Cambridge Analytica në qendër të vëmendjes

22 postime 3050 shikime 21 mars 2018 në 04:23 e paradites
bsalaj

ca

Kompania thote se puna e tyre me te dhenat i mundesoi zotit Trump te fitonte zgjedhjet me nje diference prej 40,000 votash ne 3 shtete te rendesishme per sistemin e kolegjit elektoral, edhe pse ne total kandidati ishte 3 milion vota mbrapa rivales Clinton. Ne programin investigues nga Channel 4 ne Britani, njerez te Cambridge Analytica tregojne disa nga marifetet e tyre sekrete dhe potencialisht ilegale ne ndikimin e zgjedhjeve.

varik

Turruni e blini facebook stocks

Katror

O Sale. Mos i ha keto genjeshtra te sajuara nga pasuesit e Trumpit qe duan te minojne punen e Mullerit qe u be nje vit e gjysem qe vazhdon te germoje ne kanalet e mutit per te na vertetuar qe Trumpi fitoi se e votuan ruset. A, dhe grate qe iu binden burrave, sic tha shoqja Klinton.

Adi

Bledar, kur Obumja përdori po të njëjtën teknikë me Cambridge Analytica gjatë zgjedhjeve të 2012 sahanelepiresit e “agjtacjon propagandës” e quajtën gjeni…Kemi po të njëjtën situatë sot nderkohe qe gavgjisin si qenër të zgjebosur.
Karma is a bitch!

Alba2265

Trump fitoi fair and square .urrejtjen e racizmin ai I gjeti nde mes amerikaneve nuk I krijoi por pati paturpesine ti shfrytezoje.

kapo

It’s no good fighting an election campaign on facts
because actually it’s all about emotion
_The big mistake political parties make _
is that they attempt to win the argument
rather than locating the emotional center of issue the concern,
and speaking directly to that

…excellent

Pjer

skandal pas skandali, u 10-je dhe Amerika

InkuizitoriMoth

aleko

Po te ishte keshtu, do te kishte fituar edhe PD-ja ketu. Por, ajo u shkermoq si buke e thare.

varik

Ne video ai tipi thotë që kyt lojen e kanë në edhe në ballkan kohët e fundit…

gjembi

Ku ta kapesh e ku ta leshosh kete shkrim nga “american eye” ne shqiperi?

Një burim pranë një agjencie shumë të rëndësishme ligjzbatuese

Shume bindese!

Hetimi që po zhvillohet në SHBA ka arritur në përfundimin se një kompani e njohur, Cambridge Analitica ka përdorur të dhënat e 50 milionë njerëzve në Facebook që të shpërndante Fake News në lidhje me zgjedhjet amerikane për President dhe të ndikonte në axhendën e diskutimit politik.

Faleminderit i lebetitur qe perhap Fake News.

TironciLebetit

Je e mirepritur. Prandaj na ka dhene perendia dhembe per te pertypur e jo per te gelltitur cdo gje.

gjembi

Ka njerez qe nuk fusin ne goje gjithcka. Prandaj na ka dhene perendia sy e hunde.

TironciLebetit

Qe kur lindim eksplorojme boten fale gojes…

InkuizitoriMoth

s’kom faj un qe tek tema e laktozes, nuk jam i preokupuar per alegjine qe shkton qumshti tek peshqit, por per alergjine qe shkakton biberoni tek peshqit:

TironciLebetit

Gjembi eshte ne denial…edhe shume pastertore

gjembi

Pas lindjes rritemi e kuptojme me shume se foshnjet. E di qe jo te gjithe por nje pjese e mire e njerezve. S’po e kaloj temen ne dege te tjera, po e mbyll me kaq.

Kthupi

Ajo cfare eshte e jashteligjshme nuk eshte perdorimi i te dhenave, por mbledhja e te dhenave, menyra si u mblodhen. Por jam i sigurt qe ti kete e di, prandaj e hedh gjylen te mullaret dhe jo te shtepia. Perdorimi i te dhenave ne fushaten e Obama’s nuk ishte sekret, madje per sa i perket fejsbukut, te dyja fushatat kishin akses tek i njejti set te dhenash dhe nuk u moren ilegalisht.

https://www.technologyreview.com/s/509026/how-obamas-team-used-big-data-to-rally-voters/

xhibi

Nuk i kam ndjekur lajmet shqip ka ca kohe, ka dale ndonje gje interesante per Shqiperine/Ballkanin pasi plasen lajmet e CA (Cambridge Analytica) dhe Facebook-ut ose ne pergjithesi per perdorimin e te dhenave te vjelura nga rrjetet sociale per fushata elekotarle ne Shqiperi/Ballkan? Ndonje debat per privatesine e rrjetet sociale ne mediat shqiptare?

Per ata qe s’i kane ndjekur shume lajmet ne anglisht apo gjuhe te tjera, kompania meme e CA, SCL Group (me pare e njohur si Strategic Communication Laboratories) ka goxha histori me fushata dezinformimi, perfshi kontraktuar nga agjenci shteterore amerikane per operacione te tilla qe SHBA kryen neper bote e me pas nga kushdo qe i paguar, si p.sh. ne Angli per fushaten Brexit e ne Amerike per republikanet, per Ted Cruz e me pas Trump-in po dhe zgjedhjet vendore. Nje prej ketyre fushatave dezinformuese qe ishte si skenar filmi ishte e tyrja ne Nigeri e cila perfshinte bashkepunim me agjente izraelite te cilet midis te tjerash kishin hack-uar te dhenat shendetesore te kandidatit kunder te cilit SCL bente fushate.

SCL regjistron nje seri kompanish me emra te ndryshem per te mbuluar gjurmet, CA eshte nje prej tyre e cila kryesisht ishte vetem nje entitet formal se njerzit ishin te njejtet ata te SCL. SCL gjithashtu ka bashkepunuar me miliarderin amerikan Robert Mercer, i cili ka mbeshtetur Bannon i cili duket se e bindi Mercer te financonte fushaten e CA pro Trump-it per zgjedhjet 2016 pasi Cruz deshtoi.

Problemi nuk eshte vetem tek fushatat dhe ndikimi i zgjedhjeve. SCL dhe kompani te tjera si ata bejne dhe fushata tradicionale marketingu e zgjedhjesh, por ata specializohen ne fushata te mirfillta dezinformimi ku shpesh njerzit qe manipulohen per X apo Y ngjarje a kandidat jane komplet te pavetedijshem (ndryshe nga nje reklame fushate ku ti e di qe p.sh. partia apo deputeti X po perpiqet te te mubushe mendjen per dicka), gje e cila eshte goxha me e lehte me te dhenat e vjelura nga Facebook e mediat e tjera sociale, te cilat te dhena ‘shartohen’ me te dhenat qe kompani si SCL dhe klientet e tyre kane nga menyra te tjera, p.sh. listat dhe te dhenat e zgjedhesve qe kane partite, etj.

Nga c’eshte zbuluar kohet e fundit, paralel me kete dhe teper problematike ne vetvete eshte fakti qe mediat sociale, sidomos Facebook, kane vjelur e krijuar lloj-lloj profilesh me te dhena personale e intime per cdo person qe frekuenton faqen e tyre dhe prej vitesh keto te dhena jane vjelur nga aplikacione dhe entitete te treta, me djeni te Facebook-ut. Jo vetem te dhenat e aktivitetit ne faqen e Facebook-ut, por dhe te dhena qe aplikacioni i Facebook-ut i vilte p.sh. nga telefonat Android, perfshi komplet listen e kontakteve, telefonatave, etj, per cdo person qe deri para ca kohesh kishte njekohesisht telefon Android dhe aplikacionin e Facebook-ut ne ate telefon.

Nga nje kerkim i shpejte ne internet per kete kompani ne Shqiperi e Ballkan, qe para se te plaste ky skandali i fundit SCL rendiste tek materialet e veta te marketingut qe ishte kontraktuar edhe ne Shqiperi per zgjedhjet. SCL duket ka pasur nje filial te formalizuar ne Ballkan (SCL Balkans).

Ne nje artikull te qershorit 2017, Wendy Siegelman, nje gazetare e pavarur qe i ka ndjekur goxha keto ngjarje, ben nje skeme se si lidhen me njeri-tjetrin keta tipat, e ne te permend dhe SCL Balkans (Nicola Spasov dhe Vlado Andonovski).

Shpresoj qe mediat vendore ne Shqiperi e Ballkan (perfshi BIRN) t’i kushtojne ca kohe ketyre ceshtjeve. Kur mediat sociale perdoren per fushata dezinformimi e te dhenat e perdoruesve te tyre behen pazar ne vende si Anglia e SHBA, imagjino ca behet ose mund te behet ne Ballkan e vende te ngjashme ku as kompanite private as partite nuk i tremben shume rregullatoreve dhe mbikqyresve.