Berisha-Ramës: Përdor krimin për qëllimet e tua

78 postime 2341 shikime 12 shtator 2017 në 05:17 e pasdites
varik

Në seancën parlamentare të kësaj të marte, ish-kryeministri Berisha ka përsëritur akuzat ndaj pasardhësit të tij sa i takon kultivimit të drogës.

Në fillim të fjalës së tij, Berisha i ka bërë Ramës një ftesë aspak të zakontë. “Hajde të shkojmë të bëjmë bashkë testin e drogës, ku të duash”, ka thënë Berisha, i cili më pas ka vijuar akuzat.

“E mbushe Shqipërinë me drogë. Opozita, ose duhej të pajtohej me këtë, ose duhet të ndiqte kushtetutën morale dhe qëndroi kundër. E denoncoi kudo. Edhe tani janë tonelata drogë që presin të shiten. Qeveria jote është qeveria e drogës dhe kushtetuta morale nuk e pranon atë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, lidhjet me botën e krimit për kryeministrin Rama kanë qenë një domosdoshmëri për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.

“Që një kryeministër të shtrijë influencën e tij përtej ligjit instrumenti i duhur është krimineli. Ata marrin përsipër të vrasin. Zotërisë i duhet krimi për t’i thënë kryetarit të opozitës ‘e nxorre kokën në dritare…’. I duhet për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve, për ta përdorur si hanxhar kundër mediave. A mund të jetë kjo një shumicë e kushtetutës morale? Jo, kurrën e kurrës”, ka thënë Berisha.

Kur ka përfunduar koha, ish-kryeministri është përpjekur të vazhdojë përtej minutazhit të tij, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë që ai të ulet në vend.

“Zoti Berisha, koha mbaroi. Ju lutem uluni në vend dhe mos më detyroni të marr masa disiplinore e proceduriale”, ka thënë Ruçi që ka shpërfillur insistimin e deputetëve demokratë. Në këto kushte, Berisha është kthyer në ulësen e tij.

zeqo

Me ne fund nje lajm me Berishe.

Kthupi

Gjalle je mo? Iku Irma?

zeqo

U mundova ta mbaja, po me la :joy: iku.

STALKER

Rrethi i mbyllur i berishizmit (nanoizmit, metaizmit) 25 vjecar ne 1 minute te vetme videoje:

STALKER

S’paska lene lozonjare pa futur në Kuvend Lulja
:joy:

korriku

sa me shume prurje me berishe! :yum: :yum:
Tema e berishes, teme e preferuar 🖒

aleko

Ti o birishe nuk je drogaxhi, por kriminel ! Dhe per kete nuk ka nevoje te besh testin se ta tregon surrati dhe populli.

Albano-id

Fati i rames thuaj, qe i ra partia e familjes per opozite :yum:
Mania s’ka din e iman, arrixhofke eshte nga goja, por pa bosht, u bie te gjitheve nga pak, se ku i kane dhene nje vend me turizmin per te ngrene nje kothere buke, nga ku bredh dhe boten.

varik

heqim drogaxhiun njehere, pastaj fusim ne burg kriminelin, si thua?

Arban

Qenke interesant. A nuk te duket se ne fillim futet vrasesi ne burg, pastaj drogaxhiu.

varik

po drogaxhiu se fut dot kriminelin ne burg, sepse ka 4 vjet qe mund ta kishte bere dhe e ke mendjen te mbushe hundet.

le ta heqin drogaxhiun, te veme gramoz (ka)rucin si krye M, mbase ai na e fut ne burg salen

Arban

Drogaxhiu nuk ka per detyre te fute kriminelin ne burg.

varik

drogaxhiu jo prandaj duhet hequr

i zoti i shpise ka per detyre te pastroje shtepine nga minjte, por kur ehste pijanec i kalon miu nen hunde dhe se ve re

nese ka ram e ka ruc ne shqiperi, nuk behet ai vend

Arban

Ne kohe te kriminelit ashtu, qe i kishte gllaberuar te tera, jo ne kohe te drogaxhiut. Shtepine e pastron gjykatesi, jo drogaxhiu.

korriku

nuk bejne dobi debatet e demokracise, me harbuterine mesjetare

Xixa-g

Francezët kanë një shprehje :

“insulter un adversaire l’anoblit”

që e përkthyer në shqipen tonë të bukur tingëllon:

“të fyesh kundërshtarin do të thotë ta fisnikërosh atë”

A i shërben Berishës dhe krahut të vet një strategji e tillë?

Kthupi

Mund te jete shprehje parimore, por kur rregullat e lojes nuk te lejojne ta aplikosh, nuk pi shume uje. Obama thoshte “When they go low, we go high”, por Trampi fitoi duke share kundershtaret. Ta kam llafne qe ambienti shqiptar nuk ka arritur akoma ne ate fazen ku shprehje te tipit "Mos u merr me injorantet se te ulin ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperience " do ishin te vleresuara nga masa dhe te aplikueshme gjere. Ju eshte bere faqja sholle dhe keto perqasje gjysme filozofike ndaj jetes se perditshme nga njeri vesh hyjne e nga tjetri dalin. Standarti eshte ulur goxha, mediat dhe figurat publike nuk para ndihmojne per te stimuluar inteligjencen kolektive apo per te prezantuar nje panorame me inteligjente (ne mungese te nje fjale tjeter) ndaj perditshmerise.

kapo

…ne filmin e fundit te Tarantinos, mesazhi i madh eshte: Kujdes nga katunaret, nga primitivizmi, nga tribalizmi, nga injoranca, si ne rastin kur ka ngjyra eshte e zeze, e kuqe, po ashtu edhe e bardhe!

Nuk eshte me çeshtje rracash. As çeshtje ideologjish te majta, te djathta apo te qendres. As çeshtje doktrinash fetare e tentativash boshe egoiste per te privatizuar Zotin, por eshte nje çeshtje qyteterimi. Armiku me i madh i qytetrimit jane katunaret: qofshin nga Kavaja, nga Peqini, nga La(q)i, nga Tropoja, nga Gjermania, Polonia apo edhe nga Amerika.

varik

Krye m-hi zgjidhet nga populli, jo shtremtesia

Drogaxhiu duhet te ik me pushime ne xhamajka 4ever

Arban

Po, por nuk zgjidhet nga populli per te drejtuar shtremtesine.

ACDC

Nuk kishte ndonje figure tjeter PS per kryetar Parlamenti,por na ktheu ne vitin 1991 me Gramoz Ruçin?

STALKER

Pikerisht sepse kishte ndaj dhe e vuri! As kaq nuk ke kuptuar bre?? :neutral_face:

STALKER

Po ti nuk ke faj qe u beson perrallave me vitin 91 se, si tha Doktor Mortja në mitingun e parë të PD ne Skrapar (pasi kish pyetur më parë se cila kish qene figura kryesore e skraparllinjve) : “Kahreman Yllin é kanë vrare”!

:joy::joy::joy:

varik

Per ca zgjithet? Te thithe kokaine?

Arban

Per cfare sherben gjyqesori, per te mbushur xhepat e veta. Ke degjuar ndonjehere per pushtetin e trete? Cfare fuqie ka kryeministri mbi te. Te bejme muhabet kot tani, se keto gjera jane sterthene. Edhe nje here aty ku nisem, nuk e fut drogaxhiu kriminelin ne burg, te pakten formalisht.

gjembi

Organi i akuzes eshte nen administrimin e qeverise.

kapo

Zbardhet telegrami i plotë i Gramoz Ruçit në ’91: Goditni me forcën e shkopit, mbani qitësit të përgatitur

NGA MINISTRIA – DËGËVE TË PUNËVE TË BRENDËSHMË

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Kavajës janë grumbulluar turma njerëzish në mënyrë të paligjshmë duke hedhur parrulla politike dhe fyer personalitetet e Kombit. Forcat e policisë kanë hyrë më agjitacion ose nuk kanë ndërhyrë fare. Qëndrime të tilla pas ditës së 31 marsit janë shumë të gabuara. Policia të ndërhyjë me ashpërsinë e ligjes dhe kurdoherë ushtrimin e forcës ta shoqërojë me ndalimin e fajtorëve që kap. Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin.

Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të goditin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat toona që përleshen me turmat mos shkojnë të armatosura.

Gramoz Ruçaj.

Arban

Nga e gjete kete informacion te gabuar, qe edhe sikur te mos ishte i gabuar, prape nuk do te thoshte shume, se vendimet nuk i merr Prokuroria dhe nuk i fut ajo njerezit ne burg. Qeveria ka vetem Ministrine e Drejtesise.

zeqo

Gjykatat prokurorine presidencen i kemi ne, ke pare njeri ti te fusi veten ne burg!?

Albano-id

Akuzoni rucin, se medemek ka qene minister, ne 91, teknikusht ne pluralizem, thjesht pse ish minster kur u qellua ne nje vrasje te paqarte, ne shkoder, ne 2 prill, dhe nuk akuzoni bashen apo berishen qe dhane urdher per gardistin qe te qellonte ne 2011, para dyerve te kryeministrise te filmuar, me servera te fshire enkas.
Pse ky double standart mr. Kapo…

STALKER

Hajt se do paska gallate në keto 4 vjet !!
:joy::joy:

Arban

Me parlamentin gallate ka pasur gjithmone. Ne tallemi me ata, ata me ne, win-win situation.

varik

kush e zhjedh gjygjesorin? kush e mbeshtet ate?

si te denoje gjygjesori kriminele e druglords kur kryeM-hi i q*hi nene kokaines e kethen vendin ne lazarating 2.0?

prandaj duhet heq kryeM-hi, vendos nje jo drogaxhi, qe ti jape mbeshtetjen politike cdo mekanizmi qe fut ne burg sali pjerdhishen, ed rrumin, e cdo sakat tjeter ne politike

eshte kollaj te lash duart e gjesh fajin diku tijeter, dhe nga trishtimi qe sistemi qenka i keq ti fusesh edhe nje vize te bardhe

STALKER

Në fakt, po ta mendosh mirë, 21 janari ka shenjuar sepse mbeten 4 të vrare, por nuk eshte asgje po ta krahasosh me ate qe beri Doktor Mortja në 14 shtator të 98-s: i thirri për ndihme shqiptarit më të urryer të ketyre 25 viteve të fundit, alias ish-kryeministri i Kosoves Bujar Bukoshi (1991-2000) ti jepte borxh 200 mercenare të paguar nga 3% i Kosoves (!!!) për të bere ate qe beri (14 shtatorin). Une nuk do arrij ndonjehere ta kuptoj se si ka shpetuar Shqiperia gjalle nga nje personazh i tille si Berisha, por ndofta ajo shprehja koniciane se “e shpetoi rastesia”, vizionare eshte pak të thuash

Arban

Nuk e zgjedh qeveria gjyqesorin or mik, per te mbeshtetur pastaj mund te spekulojme sa te duash. Ketu ka akoma pedeiste qe mburren se “gjyqesorin e kemi ne”. Une po te flas zyrtarisht. Ketu nuk eshte puna lan duart apo shplan lleret. Me urdher peshku behet ajo qe thua ti, hiq drogaxhiun, ver … ke? Po e ka kthyer Drogaxhiu ne Lazarat Shqiperine, le ta denoje drejtesia, se per ate pune eshte. Kryeministri nuk ka imunitet.

korriku

akuzen je e lire ta depozitosh edhe ti, si qytetare.
sigurisht po te kesh vullnetin.

varik

or mek, gjygjesorit i ben presion, i jep mbeshtete politike te pastrojne vendin, se je ti zot shtepie i zgjedhur nga poplli

pedesiste qe thone ashtu e trishtojne edin qe i fut kokaine hundes

e kuptoj qe ska formule, por ky tipi tha qe ishte pertesj te majtes e djathes, pastaj doli me dy gishta, e me pas ben aleance me popllin

vete drogaxhiu i premtonte pjerdhishes qe do e fuste ne burg

ca ka me shume erdogani sesa rama?

gjembi

I nderuar, une nuk thashe gje qe vendimet i merr prokuroria. Thashe tekstualisht: Organi i akuzes eshte nen administrimin e qeverise. Pa patur akuze gjykata nuk mund te jape vendime denimesh. Duhet te ngrihet akuza dhe gjykata vendos. Une s’mbaj mend te kete cuar shume ceshtje ne gjykate prokuroria. Nje qe mbaj mend, per Arben Imamin, e kishin bere aq keq sa e terhoqen me pas.

gjembi

lol pz ncnc. Nga i nxjerr keto konkluzione?

korriku

prokurori i pergjithshem Llalla qenka nen hyqem te rames. Nuk e dijshim. Wander cilin ka nen hyqem presidenti.
Nejse, ai tjetri me lart ka xhevahire ku e ku me te bukura…

Arban

E nderuar, nuk thashe qe the qe i merr vendimet prokuroria, por meqe po flitnim per futje ne burg, thashe sido qe te jete, ne fund te fundit, nuk te fut ajo ne burg, edhe sikur t’ia paraqese ceshtjet gjykates. Sido qe te jete, nuk e administron qeveria prokurorine, as qe behet fjale. Ja ligji:
“Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.”

“Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e
Kuvendit për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve, për
paaftësi mendore a fizike, për akte sjelljeje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.”

Arban

Or trim, t’i besh presion gjyqesorit eshte e paligjshme, ti thoke te luftosh paligjshmerine me paligjshmeri. Dhe nuk ben qeveria presion politik, por Kuvendi dhe presidenti anyway. Pertej se majtes e se djathtes e cfaredo sllogani nuk ka lidhje me kete qe po flasim, sigurisht as dy gishtat, me te cilet thjesht tregonte votimin per numrin dy. E as nuk ka lidhje cfare ka thene drogaxhiu ne fushate, por cfare kompetencash i jep realisht ligji pas fushates. Erdogani eshte president e autoritar, po drogaxhiun mund ta akuzosh per cdo gje, edhe per drejtim autoritar te partise, por jo per nderhyrje kushedi se cfare ne pushtetet e tjera, sic bente as dukshem pjerdhisha.

STALKER

Nga 3% qe shkoi (mes të tjerash) edhe për 14 shtatorin (lol pz ncnc)

STALKER

Hajt se siç u çuditen me Rucin ashtu do çuditen me prokurorin e ri birishistat po he :joy::wink:

gjembi

Dakort, s’te kundershtoj qe Prokurori emerohet nga Presidenti. A ka apo s’ka mundesi qeveria psh te dorezoje akuza ne prokurori per shperdorim detyre apo korrupsion te ish-zyrtareve. Te pakten keshtu mendoj une, por dihet boterisht qe une jam gje e trashe gjithsesi keshtu qe te me falni ndonje gabim.

korriku

@STALKER gabimi teknik imi, kjo replike

e kam me viktimizimet e gjembit qe i ngjajne atyre te berishes pasi ben krimet

Arban

Moj po edhe une e ti mund te paraqesim akuza, le me qeveria. Edhe qeveria mund ta ndihmoje shume drejtesine duke mos bere korrupsion per shembull, por po largohemi nga ajo ku nisi muhabeti. Se pari drejtesia te fuse ne burg vrasesin, pastaj drogaxhiun, kjo do te ishte radha e arsyeshme.

korriku

nuk e ka hallin tek berja e drejtesise, kjo (dhe te tjeret), e ka kunje me qeverine aktuale dhe forcen qe perfaqesohet ne ate qeverisje.
(sepse sapo e shkruajti gomarllekun, te zeze mbi te bardhe “organi i akuzes eshte nen administrim te qeverise”)

kapo

WELCOME TO ALBANISTAN

Presidenti - Hajdut
Kryetar i Parlamentit -kriminel komunist
K.Ministri -Drogaxhi

varik

nje kryeminister i mire dhe i drejte do ti gjente mekanizmat brenda sistemit, per ta pastruar ate, por kur ke hundet me pluhur, ehste pak e veshtire.

ne e kemi presidentin pa koqe jo te zgjedhur nga poplli, i vetmi qe zgjidhet direkt eshte keryeM-hi, ndaj dhe moralisht i takon atij qe te beje presion cdo institucioni qe drejtesia te shkoje ne vend

nuk jemi nen diktatin e disa gjygjtareve te zgjedhur nga kushedi se kush

po te mos ishte kokaina, ndryshohet edhe kushtetuna ne 24 ore, qe i jep cdo kompetence e mekanizem njerezve te dergojne gjerat ne vend

pertej te mjates e te djathes dhe dy gishtat jane mesazh komunikativ i rendesishem, por ste le kokaina te ngamesazh te shkohet me larg

gjembi

Uroj mos te kesh krijuar opinion qe une s’dua qe te futet ne burg vrasesi. Ato akuzat per perdorim droge s’i marr parasysh.

Gjithsesi une pres me qetesi e dashuri vetingun. Dihet boterisht qe Meten President e zgjodhi Berisha dhe PD.

STALKER

Sali Berisha: Ti këtu nuk je Mehmet Shehu, ti këtu je simboli i policisë që sulmoi studentët e Dhjetorit…

Ahahahaha, Ruçi nuk ka dash të beje debat por nese do donte, do i duhej ti thoshte se ai edhe mund të ishte Mehmet Shehu, por ama Berisha eshte bere si gruja e idhullit të tij, dmth si Vito Kapo qe mbushte nje Tirane të tere me rrena se me demek Hysniun e vrane
:joy::joy::joy:

korriku

po min. e brendshem, kapo? :smile:

Albano-id

E besoj qe berisha ka rekrutuar mercenare ne 98 se po njesoj ka rekrutuar mercenare per te shtypur hapjen e depove ne jug ne 97, te ashtuquajturit cecene te asaj kohe.

Albano-id

Breaking news, berisha sulmon bashen; nuk do ta beja kurre ate liste.
Lind pytja, perse pikerisht tani kur 2 deputet nuk ju binden qendrimit te berishes ndaj votimit te rucit filloi ky sulm. Mos ndoshta plaku mere po nuhat humbjen graduale te mbeshtetjes ne parti. Po filloj te kem respekt per bashen, my gosh…

Pjer

Albano,ata jane te gjithe miop, pale duan dhe te lozin rolin si burra shteti, nderkoh qe jane me kufizime mendore.

kapo

Këshilltarët e Bashës ishin mizerabël. Lista e Bashës jo e PD-së deklaron komandanti :v:

Berisha ka akuzuar këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës, si mizerabël dhe që ishin fiasko në çdo lëvizje. Për ish-kryetarin e PD-së, listat me të cilat u paraqit PD-ja në zgjedhje ishin vetëm të Lulzim Bashës dhe jo të partisë.

machitewa

FYI bujar bukoshi per periudhen qe ti flet, shtator 98, tashme ishte vene plotesisht ne sherbim te kuqove marksiste leniniste qe koken e kishin ne klanin e fatoseve nano-klosi.
Kjo me fakte dhe siguri absolute. Sa per ceshtje argumenti ti vazhdo mbaji ison pijetores a çajtores a kudo qe rri kur nxjerr keto perlat.

Kthupi

Ky e ka fjale te pergatitur kete apo po shikon letren qe ka perpara dhe vjedh nga nje rresht tek-tuk?

STALKER

Me siguri e ka patur ne italisht dhe e perktheu drejtpersedrejti :joy:

STALKER

Dr Mortja ka patur nje “të mire”: KURRE nuk i ka zyrtarizuar veprimet e tij. Nuk mund ti gjesh as edhe nje dokument të vetem te bemave. Eshte pak a shume si ajo qe tha Dash Shehi dikur ne nje interviste : Saliu nuk urdheronte KURRE te vidhedhin votat. Kur e pyesnin “a ti vjedhim?”, nuk pergjigjej. Njesoj edhe me mercenaret e Bukoshit. Nuk eshte pergjigjur.

ps: njeri me fat. Gjeti si “l’homme fort de l’Albanie” ate “burrin me ze te holle”. Sic gjeti edhe beri (pa folur per Tos Alkolikun)

ps 2: Gramoz je t’adoooooore ! :joy:

STALKER

Ahahaha, po c’thu mer c’thu: po Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtes se Qeverise Bukoshi eshte vrare fiks në 21 shtator të 1998-s, në Tirane !!!

STALKER

A kishte lidhje FARK dhe Bukoshi me atë që ndodhi në 14 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë?

Ata ishin krahu i djathtë i Berishës në atë kohë. I duheshin edhe si mercenarë, edhe si njerëz të stërvitur ushtarakisht, edhe si dëshmi para botës perëndimore se UÇK-ja mbështet Berishën. Disa kohë më përpara, përmes shërbimit tonë informativ, ne e informuam shtetin shqiptar se Berisha po përgatit një të ngjashme me atë që kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 1924, pas vrasjes së Avni Rustemit. Pra, po përgatitej një gjë e ngjashme. Ky informacion na erdhi nga njerëz të afërt me strukturat drejtuese të Bukoshit. Ishte paramenduar se një grup i ndjeshëm luftëtarësh në zonën e Dukagjinit do të braktisnin luftën dhe përmes Malit të Zi, që ishte pjesë e Serbisë, do të vinin në Tiranë. Kjo ndodhi. Mijëra armë u dorëzuan në pak ditë. Lufta pësoi një goditje të madhe. Dezertorët kaluan përmes Malit të Zi, krejt lehtësisht, si të ishin në shëtitje dhe erdhën në Tiranë. Ndodhi vrasja e paralajmëruar e Azem Hajdarit. Pra, si ishte parashikuar, u gjet shkaku i luftës civile. Berisha bëri grushtin e shtetit.

Mes tyre edhe pjesë të FARK-ut, persona me uniformë. Rrëmbyen tanket, morën armët, pushtuan kryeministrinë, TVSH, bënë deklarata se qeveria ra, se erdhi një qeveri e re, FARK-u gëzoi nëpër kazermat ku ishte se kjo do të thoshte edhe shuarje e luftës çlirimtare, pasi kështu ishin bërë llogaritë. Po të krahasosh atë që ndodhi me 14 shtator 1998, në pikun e luftës dhe në pikun e ofensivës serbe në Dukagjin e në Drenicë, me atë që ndodhi me 21 janar, kjo e fundit duket si shëtitje. Por në këtë të fundit u vranë katër vetë, ndërsa më 14 shtator 1998, megjithëse Berisha dëshironte të kishte të vrarë, nuk ndodhi asgjë. Që atë mbrëmje, për të qartësuar gjërat, si drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kam nënshkruar deklaratën politike, në të cilën ajo që ndodhi më 14 shtator ishte një grusht shteti, që aq sa drejtohej kundër qeverisë së ligjshme të shtetit shqiptar, drejtohej edhe kundër luftës çlirimtare, ndaj ishte dyfish e dënueshme.

E po asaj nate, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Xhavit Haliti, në emër të Drejtorisë Politike, e cilësoi si grusht shteti. Dhe ishte një grusht shteti i mirëfilltë. Nëse do të ndodhte kjo deri në fund, të vrarët në Kosovë do të ishin mijëra e mijëra më shumë dhe sot, në Kosovë, do të ishte ende pushteti serbomadh. E vërteta është kjo dhe vetëm kjo. Dhe kur nuk arritën të helmojnë lëvizjen çlirimtare me grusht shteti,. ndërmorën një veprim tjetër, vranë Ahmet Krasniqin, në Tiranë, pikërisht kur ai ishte lidhur me strukturat e UÇK-së. Berisha më pas deklaroi se dinte se kush kishte marrë pjesë në vrasjen e tij, bile cilësoi se kaq ishin nga Shqipëria e kaq nga Kosova, por, edhe pas tetë viteve në pushtet, nuk e zgjidhi këtë enigmë, ashtu si nuk zgjidhi dot as enigmën e Azem Hajdarit, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka pasur asnjë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

STALKER

http://zeriikosoves.org/bukoshi-dhe-shitja-e-bankes-dardania-ku-ishin-grumbulluar-parate-e-mergimtareve/

korriku

Eshte prototip i kultures operative alla beograd ose moske.
Izet Haxhia tek tregonte sesi i refuzoi berishes atentatin ndaj ambasades amerikane me duket ne 1996, mbaj mend vuri ne dukje nje detaj pikerisht si ky qe thua edhe ti.
Nejse, se fjala ishte per bukoshin (por sic edhe thashe, berisha - teme e “preferuar”)

del-ta

fark-u i ldk-së ishte kundra uçk-së dhe pro serbo-salinjve!kaq mjafton për mercenarët e farkut që nuk luftonin serbin ,po shqiptarët

machitewa

Krasniqi pikerisht u tradhtua nga bukoshi.
Te thash “bukoshi tashme ishte vene ne sherbim te fatoseve nano klosi…”.
Po nejse ti vazhdo avazin e argumenteve te pijetores.

Pjer

interesante keto materialet e STALKER-it

Arban

Po pra po, se te tjeret pa kokaine e ndriten, dhe ky po i prish punet, prej pluhurit. Mos u bej kaq naiv.

Arban

Kush foli cfare duam une dhe ti. Dhe clidhje ka Meta president, apo hajt ti biem, e gjetem te keqen. Se kur ishin presindent te tjeret, drejtesia e ndriti, tani u prish, qe u be Meta president.

gjembi

E drejte qe kur ishin president te tjeret nuk u ndrit drejtesia. Megjithate, PS-ja votoi per President dike qe jo vetem njihet si me i korruptuari (dakort, po them nje nga me te korruptuarit qe te perfshij dhe familjen Berisha) por dhe u kap me presh ne dore. Dhe Presidenti, sic na mesuat juve, ka ne dore prokurorin e pergjithshem dhe KLD. Apo jo?

Nejse, vazhdoni juve se une s’do zgjidh gje prej ketej.

Arban

As une nuk e zgjidh dot prej ketej, po sic te thashe dhe sic ndodh shpesh ketu, problemi eshte ai i haperdarjes dhe i kalimit dege me dege. Une e kisha me pyetjeshtruesin qe hidhte idene e te renit nga Kina, domethene te heqim drogaxhiun, se pastaj “do te vije begatia”, kur institucionalisht ai qe ka me pak lidhje me drejtesine eshte kryeministri. Ne cdo vend kryeministrit i kerkohet llogari per ekonomine se pari, sa vende pune ka hapur, sa ka ulur varferine, sa investime ka terhequr vendi, nuk i kerkohet llogari per drejtesine, per te cilen ka nje pushtet te tere qe supozohet te jete i pavarur. Edhe sot po shihja nje nga emisionet e “Opinionit” dhe ajo gazetarja e ftuar, kur permendi qe ajo gjyqtarja e gjore qe u vra nga i shoqi i ishte drejtuar Manjanit, kur ishte minister drejtesie, me nje leter, tha qe Manjani beri ate qe duhej te bente, po nuk mund te bente shume, se i ka kompetencat te kufizuara.

zeqo

Shume dakord, asgje nuk zgjedhim ne prej ketej, zgjidhjen e ben vetem Z. Prof, Doc, Sali Berisha nese do, po duket se s’e prish me terezine me ate popull dele.