Artan Lame shkrin gjithë zyrën e ALUIZNI-t, Berat me një të rame

135 postime 6548 shikime 20 korrik 2017 në 03:45 e paradites
bsalaj

Shkrirja demonstrative e gjithë zyrës së ALUIZNI-t në Berat nga Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame erdhi rrufeshëm pasi Kyeministri Rama shkarkoi Drejtorin e Beratit, pas ballafaqimit publik me një të moshuar të sorollatur prej vitesh. Ajo që më godet në këtë veprim spektakolar është mënyra sesi drejtori i përgjithshëm Lame, ndoshta i frymëzuar nga shefi i tij, flak 15 vetë nga puna, tak-fak. Më duket arrogant ky veprim, dhe heqje e përgjegjësisë nga vetja. Nëse zyra e Beratit paska qënë kaq keq, a nuk ka edhe drejtori i madh Lame ndonjë përgjegjësi? Vallë a kishte në atë zyrë ndonjë të vetëm që punonte ndershmërisht, i cili u flak padrejtësisht në rrugë?E nëse jo, si u sigurua z. Lame se veprimi i tij, si refleksi gjurit nuk shkelmoi mullaqe të pafajshme?

PS. Zakonisht, kur zyrtarët pushohen me thiatro, fitojnë në gjykatë dhe pastaj paguhen për një vit, me paratë e taksave tona, natyrisht.

Pasi Kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t të Beratit, pas një dëgjese publike, ku një e moshuar shprehu problemin e saj se nuk kishte marrë legalizimin prej pesë vitesh, drejtori i madh i ALUIZNI-t, z Artan Lame, mesditën e së mërkurës, vendosi shkrirjen e të gjithë degës së Beratit.Në një takim që ka zhvilluar me punonjësit në këtë qytet, Lame është shprehur se të 15 punonjësit aktual do të largohen nga detyra si dhe u ka bërë thirrje të gjithë inxhinierëve të rinj të paraqesin aplikimet. - Club FM Radio

Manjola_Tirana

kshu duket derr kingu

STALKER

Fare. LSI-ja vigjelonte ne kapje te armikut te brendshem, ti thua pergjegjesi

Problemi, nëse mund të quhet e tillë ngushtimi i diferencës, që ata patën për të fituar Beratin […] e bëjnë Lëvizjen Socialiste të dyshojë tek aleati i madh në qeverisje

Konkluzion: Lames (dhe te tijve) ua bejme gjyqin pas 4 vjetesh. Sot per sot, jo

STALKER

Tash e tutje asht Kosova qe duhet me ba kudes e mos me ndjeke modelin e derimsotem te shtetit-amë

Cecua

Goditje proporcionale.

Bleta

Artan Lame te jape shpjegim per vete njehere pse nuk kane kontrolle zyrat neper periferi por bejne cfare te duan. Atje mbase ka pasur njerez te afte…pse duhet te hiqen nga puna? Apo qe te hapen ca vende pune tani per miqte e shoket.

Vlonjat

Mbasi mbaroi serialin House of cards ( nje pjese e qeverise eshte te sezoni 3) fluturat ne zyren e Tij tregojne se po shikon emisionin The apprentice, sidomos ate pjesen You are fired! e rikthen disa here dhe e perserit dhe vete para pasqyres. Po Lamja ku ketu ? do pyesi njerzia. Po dhe Lamja pjese e cirkut eshte.
Ajo ideja e kontrollit te brendshem qe u hodh ketu me lart nuk eshte e keqe. Pyetja eshte a ka me njerez te ndershem qe punojne ne shtet dhe nuk korruptohen?

TironciLebetit

Mos u boni Lekista, menien tek Leku e keni…sa do fitojne punonjesit e Aluiznit ne gjykate tani qe u pushuan. Asnji kacidhe skan per te fitu sepse u treguan te trashe. Kishin 5 vjet qe e sorrollasnin Zonjen dhe me kercenimin e pare nga KM o zgjidhja ceshtjen o je i pushuar, BUDALLAI ja zgjidhi ceshtjen te shkretes qe ne sabah duke pranuar fajin 5 vjecar. Po ku ka bese Palloshi i Pjerinit, sigurisht qe perseri do e pushonte se prandaj e ka votuar poplli.
Gjynof i sorrollasin njerezit ne te drejte te tyre plot 5 vjet qe tu morrin Leka e flasim per Bamiresi ne Trollat

ACDC

Clidhje ka Artan Lame me Kostandinin e Madh qe jepet ne foton ilustruese?

korriku

keshtu sic e shtron debatin sfida rrok anen penale te gjese, nderkohe masa eshte administrative, nen atributet e se ciles Lame i ka te gjitha te drejtat te veproje.

Albano-id

Une nuk besoj se eshte e njejta situate si ne revolucionin kulturor kinez, me teper eshte spektakel, thiatro.
tjeterkund fshihet lepuri korrupsionit ne albanie.
por ca perfundime te vlefshme i nxjerr bushati ne shkrimin e tij.

http://www.lapsi.al/ide/2017/07/19/rama-si-bamir-s-i-gjyshes-nga-berat#.WXCtSIT5jcs

Ndëshkimi “live” i një drejtori të rilindjes, sipas motos më të re të dalë në modë: “kur flet populli, nuk flet burokracia”, është shndërruar në kryelajmin e mediave të pushtetit.
Ashtu sikurse u përmend, historia nuk mbaron këtu. Pasi e moshuara beratase e mori çertifikatën, Rama e vazhdoi këtë histori edhe në Facebook. Dhe aty perversiteti arrin kulmin. Po i njëjti njeri që e kishte urdhëruar drejtorin e Aluiznit para kamerave: “Po s’e zgjidhe deri nesër je i pushuar”, një ditë më pas shkruan: “Ai e zgjidhi, por përsëri duhet të pushohet pasi tregoi se një punë që nuk e kish bërë për 5 vite, mund ta bënte për 24 orë”.

Pra, kjo fabul, rrëfen se çfarëdo uji t’i kishte dhënë gomarit, qoftë të ngrohtë, qoftë të ftohtë, në të gjitha rastet, drejtori lokal do të pushohej gjithësesi. Pasi duhej që në këtë skenar ai të lunate rolin e viktimës. Pasi në këtë film ai duhet të vishte kostumin e atyre të dënuarve të revolucionit kulturor në Kinë, që pasi i gjunjëzonin, u varnin nga një pankartë në qafë me qëllim që turma të marshonte mbi trupat e tyre duke tundur në duar librat e kuq të timonierit të madh.
Ne mund të vazhdojmë të shohim skena gardistësh të kuq që hakmerren ndaj burokratëve, ne mund të vazhdojmë të shohim filmime të ngjashme me ato të emisioneve “Alo Presidente” që shfaqeshin çdo të dielë në Venezuelë, por ne tashmë e dimë se edhe revolucioni kulturor kinez edhe ai bolivarist në Karakas, nuk shërbyen për asgjë më shumë sesa për të forcuar pushtetet gjakatare të Maos dhe Çavezit.

TironciLebetit

Nuk du tja di per Lamen fare, kishte zbritur gjithe Vlora me pleq e plaka ne pik te vapes, te qante hallet me Sulltanin. E ka fajin poplli e jo Sulltani per te gjitha keto padrejtesi te pafundme. A ka me Shqiptare ai vend qe te ndihmojne e te zgjidhin hallet e njoni tjetrit apo vetem Kusare.
Video Turpi, sekuenca makabre… me mire te mcifen e te mos publikohen se jan akuze per te gjithe Ne.

korriku

ke te drejte por eshte rreth vicioz mendoj une: masa vs. lidershipi
(prandaj demet e berishes jane te pallogaritshme, denigrimi social ne vend qe qeverisja e PD shkaktoi s’ka dot remedy ne afate te shkurtra, eshte nga me te veshtiret per t’u rregulluar, apo jo…)

TironciLebetit

Per kto gjona eshte Poplli e jo Berisha fajtor, qe torturojne njerezit ne zvarritje per te marre lek. Kam shkuar njehere tek ai Ministri Cela i drejtesise kur ishte Dekan per nje cope leter administrative, per pak mu desh me shty kthimin, sepse bashke me Sekretaren donin leke ashi qare qe mos u ngopshin. Kan vene maske si Zorro e grabisin Hallexhinjte. I ke pa videot se si vershon poplli per te qajt hallet me Liderin? E ky eshte Sulltan i rreme mbi te gjithe e su mbaron dot pune…ndryshimi fillon tek vetja por eshte shume e veshtire. Kapi pak Idiotet e delenxhinjte si Bushati e Lubonja, vazhdojne ti bien fyellit ne nje vrime si para zgjedhjeve.

Albano-id

Shkrimi i Bushatit kesaj rradhe eshte brilant, i kthjellet si uje burimi,
me te meparshmet kam pas dhe une dyshimet e mia, jo me cdo gje mund te biesh dakord, por ky i fundit nuk ka asnje mllef personal.
Te gjithe e dine qe ka pasur padrejtesi ne zyrat e shtetit, nuk kemi lindur dje, nuk na nevojitej kjo mizanskene.
E ke vu re sa shpesh po perdoren mizanskenat reklamat si ajo e litarit, gjobes se policise.
Nuk perjashtoj se disa gjera te mira efektive, mund te vijne nga kjo fushate, por ne pergjithsi do deshtoje te evidentoje problemet e verteta.

korriku

avash me sulltanet tironco se kollaj te gjykosh. Mos harro sulltani ndodhet i vetem ne levizjen ndaj korrupsionit administrativ, si shef egzekutiv qe eshte aq ka ne dore ate ben .
Njerezit po s’ju pelqeu le ta luftojne korrupsionin me rruge penale por e dime sh mire si do perfundoje, me gjykatat jofunksionale ne vend.
Gjithnje: qellimi final eshte reformimi i establishmentit administrativ qe te jete funksional.

ps. videon nuk e kam pare, per dijeni

korriku

bushati meqe u soll m’a shpifi, kazan mediatik ne top forme.
Sidomos metaforat me gjuhe mediokre filmike, kritike filmash s’ka mbet njeri pa kopjuar te behet, se gazetarine e qane me lot

bradland

Prandaj pra po behet i pajetueshem ai vend se flamurin kunder korrupsionit e ka Edi Rama , i akuzuar direkt nga OSBE si posedues i 250 milion eurove te siguruara ne rruge teper te dyshimta , pa lloogarit 20 % e famshem per cdo leje ndertimi , leket per shpine ne surrel etj…etj…

TironciLebetit

Problemi jot, po Luli tek Cadra …Cavezi ishte…po praktika e shkarkimit te Deputeteve nga poplli cdo 2 vjet apo re-call i Lulit, prap Cavizem eshte. Lubonja e Bushati ne vend te shohin problemet e vendit kapen me ish-dashnorin e tyre per perfitime a xhelozi. Jan Dallkauk injorante sepse lidhin populizmin me Cavizmin e Maon e nuk plasin syte kur populizmi ka kushte per te lulezuar. Kta analistet problemet e tyre i kan te zgjidhura se jan te llastuar por te plasin syte e te shohin popllin ne rruge te perkulur nga hallet e perditshme.
Kap vetem idiotesine popullore te Bushatit ngro gomar e fto gomar…Rama pas zgjidhjes se problemit te plakes brenda 24 oreshit;…nuk mund ta mbante me Drejtorin sepse u vete-inkriminua duke zgjidhur problemin. Zyrat nuk jane te Rames e nuk duhet te jene, por kur poplli ja dorezon kto zyra vete anuk ndhjehen Lubonja e Bushati te zhgenjyer apo mjafton te quajne Popllin Budalla dhe vazhdojne intervisten idiote te rradhes ne kanalin tjeter.

TironciLebetit

Brado, i fundit qe deklaronte se ne ate vend nuk jetohet mo po fitoji Rama ishte Arian Cani…jo vetem qe ndejti por u bo mik prap me ish-dashnorin.

Poplli e do ma fort se hajdutet tuaj brado dhe OSBE ska asnje akuze, kushurini i Mehdiut ka bo permbledhje artikuj shtypi per 200 milionesh nga opozita.com. Po pati dokumente do e rrasin ene Ramen e do i bashkohet Salukut me Zen Deledashin ne Hapsana.

bradland

Arian Cani ka deklaruar keshtu ? Nuk i merret per baze se hyn tek laviret qe se ka per gjo me u kthy tek ish-i.
Populli , nuk po e zgjas shume por po citoj Lubonjen qe jo me larg se pardje tha qe ai Popull eshte Injorant , nuk ka rendesi nese une bie dakord apo jo me Lubonjen .
Rama nuk ka shans ti bashkohet ndonjehere Salukut , e di pse ? Sepse Saluku eshte Institucion dhe jo lapanjos si Rama .

Albano-id

Krahasimi me maon eshte pak grotesk, merre me rezerva dhe figurativisht si hiperbole, me chavezin ne nje kontekst tjeter jo dhe aq, packa se ky i fundit ishte prove e deshtimit se si koperativat e izoluara te pambeshtetura globalish ne nje sistem neoliberal global deshtojne, cka eshte e kunderta e rames, qe ekonomikisht nuk ka qene asnjehere kunder perfshirjes se albanies ne nje eksploitim global, shif ftesat qe i ben fabrikave italiane per mungesen e sindikatave etj.
Bushati po te thote qe nuk jane keto zyra problemi i vertete perse vendi nuk perparon, te pakten jo kryesisht dhe se populizmi i deshtuar ne venezuele eshte njesoj i destinuar te deshtoje ne albanie, sado i aplikuar ne shkalle te vogel, sidomos kur ai tenton vec te rrise pushtetin personal. te jemi te sinqerte, goditja e drejtorit nuk eshte sistemike, eshte selektive, cka te ben te dyshosh se eshte pjese e nje thiatro. Kete po thote bushati. Inat kije po argumentat merrja.
Duhet te perpiqemi te mesojme nga eksperiencat e gabuara te vendeve te tjera, te mesojme nga historia, bushati po na ben ftese.

TironciLebetit

Sala eshte institucion ne syte e tu i dashur, por ne shumica e shofim si Qenef. Thone se zgjedhjet e tjera do marri 84 deputet, eshte i zoti qerratai, inotin kija por eshte Gjigand Fitimtar.
Thone qe Sala me Zenin do shkojne te paret Brado e kan per te terhequr komen zvarre ene per te tjeret.
Lubonja i quajti Budallenj shqiptaret dje e jo Injorante…injorante jemi te gjithe per ceshtje te caktuara e i pari Lubonja…por mos i ka budallepsur Lubonja me Bushatin mor aman se ata ne TV jane cdo dite ma shume se sulltani

STALKER

Qe nga momenti qe pranojme se situata s’ka te beje fare (as sistemikisht as kulturalisht) me Kinen e Maos apo me Venezuelen e Caavezit (by the way: Andi duhet ta laje gojen kur i ze ata me goje, por e ka mesuar keq gjyshi i tij lab qe “100 leber jane me te mençur se 1 miljarde kineze”), kemi pranuar se Andit thjesht nuk i del e keqja (dmth: gjelozia dhe cmira) ndaj ish-shokut e tij te penes tek “Koha Jone” dhe kaq eshte e gjitha.
“I ka kapitalizmi keto” -thote nje peshk ketu (por eshte literalisht keshtu: ne kapitalizem ka vertet vetem perplajse egosh,dhe kaq).

aleko

Bo bo sa poshte ke ron Brado je bo si ai devolloiti ACDC-ja. sinqerisht me vjen keq per ty.

TironciLebetit

Nuk mesohet Historia nga Lubonjat e Bushaterat se jane delenxhinj e injorante…pse erdhi Cavezi ne fuqi dhe a ka degjuar ndonjehere Bushati per Betankurin apo per te tjeret me pas??? Lejani historine historianve, Lubonjes coji ndonje televizor Adriatik per ta rregullu se per elektronik ka studiuar ne France

bradland

Shumica ? nga 3.5 milion votues 700 mije jane shumica ? llogarite vete .
Eshte Institucion vlla dhe cfare Institucioni .

aleko

Sa kane votuar gjithsej? Zbrit votat e pavlefshme dhe pastaj kete shume krahasoje me 700 mije. Mos u bej si saliku qe nuk di arithmetike.

bradland

Pse kozi kam rene poshte ? sepse sjam dele si puna jote qe nje dite thua se votoj Ramen dhe te nesermen thua e votoj ?
Jo kozi une jam ky qe kam qene ketu e para 9 vjeteve ne kete forum , nuk kaloj as nga LSI as nga Blushi si ti kete rradhe por voten ja dhe prape Rilindjes , pse ? sepse je dele :joy:

TironciLebetit

Ti kishit morre ju ato vota Brado do ishit ne qiell te shtate, por moret plot 240 000 vota me pak. Nese nuk votohet eshte komplimenti me i modh per Qeveriun, maje mend kete…dhe deshtimi per opoziten sepse nuk FRYMEZON. tragjike 240 000 vota me pak, ene ne pushtet me Ministra, Turp.

bradland

Nuk do ta quaja turp qe Lul Basha mori 43 Deputete , kaq jep , pavaresisht pislleqeve ne keto zgjedhje ku PS dhe LSI hodhen leke te modh me ca po nigjoj PD mund te kishte dale me keq .

aleko

Une kesaj radhe meqe re fjala nuk votova fare, sepse e dija qe PD-ja do humbiste ashtu sic humbi. Do votoja PS-ne sikur te rezikohej sado pak nga banda e kriminelit, por tashme eshte histori e mbaruar. Nuk eshte ndonje trimeri apo mencuri te thuash se une nuk leviz nga saliu. Thjesht je i kapur prej tij. lol

Albano-id

Nuk e perjashtoj egon dhe cmiren asesi, Lubonja ka me teper, bushati eshte mistrec prej natyre.
Por Bushati ka te drejte kur thote qe ish vetem nje mizanskene dhe roli i tyre ne politike eshte i kufizuar, sic mund te hamendesohet.

bradland

Une i kapur prej tij , rrofsh per komplimentin.

aleko

Ska perse, e meriton!

bradland

Mire por mos harro ilacet :grinning:

TironciLebetit

Me kto zgjedhje qesharake qe po boni ne Parti, jo mund por sigurisht do dilni me keq pas 4 vjetesh, hiq ene 100 000 votues, ndoshta.
Nuk frymezoni dhe nuk reflektoni, keni mbetur te njejtet Hajdute qe therrisni kapeni hajdutin, e nuk po frenoni rrenimin keshtu qe keni mbetur ne meshire te Palloshit te Pjerini e Kaptinmodhit te Mones. Turp.

aleko

Mbas 4 vitesh LSI del force e dyte, ndersa PD-ja do te ngelet sa nje grusht, por te bashkuar - lol

STALKER

Albano, dje shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise franceze dha doreheqjen. Hera e pare qe prej 1958-s (prej Republikes se Peste franceze, pra kesaj aktuales) qe ndodh . E dha sepse Macron, e beri rezil perballe ushtarakeve te larte duke i kujtuar se Shef i Forcave te Armatosura eshte Presidenti, pra ai vete (sherri ishte per shkurtimet ne buxhet te Ushtrise; shefi i Shtabit beri si cub, se me demek ai i di me mire hallet e ushtrise se presidenti).
Edhe nje here: i ka kapitalizmi keto. jane thjesht perplasje egosh. Qe nga momenti qe nuk kemi te bejme me perplasje sitemike, çte jene tjeter ??

bradland

Jemi ne rregull vlla , keta jane votat tona te pastra , nuk na hyjne ne pune votat e delenxhinjeve dhe servileve , aq me shume te deleve , sipas Lubonjes nuk na duhen budallenjte dhe injorantet , nuk ka cilesi , fundi fundit kur ke leke dhe Opozita nuk shtyhet keq .

Kthupi

3.5 milione votues? Gjithe popullsia eshte 2.8 milione hiq moshat qe nuk votojne mbetet a s’mbetet 1.5.

TironciLebetit

Opozita nuk te mbron nga Burgu vella, pse gjithe ajo Gurgule kunder reformes ne Drejtesi kot u Be? Duhen Para PLUS kontribut ne Reformen ne Drejtesi. Po ke te drejte se Paraja ti zbut vitet e Burgut.

Albano-id

Sigurisht por nuk duhet te jemi aq kategorik, eshte ego e paster. Gjithnje i marr me rezerva gazetaret mainstream, se diku i kane te lidhur telat (pune e egos), gjithnje ua zhvesh kete pjese per te pare se cfare mund te ruhet nga profesionalizmi.

STALKER

Por Bushati ka te drejte kur thote qe ish vetem nje mizanskene

Keshtu i tha dje edhe shefi i shtabit presidentit francez (“pse më more erzin ne sy te gjithe ushtarakeve,e bere per show, asnje president nuk e ka bere kete më parë”).
Ok. Te nesermen “dha” doreheqjen.

hera e pare ne Historine e France ? Po. Por ka gjithmone nje here te pare

Pune egosh

bradland

Pse ti beson akoma qe ka bythe Ed Rama me fut njeri ne burg ? :joy: qenke naiv .

TironciLebetit

Une nuk e di se kush do fusi ke, por megjithe naivitetin tim, Saluku i ka mbushur breket…e paralajmeroji edhe Palloshin e Pjerinit se edhe a i do perfundoje ne burg si ish-km kroat. Ver videon e Kaptinmodhit te Mones si cirrej se ishte gati te shkonte para gjykates amerikane edhe ne Alaska qe ta ndjesh friken e tyre. Ne rastin me te mire do ja u fusin kolegeve i cik me poshte.
Edi Ramen asihere se keni morr seriozisht, po nuk keni pare gjo akoma me duket…aq me keq per ju kur ja u fut nje ashtu…

bradland

Po u hap loja shoku , ketu dy vete ngelin , Blushi nga PS - ja dhe Selami nga PD - ja , une jam dakord me kte , ti ?

Patrioti

Po ca jone kto carrlliqe me. Po ky populizem 5leksh e mushi bathoren me maloke dhe i vuri kazmen prones private. Po pse me, kaq e veshtire qeka me i ndjek ceshtjet e cdo prone konkretisht dhe me gjet fajtorin konkret? Po jo, vazhdojme nen shembullin e shefit tip erdogan style.

bradland

Lere bathoren se dihet por eshte bere jugu lemsh para porte , deri ne tre pronare dalin per nje prone .

Tirondon

Per mendimin tim kjo eshte nje show Ne fakt duhet shkarkohej Artan Lame qe nuk ka kryer kontrolle dhe ka krijuar nje sitem te tille ! po po.no0

korriku

Sala eshte institucion vertet dhe ai s’e ka keq per kete. Fryma e tij bajraktarake Vucidolse eshte thelbi i PD, sic vertetohet cdo dite me zhvillimet brenda PD. Nuk egziston PD pa Berishe.
Nga ana tjeter familja me zyren ligjore me te cilen operon si Legal Representaive, de fakto eshte nje entitet juridik dhe pse po vazhdon mban profil te ulet sa i takon kesaj

korriku

faktikisht keni marre shume, PD kesaj rradhe s’duhej me qene as force e 3te, si perfaqesi gangsteresh ne parlament duhej te nxirrej jashte politike

Tirondon

Po po Sala Institucioni me I korruptuar, ke te drejte ! krijuesi I piramidave financiare , hajduti me I madh pas Ahmet Zogut, qe groposi shqiptaret duke u larguar ne eksod , masive, edhe pas 1997, ku vetem ne 5-6 muaj u vrane 3000 vet, institucioni I analfabetizmit dhe injorances "inteletuale "Ca te thuash Shif e shkruj ! my harrohet institucioni I Salihit ?! I paharruheshem do jet ne llojin e vet!

gjembi

Pikerisht Patrioti. Dhe i perdoren Bathoret (shumes) ne fushate si dicka qe #rilindja do te luftonte nderkohe qe sa erdhen ne pushtet, per te fituar vota - apo populizem sic thua ti - po japin lejet e legalizimeve majtas djathtas. Ndertoni sa te doni o shqiptare se do jua legalizojne.

gjembi

sulltani ndodhet i vetem ne levizjen ndaj korrupsionit administrativ

:joy: Ok, po qetesohem pak nga e qeshura e madhe. Shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut - thuhej dikur. Ja ta marrim si te qene kete qe Sulltani i vetem i ka vene gjoksin korrupsionit. Kush e ka fajin qe per 4 vjet s’paska gjetur shoke te tjere Sulltani per te luftuar korrupsjonin? Apo do te thuash qe s’ka asnje ne shqiperi qe do qe ta ndihmoje Sulltanin?

Ymer ymer peshku per humorin qysh ne mengjes!

InkuizitoriMoth

po ne nazizem, komunizem o çfar tjeter sistem qe ti njef, çfar perplasjes ka? Perplasje bolesh???

Pjer

Ne fakt siç e thote edhe artikulli i Blendit ne fillim, te shkarkosh 15 nenpunes menjehere, duket si e habiteshme, per te mos thene dhe e pallogjikeshme, sepse nuk ka mundesi qe ne nje grup, te mos kete edhe te ndershem e korrekt. Shteti, me organet e veta, kur sheh padrejtesi apo parregullsi qe i behet individit, fillon hetimet, kontrrollin dhe gjen fajtorin e vertete, jo te shkarkoje ter institucionin, sepse kjo gje tingellon sikur Palloshi eshte padroni dhe sapo sheh shkelje shkarkon ke te doje, pa studiuar shkaqet. Shteti, institucionet, nuk jane sektore private me pronar Ramen, qe mund te beje ç’te doje.
Ajo plaka e shkrete mund te kete te drejte, por nje mase e tille duket tamam siç e tha ai gazetari, Bushati, si teater.

anon63896856

Sa erotik qe je, o dreq! :smiley:

bradland

Pjer , asaj plakes i kishin dhone leke , Drejtorit i kishin thone do te te heqim dhe do te te sistemojme diku tjeter , kupton ca bohet , kupton sa qesharake jane keta qe i trajtojne njerezit hallexhinj si dele .

TironciLebetit

Nderkohe Sheshet plot me njerez duke u ankuar per padrejtesi e maskaralleqe…nga Berati e Vlora e deri ne Lezhe.
Tamom Sulltanat, nuk zgjidhen problemet per vite me rradhe dhe enderra eshte ti drejtohen Portes se Larte e mundesisht te kapesh KM prej Xhakete.

BeluliXVI

edhe Erdogani keshtu po i ve punet ne vije, ka vite bile… mbledh miletin ne sheshe e stadiume, degjon ankesat… edhe u tha , u be !
-e fundit me kujtohet para ca muajsh ne nje stadium mijera veta gerthisin ne kor : duhet denimi me vdekje… me vdekje… -tamam, tha Erdogani, do vihet denimi me vdekje ! - e do mileti ! do behet… Abedin, mbaj shenim : do ndryshojme kushtetuen… referendum !

Liqeni

Popull dele jane ata qe qahen dhe rrine ne rradhe ne pik te vapes apo ne mes te shiut para zyrave te shtetit dhe kur ata qe ju kane nxire jeten ju nxihet jeta me ne fund ju vjen keq!! Ca ka per thiatro ketu? Ke paguar para per nje vende pune ne shtet qe te besh para, tani qe te hoqen ne te semes te vesh… Esht si puna e ketyre drogaxhinjve qe bredhin neper lagje me makina luksoze dhe kur bien brenda presin qe ti vij keq lagjia apo te dergojne cigare…Kollaj te besh shkrime nga blloku i Tiranes beje njer prove vet, te te grabisin pronen ne mes te dites apo te te lene shtepine ne meshire te fatit, te te shkaterrojne nervat alabaket neper zyra gjysem te pire, gjysem te fryre e gjysmak ne te shprehur e ne sjellje. Edhe me e keqja eshte se merren me pleq 80 vjecare, me te semure e me njerez pa muskuj. Edhe Lame ne te semes te vej kujton se po i vjen keq kujt, te bej punen dhe kaq.

Kthupi

Si qe ajo barcaleta me politikanin qe po takohej me popullin? Ky qytetari kerkon ca lesh per floke. Shkruaj nja ca lesh per kete shokun. Une dua nje apartment. Shkruaj ca lesh edhe per kete tjetrin. Po c’lesh mo? Une te kerkova shtepi. Po edhe ti leshte do marresh pse c’pandeve?

vezhgues

mbani ne llogari edhe historikun tone si shtet, para 4 vjetesh keto lloj muhabetesh as mund te
imagjinoheshin e jo me te diskutoheshin ne e beri mire apo keq, apo per interes te vet apo te popullit.

qe te ulim nivelin e pritshtmerise naive -> akush ne qeveri nuk ben dicka pa pare ne fillim interesin e vet. Maksimuni qe do pretendohet eshte qe interesat e mases te perputhen me interesat personale. Sa me shume te perputhen ap me shume gjera behen. Cdo gje tjeter eshte te genjesh veten.

Mua kjo qe ka bere Rama me leverdis, ne e ka bere ose jo per interes te vet s’du t’ja di.
Per sa i perket Lames, para sesa Lame te vinte ne insitucionin as qe kishe mundesine te flisje e jo me te te kthenin pergjigje apo te vepronin.

Shqiperia nuk ka patur kurre institucione (kur them insitutcione nuk kam parasysh pseudo zyrat e kohes se Zogut, Enverit apo Sales ose Nanos, apo PD ose LSI) kshu qe…besoj ne te qenurit asertiv ndaj institucioneve eshte gjeja e duhur. Maskarada eshte qe nuk se ku te ankohesh, ishalla po e bejn kete gje.

Per sa i perket PS te ben per te vjelle me personazhet qe ka por ne fund te dites eshte e vetmja parti/institucion qe nuk i perket nje familjeje te vetme sic eshte LSI apo PD.

korriku

mos u bej merak, sic edhe eshte thene kjo eshte nje hapesire ku shprehen disidentet e “regjimit”.
liri shprehjeje mnjfjale

arb

Nuk shoh asnje problem shok i nderuar apo i nderuar shok.Do te gjejne pune tjeter shoket e administrates. Nese jo…i ka kapitalizmi keto shok,ne fakt ka edhe me keq,shkon ne ndjekje penale ketej nga bota kapitaliste per keto ndodhi,e ne fakt Rama pikerisht per kete duhet qortuar. Po nejse shok,keto i ka kapitalizmi…e me qe nuk ra llafi… Panucci eshte nje idiot qe nuk ben si trajner i kombetares!

Alba2265

Fjala kyc ketu eshte :me nje Te rame…
Jane frimezuar nga show i Trump:you’re fired :blush:

Alba2265

Pulaxhiu kishte rene ne sevda me te thone qe veshtrimin e pare…

InkuizitoriMoth

kte shprehjen, qe te behet e vertete, biles qe te behet E Verteta, duhet ta kthesh ngambrapa, ose me sakte duhet ta kthesh ngapara, se e ke ngambrapa si shprehje (dhe jo vetem):

Maksimuni qe do pretendohet eshte qe interesat personale te perputhen me interesat e mases.

Pjetermustakuqi

…nje bote e re po lulzon germadhash!
Edvin Kristaqi po vendos nje rend te ri pas 27 vjetesh. Nga sistemi i vjedhjes qe u ngrit pergjate ktyne viteve,ma ne fund, po kriminalizon ate dhe vjedhja do te denohet me ligj.

Bravo Edvin Kristaqi !

STALKER

mbani ne llogari edhe historikun tone si shtet, para 4 vjetesh keto lloj muhabetesh as mund te
imagjinoheshin e jo me te diskutoheshin ne e beri mire apo keq, apo per interes te vet apo te popullit.

qe te ulim nivelin e pritshtmerise naive → akush ne qeveri nuk ben dicka pa pare ne fillim interesin e vet. Maksimuni qe do pretendohet eshte qe interesat e mases te perputhen me interesat personale. Sa me shume te perputhen ap me shume gjera behen. Cdo gje tjeter eshte te genjesh veten.

Mua kjo qe ka bere Rama me leverdis, ne e ka bere ose jo per interes te vet s’du t’ja di.
Per sa i perket Lames, para sesa Lame te vinte ne insitucionin as qe kishe mundesine te flisje e jo me te te kthenin pergjigje apo te vepronin.

Shqiperia nuk ka patur kurre institucione (kur them insitutcione nuk kam parasysh pseudo zyrat e kohes se Zogut, Enverit apo Sales ose Nanos, apo PD ose LSI) kshu qe…besoj ne te qenurit asertiv ndaj institucioneve eshte gjeja e duhur. Maskarada eshte qe nuk se ku te ankohesh, ishalla po e bejn kete gje.

Per sa i perket PS te ben per te vjelle me personazhet qe ka por ne fund te dites eshte e vetmja parti/institucion qe nuk i perket nje familjeje te vetme sic eshte LSI apo PD te te kthenin pergjigje apo te vepronin.

:pray:

squarepusher

Ka dhe nje kod te procedurave administrative dhe nje ligj per nepunesin civil i cili me shume gjasa qendron ne anen e nepunesve te shkrire. Sic e thote dhe Blendi parate e demshpermblimeve do te paguhen nga taksapaguesit shqiptare. Ky gjest ka nje domethenie si per dhenien e drejtesise po ashtu dhe per reformen ne administrate. Shenje e keqe.

bradland

Artan Lame shkrin gjithe zyren e ALUIZNI-t , Berat me nje te rame .

Ajo presja para Berat me duket e pavend.

kapo

Zbulohet pasuria e Edi Ramës

“Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka një pasuri të pabesueshme, e cila është raportuar të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky fakt është përmendur edhe në një raport konfidencial të Misionit të OSBE-së. Ky raport, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE-së, nuk është mohuar asnjëherë nga hartuesit e tij.

Raporti, i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, flet për lidhje të politikanëve me krimin e organizuar, për përfitime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre.

Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptar. Dhe ai është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tyre, ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milionë euro pasuri.
“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.

Kthupi

E o kapo xhani, “perflitet” eshte fjala kryesore aty. I bete kontroll 3 here kur ishte ne bashki e s’i gjetet gje, c’doni akoma me kete mesele? Nuk po them qe s’ka pasuri se ajo shtepia ne Surrel nuk eshte dhurate nga qielli e as eshte bere me rroge shteti, po ose futjuni punes e gjejani ku i ka o mos u merrni me thashetheme kot, kater paragrafe qe perserisin njeri-tjetrin per te na thene se cfare perflitet.

Alba2265

Me sa kuptoj una ata u pushuan per ngadalesi ne legalizimin e pronave Te ndertuara pa leje ?

gjembi

Bravo Edvin Kristaq Rama qe legalizon ndertimet pa leje! (TM pjetri)

del-ta

gjthë shpresën te grekët e keni o kapo! po sikur të vinit dulen për kryetar të pd-së?? nuk është ide e keqe,

Pjer

Delta, ate lajmin qe solli Kapo, e kane dhe shume media shqiptare dhe perendimore, greket jane te fundit qe po e japin, mirpo shum lexues ketu nuk i dine rradhet e informacioneve, dhe gabojne ne gjykim siç po gabon ti ne kete rast, duke iu kundervene Kapos, megjithse nuk e njoh kete personalisht, e njoh vetem si militant i PD.

salben

cila gazete eshte ajo o kapo, ajo ekstremistja antishqiptare qe tha qe ministrja jone e mbrojtjes ka punuar striptiste ne greqi, dhe qe derrat antishqiptare bashke me PD e valeviten gjithandej, e pastaj gazeta, pasi u telendis ne gjyq, kerkoi falje dhe pranoi qe kishte genjyer si derr? Pse nuk hedh nje sy andej nga serbia ose nga ndonje tjeter emigrant salist ne amerike, se ka sajesa te tilla antishqiptare sa te duash.

Kthupi

Pjer, ai eshte lajm i vjeter, nga vjet me nje fjale. Raporti i OSBE-se ku bazohet ky lajm nuk ishte raport i faktuar, por permbledhje lajmesh kryesisht nga mediat shqiptare madje vjet Florian Raunig, ambasadori i OSBE ne Shqiperi ate tha, qe i erdhi keq qe pjese te atij raporti dolen ne media sepse nuk permbante fakte, por permbledhje lajmesh. Se kujtohet tani gazeta greke ta botoje se s’kane me se merren s’ua ka fajin njeri. Le te merren me njerezit qe jane ne hall se ra termet mbreme e vdiqen njerez, rrine merren me thashethemet e Shqiperise.

Cecua

Nga ty pres qe te gjykosh mbi vertetsine e lajmit. Burimet e lajmit? Besushmeria e tyre? Pjer, si mund te jete ky lajm i vertete? Si mundet qe nje kryetar bashkie e kryeminister i suksesshem, nje piktor botnor, te kete vetem 200 milion euro?

del-ta

mirë kapua se aq ka,po këta pd-istat e tjerë,akoma nuk e kanë kuptuar që sa më shumë ti mbështesë greqia,aq më pak i votojnë shqiptarët/?

Alba2265

armiqte perpiqen Te diskreditojne kuadrot tona per Te minuar unitetin e pathyeshem parti-popull .
Militantet e majte hidhen ne mbrojtje Te rames a thua se e kane babe e do I trashegojne paret e vjedhura😊

Pjer

Kjo eshte e vertete delta, por kapua nuk eshte PD-ja, eshte thjesht nje militant, e sa per lidhje me Greqine, me shume lidhje ka patur PS se PD.

salben

fakti eshte qe ekstremistet greke genjyen per ministren e mbrojtjes. Do apo s’do ti, ajo perfaqeson shqiptaret. Nuk pres ta kuptoje kete nje lamashe pa komb qe eshte mesuar te ule koken e te haje shqelma vitheve atje ku eshte. Nuk eshte hera e pare qe greket e serbet sajojne per kedo qe eshte ne pushtet, dhe qe ju i perqafoni sipas interesit. sepse ai interes eshte me i madh, sigurisht.

Albano-id

Pyetja eshte, a ishte apo jo ky shkarkim mizanskene, inskenim.
A ndikoi beria e legalizimeve ne rezultatin e votimeve.
A po perdoret legalizimi i prones si dobesia egoiste e robit.
Mos ndoshta qeveria po sillet si nje korporate, ku klienti ka gjithmone te drejte, megjithse ky i fundit mbetet gjithnje me i mashtruari.
A po perdoren teknika marketingu dhe pr per te manipuluar publikun.
Sigurisht nuk perjashtoj qellimin e te berit shtet.

Br3dharaku

sa te kete Shqipria patriote qe jane gati te hidhen ne zjarr per te mbrojtur figuren e ministrit, nuk vdes ai vend!

del-ta

në kohën e fatos nanos,po! rolin e nanos e mori përsipër saliu duke ju plotësuar edhev disa kushte që nanos nuk ja mbante ti bënte(shkollë greke në himare,varreza greke kudo,mbikqyrjen e hapësirës ajrore, dorë të lirë dhe administrim në qarqet korçë,gjirokastër,tendera rrugësh dhe privilegje të tjera ekonomike,siguri për janullatosin, marrëveshje për dhurimin e detit, mbylljen e gojës për çamërinë, etj).
edi ramën nuk e duan se ju tha nuk jam evgjit po jam shqiptar! për herë të parë nuk bëjnë më ligjin në breg! rama bashkoi himarën me fshatrat e lumit të vlorës,që të mos grijnë më bollanot e saliut bashkë me meskëputurit tip alba

Alba2265

Si ngrihen bythelepiresit ne mbrojtje Te rames si hyzmeqaret ne mbrojtje Te beut.

Br3dharaku

sot per sot ai eshte Skenderbeu i shqiptareve, i vjen apo jo mire Pjerit dhe Bradit

Pjer

Bredharako, une perdor te tjera syze nga ato te Bradit, sikunder te tjera syze edhe nga te tuat, qe do te thote se ti e sheh Palloshin si Skenderbeu, ndersa une e shoh Palloshin si pordha e Skenderbeut.

Br3dharaku

u ka ardhur koha per t’u pastruar, i nderuar.
pluhuri te erreson shikimin dhe jo rralle, edhe gjykimin

Br3dharaku

ashtu i di edhe ndonje i nderuar

Alba2265

ish zv-ministri I LSI do kthehet prape tek peshku :blush:

Pjer

Vlonjato, po ti je dhe kushuri me Kone Miushin, si ia bere kete palaçollek ketij duke i nxjerre keto budalliqet e tija ketu. Ne vend qe ti t’ia mbuloje, e solle ketu, pa e ditur se keshtu ti e diskretiton me teper ate. Po ai qenka per ti qare hallin mo, me ato men qe ka.

Kthupi

Po t’i duhet te perdori ndonje kazme a lopate per ndonje spot publicitar, i thuaj te gjeje ndonje me bisht te shkurter qe te mos dale si Velua.

Vlonjat

Si thote poplli ine vetullngjit, veshderr dhe ballgjere?
Shtati nje pellembe zemra guri i rende !

Vlonjat

Bejne pune ato lopatat e famshme xhenjere :grin:?

Kthupi

He tamam si ato vetem hiqi bojen jeshile qe te mos dallohet.

Pjetermustakuqi

Ket Shqipni i lane peshqesh kta te rrumpallhanes. Ca t’baje,t’i veje rruspen treqerekut te Shqipnise ?!
Ai zyrtari asht per legalizimet dhe t’baje mire punen me shpejtsi jo me ngadalsi. Pastaj prandaj ja kane vu e emrin “legalizim”,se jane pa leje.

Alba2265

Ashtu eshte s’ka c’te beje .if you can’t beat them join them .

Pjer

Ore djema, nje pyetje kisha une, duke u bazuar dhe tek nje deklarate qe ka thene Lame ne nje emision para 1-2 vjetesh, ku thosh qe; Ka raste kur shtepite pa leje jane bere ne vendet ku ka nje projekt infrastrukturor dhe ne nuk mundta legalizojme kete shtepi, se keshtu pengojme projektin.
Mos valle edhe ngadalsia e dhenies se legalizimeve atje ne Berat ka te beje pikerisht me keto projekte urbanistike e infrastrukturore.

Pjer

Pjese nga Intervista e 1995 (VQ)
" …-Gjatë vitit 1991-92-93-94 e tani 95, këtu në Tiranë, kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë fshatarë e qytetarë të ndryshëm, sidomos nga zonat veriore të Shqipërisë.
-Është e vërtetë që rendi kapitalist privat, i gjeti njerëzit e këtyre zonave pa asnjë të ardhur e pa asnjë përkrahje nga shteti. E duke qenë se shumë njerëz ngelën pa asnjë përkrahje sociale, si rrugë shpëtimi panë zbritjen drejt zonave të begata të Shqipërisë, ku pjesa dërrmuese u ngulën në rrethinat e Tiranës e të Durrësit. Të tjerët, një pjesë e vogël, në rrethet më poshtë. Ky shtet pis, shteti i Sali Berishës, duke mos qenë në gjendje t’i ndihmonte t’u krijonte kushte të jetonin si njerëz atje ku ishin, bëri sikur i ndihmoi që i lejoi të vinin në Shqipërinë e Mesme. Në fakt ishte toleranca e njerëzve të Tiranës, Durrësit e popullit të këtyre zonave, që bëri të mundur qëndrimin e veriorëve në këto zona, dhe jo P.D. e Sali Berishës. E këtë gjë e thonë vetë të ardhurit e këtyre zonave. Ky shtet, kjo qeveri, po të ishte e zonja, të ngrinte pallate për këta njerëz, me aksion po të qe nevoja, ku të fusnin orë pune këta që kërkonin të sistemoheshin. Kanë ardhur miliona dollarë ndihma, pse nuk u investuan në problemin e strehimit. Aq territor sa zënë 2-3 familje me shtëpi përdhese me oborr, zë një pallat me 30 familje, për të mos thënë 40-50 familje, po të ngrihet mbi 5 kate pallati. Po të bësh një llogaritje të thjeshtë, një pallat me 30 hyrje (2+1 kuzhinë), me nga 30 milion (të vjetra) për hyrje i thonë 900 milion lekë, për të mos thënë më lirë, po të fusin orë pune (pa pagesë) të interesuarit për strehim. Megjithatë ne po vëmë maksimumin, 1 milion dollarë për pallat. 100 pallate = 100 milion dollarë, ku strehohen 3 mijë familje, që i thonë 15-20 mijë banorë. 300 milion $ ku strehohen afro 10.000 familje, ose afro 50 mijë frymë. Ja ku u zgjidh problemi i të ardhurve. Pse të mos investonte ky shtet pis, në ndërtimin e pallateve. Mirë lekë që s’jep nga xhepi i vet kjo qeveri idiote, po pse pengon që ato dollarë ndihma që vijnë të mos shkojnë të ndërtohet një kompleks pallatesh në Kodër – Kamëz, në Bathore, në Sauk, në rrethinat e Durrësit. S’po mirret vesh ku shkojnë këto ndihma. Sikur 500 pallate të ndërtonte kjo qeveri për vitet 1993-94, me ndihmat që vijnë, jo vetëm që do të zbuste strehimin, jo vetëm që s’do të zihen tokat, siç janë zënë tani me baraka si ne Somali, po do të bënte që të vilte të ardhura nga fabrikat e çimentos, tullave, hekurit, apo nga eksportimi i tyre. Se 500 pallate për 1-2 vjet s’janë gjë e pakët. Edhe sikur me afat shlyerje 1-10 vjet, t’jua jepte të pastrehëve, do të krijonte precedent që për 1994-95 të ndërtonte 500 pallate të tjera, gjë që do të thotë dhe 15 mijë familje të tjera për t’u strehuar. Nga 5 veta për familje (mesataren) t’u vësh, i thonë 75 mijë veta të strehuar. Nga 92 deri më tani 95 duhet të strehoheshin 150 mijë frymë. Biles të ngrinin pallate dhe në zonat verilindore. Shqiptari po të ketë një hyrje, një apartament, fillon e jeton si njeri, nuk e mban mendjen të ngritur, obobo ku të fus kokën, si t’ja bëj, ku të vjedh, ku të mashtroj…"

gjembi

Me ate mesazh fitoi para 4 vjetesh o Pjeter, qe do i vinte rruspen. Cfare ndryshimi ka nese nese eshte prape rrumpallhane? Apo “kjo rrumpallhane eshte e jona!” I LOVE YOU EDI RAMA!

Pjetermustakuqi

Rruspa e kombinume me legalizimet,gjemb. Nje institucion i tane i ngrit per punen e legalizimeve dhe argumeti ktu asht,qe dege e ketij institucioni ne Berat, nuk e ka ba punen per te cilen paguhen me taksat tona,ndaj dhe Edvin Kristaqi nderhyn me rruspe,po ksaj radhe ndaj institucionit qe nuk ban punen.
Bravo Edvin Kristaqi!

Cecua

A eshte e njejta rrumpallhane pa?

gjembi

dege e ketij institucioni ne Berat, nuk e ka ba punen per te cilen paguhen me taksat tona

Si e konsideron ti punen e ketij institucioni te bame Pjer? A quhet e bame kur refuzon te legalizoje ndertimet ilegale? Apo detyra e ketij institucioni asht qe te japi letra legalizimi cdokujt qe ban kerkese per vepren ilegale?

Pjer, a te vij dhe une te baj nji ndertese aty ne bahcen tande e ta legalizoj?

gjembi

He may be a bastard, but he’s our bastard!

Per mua nuk duhet te legalizohen ndertimet pa leje, si te jete rrumpallhane Berishiste si Ramiste. A thame qe “bie era shtet?” Ti si mendon, te legalizohen?

Cecua

Po sikur ngaqe nuk po legalizo, ngaqe po prish bile, e kishte kercenu dhe Xhelal Mziu? Mqrf, kish lezet atje ke pallati Lulit, ose ke skela Lulit… perplasej dallga e ngrihej 3 metra ne ajer. Perfekte per foto. Vetem se kam frike se pa nje gardh/parmak kane per te ra shkabat ne gure e ne det e kane per tu bo copa…

TironciLebetit

Nuk morrin vesh Pjerini me Gjembin nga keto pune. Kush ka ndertuar ne kundershtim te ligjit psh. mbi ujesjelles apo mbi kolektor ligjerisht nuk mund te legalizohet sot. Doli ky problem edhe ne degjimoret me KM, problemi eshte qe kur i ke letrat ne rregull kta te zyrave nuk te mbarojne pune e ta shtyjne ashtu si kot po su dhe Lek. NUk mbarojne as gjone me te thjeshte po su dhe nje kafe me bisht, qofte legalizim apo cdo lloj dokumenti tjeter. Gjembi me Pjerinin smorrin vesh se kjo eshte edhe per ish-pronaret po njesoj qe duan te kompensohen per pronat me mbivendosje…nuk i leviz njeri dosjet qellimisht…qe te morrin kafe me bisht…kane mbetur mijera dosje ish-pronaresh pa gjykim prej vitesh, qellimisht…qe te mos apelohen apo me keq te mos hidhet shteti ne gjyq ne strasburg.
Sot ne 2017, ne Hipoteke te mbaro pune prap Zen Deledashi…dhe une kum nji dyshim qe nje pjese e lekve u merret fukarenjve ne emer te Zenit e Olsit por nuk perfundon ne xhpat e ktyre…ja kshu…

Pjer

Gjembo, une nuk kam kopesht/bahçe, pyet Pjetrin mase ka.

Alba2265

Si eshte ligji I punesimit atje ?a eshte at will dmth qe njerezit mund Te hiqen nga puna me apo pa shkak ?

Pjer

me shkak alba, me shkak, pa shkak jane vetem zevendesimet me militante, mirpo ketu nuki vjen zoni pjetrit,

Pjetermustakuqi

Jo pjer,pjeter,me “t” ne mes. :grinning:
Gjaja qe behet me leje asht e ligjshme dhe procedurat per nje ndertim te tille mrena ligjeve,kryhen prane bashkive,gjemb… Per specifiken shqiptare me rrumpallhanen qe kam permen ma nalt,asht ngrit nje institucion si ALUIZMI, per te formalizu ndertimet informale ne kuader te disa piketave qe ka vendos shteti,mer vesht. Sic i kam than dhe Albes,pranej quhet “legalizim” ,me ligjeru ni prone te paligjshme. Ky asht ni kompromis social pra,dhe nje here po te them,per kushtet e venit. Nuk rrafshohej me Bathorja,do te legalizohet,urbanizohet dhe ne fund te marre formen e nje qendre urbane,veja emrin si te dush.

gjembi

Me fal Pjer, doja te thoja Pjeter por ja qe na del ti perpara gjithmone.

Pjetermustakuqi

“Rruspa” ktu asht perdor si metafore ne kuptimin “me forcen e pameshirshme te ligjit”. :grinning:

gjembi

per te formalizu ndertimet informale

Nuk rrafshohej me Bathorja

Pse mos te rrafshohet Pjeter? Ose te paguajne gjoba shume te larta? U pastrua tashme ajri nga era e tritolit te prishjeve qe bene, per farse, sapo erdhen ne pushtet? Kur u prishen ato 2-3 hotele e pallate, pse mos te prishen dhe keto te tjerat?

Pjetermustakuqi

Nejse,ky asht nje kanveshtrim alternativ i yti. Per momentin asht vendos kjo menyre. Nuk jame ne gjendje ta gjykoj; mire apo keq.

Alba2265

Jo ishte thjesht pyetje ligjore .kompanite private kane Te drejten Te pushojne pa shkak por administrata shteterore nuk e di si funksionon.

gjembi

Nuk jame ne gjendje ta gjykoj; mire apo keq.

Kjo bie ndesh me cfare ke thene deri tani ne kete teme, perfshi te zakonshmet Bravo Edvin Kristaqi!

gjembi

Pjeter, bertit dhe njehere fort me plot gojen: Bravo Edvin Kristaq!

Kthupi

Mbase s’kane internet njerezit aty se perndryshe do ishin ankuar te i madhi dhe ai do t’i hiqte nga puna gjithe HEC-et.

Pjetermustakuqi

Vazhdo ti hidhu dege me dege.Jane koncesionet e Sales. Dikur Edvini pat than se do t’i annallonte,po kur erdhi ne pushtet, e pa qe s’qenkesh dhe aq e lehte.
Kur theshte Saliu se do beheshim fuqi energjitike ne ballkan,s’e besojshim ne,- asht t’u deliru. Ja qe ishte e vertete. Asht ba edhe nje hidrocentral shume i fuqishem ktu te une. Pat ardh vete Erdogani me Saliun dhe e inagurune fillimin e punimeve. Lumi ku kam msu une notin kalama nuk egziston ma. E piu ujin turku. E gjithe lugina e Fanit asht tha komplet. Po kshtu jane ba edhe dy te tjere te vegjel afer Lures. Vetem ktu pra,ja ku jane ba tre HEC-e. E njejta histori dhe anej e gjithanej. Pse duarkryq nejti Genc Ruli sa qe?! Ka punu vllai,ka punu.

gjembi

E di qe jane bere ne kohe te Saliut. Te falenderojme z. Ruli dhe shqiptaro-italjanin Enno. E di dhe qe njeri paska nisur ne 2013-en. Nuk besoj se e mbrojta Saliun apo jo?

Dikur Edvini pat than se do t’i annallonte,po kur erdhi ne pushtet, e pa qe s’qenkesh dhe aq e lehte.

Dmth paska folur kot gjate fushates? Une po shpresoja qe t’i annallonte.

Pjetermustakuqi

Aha,mire. Annallim loje.

Pjer

ç"a neshje po sheh, se une po shoh Belgie-Holland femrat, e shpresoj ta shohi edhe Beluli.

Pjetermustakuqi

Beluli eshte burre me namuz,nuk i ka plas cipa,qe te shohe futboll femrash. :slight_smile:

vezhgues

te falenderoj per korrigjimin, se ne fakt ne mendje keshtu e kisha: Maksimuni qe do pretendohet eshte qe interesat personale te perputhen me interesat e mases.

InkuizitoriMoth

shiko ta shpjegoj me teorine dyfelore, kete lapsusin tend. Ne paranteze, lapsuset ne psikoanalize vlersohen shume, ne pamje duken si gabime te rastit, ne fakt pare me thelle jane tregues per deshira te forta inkonshe te shtypura nga kontrolli dhe çensura i konshit. Dhe si te shtypura e gjejne menyren “rastesisht” ose “gabimisht” te ngrejne koke.

Tani mendja, per shkak te nje ndodhie primordiale ne zanafille te historise, eshte e ndame ne dy fele, njera individuale dhe tjetra publike ne rastin e shprehjes tende, dhe ngjarja ne fjale ka permbysur jerarkine origjinale ku individualja qendron nen publiken, duke vene publiken nen individualen.

besoj se tani e ke te qarte arsyen e lapsusit tend. Mos u bej merak, ju ndodh te gjitheve, edhe mua “kur se kam mendjen”, edhe shenjtoreve dhe te drejteve. Kryesorja dhe hapi i pare eshte te jesh koshient per situaten, qe nuk ka gabim te rastit.