Diploma nga La Sapienza nuk e bëri dot as mjek fshati në Korçë

128 postime 12361 shikime 11 korrik 2017 në 06:48 e paradites
bsalaj

Kryeministri Rama disa here e ka perseritur se administrata publike eshte nje nga ceshtjet me te rendesishme per kater vjetet e ardhshme. Megjithe permiresimet e deridikushme, administrata ende mbetet cerdhe e korrupsionit, abuzimit me pushtetin, nepotizmit dhe militanteve te partise. Rama i ka ftuar njerezit t’i rrefejne pervojat e tyre te hidhura me administraten, ndaj kardiologu Martin Mano i eshte pergjigjur, duke treguar sesi diploma e tij italiane nuk e ndihmoi dot as te emerohej doktor ne nje fshat te Korçës. Mjeku Mano është vetëm njëri ndër individët që kanë nisur të tregojnë hapur sesi zyrtarët shqiptarë abuzojnë me detyrë, duke kërkuar para në këmbim të shërbimeve që ua detyron puna.

Postimi i plotë që mjeku i dërgoi kryeministrit:

Eksperienca negative?
Kërkoj ndjesë që në fillim për një parantezë të shkurtër që do bëj.
Jam diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në universitetin “La Sapienza”, me note maksimale. Më quani idealist, por edhe budalla nëse dëshironi, por pas diplomimit edhe abilitimit në Itali vendosa të kthehesha në kapërcyell të zgjedhjeve të vitit 2009, atëherë kur PD me LSI do keqqeverisnin vendin për katër vite. Pas njohjes së diplomës dhe rregjistrimit tek urdhëri i mjekut aplikova për vendet e lira të punës, asokohe në fshatrat e Korçës, që më thënë të drejtën edhe për të marë vesh se ku kishte vende të lira ishte andrallë më vete pasi drejtuesit lokalë të shëndetit publik vetëm më sorrollasnin.

Pavarësisht diplomës sime, me nota të shkëlqyera për më tepër, as punë në fshat në arrita dot të marr. Të njëjtit drejtues lokalë ma bënë të qartë me gjuhën e tyre të drunjtë se duhet të drejtohesha tek zyra e punës në selinë e PD-së lokale, ku duhet të dorëzoja aty kurrikulumin bashkë me një kërkesë punësimi. Nuk kaloi shumë e në janar 2010 largohem përsëri, drejt Veronës kësaj rradhë, ku pas një konkursi fitoj të drejtën e specializimit për kardiologji, që e përfundoj me rezultate maksimale në qershor 2015.

Kthehem përsëri në atdhe. Duhet të them se kësaj rradhe njohja e diplomës mori më shumë kohë, duke u shoqëruar e me një shije të hidhur kur mora në dorë një fletë format A4 të thjeshtë (kur në kohën e Saliut të paktën lëshonin një karton të lëmuar), me një njollë gjalpi në njërin cep, të shoqëruar me udhëzimin që t’a mbaja me kujdes se “nuk lëshojmë duplikat” (absurd më vete ky).

Gjithësesi dëshira ime ishte të punoja në Korçë. I nxitur edhe nga bonusin që kishte vendosur ministria për pozicionin e Kardiologun në Korçë vendos të bëj aplikimin e posaçëm, në fund janari fillim shkurti 2016. Kaloi një muaj dhe nuk marr asnjë përgjigje. Atëherë mendoj të kontaktoj drejtorin e atëhershëm të spitalit të Korçës, me shpresën se mbase do mund të nxiste ministrinë të përshpejtonte procedurat duke qenë se dhe spitali kishte nevojë për kardiolog.

Përgjigja që mora më tronditi “sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu”. I zoti e jep, tellalli s’e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t’i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek “ty nuk të takon” apo “pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus”. Përsëri e njëjta sjellje, i zoti e jep tellalli s’e shet. Me të dalë nga ky takim kam nisur vetëm një email një shefi kardiologjie për të kërkuar informacion nëse kishin nevojë për kardiolog, përgjigja erdhi vetëm në një javë, pas një muaji u nisa në Itali sërish dhe nisa punë, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që në Shqipëri harxhova kot 9 muaj të jetës sime në pritje të lëvizjes së qerres së shteti, që me sa duket nuk lëviz po nuk ja vajise ingranazhet me verdhushka. I vetmi person që është treguar i gatshëm, përtej pritshmërive të mia ishte zoti Niko Peleshi të cilin e kontaktova për tjetër arsye, por që i bëri shumë përshtypje se si kishte mundësi që më kishin sorrollatur pa më dhënë zgjidhje.

Nuk e di sa i ndjeshëm jeni ju z.Rama ndaj faktit që Shqipëria po pëson një hemorragji të pandalshme të mjekëve që largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoqa vizitën tuaj në urgjencën e Spitalit Shefshqet Ndroqi, edhe fjalët tuaja se do vijnë mjekë italiane të punojnë në spitalet tona, falë pagave të majme që do jepni. Dua vetem t’ju them se punën nuk e bën vetëm paga por mbi të gjitha kushtet e punës.
Gjithë të mirat!

gjigandi

Doktor Manon e njoh personalisht. Djale flori dhe doktor shume i zoti.
Shembulli perfeket qe tregon se meritokracia ne Shqiperi eshte akoma shume larg.

Vlonjat

Po ik more zoteri nga ke ardhur se nuk ka Shqiperia nevoje per ty! Ķa plot ne Shqiperi me diploma mjek e avokate etj etj pse duhet te zgjedhin ty? Apo se ke studjuar jashte. Suksese ne jete !

Vlonjat

Se harrova, nqs do te punosh mjek ne Gjermani thjesht dhe pa burokraci rri ketu verdalle ppu-se se eshte njeri qe te tregon sesi te besh procedurat.

aleko

O Vlonjat, por nese eshte e vertete qe do te vijne mjeke italiane per t punuar ne spitalet tona, kjo tregon se kemi mungese mjekesh profersionist. Atehere pse mos te punesohet nje mjek shqipetar qe ka mbaruar ne Itali ne vend te nje mjeku italian? e kupton qe mban era mut!

Cecua

shkabe…?

Ingeborg

Nuk behet dot mjek jo se eshte deshtak, kot nuk iku jashte shtetit.:grin:

salben

Vetem se ke marre diplome jashte s’do te thote qe duhet te hysh pa radhe.
Edhe ata qe kane bere mjekesi ketu, mjeke si ti jane.
Ti e ke bere italisht, ata shqip. Kaq.
Me cudit kjo ideja e cuditshme e emigranteve qe duhet te trajtohen ndryshe nga te tjeret.

machitewa

Apo te ishte i mire e mbante Italia per vete :smile:

TironciLebetit

I kan kerku para per vendin e punes si kto 18-20 vjetet e Fundit. cmimet e punesimit te mesuesve e mjekve veq rritje kan pesuar.
clirimi do filloj nga vetja kur cdo njeri te denoncoje abuzimin me pushtetin si dhe kur Shqiptaret te rrezojne mitin e pasurimit me cdo mjet si dhe abuzuesin e Shqiptareve te mos e Quajne me te zotin e te shkathet se eshte Hajdut ne zyre te shtetit.

Bleta

Jo, nuk jane njesoj! E ka thene me perseritje çdo qeveri e asnje nuk proteston te mbroje diplomen per te cilen eshte lodhur! Ndoshta sepse …nuk eshte lodhur aq sa te protestoje kur I neperkembet ! As profesoret nuk replikuan me keto deklarata edhe pse u vihet ne dyshim efikasiteti I punes se tyre.
Gjithsesi Rama para se te therrase (me te drejte) ata qe jane jashte shtetit, te ngreje nje grup pune , meqe jane ne mode, per te studiuar pse kane ikur ata qe jane kthyer nje here pas studimeve.

salben

Sic nuk ka gjetur pune ky, ka dhe te tjere qe kane mbaruar ne shqiperi dhe s’kane gjetur. Pse qenka ky i vecanti?

Ti e di shume mire, ashtu si une, qe shume emigrante si ky vijne ne Shqiperi dhe vetem sepse mbarojne nje shkolle jashte shtetit presin qe ketu t’ua hapin rrugen te gjithe.

Nuk eshte normale qe dikush qe mbaron shkollen ketu, te vije t’ia zere tjetri nga ana e anes, pa radhe. Presin qe te gjithe te diskriminohen para tyre.

Bleta

Po ç’ti hapin rrugen mo, ai ne fshat donte te punonte jo drejtor ne qsut. Ka plot te emeruar ne fshat qe nuk shkojne po marrin rrogat. Njeren e kam komshie…
Nuk eshte normale qe te vijne ata nga jashte, po ja qe keta brenda e kane mendjen te ikin. Kjo krijon ndryshim te madh ne sherbimin qe ofrojne apo punen qe pranojne.

salben

O vlla, te pyes prape. Ka te tjere si ai qe duan te punojne ne fshat dhe s’u ka ardhur radha. Pse ky na qenka i vecanti per ne lajme dhe ata te tjeret jo? Pse duhet te diskriminohen te tjeret per kete tipin?

Cecua

Te pakten te mjeksia nuk ka rradhe. Shoqet e tua psh kane marre jo vetem provimet me gojore, por edhe vendet e punes.
Te pakten te mjeksia vendi i punes duhet duhet ti jepet me te zotit, dhe kjo mund te arrihet shume lehtesisht me ane te nje provimi profesional. Ca me tej prurja e thote qarte qe vendi ka kohe qe eshte vakant, dhe si ky pozicion une di per shume te tjere qe jane bosh, se cunat e gocat e Tirones nuk dune te shkojne ne Lac, Burret, Kukes, Permet etj etj.

Bleta

Sepse Rama po I therret dhe ky I tha cfare ndodh. Sdo ishte bere ceshtje nese nuk do ishte kjo thirrje besoj. Por jane te lire profeionistet vendas te kundershtojne thirrjet dhe ti bejne vend vetes.

Cecua

Ja une po te them qe ka vende vakante plot sepse NUK ka mejke qe duan te dalin jashte Tiranes.

salben

Rama aty ka bere thirrje per te deshmuar eksperiencat negative, nuk ka bere thirrje hajde te diskriminojme ata qe kane mbaruar ne Shqiperi. Mjeket zene vende pune neper spitalet rajonale kur nje mjek atje del ne pension. Nuk krijohen vende te reja pune sa here merr diplomen dikush. Dhe kur krijohet vendi, ka radhe puna. Nuk ka pse te kerkoje ky tipi trajtim te vecante.

sami

Salben te te bej nje pyetje; sa nga ata doktoret (qe duan te punojne ne fshat dhe nuk ju ka erdhur rradha) kane derguar nje email nje nga profesoreve a shefave te tyre per pune dhe keta te fundit i jane pergjigjur brenda javes?

Bleta

E ke gabim, nuk shkojne ne periferi. Sa per thirrjen e Rames, nuk ka nevoje ta perserisi ai e ka thene me pare qe diplomat nuk vlejne njesoj.
Ka mjeke te vjeter qe I mbajne dhe pas pensionit ne pune sepse nuk gjejne zevendes.

salben

nuk e kuptova se c’do te thote kjo. Une di te te them kaq. Njoh persona nga pogradeci e nga korca qe kane mbaruar mjekesi e qe presin te gjejne pune neper zonat e tyre nese dikush del ne pension. Dhe keta nuk jane pak. Numri i atyre qe mbarojne shkollen cdo vit eshte me i madh se numri i atyre qe dalin ne pension. Keta vijne e tundin diplomat nga jashte edhe thone hajde tani me beni derman se une u diplomova jashte.

Bleta

Kardiologe jane keta qe njeh tI?

korriku

sa nga ju qe jetoni e jeni diplomuar jashte, jeni punesuar pa nevojen e nje programi punesimi nga kolegji juaj apo lidhjet network, por thjesht me nje interviste ‘cold turkey’?
Pse beni sikur keto probleme nuk egzistojne kendej, madje dhe per mesataret e larta

9 muaj qe ka shpenzuar djali per t’u punesuar ne nje vend si shqiperia s’jane asgje, shpejt i ka sosur durimi per mendimin tim. Mos harrojme se deri dy vjet pas graduation shpesh konsiderohesh i sapo diplomuar

salben

shume gabim e ka dhe ai nese e thote nje gje te tille. Ne itali, sic ka plot mjeke te mire, ka plot persona negative qe jane mjeke. Degjojme lajme per paciente qe vdesin ne Itali nga mjekimi i gabuar, vit pas viti, ashtu sic degjojme qe spitalet andej bejne gjera qe spitalet tona nuk i arrijne. Pra dhe atje esthe ceshtja me shume te personi, jo te shkolla. Mua me shqeteson fakti te nevoja per lajm ngaqe ky qenka diplomuar jashte.

aleko

shko merr rrot k…i se je je bere i padurushem ketu.

Cecua

Ice cold turkey ne 2 punet e para profesionale.

TironciLebetit

Kot po lodhesh si ti si Rilindas si kta anti-rilindasit.

Ky po ta thote qarte se Ligji parashikon qarte se ka bonus prej Qeveriut po te punosh ne fshat si mjek ne vendet bosh…por Bonusin nuk ja njef e nuk ja jep Aparatciku hajdut ne Korce qe se pjerdh fare Ramen. NJe shoqja ime u kthye ne Korce gjate krizes Greke…fillimeve se ata prap ne krize jane, para 6-7 vjetesh, e bleu 3 000 evro vendin e mesueses ne Korce.

E mira e gjithekesaj zallamahie eshte qe ne lexojme deshmine e nje Emigranti qe pas eksperiences negative iken e largohet DHE NA TREGON NE E DENONCON NJE RAST TE TILLE… kurse ata qe sjan emigrant kur i hasin keto raste mbyllin gojen nga frike sepse me te njejtet aparatcik hajdut do perballen.
Denoncimi i korrupsionit do guxim qytetar qe ne Shqiperi eshte me pakice si pasoje e varferise dhe mundesive te pakta.

salben

Ore nuk kam asnje kundershtim me denoncimin e korrupsionit. Dakord jam. E kam te fakti qe i meshojne diplomes e qe presin automatikisht te diskriminohen ata qe jane ketu. Kjo nuk eshte aspak normale. Le te shihen notat, jo origjina e diplomes.

sami

Martin Mano eshte mjek qe ka mbaruar me relzultate te shkelqyera. Nqs ti njeh dr qe presin te gjejne pune, po te them se nr i dr Italiane qe presin te zene pune ne Itali eshte disafish me i larte e prape se prape shefi i tij Italian nuk hezitoi qe te merrte ne pune nje ekstrakomuintar si Martini dhe te linte ne pritje dhjetra Italiane sepse ky ishte me i miri pra.

korriku

vetem ti po ngre doren, ok, tjeter…?

salben

Shume dakord pra. Nese ka rezultate me te mira, nuk ka rendesi origjina.
Ashtu dhe ketu. Nese ka rezultate me te mira, ajo te merret parasysh.
Po jo origjina e diplomes, mbi te cilen eshte perqendruar titulli i lajmit dhe vete lajmi.

TironciLebetit

Kjo vjen nga mungesa e kultures qe edhe ky i Sapiences ka perderisa pret qe meqe ka diplome te huaj te punesohet ne fshat para atij qe ka diplome tirane per mjekesi. Ky sduhet ta priste kete gje sepse nuk po hap klinike private.
Por, Por, kur Ligji parashikon Bonus dhe punesim ne vendet boshe te fshatrave si Mjek dhe Apratciku ne rastin me te mire nuk ka degjuar per te ose ne rastin me te keq kerkon para, kemi te bejme me nje koktail te keqiash qe pushteti qendror nuk i kontrollon dot ndersa qytetaria Korcare nuk e eviton.
Fshatrat e Korces jane ne gjendje te mire dhe si duket ja vlente per kete Emigrant te fillonte jeten ne Shqiperi…ky nuk po guxonte te shkonte ne fshatrat e Martaneshit jo…rast i humbur them une fale korrupsionit dhe mungeses se qytetarise.

Cecua

Sa ishte kriteri? Ata qe filluan njekohesisht me mua, ne te njejtat kushte quhen? Po ata qe kam marr ne pune cold turkey?
Mos te behemi qesharake.

STALKER

po he pra thuaji emrat e atyre qe te kerkuan parà, se na plase. Kaq eshte e gjifa

bsalaj

Nga ana tjeter, te pretendojme se te gjitha dipomat jane njesoj eshte jo-reale. Keni degjuar per ranking? Ne boten globale ku po mundohemi te hyjme univertitetet kane nje emer qe bazohet ne punen, vitet, pervoje, cilesine qe ofrojne. Dhe Sapienza eshte ndryeshe nga LSE-ja, LSE-ja ndryshe nga Praga e keshtu me rradhe.

Qe arsimi shqiptar eshte ne krize kete s’e mohon dot askush. Vetem 2% e GDP-se sone te mekur shkon per arsimin, ndaj mendoni vete, cfare cilesie ofron dhe si krahasohet me, le te themi, La Sapienzan. S’diskriminoj kerkend, por le mos te bejme sikur cilesia e arsimimit te mjekut nuk lidhet me cilesine e mjekut.

Alba2265

Si ere qenka njesoj nje diplome nga UT qe eshte I 18000 ne bote me nje diplome nga LA sapienza

korriku

ja se te vjen gjembi ne replike like-u

ps. nuk do te pergjigjesha me mire se c’ka thene lebetitesi

TironciLebetit

Po flasim per Mjek Fshati, Mjeket e Universitetit te Tiranes e jo ato te privatit, kane nje standart arsimimi jo te ulet. Nuk e di sa i informuar je por vitet e arsimimit ne Mjeksi jane shtuar dhe kerkesa e llogarise e ka kthyer Studentin e Mjekesis ne nje qenie te rraskapitur mbas shume e shume vitesh studime plus specializime pasuniversitare te papaguara te specializanteve pa fund, nje peshe e rende per Familjet.
Mbi te gjithat TREGU flet, e perderisa mjeket tane jane te preferuara per Gjermani, besoj per fshatrat Gjermane…jane te mire edhe per Shqiperi…por duhet praktike promovuese qofte modeste e jo tu kerkosh leka per vend pune.
Ne nuk na le Militantizmi dhe Politicizimi te rregullojme gjerat ne ate vend …politizojme aty ku ska vend per politike.

zeqir

Ky qenka megjithmen emigrant i deshtuar.

bradland

Ore zoteri , ketij qe ti i drejtohesh eshte pa shkolle per vete , merita e vetme e ketij eshte qe ja lun Vucicit dhe Ertogrulit.

Kthupi

Edhe une, madje nuk me eshte dashur te kaloj neper shume pengesa, 2 intervista maksimumi. Per te gjitha punet qe kam patur s’me eshte dashur t’i kerkoj ndere askujt, i kam gjetur vete. Megjithate mund te thuhet qe pasja e nje rrjeti apo nje fare strukture mbeshtetese i ben gjerat me te kollajta shumicen e rasteve, por mund edhe te mos jete ne favorin tend sepse krijohen detyrime te tjera nga te gjitha palet pastaj si nga ty, si nga ai qe te referon apo dhe ai qe merr ne pune.

Kokdruthi

Të tërë po mereni me faktin e lagu ,se lagu,jo diploma italiane ,jo shqiptare dhe askush nuk kujtohet të flasi për faktin që ky i gjati ka marrë përsipër rolin e prokurorit, policit dhe së shpejti dhe të gjykatësit. Tani do pushohen app futen njerëz në burg se njerëzit do I denoncojnë te Facebook -u I kryeministrit!!!

espana

Ky eshte shembulli tipik se si njerzit e rinj e te afte nuk mund te gjejne veten ne Shqiperi. Fajin e ka Rama qe le ende ne pune te gjithe mjeket ne Tirane fitojne nga 4-5 milion dita. Mentor Petrela i pari, e gjithe te tjeret me rradhe qe jane Mjeke ne spitalin e shtetit, profesor, mjeke ne klinika private dhe mjeke ne klinikat e tyre private= me 4 rroga mujore, plus bakshish per cdo operacion. Nderhy nje ore e me pare o Edi Rama dhe hapi rruge njerzve te shkolluar jashte.

gjembi

salgbaza s’do qe ta lexoje, ose kuptoje, kete pjesen:

Përgjigja që mora më tronditi “sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu”. I zoti e jep, tellalli s’e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t’i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek “ty nuk të takon” apo “pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus”.

Se bonusi zoterie… . Tjetra po ben roll call sa nga ne ne perendim kemi gjetur pune sa kemi mbaruar shkollen. Se eshte njelloj si te mbarosh per mjeksi ku ka shume me teper vende te hapur pune se kandidate me dike qe ka mbaruar per psh sociologji apo biznes qe ka shume me teper kandidate se vende pune. Te sajojme cdo gje vetem e vetem mos te kete ndonje njolle God Emperor (TM njeri) Rama. Por ama ka nje aftesi te shkelqyer per te parashikuar kush do pergjigjet.

Mire ky i pakualifikuari nga njefare universiteti i dores se 7-te La Sapienza nga nje vend i humbur i Afrikes Qendrore, po ky tjetri nga universitet me fame boterore mo salgbaza?

http://joq.al/artikull/198532.html

P.S. une gjeta pune per te lare pjata pa diplome fare!

bradland

Varet , edhe nje i njohuri im sa mbaroi per Informatike Ekonomike tek Ekonomiku pa mik fare aplikoi ne dy firma private dhe ne shtet tek KESH pas dy a tre intervistave i kthyen pergjigje pozitive te treja.
E cuditshme ne fakt me Mjeket, degjoj qe ste fut njeri ne pune po spagove .

espana

Ja dhe nje toc kuklle tjeter qe del e etiketon te deshtuar nje qe ka mbaruar shkeqyeshem ne La Sapienca per mjekesi. Or mik nese te mungojne nueronet ik e futi nje teke te mejhanja e lagjes.

gjembi

Ose ndoshta e ka me sarkazem?

Kthupi

Besoj qe profesionet ne baze lokale kane me shume mundesi per abuzime krahasuar me Tiranen. Nuk kam ndonje shifer, thjesht duke pare disa patterns nga eksperienca te njerezve qe njoh dhe c’lexoj ketu.

salben

Perderisa psh akademite policore ne amerike nxjerrin police derra kriminele, qe aq shpesh kryejne abuzime e vrasje me paramendim, gjera qe policet neper europen lindore e ballkan s’do t’i benin kurre, do te thote qe origjina e shkolles s’eshte gjithcka qe duhet marre parasysh.

Sigurisht qe disa universitete jane me te mira se te tjerat, por vetem universiteti qe ke bere nuk mund te merret per baze, per sa kohe qe edhe nga la sapienza dalin mjeke te keqij, e nderkohe qe edhe nga universiteti i Tiranes dalin mjeke te mire. Ka ranking, ka dhe rezultate individuale si edhe teste.

Vetem se ke mbaruar ate universitet s’do te thote qe je automatikisht me i mire se dikush qe ka mbaruar nje universitet tjeter e te pretendosh te te hapet cdo dere. Sidomos mjeket, qe shumicen e aftesise e marrin pas shkolle.

korriku

kolegjet dhe universitetet sidomos ato elite, pavaresisht se inkurajojne perpjekjet private te studentit, kane programe punesimi, permes panaireve te punes, internshipeve, praktikave, atyre me qeverine, trajnime per kerkim pune e intervista, e sh. te tjera ku kanalizojne produktin e tyre studentor. Elementet me te mire zakonisht si lene kompanite te bien pertoke por thithen direkt prej auditori pa u diplomuar ende.
Ne kushtet e ketij, meqe hyri ne labour force market pa asnje mbeshtetje, duhet t’i vihet faji kryeministrit sic eshte dhe trendi :joy:

gjembi

Ne kushtet e ketij, meqe hyri ne labour force market pa asnje mbeshtetje, duhet t’i vihet faji kryeministrit sic eshte dhe trendi

Tamam :joy: kur shikon se edhe pse doktori nuk ka thene qe fajin e ka kryeministri por, sipas kerkeses se KM po i tregon atij eksperiencen negative qe ka patur ne Shqiperi, ti kercen pupthi per te mbrojtur KM.

Faleminderit qe na tregove per programet e universiteve elite. Cfare lidhje ka me ankesen e doktorit? Ai s’po ankohet qe La Sapienza s’ka patur program por qe burokratet e Shqiperise nuk e kane lejuar te punoje sepse donin para.

korriku

une ne fakt po beja tjeter lloj kercimi po lere lere o gjembi :smile:

gjembi

Qafsh shkaben na trego cfare lloj kercimi po beje. Se ju intelektualet beni kercime te bukura.

machitewa

Ne institucionet shteterore eshte bere trend qe te angazhohen medioker dhe batakqinje. Dhe eshte paraja e spitaleve dhe kolegjeve private qe nxit kete forme te sabotazhit ndaj shteterorit. Duhet gjithsesi perbaltja konstante e imazhit te inst shteterore ne sy te publikut.

Vlonjat

E ka vete fajin ky po he! Si ore vete dhe mbaron gjithe ate juniversitet dhe kerkon pune doktor ne fshat te Korçes ? Merr ore nje kredi ne banke dhe hap klinike private, pastaj matja koken me fillispanje shkabes dhe shkabave. Apo s’e kane me cepa koken ata :joy:. Leka bre leka do besh qe te 10itesh ne to​:joy:. O çu kenaqem!

gjembi

Te kishte 200000 euro thuaj. Ose i ka patur dhe shkoi duke i harxhuar kot ne La Sapienca.

Cecua

Te kuptova. Thx.

Kthupi

Ne faket ky kot kerkon pune ne Korce se aty jane te gjithe te lumtur dhe s’kane halle e strese qe t’ju demtohet zemra. Me keta lloj pacientesh nje kardiolog per gjithe zonen mjafton. https://www.youtube.com/watch?v=gEIPIV58dMg

Vlonjat

E forte fare Kthupi. Na shkrive se qeshuri. Si i tha? Ku do shkosh? Ne stratosfere? E madhe fare.

Cecua

Degjo, padyshim qe ka edhe studente te mire, shume te mire bile, por eshte gjithashtu e vertete ajo qe thash me siper. Provimet, specializimet e vendet e punes merren e fitohen me lloj lloj favoresh, gjer te ato seksuale. Plus qe nje nga gjerat me te temerrshme qe po ndodh me mjeksine tone eshte fakti qe mjeket e vjeter nuk po e kalojne profesionin te te rinjte. Dhe kjo behet edhe per te ruajtur ekskluzivitetin ne fusha te ndryshme.
Rama nese do te beje vertet shtet duhet te sjelle standardizimin e marrjes ne pune, sidomos ne mjeksi. Duhet ta filloje me provimin e shtetit, qe duhet te jete nje per te gjithe, dhe me konkurimin me letra te hapura.
Te perpiqesh te mbrosh kete gjendje te shendetsise, qe me gjith disa permirsime te dukshme, akoma i ngjan shume asaj te kohes se Sali kriminelit, eshte qesharake.

Cecua

Shiko se ku i intervistuari e ku intervistuesi.

Albano-id

Mjek tw mire nuk te ben emri i universitetit, por pervoja dhe gabimet.
E ka thene ne fund, jane kushtet e punes qe i largojne mjeket nga vendi, pra mjedisi i keq. Ta pret mendja se vetem ne shqiperi i fusin ne burg per mjekim te pakujdesshem dhe u behet gjyq mediatik.
Ne itali e gjetke investohet te profesionisti, ndersa ne shqiperi zaptohen hapesirat duke mos u dhene hapsire investimit te te rinjte.
Keta te pashprese duke mos pare prespektive zhvillimi me te drejte largohen jashte.
Ne shqiperi konsiderohet privilegj te pasurit e nje pune, sado te keqpaguar e jashte standarteve, nderkohe qe eshtw nje e drejte dhe sidomos per profesione te caktuara privilegji kalon ne anen e shoqerise.
Ne shqiperi eshtw problem privatizimi se duke pasur liberalizim dhe moskontrollim te sektoreve tregu shkon kunder interesave te humanizmit.
Ne thjesht po kerkojme qiqra ne hell kur kemben duam ta sherojme duke e prere ate.
Marrim rastin e ish ministrit te shendetsise, qe packa mekateve, te debatueshme do thoja, ne koncesionet dhene privateve ndermorri nje mase per uljen e cmimit te ilaceve duke i barazuar me cmimet e origjines, mase populiste e majte qe beri shume te pakenaqur ne rradhet e kompanive farmaceutike dhe grupeve te interesit qe ndermorren nje fushate denigruese mediatike ndaj ministrit megjithse i erdhi ne ndihme te gjithe atyre qe paguanin nga xhepi, buxheti familjar per te blere ilace, me nga te paktat reforma te mire te qeverise
Pra tregu eshte si nje kale i eger i paparashikueshem, qe ndonjehere te del nga kontrolli duke te cenuar shpesh edhe ekzistencen e disa tr drejtave bazike civile madje duke tu kthyer dhe kunder si ne rastin ne fjale.
It’s ideology stupid…

Vlonjat

Intervistuesi mu duk si shabani yne .

TironciLebetit

Nuk po mbroj gje Ceco, por po i ve gjishtin plages.
Korrupsioni ne emrime ne mjekesi e arsimim dhe ne dikastere qeveritare behet me lek qe nga 1994…ne mase, edhe kur kan qene demokratet ene kur kan qen Socialistat pa permendur Kancerin e LSI qe e coji sa faza me siper horrllikun.
Ministrat e Jashtem Shqiptar po e marr si shembull… kan marre para rregullisht per emerime ne ambasada, ca prej te emeruarve kan perdorur makinat me targe diplomatike ne trafik heroine si rutine…ne nivele me te uleta merren rryshfet si ne kto drejtorite rajonale merret rryshfet. Favoret seksuale e te tjera jane rutine kudo…
Se cdo bej Rama une e kum thone ngahera qe ska per te bo noi gjo te madhe…do mbetet deri tek denoncimi, prandaj them mos boni militantin kot. Shqiperine nuk do e boj as Edvini e as Hashimi por Shqiptaret dhe kyci i ndryshimit fillon nga vetja, nuk eshte ndonje zbulim i modh. I plasi menerja Belgut apo Hollandezit se kush ka zon karrigen e KM, ndoshta Pjerinit po.

Ky artikull eshte shume i dobishem jo sepse y mi none ky ka mbaruar ne Piacenza por sepse guxon pa pasur frike per hakmarrjeje te tregoje se ku shkon korrupsioni e injoranca ne administrate.

  1. I riu vjen nga Italia i diplomuar per Mjekesi dhe kerkon punesim ne vend bosh dhe Bonus sipas ligjit.
  2. Administrata nuk eshte e ndergjegjshme per kete praktike ose kerkon perfitim personal nga posti publik.
  3. Emigranti denoncon kurse vendaliu ka frike se nuk shkon dot ne Itali.
    Fabula eshte e thjeshte e pa mbreter e mbretnesha…tani po premtoji Mona e Likes ta rregulloj ket pune akoma me keq ka per te shkuar ai vend.
gjembi
  1. fajin e ka vete doktori emigrant qe nuk ndoqi programet e punesimit te universitetit, nuk shkoi ne panaire pune, trajnime per kerkime pune e intervista, e sh. te tjera.
    4 - nuk e di pse peshku e nxjerr 1.
TironciLebetit

Ky mjek duhet te marre automatikisht nje vend pune vakant ne nje nga fshatrat Korces si edhe Bonusin sipas Ligjit…fatkeqesisht Administrata e Korces ne kete rast ka deshtuar ne rastin me te mire ose ka penguar per perfitime vetjake qe nje aplikant te punesohet. te tjerat jane pallavra gjembi dhe nuk e kuptoj ket entuziazmin tat kur shef qe gjonat nuk shkojne si duhet.

korriku

kupto cfare te duash o ceco, tema eshte e veshtire nga ato qe barazlaresit preferojne te sfidojne kur s’ju do qefi te thone faleminderit edhe kur progresi eshte evident, prandaj ma merr mendja ngaterrohesh…
Megjithate e perseris, mos beni sikur rasti ndodh vec ne shqiperi, apo se ka rene bumja se ndodhi kjo.
Se jane drama shqiposh pastaj

gjembi

Entuziazem kur shoh qe gjerat nuk shkojne sic duhet? Nuk e di pse ti dhe dikush tjeter e ngaterron keqardhjen me entuziazem.

Alba2265

Te diplomuarit jashte hasen me friken xhelozine dhe inferiority e vendasve .

TironciLebetit

Une dhe Armiku i popullit thuaj…nderkohe lajmi eshte shume i keq per ata ne Korce, do kene nje Mjek qe donte te punonte me ta me pak, qe do i ndihmonte ne raste emergjente si dhe do ju jepte keshilla per trajtim te specializuar ne qendrat rajonale duke kursyer kohe, jete e para.
Lere entuziazmin Gjembi sepse ti dhe une jetojme rehat duke la pjata e doktori sna mungon e nuk eshte mire te tallesh me te tilla raste.

del-ta

:astonished:mos picko aq fort gjemb,

Kthupi

I kenduar taksixhiu, permendte dhe Hygoin. Kjo eshte nje cike e vjeter, nja 2 vjet a dicka e tille. Ne mos gaboj ishin 2 cuna korcare me banim ne SHBA qe kishin bere nje si tip dokumentari nga udhetimi i tyre ne Shqiperi dhe kjo ishte pika kulminante. Si tha? Ja po vjen dhe ai derri t’i bejme interviste.

gjembi

Nga e nxore perfundimin qe une s’kam te njejtin mendim si ky qe shkruajte siper? Edhe njehere, s’eshte faji im qe ti keqkupton emocionet. E meqe po flasim per keqkuptimin e ndjenjave, no means no.

TironciLebetit

Edhe nese sot ndjehem… Lezbike…:tongue:

Pjer

Po nese ka shume qe presin rradhen per ne fshat, pse nuk i çojne ne fshatra (dhe jane me qindra fshatra) qe nuk kane doktore.

Pjer

Nga ky lajm mesojme se edhe e famshmja agjensi qe Palloshi ka ngritur keto dite eshte nje fiasko, sepse shkrimi i te dipllomuarit, eshte marre nga nje media sociale, dhe jo nga agjensia ne fjale, biles rrezik nuk i kane kthyer pergjigje fare, gjersa ai eshte detyruar t’ia japi nje mediumi social.

Cecua

Ta merr mendja gabim. Pune perspektive besoj. Problemin e njoh ne detaje dhe me vjen keq qe nuk fokusohesh ne te.

Fiori

Me radhe te pare burokracia e tepert eshte nje nga plaget e ketij vendi e kjo vlen per cdo pune e per cdo person. Sa per mjeket qe mbarojne ne Shqiperi nuk te lind dyshimi qe kane nje pergatitje me te dobet duke qene se shume diplloma meren me lek (normal jo te gjithe)? Me duket qe ne vend te mereni me problemin kyesor (andrallat qe heq cdo njeri ne Shqiperi qe sjep rrushfet e qe seshte me asnje parti) po i hidheni kunder doktor Mamos qe eshte vertet mjek shume i pergatitur.

salben

Une nuk pranoj kurrsesi qe per hir te disa kokrrave te zhvleresoj gjithe mjeket ne shqiperi,
gjithe studentet ne shqiperi, gjithe shkollat ne Shqiperi, gjithe profesionistet ne Shqiperi, etj.

Sidomos sepse kokrra te tilla ka dhe andej e ne cdo vend tjeter te botes. I shoh ata qe thua ti, por shoh dhe ata qe pavaresisht kushteve ia dalin te jene shume te mire, shpesh me te mire se ata andej qe i kane shume gjera gati.

Nuk ka arsye pse ketyre te vije t’ua prishe fatin e ndoshta te gjithe jetes dikush qe mbase thjesht ka pasur prindin me leke dhe qe i ka paguar shkollen jashte vendit.

Nuk kam asgje me personin ne fjale. Nuk po flas per ate. As e njoh. E kam me manine per te nenvleresuar shqiptaret e per te mbivleresuar te huajt.

Njerezit ketu i martonin vajzat neper avdalle ne jordani apo egjipt vetem sepse ishin “jashte shtetit”, se aty te con kjo mendesi.

Prandaj them qe le te vihen ne zbatim metoda konkursi per pranimin te dikujt ne pune, por jo te prese qe ta punesoje diploma ne itali, sic sugjeron titulli. Shkolle jashte shtetit ben kushdo qe ka leke.

del-ta

po ky nuk ëshjtë i huaj! është shqiptar që ka studiuar jashtë. nuk po kërkon ta bëjnë as drejtor as ministër! mjek në fshat po thotë,meqë vet qeveria po i fton se ka vende bosh. shqipot po venë gjermani,ky kthehet në vishocicë!
problemi është që vendin e punës duhet ta marrë tek zyrat e partive në këmbim të parave.
ti problemin e ke ngaqë ai djali është shqiptar,se të ishte italian do i lëpiheshe siç u lëpiheshe pepinove në ashensor:grin:

squarepusher

km-ja fitoi zgjedhjet ne krye te partise se tij; tani do te njohe realitetin. harxhon kohe dmth me praktika pr-i, nderkohe qe mund te merret me ndonje gje me te vlefshme. spin, spin, spinners.

Pjer

çeço, po kujt i drejtohesh more djale , se siper djathtas, nuk ka germe, dhe nuk kuptohet fare se kujt i drejtohesh. Ta them kete qe te verifikojme punen e adminit dhe te sistemit te ri qe ai ka ndertuar, se bo vaki ti e ke klikuar poshte majtas ku i pergjigjesh tjetrit dhe s"del se kujt i pergjigjesh, se me ka ndodhur edhe mua, ose me keq akoma psh, tek kompjutri jot del se kujt i pergjigjesh, por tek tjetri nuk del.

Vlonjat

Patrioto jo vetem administrata e Korçes por eshte pak me gjere dhe me thelle deshtimi apo kalbezimi i struktures shteterore/shoqerore shqiptare.
Aq te ngulitura jane keto fenomene ne mendesine shqiptare sa konkurrojne ne menyre demonstrative ligjet dhe rregullat e saj.
Si rregullohet ky problem? do pyeste avokati duke ngritur syzet me gishtin e mesit.
Vallahi eshte pak e gjate zgjidhja dhe ne jemi ketu per qejf por personalisht pa bere njehere detyrat e shtepise nuk do t’u drejtohesha shqiptareve ne bote per ndihme ( veç nqs km e ka bere thjesht per show siç edhe vete besoj).

Pjer

Po tani e shprehe, kaq te veshtire e kishe.

TironciLebetit

Korca zakonisht mbahet per mire dhe kur keto dukuri duke kaq shemtuar ne Korce mendo se ndodh kudo.

Zgjidhja eshte e thjeshte e fillon me individin duke perfshire vete KM, permiresimi tek vetja. Ndryshimi fillon me individin Patrioto dhe KM ben shume mire qe i ngre keto gjera duke pranuar se ai e kupton qe Administrata ne Gjirokaster a Korce nuk do ta pjerdhe…pra nese KM kerkon reflektim per mua eshte ne rregull por nese pretendon te sjelle ndryshim nga maja e Piramides poshte atehere ai me keq se tallet.
Po perseri merremi me politizim sepse Shqiperia e Korca nuk eshte e KM po Doktor Mania eshte i fshatareve te Korces.

Vlonjat

Se sapo fikja kompjuterin dhe do shihja nje film. Une nuk kam veshtiresi per ti thene derrit derr dhe dajes daje.

dasara

Te tana i ban kryekoqa jone …polic trafiku ,kengetar ,valltar ,dajres i bjen …pikturon ,bojatis …model me brek e pa brek …
i ka ngel zanot tjeter pa bo ??
Enveri i msonte grate si musheshin specat e kungujt …
harxhoni fryme kot se s’ka me bo gjo …
demagogji si te paret e tyre…

Fikret

Po çne ke dyqani i gjyslykeve?

Arban

Diploma eshte vetem per deshtaket, ka thene Profili. Ai vete nuk ka as deftesen e shkolles se mesme dhe eshte njeriu me i suksesshem ne France. Ja edhe Shkabes, nuk i duhet diploma per t’u gjetur shtepi me qira muxhahedineve andej nga Kashari dhe per te qene emigranti me i suksesshem ne Tirane.

gjembi

Pyeti @gjergji ne nje teme tjeter cfare ka ndryshuar tek PPU. Ja cfare ka ndryshuar, qe tashme citojme profilrat e shkabrat.

Arban

Gjenite gjithmone citohen.

gjergji

E kam kuptu se ku e ka problemin PPU. Statistikat e ksaj temes ta tregojn.

STALKER

po ti Zana, vazhdon ti bash “te tana” ?

Arban

Si shumica ketu, je dobet ne njohjen e anetareve.

machitewa

Marrë nga fb, Shqiptar Oseku:

Pastruesit në vendin tim të punës janë serbë, bosi i tyre Vesna një grua që më thotë se dikur ishte këngëtare. Fytyrë rrumbullake, sy gri në blu, e përzemërt dhe e vyeshme. Më duket se punëson gjithë farefisin, kanë një fenotip. Kur u njoftuam për herë të parë para një viti, Vesnën e rroku sikleti kur u prezentova me emrin tim. Si mund të quhesha Shiptar kur ky emërtim është denigrues, pak si fjala N në Amerikë. “Unë nuk quaj askënd Shiftar që ta dish”, tha ajo me ton defansiv. U sikletos edhe më fort kur i dhashë sqarimin.

Me kohën kemi krijuar një kulturë përshëndetjesh e bisede këmbë, gjoja ne të Ballkanit. Vesna flet suedishten keq, i jam lutur unë të flasim serbisht se dua të stërvis gjuhën; suedezët që s’përshëndesin pa një zor ngrejnë një vetull kur na dëgjojnë.

Sot Vesna hyn në dhomë, e nis e ankohet. Një nip i saj ka ardhur me të dashurën të punojë nja dy muaj e të mbledhë para për fakultet, por tash refuzojnë të kthehen. Pse të kryej fakultet atje kot i thotë, kur mjekët specialistë ikin që atje e vijnë këtu, ti ke dy reumatologë që pastrojnë zyret këtu me mua. Vesna nis e qan. Sa i zgjuar është nipi, kaloi dy klasë për një në fillore. I them se e kam parë, një tip i qeshur, pastron me kufje në veshë, puth një gocë pastruese nëpër pauza. Vesna qesh mes lotësh, po ai është. Dhe goca dritë është. Por i mora në qafë, Vesna nis e qan prapë. Nuk kam fytyrë ta vizitoj varrin e vëllait më thotë vesna, ia mora djalin më qafë që ia prura këtu.

Pastaj kthehet e përlotur drejt meje. Çfarë vende muti kemi kështu mor Shçiptare. Çfarë popujsh muti jemi. Çfarë burrash muti, që mbledhin paratë si këmba qelbin e nuk u ndihmojnë të vetëve. Që lënë gratë te shpia e marrin të dashura gjimnaziste, edhe fryhen biles se blejnë dashni me pare. Këtu ka plot burra tanët me pare, po i fusin gjindjen në rrugë të pista prandaj vijnë tek unë. Më mirë të pastroj me nder më thonë se të bëhem milioner me mëkat. Por unë nuk u ndihmoj dot të gjithëve. Sa shumë po ikin mor Shçiptare, idenë s’e ke. Nuk i gjykoj dot, si të rrinë atje pa një të ardhme. Jam prind vet dhe i kuptoj, është zor të rrish në një vend kur e di që fëmija do të të vuajë më keq se vetja. Por nuk u ndihmoj dot të gjithëve.

Vesna qan. Dje më mori një mbesë, më thotë, i kanë kërkuar 5 mijë euro për një vend pune. Ku t’i marr unë 5 mijë euro. Është radha ime të sikletosem. Jo jo nuk dua para hua, nuk është puna aty, i kam 5 mijë euro t’ia jap. Por e njoh fort mirë atë mutin që ia lyp mbesës paratë. Do të kërkojë t’i hyjë mes këmbësh, ndryshe e flak prapë nga puna dy muaj më vonë. Ec e kërko pastaj paratë tua. Na mbytën or Shçiptare, si na bëhet halli kështu. Na doli shpirti pa parë dritë me sy, më copëtohet zemra kur e kujtoj.

Vesna del nga dhoma gjysëm ore më vonë, fshin lotët, kërkon falje që më pengoi. Falemnderit Shçiptare, ndoshta më kupton, një hall keni dhe ju. E ngre pas një pluhurthitëse të madhe, në fund të korridorit i del para nipi dhe e puth. Unë mbyll derën time, të cilën rëndom e mbaj hapur, e ulem të mbledh veten. Më dhimbset Vesna. Më dhimbsen nipat e mbesat e saj e të mi, nipat e mbesat tona. I ndërsejmë shpesh kundër njëri tjetrit. Por Vesna ka të drejtë. Atë problem kemi dhe ne. Nje drojë e një shpresë kemi të gjithë, fëmijët tanë. Si do t’ia bëjmë hallit.

Fiori

Titulli eshte shkruar ne menyre qe te afroje shume nkerez ta lexojne kuptimi i gjith artikullit e e asaj qe dontr te thoonte doktori eshte plaga e administrates shqiptare jane andrallat e humbja e kohes per kedo qe do te zgjidhe pune panvaresisht ku ka studiuar. Ne Shqiperi ben kariere vetem me parti e duke dhene rryshfet, jo me merita. Per mua kjo ghe eshte per te ardhur keq.

salben

Aha, OK. Titulli nuk qenka real, por qenka karrem per klikime dmth? :slight_smile:

Ne Shqiperi ben kariere vetem me parti e duke dhene rryshfet, jo me merita.

Edhe nje here, kjo eshte ajo qe me acaron mua. Mania e shqiptareve qe kur nuk u del e vetja te shajne gjithe shqiptaret e tjere pa perjashtim, te mire e te keqij bashke. Si politikanet qe kur nuk fitojne, thone qe cdo vote eshte vjedhur.

E di cfare shoh une ne Shqiperi, sigurisht, vec ketyre qe bejne hajer me parti e ryshfet? Kur isha une ne universitet, nje djale dhe nje vajze ishin vertet asa. Te dy vinin nga familje modeste, jashte Tirane, dhe te cudisnin se sa shume mesonin. Vajza madje fitoi burse, aq mire dilte me nota. Nuk pagoi nje lek per kater vite shkolle dhe shkelqeu. Kur mbaruan shkollen, qe te dy u mbajten pedagoge ne universitet. Djali e kishte pasion te dhenit mesim dhe qendroi. Vajza vazhdoi doktoratura dhe ngjiti shkalle karriere edhe me lart, e gjitha me djerse, duke sakrifikuar shume qejfe studentesh per ato rezultate.

Tani vjen njeri nga Italia, kerkon pune aty ku i do trapi, kur i do trapi, dhe nese trapit te ketij nuk i behet qejfi, atehere te gjithe shqiptaret pa perjashtim qe ia kane dale jane me parti e me ryshfet. Edhe keta qe them une duhet te shihen si njerez partish e ryshfeti vetem se ketij nuk iu plotesua deshira kur i desh trapi. T’u 10sim nje tum ketyre qe mundohen e qe i perkushtojne jeten suksesit, sepse duam te mbledhim njerez tek nje artikull. Le t’i barazojme te gjithe me ata te keqijte. Te marrim shembull vetem te keqijte per Shqiperine, ndersa per universitetet e huaja te marrim shembull vetem te mirat ne menyre absolute.

Kjo me bezdis mua, nenat qe kur femijet e tyre nuk fitojne shkollen, thone qe te gjithe ata qe fituan kane paguar leke. Politikanet qe nuk fitojne zgjedhjet e qe thone qe gjithe votat e atyre qe fituan u blene. Kur ta mesojne shqiptaret kete, qe duke ekzagjeruar faktet per gjithe shqiptaret pa perjashtim po shpifin edhe per veten e tyre, do te jete nje arritje e madhe. Nuk i mohon njeri te keqijat e sistemit, por eshte turp te identifikosh gjithe personat vetem me ata te keqij. As armiku nuk zbret ne aq provincializem sa t’i pergjithesoje te gjithe me te keqijte.

Kthupi

Ne syte e ligjit nuk quhesh fajtor deri sa te vertetohet qe je fajtor. Ne syte e botes mjafton te thote dikush qe je fajtor dhe ta vune damken, s’ka rendesi je a s’je. Pasi diskutoi me popullin per 2 jave dhe kerkoi denoncime te administrates kryeministri ne levizje ka nxjerre fleterrufe ne emer te popullit me 100 emrat qe u permenden si te korruptuar. Vete vali, vete kadi. Ja edhe korrupsionin e luftuam, vetem 2 jave na duheshin.

Keto lloj kinezerirash ua ulin vleren ketyre nismave

salben

Ca dmth kinezeri? C’lidhje ka Kina? Seriozisht pyes. Jam kureshtar te di origjinen e kesaj shperhjeje debile e provinciale.

Kthupi

U be i famshem si term nga romani "Koncert ne fund te dimrit ". Ne fakt francezet e perdorin si term “chinoiserie” gjithashtu sipas Ardian Vehbiut, dhe Kadareja por edhe Dulla duke patur influencen franceze, e perdoren si term. Behet fjale per veprime fallco, hipokrizi, filma mediatike pa substance, karakteristike e marredhenieve me Kinen ne vitet 60, para se te beheshim si motra.

Thjesht nuk me duket si veprim i pjekur ky postimi publik i 100 emrave qe jane permendur si te korruptuar. Pa kaluar ne asnje proces verifikimi, gjykimi, vleresimi, etc. Perception is reality thone dhe po te doli emri aty, je apo s’je i korruptuar s’ka shume rendesi. Mjafton qe te doli emri.

salben

Ok flm nuk e dija origjinen. Interesante. Per emrat jam dakord dhe une. Ka zyra per ate pune. Dikush mund te shpife per inat, shume veta me siguri qe i kane deformuar faktet sipas interesit te vet.

Fiori

Nuk eshte puna ne nje e ne dy se ve ne dyshim qe ka njerez te pergatitur e qe ia kane dale vete po per disa shembuj te tilla ka me mijra qe ia kane dale fale partise e rryshfeteve. Kjo eshte realiteti.

salben

Realiteti jane te dyja por njeriu sipas interesit zgjedh ate qe i leverdis. Une s’di te kete njerez te afte qe s’ia kane dale mbane. Ne mos ne shtet, ne privat. Spitale te reja private sa vijne e hapen. Por njoh shume ama qe nuk ia dalin dhe fajesojne gjithe dynjane per deshtimin e vet. Keta jane me shumice, duke nisur qe te politikanet qe akuzojne se jane blere votat kur humbasin. Ashtu dhe gjithe nenat pa perjashtim qe nuk u fitojne kalamajt shkolla ngaqe nuk mesojne. Nuk mohohen dot ata qe perdorin ryshfetin e miqesine, por eshte veprim i ulet t’u hedhesh punen poshte shumices, vetem per nje klikim ne artikull.

jps

Me siguri ne mesin e kesaj histori dashurie serbo-shqiptare edhe ty te rrodhi nje lot keshtu si papritmas jo per te nipin e mbesen e Vesnes por nga fakti se si edhe ne vuajtje jeni kaq afer popullit dashamires serb. Ty te gufon zemra qe situata ne KS is perngjason sadopak situates ne vendin e abuzuesit tuaj, jo ngaqe po vuajne ata, po thjesht qe jeni te ngjashem. Te jep edhe ty qyqar sadopak validim.

Br3dharaku

:joy: te ky universitet te mesuan si te llogaritesh perqindjet, shkabe? ketu te mesuan dhe teorine e famshme te 200 mije dollareve? besoj qe ketu te mesuan se sikur “peseta meksikane” te lejohej te barazohej me USD, Meksika do ishte shume me e zhvilluar se Amerika. Po ketu te mesuan edhe se yuani kinez eshte monedha me stabel sepse nuk ka pas shume luhatje.
Edhe stilin e citimit bibliografik me kusherinj, aty ta mesuan mo? :joy: :joy:

machitewa

I nderuar jps, meqe i paske lejuar vetes te leshohesh ne supozime personale, atehere edhe une po i jap vetes te drejte te supozoj se gojoret e motres dhe nenes tende duhet te jene fantastike dhe te famshme ne rrethinen ku veprojne. Kjo besoj te validon edhe ty si patriot syçelë.

jps

Nuk te ve faj, kur prekesh ne tela fillon e shan par e mrap familjaret.

STALKER

Zana s’paska ndryshu fare, po fare amà :joy:

Tirondon

Sitemi I punesimit ne shqiperi eshte I kalbur nuk funksionon sic duhet ! Duhet ndryshuar, duhet skanuar sippas Vetingut ne sitemin e Drejtesise ku te verifikohet aftesia dhe profesionalizmi !Behet fjale per sherbimet publike dhe fondet publike ku per 25 vjet jane perdhunuar nga politika banditeske klienteliste sekekseriste berishiane !

Arban

E mire, vazhdo duke kujtuar se ke bere ndonje zbulim te madh. Duken qe 500 kilometra larg qe nuk jane te njejtat,

STALKER

po mire ajo qe nuk “qenka e njejta” po ti kush je ? :sunglasses:
(Zana eshte po ajo, “me te tana”, gjithmone te shan “nga nana” cdo 2-3 vjet, edhe pse nanes time i ka mbi bari 5 pllam (do thosh Zana)

Arban

Nuk ka rendesi kush jam une, po ka rendesi te mos vazhdosh t’ia futesh kot, I zoti e jep, tellalli nuk e shet i thone kesaj. Ajo po te thote edhe vete qe nuk eshte. Po te ishte Zana, nuk kishte pse e fshihte. Mund te te shpjegoj edhe “stilistikisht” pse nuk eshte ajo.

STALKER

Mire pra mire

Arban

Thelbi mbetet qe te ka marre malli per Zanen dhe do ta gjesh edhe aty ku nuk eshte.

dasara

Biri une nuk te jam drejtuar ndonjehere ty me duket …ti more guximin duke me pyetur ai ‘‘ban te tana’’ meshkujt e nivelit tend e kane pak krahasimin me nanen …nena eshte ajo qe te edukon… plus nje mashkull kur nuk ka respekt per nje femer ka pare ne shtepine e tij mos respektim ndaj femres …kaq per sqarim …une nuk shaj nga nana por mbrohem duke bere krahasim si do te vinte ty po te pyesja nanen tande …po ty nuk te beri pershtypje …
pse nuk te ben pershtypje jan ato pikat qe te shkruajta me siper …Une prej Tirane Zana nga Shkodra …Po te me kishe lexuar tek tema e Tiranes nuk do me kishe ngaterruar …

STALKER

une thjesht te citova.

:wink:

dasara

Po pra te erdhi keq per kryekoqen dhe kalove personale ,ju sikur flini me liderin lol

gjembi

I ofendove Zotin dhe shkon gjaku lume!

STALKER

Po pra po, edhe “të tana”, edhe “i ban”, edhe Zana eshte nga Tirana :joy:

dasara

Pu pu sa te zgjut jeni ju kamunistat …nuk ju a han qeni shkopin …
Po si me njohe more i uruar lol
òfare te te them… do ti te jem Zana …
Zana jam …vetem ti te kenaqesh me veten qe nuk ta hedh dot njeri ty …
Z’guxon robi me shkrujt ne dialekt se ta ndryshojne orgjinen…
Te lajmeroj qe mund te me lexosh ne dialekte te ndryshme …

Mimoza_llastica

Gabim qe qenka kthy 2here me kerku pune atje! Njehere mjaftonte per zhgenjim. Rri atje ku more diplomen!

Ina

Mos e kthe muhabetin si te doj qefi ty. Se del shume rrot pastaj. Universiteti ky eshte diplomuar djali eshte nje nga me te vjetrit dhe me te njohurit ne Europe (besoj se do kesh kaq njohuri minimale). I kam pare si i merrni provimet ju te vendit - kafeneve dhe restoranteve.

salben

Ja, prape. Vazhdon e flet per te gjithe duke i krahasuar me pak veta te keqij. Eshte si te them une qe ti andej i ben paret duke hapur shalet semaforeve, vetem sepse nje pjese domethenese e juaja andej e ben vertet. E kupton sa injorance te frikshme e mungese te thelle qytetarie tregon pergjithesimi yt?

zeqir

Nuk je Zana jo, je Ruzhdija.

Ina

Po te kisha me shume kohe do rrija te te ktheja nje pergjigje qe te tregoja se sa injorat je ti, por me duhet te vazhdoj punen te semafori.

salben

Nuk ke c’thua, edhe sikur te marresh gjithe diten. Eshte ashtu si thashe une si 1+1 qe bejne 2.
Te thuash qe gjithe shqiptaret ketu e marrin shkollen pa merita eshte si te thuash qe gjithe shqiptaret andej merren me semafore.

dasara

Zeqir dhe ti nuku gjete gje…nga kerkimet e mija Ruzhdija (sepse nuk e njof ) me dilte prejardhja Elbasan …vendodhja Tirane …
Une e kam prejardhjen Tiron e vendodhja Italy …
kshu …
mgjth me vjen mire qe i ngjakam shume peshqeve…edhe pse nuk i njoh…