Best movies for 2018
shume faleminderit
pak ehte mundur te gjenden nga une nga buqeta e bukur me 30 tituj. E befasuar nga “Happy Hour” megjithese e kam parasysh vleresimin e atehershem per te. "Madam Hyde’ gjithashtu, e prisja por jo kaq lart por vete me ka pelqyer shume fare.
tituj qw kam pare e ripare sivjet ishin ata te W. Allen dhe PTA-se qe perballe me 10shen duhet te jene si filma per dembele mesiguri.
shpresoj mbase gjej se afermi (se dua ta ghej, pare pershtypjen edhe ne blog) “Burning”. Si dhe amerikanet (meqe me kollaj te gjehen) “Isle of dogs” dhe "Manhattan stories’.
Se paska ne liste avengers? Wtf
une kam pare vetem te parin fare: e qe me ka pelqy, asokohe, SHUME !
“Isle of dogs” eshte filmi i dyte multiplikativ qe pelqej ne jeten time (i pari ka qene “Caroline”)
Do i bej nje review më vete sepse e meriton; sidomos per arsyen se pse me pelqeu, ose me sakte: pse e besova si film pra, pse funskionoi tek une, edhe pse eshte film multiplikativ (nuk them rastesisht multiplikativ, dhe jo thjesht vizatimor)

Wes Anderson edhe fiction movies drejt animacionit sikur i projektonte.
review pozitive shume ka pas edhe filmi animacion “Inside Out” nga ty.
Ah po.
Sa per filmin e fundit te W Anderson, ‘çelesi’ qendron tek teknika e perdorur (nuk eshte film vizatimor)
nuk eshte film vizatimor
interesant.
Eshte multiplikariv, ok, por jo vizatimor.
Por ka goxha per te shpjeguar…
me behet qejfi me 10shen e Cahiers, ka futur “The Post” te Spielberg, si dhe filmin e PTA-se vendi i 3te (megjithqe te dy e bejne klasifikimin pak cheesy, por personalisht e kam te lehte ti pelqej te dy (si spektator dembel qe jam)
paska Dumont ne vend 2te. ke sjelle nje trailer atij filmi te tij heret kete vit.
po Dumont kohet e fundit mire qe prodhon pervit, por marshalla cilesia
paska edhe ‘On the beach at night alone’, sa mire
The post e paskam harru
: andej nga vendi 15-20 pa frike
Ai i Dumont eshte mini-seri televizive (5h gjithesej). Te vetmin qe nuk kam parë nga lista e tyre (e ka shfaqur ARTE)
te besoj kur thua vendi 15 - 20 per ‘the post’, ai do ishte vleresimi objektiv yti si Stalker (objektiv si subjektiv, ok?)
ti ke 3 maverick-et franceze ne 10she, dhe ata intrigojne shume perderisa edhe ne top ten, por edhe ne grupin maverick., sebashku me Madam Hyde.
Lista duket ne pamje te pare me varietet te larte kulturash. Fatkeqesisht ketej nga ne eshte veshtire t’i gjesh. Nga keta qe ke sjelle duhet te kem pare nja 4 a 5 te cilat i kemi komentuar dhe ne ppu. Duhet te shtoj qe kete vit nuk kam pare shume filma, po filmi qe me ka lene mbresat me pozitive eshte Phantom Thread qe ka nje realizim te pergjithshem pa asnje defekt. Mektoub shume i vecante por ka ate problem qe e ke vene ne dukje dhe ti qe sterzgjatet shume. Nga filmat horror qe me kane pelqyer kete vit do vecoja Hereditary, Suspiria, Upgrade dhe The Endless.
Ti e di qe nuk nisem fare nga aspekti kulturor (nga cili vend vjen filan film etj etj ). “Cahiers” ndofta po : jo shume, por nje cike, po. Kjo vjen sepse jane 13 kritike, dhe lista finale eshte si permbledhje e 13 dishepujve te Krishtit (ky i fundit eshte sigurisht vete Kinematografia). Dhe ka nje tendence (dhe ka patur gjithmone nje tendence !!) per filmat amerikane (si vendlindja Por dhe vendi prej nga vjen prurja me e madhe filmike).
Une them se 2018 ka qene e dobet ne filma amerikane. The Post e shoh çik “me mik” tek lista e Cahiers. Phantom Thread PO, eshte film shume shume kinematografik, dmth I MIRE
e paramendoja qe ka nje tenddnce per filmat amerikane, solle vjet nja 2 shkrime te Cahiers ku pashe fillimisht sesi ishte puna. Kot e bejne veten me faj, kritiket e Cahiers - it’s overthinking ky qendrim per ameriken.
Edhe une prandaj thashe se ata dy tituj amerikane e bejne listen/klasifikimin cheesy, dhe e thashe: i pelqej si dembel spektator e qe jam.
Ose thene ndryshe: Cahiers e ka cik te veshtire (sepse ehste shume shume e konsultueshme nder rrethet kinofilike dhe te profesionit) qe te shpallte nje Top10 me 80% filma franceze, sepse do e etiketonin kollajshmerisht si nacionaliste (too much patriotike). Por ne keto 2-3 vitet e fundit eshte évidente qe kinemaja e mire franceze eshte në majat e saj me TE larta (kujto filmat ekscentrikë, pra TE LIRË te ketyre viteve te fundit) dhe s’ka asgje c’ti lakmoje kinemase (qofte edhe asaj autoriale, por jo vetem) amerikane
eshte sikur Cahiers ka problem te pranoje se franca (te pakten per momentin) ben kinemane (e ndoshta edhe kulturen) me te mire ne bote, ne rang kombetar.
nuk shoh ndonje amerikan une tek asnje nga te dy
ah qenka ‘Pentagon papers’
Senses nga Ryusuke Hamaguchi - ky regjisor duket ai i Happy Hour…
Hong Sang-soo si edhe Dumont, prodhimtar. Me pune te re, Grass…
Paul Sanchez-i duket absolut
Po, Happy Hour ka dale ne France nen titullin Senses. Dhe, The Post nen titullin Pentagone papers.
Ahahaha, ti ke filluar te flasesh si Cahiers
Ata I kane dhene shume rendesi faktit qe Dumont realizon nga nje film te ri cdo verë (kur pothuaj askush nuk xhiron) dhe kjo prodhueshmeri sipas tyre (me te drejte Sigurisht!) tregon se Dumont ka arritur te gjeje nje menyre prodhimi (productioni) fort te levdueshme duke alternuar filma ekzigjente (Jeanne D’Arc) me seri televizive te financuara nga ARTE (filmi i tij i fundit eshte vazhdim i Quinquin (séria e para dy vjeteve)
Ose per shembull, nuk “guxojne” ta mbrojne shume “Madame Hyde” apo “Nje qiell me yje…” sepse regjizoret e tyre kane qene ish-gazetarë (kritikë kinemaje) tek Cahiers (dhe kane frike de mos i “akuzojne” per “mbajtje ane” te ish-shokeve).
Por gjithsesi, keto jane detaje te vogla. Shume te vogla biles. Revista ne fjale mbetet besnike e vijes historike editorialiste, dmth mbeshtet nje kinematografi kurajoze, qe tenton forma te reja shprehjesh artistike.
po patjeter s’ka rendesi asgje tjeter perderisa cilesisht ai vazhdon godet fort.
Miniseria televizive qenka kesaj here forma ku vazhdon germimin e tij Dumont, brenda vetes.
sa mire qe gjen financimet.
mua nuk me pelqen qe “lihen si menjane” punet per shkaqe si keto (edhe pse nuk eshte se lihen menjane, por perfundimi i tille eshte ne fund te fundit).
Te lumte per Madam Hyde, ne vend 3te, film i forte se kinema ekscentrike pa qene qellimi ai.
I fundit me thanosin eshte akoma me i bukur
Pikerisht, kete menyre se si Dumont i gjen finacimet duartroket Cahiers: seritë e fundit televizive te Dumont kane patur sukses tek publiku i ARTE gje qe provon se regjizori ka ditur te “martojë” urinë aktuale per seri televizive me cilesinë kinematografike. Shto qe serite ne fjale jane komedi (ose me sakte, komedi burleske) dhe po ashtu eshte e njohur uria e spektatorit, sot, per komedite.
Ne nje fare menyre, Cahiers u thote regjizoreve te talentuar: dilni nga skemat rigjide, gjeni alternativa te reja produksioni, jemi ne shek XXI !
shkurt, Bruno Dumont “a tout compris” ! ![]()
shkelqyeshem, ajo eshte.
Dumon duket se ka gjetur “sekretin” per nje seri gjerash. Sepse si shpjegohet kalimi me zhdervjelltesi i tij nga nje zhaner ne tjetrin, te zhvilluar gjithnje ne menyre te plote, e si ne nje lulezim.
Ai jo vetem s’ka piken e kompleksitetit a te ngecjes ne thurjen e nje filmi sipas cilesdo gjini, por duket se tejkalon stigma e korniza, ve ne dyshim statuskuo-ra dhe i ngacmon ato per te provuar, provokuar, zhvilluar… dhe menyra sesi i sfidon ai tabute nga me te ndryshmet ne kinema duket organike, perndryshe do ta tradhetonte puna e prodhuar. Kjo menyra organike ku Dumont e ka pozicionuar veten ne raport me kinemane duket se eshte sekreti i tij, dhe intrigon te flasesh rreth saj.
gjithashtu,
kur koleget / shoket e vet nuk vleresojne dot nj-tj. nga droja e korrektesise politike, si pritet qe Festivali i Kanes t’i akordoje Palmen e Arte (per merite te padiskutueshme) filmave te Godard (dhe pse llogjikat s’jane identike per te dy rastet, por sakrifikojne njelloj meriten dhe arritjen e kinemase perballe shoqerise)
debatet me te bukura bere ketu, kane qene mbi ‘On the beach at night alone’, ‘Happy Hour’, ‘Madam Hyde’, ‘Phantom Thread’ e duke lene jashte ndonje tjeter. U jam rikthyer atyre temave me shume se 1 here.
Debati per ‘Happy Hour’ me shpetoi filmin qe per pak desh u injorua nga une.
Lista ka filma mjaft te rinj e autor dhe si te tille mjaft te veshtire per tu gjetur.
Munda te gjej nga keto qe nuk kam pare vetem on the beach at night alone burning gjithashtu, me titra, ndonese i perkthyer pak keq. Filmat koreane dalkan shume shpejt online
Pentagon papers qendron per the post dhe manhattan stories per person to person. Francezet i ndryshokan titujt, cehtje distribucioni me sa duket.
Ndoshta sepse preferojne ta mbajne titullin pak me te pergjithshem per arsye se duke specifikuar dicka kulturalisht te huaj nuk nxit vemendjen e publikut?
Interesante te Burning lagjia ne seul ku dukshem jeton nje shtrese e mesme e larte, e pasur, ngjason mjaft me lagjen kodra e djellit, ndertuar kohet e fundit, ku kane shtepine mjaft nga vipat dhe elitat e Tiranes.
Akoma me interesante do jete nese do te zbulohet ekzistenca e kodres se kishes se shen prokopit (liqeni artificial ku pallohej rinia komuniste dhe xhaxhi veterani qe i pergjonte masturbonte mçef mbas ferre) ne kryeqytetin Pyongyang te Korese se Veriut.
e kuptoj te ndryshoje titulli filmit kur pershtatet nga gjuha e huaj ne fr., por ta ndryshojne ate edhe kur ruhet gjuha origjinale (angl. psh.) sikur s’e marr vesh pse…
Budallik absolut. Po të rendis une ketu tituj filmash ne anglisht “perkthyer” per spektatorin francez po në anglisht, ti iken me vrap 
Arsyeja eshte teresisht komerciale (por shpesh qesharake, parë ne kendveshtrimin e nje anglofoni)
PER TE MOS SPOILER FILMIN:
edhe pse nuk eshte aty ‘çeshtja’, gjithsesi per kuriozitet : ti mendon qe pasaniku e … vajzen ? (tek Burning e kam fjalen)
nuk jam vetem une dmth ![]()
Arsyeja eshte teresisht komerciale
omg ![]()
(Ruysuke Hamaguchi, Dustin Guy Defa dhe Spielberg i bera me film te ri, sipas titujve te ndryshuar)
Normal, sepse sociologjikisht, jemi vende te ngjashme. Koreanet kane qene nga 2-3 popujt me te varfer te planetit, ne fillim te shek XX. Dhe, sikurse ne Shqiperi ku gjithcka shpertheu pas hapjes se vendit ne 1990, i njejti fenomen ka ndodhur ne Korene e Jugut pas viteve 70.
Ne vende, per shembull, si Franca (me histori e sociologji krejt tjeter) ne qytete nuk sheh fenomene e tilla (ose, pothuaj JO) : perzierja e shtresave te popullsise eshte me kaotike
po une ne fillim mendoja se ishte trillim i ketij tjetrit. imagjinate e tij, por disa detaje te benin te mendosh se e ka … prej verteti.
Shoku Stalker mos u tregoni kaq i moshuar ! Jo per gje, por nuk keni as moshen !! AVENGER please …AVENGER INFINITY WAR !!
! P.s Une nuk mbaj mend nje film kete vit …nje qe te jete nje! E tmershme !
po ti kthehesha cfare kam pare si vit 2018, shumica mund te jene te viteve te shkuara, to catch up with the past.
sipas the Guardian top 50, UK (Mbreteria e bashkuar))
dhe ne US
Ah ah ah listat e pervitshme sentimentalo-mizerabiliste të The Guardian! Lista pa nje fije kurajo ekscentrizmi dhe ‘lajthitjeje’. Lisse - thote frengu (so smooth - thote inglizi)
po do thoja qe mjaft politikisht korrekte lista, nje lloj e mesme e arte, si politika e tyre editoriale pak a shume.
Ne kete aspekt lexova review e tyre mbi filmin e Lars von trier “the house that jack built”, e kishin masakruar, nderkohe qe filmi nuk eshte aspak i keq.
E mesmja e arte = “shpirtrat e bukur”
ps: Lars von Trier-it i behet nder po të kritikohet nga gazetaret “shpirtra-bukur” të The Guardian
ps2: na ke braktisur tek Festi 
E ke pare “Annihilation”, Stalker? Ndonje pershtypje eksperti? Pamvaresisht alergjise ndaj formules protagonist dhe prop-upsat te paeksploruar mire te tij, me ngjau goxha i bukur per nga skenat kinematografike.
Jo sepse eshte prodhim i NETFLIX dhe ata nuk dalin në kinema. E paska bere regjizori i Ex Machina, kshu qe duhet të jete, à priori sigurisht, goxha estetizues si film (keta janë thike me dy presa: o pelqehen shume o hiç - në rastin e dyte, sepse perceptohen si filma manieriste).
pashe ‘Burning’, nuk kam fjale…
loja me realen-irrealen, e prekshmja-virtualja, universet paralele sic thosh Haemi. Mbyllja e menjehershme thike, si thika me te cilen mbyllet. Perkthimi keq ne angl., pak sic kur te huajt flasin shqip pa bere lakimin e emrave a zgjedhimin e foljeve, etj.
Eshte krijuar per kinemane nga Paramount dhe eshte trasmetuar ne Ameriken e Veriut, por, i gjykuar teper intelektual, nje pjese e te drejtave i jane dhene Netflix. Gjynah se do te ishte mrekulli te shihej ne kinema.
Edhe kjo puna e intelektualitetit eshte thike me dy presa (eshte po ashtu si puna e filmave estetizues, zaten zakonisht te njejteve qe u mvishen epitete te tilla) : per shembull, jo pak filma te tille (pra qe i meshojne faktit se jane turbullues dhe intelektualë, ose me sakte, te zgjuar), anulojne idete kinematografike (se ç’eshte nje ide kinematografike, eshte muhabet më vete). Por per te marre nje shembull te mire (meqe kete film nuk e kam pare dhe do ishte jo e ndershme te flas à propri) : Mulholland Drive eshte vertet film i mençur, i zgjuar, inteligjent (siç themi ne nê shqip), por kjo inteligjence eshte ne sherbim te filmit, të qënësisë se tij (te mizaskenes)dhe jo thjesht per tu dukur (Usual Suspect, per shembull, qe mbare dynjaja kujton se çoç eshte si film, nderkohe qe eshte nje film infantil).
Por e perseris, keto jane “në teori”: nuk e kam pare filmin. Por pararendesi i regjizorit (Ex machina) ishte puro-pozë. Dmth estetizues (estetika si qellim ne vetvete)
hehe, eshte film që shënjon, sigurisht falë formes thriller (eshte film antonionian, nese do na duhet me patjeter ta fusim “diku”)
@Albano-id too :
Tek mbyllja, ka nje plan filmik 8-10 sekondesh (long take) qe eshte per mendimin tim edhe ideja me e mire kinematografike e gjithe filmit (per te thene nje te vertete: pa të, per mua, filmi do ishte banal, i çfardoshem): kur Jongsu e … (nuk e them dot foljen, per te mos zbuluar sekretin skenaristik te filmit) Beny-n, ky i fundit (duke qene se regjizori i filmon fytyren në plan te madh), pasi habitet nga akti i Jongsu-së, dale e ngadale, gjithe duke …, e rrok ne krahet e tij Jongsu-në. Dhe nje buzeqeshje i lind ne fytyre.
It’s all about this smiling, sepse ka 101 menyra per ta lexuar ate buzeqeshje:
- ne të gjithe jemi “in the same shit” (pra, ta kam falur që më…)
- pse, vertet kujtove ti qe une e kam… Haemi-n ? (vajzen)
- mire ma bere, fundja e meritoja (jam une qe e… Haemi-n)
etj etj
Nje buzeqeshje = sa nje film i tërë
Mein Kampf eshte vertet liber i mençur, i zgjuar, inteligjent pa qene intelektualist, si fjala vjen Uliksi i Xhojsit qe e kuptojne vetem intelektualet.
Nuk e kuptoj fort ankesen per intelektualitetit, thua se duhet nxjerre nje te vertete medoemos nga nje film ne nje kohe qe filmi nuk kerkon e nuk jep gje.
Shije, shije, mua me pelqyen imazhet, efektet speciale dhe fokusimi te jeta/natyra e jashtme dhe e brendshme.
jam shprehur çik kabim: me shume se per intelektualitet, u desh four per intelektualizim
plan i gjate filmik, ai.
e kisha kaluar pa vemendje, i kthehem tani qe e permende, me gjithe aspektet (close up, long take, buzeqeshja, perqafimi) - really weird scene. flm!
intelektualitet=katunaritet
intelektualizem=katunarizem
intelektualist=katunarist
Mulholland Drive=Mein Kampf
Favoritet e Barack Obames:
OBAMA:
My favorite movies of 2018:
Annihilation
Black Panther
BlacKkKlansman
Blindspotting
Burning
The Death of Stalin
Eighth Grade
If Beale Street Could Talk
Leave No Trace
Minding the Gap
The Rider
Roma
Shoplifters
Support the Girls
Won’t You Be My Neighbor
Lista e librave ishte më impresionuese 
Nga browseri qe kam ne telefon nuk arrija t’i kopjoja.
Nje prej komentuesve ishte mirenjohes qe kishin pasur nje president qe mund te lexoje. Imagjinon ti Trump te kete liste filmash dhe librash? 
Ka ai ka. 25% ja uli simpatine Taylor Swiftit qe kur mori vesh se ajo po bente fushate kunder tij

ok pak a shume si listat e cahiers & kritikeve, njejtet tituj kush me lart kush me poshte.
Sapo mbarova Burning. Digjet ngadale-ngadale. Kulmi i thjeshtesise dhe misherimi i ‘pak dhe sakte’.




