168 postime35569 shikime11 gusht 2017 në 01:16 e pasdites
Kthupi@Kthupi
S’kisha hapur ndonjehere teme ketu dhe thashe ta provoj nje here. Ka qene nje teme barcaletash te peshku i vjeter ne mos gaboj por s’e pashe te transferohej ketu.
Nje vizitor te kopshti zoologjik po kalonte para kafazit te majmuneve dhe e pa bosh. Pyet nje nga ata qe punonin aty se c’ka ndodhur.
-Eshte sezoni i ciftimit tani zoteri. Te gjithe majmunet jane brenda, “po punojne”.
-Mendon se mund te dali ndonjeri sa t’i jap ca kikirika?
-Ti do dilje?
zeqo@zeqo
Nje polic po ecte rruges ne pune te vet. Pas tij po ecnin dy bjondina, por nga ato ama, sic i dini vete! Duke ecur, policit i kruhet koka, dhe ai pa e hequr kapelen fare, vazhdon te kruaje koken! Bjondinat, sa po e vejne re ia plasin me te madhe per te tallur policin! Uuuaaaaa, shikoje si po e kruan koken polici pa e hequr kapelen! Polici i degjon se po talleshin me te dhe u kthehet duke iu thene: “Po pse moj, kur ju kruhet b***a juve, hiqni breket ne mes te rruges dhe e kruani”…!!!
Blendi Salaj@bsalaj
Kalon njeri me nje furgon ku kishte nja 20 pinguine te ulur brenda. E sheh polici, e ndalon.
-C’i ke keta ti?
-Pinguine, i du fort pinguinet.
-Shko ore coi ne kopesht zoologjik, sot.- i thote polici.
Te nesermen, i njejti kryqezim, i njejti polic, kalon i njejti furgon me pinguinet brenda por kesaj rradhe te gjithe me syze dielli. Prap e ndalon.
-Ca ben prap ti me pinguinet mor shok? A te thashe coi ne kopeshtin zoologjik?
-Po, i cova. Sot po i coj ne plazh!
Br3dh, br3dho...@Br3dharaku
nje i pire thumb kthehet vone ne shtepi. Shkon te dera e apartamentit te tij, nxjerr celesin dhe mundohet me kot te hape deren. Kalon keshtu ca kohe, ky qe shan sa here qe del huq te vrima e celsit.
I zgjon komshinjte keshtu. Dalin 2-3 prej tyre dhe te nevrikosur habiten me te se si ka mundesi qe nuk gjen dot nje dreq vrime tere naten.
-Ah te kish ca lesh, tha - ta shihnit ju si e gjeja fet e fet!
salben@salben
Blendi Salaj@bsalaj
Viza ndarese ne dialog duhet pa hapesire
-Keshtu po. Se me hapesire del:
Keshtu.
zeqo@zeqo
Ishte kesulkuqja nje dite dhe po ecte ne pyll, nderkohe shef ujkun qe kercente nga nje ferre ne tjetren. Ajo behet kurioze dhe shkon prane ujkut dhe e pyet: -O ujk pse i ke syte kaq te medha ?? -Po qe te shof me mire ty o kesulkuqe , dhe nderkohe ujku kercen ne nje ferre tjeter. Kesulkuqja e ndjek perseri dhe e pyet : -O ujk po veshet pse i ke kaq te medha ?. - Ujku i pergjigjet : -Po qe te degjoj me mire ty o kesulkuqe “, dhe nderkohe kercen tek nje ferre tjeter. Kesulkuqja nga kurioziteti e ndjek perseri nga mbrapa ujkun tek ferra tjeter dhe i thote: -O ujk pse i ke dhembet kaq te medhaja ?”, dhe ujku i pergjigjet -“O kesulkuqe a do na lesh te dhjesim rehat apo jo ??”
Beluli-XVI@BeluliXVI
ja nje batute e dikurshme, jo barcolete, nga i famshmi Tef Palushi, aka Tefa, i njohur ne Shkoder dhe Tirane per batutat e thata, spontane.
Tefa ishte piktor dhe erdhi dita qe u pranua si anetar ne lidhjen e shkrimtarve dhe artisteve… nejse, mbledhja e pare ne lidhje per Tefen, e ishte ngritur nje diskutant po fliste… i thote Tefa me ze te ulet kolegut qe kishte prane : kush eshte ky mar ?-Skifter Kellici, i thote ai… -hem tha Tefa: po çfare don ky te lidhja e shkrimtareve, pse nuk shkon te lidhja e gjuetareve ?
Kthupi@Kthupi
Nje tip kthehet nga puna nje dite dhe te shkallet e shtepise gjen nje mace te vogel. I erdhi gjynah, e mori brenda, i dha ca qumesht dhe e mbajti gjate nates. Te nesermen para se te ikte per ne pune, e nxorri jashte dhe iku. Kur u kthye, shikon prape macja aty. E mori prape. e ushqeu e te nesermen e mori me vete ne makine deri diku dhe e leshoi. Kur kthehet, i njejti avaz, macja mbajti mend rrugen dhe ishte kthyer. Vazhdon ky muhabet ndonje jave dhe ky tipi po cmendej se s’po e hiqte dot qafe. I tregon nje kolegu ne pune dhe ky vendos ta ndihmoje.
-Neser merre macen me vete ne makine dhe do shkosh ne rrugen nacionale nja 15 km do shikosh nje rruge te pashtruar ne krah te djathte. Futu te rruga, ec nja 2 km do shikosh ca pisha. Aty ne krah eshte nje rrepire qe te con poshte te nje lume. Ndaloje makinen, merre macen me vete dhe shko poshte te lumi, kaloje, ec nja 500 m e do dalesh ne buze te detit. Aty do shikosh kasollen e nje peshkatari, Petros, qe ka nja 200 mace dhe i ushqen me peshkun qe ze. Lerja atij macen dhe ik.
Pas 2 ditesh takohen koleget ne pune.
-He, si dole? Ja le macen peshkatarit?
-C’si dola? Aty ku me cove ti ne fund te botes ngaterrova rrugen ne kthim. Te mos kisha macen s’do isha kthyer dot.
Kthupi@Kthupi
Nje tip po ecte me biciklete ne nje rruge fshati kur papritur i ra goma. S’kishte pompe me vete dhe shikon verdalle asnje shtepi, as fryme njeriu. E vetmja shtepi qe dukej ne horizont ishte nja 2 km larg. E la bicikleten ne ane te rruges dhe u nis te kerkonte pompe te ajo shtepia. Rruges po fliste me vete duke imagjinuar si do shkonte muhabeti "Do t’i bie deres, do ma hape nje burre, do t’i them “Keni ndonje pompe?” Do me thote “jo mor fjale, s’kemi pompe” dhe do ma mbylle sereno. Do t’i bie prape e do t’i them “je i sigurt qe s’keni pompe?” E do me thote “ik or djale se s’kemi pompe te thashe”… edhe po acarohej rruges me kete dialogun imagjinar. Kur arrin te ajo shtepia, i bie deres me grusht. Del nje grua dhe si e trembur e pyet:
-C’ka ngjare?
-Ik se s’ta dua fare pompen… dhe kthehet e iken.
versioni qe di une eshte me krikun e makines. Te kam dhjere mu ne kriko! Mbaje se nuk e dua!
U zhgenjeva kur mesova qe dhe kete e kishim kopjuar. I njejti version dhe te Suits series
Une kam nja 20 vjet qe e kam degjuar, madje mbaj mend komshiun qe ma tregoi, lol. Te Suits s’e kam degjuar kete, megjithese s’e kam ndjekur aq shpesh qe kur u prish firma.
A.P@Pjetermustakuqi
Bani i dentist ktu kliniken dhe po i tregonte ni shokut tone, - e kam ba kliniken moderne, kshtu e ashtu. Shume te mire e ke ba, - ja kthen ky shoku,- tash, gjej edhe nje dentist dhe kompletohet.
Kthupi@Kthupi
Dy shoke kishin shkuar per gjueti ne nje pyll. Duke ecur, njerin e pret shurra. Nderkohe qe po bente shurren, e kafshon nje gjarper ne organet gjenitale. Shoku tjeter merr urgjencen ne telefon.
-Alo, kete shokun tim e pickoi gjarpri. Dergoni dot nje ambulance? Jemi ketu ne filan vend.
-Helmi i gjarprit vepron shpejt dhe shanset me te mira jane kur trajtohet menjehere. Ambulanca eshte nisur, por plaga duhet pastruar menjehere, ndryshe s’ka shpetim.
-Po cfare duhet te bej une qe ta ndihmoj?
-Me nje thike ose brisk, preje pjesen e infektuar dhe pastaj vur buzet te plaga, thithe helmin fort dhe peshtyje tutje.
(I kthehet shokut) -Plako, doktori thote qe do vdesesh, s’ka shpetim.
Vlonjat@Vlonjat
Hedh bast nje lepur me shokun e tij qe do shkundte ujkun e pyllit. Kaĺojne aty afer ujkut, i del nga mbrapa lepuri dhe i fut nje te shkundur te shpejt ujkut. Nxehet ujku dhe i qepet lepurit ta kap. Futu andej e dil ketej, ne nje moment shikon lepuri nje stol ulet me vrap dhe hap nje gazete qe ishte aty. Kalon ujku aty me llapen jashte nga lodhja dhe i dretohet lepurit:
-A pate ndonje lepur te kalonte ketej me vrap?
Lepuri pa ul fare gazeten nga syte pergjigjet:
-Kush mo? Ai qe shkundi ujkun para 5 minutave? Jo jo nuk e kam pare!
E shikon ujku i çuditur dhe thote : Po keta te gazetes ku e morren vesh kaq shpejt qe e nxorren si lajm moj ja qt!
zeqo@zeqo
Kafshet e pyllit donin te ndertonin nje banjo publike ne pyll dhe duhet qe te merrnin fonde ne bashki. Luani si me i forti tha: -Do shkoj une. Shkon dhe kthehet duarbosh. Pas tij shkon dhe elefanti por edhe ky kthehet duarbosh. - Do shkoj une nje here -tha gomari. Te gjitha kafshet filluan te qeshin. Shkon gomari dhe kthehet me cekun ne dore. - Si ia bere e pyeten kafshet e tjera? - Po atje te gjithe gomere ishin kusherinj te mi
Kthupi@Kthupi
Lepuri shkon te klubi i pyllit Porosit nje birre dhe filloi te bente si i forte:
-Rrime ketu per qejfin tone, me birren tone, dhe me mire qe ai ariu s’eshte ketu, se ne me dalte perpara kam per t’ja q…robte e shtepise. E njejta skene vazhdoi per nje jave dhe dikush i tha ariut qe po te shan lepuri. Te nesermen shkon ariu ne klub dhe e gjen lepurin aty me nje birre perpara.
-He mer lepur, si po shkon?
-Mire, ja rrime ketu per qejfin tone, me birren tone…themi dhe ndonje k*llek.
Vlonjat@Vlonjat
Dy mishkonja vendosen te bejne nje xhiro me motorr. Leshohen te dyja ( njera e niste tjetra pasagjere) pike plumbi ne autostrade, kthehen ne qytet, futen ne bulevard kur kjo qe ngiste motorrin papritur tund koken fort, ben zig zag dhe rrezohen te dyja. Njera andej tjetra ketej. Ngrihet kjo qe ishte pasagjere dhe duke heq kemben zvarre e me renkime i drejtohet te pares:
-Po ç’pate? Ishim shume mire! Desh na more ne qafe!
-Lere lere se s’na u nda tersi fare. Me hyri ne sy nje mize shkerdhate dhe humba ekuilibrin! u pergjigj tjetra.
Muli me L@Muni
Nje qyqar shkon ne banjo publike dhe urinon afer me nje zezak. Si padashje shef veglen e zezakut. E ndalon jashte dhe e pyet: Ore si ja beni ju te zinjte me keto permasa? Nuk e di si ja bejne te zinjte e tjere - i thote - por une kam tekniken time. Çdo mengjes e perplas nja tridhjet here ne tavoline.
Takohen mbas nja dy javesh dhe e pyet zezaku ket viktimen. - Ho me si po te shkon stervitja??
I entuziazmuar i pergjigjet: - Mire jo keq, i madh akoma jo po i zi sterre u ka bo vallaj…!!
Kthupi@Kthupi
Ariu kishte kunj me ujkun dhe sa here e shifte ujkun ne pyll i thoshte ‘Prape pa kapele ti!!’, dhe i gjunte nje shpulle te fuqishme… 1 here, 2 here, u merzit ujku i shkrete dhe shkoi te ankohej te luani. Ia thote luanit si ishte puna, dhe luani i premtoi se do fliste me ariun. E therret luani ariun dhe i thote:
-Nuk e di ca halli ke me ujkun po mos e qelb muhabetin, mos i bjer te shkretit gjithmone per te njejten arsye. Gjej ndonje gje tjeter" Ariu bindet. dhe kur e shikon heren tjeter i thote ujkut “Hajde njehere ketu ti!!” Ujku i shkrete shkon. “Me jep nje cigare”, i thote ky e ujku i zgjat nje cigare me filter. “Kujt i jep cigare me filter ti?” dhe ia rras dhe nje shpulle. Diten tjeter e shikon prape ujkun rruges dhe e therret. “Me jep nje cigare” i thote prape, dhe ujku i jep nje cigare pa filter. 'Kujt i jep cigare pa filter ti?" dhe i rras nje shpulle me te fuqishme ariu. Diten pas asaj e shikon prape ujkun dhe e therret
-Me jep nje cigare.
-Me filter apo pa filter?
Ariu mendohet per 2 sekonda…:
-Prape pa kapele ti?
Aquamarine@Aquamarine
Hahaha te ngreje doren kush s’e ka provuar kete ndjesi 1 here ne jete hahah
Beluli-XVI@BeluliXVI
pyet gjykatesi te pandehurin : -pse e vrave gruan pas 30 vjetesh martese ??! -i pandehuri: si gjithe shqiptaret mo, duke i lene punet pas dore… he sot he neser… he sot he neser…
Ceco@Cecua
-Gru!
-Urdhero…
-M’thuj dicka.
-Ca te te them?
-Ca te dush, vetem fol, se me ka ra tensioni ne toke.
I dashur me thuaj diçka qe te me elektrizoje te gjithen…
T’ront rrufeja ishalla!!
zeqo@zeqo
Beni: Babi cfar do me then “burr”?
Babi: Burr do me then ai qe nuk kundershtohet nga askush qe kujdeset per mamin dhe qe eshte i zoti i shtepis.
Beni: prandaj eshte nje xhaxhi qe vjen ne shtepi sa here qe ti je ne pune!
machitewa@machitewa
Burri: Grua, me thuaj nje fjale qe ne te njejten kohe me ben njeriun me te lumtur dhe me te palumtur ne bote?
Gruaja: Ti e ke me te madhin ne qytet.
Kthupi@Kthupi
Dy studentë shkojnë në provim të fizikës. Hyn i pari dhe profesori fillon me pyetjet:
-Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
-Hap dritaren. - përgjigjet ai.
-Shumë mirë - vazhdon profesori.
Dritarja ka sipërfaqe 1.5 m2, kupeja ka vëllim prej 12 m3, treni ec me shpejtësi prej 80 km/h kah perëndimi, fryn era e jugut me 5 m/s. Për sa kohë do të freskohet hapësira?
Studenti nuk e di përgjigjen dhe ngel në provim. Del jashtë dhe ia tregon shokut pyetjet. Hyn ai, dhe profesori fillon me pyetjet:
-Të themi je duke udhëtuar me tren dhe të vjen nxehtë. Çfarë bën?
-Heq pallton – përgjigjet studenti.
-Është shumë nxehtë!- vazhdon profesori.
-Heq fanellën dhe këmishën.
-Ende të vjen nxehtë!
-Heq pantallonat dhe çorapet.
-Po sikur nëse vjen dikush dhe tenton të të përdhunojë!- bërtet profesori i nervozuar.
-O, le të më përdhunojë krejt treni, nuk e hap dritaren!
arb@arb
E dashura ne restorant i kap lehte doren te dashurit dhe i drejtohet duke e pare ne sy : I dashur me thuaj dicka qe te me bej te me vloj gjaku,dicka qe te me eresoj syte,ne moment te dridhem e gjitha…
-Shiko,qenka njera e veshur njesoj si ty
-Siiii??Kuuuuu… ??? …
kapo@kapo
nuk eshte rastesi qe gjith keto barsoleta dhe s as nje per Dullen, deri tash
Disa vite pasi Ku**i kisht kthy kembet perpjete u vendos që të ngrinin disa buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër.Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e qytetareve se si e donin bustin e “themelusit te parties”, Sipas dosjes ne arkiven e shtetit te nje bashkëpunëtorit( nje fuks 5 lekesh) ne uzinen elektronike Tirane tregon se nje punonjes me origjin nga shkodra kish rrëfyer nje barsoletë denigruse per udheheqsin e larte:
…kur skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. dhe pyetën korçarët ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri.
Gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë e të qeshur.
Vlonjatet e donin trim dhe të ashpër.
Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më Dullen”
1- Karriget e klubit nuk shtyhen e as tërhiqen zvarrë për (si fillim) më shumë se gjysëm metri
2- Mqs nuk ia ulni dot piskamën të qeshurës në grup, provoni së paku ta bëni në arpezh e jo në akord, se na hyn në rezonancë me kapakun e kresë.
3- Kur qeshni, provoni të përplasni njehere duart e pastaj kembët, jo njëkohësisht të dyja.
4- Gromësimat (e të tjera veprime të gazta), njelloj si duhani, lejohen vetëm në mjedis të hapur.
5- Prodhimi i saçmeve për gjueti derrash është e mira të kryhet në mjediset tuaja private, jo në hapësirat dëfryese publike.
6- Prindërit janë të lutur që, në hapësirat publike, të mjaftohen (të paktën!) me një shkulje të lehtë veshi a floku si prelud, dhe pjesën tjetër të dramës me zeka dhe dacka mbi kalamajtë ta ushtrojë sekushi në kasollen e vet.
7- Bisedat në celularë nuk janë kolektive, apo ndryshe: mua nuk më rref fare a ju gadit makina Visit apo ku ja la dikush çelsin Marvit.
8- Shijet muzikore të kamarierit nuk janë në përpjestim të drejtë me volumin e muzikës së barit. Kamarieri është i lutur të mos jetë edhe DeeJay.
Kaq si fillim, sa për t’u larguar pak nga Zoo-kopshti.
dasara@dasara
po kalote njani… ne shkoder tuj bicikletu me shpejtsi per ne pun… mirpo bicikleta pa shal se ja kishin vjedh naten… e i ngrati ne ate kunjin metalik ish detyrue me pshtet prapanicen…
ca te ka gjet more Kol i than… a ta kan vjedh shalen e bicikletes…
me i than … po ma kan vjedh … kish frik se po i thojn… po ban propagand kunder partis se ne shqipni nuk ekziston vjedhja… e ashtu ne at siklet i thot shokve…
jo more nuk ma kan vjedh por kam dal dhe un ne mbeshtetje te inisiatives …me ken kunder rehatis personale…
dasara@dasara
ne kohen e miqesis me bashkimin sovietik kjo…
vete njeri ne menx e merr te haje… e ne racion ishte nje pjat pilaf dhe nje pjat si sallat… e fillon te haje…
kur filon te haje kte sallaten bertet…
o usta i thot guzhinjerit a kamarierit… ca m.utin esht qo re…
sallat ruse…i pergjigjet nga larg guzhinjeri…
ashtu… bjer dhe nji pjat tjeter pra… thot ky…
kjo tingellon si barcalete kapitaliste. Por i ka kapitalizmi keto…
dasara@dasara
i pyt zysha femijet
cfar ke qejf te beheni kur te rriteni…
njeni thot… do behem doktor
tjetri do behem inxhinier
tjetri agranom…
etjetj…
po ti i thot njerit…
un zysh do bohem shkerdhat…
pse shkerrdhat i thot zysha e habitur…
sepse o zysh babi im kur shikon ndonji vip ne tv thot…nji doli ky shkerdhata… kur dalim shetitje e shikojm ndonji vil te bukur i thot mamit … osht vila e atij shkerdhates…
kur kalon ndoj gru e bukur… i thot mamit… kjo o dashnorja e atij shkerdhates… e kur shikon ndoj bmw te re thot … nji kaloj ai shkerdhata… pranej zyshe du me u bo dhe un shkerdhat…
Ceco@Cecua
Burr e grua ngelin brenda ne ashensor. Gruaja pasi degjon kabujt e celikut te kerrcasin e te keputen ngadale i thote burrit"me bej te ndihem femer edhe nje here"
Burri heq me nxitim kemishen e i thote-“hekurose!”
Ceco@Cecua
Burri i thote gruas “a do kembejme pozicionet sot, ne darke?”
“Patjeter”, i thote ajo"ti laj pjatat e une do shoh ndeshjen"
Beluli-XVI@BeluliXVI
mesuesja pyet femijet ne klase , pyetje si loje , per te vlersuar imagjinaten e tyre : kush me thote ; si mund ta fusim 1 vrime ne 1 vrime ?
ta them une, ta them une, ngre doren vetem Mira … -po, thuaje Mira, tha mesuesja… -po ja tha Mira, marrim 1 shishe dhe fusim ne goje. -hem, tha mesuesja. bravo Mira !
dhe e ben perseri pyetjen, por pak me te komplikuar… po 3 vrima si mund ti fusim ne 3 vrima ? -ta them une, ta them une… prape vetem Mira… -po thuaje Mira, tha mesuesja. -po ja tha Mira, marrim 3 shishe, 1 e fusim ne goje, dhe ato 2 te tjerat i fusim te veshet… -bravo, tha mesuesja pak e habitur nga zhdervjelltesia e Mires per tu gjetur vendin gjerave.
e prape mesuesja vendosi ta komplkoj akoma pyetjen edhe tha, po mire kush me thote: si mund te fusim 6 vrima ne 1 vrime ? -prape Mira… ta them une , ta them une… mirepo ngriti doren edhe Beni kesaj radhe, ta them une mesuese ? -po tha nesuesja ta thote Beni se Miren e degjuam, fol Beni… -marrim nje fyell me 6 vrima, tha Beni, dhe ja fusim Mires ne byth, se na çau k*rin.
DY polic jane turn i trete e gjate kontrollit rutine takojne ne rruge priftin e lagjes qi kishte vu kamen ne allci deri te kosha,e pyet i pari."qa t’ka gjet mar prift?Ja kthen ky:Rreshqita ne vaske,T’kalume ja kthen tjetri.kur largohen e pyet i pari te dytin:Qa ashte vaska mar?Ja kthen ky;"Qa di une ma, une s’jam katolik
dasara@dasara
Dy shok tuj fol pun grash
I thot njeni… lene se aq barceleta din gruja jema sa as ner libra si gjen
ky tjetri ja pret,per zoten asht e lezetshme,kaq shum kena qesh dje,sa kena ra prej shtratit…
Ceco@Cecua
Kthehen cuni nga shkolla dhe i thote te atit se zysha i kish vene 4 ne matematike.
Po pse mer bab?
Pyti sa bejne 2*4, dhe une i thash 8.
Po, brravo.
Pastaj pyti sa bejne 4*2.
Po ku mutin o ndryshimi?
Po ate i thash dhe une o ba!
korriku@korriku
te thuash te drejten ceco ky eshte nje problem real sepse shume prinder kane probleme me Common Core math curriculum te femijeve te tyre, ku psh. ka rendesi vendi i faktoreve ne nje shumezim dhe pergjigjet s’jane te njejta per te dy rastet.
Një plak nga Benca me ne fund vendosi te beje nje vizite disa javesh ne Itali tek djemtë e vet.
Pasi kishin kaluar disa dite, plaku u mërzit për plaken.
Atëherë djemtë vendosen me e dërgu një nate plakun ne “shtëpi publike”.
Pasi plaku kaloi ca ore atje doli dhe djemtë e pyeten “He babë si ia kalove atje” dhe baba u përgjigj “lëre, lëre se nëna juaj e paska pas gojën vetëm për bukë”.
peshkarexhe@peshkarexhe
Njehere mesuesja per te pare imagjinaten e nxenesve pyet perpara klases se çfare i pelqen me shume mesueses… me leje me leje ta them thote Beni ,
po i thote mesuesja thuaje Beni,
mesueses i pelqen biçikleta… jo i thote mesuesja…
me leje me leje ngre doren Mira…
po Mira thuaje… mesueses i pelqen shetitja nga deti… jo i thote mesuesja
me leje me leje ngre doren nje nga fundi i klases…
mesueses i pelqen kali… Bravo i thote mesuesja ju e gjetet… po si e ke emrin ti…Lamadan i pergjigjet femija:grinning:
kapo@kapo
Nje dite mesusja po pyste nxenesit se cfare dinin per zemren.I pari ngriti doren Beni dhe tha se
zemra ka kembe.
Jo dhe ulu i tha mesuesja .
Me njehere mesusja pyeti nxenesin tjeter dhe i beri te njejten pyetje.
Po u pergjigje edhe nxenesi tjeter ,zemra ka kembe sepse babi cdo nate thot zemer hapi kembet.
Mimoza_llastica@Mimoza_llastica
Kthupi@Kthupi
T.A@Neuer
Ne cift po darkonte ne restorantin e nje hoteli. Burri i nervozuar therriti kamarjerin. Ne pjaten time te makaronave eshte nje qime, i tha. Merre pjaten, nuk e dua me . Mbasi e beri per nji lek kamarjerin u cuan dhe iken.
Kamarierit i ngeli fiksim. Shkoi te dhoma ku flinin dhe po i pergjonte nga vrima e celsit. Cte shikonte? Burri qe u ankua i kishte fut turinjte komplet ne … lesh.
Te nesermen ne mengjes i thote ky ketij. Ej , po ti e burre me bere namin dje per nje qime kur vete dje i kishe fut turinjte aty.
Aaaa i thote ky bobi. Kur hame makarona hame makarona. Kur hame lesh hame lesh. Edhe aty une po te kisha gjet i fije makarone do beja namin.
Arqi Pellagu@Manjola_Tirana
..... ......@InkuizitoriMoth
Ishte i her njoni (ose edhe njona, sepse tani ne epoken ngambrapa nuk ka te beje shum lloji i organit seksual, ne nje menyre ose tjeter ja gjen anen per ta fut diku ose per te ta futur diku) qe nuk bente nje jete dhe aq shum te mire, keshtu vendosi te emigroje per nje jete me te mire. Po ku te shkonte, ku behej nje jete me e mire? Rastesisht lexoi ne nje blog qe liber i quajtur Vari Qyrret (VQ) konsideronte GDP-tvs si kriter per nje jete me te mire, pra ky vend ishte Amerika. Shkoi ne Amerike per te bere nje jete me te mire dhe ul te hante ne nje restorant qe quhej “Amerik”. Erdhi kamarieri dhe ky njoni porositi pjatat per te ngrene … Vazhdimin e muhabet e dini sepse keni kushedi sa vjet qe dhiheni gazit me kete barcalete te kohes Enverit. Por nuk dini me te forten, vazhdimin, qe ne fund te barcaletes, nje emigrante nxorri koken tek sporteli i mences, dhe u çorr:
-Ç’po na tregoni, pse genjeni njerzit me barcaleta, per te ngrene hengrem, per te marre morrem, po per te ik s’ikim dot sepse vazhdimisht ka pjata per te lare!
Kthupi@Kthupi
Bleu njeri nje papagall ne dyqan dhe shume shpejt vuri re qe papagalli po fliste me fjalor te piste. Kur ishte vetem s’e kishte problem, por kur ftonte njerez vihej ne siklet. Kontakton dyqanin ku e bleu dhe i thane qe kur e degjon te flase ashtu ta kapi papagallin dhe ta fute ne frigorifer ne ngrirje per disa minuta dhe do t’i behet mesim qe te mos e beje me. Te nesermen sa e degjon papagallin duke share, e kapi dhe e futi be ngrirje. Pas gjysme ore e nxjerr dhe papagalli i inatosur duke shkundur akullin nga puplat i thote:
-OK, OK, e mora vesh. Nuk e bej me. Pooo, nuk me thua, pula c’kishte bere?
Blendi Salaj@bsalaj
HSiç u tregua në Klubin e mëngjesit:
Donald Trump vendos të lyejë Shtëpinë e bardhë, natyrisht me tender publik, madje ndërkombëtar. Tre firmat finaliste janë nga Kina, Gjermania dhe Shqipëria. Oferta kineze ishte 3 milion usd, gjermanët e lyenin për 7 milion, shqiptarët kërkonin 9.
Trump i pret përfaqësueit në zyrë veç e veç.
Pyet kinezin, Pse 3 milion?
-1 milion boja, 1 milion puna, 1 milion fitim
Pyet gjermanin, pse 7m?
-3 milion boja gjermane, 2 milion puna, 2 milion fitim për ne.
Pse 9? - pyet shqiptarin.
-3 milion për ty, 3 për ne dhe 3 do ia japim kinezit që ta lyejë.
nje italjan, nje grek dhe dhe nje shqiptar (vlonjat) po benin nje fluturim me avion. thote italjani , te kaloim njehere nga shtepia ime. Kalojn andej dhe nga avioni shikon plaken qe po e bente me nje tjeter. nga qe u merzit desh te hidhej nga avioni… per te shmangur situaten thote greku, le te kalojm andej shtepia ime. kur u afruan, edhe greku pa plaken qe po e bente me gjitonin. i merzitur donte te hidhej nga avioni…
nejse, thote vlonjati le te kalojme nga shtepia ime. kaluan dhe shikon plaken e vet ky qe po bente nje byrek. -lem se do hidhem nga avioni…lem se do hidhem , filloi te bertiste vlonjati… -po pse, i thone te habitur njezeri italjani dhe greku, ajo nuk po bente gje ?! -po ik atq, se nuk rrihet ne avion me bij kurvash, tha vlonjati.
Haha, aq deshi sa u siguru per mamin e vet ky, pastaj “me mbani”…
Arqi Pellagu@Manjola_Tirana
..... ......@InkuizitoriMoth
Kthupi@Kthupi
Njerit filloi t’i vije fatura e telefonit shume e larte dhe po cuditej se ai nuk rrinte shume ne shtepi qe ta perdorte telefonin. Vendos nje kamera nje dite dhe vetem kur shikon qe papagalli i tij, sa largohej ky per ne pune ngrinte receptorin e telefonit dhe ju binte numrave kot. Nje ta kapur papagallin dhe ja gozhdoi krahet ne mur.
Pas nja nje ore papagalli po merzitej se s’kishte me ke te fliste. Shikon verdalle, asnje ne dhome vetem Krishti ne nje kryq qe ishte ne mur.
-Psst, ej.
Asnje pergjigje.
-Psst, ej, ti te kryqi.
Krishti kthen koken.
-Sa kohe ke qe je mberthyer aty ti?
-Shume kohe, kam mbi 2000 vjet.
-2000 vjet? Puuu, kush e di c’i ke punuar telefonit ti.
Arqi Pellagu@Manjola_Tirana
10*
Beluli-XVI@BeluliXVI
eduart@Edi
Nje te fresket gjermane ; burri ; amore cfar do besh ti po fitova lloto un, gruaj ; do marr gjysmen dhe do iki… burri ; shiko un lujta te shtunen dhe fitova 12 euro na 6 euro dhe zhduku. aaaaaaaaiiiiiiiiiuuuuuuuuttttttooooooo hhahahahahahahahahah
pra ky qifti gjerman, por qe flasin italisht dhe me gjasa jetojne ne Albanie, apo jo.?! -ne vetvehte ky kombinim eshte barcolete.
qimja@qimja
Djali i vogel pyet Babin:
" Ku eshte ndryshimi midis Teoris dhe Praktikes"?
Thjesht fare, i thot Babai: “shko pyete Mamin dhe Motren tende a do e shisnin Trupin per 10 000 Euro”?.
Pastaj hajde me thuaj Pergjigjen.
Shkon Djali dhe i pyet Mamin dhe Motren e madhe. Te dyja pa hezitim than" Menjehere Po".
Kthehet Djali dhe i tregon pergjigjen.
Degjo Biri im i thot Babi : " Ndryshimi eshte, Teorikisht ne kemi 20 000 Euro ne Shtepi, Praktikisht kemi dy Kurva."
Aqua… ja te them une nje maksiliste. -ne nje, kshu , si moment pasigurie, i thote gruaja burrit : a me do fort mua ti ? -po ça thua mi budallaqe, tha burri, une po dua grate e botes, e jo me ty.
Edhe ti mos i merr kaq perpjekur gjerat. Barcaleta jane. Ka raste misogjinie ndonjehere, po barcaletat s’jane vetem kunder femrave. Ka me police, me kafshe, me Zotin, me cifute e arape, nuk domethene gje. Mendimi im ky.
Ja te them une nje cik te vjeter po feministe:
Gjyshi po luante me nipin e vogel ne oborr dhe ngaqe po bezdisej e donte te lexonte gazeten, shikon nje krimb qe po dilte nga nje vrime ne toke dhe i thote nipit:
-Na merre kete krimbim dhe po e fute prape te vrima do te te jape gjyshi 5,000 leke.
Merr e jep nipi s’po e fuste dot. Pas nja 3 oresh i tha gjyshit:
-E futa gjyshi
-Po si e fute?
-Ne fillim nuk futej, po e bera te drejte, e ngriva me xhel flokesh dhe kur u forcua e futa.
-Shume mire, na 5,000 lekeshin qe te premtova.
Te nesermen ne mengjes, cohet gjyshi, shikon nipin dhe i jep edhe nje 5,000 lekesh tjeter.
-Po ti m’i dhe leket dje o gjysh.
-Kete e ke nga gjyshja.
Shiko, se kete te keqe ka virtualiteti…nuk na duken mimikat dhe as toni i zerit, as une nuk e mora seriozisht ate barcaleten maskiliste, dhe as nuk e te keqkuptova qe the emance kisha qejf me komentu me shume, that’s all. Por ndonjehere kur shkruan shpejt harron te vesh emoji dhe duket sikur sa seriozisht flet. Jeni t’mirkuptum
Nje homo do udhetonte me avion gjate nates. Ulet te sedilja e vet dhe fillon muhabet me ate qe kishte ne krah dhe fjala nxorri fjalen, kuptuan qe ishin te dy gay. Ju ngjiti muhabeti te dyve dhe vetem kur I thote tjetrit:
-E di cfare? E bejme nje here bashke ketu?
-Si ketu? Ne avion? Do na shohin.
-Nuk na sheh njeri, po flene te gjithe se eshte vone.
-Jo, ore se do na shikoje ndonjeri e do gjejme belane.
-Ja te shikojme po qe ndonjeri zgjuar nuk bejme gje. Ama, po te jene ne gjume, do ta bejme bashke. Dakort?
-Mire
Cohet ky dhe pyet:
-Ej, ka mundesi ndonjeri te me sjelle nje gote uje, ju lutem?
S’u ndie njeri.
-He, a te thashe? Ne gjume te gjithe. Hajde tani.
Bejne qejfin bashke nja ca ore. Kur erdhi mengjesi, stjuardesa po kalonte neper korridore dhe duke pare pasagjeret e duke pershendetur “miremengjes” aty, “miremengjes” ketu, shikon nje xhaxho si te zverdhur e ne siklet.
-Xhaxha, mire je?
-Lere moj cupe, c’te te mollois. Kam patur nje dhimbje koke gjithe naten, qe c’te te them.
-Dhimbje koke? Po pse s’kerkove ndonje aspirine?
-C’aspirine moj vajze? Ky tjetri nje gote uji kerkoi dhe e q…, une te kerkoja aspirine?
Shenim: Personazhet dhe ngjarjet e pershkruara me lart jane produkte te imagjinates se autorit. Cdo ngjashmeri me persona aktuale, te gjalle ose te vdekur, eshte thjesht rastesore, ose nje mrekulli. Mendimet e shfaqura nuk perfaqesojne bindjet e autorit.
Vlonjat@Vlonjat
Admina ka mundesi ta korrigjoni sistemin e sinjalizimit sepse sa here qe shkruan dikush te kjo tema me del mesazh sikur eshte duke komunikuar me mua. Flm, klm, gjtm, ouebdydjeebzgsyw
qimja@qimja
Kthehet Djali nga Shkolla dhe Pyet Babain:
" Si mund ta shpjegoj Kapitalizmin"? Duhet te mbaj neser nje Referat ne Shkolle…
Babai:
Shiko tani, mund te shpjegohet keshtu :
-Une,Babai yt, sjell Lekun ne Shtepi, une jam “Kapitali” .
-Mamaja jote eshte “Qeveria”, ajo vendos se cfar ndodh me Kapitalin.
-Kujdestarja e Shtepise, eshte Klasa Punetore
-Gjyshi yt, eshte Sindikata. Ajo kujdeset per te drejtat e Klases Punetore.
-Vellai yt i vogel qe e ben akoma ne Pampers, eshte “E Ardhmja”.
Okay…
Ky Djali, dikur naten degjon te qarat e vellait te vogel se i kishte mbushur Pampersat.
Shkon ne Dhomen e Gjumit te Prinderve dhe shef qe Mamaja po gerhiste, ishte vetem ne Krevat dhe nuk zgjohej.
Del nga Dhoma dhe shkon ne Oborr. Shef Gjyshin, i cili pergjonte nga Penxherja Babin tu Qi Kujdestaren e Shtepis.
Te Nesermen ne Shkolle e pyet Mesuesja se si mund te shpjegohet Kapitalizmi.
Pergjigja e ktij :
“Qeveria fle Gjume, Kapitali shkerdhen Klasen puntore, Sindikata ben Sehir, ndersa e” Ardhmja" po mbytet ne M.t"
A.P@Pjetermustakuqi
pyt djali te jatin; - babe ca do bajshe po te fitojshe sprenalotto-n?
-whisky,ishujt hawaii,femra,- pergjet baba
-po nuk fitove ? - pyt prap i biri.
-raki,shkami i kavajes e nanen tane.
Kur Albert Ajnshtaini takoi Çarli Çaplinin në vitin 1931, Ajnshtaini i tha: “Ajo që admiroj më shumë në artin tënd, është universaliteti i tij. Ti nuk thua as edhe një fjalë, e prapëseprapë bota të kupton”.
“Eshtë e vërtetë”, u përgjigj Çarli Çaplini. “Por fama juaj është edhe më e madhe. Bota të admiron, edhe pse askush nuk të kupton”.
Dy shoke po diskutonin me njeri-tjetrin dhe njeri i hap zemren tjetrit e i thote qe po vuante nga majaselli. Njoh une nje doktor popullor qe mund te te ndihmoje i tha shoku. Shkon te Zeqo Pilafi tjetri dhe pasi ja ekzaminoi prapanicen i thote te perdore llumin e kafese si ilac.
-Pasi te kesh pire kafene, merr nje cike llume ne gisht dhe vure tek plaga. Hajde prape pas nje muaji e te vizitohesh prape.
Fillon kuren ky per ndonje muaj, e shkon prape te mjeku. Zhvishet, shtrihet dhe nderkohe qe mjeku po e shikonte, e pyete:
-He doktor, si duket?
-Do besh nje rruge te gjate dhe do marresh dhe nje haber nga qeveria.
Deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime të “Panoramës” pranë deputetit.
Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën.
Ai madje e ka kritikuar Bashën edhe sot përmes një shkrimi në faqen e tij në Fb, se Basha punon për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës.
Shijak: O Bobi edhe 100 Berati: Ere noku edhe 100. Klm sot. Ate birren kur do na e japesh? Sarande: Emo gjigand c’ben? Paske pasur ditelindjen mo kampion? Edhe 100. Elbasan: O frrate edhe 100 u bafshe zemra Korce: edhe 100 bre lalke te na behesh Tirane: lale, ome paske ditlindjen? U bofsh 100 nga daku tirone Lac: o bish, ha er, qa a sot, u me rob ke ditlindjen 100 o rrushi Shkoder: a ma ta marrsha tna bahesh 100 Lushnje: o lala u bafsh 100 vjec reee Vlore: hajt vella edhe 100 ca do pic ndonje gje se paguan vellai Tepelene: hajd derman edhe 100, edhe 100 Gjirokaster: nuk festojne fare
Aquamarine@Aquamarine
Barcalete gjermanesh…
Shkon nje grua ne dyqan.
Me jep nje kastravec, i thote shitesit.
Merr dhe nje tjeter per ta ngrene, ia kthen shitesi.
Ne fakt ti e permend si barcalete po te minimarketi i lagjes sime, nga shkurti pronari kishte vene nje tabele te arka ku ishin kastravecat, qe thoshte “Perfect Valentine’s present”.
puxha@puxha
Po e lidh kete thesarth ketu e shpresoj ta shijoni: Zizek’s Jokes
nje shqiptar, emigrant ne Angli, kish nja dy muaj atje as pune e as gje , kish mbet pa lek fare. i merzitur aty ne rruge e kapi e qara… -e pa nje kalimtar edhe e pyeti, ca ke ? -e i spjegoi shqiptari qe kish mbet pa lek , skish ku flinte etj… i erdhi keq ketij kur e degjoi dhe i tha, degjo une jam drejtor ne nje cirk ketu , e ka ca dite qe na ngordhi gorilla… hajde ca kohe atje te ne do te gjejme nje veshje si gorille e do besh gorillen aty ne cirk e do paguhesh.
shkoi shqiptari diten tjeter ne cirk, direkt ne shfaqe, u vesh si gorilla e vinte verdalle kot neper skene… kur pa dashur e pa kuptuar u fut te kafazi luanit. u patakas, u ul te cepi kafazit, uli koken e po dridhej nga frika… . -o vlla, ngrije ngrije koken mos ki frike, se edhe une shqiptar jam, tha luani.
Aquamarine@Aquamarine
Aquamarine@Aquamarine
Aquamarine@Aquamarine
Mos mbani telefon samsung
arb@arb
Takon Vlonjati Gjirokastritin ne Vlore,shok ushtrie dikur ! Do vish nga shpia sesben i thote,ore dreke,pa llafe ! Ca do te gatuaj? Byreku me pelqen i thote Gjirokastriti ! Pa problem- ta ben vllai ! Pasi mbaruan dreken Gjirokastriti i thote : Do vish nga une ne Gjirokaster javen tjeter,nuk dua llafe,ndryshe nuk te flas me ! Shkon Vlonjati disi i habitur nga ngulmimi i mikut. Ore dreke, e pyet Gjirokastriti : Cfare te gatuaj? Po une kam degjuar qe ata kulecet e vegjel i beni te mire ketej, me pak djathe, mos te te harxhoj ! Llaf ai…ti ben vllai !! Pasi hengri e dreka po mbaronte i thote Vlonjati mikut te shpise : Ore, po une kam degjuar llafe per ju Gjirokastritet qe jeni kurnac…po jo mo vlla, ja une 4 kulece hengra, sa desha vete,nuk me mban me…Gjirokastriti : Ore,per te ngrene hengre 5 ti,po lere iku tani …!!!
Kthupi@Kthupi
I thote gruaja burrit: “M’ka shku menja per cik eskargo. Shko ne pazar e na merr ca kermilla.” Niset dhe ky, I blen e rruges duke u kthyer takon rastesisht nje shok te vjeter. O ku je si je, sa vjet u bene, hajde shkojme pijme nje birre e cmallemi, dhe shkojne ulen diku bashke. Nje birre u be dy, pastaj dymbedhjete dhe vetem kur shikon oren kupton qe ishte 5 ore jashte. U ngrit shpejt dhe rruges per ne shtepi po mendonte c’do t’i thoshte gruas. Kur arrin ne shtepi, hapi canten me kermij dhe i hodhi para deres, hapi deren dhe filloi t’ju fliste kermijve:
-Eeec, eeec, edhe pak se arritem, ecc…
arb@arb
E dashura i thote Vlonjatit : Ca prisje ti dje kur ishim bashke te shtepia ime? Une jam vajze e rritur me filma romantik, une dua qe ti te prezantohesh me cokollata ne duar, te hapesh deren e makines,te me nxjerresh per darke ne restorant nen driten e qirinjve, te blesh lule per mua…
Vlonjati te dashures : Po edhe une jam nje djale i rritur me filma… porno, une prisja qe ne fillim te vinte mamaja jote tek une,pastaj motra , pastaj ti…pastaj te treja bashke…pastaj…
Kthupi@Kthupi
Kthupi@Kthupi
Shan gomari lepurin nga veshet:
Anglishten e Elvanes s’e kam degjuar ndonjehere, po nqse do kritikosh dike per anglishten, you should know that crab and crap are 2 very different things.
Duke udhetuar me makine ne autostrade befas ne radio nje ze lajmeron : Vini re ! Kujdes ! Te gjithe ata qe po perdorin autostraden, eshte nje i cmendur qe po ecen ne krah te kundert ! Beni kujdes !
…Ca nje thua ! Ketu jane me qindra !!
Kthupi@Kthupi
Polici ne radio:
-Shefo, erdhem ketu te kjo shtepia ku na sinjalizuan dhe e zonja e shtepise tha qe ka vrare burrin se shkeli me kepuce ne parketin qe sapo kishte lare.
-E arrestuat?
-Jo akoma se parketi s’eshte thare.
del-ta@del-ta
pyet djali i vogël babain- çfarë është trio-ja?
po ja, i thotë, kur bën seks një burrë me dy gra,ose anasjelltas!
po veglat(muzikore) pse i mbajnë me vete atëherë babiiii:zzz:
Po mire shyqyr Zotit nuk qahemi. Vajza punoi nja tre muaj si social media manager, pastaj iu fut modelingut ndersa tani eshte stabilizuar si influencer ne Instagram.
O sa mire! Po mu beka qejfi shume.
Po vajza jote?
Me thene te drejten edhe ajo imja kurve eshte po s’di ta them kaq bukur sa ty.
LOLITA
Kthupi@Kthupi
Nje goce tironse qe ulur te nje restorant buze detit ne Vlore dhe pasi pa menyne i thote kamarjerit vlonjat:
-Me bej nje spageti te lutem
-Me ato rrobqirllëqet siper e do motra?
Po pse vertet do lodhet doktori t’i mbushi mendjen gruas se obsesionuar? Plumbi nxirret me plumb ne kete rast, jo vetem nuk premton koha te merret me nenen ndryshe, por ajo mund te kete nevoje edhe per konsulte psikiatri. Psh nje barcalete tjeter bazuar ne histori reale eshte se nja 4 paciente meshkuj te axhituar iu sulen doktorit, e mberthyen duke i thene: Doktor do te pjekim e do te hame! -Po si do me hani i thote doktori, ju nuk keni kripe ku hahet mishi pa kripe…shkoni vrap te merrni kripen. E ikin vrap pacientet te kerkojne kripen, merr dhe masat doktori.
Meqe me kujtove kinezet nga kjo me siper, ja nje problem etik i trishte me kineze:
Aquamarine@Aquamarine
Emisioni si te gatuajme
Aquamarine@Aquamarine
Te jeni te sigurt qe te ajo kenga e zagrebit qe qenka 70€, shahen serbet.
Nje gjirokastrit po gjykohej se kishte vrare gjithe familjen:
-Cfare ndodhi konkretisht ate pasdite?
-U futa ne shtepi, shkoj ne nje dhome dhe shikoj djalin duke bere droge.
-Dhe ti e vrave?
-Jo, vajta nga dhoma tjeter kur c ‘te shikoj? Vajza me te dashurin mbi krevat duke u puthur.
-Dhe ti e vrave?
-Jo, vajta ne sallon, aty shikoj gruan me nje burre, po me tradhetonte.
-Dhe ti e vrave?
-Jo, pastaj vajta ne banje. Aty shikoj qe kishin lene driten ndezur. Me hipi gjaku ne koke, nuk durova dot me.
Ishte kesulkuqja nje dite dhe po ecte ne pyll, nderkohe shef ujkun qe kercente nga nje ferre ne tjetren. Ajo behet kurioze dhe shkon prane ujkut dhe e pyet: -O ujk pse i ke syte kaq te medha ?? -Po qe te shof me mire ty o kesulkuqe , dhe nderkohe ujku kercen ne nje ferre tjeter. Kesulkuqja e ndjek perseri dhe e pyet : -O ujk po veshet pse i ke kaq te medha ?. - Ujku i pergjigjet : -Po qe te degjoj me mire ty o kesulkuqe “, dhe nderkohe kercen tek nje ferre tjeter. Kesulkuqja nga kurioziteti e ndjek perseri nga mbrapa ujkun tek ferra tjeter dhe i thote: -O ujk pse i ke dhembet kaq te medhaja ?”, dhe ujku i pergjigjet -“O kesulkuqe a do na lesh te dhjesim rehat apo jo ??”