Duke pritur torten

34 postime 3028 shikime 28 nëntor 2018 në 07:31 e paradites
Leo

Me duket sikur ka kalur nje shekull megjithese kane kaluar vetem 6 vite. Ishte 100 vjetori i festes se pamvarsise. Nje shekull qe kur u ndame nga turqit. E kush e priste se do na pushtonin akoma, kesaj here me telenovela? Mbas atij 100 vjetori te tallur, te perbuzur, te shume perfolur, te trishtuar kuptuam se sa te varfer akoma ishim, para botes do ngelen ato imazhe te femijeve, burrave e grave qe mbushnin legenat per te marre pak torte per ta prure ne shtepi nje cope te asaj torte te perbashket.
E megjithe talljet, eshte e habitshme se sa akoma shprese kishte qe Shqiperia mund te behej, ishte periudha kur shume studente qe studjonin jashte, disa nga ata notonin edhe ne kete pellg, ktheheshin per te dhene kontributin e tyre. Sa patriote ishim.

Po sot?

Sot jemi kthyer te gjithe ne patridiote. Festat qe dikur beheshin aq bombastike, tashme i ka humbur vlera. Eshte nje dite me shume per administraten per mos te shkuar ne pune, nje dite me shume per nxenesit per te mos shkuar ne shkolle.
Sot te gjithe duan te ikin.
Eshte periudha kur shqiponjat hiqen, se jane “shemti estetike”. Se kush e ka vendosur çfare eshte estetike apo jo nje zot e e di… Eshte periudha kur te gjithe sheshet ne Shqiperi, zbukurohen vetem nga nje artist , Ilirian Xhixha (une nuk dua te mendoj keq, per koincidence eshte dhe ish nxenesi i Shefit)… e keni vene re?
Ideja antishqiptare, se shqiperia me apo shqiptare nuk behet, nuk vjen me nga armiqte tane historike, qe tashme kane humbur ngjyren. Kush jane sot armiqte e Shqiperise?
Sot jemi ne. Ne qe per fat te keq po humbasim gjurmet e nje identiteti qe ndofta skemi pasur kurre.

Sot po harrojme ti mesojme shqipen femijeve tane. Ndjesite e dikurshme, per bashkim, bashkesi, festa te perbashketa me te panjohur vetem e vetem se ky i panjohur eshte Shqiptar jane nje kujtim i vaget i viteve te kaluara.
Si na gjen sot kjo feste pamvarsie? Po e ardhmja si do jete? Eshte perllogaritur se ne Shqiperi kane ngelur vetem 2 miljone banore. Jane larguar e kane lene vendin ne 20 vjet mbi 2 milione banore, 50% e popullsise, nje holokaust i vertete, dhe nuk kemi pasur nje lufte si ne Siri…
A ka kuptim sot te festojme pamvarsine? Pamvarsine nga kush? A ka ardhur momenti te ulemi e te pyesim veten kush jemi e ku do shkojme?
E duke pritur keto pergjigje po shkoj te marr koven dhe une se komshinjte e mij kane nje feste sot…dhe kane bere nje torte…

Gezuar Festat!!! edhe ate me gjermanin e fundit.

duke%20pritur%20torten%20e%20pamvarsise

Astrit_Tazo

sigurisht qe te peshku do te kishte foto te tilla per 28 nentor. gjembezimi duhet te vazhdoje
sigurisht qe as e marr mundimin ta lexoj, sidomos kur e paska shkruar ky tipi qe lexon RD

Leo

Une nuk lexoj Rd siç nuk lexoj as ZP. Ajo qe doja, pa dorashka, ishte qe te uleshim e te bisedonim online se sa ka ndryshuar shqiperia keto 6 vite, dhe sa atdhetare ndiheshim atehere dhe sot… Pa dashur te mbaj krahun e asnjerit. Per me teper ne nje vend si Shqiperia ku si djathtas si majtas…eshte veshtire qe te gjesh kush eshte i miri…

TironciLebetit

Shqiperia eshte shume me mire se para 6 vjetesh por duhet te shkosh ne Shqiperi i cik shpesh te shohesh ndryshimet. Ndryshimet nuk shihen shpesh nga syzet partiake per me teper kur nuk ka as te majte e as te djathte. Ramen gjithnje e me shume e akuzojne per fashizem apo enverizem nderkohe qe ngatarrohet fashizmi e enverizmi me shtetformimin.
Ne Shqiperi nuk ka as te majte e as te djathte por nje mase populiste qe mundohet ne cdo menyre te pasurohet e tja dhjesi komshiut se aty fillon e mbaron bota. Per hir te te dhimes se komshiut dikush perpiqet te perfitoje me dajen ballist duke mcefur dy hallat partizane.
Shqiperia po ndryshon per mire e kjo fale njerezve te thjeshte si edhe emigracionit te anatemuar. Ju lutem mos u krahasoni me Gjermanine e Zviceren e as Greqine sepse diferencat jane te medha dhe pamundesisht te rekuperueshme.

Alba2265

Po kete na tho in edhe gjate monizmit .ata kane 150 vjet qe kane kaluar revolucionin industrial ndersa ne keahasohemi me ne se kemi veshtiresi Te rritjes ndersa armiqte e eger e tinzare nuk I ze gjumi naten per ti bere keq shqiperise tone se vogel qe gjithe bota ia ka sevdane .

TironciLebetit

Gjate Monizmit thonin qe na la te varfer Ahmet Zogu ose Satrapi. Satrapi beri cmundi per ta nxjerre Shqiperine nga Varferia por thjesht e zbuti disi. Shqiperia ka qene e varfer e ske pse nxjerre shume fajtor. Ste ben pershtypje qe ska pasur Cifut, vecse ne Selanik, sepse kishte fukarallek e kushte te veshtira jetese. Edhe Saranda eshte e braktisur nga ata pak pasanik qe u vendosen dikur. Te ishim vertet te pasur sic na thoshte monizmi do na kishte ndare Greku me Serbin.

Alba2265

Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë. Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeveris ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!". Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë.
Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin “shqiptarë”. Dhe sa e sa herë më janë kujtuar fjalët profetike të atij turku të ri, më vonë, kur në Shqipëri isha i detyruar të shihja me tmerr e neveri, sesi njerëzit që donin të bëheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me këmbë shoqi-shoqin, vetëm e vetëm se në koritë nuk kishte vend për të gjithë.
Eqrem Vlora

Pjer

bukur :grin: me pelqeu

gjembi

E ke gabim, ka patur. Vlore, Berat, etj.

TironciLebetit

Sa kollaj i gjen gabimet tek te tjeret robi e jo tek vetja. Shqiperia dhe Bullgaria gjate luftes se dyte boterore u gdhine me gati dyfishim te numrit te cifuteve qe largoheshin sidomos nga Jugosllavia. Ne rastin e Shqiperise vec interpetimeve patriotike ne baze qendron fakti qe ishte e lehte te dyfishoje numrin e atyre pak familjeve cifute te V lores e Beratit qe mbi te tjera ishin te asimiluara e izoluara nga komuniteti cifut. Ku ska para ska Cifut ose ndiq parane e do gjesh Cifutet.

Alba2265

Puna bindese dhe edukuese e peshkut po jep rezultat .kudos to PPU.changing our country.one mind at a time :blush:

adria

Nuk dimë as të festojmë, as të përkujtojmë ngjarje. Prej vitesh nuk mbaj mend që të kenë ftuar mësues historie apo gjuhe në këto palofestime, të paktën si shenjë falenderimi për edukimin atdhetar dhe historik të brezave të tërë nxënësish që kemi mësuar ndër vite. Shoh ca mbrëmje groteske, ku ftohen simpantizantë partiakë, që, me shumë gjasa, përveç datës historike dhe figurës së Ismail Qemalit nuk dinë asgjë tjetër. Ah, aty mes turmës që kërcente, dallova dy mësues matematike. Ec aty!
Se harrova dhe këtë thagmën e festave, ku vendi i preferuar për shqiptarët për festat e nëntorit ishte Turqia.

gjembi

Mireseerdhe perseri!

Dhe ke te drejte per shqetesimin qe thua.

Alba2265

Si tha ministri i keltyres dikur :jemi ne bisedime me qeverine italiane per sjelljen e eshtrave te I Qemalit nga Italia :blush:

adria

Faleminderit për mirëpritjen, Gjemb!
Kur përkujton ngjarje të kaluara, të kujtohen dhe " vende të kaluara" . lol

adria

Sa për shqetësimin, kam qenë vërtet e revoltuar dhe me zor jam përmbajtur që t’ua përplasja ndonjë koment shuplakë, fotove ku servilët e partisë festonin festat “e të gjithëve”. Janë bërë këto festime vetëm ekskluzivitet i servilëve.

arb

100-vjetori nuk ishte vetem torta( torten ta mbajne ata qe e gatuan) , ishte edhe Vlora e mbushur plot si asnjeher tjeter me njerez krenar qe jane shqiptar e qe kaluan nje dite fantastike !Shqiperia eshte nje vend ku paguhen uje e drita sot , eshte nje vend ku nuk pihet duhan ne vende te mbyllura publike , eshte nje vend me qendra qytetesh normale ku edhe ne fshat te japin kuponin e tatimit per kafene qe pi (nese nuk te njohin te pakten) !Eshte nje vend absurd, ku qahen e ankohen me shume ata qe kane dicka se sa ata qe nuk kane ! Akoma me absurd njerezit qe duan te ikin jane pikerisht ata qe kane dicka apo qe jetojne ne Shqiperi me mire se c’mund te jetonin ne vendet ku duan te shkojne !! Eshte nje vend ku tradita e pas 90’ vazhdon akoma…tradita e te rriturit nje brezi idiot e patetik ne shumice ! Nje brez idiot qe ne me te miren e rasteve u ngjan atyre “cun Tirone” te para 90’ te cilet nuk ishin tjeter vecse ca skutha qe per nje pale xhinse apo nje shishe coca-cola shisnin edhe plakun e tyre! Antikomunistet e leshit ! Ca ti besh…kapitalizmi i ka keto! Nuk jeni gje tjeter ju qe shetisni rrugve te shqiperise vecanerisht vecse copa mishi me dy sy ne balle e si te tille trajtoheni ( komandoheni si manikin me sakte ) e nuk meritoni me shume!

Alba2265

Te gjithe japin mend kritikojne …
T Roosevelt
It is not the critic who counts; not the man who points out how the strong man stumbles, or where the doer of deeds could have done them better. The credit belongs to the man who is actually in the arena, whose face is marred by dust and sweat and blood; who strives valiantly; who errs; who comes short again and again, because there is no effort without error and shortcoming; but who does actually strive to do the deeds; who knows great enthusiasms, the great devotions; who spends himself in a worthy cause; who at the best knows in the end the triumph of high achievement, and who at the worst, if he fails, at least fails while daring greatly, so that his place shall never be with those cold and timid souls who neither know victory nor defeat.”

Derrkuci

E sakte per faktin qe njerezit e shikojn emigrimin si opsion me te lehte krahasuar me te punuarit ne shqiperi, po sme pelqen kjo pjesa e ndrryshimit krahasuar me 6 vite me par (qe koiçidon cuditerisht me qeverisjen e PS). Thua qe 6 vite me par, shqiperia na paska qen disi me mire. Un do thoja 6 vite me par, skishte liberalizim vizash.

Astrit_Tazo

Sigurisht qe koincidon me PD, cdo shkrim i ketij robit eshte vetem nga PD dhe shumicen e rasteve nga RD

Derrkuci

Kur flitet per djathtas e majtas ne shqiperi, fatkeqsisht, kriteri i zgjedhjes esht “e keqja me e vogel. Por perderisa shqiptaret e kane me te lehte te pergatisin nje valixhe se sa te mbushin sheshet e kerkojn nje jete me te mire ne shqiperi (shiko pak francen), progresi do vazhdoj minimal, dhe qeveria do vazhdoj punen duke mos e pasur friken e opinionit publik, qe ne boten perendimore sherben si kontrrolluesi kryesor i qeverive.

Arban

Ky Leo duhet te jete nga te barastundurit, Nuk e kuptoj perse duan te mohojne qe jane te PDhit. U vjen turp apo duan te duken me te besueshem kur hiqen si te barastundur.

Astrit_Tazo

Kur do ta kuptoni qe jeta me e mire nuk arrihet me nje te mbushur sheshi e me ta kerkuar nga shteti? Shqiptaret ndoshta protestojne me shume se te gjithe. Ngelen duke ngritur cadra, duke bllokuar rruge e duke u gjakosur me police vit pas viti. Sigurisht, te organizuar politikisht, se kudo qe te shkosh, protestat e kane nga nje organizate qe cakton vendin dhe orarin. Dhe sigurisht qe keto organizata, ne mos nuk e kane ende nje lidhje politike, do t’i krijojne ne te ardhmen, po paten sukses. Kushdo qe organizon popullin eshte vetvetiu politikan. Nuk ka popull qe te organizohet vete.

Por ju jeni akoma me idene e komunizmit kur cdo gje pritej nga shteti. Shko kerkoja shtetit, thoni juve, dhe prisni t’ju jape shteti pune, para, shtepi me te mira, shkolla me te mira. Jo, ate sistem ku shteti vendoste per gjithcka me plane pese-vjecare, kur nga bari lopesh te conte me shqelma qe te beheshe mesues e pastaj te jepte nje shtepi gati, pension gati, ate e rrezuam sepse nuk funksiononte.

E rrezuam qe te mos vendoste me shteti, por populli, dehe ky sistem eshte ai ku gjithe pergjegjesia eshte e jotja, shteti eshte thjesht rregullator. Shteti Detyra e shtetit eshte te vendose ligje e t’i zbatoje ligjet, qe te mos behet biznesi padrejtesisht. Po ja qe shqiptret nuk e mbeshtesin kete lloj shteti. Duan qe disa te mos paguajne drita, duan qe disa te zaptojne toka e te mos paguajne per token. Po ta beje shteti kete, e quajne diktature, komunizem, etj

Shteti ne kete sistem nuk krijon vende pune, as nuk te vjen ne shtepi te te ndrite jeten. Shteti vetem vjel taksa dhe garanton te zbatohet ligji. Shqiptaret nuk duan nje shtet qe vjel taksa e as qe zbaton ligjin. Duan nje shtet qe te fale prona private, qe fal taksa e qe vetem jep, qe nga jetesa e deri te puna. Dmth duan komunizem por nuk e kuptojne. Tani ose duhet te punosh fort, ku te mundesh e si te mundesh, pa u ulur nje minute, ose rruge tjeter nuk ka. Po u ule, ta ze vendin tjetri dhe nuk vjen njeri te te ferkoje koken.

Dhe vetem duke bere kete, zhvillimi i shtetit vjen vetvetiu, duke te te vjelur taksa ty, e jo duke te te lene te zaptosh toka. Dhe vjen me kohen e vet, jo me nje te protestuar ne shesh. Vendet qe jane perpara nesh, jane sepse e kane nisur kete sistem shume me perpara nesh. Po kur e kane nisur, dhe ata kane kaluar te njejtat faza veshtiresish. Ne Shqiperi ishin dritat me orar ne vitet 90, ne Angli ishin me orar ne nje vit tjeter. Ne vitet 60-70 ose me perpara. Asnje vend s’eshte zhvilluar ne cast, nga shteti, sepse protestuan robt.

Yeriho

Asnje vend nuk eshte zhvilluar ne cast, por cdo vend eshte zhvilluar sepse kane ndodhur protesta.

Si i ri duhet te te vije natyrshem shpirti i protestes, po ja qe …

Astrit_Tazo

por ja qe kur eshte baba saliu juaj ne pushtet, te rinjte protestues meritojne te vriten me duar ne xhepa, ne trotuar. si s’keni pak koherence mer jqr.

InkuizitoriMoth

Kujdes me kete protesten e lavderuar si proteste ne vetvete, se varet kunder kujt proteston e kush proteston. Enveri dhe Hitleri kan hyp ne pushtet me protesta, e gjithashtu me protesta u hoqen sysh.

Sidoqofte nese do me qene vend i zhvilluar me kulture t’modhe, vetem kunder Marlonit mos protesto, por mbaje kalaqafe.

Derrkuci

Zoti Astrit, un nuk permenda perse duhet te protestosh. Nuk po kerkon njeri gje falas nga shteti. Shumica e problemeve kryesore urbane, infrastrukturore, sociale, ekonomike, strategjike ne shqiperi egzistojn sepse shteti operon me nje standard skandaloz. Asnje nga ne se di se sa perqind e taksave qe mblidhen i kthehen qytetareve ne form sherbimesh. Flitet te protestohet per me shume transparenc se si manaxhohen leket e te gjith neve. Dmth, te dalim nga ai mentaliteti i se menduarit, qe he se te gjith vjedhin apo ku ta di une.

Astrit_Tazo

po pra, po qe nga ai mentalitet dilet duke perkrahur ligjin, jo duke thene “varja, le te mos paguaje drita ky se gjynah”, “le te zaptoje ky tjetri se gjynah”, “le te shese ky ambulanti pa taksa para dyqanit te atij qe paguan taksa”, “le te genjeje ky tjetri per azil se gjynah”, etj, etj, etj.

Arban

Lere I Motho te jetoje me endrren marksiste te revolucionit te perhershem, ose sipas terminologjise ngaprapa, te “protestes per proteste”, hajt te bejme proteste, se keshtu eshte edhe moda. Edhe bolsheviket keshtu e nisen, me protesta, pastaj revolucion, pastaj e ndriten. Do jete I ri ky, mos I ver faj. Si thone se ka thone Curcilli. po qe robi 20 vjec, jeta e therret dhe behet marksist. Sos jeton vetem Alba me zamete me dogma e citate.

Yeriho

Kujdesem une pa merak.

InkuizitoriMoth

Merak Marlonin. :grinning:

Yeriho

Babai im Saliu duhej ta kishte lene politiken qe nga viti '97 po ja qe nuk ndodhi. Sa per sqarim se nuk do te hapemi tek peshku per me shume :smiley:

InkuizitoriMoth
Dranja

Kjo Cuca mund t’ju ndihmojë të reflektoni mbi subjektin e dashurisë për atdheun, mbi rëndësinë e festës, mbi ata që sjellin mort në dasëm, etj. etj.