Del Blushi

46 postime 2851 shikime 14 tetor 2016 në 04:16 e paradites
bsalaj

Edhe pse e kishte lajmeruar me kohe, gjate seances plenare te kesaj te enjteje ne mes te tetorit, Ben Blushi e ka zyrtarizuar daljen e tij nga Partia Socialiste permes nje fjalimi ne Kuvend. Bashke me Mimoza Hafizin, deputete e PS ne Shkoder, Blushi ka vendosur te dale nga “Rilindja” per krijimin e nje force te re politike, qe sipas disa raportimeve ne media, do te quhet “Lista”. Blushi ka shpehur se refuzon te qendroje ne nje parti me kriminele, perdhunues e trafikante.

Tjeter force politike qe eshte regjistruar zyrtarisht ne gjykate eshte “Sfida per Shqiperine” nje grupim qytetaresh shumica e te cileve nuk jane marre kurre me pare me politike, por qe nuk mbeshtesin partite tradicionale. Ne mbeshtetje te kandidatit te pavarur Gjergj Bojaxhi, ky grupim arriti te marre rreth 16.000 vota ne zgjedhjet vendore per Bashkine Tirane, nje numer qe shume parti “te vogla” nuk e arrijne dot.

squarepusher

gje e mire. ka qene nje nder zerat perfaqesues te shqetesimeve te nje pjese jo te vogel qytetaresh. te tjerat mbeten per t’u pare ne vijim.

peshkuikuq

Blushi duhet të shporret nga politika, përveç gërr-mërreve ai s’arriti asgjë në 20 vite në politikë. Ai mund të bëjë shkrimtarin ose gazetarin…Çuditem si arriti deri në këtë pikë pasi dihet, gjithë punët politike i ka lenë përgjysmë. Taksirat i taksapaguesve shqiptarë të mbajnë në kurriz dhe një furgonoparti siç i ka etiketuar më herët, njeri nga punëdhënësit e tij .

Asterisku

Une them gje e keqe Square. Kjo tregon se hapesirat demokratike brenda PS po ngushtohen jashtezakonisht shume. “tregut” te partive nuk i duhen parti te reja (jo te pakten me kete kod zgjedhor - dhe me te gjithe ato kode qe do miratohen nga PS-PD-ja). Ajo cka i duhet eshte nje hapje dhe me shume mundesira brenda partive per t’i dhene pak jete demokracise se ia kane marre frymen prapanicat e Edit, Saliut e Like-Floririt. Por sic duket nuk kane gje ne terezi. Keto shpalljet e pavaresise jane vetevrasje politike me kete sistem qe ekziston (shiko Frymen e Bamkes qe i puth prapaniken piktorit). Dhe Blushi e Hafizi shume-shume tek ai pozicion do perfundojne. Per me teper Blushi nuk ngjit, ka qene me teper se njehere pjese establishment-it dhe duket me shume si i pakenaqur me ndarjen e tortes se sa si alternative. Dmth., nje vere ne uje, po e befte zoti me mire.

squarepusher

zgjodha ta shoh goten gjysme-plot, por jam dakord me sa thua dhe mund te qendrojne.

sa i perket PS-se: ka disa tregues qe mund te duken pa lidhje dhe siperfaqesore por qe here pas here te ndihmojne per te parashikuar dicka. nje prej ketyre treguesve te hershem per mua ka qene propozimi si ze publik dhe figure kryesore te Taulant Balles.

STALKER

Del s’del, nuk ka piken e rendesise, PS eshte në pushtet edhe minimumi për 2 mandate të tjera, ai kete e di sikurse di se cilido qofte Kryeministri, askush nuk do i jepte më portofol ministror (nje here ra daci në kos e u be minister i jashtem :joy: ). Kaq eshte storia. Keshtu janë gjerat në politiken politiciene në shek. e XXI, në Shqiperi e kudo. Edhe të doje, Beni nuk bën dot perjashtim: në politike luhet për karriere.
Blushi, heret a vone, do ti kthehet me kohe të plote letersise. Aty çoç qullos ciiiiik me mirë.

squarepusher

:expressionless: dmth edhe dy mandate te tjera Taulantin?

STALKER

Taulanti do iki me Birishen. Çift.

Albano-id

Kam pershtypjen qe Blushi ka qene gjithnje Nje Phony
Person i pasinqerte qe fale intuites e imagjinates se tij te lindur, (e ka nje fare talenti, shkrimtaret jane mashtruesa prej natyre), perpiqet te kapitalizoje pushtet.
Politika shqiptare ka nevoje per levizje genuine qe dalin nga organizimi i masave jo nga oportuniste alla Blush, qe luajne me fjalime popoze, dhe qe nuk paraqesin kurrfare alternative te qenesishme.

Tirondon

Ben Xhuveli ! “Po qe se te trashen faqet dhe ecen me duar ne xhepa nuk ke per te pas sukses”

squarepusher

dmth je i kenaqur me Rameten? psh ne nje shkalle nga 1-5?

  1. Aspak i kenaqur
  2. Paksa i kenaqur
  3. Mesatarisht i kenaqur
  4. I kenaqur
  5. Shume i kenaqur
  6. Nuk e di/ Pa pergjigje
Tirondon

Te pretendosh ndryshime radikale eshte e pamundur kjo do ishte kenaqsi per mua. me gjitheate I pakenaqur jam perderisa akoma aty ka varferi munges krijimtarie Ben Blush Xhuveli nuk ka krijimtari nuk ka mbeshtetje poshte nuk do te sjell gje te re sepse te gjithe e dine qe politikanet jane njesoj llapin dhe punojne per vete dhe dihet qe partite jane biznese fitim prurse por Beni nuk fiton gje para Metes si plangprishes eshte shume I vogel , sepse I mungojne fondet dhe militantet.

korriku

Ka nje moment ne demokraci kur pas lirise, njerezit duhet te shohin resourset dhe dimensionet brenda vetes se tyre. Pergjrgjesite pra.
Ne shqiperi ka ardh koha paqesore ta bejne kete. Ndryshe perfundohet te kete aq parti (e ndasi) sa individe ka shoqeria.
Benblushi s’ka as koke as shpatulla per veshtiresite e politikes atje. Te tjerat s’na interesojne.

Tirona-4ever

Armik i Partise dhe popullit, harram paret e Partise. Ore sikur e kishte Ben pse e beri Del?

STALKER

Ore, fundja eshte edhe më e thjeshte se kaq puna: ai quhej (dhe quhet ) Cipras, ka pas honger në rini të tij shkopat e gomes se policise si në karadak dhe kur erdhi puna, ja shiti nje pjese të shpirtit djallit (arsyes shteterore). E jo më Blushi qe sa here takonte ndonje kokepalare, shkonte menjehere lante duart

squarepusher

@Stalker, edhe nje dhe s’te ngacmoj me. po faktori Baze - Cili - Frangaj, sa mandate e kane jetegjatesine?

korriku

si ka mundesi ky njeri e tregon kaq mire cili eshte, qe ne fytyre

Tirona-4ever

Per filmaxhiun kam nje pjetje tjater. Si shpjegonet qe Partia mban per kohe te gjate ne gji armiq te tille. Si tha Xhaxhi, pse s’e dinim ne ca m…m… ishte Beqiri.

gjembi

Po ikin dhe socialistet e fundit nga PS?

squarepusher

ja dhe per e ju te gjathtet; besoj e keni kuptuar qe Grida do preferonte te kishte krietar Ramen se sa Bashen.

Cecua

Si shumica e deputeteve te parlamentit shqiptar edhe Beni, nje pordhe e plevitosur eshte. Jane aty vetem per te ngrit kartonin ne grup e aq. Beni si i pakenaqur me shperndarjen e tortes pervec kartonit ngriti edhe zerin ne disa raste, si ne ate te diskutimit mbi plerat. Pervec detyres qe beri, sot duket qarte qe ish nje levizje e mire kalkuluar. Ama, asnje iniciative parlamentare; jo vetem keto vite, por qysh qe heren e pare qe ka hyre ne parlament.
Nuk na duhen Blusher, e Bojaxhinj; nuk na duhen njerez qe kane pire sa jane dendur nga thitha e vetme e pushtetit te cilin sot shajne.

Cecua

Mire foton e Rames e ka pare, po te Bashes ku?

squarepusher

Ceco, per sa u perket neo-liberalizmave dmth.

STALKER

Ad eternam! Ata janë sistemi. Ndaj dhe Beni duhej të rrinte me to qe në fillim (e mos ti futej politikes). Minister e bene :joy: ca do tjeter ai tani??

Jane zene vendet?? Hajt se ka dhe jump-seat po he :grinning:

STALKER

Sepse nuk desheron të imitoje partine e parë të lindur në demokraci, well known as PDHi (nje dyzine me armiq pa festuar mirë nje vjetorin e themelimit :slight_smile: )

Tirona-4ever

Te gjithe kane enderra ne sirtar, Grida mbase do Ramen (do pyt ne fakt, po hajt po e qujm), Rama ka dash te kete PD (po qe e xanun), Sala ka andrru komandant i PSse (po dote pushtetin mo shpejt). Filmaxhiu psh do revolucja, po dhe kolltukun e sinjora Bertinit, pranaj ia ka lon Hollovudid nerin. Kshu osht kjo bote e di vete ti mo, te tjere dume, te tjere na dune e kshu me radhe. :smile:

PS. Ore ju sallaksit e padeklaru, te gjithe thuthuqa mer, shkoni te gjithe e ke njejta … kamariere a si?:stuck_out_tongue:

Tirona-4ever

Dmth ju preferoni ta mani me morra. Mire e boni, s’do goxoje as Trumpit t’jua kapi. :stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Fatkeqsi qe na ka ndjek ngahera; ne mes blushave dhe taulantballave,fitojne gjithmone taulantballat.

vlora

Mire kjo, po cfare ka bere Blushi pervec hartimit? Ndonje veper? Apo eshte cun Tirone? Kur them veper e kam llafin jo per ato letraret

Pjetermustakuqi

Po e pakta,nuk i eshte servilos kryetarit. Jo se eshte sumple integriteti,Blushi,po nuk eshte aq inferior sa t’a konsideroje nder te madh,nese kryetari pranon qe t’ja lepije bythen.

varik

sa vota merr partia e re e bibilushit?

Whitesnake

Suksese Blushit…po qe i zoti te mbledhi vota pse jo…Shqiperia pa opozite eshte per momentin…

gjembi

Dmth nuk i ka thene I LOVE YOU EDI RAMA?

Pjetermustakuqi

…qe mes Blushit dhe Taulant Balles,une do zgjidhja Blushin,kte e kam then ktu,po ja kam than edhe Edi Rames ne nje komunikim ne whatsapp,te them te drejten, pasi i pata rrokully ca gota. E keni parasysh ate zakonin e KM-s per te te kthy pergjigje. Shkembyem nja tre-kater replika,ku natyrisht,fitoi argumenti im. :stuck_out_tongue:

Alba2265

Kujt I plasi mor aman .

kapo

Sondazhi surprizë: Cilin do votoni? Ben Blushi 57 % dhe Edi Rama 43 %

Pjetermustakuqi

Blushi ka pas dy kryetar ne PS,F.Nanon dhe mua. Me F.Nanon ka qene nja tre here minister dhe s’ka bere asnje pune. Me mua s’ka bere asnje pune,po ka bere nja tre romane. Me kete mellef atomik qe ka ndaj PS,ben mire te beje dhe nje roman tjeter,se me partine e re,s’do mund te beje as pune ,as romane.
Edvin Kristaqi :grinning:

Lev1

Nje intelektual, i zgjuar dhe politikan me integritet.
Uroj mos te zhduket nga skena publike.

zeqo

del Blushi hyn Bushi. prap gjalpi ne lakror.

46and2

Shqiperia ka nevoje per politikane te rinj dhe ti largoje sa me shpejt te jete e mundur politikanet e mbetur nga koha e partise se punes si dhe politikanet aktuale te tranzicionit 25 vjecar. Eshte i njejti model ku parti te mbyllura te 1-shit prodhojne pushtete absolute dhe korruptive si dhe stanjacion.

Tirona-4ever

Pjeter e keni icik modest krietarin. Tre here minister, sikur nga tre tendera ne muj (per t’i rujt icik frymen providenciale partise mo). Kurse ky i thau zorren mer.:stuck_out_tongue:

Pjetermustakuqi

Edhe Blendi kishte ba parti. Nuk kemi lek e media si partite e mdha,thoshte. Pse nuk e reklamon ktu pra.(Blendi ishte nje nga nismetaret,qe te meremi vesh)