Cfare mendoni per abstenimet?

34 postime 1997 shikime 26 qershor 2017 në 04:47 e pasdites
gjembi

Kete vit, ashtu si dhe para 4 vjetesh, ka jo pak njerez qe kane zgjedhur te mos votojne ne shenje proteste per batakun ku ka eshte aktualisht politika dhe politikanet Shqiptare.

Cfare mendimi keni ju? E shikoni si dicka te dobishme? A ka vlere abstenimi ne Shqiperi?

Vlonjat

Ket artikllin e kishin dhe keto medjat knej…

gjembi

:grin:

Ma perkthe pak ne shqip te lutem.

Patrioti

Abstenimi eshte eshte shenje proteste. Mund te spekullohet qe nese PS’ja ka ruajtur te njejtin elektorat si ne 2013, rrjedhja e votave tregon protesten e elektoratit te PD’s ndaj kesaj te fundit.

Kthupi

Njerezit mendojne see duke abstenuar shprehin revolten? :smile: Po do te shprehesh revolten hidh voten kunder, zgjidh kaubojsin po deshe po abstenimi s’pi uje. Fituesi eshte ai qe merr shumicen e votave te vlefshme, jo te abstenimit.

salben

Ata qe nuk votojne, nuk votojne sepse jane mire, jane rehat. Nuk ka lidhje bataku.
Po te jesh ne batak, dmth po te jesh shume keq, shkon voton me vrap, vetem qe ta shpetosh veten. Njeriu qe eshte keq, nuk rri duarkryq.
Po s’te pelqyen partite e medha, ke plot parti te vogla, nese vertet je ne “batak” e do te shpetosh koken.
Ndersa ata qe zgjedhin te mos votojne dhe e shprehin lart e poshte me zell te madh, jane tipa qe duan te bien ne sy e te bejne dramatikun si ne veprat e dikensit. Drama queens si ata gazetaret qe po s’bene “oh why god why” nuk u duket sikur po bejne pune.
Cdo qytetar ka detyrim moral te votoje. Po nuk votoi, humb te drejten morale te ankohet.

machitewa

Abstenimet mund te jene edhe ceshtje e vetedijes se ulet qytetare.
Ne greqine e lashte abstenuesit ndaj politikes quheshin idiotë. Me te drejte, besoj une.
Nese proteste, eshte proteste idiote.
Nuk e njoh shume mire sistemin zgjedhor ne shqiperi, por ne ks per shembull, ne secilen parti kam pasur zgjedhje briliante te kandidateve, perkunder qe sistemi e pamundeson voten jashte partise, dmth je i kufizuar vetem ne kandidatet e nje partie te vetme.
Ideja eshte qe edhe nese nuk te pelqen aspak partia, brenda listes se saj gjithmone ka dy a tre emra te shkelqyeshem te afte e te paster qe i bejne nder perfaqesimit ne kuvend. Abstenimi i jep mundesi dhe hapesire keqberesit aktiv ne kete proces.

Patrioti

Absolutisht, abstenimet jane ceshtje e vetedijes se ulet qytetare. Diskutimi im kishte te bente me shkallen me te ulet te votuesve krahasuar me 2013’n.

Alba2265

Edhe nese abstenon ata qe zgjidhen kane per te te qeverisur ty .Una nuk mundem te votoj in good conscience per asnje nga debilet te cilet kane berre nje rremulle ne shqiperi qe e rradhit ate ne nje rradhe me lesoton , kongon ,e xhibutin .ky eshte krahasim bujar se edhe keto vende e kane nga nje downtown te kryqyteteve te tyre me te mire nga sheshi skenderbej the crown jewel e harritjeve te Rilindjes…duhet ndryshuar sistemi zgjedhor qe tu jape mundesi shqiptareve te afte e te ndercem te dalin ne sheshin te mejdanit ne menyre qe e ardhmja e vendit te mos jete ne dore te tre njerezve (meta,berisha, rama ) si deri me sot.

blue_note

Nuk ka asnje gje te keqe te mos duash te zgjedhesh asnje pale.Kur e di qe te gjitha palet kane drejtues qenie njerezore te neveritshme, eshte perkundrazi shprehje e vetedijes me te larte morale dhe qytetare te bojkotosh te gjithe kasten. Eshte si puna e skllavopronarit qe i trajton mire sklleverit dhe ai qe i trajton keq. Kush eshte me i mire? Asnjeri

Balzac

E ktheu pllaken Fevziu nuk priti shpalljen zyrtare te rezultatit. Para 2 ditesh e quajti Palloshin te deshtuar, sot socialistet paskan shtuar votat dhe kane merite… Fevzo do flasi sinqerisht dhe ne dobi te publikjt vetem kur te filloj ti dali qimja pare te tulla.

Muni

Nuk mendoj se ishte abstenim per proteste. Kur ke drita, uje, drejtesi dhe nje pune ku te shkosh ne mengjes, ke edhe luksin te abstenosh per proteste!
Perse shume nuk votuan, shkaku duhet kerkuar te plazhi, Ramazani, dasmat e dembelleqet e tjera te atyre qe me nje “…vari trapin” e shtyjne edhe kater vjet!!

InkuizitoriMoth

te abstenosh eshte njesoj si te mos pallosh!

Ingeborg

Abstenimi eshte ajo gjendja kur te vene perpara per te zgjedhur koleren apo murtajen. Ke do zgjidhje? Asnjeren sigurisht. Ka plot qytetare franceze dhe gjermane qe gjithashtu abstenuan.

bradland

Abstenimi virtyt i njerezve te pashprese .Mund te perdoret fjala virtyt kur vjen puna tek abstenimi ?

Elba

Abstenim eshte heshtje me injorim ne menyren me te kthjellet te pergjigjes qe tjetri pret , pavarsisht perfitimeve ose humbjeve,
eshte nje nder ato “pergjigje” , dhe mire kane bere. une do beja te njejten gje

bradland

Ohh me vjen keq , nqs do te beje dhe ti te njejten gje , dmth do abstenosh , nuk do ta beja ate koment.
Ti nuk je e pashprese , por teoria ime nuk bie poshte gjithsesi.

bradland

Me komentin e Tikut me lart kjo pyetje duhet te ishte mbyllur , i ka thene te gjitha .

Manjola_Tirana

njera fele e se vertetes

arb

Me sa di une mund te flitet e te barazohet abstenimi si shenje proteste vetem ne rast te nje referendumi ! Per zgjedhje lokale ose te pergjithshme mospjesemarja eshte thjesht mospjesmarje…nul…hic…se ashtu kisha nje pune…kaq!! Apo jo? Ahhhh kapitalizem te kam …nuk te mora vesh asnjeher thuaj !

InkuizitoriMoth

attenzione Manjola (dhe ju te tjere te palluar ane e mbane), kjo nuk do te thote qe te votosh do te thote te pallosh!

Ne bote ka edhe asimetri, dhe simetria e vertete eshte harmonizimi simetri-asimetri (gjithnje dy fele). Eshte me e sterholle puna.

kapo

…gjersa fuksat propogandojne te votoni me cdo kusht sipas regullit te policit rezulton qe kete rradhe shumica dermuse e atyre qe nuk votuan jane electorat i PD .Ata qe abstenuan u ndjene te tradhetuar, por nuk tradhetuan. U ndjene te shitur, por nuk u shiten. Thjesht, folen fort me heshtjen e tyre, me menjanimin, me bojkotin ne diten e zgjedhjeve. Dhe jo vetem PD. Shumekush duhet te ndihet krenar me ata mijera njerez, te panjohur, plot dinjitet qe nuk pranuan te trajtohen si lodra, nuk pranuan “te flijohen” per kurorat e dafinave qe i vene “mbreterit” ne koke, kur mbreterit nuk marrin as mundimin te shpjegohen. Ishte nje leksion i qarte, keta njerez, te pakten keta, nuk mund te trajtohen si pjese e tufes. Dhe PD duhet t’i evidentoje keta njerez. Ti motivoje. Ti promovoje. Sepse ata jane dinjitaret e ketij vendi. Jane fisniket. Jane ata qe mendojne. Jane ata qe nuk zgjedhin te shkojne me mullixhinjte per inat. Nuk zgjedhin te hane miellin e mullixhiut. Nuk zgjedhin ti marrin parate mullixhiut. Zgjedhin te ulerasin duke heshtur.

salben

kapo, pranoje. Votuesit e PD shkuan te LSI dhe Libra.
Kot perpiqesh te gjesh justifikime “jo po na hyri vetem pak koka ndaj nuk quhet”

kapo

sipas rregullit te policit i bie qe nga 150 mije qe abstenuan dmth 18 deputete me shume per LSI dhe Libra
nuk dalin numrat :smirk:

Manjola_Tirana

po pra, kte tha dhe magnolia, pas c’do zgjedhje dalin tre fela
#palluesit
#tpallosurit
#abstenusit

salben

Libra mori 20 mije. LSI shtoi 50 mije. Keta 70 mije nuk kane ardhur nga PS, sepse PS mori me shume se ne vitin 2013. Moren 755 mije ne 2017. Ne 2013 moren 713 mije. Keshtu qe edhe PS ju ka marre 40 mije, pra 110 mije ne total. Keshtu qe quhet, edhe kur hyn fare pak koka o Kapo.

InkuizitoriMoth

shum mire manjola, arrite tek triniteti i shenjte, dmth deri aty ku arrin krishterimi. Por ka me pertej se krishterimi, ka edhe katernitet te shenjte.

Ndarjet jane artificiale, jane te legjitimuara vetem per çeshtje studimore, sepse realitetiti eshte olistik, nje dhe i pandare.

Shiko çfar ka thene Hajdegeri qe e ka lexu hajdar kurreshtari:

L’Essere stesso è circolare, Martin Heidegger, “Sein und Zeit”, GA 2, 315

Un mund ta shpjegoj me tej, por eshte me mire ta gjesh vete çfar dua te them ne lidhje me ndarjen tende artificiale. Nuk eshte e veshtire, pothuajse llokum ne goje ta kam dhene kuptimin e thelle filozofik.

Elba

eshte mendimi yt bradland. injorimi me abstenim mua me duket nje nga ato zgjidhje, I don’t care anymore and I am not expecting you to care for me too . so we are good :smiley:

aleko

Edhe une Gjembo nuk votova, pra adstenova. Nese situata parazgjedhore do te ishte e kercenuar nga mundesi e fitores se PD-se, sigurisht qe do te shkoja te vtoja te keqen me te vogel, pra PS-ne. Por, fatmiresisht u duk qarte se PD do te humbiste rendshem, keshtu qe nuk e pash te udhes te sforcohesha per te votuar te keqen me te vogel.

Pjer

Abstenimi do te thote qe njerzit jane te zhgenjyer nga politikanet,dhe refuzojne te votojne.

Vlonjat

Pjer me duket se kete konstatim teper realist ia ke vjedhehajdut Nard Ndokes! Ketej eshte detyrim te permendet burimi.

Pjer

Vlonjato, po ç’borxh te kisha qe me krahason me bufonat e politikes shqiptare.

Arban

Nardi eshte kryetar i nje partie te vogel, nga ato qe do te sjellin ndryshimin ne Shqiperi

bradland

jane te pa shprese.
Ne Memaliaj po vdiskan njerezit per uje , Rilindja leshit.