Basha nuk largohet, ngrin funksionet thërret zgjedhje në PD

62 postime 5062 shikime 27 qershor 2017 në 04:44 e pasdites
bsalaj

“Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike. Këtë do ta përcaktojnë demokratët.” - ka thene sot Lulzim Basha ne deklaraten ne fund te se ciles ai ngriu veten nga funksionet e kryetarit. Thirrjeve qe kritiket e tij brenda partise kane bere per doreheqje, Basha u eshte pergigjur me nje projekt te ri qe ai ka gati, duke thene se po garon serish per kryetar i Partise Demokratike. Nga Selia e PD-se Basha ka bere falendrime per ata qe bene fushate bashke me te dhe ka akuzuar kritiket si oportuniste qe kerkojne te ruajne karriget e tyre.

Basha shpalli se zgjedhjet u blene, pasi shume shqiptare kane qene nen oferte. “Por ndonëse sic e dimë të gjithë, shumë shqiptarë kanë qenë nën ofertë për ta këmbyer votën e tyre me para, megjithatë mbi 450 mijë qytetarë refuzuan, vendosën të ecin përpara me dinjitet, duke besuar në vlera e parime qytetare dhe europiane drejt të cilave ne aspirojmë të shkojmë.
-Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten, janë një frymëzim për mua, për demokratët dhe qytetarët e ndershëm, që jo vetëm të mos e ndalim projektin tonë, por të ecim përpara me më shumë energji, kurajo dhe vendosmëri.” - tha Basha gjate fjales se tij.

Ne fund Basha tha se ngrinte te gjitha funksionet e tij organizative si kryetar i PD dhe ua delegonte ato dy nenkryetareve dhe sekretarit te pergjithshem, per te pergatitur zgjedhjet.

squarepusher

Me aq material sa iu dha Bashes ne 4 vite, ne vend qe ta kishte me te lehte u shmang nga te berit opozite dhe dredhoi pjesemarrjen ne politike-berje. humbja e paevitueshme.

salben

Basha eshte i pergatitur per kete situate. Ai e dinte qe nuk fitonte, prandaj s’donte fare zgjedhje.
Ia mblodhen, pa u fut.
Basha nuk iken jo sepse eshte kokemushke, por ka mafien berishiane te lazaratit e te ndertimit qe ia kane nevojen.

TironciLebetit

Ore me gjithe mend e kishin kta te Shqupit qe prisnin qe nje Qenush i bukur leshator te sfidonte nje Bulldog si Rama??? Nese Lulthimi ishte i emeruari i Salukut ne PD, Edvini ishte kontestuesi i Salukut per Qeverine…Edvini cmeni Salukun kur ishte ne opozite e jo mos te fitoje ndaj Luthimit, do vini nje Macke me thonje te gjate… si Jozi, nuk cti boj Bulldogut per me shume qe eshte e borgjezume…i kane prere thonjte dhe i kan vu nje kolane me diamante.

korriku

pse vetem Shqupi priste thua…
Shqupi ka namin se me shpresen e shqupit prisnin mediat, Sfidat, Blushat, Manjanet, barazwhatever-it e skutha sa te duash

STALKER

Berisha ketij i tha të mos rrinte në çader.
Ky degjoi të tjeret.

Blendi Manes i ka ardhur dita :joy:

ME “LAPSIN” E ANDI BUSHATIT, NXIRRJANI “SYRIN” E KEQ ÇIM PEKËS!
Jo mor jo. Askush nuk e kishte betejen elektorale me Lul Bashen. Nuk ishte vote ndeshkimi per opoziten sepse opozita po dremiste dhe opozitarizmin e kishin marre ne dore disa cinike dhe aspak fisnike te nje lufte te ndershme. Disa cinike qe genjenin demokratet se do mposhtnin socialistet dhe kerkonin shperblime permanente pa pyetur per rregulla loje dhe altruizem social. Dhe u nxituan e u gabuan herë duke bërë ushtarin e herë duke bërë kollovarin. Kater vjet baltosen miqesite e tyre sistematike duke u miqesuar me pas me kundershtarin jo per kauzë por per suazë meskine dhe deshtuan…
E mos hezitoni tu kerkoni pse deshtojne kaq shpesh keta pengmarres?
-Andi Bushati, me zë kurvëror dhe kurvëllik cinik por pa rrezik
-Armand Shkullaku, shkoi te cadra e opozites kur ishte diell dhe e nxorren nga cadra kur filloi shiu
-Berat Buzhala, i vetmi gazetar kosovar anetar i LSI-se
-Anila Basha, perdoruese e rregullt e dhallit “Lufra”
-Robert Rakipllari, i vetmi gazetar devolli dhender ne Burrel
-Koço Kokedhima, babai i Beses se Koços qe ka grua Bexheten, mamane e Beses, vajzen e parë te Brixhides me burre Koço Kokedhimen qe do pleqeroje me Edi Ramen ne Vunoin e Bregut
-Ben Blushi, na zhgenjeve or mik
-Kastriot Islami, mallakastrioti me i shkurter qe ka ardhur ne Tirane qysh pas vetevrasjes se Mehmet Shehut
-Blendi Fevziu, aristokrati me 5 kostume, 4 kravata, 3 ora, 2 pale kepuce, 1 liber, zero flokë
-Qim Peka, imazhi i proshutes se tymosur EHËVË sepse vjen era Paskuqan
-Artan Hoxha, i vecante ne lloin e tij. I vetmi spiun durrsak qe nuk di not
-Artur Zheji, gazetari bixhozxhi kothere permanente
-Fatos Lubonja, burgaxhi si puna ime
-Ylli Rakipi, erdhi nga Barmashi i Kolonjes ne kryeqytet dhe meqenese harxhoi leket e rruges se kthimit te Astrat e Parkut Rinia ne qershor te vitit1994, i mbeti peshqesh Tiranes
-Arjan Çani, frikacak qylaxhi qe edhe kur ta kercenoni u kerkon lekë
-Sonila Meço, kur gjuaja Edi Ramen nuk ma varte Erjon Veliaj. Kur gjuaja Erjon Veliajn, nuk ma varte Edi Rama. Menyra empirike por intelektuale e joshjes femerore zakonisht huazon jo siperfaqesoren por thelbesoren e te perballshmes qe ndoshta vizualiteti yt qellimisht nuk kerkon te depertoje sepse e tremb bukuria qe zbret prej brazdave te subkoshiences deri poshte te buza me silikonin e nje puthjeje qe kur nuk u puth…
Mirupafshim ne qershorin e 2019-es. Kemi zgjedhjet lokale dhe deri atehere stervituni rendshem!!!

Alba2265

PD mori me pak vota se ne 97 kur te thoje se je PD te vrisnin.

korriku

Arlind Qorri e kishte qendisur mire seren e tyre ne analizen klasore-shoqerore qe solli albano

machitewa

Partite lideriste, pesojne fatin e liderit. Sa ka berishe, aq ka PD.
Me fushaten paqesore civilizuese, uljen e urrejtjes, dhe frymen e bashkepunimit, ne plan afatgjate une mendoj se basha i ka ba nje sherbim te madh shqiperise, duke lene perfundimisht prapa politiken e konfliktit permanent.

ACDC

Fiton nje parti qe ka qeverisur vendin 70 vjet ne 80 vitet e fundit…
Shqiptaret qe kane mbetur atje jane si ajo socialistja e Beratit…
Turp!

TironciLebetit

U merzit mo ene Luli i shkrete…Hollanda osht si Shpirti…Kurse PeDi…si thone Anti-komunistet sot …e kum thone une i pari…E djathta Shqiptare…gjoja PeDi eshte nje magazine pa inventar …
A ja mba Botha Doktor Mortjes ta morri prap Kriesine e PeDit dhe te perballoje Edvinin, produktin e tij??? Jo per gjo po Dhondri Malltezi e kishte dredh i cik tani…

anon64581289

buke do poplli vetem. basha eshte i trashe qe e mbeshteti fushaten ne planin moral, duke akuzuar mafiozet e pushtetit. popullit nuk i rruhet a eshte mafioz apo diktator ai ne pushtet deri sa e mbush barkun me buke.

partia muslimane do t’i hudhe vetem ne toç keto te tjerat. pd nuk do te fitoje me kurre mendoj, se te djathtet kane ikur nga ai vend dhe do te ikin te gjithe gjate gjithe kohes.

demokratikja mund te fitoje vetem neqoftese ka krize. pushteti nuk gjen me fonde nga jashte dhe bazohet te mbahet vetem nga taksat e qytetarve. ne çdo rast tjeter, pd nuk ka per te fituar me kurre. s’ka motif ne fakt te mobilizoje popullin. vrite mendjen sa te dush nuk gjen atje çfare te propozosh me shume nga socialistet. pse duhet te ta japin voten ty ?

Muni

Do ishte e drejte qe Basha te hapte krahun! Ai nuk arriti asnjehere te behej lider i PD-se. Por edhe keta palaçot e tjere qe i hidhen ne fyt dhe kerkojne koken e Bashes nuk jane me te pafajshem. Te gjithe me perjashtime shume te pakta kane gatuar nje mender te madh ne kater vite opozite dhe humbja e turpshme e PD-se duhet tu faturohet te gjitheve!!

Saturni

O devolli,se mos e perze prape cuni i Sheqeres ne Amerike.

TironciLebetit

:joy:Ne Kavaje PD mori Bashkine me dhjetera vota …fitore e modhe dhe shprese per te gjithe Demokratet per 4 vjecarin e ardhshem :joy:
Lajmin jom i pari qe e jap…asnji media e Zenit dhe e Bashes nuku e jep :tada:

Kthupi

Mooos. Dashnorja/gruja e Selamit eshte shefja de fakto (kryetare e Bordit) e Fondacionit per Shoqeri te Hapur ne Shqiperi, Sorosit medemek. Si do ta beje kete Selami? Hidhjuni ne fyt te gjithe qe nga kapo e deri te ACDC. I thoni dhe familjareve.

Saturni

Prit se keta po ngaterrohen me fotot e Lulushit,ate me Trapin e ate me Sorrosin.Selamit do tia nxjerrin kur te humbin zgjedhjet prape.Se nje here e nxoren armik dhe e degdisen ne Amerike,donte bytha e tij te sfidonte ate,Prijesin legjendar,Skenderbeun e dyte.

TironciLebetit

I ka mor prej dore Gjigandi kesaj rradhe dhe do rrisi brezin e pare anti-komunist te vertet, ckishte Xhelili me Pirro Kondin e Kapove me shume?
Kesaj rradhe do dalin sakllam.

Saturni

Me duket se e ka marre ne dore gjiganti tjeter,Grande Kaka

TironciLebetit

Mos e ngacmo se eshte si Kapedani …ene ne Enderr lufte me Kamunista shef …mbi Drin deri ne Danub

Kthupi

Ne faket, hakshe hakshe, diferenca mes Edi Rames dhe Lulit mund te permblidhet ne ate qe amerikanet quajne tenacity, lufta/perpjekja per te arritur nje qellim te caktuar. Eshte I njejti parim qe ndiqet me zgjedhjet presidenciale ne Amerike, kandidatet luftojne vete per te marre kandidaturen e partise. Kjo te ben edhe me te ashper ne beteje, edhe te jep me shume eksperience dhe di te manovrosh.

Me perjashtim te postit te pare si minister kulture qe e thirren nga jashte, per gjithe te tjerat Edi Rama ka luftuar vete. Edhe kur ka deshtuar heren e pare a te dyte, eshte kthyer prape e ka fituar. Luli nuk eshte mesuar te fitoje, te gjitha arritjet e tij i ka marre gratis. Ministrite, Bashkine, PD-ne. Ne ato ceshtje gjyqesore ku e ka futur veten gjate karrieres, i ka te gjitha te humbura pa asnje perjashtim. Ky ishte shansi I tij i pare per te provuar veten si udheheqes dhe e hengri keq.

Saturni

U tha ketu,Kapo is a dreamer,and dreamers change the world

TironciLebetit

Ore dreamer eshte Edvini qe po mundohet si Baba I kombit te Rilind opoziten…Kaposhi eshte si Zapata … mbas lebetitjeve per lufte nga Canada…Ul stresin duke pallu ndonje pjeshke ekzotike

kapo

do te bim ca foto nga Cayo Coco ne fund te javes :smirk:

Saturni

Aha,kur merresh me gjera aq te rendesishme,ke probleme si Qimja me celularin ne mengjes,te njomet baruti.Ia qaj hallin Kapos,po i le pjeshkat te prishen ose ti hane te tjeret.

TironciLebetit

Qimes si thash gjo se ju sul Aleko me shoke per prostaten…po kur zogu nuk cicero ne memgjes time te shkosh tek cardiologu…do not kill the messanger

kapo

ne krye te PD vetem Jozi do ti vije hakut ketij pinjollit me brekushe

TironciLebetit

Une Bastaxhi jom, por nje Moce andorra si Jozi nuk ka shonc me Bulldogun, mund ta mbaj larg Shkodre Kaq

Kthupi

Nisa te shkruaja qe PD-se I duhet nje restart, t’i kepuse te gjitha lidhjet me Salen dhe te vijne figura te reja ne pamje te pare, por hasa ne kete komentin me poshte nga Grid Rroji (what a name):

U përpoqa sot ta injoroj këtë telenovelën e shëmtuar në PD, por ngaqë më dalin statuse pa fund të demokratëve të thjeshtë, militantë pa punë e të mashtruar pa mëshirë, dikush edhe aktiv në struktura duke i shërbyer herë me vetëdije e herë pa baronëve të Trustit, ky është mendimi im:

  1. PDja është partia e Sali Berishës dhe familjes së tij.
    2.Ajo pati mision historik transformimin e Shqipërisë nga diktaturë e egër komuniste në shtetkomb modern dhe për këtë mori 70% të votave por mbërriti vetëm ndryshimin e mënyrës së sundimit dhe zgjerimin e deridikushëm të parisë drejtuese me grupin e profesoratit.Ndryshimet e tjera janë thjesht ndërrimi i një lloj skllavërie të dhunshme (regjimi komunist)me një më të butë e të papërftueshme, por jo më pak mbytëse(liberizmi Engelsian me tise bizantino jeniçero katundare që nuk ekziston askund përveçse tek ne). Hamë më mirë (më shumë) po sdimë ça hamë, kemi mall e gjë po kemi shitur sigurinë e nderin, flasim haptaz po jo dhe aq se kemi frikë se të gjithë monitorohen e përgjohen privatisht, demek votojmë po asgjë nuk ndryshon, hajna këtej e hajna andej, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shahen ditën në çadër me libër shtëpie e puthen natën kulisave për tre orë.
  1. Gjatë ekzistencës së saj PD ka bërë disa gjëra të mira, kryesisht në fillimet e veta, por më pas u shndërrua në Trustin e Gështenjave të Tropojës, një organizatë kriminale që mbron interesat e veta dhe familjes Berisha, sidomos të djalit “çamarrok e të hedhur” pa asnjë ideologji e pa mëshirë. Në këtë mision ka punuar hapur e vazhdimisht kundër shqiptarëve e bashkëpunuar deri dhe me Millosheviçin. E ka pranuar vetë Marshalli këtë.
  2. Pjesa dërrmuese e funksionarëve të saj të lartë në vite, edhe kur kanë patur të kaluar të lavdërueshme profesionale e njerëzore, janë sjellë si kriminelë, hajna, eunukë e puthadorë meskinë, anti shqiptarë e pa shtyllë kurrizore që kanë bërë gjëra të paimagjinueshme në emër e për llogari të Sali Berishës. Dosjet e tyre janë përdorur si shantazh deri në ditët e sotme ndërsa ata shijojnë vilat e pasurinë e vënë mbi gjak shqiptar.
  3. Lul Basha u përzgjodh si kukulla e garancisë së pleqërisë për Sali Berishën pikërisht sepse ishte i shantazhueshëm dhe bosh ideologjikisht, njerëzisht dhe intelektualisht. Është hajn, i pabesë dhe frikacak i pashoq. Ka punuar haptazi kundër shqiptarëve në Kosovë. Jeton në apartament me ashensor privat dhe ka që në 2005 që punon në shtet. Sipas shenjave Basha ka hedhur hapin për të dalë i pavarur nga familja me marrëveshjen me Kryetimonierin e miellit hundor, por kjo është e papranueshme për Trustin dhe familjen.
    6.Grupi i firmëtarëve që kërkuan dorëheqjen mbrëmë, gjithashtu përmbushin të njejtat kritere si Basha ndaj dhe janë vetofruar për përdorim të mëtejshëm nga Berisha. Ata nuk kanë asnjë mbështetje ideologjike në struktura, nuk frymëzojnë as bashkëshortët e dashnoret e veta, janë thjesht segmente të përdorueshme të Trustit.
  4. Përplasja është e paevitueshme ashtu si dhe fitorja e familjes sado që ajo duket tani e dobët. Luli do luftojë por ka shumë pak shanse. Sido që të shkojë situata, familja nuk mundet të lejojë që partinë të mos e kontrollojë plotësisht. Kryetari i ardhshëm nuk do jetë nga firmatarët por një njeri i besuar i familjes si psh Presidenti aktual.
  5. Përplasja do të shpejtojë fundin e pashmangshëm të PDsë, për shkak se ajo e ka kryer misionin e vet historik dhe nuk ka më asnjë arsye për të ekzistuar përveç si mburojë politike e familjes.
  6. Opozita reale s’mund të jetë bandë. PD ka ende shumë energji pozitive brenda, sidomos të rinj e të papërlyer por janë peng i mendësisë së të keqes më të vogël dhe viktima të propagandës së tejsofistikuar të Trustit. Trusti ka vite që mbjell dasi, për t’i shndërruar mitantët në skllevër dhe për të gënjyer shqiptarët. Po ashtu Trusti ka vite që shet dasinë i majtë i djathtë ndërkohë pakkush nga suaza drejtuese di të shpjegojë çfarë është e djathta e aq më pak militantët. Ndërkohë as ish Sigurimi nuk e do më komunizmin se kanë bërë para e katandi, kanë biznese e ska shtet, ama këta ende i gënjejnë njerëzit se po luftojnë komunizmin.Pra është dasi false, e krijuar mjeshtërisht për hedhje hi syve.
  7. E vetmja shpresë që PD të rithemelohet realisht e jo si truk i Trustit është t’i rikthehet misionit të vet fillestar të transformimit të shoqërisë e shtetit, të përqafojë një ideogji të shtetkombit, të mbështesë realisht vlerat e familjes, sigurisë, shtetit, nderit, dhe kombit duke e konsideruar shqiptarin tjetër vëlla e jo “armik, komunist, titist, e sicilist”. Që kjo të ndodhë dorëheqjes së parevokueshme të Lulit duhet t’i pasojë dorëheqja e të gjitha veglave qorre të Trustit përfshi edhe firmatarët, thirrja e një Kuvendi të hapur rithemelues, rikonceptimi ideologjik, dalja me një platformë serioze e të detajuar, rishkrimi i rregullave të funksionimit dhe të afrohen të rinj e të reja, nga brenda dhe mërgata që besojnë tek shtetkombi si zgjidhja e vetme dhe që do të ndërtonin frymën e duhur, grupin udhëheqës të ri dhe rregullat strikte të sjelljes. Të gjitha pa diktatin e familjes Berisha. Mirëpo shanset që kjo të ndodhë janë…aq sa temperatura e ngrirjes së Kryetarit aktual. Në jetën e përditshme, e në këtë çmendinën tonë kolektive ndodh shumëçka po gomari nuk fluturon dot.

Post Scriptum Kryetimonieri i miellit i përshkruar më sipër është Edi Rama, një tjetër pleh antishqiptar që gënjen popullin. Jam marrë e do merrem me të në vazhdimësi.

PSS. E ftoj Brigadën e Plehut të shprehet lirshëm, fitoni kafshatën djema, thjesht evitoni llafet e pista, po tejkaluat masën ka bllok. Koston personale të komenteve të mësipërm e marr përsipër jo pa keqardhje e ngurrim, por përpara miqësisë vjen e vërteta

TironciLebetit

Bi era Shenasi Rama, Folklorizem…Stalkeri e ka perseritur deri ne merzitje Pushteti korrupton…te gjithe…edhe Zapaten Kaposhin…nderkohe njerezit duhen qeverisur dhe Rroji qeveriset nga Trusti I Naftes dhe I Bombave …jo I geshtenjave…po ashtu ene Shenasiu.

Kthupi

Ne fakt eshte shok me Shenasiun, sec kane krijuar nje levizje “Bleta Shqiptare” po s’di shume per te. Tip akademiku, llafe plot e pune hic.

TironciLebetit

Mos ngatarro akademine me folklorizmin…perrallat jan per te papunet akademia testohet mdryshe ngs nanullat me truste. America ka pas trustin e Celikut ,.cfare bejne keta??? Nderrojne Liken me Salen me Dick Chenin…

Cecua

Selami po e sulmoi kryetaren e bordit cdo nate, ne rregull eshte, e boni te tijen kundra sorosianeve.

Cecua

:joy: = me lot.

Cecua

Cne? ti je goxha i zoti me googllime. Provo njehere “Basha kercenon” dhe rifreskohu mbi te qenurit paqsor, civilizues eqetera eqetera, te Bashes. Po dhe faj nuk ke, kur e krahaso me faktin se vrau 4 njerez ne shesh, kete rradhe, goxha paqsor u tregu pasi i krefi Rama bishtin.

Pjer

Bukur, me pelqeu kjo e Rrojit, por puna nuk eshte tek etiketimet e percaktimet personale, por tek ndryshimi i sistemit te dhjer zgjedhor, tek ndigjimi i zeri te partive te vogla qe marrin 1% e siper, sepse jane jo vetem faktore politike, por me 1% do te thote se duhet te kene perfaqesuesin e tyre ne Parlament. Persa kohe kane nje elektorat qe shkon 1% e siper, do te thote se duhen ndigjuar, mirpo dy krokodilet me maskaraden e tyre, nuk e marrin parasysh kete rregull, kete moral, sepse jane te parregullt e te pamoralshem.
Nuk ka rendesi se kush zgjidhet ne PD, rendesi ka qe a do shkeputet PD nga pazaret e pista qe ben me PS dhe qe jane ne kurriz te subjekteve te tjera politike. A do perpiqet te rregulloje kodin e zgjedhjeve, ligjin elektoral, qe te kemi zgjedhje te ndershme, apo do vazhdoje lojen, loje qe shqiptaret e kane kuptuar dhe ju vjen rende.
M’duket se opozita e vertete tani do jene LSI, LIBRA, Sfida, Aleanca per Drejtesi, dhe jo PD. Do jene keto parti qe do luftojne per nje sistem me te rregullt, gje qe perkthehet, ngritje ne bursen politike.
(shenim; A e mbani mend para zgjedhjeve çfar ju thashe ketu, qe PD do futet ne zgjedhje me kete sistem zgjedhjesh te dhjera, se keshtu kan bere gjithmon dy krokodilat para zgjedhjeve, dalin ne rruge, flejne aty, dhe pas ca zhurmave bien dakort per ca budalliqe, dhe nuk e prekin kurre thelbin e çeshtjes, rregullimin e sistemit zgjedhor per te patur zgjedhje te ndershme, pse nuk e bejne kete, kush i loz keto skenare qe e lejne Shqiperine me imazh te keq ne syte e botes)

STALKER

:joy: :joy: :joy:

megalomania is a subtype of delusion that occur in patients suffering from a wide range of psychiatric diseases, including two-thirds of patients in manic state of bipolar disorder, half of those with schizophrenia, patients with the grandiose subtype of delusional disorder, and a substantial portion of those with substance abuse disorders

Neuer

Me pelqeu ky komenti yt Pjer. Nuk jam kompjuterist se do ta perktheja dhe do tja sygjeroja shtypit te ketushesh qe ta botonin. Pse jo, te perfitonin dhe keta nga ide vizionare.

kapo

Rama shkel premtimin dhe i jep oksigjen Lulzim Bashës: Ministrat teknikë nuk largohen, deri në shtator
Sepse Rames i intereson nje lider i dobet ne krye te PD.Lidershipi bën diferencën. Humbja e thellë e zgjedhjeve i dedikohet një drejtimi të dobët, përjashtues dhe kaotik të PD-së, e kombinuar me një krizë besimi dhe pozicionimi të lidershipit. Humbja e thellë erdhi si pasojë e lënies së kauzave, e marrëveshjeve të fshehta me kundërshtarin, listave jokonkuruese të mbushura me njerëz pa rezonancë politike, me një fushatë miqësore me qeverinë dhe që ndërronte drejtimin nga frynte era. Njerëzit nuk mund t’i bashkohen një lidershipi të dobët, të paqëndrueshëm dhe sipërfaqësor. Njerëzit duan liderë karizmatikë që luftojnë për idetë e tyre jo që jepen me çdo mënyrë mbas pushtetit.

salben

lol o i shkrete qe merr copy paste cdo fjalim te cdo anetari te pd. s’ke ndonje pune andej nga amerika?

Pjer

Flm, Neuer, nuk eshte shume e rendesishme te mesojne perendimoret, se sa te mesojne vendim-marrsit shqiptare. Une kam dhene intervista kendej (ne Belgjike) diç me shume seç kam dhene ne Shqiperi, dhe kam folur nder belgjit per Shqiperine, shume me teper seç ka bere shteti shqiptar se bashku me ambasadat e saja ne bote.

Vlonjat

Zoti Pjer, nga kanale te sigurta komunikimi kam marr vesh qe z.Gjergji Bojaxhiu ka dhene doreheqjen nga kryetar i Sfides. Besoj se eshte nje rast i volitshem per ju te beheni drejtues i nje subjekti serioz politik. Blendi kam pershtypjen se do t’ju mbeshtes fuqimisht.
Nje mik qe ju do te miren.

Neuer

Mendoj qe e ke keqkuptuar zotin Pjer. Sfida eshte parti pak e madhe per ate. Ai ka interes vetem per partite e vogla.

korriku

socialistet e pane cfare djali ishte dhe jua rrembyen demokrateve dhe e vune t’i prije.
Doli leaderi me i mire qe behet per te majten, ne keto kohe te demokracise dhelparake

ps. Gramoz Ruci :star: :star:

Pjer

Vlonjato, me gjithe respektin per Sfiden, dhe deshiren qe ajo te perfaqesohej ne Parlament, une nuk kam deshire dhe mundesi te behem partiak, lexo çfar i kam shkruar Blendit me 11 Maj;

" …Blendo, une do t’ju ndihmoja me shume deshire per kanditaturen time si depudet, por nuk kam mundesi. E vetmja mundesi eshte qe kur te vij aty, (fund maji e qershori) t’ju ndihmoj me ide e skema…"

Megjithate, mu m’vjen mire qe juve “interesoheni” per mua, pra qe me ngacmoni ne keto pika politike :grin: jo per gjo por po vini te gjithe tek mulliri im :grin:

TironciLebetit

Po ai kokrra Mashtrusit Blushi do e mbaj premtimin per Doreheqje? Them qe Pjeri e gjen me mire veten ne krah te zonjes Hafizi

squarepusher

Pjer sikur njerezit te kishin 1/10-en e vetebesimit qe ke ti, do ishin te gjithe me mire. Duhet te shkruash ne lidhje me kete, me vetebesimin.

Kthupi

Ne nje situate normale Pjer edhe une me ty jam, domethene te jap ndihmesen me skema dhe strategji, por keto jane kohe te veshtira ku sado klishe te duket kjo shprehje, Atdheu ka nevoje. Ti duhet te ndihesh i privilegjuar qe po te marrin ne konsiderate se te tjeret si puna jone s’i pjerdh njeri, sado shkolle e eksperience qe kemi fituar.

Manjola_Tirana

amon se gjynof

gjembi

Sikur the qe s’dije anglisht.

Vlonjat

Mungesa e eksperiences ne çeshtjet publike ( qe ju i keni aq per zemer dhe mundoheni per to) zbulohet qarte ne pergjigjen tuaj egoiste menefregiste. Nqs ka nje medium per te perçuar idete dhe akoma me shume per ti implementuar ato si politika ekonomike short-mid- long term ai medium eshte formacioni politik. “Ab uno disce omnes” thote latini, kjo shpjegon shume per personin tuaj.

Pjer

" … “Ab uno disce omnes” thote latini,…"
çfar do me thon ne shqip kjo Vlonjato.

Kthupi

Nje bie, mijera ngrihen Pjer. :smile:

Vlonjat

Ose gure gure behet mur :grinning:.

vezhgues

Ja se si e vlersoj une Lali Erin

deri tani harxhuar 9, 978, 817,189 leke dhe e ka telkaluar buxhetin me 690, 464, 725

dhe prit se ka edhe 2 vjet te tjera per te rrjep leke

TironciLebetit

Vezhguso do konkuroj gjo Vilajeti me Lulthimin e Ngrire per Shqup ???
Me siguri do jesh ene Anti-Soroist…Ymer Ymer

Saturni

E mire,ti vezhgo grafiket,une po shoh veprat.