Ç'mendoni për Tesla Model 3?

26 postime 4019 shikime 9 korrik 2017 në 02:04 e paradites
bsalaj

Ishte një javë shumë e rëndësishme për Teslan, ndërsa mjeti i parë Model 3 doli nga linja e montimit. Ky është basti i madh i Teslas dhe Elon Musk. Modelet e deritanishme (S dhe X) të Teslas, makinës tërësisht elektrike, mund të kushtonin lehtësisht mbi 100,000 dollarë, duke i bërë porositësit, qejflinj me shumë mjete financiare në dispozicion. Ndërsa Modeli 3 kushton vetëm 35,000 dollarë. Jo pak, por ama shumë më pak se Teslat e tjera. Çmimi mesatar i një sedani në në ShBA është 33,000, gjë që e bën Teslën të konsiderueshme. Të paktën edhe këtë vit, blerësit e Teslas përfitojnë 7500 USD në zbritje taksash nga qeveria. Subvencioni nuk do të jetë më i disponueshëm pasi Tesla të ketë shitur 200,000 mjete.

Musk dhe të tjerët tek Tesla u treguan të kujdesshëm të mos shfaqin shumë nga Modeli 3 para prezantimit zyrtar në fund të muajit. Vetëm 3 foto kanë dalë, ku nuk shihet dot pjesa e brendshme. Disa nga risitë e Modelit 3, në krahasim me makinat e zakonshme janë motori i tij tërësisht elektrik që mund të bëjë 350 km me një mbushje të baterisë, aftësia e makinës për ta ngarë veten në rrugë në mënyrë autonome, si dhe opsione më standarde, si tavan qelqi, disqe deri në 19". Modeli 3 nuk është makina e vetme elektrike në treg. Edhe pse makinat elektrike përbëjnë vetëm 1% e shitjeve totale të makinave këtë vit, ky treg vetëm do rritet. Chevy Bolt është një tjetër makinë tërësisht elektrike, dhe Volvo javën e kaluar tregoi se po synojnë tregun e makinave elektrike gjithashtu.

Do ta konsideronit një makinë elektrike, tani që çmimi është pranë atij mesatar?

bradland

Makine per pensionioste ose njerez te ngeshem , cdo 350 km duhet te hash apo te pish kafe se kshu do Tesla , mund te jete nje Opsion per te ardhmen por mendoj se do ti dalin shume pengesa perpara qe nuk do ta lene te ngreje koke , nje fakt mund te jete dhe ulja drastike e cmimit nga 100 ne 35 mije dollare , Tiku mund te na e shpjegoje me mire qe boten kaq kollaj nuk e ndryshon dot nje Tesla.
Do ta konsideroja nje makine elektrike ?
Kurren e kurres edhe sikur 10 mije euro te kushtoje .

Cecua

I vetmi problem me kete makine eshte se do te duhet te presesh nje vit qe te mund te blesh nje. Duke pas parasysh se 'merikoni mesatarisht nuk udheto me shume se 100km ne dite, kjo eshte ajo cka duhet per te te cuar e per te te marre nga puna me kosto minimale. E kur permbush nevojat e 'merikonit, as qe diskutohet te permbushe nevojat e tironsit qe e myti tymi “naftes” se Bojaxhiut.

Fikret

Na jane bo shume shume gjona per te kariku, mileti karikon:
Sahatin e dores, telefonin, karikusin rezerve te telefonit, driten e dollapit, audioboxin, pompen e dyshekut me ajer, etj etj, shtoi vete, po e lej me mirebesim.
Majaft moo.
Hibridet jane ok per mu. Vetekarikohen. I hudh nji sapllake gaz nji here msenet dhe voila.
Po esht dhe puna e dimrit pastaj. Megjithse amerikoni kshu ne pergjithsi esh i rond madje edhe fjala i ka goxha peshe

bsalaj

Problemi me hibridet eshte se mund te jene pak te shtrenjte. Kushton me shume t’i kesh te dy llojet e motoreve sesa vetem njerin.

Fikret

Me z.Trump, po mesojm edhe si ti rinegociojme me mire çmimet :smile:

Aquamarine

Na jepni ndonje mendim per Mazden.

ACDC

Problemi eshte se pas 350km sa kohe do qe te karikohet bateria?
Nese karikohet per 15 minuta do te jete mire por nese kerkon disa ore,kjo makine nuk mund te perdoret per udhetime te gjata,por mund te jete e mire brenda qytetit.
320 km eshte Bostoni nga NYC,Keshtu qe me kete makine mund te shkosh ne NYC.
Por nese do te shkosh nga Bostoni ne New Jersey,kjo makine te le rruges.
Personalisht mendoj se tregu I makinave elektrike do te rritet ne momentin qe do te ulen cmimet dhe ulet koha e karikimit re baterise dhe kjo do te kerkoje kohen e vet.

Ne fakt makinat elektrike do te jene e ardhmja dhe besoj nga vitet 2030 do te jene ndoshta 50% e numurit te pergjithshem te makinave.

salben

Tesla karikon 80% te baterise per 30 minuta.
Sigurisht qe eshte e ardhmja. Duhej te kishte ardhur kohe me pare.

salben

Tesla e la keshillin e biznesit te Trump sepse iu duk presidenti shume idiot.

Pjer

Qe tesla po punonte per nje model te ri, qe do kushtonte jo me shume se 35 mij dollare dhe me nje bateri te forte qe do te mund te udhetonte deri ne 350 mij km, kete e kisha lexuar ne nje gazete belge vitin e kaluar.
Boo, 2 ore dhe asnje koment, o admin fute te lutem ate tregimin tim; Shqiperia e 2017 , pjesa e 2 .

TironciLebetit

Tesla ne 1908 parashikoi qe brenda 100 vjecarit …njerezit do te bredhin e enden rrugeve te pakten me nje pajisje elektronike e robotike me vete…Gjenial

Alba2265

Do te duhet te ndertohet infrastructure , nje network kombetar me superchargers cep me cep ne menyre qe EV te perhapen gjeresisht.
Tesla Superchargers are a network of 480-volt fast-charging stations built by Tesla Inc. to allow longer journeys for their all-electric manufactured vehicles (Model S and Model X), through quick charging of the vehicle’s battery packs. Tesla began building the network in 2012. As of 18 December 2016, there were 769 stations globally, with 4,876 chargers.[1] The Supercharger is a proprietary direct current (DC) technology that provides up to[clarification needed] 120 kW of power per car (depending on circumstances),[2] giving the 90 kWh Model S an additional 170 miles (270 km) of range in about 30 minutes charge and a full charge in around 75 minutes.[3] A software update provided in 2015 to all Tesla cars uses demand information from each Supercharger station to plan the fastest route, if charging will be necessary to reach the destination.[4]

bradland

Futni mo vlla tregimin se ka ra puna fare ne peshk , se e keni zakon ju adminat , e futni kur ndodh noj ngjarje qe tregimi te mos marre vemendjen e duhur .

gjembi

Me duket se po pret te te dale emri tek tregimi.

bradland

Ska mo emer gjemo , ka maru ai muhabet , e di qe po pret luleshtrydhet …jo , nuk bohet :joy:

gjembi

Per luleshtrydhet po prisja vertete :smiley: Nese nuk ka luleshtrydhe ne tregim, nuk do ta marr mundimin ta lexoj fare.

bradland

Jooo ska …une prej atij po rri akoma ktu …nuk me besohet se eshte largu nga Shqiperia , kur te sigurohem qe ka ik ne Belgjik do nisem per Atdhe …se ti kujto se fle gjume ai ? sbohet llaf…e ke pa ca i puno Blendit , rrugen e banjos te bllokume te zyres po se po :joy:

gjembi

Nuk te ve shume faj. E shoh qe e hengre njehere ate koqe ulliri (te shoqeruar me mish qengji) e s’do qe ta hash me. Blendi i shkrete duhet te nderroje zyre ose te mbaje carcafe ne zyre qe kur vjen Ai te arratiset me litar carcafesh nga zyra si ata qe ikin nga burgu.

jps

Tesla 3 do e beje akoma me te eger konkurrencen e auto-prodhuesve per makina elektrike ne rangun midis 30k-50k. Eshte mjet i perkryer per levizjet e perditshme dhe 35k eshte cmim mese i arsyeshem. Apeli i rrugetimeve te gjata po vjen duke rene. Udhetimi ajror eshte shume i arsyeshem per te mbuluar distancat qe dikur disa (dhe tashme disa shqiptare kokecepa) i benin me makine, keshtu qe nuk e konsideroj te jete problem per Teslen se disa duan te bejne rruge 6-7oreshe.

urbantelescope

S’iu duk edhe aq idiot , po si cdo bilioner pa anen e biznesit , si mund te dale Elon Musk qe prodhon makina elektrike te mbeshtese Trump ne terheqjen e tij nga “Ngrohja Globale”. I bie poshte i gjithe principi i biznesit te tij nqs do vazhdonte ne ate poziocion simbolik se Trump s’ka nevoje per keshilltar biznesi po ata i shfrytezon thjeshte si figura publike ose per te anashkaluar barrierat demokrat republikane kur vjen puna tek financat. Nese ai nuk do hiqte dore nga ai panel pasi Trump nuk shkoi ne Paris , diten tjeter te gjithe mediat edhe organizatat ambjentaliste do e kryqezonin Elon Musk dhe Teslan dhe brenda pak ditesh vlera ne burse do i shkonte sa i pale corape te tregu cam. Dhe me publikimin e Model 3 , eshte ne fije te perit varet si do e thithe tregu duke marre parasysh konkurencen ,para 1 jave lexova diku qe Tesla po shkonte gremine ne burse :stuck_out_tongue:

jps

Eshte nje devolli ketu qe nje e dy na sjell ndonji lajm se si bursa po explodon fale presidentit Trump, por nga ana tjeter as ja ka idene tregut.
Ja dhe gremina e stokut te Teslas:

urbantelescope

TESLA akoma nuk po permbush dot delivery per automjetet e blera te gjeneratava te para kshuqe kjo Model 3 eshte thjeshte komardare shpetimi , keshtuqe mbaje shenim cmimin tek 314 se nje dite mund mos ta gjesh fare neper charte :stuck_out_tongue:

jps

UT - normalisht qe si gjithmone ka spekullime dhe manipulime. Chart-i qe te tregova tregon se c’fare ka ndodhur ne te vertete me Teslen vitet e fundit. Gjate ketyre viteve ka patur me qindra artikuj (bearish) si keto qe solle. Asgje nga keto nuk e ben alarmante situaten e Tesles.

urbantelescope

Elon Musk deri tani po shet idene e jo produktin. Investitoret kerkojne rezultate e jo produkte promocionale si Model 3 qe sakrifikon cmimin e Tesla’s vetem per te mbetur relevante ne treg duke pasur parasysh dhe konkurencen. Tesla thot porosite tani blije , e ta sjell makinen pas 1 viti e 2 vitesh , konsumatoret jane te paperfillshem ne numra dhe perseri ata nuk e mbulojne dot prodhimin e numrit te makinave. Po vazhdoi keshtu imagjinoje vete c’ndodh…

maksmeto

I vetmi problem me Teslen eshte qe mua as me pellcet fare per te. Nje tollumbace me shume ne nje bote ku njerezit shohin vetem ambientin e punes dhe tavanin e dhomes se gjumit, per tu karrikuar per te pare perseri ambientin e punes. Fshati digjet Musku krihet.