100 e kusur aforizma dhe fjalë të urta (1 - 20)

45 postime 2775 shikime 27 mars 2022 në 05:23 e pasdites
InkuizitoriMoth

1

Ka njerëz që kanë vuajtur jo pak në jetë, megjithatë kanë bërë të vuajnë të tjerët shumë më tepër.

2

Kulmi i inteligjencës është të dish të bësh edhe idiotin kur e do puna.

3

Teoritë e Komplotit janë produkt e shpresës së kotë (hë për hë) që bota mund të kontrollohet. Është mizore t’ja heqësh këtë shpresë njeriut.

4

Sa me tepër shtyhet drejt rrënjëve, aq me tepër kapet për degësh.
Sa më tepër shtyhet drejt qendrës, aq me tepër vrapon këmbëlehtë drejt periferisë.

5

Servilizmi rri me arrogancën si përulësia me krenarinë.

6

Kulmi i absurditetit të botës është se Nënë Tereza ndjehet fajtore për krimet e botës, ndërsa një serial killer ndjehet i pafajshëm si foshnjë e sapolindur.

7

Ankohen “ah, e njëjta histori gjithmonë!" sepse historia (individuale dhe njerzore), nëse nuk përmbushet, detyrimisht përsëritet derisa të pëmbushet.

8

Proçesi i harresë-kujtesës është gjithnjë i interesuar, kujtohet diçka që intereson si “interesante”, dhe harrohet si jo interesante diçka tjetër që nuk leverdis.

9

Jashtë shtetit komshiu nuk të di as emrin, ndërsa dikur brënda shtetit komshiu dinte më tepër se ty për dosjen tënde.

10

Prostituta e paguar për të shitur trupin është zanati më i vjetër në botë; intelektuali i paguar për të shitur mëndtë është zanati më i ri në botë.

11

Tjetrin e kupton vërtet vetëm kur je më i lumtur se ai.

12

Inteligjenti është një budalla në mes dinakësh.

13

Shprehja “kjo është shkencore” ka zëvendësuar shprehjen e herëshme “është e shkruar në Bibël”.

14

Kur njeriu prodhon objekte materiale, humanizon materien.

15

Nuk zbukurohet duke e stolisur me lule, por duke e bërë vetë lule.

16

Kush nuk kap atë botë, humbet edhe këtë botë.

17

atë botë nuk gjejmë gjë tjetër përveç çfarë çojmë atje nga kjo botë.

18

Historia providenciale është Teksti i shkruar jashtë hapsirës dhe kohës, konteksti është historia e shkruar në hapsirë-kohën e librave të shkollës.

19

Të qenurit kundër çdo lloj ideologjie është ideologji më vete që luan kukamçefti e fshehur mbas vetvetes.

20

Shprehja “vlera e një vepre arti është ose zero ose infinit” është e barazvlefshme me "zero dhe infiniti janë dy madhësi të papërfytyrueshme dhe të papranueshme nga mendja e njeriut”.

InkuizitoriMoth

-Kjo që ke thënë më duket si gjë e dëgjuar.
-Ndoshta, gjëra të reja një herë në 2000 vjet thuhen.

InkuizitoriMoth

Horror culture ta do mendja që do ta pasojë cencel culture.

InkuizitoriMoth

Të kërkosh vetveten është si proverbi indian: të kërkosh kaun që po kalëron,

InkuizitoriMoth

De omnibus dubitandum është kënaqësi sado-mazo.

InkuizitoriMoth

Robi bën një maskarallëk, e megjithse e kupton që ka bërë në maskarallëk, nuk gjen mënyrë tjetër për të shpëtuar nga vrasja e ndërgjegjes përveçse duke bërë një maskarallëk akoma më të madh, o burra me vrap drejt shkatërrimit përfundimtar si rrokullisje pikiatë ferr.
I njëjti mekanizëm rrokullisës vë në lëvizje historinë e kombeve dhe njerzimit, e çdo lloj historie tjetër kulturore, përfshirë dhe historinë e artit si garë kush t’ja kalojë pararendësve me çdo kusht.

InkuizitoriMoth

Mbas grekëve dhe latinëve erdhën të krishterët, përgjatë Rilindjes grekët dhe latinët u ngritën nga varret dhe u rikthyen në modë si kulturë humaniste. Në epokën moderne ranë përsëri në varr greke dhe latinë bashkë me të krishterë, ndërsa në kohën e sotme postmoderne ngrihen nga varret si zombi të gjitha kufomat e së shkuarës: egjiptianë, sumerë, babilonas etj, për të kumtuar Fundin e Historisë ose Fundin e Kohëve. Ndërkohë që ende debatohet prioriteti i “dy kulturave”, në pilaf futen trans-humanistët si sinteza shpëtimtare e konfliktit dialektik midis humanistë dhe shkencoristë.

InkuizitoriMoth

Laikët janë produkti më banal i dështimit të priftërinjve.

InkuizitoriMoth

Rasti i Ukrainës dëshmoi kushedi për të satën herë që mediat funksionojnë saktë si gratë e lagjes që mblidhen bashkë për të shtënë fall me filxhanin e kafesë dhe për të marrë nëpër gojë tërë qytetin kur i ndodh gjë ndonjë të mjeri.

InkuizitoriMoth

Jeshilja e freskët pranverore. e cila nuk zgjat më tepër se një javë, e ka të verdhën ndrçuese brënda si simpati reflektive ndaj pranisë diellore.

InkuizitoriMoth

Dy shprehjet më të ndyra në botë janë: “si të gjithë të tjerët!” (bole majtas) dhe “kështu kemi bërë gjithmonë!” (koqe djathtas).

InkuizitoriMoth

A është zgjerimi i NATO-s ai që motivon agresionin rus, apo është agresioni rus ai që po nxit hyrjen e vendeve ish-satelitë të ish-Bashkimit Sovjetikë në NATO? - është dilema dialektike (dhe politike majtas dhe djathtas), që i jep për të ngrënë gazetarëve të gjithë botës dhe zbavit popullsinë e planetit me beteja gladiatorësh në cirkun e Koloseut politik.

InkuizitoriMoth

Shprehja “Është dialektike!” kishte fuqi magjike të vuloste fundin e çdo muhabeti atëbotë duke i pasur kartat në rregull si me materializmin dialektik të regjimit në fuqi, ashtu dhe me idealizmin dialektik të ndërgjegjes në pafuqi.

InkuizitoriMoth

Jezui ishte fundamentalist daltonist, shihte bardhë e zi (“Ose me mua ose kundër meje”), të krishterët shohin tërë ngjyrat e ylberit; Kompleksi i Edipit në veprim, kalamajtë tejkalojnë babën duke i treguar arat.

InkuizitoriMoth

Ekstrakomunitarit i thanë nën zë: “albaneze di merda!” para se t’i hypi aeroplanit në Fiumicino, dhe sapo i zbriti avjonit në Rinas e nxori dufin kombëtar duke çfryrë: “greku i mutit!”.

InkuizitoriMoth

Nëse Ferri i Dantes nuk do të ishte i kësaj bote, atëherë Komedia Hyjnore do të harrohej pas pak vitesh, madje as nuk do të shihte dritën e botimit.

InkuizitoriMoth

Shenja më e dukshme që paralajmëron një krizë janë paranojat kolektive komplotiste, shkak dhe pasojë së bashku.

InkuizitoriMoth

Nga mënyra tepër e përzemërt dhe pafaj e përshendetjes së komshiut kamionist, kuptoj që i ka vjedh drutë që mban ngarkuar në kurriz.

InkuizitoriMoth

Intelektuali si person është libri i fundit që ka lexuar.

InkuizitoriMoth

Intelektualja ka idetë e dashnorit të fundit që ka dashuruar.

InkuizitoriMoth

Epoka infernale postruth ose postkrishterim ose postmoderne është rezultati më banal i thënies niçeane “nuk ka fakte, ka vetëm interpretime faktesh”. Kjo formulë është themeli i relativizmit dhe i pluralizmit demokratik politeist që nuk pranon ekzistencën e një të vërtete të vetme siç ndodhte në totalitarizmin monoteist ose monist. Njerzit argëtohen në mes ahengut të skëterrës së informacionit çapraz, dhe fakti që në të njëjtën kohë ankohen se nuk merret vesh se si është e vërteta (kulmi i çaprazit në epokën Covid), është mënyra e tyre çapraz për të dëshmuar ekzistencën e të Vërtetës.

InkuizitoriMoth

Kufizimi mund të jetë virtyti siç mund të jetë pakufi vesi.

InkuizitoriMoth

Të thuash se gjyshi im jetoi 100 vjet duke pirë përditë një paketë me cigare dhe dy faqore me raki këmbëkryq tek votra do të thotë që s’ja ke as haberin statistikës.

InkuizitoriMoth

Në epokën postruth e keqja dhe informacioni i rremë shumohen, e mira dhe e vërteta sterilizohen.

InkuizitoriMoth

Historia moderne e Shqipërisë është vetëm traumatike: ja nisi me traumën e krijimit të kombit, pastaj me traumën e rëndë të fashizmit që pasoi pothuajse pa ndërprerje me traumën akoma më të rëndë të komunizmit me vazhdimsi traumën tejet të rëndë të postkomunizmit, derisa bitisi me traumën e globalizmit në formën skandaloze të epidemisë Covid.

InkuizitoriMoth

Herë jam i djathtë kundër së majtës, e herë i majtë kundër së djathtës pa qenë kontradiktor, sepse “nuk duhet ta dijë dora jote e majtë se çfar bën e djathta”.

InkuizitoriMoth

Në çdo fushë publikja vidhet me të dyja duart dhe paraqitet si meritë e individit. Njësoj edhe në art folklori vidhet me vetëdije dhe pa vetëdije, pak a shumë dukshëm, ndërsa merita i vishet artistit sikur ka krijuar nga hiçi.

InkuizitoriMoth

Pyetja klasike: “Cilin do më tepër, mamin apo babin?”, është test se çfar do bëhesh kur të rritesh, laik që do më tepër Tokën Mëmë apo fetar që do më tepër Atin Qiellor.

InkuizitoriMoth

1234567890

InkuizitoriMoth

Teoria në klasë është: “duaje të afërmin siç don veten tënde!”, praktika në terren është: “urreje të afërmin tënd siç urren vehten tënde”.

InkuizitoriMoth

Ndalesat e sublimojnë kafshërinë, pa ndalesa kafshëria përthyhet në vete, shndërrohet në gjëkafshë shtazore.

InkuizitoriMoth

Historike
histerike,
psikologjike
psikopatike,
heretike
erotike.

InkuizitoriMoth

-Tani mban mend vetëm atë që ka thënë dje.
-Gjene mirë, sepse ka që mbajnë mend vetëm çfarë kanë thënë nesër.

InkuizitoriMoth

Epoka Postruth arrin kulmin me epokën Covid me përfundim luftën në Ukrainë (të cilës i njohim vetëm fillimin dhe jo përfundimin) ku gënjeshtra me brirë funksionon si e vërteta dora vetë.

InkuizitoriMoth

Shprehja: Ka gjithmonë diçka tragjike në komiken, ndeshur rëndom edhe si anasjelltas, është e vërtetë për veprën klasike, ta do mendja edhe në jetën e epokë klasike, si vepra ashtu dhe jeta, dhe anasjelltas. Ndërsa në veprën dhe jetë moderne, sidomos postmoderne, situata radikalizohet skajshëm sipas thënies së Beckett-it: Tragjikja është komike. Në antologjitë postmoderne vepra dhe portretet e autorëve janë karikatura njëra pas tjetrës me breshëri.

InkuizitoriMoth

Mjafton e tepron fakti që njeriu është e vetmja kafshë e aftë të shkatërrojë dhe të vetvritet krijimin për të treguar vërtetësinë e antropocentrizmit.

InkuizitoriMoth

Tregues i ndryshimit midis Amerikes dhe Evropës vihet re në rrethimin e shtëpisë: në Evropë kopështi i shtëpisë rrethohet me mur, portë e kangjella, në Amerikë nuk ekzistojnë fare këto sajesa. Ky ndryshim lidhet me faktin që në Evropë është pothuajse e pamundur mbajtja me lejë e revoles, ndërsa amerikani blen lirisht në pazar një bazuka sikur të ishte panine.

Alba2265

Kjo gjithnje me ka habitur, bile edhe ne zona ku edhe policise nuk ia mban te shkoje pa perforcime shtepite jane pa gardh.vertete jane te armatosur po shtepite jane prej druri nese ndonje qe s’te ka shume xhan ta ka vene syrin mund te te djege si miun apo te te qelloje me kallash nga jashte se jane ne shumice mure druri.

InkuizitoriMoth

eshte pune kulture, edhe ne Rusi ekziston kultura e drurit. Nuk ekziston arkeologji rure sepse s’ka çfar zbulon, pellazgjiken e kane ngrene krimbat. Deri edhe kompleksi i Kremlinit eshte prej druri dhe traresh, po njesoj izbat, kishat dhe katedralet ruse. Pra materiali qe perdoret per te ndertuar shtepite nxjerr ne shesh natyren imperialiste te Rusise dhe Amerikes. :smiley: Shembull perfekt qe konceptet, ambicjet shpirterore dhe vizionet materializohen ne konkretesi; çfar eshte ne hava, eshte edhe ne toke.

InkuizitoriMoth

Është tepër e mërzitëshme të kesh gjithmonë të drejtë.

InkuizitoriMoth

Admirimi dhe përbuzja e publikut, të përzjera bashkë, sjellin bezdi të pastërt.

InkuizitoriMoth

Ferri me përkufizim është vëndi ku nuk ka kuptim asgje e ku nuk mund të kuptohet gjë, prandaj që bota të kuptohet duhet dalë prej keqdashjes dhe keqkuptimit.

InkuizitoriMoth

Ringjallja e fundit dhe përfundimtare e krishtërimit si lëvizje ishte farsa qesharake e rebelimit proletar të Solidarnoshit që në fakt ringjalli turbokapitalizmin.

InkuizitoriMoth

Një hero vritet në të vërtetë vetëm nëpërmjet indiferencës. Demokracia shërben për të na shpëtuar nga heroizmi (“i bekuar një vend që s’ka nevojë për heroj”), por kush do të na shpëtojë nga indiferenca?

InkuizitoriMoth

Femrave të bukura ju duket vetja e shëmtuar sepse ndjeshmëria për shëmtinë shpirtërore njerzore është safi, nuk ka alibinë e shëmtisë fizike.