund te paguajne as edhe qirane per ndonje banese ku te fusin koken se nuk kane marre as edhe ato pak parate nga shpronesimi.

kapo

Nano: Greqia i ka refuzuar Ramës kërkesën për vizitë zyrtare. Qeveria Rama, më e korruptuara në 26 vite

15:32, 03/11/2016
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në televizionin “Koha”, drejtuar nga Adriatik Kelmendi, se Greqia i ka refuzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama një kërkesë për vizitë në Athinë.

Por po ashtu edhe Cipras ka refuzuar ftesën të vijë në Shqipëri.

Më tej Nano ka përsëritur perceptimin e tij se Rama është i korruptuar dhe se rrethohet nga njerëz të inkriminuar.

gjembi

berber, ti je me emer te ri?

BeluliXVI

“po e nisim nga portjeri / te lumte Aleko Berberi**!”.:joy::joy:

-po si kshu mo berber, çeshte ky ndryshim…(nga Sali maloku- frymori- krimineli etj, te Sali beu ??!) … je mire me shendet mo ? se po na ben merak.:frowning:

shiko tashi , se ketu jane 2 gjera te ndryshme. -nese qeveria eshte e padrejte dhe jo korrekte me qytetaret e shpronesuar , atehere qytetaret kane te drejte ne kete konflikt dhe bejne shume mire qe e ngrene zerin dhe duhet ta kerkojne te drejten e tyre deri ne Strasburg e ku te jete…

dhe tjetra: Greqia nuk ka kurrefare te drejte qe fut hundet ne kete konflikt, nuk ka pune ! dhe ketu ka te drejte Rama qe ua kujton … Av-dules, po edhe grekeve bashke me te !

p.s **Aleko Berberi, narqoti, ka qene portjeri i famshem i Flamurtarit ne vitet 80-te.

aleko

Belul XVI nuk te ofendova dhe me duket se edhe ti nuk ke asnje arsye te me vesh epitete kot per se koti.
Sa per diskutimin me lart, sigurisht qe Greqia nuk ka asnje te drejte te nderhyje tek ne, por une doja te argumentoja qe ajo qe ben kjo qeveri me pronaret autoktone ne rastet e shpronesimeve eshte nje grabitje; dhe kjo eshte e pergjitheshme dhe jo vetem per Himaren.

aleko

Gjembi, nuk e di kush eshte ky “Berberi” se jam i ri ne kete blog. Dhe te siguroj se nuk do te te zhgenjej.

Toska

Turinjtë e ndyrë grekë i kanë pak këto goditje, kur i fusin ato në punët e një shtetit tjetër. Kanë jo pak por 25 vjet që kërcënojnë me bllokimin e futjes së vendit në BE. Pra, dy breza shqiptarësh rriten nën kërcënimet e kryemashtruesve të Europës. Prej një elite politike greke që mashtroi jo Europën por popullin e saj, duke u vënë në shpinë brezave që vijnë një borxh prej 380 miliard euro, mos prisni miqesi. Ata nuk duan popullin e tyre. Janë pikërisht ata që shtiren e spekullojnë me nacionalizmin.

BeluliXVI

me vjen keq, une nuk te ofendova ! Aleko Berberi eshte njeri real , ish portjeri i Flamurtarit per te cilin ka respekt Vlora dhe gjithe bota e futbollit. (edhe vjersha eshte e vertete, po te duash ta them te gjithe), prandaj krahasimi me te ishte per mire.

per shpronsimet jam dakord me ty !
ndersa per Greqine lidhja ishte me temen dhe thashe me kete rast mendimin tim.

Liqeni

aleko, kur ke qene per here te fundit ne Himare ti? Se ketu del lloj lloj debili e shkruan. Himara eshte bere germadhe keto 25 vjet, te mbysinin plehrat, barrakat dhe nuk ka nje rruge persembari. Autoktonet u zhduken nga Himara ne Greqi dhe nga nje vende qe dallohej me njerez me kuture dhe te arsimuar u kthyhe ne nje vende me njerez idiote si Bollano dhe sharlatanet e tjere qe edhe kishat i kthyhen ne lavazho makinash… Ishte turpi i gjithe bregut Himara, te mbysnin kioskat dhe vetem pleqe shikon qe rrine lokaleve. Nuk ka as te rinj dhe as femije ne rruge , vecse ne vere i shikon. Politika idiote e Grekut po shkaterron cdo gjurme te minoritetit ne fshatrat e Dropollit dhe Sarandes te cilat jane braktisur dhe brezat e rinj nuk e shohin kurre si opsion te kthehen. Edhe per 15-20 vjet nuk do kete me gjurme te tyre. Sa per Himaren, nuk ka me asnje shprese pasi eshte mbushur me te ardhur dhe pasi te vdesin pleqte qe rrine klubeve do zhduket me ta dhe greqishtja.

aleko

Pra ti po me thua mua Debil? Po pse more Liqen? Sepse them qe qeveria e sotme i shproneson pasurite e palujteshme te pronareve duke ju dhene 1/5 e vleres se tregut? Ti me thua mua debil sepse une them qe kjo eshte nje grabitje ne mes te dites! Debil je vete, me vjen shume keq.

Liqeni

Jo mor vlla jo, nuk te them ty debil por ata qe shkruajne per Himaren ne media tip Muc Nano dhe Lubonja.

kapo

Kathimerini: Rama beson se bota rrotullohet rreth tij, retorika nacionaliste vetëm për vota

Gazeta e madhe greke, Kathimerini, i kushton një editorial zhvillimeve të fundit në marrëshëniet e Greqisë me Shqipërinë. Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, evokon sundimin gjysmëshekullor komunist, kur diktatori Enver Hoxha kultivoi psikologjinë e të jetuarit në rrethim, për të mbajtur të izoluar popullin e vet. “Këtë sindromë, në një version post-modern e servir tani zoti Rama”, vëren autori.

“Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”, nënvizon Tzimas.

Analisti Stavros Tzimas, një njohës i mirë i çështjeve të rajonit, thekson qysh në krye të shkrimit se, “sa herë që u tentua një hap për t’u shkrirë akujt në marrëdhëniet greko-shqiptare, ka ardhur një “silurë” që i ka hedhur në erë këto përpjekje”m raporton Respublika.

“Ekziston një substrat i fuqishëm, që grumbullon vazhdimisht re në qiell: Greqia dhe Shqipëria mbeten pengje të historisë”, vazhdon Tzimas, duke shtuar se “Shqiptarët jetojnë me dyshimin se grekët po punojnë që t’ua copëtojnë vendin e tyre me pretekst çështjen e Voriepirit”.

“Nuk di vende të tjera në rajon, të cilat t’i lidhin kaq shumë gjëra dhe marrëdhëniet e tyre të jenë kaq të këqija… Kush e ka fajin?”, pyet autori.
Dhe e jep përgjigjen, duke i evidentuar përgjegjësit tek të dy palët: Sipas tij, “Elita politike në Shqipëri i ka përzier marrëdhëniet greko-shqiptare në polemikat partiake dhe zgjedhore, duke synuar që përmes retorikës antigreke të ketë përfitime në kutinë e votimit. Nga ana tjetër, disa minoritarë grekë në Shqipëri, ashtu si dhe disa qarqe këtu në Athinë, refuzojnë të pajtohen me idenë se minoriteti jeton në Shqipëri dhe ka obligimin t’u bindet ligjeve dhe rregullave të një shoqërie të koordinuar”, vëren analisti grek.

Albano-id

Qendrimi eshte u thjeshte, himara nuk eshte minoritet, dhe pronat nuk jane te pashpronesueshme. ProGreket jane llastu pak me shume sec duhet nga qeverite e kaluara. Per mua qendrimi i rames eshte i duhuri.

kapo

Në nje intervistë për Report TV, Milo thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

kapo

Shqiptarët kanë nevojë për grekët dhe grekët për shqiptarët, si dy vende fqinj.
Shqiptarët duan të jetojnë, jo të gjithë duan të shesin mend në Facebook.
Ndaj duket artificiale e pa lidhje kjo zhurmnajë: Himara është jona, Greqinë e kemi bërë ne.
E vetmja mënyrë të bashkëjetosh me një fqinj, është të mos ndezësh sherre, por të pranosh kompleksitetin e një lidhjeje. E një lidhjeje të nevojshme, jetike dhe të mundshme.
Ndoshta Rama ndihet më i sigurt dhe i plotësuar matematikisht, pas aleancës me Idrizin.
Por, nëse është kështu, asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për t’u hedhur dorezën grekëve.
Me Idrizin mund t’i bëjë karshillëk Metës, por jo Ciprasit.
Prandaj “Doreza” e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

del-ta

bravo ramës për këtë qëndrim. nuk ngrihesh kurrë duke mbajtur kurrizin ulur. greket e kanë trajtuar shqipërinë këto 25 vjet si koloni afrikane. trajtimi i deritanishem për qeverite shqiptare ,përpara ramës,kane qenë ironik dhe ofendues.as që nuk e imagjinonin që kryeministri shqiptar nuk do të mund të zbatonte urdhërat e dules dhe ambasadorit grek në tiranë… iku koha e sali serbit që vuri janullatosin,hapi shkolla greke në himare, u fali detin dhe i lejoi të ndërtonin 4 varreza kufivënëse atje ku ata pretendojnë për epir të veriut.
ja që më në fund doli dikush e ua bëri të qartë se përpara se të vesh te epiri i veriut ,do zgjidhur çështja e epirit të jugut.
shpresat i kanë tek ilir meta,të cilin e thirren me urgjence në athinë bashkë me dulen, se lulka i salës është kartë e djegur tashmë. mendoj se mqs rama del pa metën në zgjedhje ,do të fitojë më shumë vota.
por në qofte se do të ngelet në histori, le të largojë janon nga kisha shqiptare.

zeqo

Hik mer te q!fsha E Ramen qe beni patriotin ketu, kur qiellin ta ru greku nen ombrellen e Natos, ne as avion per transport droge nuk kemi edhe hapemi bythesh.

del-ta

ju jeniçerët e sales e late shqipërinë pa ushtri! shkatërruat çdo gjë qellimisht në atë vend qe vinte greku dhe të shkërdhente çdo gjë. harram e paçi mbeshtetjen qe ju dhame në 91-92-n. e lamë shqipërinë në duar të evgjitërise qe hap shalët për një javë pushime në korfuz! rama është si është e hap gojen,jo si ju që i bëni gojore grekut !

Shkaba

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

zeqo

ajo ishte gjoja, Nmn u dha shqiptarve viza e futi ne Nato tamam politikan vizioner, dhe ne fund u futi gishtin grekve, e çoj ne gjykaten kushtetuse, po ju aq ju ka mesu palloshi.

zeqo

sorry pa viza se na ngatarrut.

Whitesnake

Ramazani islamik…vjen ne BE i jep mend europianeve si gjeli ne pleh…shkon pellet ne CNN kundra amerikaneve …Shkon ne Serbi e perdor Kosoven si t`a kete prone te babes…tani e ka kap me greket …edhe per cfare …per ca vota te qelbura prej Shpetim Idrizit vitin tjeter…po behet dita dites me gomar se Saliu…shakterroi gjithe punen e Ditmir Bushatit sa hap e mbyll syte…

del-ta

po ti çke që shqetësohesh! ti nuk je shqiptar!

kapo

The 9-0 ruling was extraordinary as the
court rarely rules unanimously on anything. The highly
unusual nature of the ruling has bred enormous speculation.
Another observer suggested that the Court had to have had the
clearance from PM Sali Berisha to make such a ruling.

Me nenshkrimin e paktit detar nga qeveria Berisha ,Shqiptaret fituan lirine dhe levizjen pa viza ne Europe(perfshi edhe vete Greqine), kurse me vendimin e gjykates kushtetuse per paktin detar Shqiptaret(nuk dihet qe ja sygjeruan apo eshte ide e vet Berishes) fituan per te dyten here ndoshta dhe te fundit ndaj Grekeve .

Tirona-4ever

KM-ja ben mire mos ngaterronet me keto lodra gjoja nacionaliste po qe i ben vec per vota qeverie. Se dhe kohe te turbullta po vijne, me Taipin qe del ne foto me shpate sulltani, Putin me skepter cari, larg qofte me z. Trump qe eshte i teri car, etj etj. Mire e keni duke share njeri tjetri, Sali krimineli, KM hashashi etj. gjera pa zarar dmth.

del-ta

këte justifim gjeti berisha për tradhëtinë e tij. pse,ai apo të tijtë e çuan çështjen në gjykatën kushtetuese? kur e pa që kjo u konsiderua pothuajse nga të gjithë si tradhëti kombëtare,anal-istët e tij i sugjeruan ta paraqesë si ‘‘lojë’’! po këto nuk i ha më njeri. se nuk është vetëm deti. edhe përpjekja për ta përçarë shqipërinë ne veri-jug, recetë greke ishte,edhe piramidat,edhe lënia nën administrim e jugut nga pbdnj-ja,shkollat greke,njohja e bregut si pakicë greke,janullatosi,e shumë tema të tjera. prandaj flisni vetëm për hashashin e lerini këto tema se diskreditoheni më shumë.

dasara

Mardhenie te keqija greket kane me te gjithe fqinjet pse bejne sikur se dine …me Turqine ,me Maqedonine,Bullgarine ,Shqiperin …nuk eshte gje e re .

Alba2265

Ligjero shoku Edver
Ligjero bibili yne
Ti himaren e shpetove
Na nderove shqiperine.