Diskutim i lirë - shkurt 2017

179 postime 6288 shikime 1 shkurt 2017 në 09:45 e paradites
squarepusher

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Br3dharaku

pas pamjes se nje burri te ashper e te serte, fshihet nje shpirt i bute e apasionant

Vlonjat

O vlla po ti mos publiko fotot qe jane bere me cell. tone. Di na nxjerresh bojen ndonje dite.

Br3dharaku

Po mora leje o shoku, dihet ajo gje. Biles foton tani e pashe dhe ne nje gazete online.

Vlonjat

:)) po bera share menjehere me bluetooth.
Nga muaji prill do fillojne punesimet ne administrate ne menyre masive. Sidomos ne zonat ku duhet me i leshu sapunin kundershtarit. Bej çte besh dhe eja nja tre muaj ketej me thane. Kemi nevoje per njerzit tane. Faleminderit iu thashe po nuk ngaterrohem. Nejse nga fillimi i marsit kemi nje rruge ne brksl. Flasim atehere me thane.

gjembi

Behu gati te paguash dogane kur te sjellesh tere ato shishe vere te vjeter me vete ne Kanada.

Vlonjat

A thua ia vlen ti marr ne kanada? Pastaj nuk ma merr mendja se mund te me falin me shume se 2 shishe.

gjembi

Meqe do te shkosh merr dhe pjesen e shokut tend Bredhit. Me duket dhe ai ka fituar 1-2-3-4-5 shishe vere te vjeter.

Vlonjat

:grin: Bredhi nuk pi vere dosido, ohuuu ka paguar membership te nje ferme vreshtarie ne windsor dhe i vjen vera me arka cdo muaj dhjetori.

Br3dharaku

Sa larg eshte nga antwerpeni brukseli? Po mendoj se mund te ishte momenti i duhur te luaje rolin e zbutesit mes EB dhe PTh. Ky duket i ka ulur dukshem ofendimet. Mbase EB i jep nje shans tjeter si kryetar i komisionit te ekonomise. Mbase, them…

Br3dharaku

Ky shoku qe thua ti gjembi, kish blere gjysmen e dyqanit te pijeve kur erdhi heren e fundit ne toronto. Dhe jo vere dosido. Biles, edhe per PF, shishen e te cilit e kam akoma ketu se nuk jam takuar akoma. Kurse nga Pjeri fitojme shishe virtuale

kapo

Mediu takim dhe bisedë me sekretarin e ri të Shtetit në SHBA: Situata në Shqipëri e papranueshme

“Të dashur miq

Sot pata kënaqësinë gjatë mëngjesit të lutjeve, të kisha një bisedë me Sekretarin e ri të Shtetit, Rex Tillerson.

Mbasi e urova për detyrën e re vura në dukje se gjithë shqiptarët pa dallim janë pro amerikanë dhe mirënjohës për atë çka bërë Amerika, për njohjen e shtetit shqiptar, pavaresinë e Kosovës dhe antarësimin e Shqiperisë në NATO.

Po ashtu ngrita shqetësimin për situatat në Ballkan, rishfaqjen e konflikteve me bazë etnike të qëllimshme.

Situata në Shqipëri vura në dukje është bërë e papranueshme për shkak të krimit të organizuar trafiqeve dhe pamundësisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Mediu në Facebook.

Br3dharaku

si thosh shkaba i madhnushem, ky brezi i 50 vjecareve ka qene i ndrydh dhe tani ka mor kot.
Kto do jene 50 vjecare zezake amerikane duke bo sherr ne nji mcD, zeqo (tani e shof qe e paske nxjerre linkun ti)

Kthupi

Se s’ju kam pyetur: Di njeri c’po behet me Bleonen?

gjembi

Ndoshta do te behet nen-sekretare per kulturen.

Vlonjat

Po po nën/sekretare eshte mire ajo por pozicioni qe pelqen me shume eshte zëdhënse. Vdes kur ia rreshtojne mikrofonat para.

Saturni

Asnje lajm per ikjen e Dritero Agollit,Peshku.U prehte ne paqe!

Donald_theClown

Osht nis me shku per ta gjet Dullen qe t’i thuri vargje edhe pas jetes …

Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina.

Erresiro Dreqolli. ( Na moj erresire - thone labet )

Saturni

Qenke rob me tipare te vyera,e nderoke te vdekurin.Ti prandaj nuk u bere poet ne ate kohe,se e kishe ne gjak disidencen.I ke gati vargjet qe ka shkruar per Partine, kur te vdese (larg qofte,po nje dite te gjithe do vdesim) Ismaili?

Donald_theClown

Shko mer bo cicin ti. Ato ke fotografia ime jane gishtat e kombve, ku mi pe tiparet ti ?

Saturni

Ik se tallesh.

gimi

Nga fshati i shkabes keto

Vlonjat

A ka ndonje info me shume se çfare permbante marrveshja?

Vlonjat

Faleminderit.

Fikret

O Blendo, mos harro me pa Super Bollin sonte

korriku

Permbledhje e 10 aferave me te demshme te qeverisjes se PD

http://www.gazetatema.net/web/2017/02/05/fatura-e-pabesueshme-e-dyshes-basha-berisha-pa-ta-jetonim-dy-here-me-mire/

…afera per te cilat kur shteti heton (komisioni parlamentar), ata perfaqesohen te siguruar permes zyrave te veta te avokatise.
http://www.gazetatema.net/web/2017/02/05/sekseri-i-zhkelzenit-qe-mori-7-milione-euro-brenda-nje-dite-nuk-kam-per-te-deshmuar-asnjehere-mos-u-lodhni-kot/

Saturni

Ah,prit se kemi ato 80 mije dollaret e fotografise se Edvinit nje here,te zgjidhim ate nje here,pastaj miliardat e Sales dhe Shkelzen Peshkaqenit.Ka sira puna,niset nga e vogla.

Albano-id

Si gjithnje presim vdekjen e tyre qe persona te tille qe ngerthejne kulture dhe vlera universale ti sjellim ne vemendje.
Degjova intervisten e Driteroit te para 10 viteve te fantomasi ku ja keputi ketij te fundit me lezet ne fund se e kish paragjykuarvsi gazetar qr merret vetem me elitat, por ne shqiperi nuk ka elite qe mos kete ngrene fasule. Si dhe faktin qe permendi se paraja sot sjell nje fare autocensure njesoj si ne sistemin e kaluar, por perseri do zgjidhte nje socialdemokraci nordike, kur fantomasi e pyeti me cinizem per sistemin qe preferonte te jetonte. Me plot gojen “njeri i mire” intelektual i madh.

korriku

these two fellows, looks like… :wink:

InkuizitoriMoth

ha ha :laughing:, elita shqiptare duke ngrene fasule!

zeqo

Per Trampin dalin ne protesta anglezet qe u ka mbyll deren per 90 dite emigrantve, kurse per vete i perzene .

Adi

and yet he describes his imprisonment as “the most beautiful days of my life”.
Although practising Islam was banned in Sednaya, he silently memorised 18 chapters of the Quran during his time in confinement, taught in whispered exchanges with other prisoners.

Keta jane “martiret”, rob qe te vrasin po ju shave allahun

Asadi ka shume pune ta pastroje ate vend nga kermat saudite,…Para pak ditesh diskutova me nje sirian(aramik) assyrian…:Siria ishte lule e Lindjes se Mesme perpara se ta shkaterronin neokonet dhe pan-globalistet te cilet po e perdorin islamin radikal per qellimet e tyre meskine. Te gjitha fete bashkejetonin ne harmoni sot e shkaterruan dhe e cuan drejt kaosit total.

Br3dharaku

Po ti kte e dije me kohe mo artist, para se te ta thoshte miku asyrian. Humbje kohe ne me pyeç mua

Saturni

Mos i ngaterro gjerat.Jo cdo besimtar mysliman dhe antiasadist eshte “kerme saudite”. Lexo pak ketu,megjithese e di qe nuk ta ndryshoj dot mendjen.Per kete qe nuk ka thene se i lutet Allahut cfare do thuash.

Br3dharaku

fillun parashikimet per LII. Me mire t’ja japin ne dore qe tani kupen dhe te kalojme te LIII. Fitojme kohe ne kte menyre

Heidi
korriku

na e shpifi, megjithe respektin qe kam per te.
Po mire, ne short term do kaverdisen me emigrantet.
Ne longterm, si do t’ja bejne me renien e popullates & zhdukjen e rraces, eshte menduar apo druhen prej renies ne rracizem?
Apo prokreacioni konsiderohet mentalitet, dhe duhet tejkaluar…

Adi

Shif se kjo po perdor ate politiken e fjaleve te mira me gishtin nga mbrapa se ashtu ja do puna. po i zbyth e djathta nje nga nje si kokrra fiku te papjekura. Sa dha ket fjalimin kjo Evropa nenshkroi disa memorandume me vendet e Afrikes per rikthimin e refugjateve plus bllokimin e cdo propozimi per “viza humanitare”

Obama e tha shprehjen me te mencur ne fjalimin e lamtumires…keta kane fillu ti vene gishtin kokes

“Increasingly we become so secure in our bubbles that we start accepting only information, whether true or not, that fits our opinions instead of basing our opinions on the evidence that is out there”

korriku

patjeter qe ka te drejte obama

anon63896856

Nga citimi nuk kuptova qe ben pjese e martireve qe te vrasin po iu shave allahun. Mbase ti dallon diçka qe une s’dalloj. Me te tilla metafora e parametra na gjykonin edhe ne si shqiptare gjate luftes se Kosoves. Ishte e dhimbshme te lexoje lajmet e kohes. Duke u nisur vetem nga kjo, nuk marr guximin te dyshoj mbi sinqeritetin e nje te ashtuquajture viktime e luftes, e as te aludoj per radikalizem te mundshem se ka memorizuar disa kapituj te kuranit.

Tani per çfare thua per gjendjen para dhe gjate luftes. Perpara nen diktature nuk kishte kaos, dhe tani qe eshte lufte ka. Ok, dhe kjo automatikisht e ben diktaturen e drejte? Terrorizmin shteteror te drejte?

Saturni

Eshte ne natyren njerezore justifikimi dhe diktatore si Asadi dhe Milloshevici jane
munduar t’i justifikojne krimet e tyre edhe me luften ndaj "terrorizmit"e “ekstremizmit islamik”.Per fat te keq,zhvillimi i ngjarjeve me vone ndonjehere ka cuar uje ne mullirin e tyre.Nejse, te mbetemi te Asadi.Nuk ka pasur IS kur nisi gjithcka,thjesht njerez qe dolen per te protestuar paqesisht si kudo tjeter ndaj regjimit,po brutaliteti me te cilin u ndeshen ishte si askund tjeter.Jane arrestuar e torturuar edhe femije,kafshet naziste e benin kete.Si keta te fotografise,e mbase edhe keta te fotografise.Nuk ka justifikim me “kerma saudite” per kryekermen Asad.

Albano-id

Jane bo televizionet si agjensite funeraleve, qe bejne roje ne korridoret e spitaleve per te gjujt nanje vdekje. Hiena mediatike.
Zbulimi i shekyllit, ne spitale ndodhin dhe vdekje here pas here, c’est la vie

Maximus

Prej disa orësh po ndjek në ora news lajmet për grabitjen e rradhës. Përsëri goditet një sasi parash që po transportohej drejt Rinasit (në mos gabohem). Më bën përshtypje fakti që një autoblind i vetëm transporton 7-8 thasë me para (me sa rraportohet), lekë apo valutë akoma nuk konfirmohet, por vetëkuptohet që është vlerë e lartë me masa të dobta sigurie.

Atyre rojeve nuk u vë shumë faj sepse edhe po të jenë pjesë e skenarit, një pjesë e vogël e shumës totale shkon në xhepat e tyre, përfitimet e vërteta i marin organizatorët që kanë informacionet e duhura për vlerën që ka në thasë, vlerën që rimbulsohet kompanitë e sigurimit, etj, edhe po të mos jenë pjesë e skenarit janë pjesë e një kurthi të menduar mirë nga ata që as nuk marin pjesë fare në grabitjen në terren.

Bën përshtypje edhe fakti që një goditje e tillë, me shumë ngjashmëri me rrethanat e grabitjes së kaluar në Rinas (me autorë të pazbuluar), realizohet një ditë pas deklaratave të Tahirit për grabitje të ngjashme të së kaluarës.

Të presim e të shohim deklaratat politike të rradhës, nga të dy krahët.
Diçka është e sigurtë. Sa u zbuluan grabitësit e parë do zbulohen edhe këto.

Donald_theClown

Ti je makine e blinduar, por une te hap me mjete te forta - thane grabitesit.

korriku

rrofsh Trump qe do e mbyllesh Llotarine Amerikane

Fikret

A do njeri bore me?

Br3dharaku

m’jep 1 kg bore per 1 kg akull, fiqo?

Vlonjat

Bredho shiko mos me shet dhe mua nja 2 kuintal akull te fiqua se me kane zene deren.

Br3dharaku

Kallkanistan!
Na thosh rahmetliu po nuk ja vume veshin

gjembi

Nuk kam dyshim qe Trapistat ne Amerike dhe ne Evrope e mbeshtesin kete.

gjembi

MAGA!

anon63896856

Kthupi

Dje ne Londer u mbajt ceremonia e cmimeve BAFTA te kinemase (British Oscars). Ne kategorine e filmave me metrazh te shkurter konkurronte edhe filmi britaniko-kosovar “Home”, me regji dhe skenar te Daniel Malloi (Danile Mulloy). http://www.homefilm.org/

Filmi mori cmimin si filmi me i mire me metrazh te shkurter.

Br3dharaku

shkulja e flokeve dhe lincimi nga turma ishin pjese e ligjeve te kohes! Sidomos nqse behej fjale per nje person te shkolluar!

Adi

U bene dhe keto videot si “sfidat e kovave me uje” dhe ato me manekine.

gjembi

Kushedi sa inat te vjen kur i sheh. Mos u merzit, i ka keto te keqija demokracia.

Me siguri dhe keto Soros i ka paguar :wink:

Adi

Shif ferre se kjo eshte lajthitje kolektive ku me sa shoh ben pjese dhe ti

anon63896856

Jo vetem e shkolluar, por nje njeri qe kontribuonte ne menyre goxha aktive ne shoqeri.

Heidi

Ne pritje te Champions League!

46and2

Investment banker…

anon63896856
InkuizitoriMoth

Br3dharaku

sapo e bera ket foto. Aty bile mund te dallosh dhe Komunen e Parisit. Eshte ajo pjesa me e ndricuar…
Do m’falni ndoshta per cilesine jo aq te mire te aparatit. Eshte iPhone i vjeter

Kthupi

Kjo eshte tamam “Fake news” qe thote ky trimi yne. S’ka asgje konkrete, sidomos ajo mbyllja ku Luli shfaqet si kaloresi qe shpeton vendin dhe se kalimi i ligjit te meparshem te vetingut do t’i jepte Rames fuqi absolute, eshte shume jo profesionale te shkruhet nga dikush qe I thote vetes gazetar, pa dhene detajet se pse e thone kete gje. Duket qe eshte shkrim i paguar, as emrin e autorit nuk e ka, vetem Kasandra, si puna e kurvave te lagjes qe njihen vetem nga emri.

Redaktim: Tani qe pashe faqen, kuptohet qe eshte faqe diletantesh, si faqet e gazetave shqiptare.

New Europe is the only independent newspaper, published weekly, with no political affiliation and seeks to present factually-correct information in an accessible format.

It was as Balkan News in March of 1993, and the power of EU integration saw the publisher relaunch as the New Europe in August two years later.

Per kedo qe ben deklarata te tilla si “vetem ne e s’ka te tjere”, eshte shenje dalluese qe ja futin kot. Edhe Breitbart s’ka political affiliation dhe perpiqen te na thone te vertetat qe qeveria na i mban fshehur…kur qeveria eshte demokrate, ose republikane po qe nuk perputhet me mendimet e Stiv Banon.

gjembi

Nuk mjaftoi qe e solli Rasta? I pergjigjesh artikullit te saj me po te njejtin artikull por nga website tjeter?

anon63896856

Fake News nuk do te thoja perderisa nuk parashtron fakte por mundesira. Nuk e lexoj kete gazete, por me kujtohet qe nga universiteti qe perfshihej ne shtypin e vene ne dispozicion ne biblioteke. Te jete artikull i sponsorizuar? Mbase dhe eshte. C’ka me intereson apo me ben pershtypje jane shqetesimet rreth qarqeve korruptive dhe grupeve te ngushta te interesit ne Shqiperi, te jene apo mos te jene OJQ-te e Soros te perfshira.

gjembi

Kete mos ta lexoje krimbi i bardhe, korenti, artisti e ndonje tjeter.

machitewa

Policia gjermane ka shkaterruar faktet e asaj nate, me urdher nga lart. Per te mos irrituar opinionin gjerman ndaj Merkel qe lejoi arabet brenda, dhe per te mbuluar deshtimin e policise per te reaguar.

Voogt und Wiermer habe Zehntausende Dokumente ausgewertet und immer wieder mit Beteiligten der Nacht gesprochen – mit Opfern, Tätern, Rettern, Verantwortlichen. Erstmals, versprechen die Autoren, gewähren sie einen vollständigen Überblick über alle 1200 eingegangenen Notrufe und werten interne Polizeikorrespondenz aus. Und beleuchten neue Vorwürfe, die Opfer seien abgewiesen, ihre Anschuldigungen heruntergespielt worden.

Br3dharaku

Nese do jetoja ne Shqip., do kisha frike per femijet e mi

Ku je o shkabllor t’ja mbyllesh gojen ksaj. Do t’kerkojne brezat sic kerkonin Mujen e Halilin t’i mbronin prej balozave

anon63896856

Sezoni i ri i Billions. Jam e kenaqur te shoh prape Giamattin ( :heart: ) ne rolin e tij.

korriku

ekonomistet ka kohe verenin nje rritje te tregut te eneve te kuzhines ne shqiperi

Albano-id

dhe thuaj pastaj qe comoara (thesari), fiksioni nuk i afrohet realitetit.

korriku

me bere te qesh, s’me kish vajtur mendja

nje ndryshim besoj do ishte se rumunet groposin letra me vlere & aksione pronesie, ndersa shqipot para te thata.
(qe shpreh edhe nje ndryshim sado te vogel kulturor dhe biznesberje mes dy vendeve)

Albano-id

sidoqe te jete ndryshe nga rumunet kemi nje tradite te vjeter robinhoodizmi, bilbilenjte;

Donald_theClown

E hodhem
e hodhem
e hodhem qelbesiren …
Where were you 26 years ago today ?

korriku

perfaqesuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki

gjuha e Te Madhit, adash i Trump ne Shqiperi, per gazetaren Arbana Xharra

Br3dharaku

edhe te kjo teme duhet me pa ftyren e ktij?

Br3dharaku

Danny Ainge, pull the trigger mofo!
Edhe Okafor, edhe Butler! e morem dhe NBAne, e shkrim fare sportin amerikon

korriku

Shume me e mire kjo zgjedhje, suksese ne rrugetimin profesional

anon63896856

Njeriu i ri

kapo

Një ministër i Ramës do të hyjë në burg

Kur Arben Ahmetaj ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ai bëri një shpërdorim të rëndë të detyrës duke ndryshuar destinacionin e një granti të Bashkimit Europian që i ishte dhënë Shqipërisë për të ndërtuar sistemin e matjeve sipas standardit të BE.
Këto para janë kaluar për financimin e projekteve për stadiume futbolli.
Tani që ata në Bruksel e zbuluan këtë gjë, janë habitur dhe i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm dënimin e personave përgjegjës.
Por kush është personi përgjegjës kryesor? Arben Ahmetaj e përgatiti dosjen por nuk e nënshkroi, sepse ai kaloi në Ministrinë e Financave. Kështu që dosja i mbeti pasardhëses së tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomit. Ajo shprehu dyshimet e saj për këtë çështje, por Beni, me mënyrat e tij të njohura të sjelljes, i tha se nëse kjo çështje krijonte probleme ai do të dilte dhe do ta merrte përsipër publikisht përgjegjësinë për të.
Tani është koha të shohim se sa do ta mbajë fjalën Ben Ahmetaj.

gjembi

Alt Jesus

kapo

Rama - vlonjatit: Na pengon ‘vetingu’ për ‘lungomaren’.
Vlonjati - Ramës: Po Berishën pse nuk e pengoi për Rrugën e Kombit? :sweat_smile::sweat_smile::sweat_smile:

Ne nje takim me FRESSHiste ne Vlore, nje i ri i tha shokut qe kishte ne krah: “ore ky eshte i rrjedhur dhe na merr per hunj te kuq ne” dhe brofi ne kembe e ju drejtua: “zoti deputet, po Berishen pse nuk e pengoi vettingu qe te ndertoje ne mandatin e pare rrugen e Kombit me 11,6 km tunel dhe rrugen e Bregut rreth 80 km etj etj dhe ja ku jua them une se Lungomaren, nga 6 ne 2 korsi nuk e ktheu vettingu por xhepi dhe vjedhja.
Po keshtu terkuze, perfundimin e saj nuk e beri vettingu por vjedhja e fondeve, prandaj mos na thuaj ketu qiqra ne hell”.

Piktori deshtak u nxef shume dhe ja ktheu aty per aty pa ditur se çfare tha: Edi le te leh e qente t’i shkojne mbrapa!

Albano-id
korriku

Ramush Haradinaj, pritet të dalë të enjten, më 2 mars, para gjykatës franceze në Colmar.

korriku

Arma me e forte e demokracise nuk është ushtria e saj, por që të tregojë se njerëzit në demokraci jetojnë më mirë se sa në një vend pa atë”

“Fëmijët duhet të kenë një të ardhme të mirë, të moshuarit duhet të marrin përkujdesje dhe infrastruktura të zhvillohet. Këto janë rreziqet më të mëdha për agresorët e jashtëm të Ukrainës, që vendi të zhvillojë vetveten”, tha shefi gjerman i diplomacisë.

“Në konfliktin me rebelët e mbështetur nga rusia në lindje të Ukrainës, më e rëndësishmja është të arrihet armëpushimi dhe tërheqja e armëve të rënda. Më pas vjen momenti ku ka më shumë shpresa për një proces politik”, tha ai.

:star:

bradland

Nicht gesicherte Verbindung.

anon63896856

Liberal :slight_smile:

Aquamarine

Boh keine Ahnung… une me Safari e hapa dhe s’me doli.

korriku

Ta udhëheqim Ballkanin Perëndimor drejt hyrjes në Bashkimin Evropian: Kjo është detyrë e brezit tonë politik, jo e atij që do të vijë. Ballkani është pjesë e Evropës dhe gjithnjë ka qenë: asnjë kufi politik nuk mund ta ndryshojë këtë realitet gjeografik, historik dhe kulturor. Popujt e Ballkanit janë evropianë: ata meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si gjithë qytetarët e këtij kontinenti. Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë për sa kohë që ky rajon në zemër të Evropës nuk është i bashkuar, si pjesë e komunitetit tonë. Gjatë vitit të kaluar, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Shumë nga sukseset tona të përbashkëta ishin të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.

InkuizitoriMoth

Art i moth ngambrapa.

Aquamarine

@Rasta Eshte mbyllur tema e janarit dhe po te shkruaj ketu per Olaplex. Eshte vertet nje produkt qe ia vlen. Efekti qe me beri me shume pershtypje eshte qe funksionon sh mire per split ends tek floku i lyer dhe logjikisht akoma me mire tek floku i virgjer (per ata qe s’e dine keshtu i referohen parukieret flokut te palyer :wink:). Produkti per perdorim jashte sallonit perdoret si maske 1 here ne jave dhe personalisht do vazhdoj ta perdor meqenese dhe dua t’i mbaj te gjata dhe te hence te mos i pres shpesh, madje te gjata dhe bjonde me keq akoma, tingellon paksa utopike, edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet, por at least ekzistojne gjera si olaplex qe ndihmojne shume. Tani kam vendosur t’i rikthehem prape flokut tim origjinal se kam arrit ne perfundimin qe ngjyra blond ultra light sado te xbukuron, si pa e kuptuar e fsheh klasin, me mungon shume nuanca ‘ash’ e flokut te palyer. :blush:

Adi

Ja fut te dyja kembet ne nje kepuce LePeni ketij kokesapllakes se BBC, Sackur

dafne

KU KA BYTHË JARAN ÇANI TË LARGOHET NGA SHQIPËRIA!
E provoi nje here kurbetin kur sa kishte mbaruar fakultetin iku ilegalisht ne France. Jetonte e punonte me disa arabe ne nje geto te Parisit si hamall ne nje supermarket te ushqimeve hallall por nuk ndenji shume e u kthye i raskapitur.
E cuan mesues frengjishteje ne nje fshat te braktisur andej nga Dropulli i Gjirokastres por edhe nga andej iku me emergjence dhe mberriti ne Tirane. Bridhte redaksive te gazetave te vitit 1995 dhe vetem botuesit Nikoll Lesi iu dhimbs ndaj e mori ne pune. Me pas shkoi te Gazeta Shqiptare e Carlo Bollinos e meqenese bente nje jete plot sakrifica dhe vuajtje pa fund, filloi edhe transmetimin e nje programi nate ne nje radio lokale. Jetonte ne konviktet e qytetit Studenti, lahej rralle dhe rralle ushqehej. Derisa nje dite te bukur pranvere iu kundervu kryebashkiakut frikacak te Tiranes Edi Rama duke e sulmuar dhe atakuar sistematikisht. Bashkia u detyrua ta llogariste ne refenene e saj dhe Arjan konviktori bashke me Genci ndertuesin perlajne nje leje ndertimore per nje pallat. Raskapitjet e Çanit moren fund, nga konviktor legjendar behet me apartament te ri duke mos shpenzuar asnje qindarke. Kjo lloj meseleje e joshi prej kodoshi dhe gazetaria gjobvenese u kthye ne ritin e tij profesional. Beri leke, gjeti nuse, u be prind, filloi programin televiziv, u konvertua nga i majte radikal ne te djathte ekstremist…
U pasurua frikshem! Sot kur pronari i tv Klan Aleksander Frangaj ia ka mbledhur sumen dhe ia ka qepur gojen, Jarani i Zones se Lire nuk shan dot as lali Erin e as Edi Ramen. Nuk ka nevoje Frangaj te gjobise Arjani nga ekrani i tij, Frangaj i ujdis vete punet me pushtetin.
Ndaj kur degjoni kete bandill te gazetarise shqiptare qe kercenon sikur do largohet nga Shqiperia, mos e besoni. Si mund te largohet nje njeri qe fiton 30 milione leke cdo mua duke tallur e intimiduar gjithe dynjane?
Emigroi jashte kur ishte 24 vjeç dhe deshtoi, tani qe ka shkuar 60 vjeç e nuk ka me takat, nuk i punon asgje pervecse instiktit te djallezise, cfare mund te beje ky malukat ne Perendim?
Atje nuk e njeh askush, nuk i rendon fjala, nuk gjobit dot njeri, nuk ka takat per pune fizike, nuk tremb askend, eshte i pavlere. Ndaj mos e besoni kur bertet si kurva qe shan komshien perballe me fjalen “kurve!” sepse nuk e ka seriozisht. Thjesht kerkon tu nxise ju te tjereve te largoheni se per veten dhe familjen i ka punet ne terezi. Dhe mos harroni, une e njoh shume mire Arjan Çanin. Eshte frikacak. Nuk ben dot asnje veprim me koken e tij. Ka frike, frike prej Aleksander Frangajt dhe frike prej gruas se tij. Eshte pa identitet, eshte dembel, eshte medioker. Dashuron lekun por Leku nuk e dashuron Jaranin!!!
Nga Bledi Mane
Funddimri, Moske 2017

Kthupi

Ca behet ndonje gje pozitive ne Shqiperi dhe ne bote se vetem zi e gri po postoni. Keq ketej, me keq andej, me keq fare aty tutje.

gjembi

U perurua Pazari i Ri ne Tirane.

Kthupi

Po shume mire. Pazari per njerezit eshte, me mire ta blesh mallin ne nje vend me nje fare higjene sesa ne ane te rruges.Pse ankohen robte akoma, jo e beri Luli jo e beri Eri, who gives a shit. Apo duhet gjetur dicka per t’u gerricur se sikur s’rrime dot rehat pa sherr? Se me c’pashe diku komente idiotesh, i ankoheshin Veliajt pse disa pallate aty rrotull nuk ishin lyer, ndersa 2 te tjera ishin lyer.

aleko

Ne Shqiperi vetem permiresime ka gjithandej. Njerzit e thjeshte, pra ata me te varferit, kane filluar te kene me shume dinjitet. Tirana, por edhe shume qytete te tjera po zbukurohen ndjeshem dhe hijshem me rruge me te mira, gjelberime, transpport publik me komod dhe me i shpeshte, parqe me lojra per femijet dhe rinine, … pra nje atmosfere shume me premtuese dhe gjitheperfshirese. Hajde tani ne qershor ti shikosh vete keto qe thashe. Me kete rast edhe voton me dinjitet.

korriku

thank you kuazi :yum:

Kthupi

Jam I sigurt qe ka progres, packa se shumica e temave qe postohen ketu dhe qe kane me shume replika, e bejne te duket sikur po i vjen qameti Shqiperise perseri. Jo vetem Shqiperise, po edhe botes. Ne Shqiperi nuk vij dot sivjet, kismet po erdha pas 5 vjetesh mire do jete. Sa me shume kohe kalon, aq me te rralla ardhjet se edhe detyrimet ndryshojne. Erdha para 2 vjetesh dhe kisha 5 vjet pa ardhur. Kur behesh me familje, i bie $6,000+ biletat te vish vete i katert ne vere + c’do shpenzosh poshte e lart. Per 3 jave qe kalon aty, pak si shtrenjte.

Adi

Le Pen s’pergjigjet per popullin Hollandez por per francezet o dele konformiste. E di qe i ke qef keto fleterrufete kolektive ( si puna: ja dha pergjigjen populli kinez revizjonisteve sovjetike). Puna eshte se truri juaj vetem kolektivisht funksjonon si ato sardelet, nuk dilni dot jashte kuadratit. Meqe je ca larg Evropes dhe s’ja ke haberin fare ja te jap nje lajm te vockel te kuptosh ca realitetin ketej (dhe jo sipas agjitacjon propagandes qe konsumon zotrote). Me ne fund Evropa po i pergjigjet “revolucjonit” islamik

gjembi

:joy: Je i madh o artist qafsha shkaben, edhe kur ofendon pavaresisht se s’te kam ofenduar gje.

Meqe je ca larg Evropes dhe s’ja ke haberin fare

E drejte. Por ti ama je special dhe megjithese je larg Amerikes ja ke haberin shume dhe flet si ekspert. Me shkrive Ad artisti politikani ekononimisti.

Adi

Ameriken e vizitoj ca me shesh se c’viziton zotrote Evropen per kete te jesh e sigurte. Dele konformiste nuk ishte ofendim por konstatim :smile: Ti gjembace nuk ke dale asnjehere jashte atij kuadratit komformist amorf ne te cilin bejne pjese qelizat e vdekura trunore, pas kovave me uje ne mediat socjale ,manekineve te ngrire, surratmacet dhe lepurushet e snapchat dhe fenomene te tjera si keto…

Br3dharaku

po mire mo zar, ti passaporten i kontrollon gjembit qe i di me aq siguri sa here i hyp tajares ajo?

Adi

Erdhi dhe gomari I Torontos, beson se të kane varur në qafë atë titullin të avokatit të blogut zotrote?
Ndonjë gjë për temën kishe?

Br3dharaku

tema eshte dikustim i lire, shoku katnar

Adi

Me vejn per te qeshur kur shikoj kokecepeshit si puna jote qe e perdorin fjalen katnar vend e pavend nderkohe qe vete fjala i perket eksklusivisht djalektikes se “katnarise”.

gjembi

:joy: Nuk e ka mendjen se eshte i perqendruar t’ja shohe deles. E provoi ne Angli si refugjatet e tjere e s’i eci, zuri nje Suedeze qe i beri letrat e tani flet si Viking denbabaden. Vika dhe ne Amerike me shume se une ne Evrope. Dihet boterisht se nga leximi i Breitbart apo nje vizite 3 ditore diku ne Amerike njihet 110% Amerika.

Se ku e pa kuadratin (apo eshte drejtkendesh?) konformist hajde merre vesh. Kupton ti, qenka kuadrat por qenka dhe amorf. Kur do te perdoresh fjale te medha dhe s’e ke idene cfare po thua ben dhe gabime trashanike. E dika dhe me cfare u merrkam une neper media sociale. ncnc pz ishte mire per nje periudhe te shkurter.

Br3dharaku

Fakti qe je katnar, nuk te ndalon te qeshesh. Keshtuqe qesh sa te duash

gjembi

Une nuk e kuptoj se si ti ke ende fytyre te shkruash ketu kur je jo vetem katnar por edhe kokecepesh. Keshtu eshte kur je rritur i lidhur ne djep prej druri te punuar bukur nga artizanet shqiptare.

Adi

O dele shko e la ndonje pjate se nuk je per gje tjeter zotrote se ate pune e ben mire. IQ jote dhe e ati gomarit te Torontos qe te vjen nga pas nuk e tejkalon temperaturen e dhomes. :grin:

gjembi

O doktor profesor i asaj te deles, dizertacionin e doktoratures e e ke marre per kuadratet amorfe?

Nuk e kuptoj alergjine qe ke per pjatalarjen kur ti vete ke bere stazhin ne restorant. Pse kaq shume urrejtje, koleg i nderuar?

Adi

Dele te thashe edhe nje here kap ndonje pjate se ate e ben mire, sa per ato te tjerat ke trokit ne dere te gabuar…drejtohu nga guzhina…aty do ndihesh per territorin tend familjar, katunar.
Ps nuk kam alergji pjatalarjen se dikush do ta beje dhe ate, por thjesht mos na neverit me me ate rolin e liberales se thekur “pro-islamike” vend e pa vend se u bere bajate.
Mirupafshim se nuk ta kam me ngene te debatoj idiotesira.
No bad feelings. :grin:

Br3dharaku

gjithe pergjigjet me referenca kafshesh shtepiake i ka. Dikur i kish me mullare kashte…mund t’i ikesh fshatit po nuk te iken fshati nga zemra ty, shoku katnar.
Dhe ofendohet zari kur i thu katnar. Si te ofendohet qosja kur i ve ne dukje qe s’ka mjeker

gjembi

Ad diplomati gjeopolitikani i eshte pergjigjur pozitivisht thirrjes se Putin.

Kthupi

S’na keni hap nje teme per Big Bardhin qe ka filluar. Ngelet vetem Trump andej, Rama ketej. Shume keq.

gjembi

Hape nje, mos ki turp. Shtyp “teme e re” ne krye te faqes. :slight_smile:

Kthupi

Tobestakfrullah! (Keshtu sikur I thone, e). Mos t’ua shoh bojen, jo me te hap teme.

Kete magjepsjen e shqipove pas telenovelave turke dhe indiane apo pas ketyre emisioneve qe jane llumi i programeve televizive si Big Brother apo edhe Zone e lire, une s’kam per ta kuptuar ndonjehere. Tjeter gje te shikosh ndonje episode tek-tuk se merzitesh ne shtepi e s’ke c’ben dhe tjeter gje kur keto behen teme e dites.

Br3dharaku

Happy 3-28!
We’ll never forget!

TironciLebetit

Na rrahu Dy me Nji Bosnja ne Elbasan Arena GJENE. 4 humbje rradhas kombetares sone.

zeqo

E si mund te fitosh me tersin neper kembe!!? prandaj duhet ti hape rruge qeveris teknike.

gjembi

Ku eshte problemi ketu? Deputeti thjesht nuk donte te perfitonte nga sherbimi shendetesor falas ne Shqiperi.

Cecua

Jo jo, ai nuk desh ti behej barre sistem shendetsor; sic thuhet ne artikell ai kish disa dite ne QSUT. Nje altruizem, dhe vet sakrifikim i tille eshte per tu pershendetur. Sherim sa me te shpejte deputetit te heshtur te LSI-se.

gjembi

Besoj se kishim ne mend te njejten gje dhe e thame ne menyre te ndryshme.

squarepusher