Dhuna ndaj gruas nuk ndalet në Shqipëri

94 postime 6541 shikime 3 maj 2017 në 08:44 e paradites
bsalaj

Sipas gazetave ngjarja ka ndodhur nisur nga një zënkë lidhur me mosshërbimin e kafesë së mëngjesit, ndërsa dy fëmijët e gruas 41 vjeçare ende flinin. Nuk dihet se ç’fjalë ka shkëmbyer gruaja nga Kurbini me vjehrrin, por në një pikë ky është ngritur dhe e ka goditur me levë në kokë, pastaj ka dalë nga shtëpia. Bashkëshorti i gruas ishte në punë dhe kanë qënë fqinjët që e kanë gjetur Verën të pajetë në shtëpinë e saj. Gruaja është përshkruar si një njeri i qetë që punonte si sanitare dhe rriste fëmijët e mitur.

Nuk dëshiroj të jap detaje të tjera për ngjarjen për hatër të viktimës dhe familjes së saj që vuan një tragjedi të padrejtë, por emrin desha t’ia përmend për ta respektuar e për të thenë se Vera dhe gratë e tjera si Vera nuk duhet të mbeten statistika. Mesa duket, të gjitha përpjekjet e sofistikuara, fjalimet, konferencat, nuk mjaftojnë. Kemi një problem me dhunë ekstreme brenda familjes. Ngjare të cilat na trondisin mendjen e na thyejnë zemrën. Shumë konflikte familjare, ca të fryra nga alkooli, ca nga streset, papunësia, xhelozia dhe varfëria përfundojnë me vrasje.

Ka në ndonjë rast, si për çudi, ngjarje kurioze të llojit “gruaja rreh burrin”, por në mënyrë dërrmuese, në këto konflikte vdesin gratë. Dhe ndërsa ka shumë agjentë shtetërorë dhe civilë që i qasen çështjes, dhe punë janë bërë, duket se diçka nuk ka funksionuar për të arritur të ndërtojë tek shoqëria masën e duhur kritike për ta sulmuar këtë çështje siç e meriton. Ka patur fushata sporadike sensibilizimi, por në mjetet e informimit dhe mediat ka shumë herë më shumë lajme (që për të tjerë shërbejnë si shembuj) mbi ushtrimin e dhunës ndaj gruas dhe familjarëve, e fare pak ose aspak në lidhje me mënyrat sesi ky fenomen mund të luftohet apo shmanget.

Informacioni jepet i pafiltruar, si një manual se si të vrasësh një grua në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që publikut lexues do tu shërbente shumë reflektimi mbi çështjen, shembujt pozitivë mbi luftën ndaj këtij fenomeni në botë dhe analiza të mirëfillta. Natyrisht, ky nuk është një problem shqiptar, dhe dhunë në familje ka në çdo vend, klasë shoqërore apo kulturë, por mund të jetë që mes shtytësve të shumtë që e çojnë njeriun drejt një akti të tillë, një apo dy, të jenë të lidhur, kulturalisht, e përmes rrethanave të përditshme, me realitetin e sotëm shqiptar. Ndoshta aty diçka mund të bënim, por nuk do isha për një tjetër konferencë në ndonjë nga hotelet e Tiranës.

ACDC

No comment

squarepusher

me duket se lidhja me ojf-te dhe krimin ne fjale nuk qendron kaq e drejtperdrejte. per te mos u rene ne qafe dhe atyre ojf-ve qe kane ndihmuar/ndihmojne dhe te cilat nuk do te mund te kryejne dot asnjehere parandalimin e krimeve konkrete. edhe policia do e kishte te veshtire ma do mendja ta parandalonte krimin ne fjale.

TironciLebetit

Pse pak eshte te mos i bosh kafen Vjerrit? Ishte edhe nje tjeter qe refuzonte ti lante komet nlegen Vjerrit. Ka degjeneru tradita e mire familjare.
Me siguri Vjerri ska dash me e vra me leve por thjesht ta disiplinonte e ti tregonte se kush eshte njishi nshtepi.

squarepusher

eshte faji i saj?
duhet t’ia kishte bere kafen dmth qe te mos hante leven?

InkuizitoriMoth

ACDC

Ne nuk e dime cfare ka ndodhur.
Kemi vetem hamendje…
Ndoshta I vjeherri eshte me te meta mendore…
Thjesht gazetaret bejne lajmin si gjithmone,pa pyetur se cfare ka ndodhur dhe pa ditur gjendjen mendore te sulmuesit.

squarepusher

sigurisht qe ndonje derrase mangut do e kete vjehrri se s’shpjegohet ndryshe. ajo qe s’kuptoj eshte se ca lidhje kishte video qe solle.

bsalaj

Por nese nuk dime se c’ka ndodhur, ato komentet e Whoopit jane jashte kontekstit komplet. Sipas raportimeve eshte rast i perseritur dhe nuk ka te beje me te metat mendore - te cilat nuk mund te perbejne justifikim gjithsesi pasi nje i semure mendor i dhunshem, me ligj, duhet t’i nenshtrohet kujdesit mjeksor.

Manjola_Tirana
aleko

Po mos u merrni me ACDC, ai nuk mbush.

TironciLebetit

NUk eshte e thene te kete pasur derrase mangut…kush te rreh te Do…Vjerrit i ka dala e rrahura pak jashte dore pa harruar qe Nusja ndoshta se ka pas per here te pare mosberjen e kafese por …per here te dyte???:rage:

ACDC

Problemi eshte se kalohet nga mosberja e kafese tek leva.
Cfare ndodhi gjate kesaj kohe?
Apo ska rendesi se nuk ben dot artikull pastaj?
Si mund te marre tjetri leven dhe te vrase dike,vetem se nuk i ka bere kafen?
Nuk ka mundesi t ndodhe sic e ke pershkuar.

bsalaj

Me kafe, apo pa kafe, cfardo qe mund te kete thene apo bere ajo nuk justifikon krimin.

ACDC

Jam i sigurte qe po te ishte burri viktime,do te gjendej nje justifikim sic ndodh gjithmone.

bsalaj

Kete siguri nuk mund te ta heq.

varik

Ne shqiperi duhet denimi me vdekje. Var ne litar te paret dhe shiko ti a guzon te preke me kush me dore grate.

Nga ana tjeter ky eshte fruti i edukates qe nenat e tyre u kane dhene, prandaj dhe grate kane fajin e tyre

rasti i vetem qe mund te japesh nje shpulle femres, eshte ne dogy style

Ingeborg

Artikulli thote qe kane debatuar gjata asaj kohe, perpara se te perdorej leva. Tek debati futet cdo gje e mundshme. “Ik mo na ca bythen!” mund ti kete thene nusja etj. Megjithate as kjo nuk e justifikon vrasjen.

zeqo

varik, Rama ua futte me shpull isheve edhe pa dogy style thjesht per hobby.

machitewa

Ajri me hashash.

anon63896856

Tek Mapo a diku tjeter kishin vene nje fotografi te dhomes ku kishte ndodhur ngjarja. Gjak gjithandej por mbase redaktoret e kane gjykuar te vlefshem si informacion.

maverick

nuk besoj se ka njeri qe te mendoje se eshte normale te qellosh dike me sepate dike tjeter, qofte nusen apo kedo tjeter. do te ishte understatement te thoshe qe kjo eshte nje tragjedi e vertete.

Por ti or mik qe ke shkruar kete pacavure, ke marre nje situate kaq tragjike dhe perpiqesh te ndertosh nje teori te tere dhe te “filozofosh” per dhunen ndaj grave ne pergjithesi.

Sigurisht, duke mos patur nje arsimim te mirefillte shkencor, ti nuk di te analizosh te dhena dhe ti pergjithesosh ato. je thjeshte nje gazetaruc qe rend pas sensacioneve. dhe ky lajm i ka te gjitha: grua, vjeher, violence, etc. etc.

une do te te sugjeroja, meqenese je kuratori i ketij blogu the “te kemi mik”, qe te studioje mire ne rradhe te pare ngjarjen, arsyet qe cuan ne kete tragjedi - se cdo history ka dy ane, te studioje ndonje statistike mbi dhunen ne familje ne pergjithesi, te lexoje ndonje studim qe kane bere te tjeret mbi kete ceshtje dhe pastaj bazuar mbi keto te beje ndonje shkrim per se mbari.

perndryshe, thjesht raporto lajmin, dhe mos pergjitheso. biles beji edhe te qarte lexuesit ato qe di dhe qe nuk di akoma lidhur me ngjarjen.

faleminderit per vemendjen. (e po pts. une do te mesoj gjithmone ty)

Balzac

Shqiperia eshte vend patriarkal ku nusja, ne shume zona periferike, shihet jo si nje i barabarte ne familje por si nje sherbetor qe duhet te jete i nenshtruar ndaj njerezve te bashkeshortit. Nuk kane lidhje OJF me kete fenomen. Ndergjesimi vjen nepermjet arsimimit dhe ashpersimit te ligjit per krimet brenda familjes.

PS: Funny disa komente perse nuk ka dy anet e ngjarjes. Thoji o blend se kishte mbaru kafja dhe nusja kishte harruar te blinte kafen.

ACDC

Nuk besoj te kete njeri te justifikoje kete vrasje.
Ajo qe dua te them eshte ana tendencioze e lajmit.

Nese viktima do te ishte burre do te ndodhte kjo gje:

  1. Lajmi nuk do te jepej fare.
  2. Lajmi do te jepej por do te behej maksimumi bie faji te jete te pakten 50-50.
    Do te thuhet qe gruaja kishte depresion,viktimes do ti behej biografia deri ne brezin e 7, qe te na mbushej mendja ne lexuesve se ai e meritonte kete fund.

Ndersa ketu lajmi jepet fare thjesht nga kafeja tek leva,kalohet pa problem,per te nxjerre perfundimin qe burrat shqiptaret jane te gjithe kafshe,ndonese edhe shkruesi i artikullit eshte shqiptare dhe ka prinder shqiptare dhe xhaxhallare dhe kusherinj shqiptare.

jps

Jo nuk mjaftojne, jane mjetet e gabuara. Mjete te sofistikuara dhe konferenca jane larg botes se fukarejve qe s’i lene dot katundet e tyre.

Pjer

Ngjarja eshte e rende, e pavarsisht kritikave ketu kundrejt Blendit, them se artikulli nuk i pergjitheson ter shqiptaret, se piksepari aty permendet qyteti, Kurbini, pra lokalizohet si ngjarje dhe piksedyti, Blendi e ka marre kete ngjarje thjesht per te treguar se ky problem nuk zgjidhet me konferenca. Pra kemi te bejme me nje sere faktoresh te lidhur me njeri-tjetrin, si varferia, stresi, humbja e llogjikes, etj, qe nuk rregullohen me konferenca por me pune konkrete, me reforma Sociali.

maverick

eshte driteshkurtesi te mendosh qe nuk ka nevoje te dihen arsyet e ketij krimi, se ligji duhet ashpersuar etj.

nuk ka shtet sot ne bote, besoj, qe te mos kujdeset per parandalimin e krimeve. prioritet eshte parandalimi dhe jo ndeshkimi. Keshtu eshte te pakten ne te gjitha vendet e europes perendimore, bile edhe ne shumicen vendeve te afrikes, te lindjes se mesme dhe azise.

eshte shume here me e dobishme per nje shoqeri te civilizuar sado pak te krijoje kushtet qe te minimizoje berjen e krimeve, sidomos krimeve te tilla.

prandaj edhe duhen studiuar shkaqet e krimeve, individualisht, pra perfshire edhe kete. prandaj duhet te shikohet cdo ane e historise se ngjarjes.

eshte naivitet te mendosh qe ata qe kerkojne kete gje e bejne se duan te justifikojne ate qe beri krimin.

(kjo ne planin shoqeror. pa folur per planin juridik, ku gjykatesi vendos mbi bazen e te gjitha fakteve kur vendos se sa vite denohet nje kriminel. ceshtje qe nuk na perket ne ta diskutojme ketu. )

TironciLebetit

Tamom Pjer, edhe ktu te lagja teme ne periferi te Bostonit, mbeten tu i myt grate per caj e kamomil kur se bojne…edhe me Leva…njoni i hudhi acid grus se i nxorri gjelle te bome ne mikroonde e jo gjell furre, dhe sthote njeri qe Bostonianet i rrahin grate. Gruja rrihet kudo se per ate pune osht por problemi qendron tek FakeNews ne Shqypni qe i mbitheksojne kto raste dhe krijojne imazh te gabuar per vendin. Me mire mos me i raportu fare se na del nom i keq sikur vetem neve i ngordhim ne dru grate.

Bleta

Ne fakt do duhet te ishte : Dhuna nuk ndalet ne Shqiperi!
Me barbarizma te tilla ajo vetem sa arrin kulmin. Aty ke nje shtese lajmi qe vjehrra e dhunonte gjithashtu. Dhe, me aq sa une kam rastisur te kem kontakt me familje ku dhuna ti kalon kendet e imagjinates, dhunueset kryesore ose nxitese te dhunimit jane grate.

ACDC

Mos se ja prishe humorin disave ketu me kete opinionin tend!
Edhe ti ben gabim qe fajeson grate per nxitje dhune.
Nuk eshte korrekt politikisht.

gjembi

Pse nuk cuditem qe korenti eshte nga me aktivet ne kete teme?

Mimoza_llastica

Ku e kishte plaken e vet ky kafsha??? Ca ti komentosh injorances???! Gjynah e shkreta. Vdiq per nje kafe. Jete e cuar dem.

dafne

thuaj , paska shpetuar ! Sa kuptova ,Ajo as qe paska jetuar.

ACDC

Po c’plake o zonje?
Nuk e shikon se cfare thote komentuesja me siper?
Jane bashke plaku,plaka dhe ndoshta edhe i biri kunder nuses.
Ai vret nenen e niperve dhe iken.
Pika burrit!
Nese ishte burre duhej te rrinte dhe jo te fshihej.
Po mire thote kjo siper,ajo ndoshta ka shpetuar!
Mjere femijet…

gjembi

Dmth eshte burre se e vrau por jo se iku. Se mos te bente goja te thoje “nese ishte burre nuk ngre dore ndaj femres”. Burri aty njihet qe eshte burre, kur ndeshkon femren, apo jo?

anon63896856

Nese kane qene burre, nene e babe qe e dhunonin, kjo thekson per me teper sa i normalizuar dhe
i pranuar eshte dajaku ndaj gruas ne Shqiperi. Fatkeqesisht edhe gruaja mund te perfshihet ne kete rreth vicioz dhune. Eshte e habitshme sa i shkeputur je nga realiteti i shoqerise shqiptare, korrent.

zeqo

Eshte e vertete!? nese po do u kenaqkemi na nji muaj kete vere, ku ka me mire se te jesh high 24/7😂

ACDC

Jo moj zonje por kur arrin dhe ben ate gje,duhet te rrish dhe jo te ikesh si frikacak dhe te lejosh nipin me mbesen te gjejne mamane me trute jashte…

Mimoza_llastica

Po plaken ore qe ti bente kafene kafshes. Lol. Se c’ taksirat kish kjo e shkreta ti bente kafe 3here ne dite?? Mire burrit t’vet po atje duhet tu besh yzmet dhe c’mban shtepia brenda. E urrej ne max kete mentalitet shqiptare. Por sic e thashe injoranca eshte shume e theksuar atje sa eshte e kote te diskutojme ne Tani. Kur merret nusja atje me shume gezon vjerri dhe vjerra. Ja arritem dites o Gjino kendojne kur e marrin nusen ne shtepi. Opaa Gjino!

dafne

Po ,me teper se i normalizuar dhe i pranuar eshte ne shoqerine shqiptare . Pse me beheni "francez " gjoja nuk e dini , kete nuk e kuptoj ?
Trusnia patriakale eshte dhe egziston si fenomen ne cdo treve dhe krahine tek Ne, dhe aty afer jush , perrreth jush , Ju e dini , te gjithe pa perjashtim .
p.s.
Fatkeqesite e ndodhura te kesaj natyre nuk jane te rastesishme , ato kane nje zanafille te larget e te perditeshme te perseriteshme deri sa vie finalja makabre .

dafne

e sa kontribon ti nga atje ( pasi u vetedijesove per jeten ne te jetuar ) qe ta zhdukesh injorancen e familles ne bashkesi dhe mire komunikimin mes tyre ,tek far e fisi juaj ?
p.s.
Nga ketu fillon revulocioni shqiptar…

machitewa

Dhune ndaj gruas, po. Ama gra jane edhe ato ciljetat vjollcat oltat e kallashat, perendeshat qe shqiptari i trashe u perkulet. Asaj qe te lane e te shpelane e te ben kafene, i bie leve pas kokes.
Kjo eshte dhune ndaj te pafuqishmit, jo ndaj gruas.

TironciLebetit

Digjo Llastice, se gjoja je ene Konservatore trampiste, cere te keqe ka kur vjen Plaku shkrete nga Pazari a fusha dhe nusja qe ka ndejte gjithe diten kot ne shpi a SurratQitap me iphone, ti boj kafen vjerrit e ti laj komet nkotruve??? Ka nevoje ene plaku per i cik foot masazh se zotrote e merr masazhin tek koreania a kinezja aty ku jeton.
KOhe te keqija, nuset e reja sjan per shpi.

Mimoza_llastica

Futja kot I lebetitmo. Te kish qene nuse ashtu kishte ca ferren me kohe ajo. Ose ua kish mbledh 8me 2 n sus aty. :confounded: Ka qene e urte e shkreta.

TironciLebetit

Atyre atje nuk ja u mbledh as Arusha e jo mo nusja e shkrete qe eshte ne shtetrrethim nga Vjerri-vjerra-kunati plus gjithe fshati me gjithe qente e stanit.

Mimoza_llastica

UNe revolucionin e kam bere qe ne klase te peste atje. Deri tani ska lajthit njeri nga ato qe njoh Une dhe kontribova me pranine time. Nuk jemi te dhunshem ne, ky rretthi im familjar e shoqerore. Per ato nga Kurbini sdi cte them. Mbase kontribon ndonje tjeter qe ua njeh kokat.

Mimoza_llastica

Nashti u kuptum :stuck_out_tongue_winking_eye:

jps

100% dakord me udbashin ketu! mpuq!

anon63896856

As une s’po kuptoj.

TironciLebetit

Lene Lene se kshu gjonash nuk bonin vaki nkohe te Titos…deri aty nga 1989. Tgjitha Cucat ne cdo katun te humbur pinin coca cola tprodhune lokale ne nightclub e bonin jete si ne Satrurday night Fever me Gjon Travolten.

jps

ok ato gjona dihen tani Tironco … Sahitat e Sabilet e Kosoves jan knaq ne Majorka ku e ku para neve … po tash na lejo ta gezojm kete moment.

Alba2265

Ka nje psikologji te rrahuri ne shqiperi ne te gjitha nivelet e shoqerise.

gjembi

Ai qe te do te rreh. Nuk e di a ka ndonje filozofi te ngjashme per ate qe te vret.

jps

ja te pyesim ata qe si reagim te pare pyesin se c’fare mund te kete ndodhur nga mosbindja deri tek leva … se helbete kushedi e ka pas hak ajo

InkuizitoriMoth

Dhuna nuk eshte vetem me efekt frike nga gjaku, muhabetin e keni ne nivel kalamani ole le mami gjaku! Dhuna ka forma nga me te ndryshme, edhe te sterholluara, te vret me me rrezatim pa derdhur asnje pike gjak. Ky lloj niveli diskutimi nuk shkon pertej muhabetit te Melpomeni Çobanit atebote dhe emacipimit te gruas katunare te viteve 60-te. Jane po ata muhabete te neveritshem me vjerre e me nuse te atehershem, futi siper nje luster çokollate evropjane ose amerikane.

zeqo

Ti si fuks pes leksh na e shpjego ça ka me shume dhuna se nje leve pas koke? une pervete them si ka mundesi s’ka patur kallash ne shpi!.

InkuizitoriMoth

zeqo tumi, ja psh ty pa te rene me leve kokes te kane bere tarallak fare me rezatim ideologjik te kane demtuar trute me keq se te godisnin me leve kokes.

Po te hapin kafken ty, pa tjeter pjesa e majte e hemisferit kafkian do jete bosh, do kete vetem nje gogel te vogel me ganglione sa per te thene tru, ndersa po te hapin kafken ne pjesen e hemisferit te djathte nga e çara do te shpertheje nje diare si batare me tum Trumpi konservator qe divorcon tre gra si krishter qe lengezohet kur shef sumen e goces se tij si humanist qe ngre mure kinez per te ndaluar qe grate myslimane tu lajne kembet burrave ne legen si Krishti dishepujve te tij para se te vdiste …

InkuizitoriMoth

Dranja

Në Shqipëri ka në radhë të parë problem me respektin e integritetit fizik dhe moral të njeriut, çfarë do qoftë. Eshtë shumë kollaj që tjetri të konsiderohet si shërbëtor, sidomos nusja në familjet tradicionale. Shiheni sa kollaj është ti japësh një dackë tjetrit. Konferencat s’janë keq, por më e mira do të ishte që këto probleme të rrihen (haha) në televizor, në ato 10-ra talkshow që tërheqin njerëzit, sepse ajo janë rruga më e drjetpërdrejtë për të sensibilizuar popullatën mbi faktin se femra nuk është shërbëtore e askujt dhe as jastek boksi.

Aquamarine

Po kur t’i lepin kembet partneri tironc, ca dmth… qe eshte i dashuruar a psikologjikisht i alteruar. :speak_no_evil: Na ilumino pak per trurin e meshkujve.

Bleta

Ne fakt ne nje grusht njerez jemi ndaj respektin per jeten duhet ta kemi me te madh nese duam te mbijetojme si popull. Mua nuk me shqeteson vetem a vdes dikush apo jo, por fakti qe ky njeri (keta njerez) jetojne me vite te tera ne ambient dhune psikologjike dhe fizike, dhe rrisin femije ne po ate ambient eshte tmerr me vete. Duhet bere dicka qe jo te ndihmohen familjet ne nevoje por te ndihmohen keta femije se ne te ardhmen gjasat i kane te jene te paafte te jetojne ne shoqeri.
Per fat te keq une kam ndeshur femije te tille, dhe eshte e trishte te degjosh nje minoren te thote: Une te heq/vras! - sepse realisht nuk di ku te drejtohesh dhe cfare te besh jo se s’ka ligje, po nuk i heqin femijet nga familjet dhe ti fol sa te duash eshte e kote.
Nga ana tjeter indiferenca e atyre qe paguhen per kete gje eshte e madhe. Jo me larg se dje kam bere debat me nje nene e cila e konsideronte normale qe edukatorja qe asistonte ne dhunen qe ushtronte edukatorja tjeter nuk kishte pse te fliste, sepse do mbante vendin e punes dhe se fundja kjo vete ishte e mire se nuk ushtronte dhune. Nese keta njerez qe jane aty per te siguruar femijet dhe ne mes te Tiranes nuk “detyrohen” qe ti mbrojne , imagjinoni cfare ndodh aty ku nuk i sheh njeri, apo aty ku komshia “nuk perzihet ne punet e te tjereve.”

anon63896856

Shoh qe e ke permendur edhe me lart traditen e larjes se kembeve. Se c’me shkoi ne mend, kudo qe te kete shkuar e ndjera do te jete penduar si dreqi qe nuk ia ka lare vjehrrit kembet si krishti, apo ne ekuivalenten ngambrapa lindjes se krishtit, qe nuk ia ka bere kafen.

InkuizitoriMoth

tyryfyle, mos fol kot pa ditur gjerat, ne kete rast pa ditur domthenien e thelle te larjes kembeve, te cilen e ka harruar edhe Orienti (ta kam fjalen i gjithe Orienti, jo vetem zona myslimane) qe tani po merret me lepirje nen shembullin e Oksidentit qe lexon Mozhene.

InkuizitoriMoth

InkuizitoriMoth

anon63896856

Atehere te mbet te shpjegosh kuptimin e thelle dhe lidhjen, e thelle a te ceket, me temen. Meqe solle dhe linkun wikipedia. E solle apo me bejne syte? Po s’pate pertese, shtjelloje pak pergjithshem (po deshe edhe me imtesi) edhe kete ceshtjen e dhunes se po me torturon me kureshtje. Tiku, helmimi a mund te quhet dhune pa gjak?

Aquamarine

Cfare violence eshte martesa pa dashuri! Cfare fatkeqesie te kesh lindur nen nje mentalitet ku dhembshuria eshte e pakonceptueshme. A kane Zot keta njerez? Vjerra ka ngrene dru per vete e tashi dhunon nusen… po ky burre, c’eshte ky psikopat s’e kuptoj sa i semure duhet te jesh nga truri qe te vesh dore mbi nje femer. E shkreta ka shpetuar nga nje jete infernale.

InkuizitoriMoth

Asgje nuk te shpjegoj, sepse ti nuk do me kuptu kryesoren, dhe ben pyetje provokative gjasme hedh poshte argumetet e mija. Keni msu nga ne Inkuizicioni ti beni bisht me leze problemit, ne digjnim ne autodafe per te evituar derdhjen e gjakut, ju femen helmoni njesoj per te evituar gjakun.

Perkufizim:

1) Çdo dhune qe vret trupin fizik te njeriut quhet metaforikisht “dhune me gjak” - olele mami gjaku!.

2) Çdo dhune qe vret trupin shpirteror te njeriut quhet metaforikisht “dhune pa gjak” - oh mami sa e merzitur qe jam nuk e di pse jam kaq e deprimuar dhe dua te vras veten megjithse pi ilaçe antidepresive dhe pallohem ronshem me ke te me doje qefi!

Aquamarine

Heretik larjane kembeve a ka te beje me epoken e peshqve? Meqe konstelacioni i fishes rules the feet.

anon63896856

Cfare lidhje ka linku i Wikipedias me temen, tiku? Beju burre (tm korrenti) dhe pergjigju.

InkuizitoriMoth

me fal aquamarin se gabimisht bera lidhje me ty ne vend te zhardin kembeperpjetes. Vone e vura re.

anon63896856

Tiku, po keto levat virtuale, a quhen dhune?

InkuizitoriMoth

çer burrash t’bohemi ne burrat kur grate jane bere burra? Gjithe burra jane tani, s’ka mo gra.

InkuizitoriMoth

çdo gje dhune eshte tani, edhe t’i biesh me kembe dhune eshte! dhunon organin qe duhet te punoje sipas natyres, jo artificialisht.

InkuizitoriMoth
anon63896856

“çer burrash t’bohemi ne burrat kur grate jane bere burra? Gjithe burra jane tani, s’ka mo gra.”

Kortezi e epokes ngambrapamoderne, tiku. Ka fillu qe kur u bene burrat me gra se grate. I japin llapes burrat sot, ia lujn fene, ia lujn.

InkuizitoriMoth

sakte, per kete qe sapo the nuk kam asnje kundeshtim, eshte e njejta gje qe kam thene edhe une nga pikpamja e feles tjeter.

anon63896856

Per ty si disident i epokes, perben apo s’perben konflikt sjellja e llapes? Apo s’ka konflikte ne epoken ngambrapamoderne?

InkuizitoriMoth

nuk kuptoj çfar do te thuash me “sjellja e llapes”?

TironciLebetit

Aquamarine me zhgenjeve… Marredhenie Vjerr - nuse nuk eshte as dashurore e as ligjore por thjesht patriarkale e SHFRYTEZUESE. Nese Plaku ka ereksion ndersa nusja i la komet eshte marredhenie incestuale. Me zhgenjeve edhe per faktin se dukesh e impresionuar VETEM prej kembe lepirjes nga partneri. Femrat te mesojne te shijosh …akte shume me ekstreme…se lepirja e kembeve.

Truri pyet ti…kush ka TRU??? Gjate aktit seksual kur me partneren shohim yjet a shkojme ne parajse Truri imi dhe i partneres nuk funksiono. Synimi i perbashket eshte te arrijme kenaqesi te pafundme dhe kur arrijme orgazem te ndjehemi Fajtor E TE TRADHETUAR sepse atehere Djalli qesh me ne dhe na sjell racionalitetin a trurin.

Truri nuk funksiono se ashtu eshte programuar …Qe nje femer te bejne dashni me te Lebetitmin duhet te kete CRUSH a te kete luajtur nga fiqiri sepse rrezikon ta lere Burri a i dashuri, te marre ndonje semundje veneriane, te marre shtatezani te padeshiruar e te mbaj nje femije 9 muaj ne trup e 18 vjet ne kurriz se te Lebetiturit nderkohe do shkojne me femra te tjera…
Se cfare rituali beni ne krevat eshte ceshtje e ciftit …shume kane paragjykime si ti qe te ka bere pershtypje akti i mesiperm dhe e quajne foot fetish…per mua eshte thjesht adhurim e parapergatitje, foreplay… per te sjelle ty personalisht ne nje mood qe te marresh e te japesh kenaqesi te pakufijshme e te denueshme hyjnore. … dhe mos u shoko…se ka akte midis cifteve akoma me ekstreme. Fat te mbare…

Aquamarine

Pse m’paragjykon duke kujtuar se paragjykoj :stuck_out_tongue_winking_eye:… e pashe komentin tend aq hormonal me larjen e kembeve dhe te kerkova te shperndash pak drite, duke ta vleresuar potencialin tend eksploziv. Per pak na zhgenjeu dhe zotria juaj. :speak_no_evil:

InkuizitoriMoth

Ne diskursin virtual eshte pikerisht impotenti seksual qe mburret si potent seksual me rrefime masturbative, njesoj si eshte pikerisht ngordhalaqi qe mburret se ka per te myt me grushta si kundeshtar te ftuar ne duel per jete a vdekje ne bibloteke te Bostonit.

si gjithnje eros dhe thanatos lidhur bashke, ne kete rast si impotent dhe nordhalaq.

Ingeborg

Ky krim nuk duhet pergjithesuar thua ti, ashtu eshte nuk duhet pergjithesuar se lajmi ne fjale nuk na thote psh. se kujt shtrese i perkiste kjo familje. Ishin gje rome, evgjite etj.? Problemi eshte qe krime te tilla po ndodhin shume shpesh atje saqe mund te shtrosh me drejte pyetjen, sa perqind e popullsise shqiptare renditet tek shtresa e ulet? Jo per ndonje gje se po na duket vetja si ne Afganistan ku fenomene te tilla as nuk perbejne me lajm.

anon63896856
anon63896856

Nje here tjeter shkruhemi. Adios.

MAGA

Alba2265

Ene policat nje rruge e dy pune :grinning:

Alba2265

kur rrihen quhet tough love.kur t vrasin ;love gone wrong.me beri pershtypje lexova ne lajme para disa kohesh se grate e “shoqates se mbrojtjes se grave nga dhuna” ne mbledhje u nxehen dhe u rrahen me njera tjatren duke perdorur grushta ,karrige e c’te mundeshin.

Alba2265

turbullira jote mendore eshte konsistente me simptomat shokuese te psh parjes se gjyshes lakuric. :grin:

kapo

Gruaja tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Pojan të Maliqit, ku një grua ka tentuar të vrasë më sëpatë bashkëjetuesin e saj.
Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë falë ndërhyrjes në kohë të tyre, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: Vjollca Shkëmbi, 26 vjeçe, banuese në Pojan-Maliq.

maverick

Nje perqindje e madhe do thoja une. Dhe nuk ka te beje as me edukimin as me varferine. Ka njerez shume te mire atje. po i mbyt llumi, psikopatlleku. se krime te tilla behen ne cdo vend. po ne shqiperi bie ne sy me shume, se njerezit normale, te edukuarit, ata qe e kane mendjen ne koke, jane ne minoritet dhe te pafuqishem te mbysin llumin.

Mjafton te shikosh ketu ne kete blog. xixa i peshkut, qe e mban veten per intelektual te modh, merr yahooo. mjafton nje fjale, dhe te ha mu’ne me kercenime. ka shkruar liber tjetri. po prape se prape…

Ka shume psikopate atje dhe shume te tjere te shperndare ne Europe. Burri shqiptar, ne nje perqindje te madhe e ka akoma majmunin 2 milimetra poshte lekures. Por ajo qe eshte me e rendesishme, shume prej ketyre burrave nuk jane ne fakt burra, por bureca. Afganet nuk kane lene asnje pushtues ne vendin e tyre. Shqipetaret mbajten Turqine per 500 vjet, dhe tani, nga nje ane u lepihen ambasadoreve te huaj, nga ana tjeter jane gati ti hidhen ne fyt njeri - tjetrit. Plehra.

ehu, do kohe te behet ai vend. nja 500 vjet po njehere. Po deri atehere njerezit do kene emigruar ne galaxi te tjera thote Stefani.